psikologji.net
Tetor 25, 2014, 06:10:17 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
  Trego Postimet
Faqe: [1]
1  Shkenca / Mjekësi / TE FOLURIT ME HUNDE/RINOLALIA/ : Nntor 09, 2012, 07:14:09 PD
                         TË FOLURIT ME HUNDË /Lat. RINOLALIA/

            Njeriu ka bërë shumë zbulime shkencore, por zbulimin  më të madhë njerëzor që e ka berë, padyshim është, kur e ka zbuluar fjalën apo të folurit. Të folurit është baza e jetës njerëzore nga se njeriu duke falënderuar të folurit  dallon nga gjallesat e tjera dhe dominon mbi to. Të folurit është elementi dhe mjeti kryesor i gjuhës me anë të të cilit  kontaktojmë ndërmjet veti dhe mësojmë nga njëri tjetri. Nuk dihet se si do te dukej njeriu sikur te mos e kishte zhvilluar të folurit?! Të folurit është dy llojesh: të folurit oral ose gojor i cili flitet me ane të gojës dhe te folurit me ane të shkrim-leximit. Se sa rëndësi ka të folurit për jetën e njeriut këtë gjithkush e din, e më së miri rëndësinë e të folurit e dinë ata të cilëve u mungon ky. Të folurit është baza e jetës njerëzore, nga se mu nga ky varet zhvillimi mendor dhe intelektual i njeriut. Për zhvillimin dhe rëndësinë e tij kam shkruar në temat e mëparshme. Gjatë zhvillimit të të folurit  mund të paraqiten edhe pengesa ne të folur. Pengesat në të folur janë të shumëllojshme, që me këtë rast nuk mendoj t’i  paraqes ato, pasi për disa prej tyre kam shkruar në disa artikuj të mëparshëm. Në këtë temë do të përqendrohem dhe të shkruaj për një pengesë të të folurit që quhet: TË FOLURIT ME HUNDË që ndryshe quhet edhe të folurit NAZAL apo hundor, e që në gjuhen latine quhet RINOLALI. Rino ne latinishte quhet hunda ndërsa lali quhet zëri – toni, pra kjo e gjitha do të ishte zë apo ton hundor. Në shqiptimin e fjalëve apo në të folur, ky zë apo ton quhet TINGULL. Gjuha shqipe ka 36 tinguj të cilët gjate të folurit krijojnë fjalë. Të folurit nazal apo hundor është një ndër pengesat e rënda në të folur, nga se të folurit është i pakuptueshëm, shumë banal, i mërzitshëm për veshin e dëgjuesit. Personat me të folur hundor gjithnjë janë me strese dhe ankthe shpirtërore, u ikin bisedave, izolohen nga shoqëria, nuk janë asnjëherë të disponuar në shoqëri, janë të përbuzur nga shokët e shoqet, po ashtu kjo gjendje është edhe në rrethin familjar, në shkollë dhe kudo që gjenden. Të folurit hundor është dy llojesh të quhen: rinolali e hapur  dhe  rinolali e mbyllur. Rinolali e hapur është ajo e cila shkaktohet nga ndonjë e qarë apo ndonjë birë  e qiellzës së fortë /lat.palatoschisis/, ndërsa e mbyllur shkaktohet nga mosfunksionimi i qiellzës së butë me njerithin. Shpesh ndodh që fëmijët të lindin me një anomali /defekt/ në qiellzën e fortë e cila është e qarë, apo e shpuar ne formë bire të cilën e përmendëm më lartë, dhe ajri i cili duhet ta krijoj tingullin dhëmbor apo palatal depërton në at të qarë apo bire dhe tingulli nuk do të krijohet aty ku duhet të krijohet, por do te behet hundor si është rasti me tingujt: C, Ç, Z, ZH, XH, Q etj. Po ashtu ndodh edhe kur nuk funksionon mire qiellza e butë me njerithin qe ne latinishte quhet UVULA, e  ne popull quhet gjuha e vogël, kjo quhet rinolali e mbyllur. Njerithi, me dirigjimin e Qendrës së Sistemit Nervor kur duhet të artikulohet ndonjë tingull e mbyll kanalin e hundës dhe ajri patjetër duhet të kaloj nëpër gojë, kështu që tingulli krijohet aty ku duhet me dhembë apo me qiellzë, pra në aparatin gjegjës.  Ajri më lehtë e ka të depërtoj nga hunda, se sa të kalon disa pengesa si qe janë: hapësira apo rezonatori i gojës, gjuha,  dhëmbët, buzët. Kur është në pyetje rinolalia e hapur apo anomalia e lindur që është qarja apo birimi i qiellzës, patjetër duhet të mjekohet me kirurgji plastike të cilën me shumë sukses e bënë specialisti i otorinolaringologjisë /ORL-së/.
              Në shumë raste të folurit me hundë apo rinolalia paraqitet edhe tek persona të cilët për momentin nuk i kanë këto anomali apo defekte të cilat u përmendën, por mund ti kenë pasur kur kanë qene ne moshë me të re disa sëmurje të tjera si që janë për shembull: enjtja e bajameve nga të cilat nuk ka mundur të funksionoj mirë qiellza e butë dhe njerithi, pastaj ndonjë trup të huaj në hundë, kallja e mukozës së hundës, zmadhim i kanaleve të hundës, pezmatim i nazofagut, hemorragji nga hunda, ngushtim i kanaleve të hundës e probleme të tjera, por që me kalimin e kohës dhe moshës ato probleme nuk janë më, pasi në një mënyrë janë mjekuar më para, por mënyra e artikulimit të tingujve ka mbetur ashtu si ka qenë dhe të folurit bëhet prapë nazal apo hundor. Sa i përket kësaj pengese në të folur, vërtetoj se kjo mund të eliminohet të mos them më tepër se 100%, por kërkon vetëbesim, durim, vullnet, dëshirë dhe ushtrime personale. Personat e atakuar nga kjo pengesë nuk mund t’i artikulojnë 10 tinguj dhe këta  janë: C, Ç, Gj, Q, S, Sh, X, Xh, Z, Zh, prandaj edhe fjala del e pakuptimtë, e shëmtuar dhe mjaftë ta quaj banale. Shpesh këta tinguj zëvendësohen me tinguj të tjerë si psh. fjala susam -  tutam,  fjala zhapini – dapini, zhurma – durma, Zhuri-duri, sapuni – tapuni, xhaketi- daketi, këmisha-këmita, simiti-timiti etj. Më lartë theksova se rinolalia mjekohet me shumë sukses, por asnjë person nuk mund ta eliminoj vet, pra, patjetër duhet të bëhet nga LOGOPEDI i cili është ekspert për të folur dhe këtë pengesë do ta eliminoj me shumë sukses. Dëshiroj tu-a përkujtoj prindërve, mësuesve dhe edukatorëve, që nëse hetojnë se fëmija i tyre ka një pengesë sado të vogël të rinolalisë, se duhet sa më herët, kur fëmija është i ri të ndërmarrin masat e duhura deri sa ajo nuk ka kaluar në shprehi të përjetshme, pasi do të jetë me rëndë dhe do të kërkoj kohë më të gjatë për eliminimin e kësaj pengese. Po ashtu po ua përkujtoj se rinolalia mund të fitohet edhe nga imitimi i personave të cilët kanë rinolali e sidomos kur emisionet e ndryshme të cilat transmetohen nga televizioni dhe nuk kontrollohen nga faktorët e tyre. Ja sa për ilustrim po u paraqes një letër të një nëne e cila me shkruan: Përshëndetje, jam një nënë nga.........jam e shqetësuar për vajzën time e cila në moshën 8 vjeçare filloi të ketë probleme me të folurin. Tani është 12 vjeçare. Në fillim filloi në formë imitimi, shikonte një program televiziv i cili imitonte një personazh  që fliste me ndërprerje, duke iu mbajtur goja, me gjithë vërejtjet që beja unë, mënyra  e të folurit duke imituar beri punën e sajë. Vajza fliste shume bukur më para, por ja tash ka shumë problem me të folurit, vajza, por edhe unë ndjehemi shumë keq. Këso raste ka shumë, prandaj u kisha porositur që sado-kudo të keni kujdes nga se edhe rinolalia mund të fitohet nga imitimi.
            Lexues i nderuar, këtë temë mund ta printon dhe tu-a dërgon ndonjë shoku, miku që mendoni se do ti ndihmoni.
           TEMA NUK MUND TË PUBLIKOHET  NË NDONJË FORUM  APO DIKU TJETËR PA LEJEN E AUTORIT!
 Irfan Bojaxhiu , defektolog
 Tel. + 377-44-337-008         
 Imel: irfanbojaxhiu@hotmail.com
2  Shkenca / Mjekësi / TE FOLURIT, PENGESAT-SHERIMI : Qershor 07, 2012, 03:04:39 PD
                                   TË FOLURIT, PENGESAT - SHËRIMI
                 Njeriu është bërë qenje e vërtet njerëzore kur e ka krijuar fjalën apo të folurit, nga se mu ky e dallon njeriun nga gjallesat e tjera. Duke falënderuar të folurit, njeriu e ka zhvilluar të menduarit apo mendjen, personalitetin e vet njerëzor , ka zhvilluar shkencat dhe shprehitë e punës nga të cilat ka përfituar dhe përfiton të gjitha të mirat dhe begatit që ia dhuron natyra për jetë. Sikur të mungonte të folurit nuk dihet se si do të dukej njeriu në krahasim me gjallesat e tjera.  Pa të folur nuk ka as zhvillim mendor, intelektual, arsimor, kulturor, shkencor, teknik, e kur dihet se njeriun e karakterizon edhe kultura njerëzore. Çdo komb e ka të folurit e vet dhe në bazë të tij e zhvillon edhe kulturën e vet, pra të folurit është baza e zhvillimit të tërë jetës njerëzore. Pa të folur një komb apo një popull nuk mund ta zhvilloj as kulturën e vet kombëtare pasi i gjithë zhvillimi i saj varet vetëm nga të folurit. Të folurit është pasuria, virtyti dhe e mira më e madhe e njeriut të cilin vetëm njeriu e posedon dhe asnjë gjallesë tjetër nuk e ka këtë pasuri. Duke falënderuar të folurit, njeriu është bërë gjallesa më e përparuar në botë në të cilën edhe dominon dhe i shfrytëzon të gjitha të mirat e kësaj bote, dhe duke i falënderuar aftësisë të të folurit. Se sa rëndësi ka të folurit për njeriun këtë gjithkush e din. Me një fali të thjeshtë mund të themi se pa të folur nuk ka zhvillim mendor dhe intelektual në të cilat bazohet e tërë jeta njerëzore. Kur këto dy elemente i mungojnë njeriut, atëherë mund të themi se njeriu nuk do të ishte ai njeri si që është sot. Të folurit është mjeti kryesor për kontakt të drejtpërdrejtë ndërmjet njerëzve, i ndërrimit të bisedave, mendimeve, të mësuarit nga të tjerët e shumë e shumë gjërave të tjera jetësore në bashkësinë njerëzore. Në të folur bënë pjesë edhe shkrim-leximi. Pra të folurit është dy llojesh? 1. Të folurit ORAL ose gojor i cili krijohet nga artikulimi i tingujve me të cilët krijon fjalë dhe shprehje të cilat dëgjohen nga të tjerët. Ky shërben vetëm për kontakte të drejtpërdrejta, por prej kohës kur është zbuluar telefoni mund të shërbej edhe për kontakte në largësi, dhe 2. SHKRIM-LEXIMI i cili bëhet me grafema apo germa. Me këtë lloj të folurit shkruhen edhe të gjitha librat dhe tekstet e ndryshme nga të cilat mësojmë gjërat që na interesojnë. Theksoj se të folurit është mjet i gjuhës dhe nuk është vet gjuha. Gjuha është shkencë, kurse të folurit nuk është shkencë, por vetëm mjet i gjuhës pa të cilin gjuha nuk do të mund të zhvillohej, por as të folurit pa gjuhën. Shpesh here njerëzit nuk e dallojnë ndryshimin në mes të gjuhës dhe të folurit. Rruga e zhvillimit të të folurit është shumë e gjatë dhe thuhet se të folurit ka filluar para 100.000 /njëqindmijë / viteve, kurse shkrim leximi ka filluar para 5000  viteve. Të folurit është produkt shoqëror e jo individual. Kur themi se është produkt shoqëror, këtë e vërtetojmë me atë se asnjë fëmijë në botë nuk lindet me të folur, por atë e mëson nga rrethi shoqëror në të cilin rritet dhe jeton. Procesi i të folurit është paksa edhe i komplikuar nga se kërkohet që të folurit të përvetësohet dhe të flitet mirë, pa pengesa, me të gjitha rregullat gjuhësore dhe gramatikore. Për tu arritur kjo duhet pasur parasysh se gjatë zhvillimit të të folurit tek fëmijët ndikojnë edhe shumë faktor që të folurit të mos zotërohet apo të mos zhvillohet në nivel dhe si duhet. Po ashtu mund të paraqiten edhe pengesa në të folur që ne do ti quajmë defekte të të folurit e të cilat mund të konsiderohen edhe si sëmurje. Zhvillimi i të folurit fillon që nga dita e parë pas lindjes. Çdo fëmijë i shëndosh me rastin e lindjes çanë dhe kjo çarje e parë, pos që tregon se ai ka lindur i gjallë, është i shëndosh në pikëpamje fizike, tregon se janë në rregull organet e të folurit si që janë tejzat apo kordat zanore, mushkëritë, aparati i gojës etj. Kjo çarje është edhe kontakti i parë i fëmijës me botën e jashtme. Çarja e parë behet në mënyrë instiktive apo të pavetëdijshme dhe nga nevoja për të aktivizuar aparatin e frymëmarrjes. Çarja e parë, do të shëndrohet në çarje sociale dhe do ti shërbej fëmijës për të plotësuar nevojat e veta jetësore. Fëmija do të çanë kur është i uritur, kur është i lagur, kur është i sëmur, kur i dhemb diçka befas, kur nuk i përgjigjet temperatura e ambientit, kur e ndien vedin të vetmuar dhe të pasigurt etj. Pra çarja e parë është edhe komunikim me rrethin shoqëror apo me familjen. Kjo çarje  më vonë do të shëndrrohet edhe në të folur. Fëmija kah muaji i dytë, varësisht nga shëndeti i tij, pas lindjes do të filloj gugatjen të cilën e bënë duke luajtur me këmbë e duar, pastaj do të vij koha e bërbëlitjes me të cilën fëmija fillon të aktivizoj buzët, gjuhën duke krijuar tinguj të ndryshëm, por të pa artikuluar. Sipas ekspertëve të të folurit në këtë kohë do të ketë më tepër se 300 tinguj, por këta do të reduktohen dhe do të mbesin aq tinguj sa posedon gjuha e rrethit. Nga muaji i gjashtë fillon të krijoj tinguj fonetikë pak më të avancuar, por të cilët i krijon pa vetëdije, e tek disa fëmijë në këtë moshë krijohen edhe lidhjet e dy tingujve ma, ma,ma, ba, ba, ba  dhe mama, baba e tek disa edhe mba, mba, pastaj ta, ta dhe tata. këto fjalë në fillim nuk do të kenë kurrfarë  domethënie dhe i flasin të gjithë fëmijët e botës, ku mama dhe baba në gjuhën e tyre nuk kanë ndonjë domethënie dhe nuk ekzistojnë. Për ta zhvilluar të folurit sa më mirë dhe më shpejt, me fëmijët duhet të flasim rregullisht që nga dita  e parë e lindjes. Të folurit me fëmijën duhet të jete i kjartë, me fjalë të plota e jo të përgjysmuara, jo të flasim si flasin fëmijët, por fjalët duhet thënë ashtu sikurse i flet rrethi dhe vendi, të flasim me fytyrë nga fëmija që ai të jetë në gjendje ta shikon gojën tonë  se si po i vendosim buzët, dhëmbët, mimikën e fytyrës tonë etj. Fëmija normal deri në moshën pesë-gjashtëvjeçare duhet ta përvetësoj në përgjithësi gjuhën e rrethit shoqëror ku jeton ai. Po ashtu deri në këtë moshë, fëmija duhet të i artikuloj të gjithë tingujt e gjuhës së vet. Zhvillimi i mirë i të folurit varet nga shumë faktor, por më kryesorët janë? inteligjenca, gjendja shëndetësore e fëmijës, rregullsia e aparatit të të folurit, të folurit në familje, gjendja sociale dhe ekonomike e familjes, rrethi shoqëror, trashëgimia e shumë faktor të tjerë. Koha e zhvillimit të të folurit nuk është e njëjtë tek të gjithë fëmijët. Tek disa të folurit fillon më herët, ndërsa disa edhe vonohen në të folur. Tek gjinia femërore të folurit zhvillohet më herët se sa tek ajo mashkullore. Edhe vonesa në të folur paraqet një rrezik mjaft të madh nga se duhet gjetur shkakun. Për çdo vonesë në të folurit e fëmijës së tij, prindi duhet të brengoset dhe sa më herët apo më urgjent të kërkoj ndihmën e ekspertit për të folur i cili quhet LOGOPED, dhe së bashku me te ta gjejnë shkaktarin e vonesës, përndryshe fëmija mund të mbetet MEMEC dhe të mos fol asnjëherë. Memec janë ata persona të cilët nuk mund të flasin fare. Vonesat në të folurit e fëmijëve mund të vërehen lehtë dhe atë duke krahasuar fëmijën tuaj me një fëmijë tjetër të të  njëjtës moshë: komshiut, vëllait apo duke bërë krahasime me fëmijët tuaj më të vjetër. Sipas ekspertëve të cilët janë marr me të folurit e fëmijëve, fëmija dy- vjeçar duhet të ketë në fjalorin e tij 272 fjalë deri në 400 fjalë, varësisht nga inteligjenca e fëmijës dhe faktorëve të tjerë. Vonesat në të folur shkaktohen nga shumë faktor, por me këtë rast do të përmendi disa prej tyre? 1. Nëse fëmija nuk dëgjon nga se ka ndonjë problem me veshët. 2. Kur inteligjenca e fëmijës është më e ulët se mesatarja e saj. 3. Kur fëmijët janë të prekur nga sindromi Down, këta fëmijë ndryshe quhen mongoloid. 4. Fëmijët autik /me autizëm /. 5. Kur fëmija lehet pa kujdesin prindor dhe familjar. 6. Kur me fëmijët nuk flasim rregullisht, por i lemë të shikojnë vetëm televizorin ose ndonjë lojë ku nuk flitet fare. 7. Fëmijët e vetmuar të cilët nuk kanë fëmijë të tjerë në familje, 8. Mos zhvillimi i motorik i aparatit të të folurit, 9. Gjendja e keqe e dhëmbëve e shumë e shumë faktor të tjerë. Gjatë zhvillimit të të folurit mund të paraqitën edhe pengesa në të folurit e mëvonshëm të cilat edhe mund të zgjasin gjatë tërë jetës tyre nëse nuk ndërmerren masat e duhura për eliminimin e tyre. Duhet të kihet parasysh se fëmijët janë më të aftë se të rriturit për të mësuar gjuhën dhe e përvetësojnë pa vështërsi, kurse të rriturit këtë nuk mund ta bëjnë, prandaj edhe korrigjimi i të folurit mund të bëhet më lehtë tek të ritë se  sa tek mosha më e vjetër. Pos vonesës në të folur, me këtë rast do të flasë edhe për pengesat në të folur të cilat e dëmtojnë të folurit, por edhe personin gjatë tërë jetës së tij.
Pengesat e të folurit.-  Çdo gjë që pengon për të kryer një veprim në mënyrë të duhur dhe të rregullt quhet pengesë. Edhe në të folurit e njerëzve paraqiten pengesa të cilat e pengojnë shprehjen e lire dhe komunikimin me persona të tjerë.  Dëshiroj të theksoj se tek të gjithë njerëzit nuk paraqiten pengesa të një lloji, por ato dallojnë nga personi në person. Pra  çdo pengesë në të folur është individuale e jo kolektive. Pengesat në të folur unë do ti quaja sëmurje, pasi edhe këto kërkojnë trajtim apo shërim dhe tretman logopedik për eliminim të tyre. Këto pengesa apo sëmurje konsiderohen se janë ndër sëmurjet më të rënda se çdo sëmurje tjetër.  Kur themi se pengesat në të folur janë sëmurjet më të rënda duhet cekur se këto pengesa e përcjellin personin gjatë tërë jetës. Pengesat në të folur nuk janë sëmurje si sëmurjet e tjera të cilat dhëmbin dhe patjetër duhet të shkohet tek mjeku, e me përshkrimin e disa barnave dhembjet pushojnë,  ndërsa pengesat ne te folur dhëmbin gjatë tërë jetës thellë në shpirtin e atij qe i posedon.. Këtë pengesë e din dhe e përjeton vetëm ai që e ka, kurse ai i cili nuk ka këso pengesa nuk din se sa të rënda janë, nga se ate nuk e pengon. Për arsye se pengesat në të folur nuk kane dhimbje, prindërit këto nuk i hetojnë, por edhe në se i hetojnë nuk i japin rëndësi kësaj gjëje dhe mendojnë se gjatë kohës do të tejkalohen vetvetiu dhe se fëmijët e tyre do të lirohen prej tyre. Kjo nuk qëndron nga se pengesa vazhdimisht do të rritet dhe bëhet më e rënd e më e rëndë dhe fëmijës së tij ia shkatërron jetën dhe karrierën jetësore. Ky fëmijë ka për të pasur probleme në kontaktin me anëtarët e familjes, me shokët e shoqet në rrugë, me mësuesit dhe arsimtarët në shkollë, me persona të ndryshëm ku shkon për të kryer ndonjë pune, nuk do të mund të dashurohet dhe të kontaktoj me vajzën apo e kundërta me djalin, do të ketë probleme edhe me leximin e librave të cilat do ti duhen në shkollë, por ajo që është më kryesore se pengesa në të folur asnjëherë nuk e len të qetë dhe do ta ngacmon dhe irriton në çdo vend dhe në çdo sekondë. Personi me pengesa në të folur e ndien vetin gjithnjë të përbuzur nga të tjerët, se është i pa vlerë në familje dhe shoqëri, në shkollë dhe në rrugë apo kudo që të gjendet, do të  tërhiqet në vetvete dhe do të izolohet nga familja dhe rrethi shoqëror, gjë që paraqet rrezik edhe të kaloj në një sëmurje më të rëndë e quajtur autizëm. Deri vonë popullata jonë ka qenë e pa arsimuar dhe të gjitha ndodhitë të cilat kanë ndodhur, e edhe pengesat në të folur i kanë konsideruar se këto janë dhenti  e perëndisë dhe nuk kanë shërim. Edhe në ditët e sotme shumë prindër mendojnë kështu. Nëse perëndia e ka dhënë pengesën, ajo ka menduar të jap edhe ilaçin apo mënyrën e shërimit dhe ka krijuar ekspert për eliminimin e këtyre pengesave. Mjekësia është e pranuar edhe me KURAN, prandaj nëse i besojmë perëndisë dhe kuranit, duhet besuar edhe mjekësisë  e cila në kohën e fundit ka përparuar shumë dhe mjekon sëmurje nga më të ndryshmet. Në kuadër të mjekësisë vepron edhe LOGOPEDIA e cila merret me korrigjimin dhe kultivimin e të folurit. Pra sikurse veprohet në mjekimin  e zorrës së verbër, majasilit, tumoreve, sëmurjeve psikike dhe nervore e të tjera, kështu duhet të veprohet edhe me pengesat në të folur. Pengesat  në të folur mund të janë të lehta dhe pengesa të rënda. Personi ose fëmija ndoshta për një pengesë aq të vogël e cila eliminohet menjëherë, duhet të vuaj gjatë tërë jetës së vet dhe atë për shkak të pakujdesisë së prindit. Më lartë theksuam se pengesat janë të llojllojshme apo të ndryshme, sa për tua përkujtuar do ti përmend disa pengesa që më shpesh vërehen tek personat të cilët kanë pengesa në të folur si: belbëzimi, të folurit me hundë apo si quhet ne popullatë ndër hundë, ngecjet në të folur, mosartikulimi i tingujve fonetikë, çrregullimi i leximit, çrregullimi i shkrimit, çrregullimi i fjalëve dhe shprehjeve,  të folurit e pazhvilluar, të folurit e ngadalshëm, të folurit e
shpejtë, të folurit me maje të gjuhës, çrregullimet e zërit, pasiguri në të folur, ndërrimi i tingujve e shumë lloje të tjera. Për të gjitha këto pengesa nuk mund të fajësohet fëmija nga se nuk është fajtor, nëse dëshirojmë ta gjejmë fajtorin, atëherë ndoshta duhet ta kërkojmë te prindi i cili nuk ka ndërmarr asgjë deri sa fëmija ka qenë më i vogël me moshë dhe nuk ka intervenuar me kohë. Pengesa në të folur nuk zgjedh moshë, ajo është prezente edhe tek fëmijët, te më të rriturit apo në rini, por edhe tek ata më të moshuar. Shumë djem e vajza  të cilët e kanë kaluar moshën mbi 30 vjeçare më shkruajnë dhe thonë: aman më ndihmo të lirohem prej kësaj pengese e cila po ma han shpirtin që nga lindja. Prindërit deri më tani nuk më kanë dërguar askund dhe as që janë interesuar për të folurit tim. Të gjitha këto pengesa mund të eliminohen me shumë sukses tek të gjitha moshat, ,por tek mosha me re koha e ta quaj mjekimit është më e shkurtër dhe më e lehtë, dhe po theksoj se nuk ka asnjë pengesë e cila nuk mund të eliminohet, por kërkon vullnet, durim, dëshirë dhe angazhim maksimal të vetë personit dhe logopedit, gjegjësisht ekspertit për të folur. Është për tu theksuar se kategoria e personave me pengesa në të folur është më e diskriminuar, apstrakuar dhe e lënur  si thuhet pasdore dhe askush nuk interesohet  për këta, edhe pse, edhe këta janë persona me aftësi të kufizuara. Nëse shikojmë numerikisht, kjo kategori është me numër të madh dhe përfshin përafërsisht popullatën prej 5 – 15 % që është numër shumë i madh. Në kohën e luftës dhe pas luftës në Kosovë nga traumat e sajë dhe nga gjendja e rëndë ekonomike, por edhe si thuhet nga kontaminimi i tokës nga helmet luftarake, ky numër është në rritje e sipër. Duke marr po ashtu parasysh edhe kushtet e rënda ekonomike, strukturën arsimore të popullatës, mentalitetin e prindërve të cilët ngurojnë për ta mjekuar fëmijën nga se nuk duhet të di askush se fëmija i tij ka pengesa në të folur e sidomos të gjinisë femrore, shumica prej tyre nuk e dërgojnë fëmijën për ta mjekuar, që ndoshta edhe për një pengesë aq të vogël, fëmija duhet të vuaj gjatë tërë jetës së tij. Po ashtu po e ceki se në vendet Evropiane shoqëria dhe shteti janë shumë të kujdesshëm  dhe të interesuar për këtë problem, kështu që kanë hapur fakultete për kuadro profesionale  logopedike dhe pothuaj se çdo ambulancë sado e vogël, posedon edhe shërbimin logopedik. Po ashtu  çdo shkollë fillore e ka shërbimin logopedik, kurse te ne në Kosovë, por as në Shqipëri asnjë shkollë nuk ka logoped për të cilin ka nevojë shumë të madhe. Sipas përvojës dhe praktikës time shumëvjeçare, kam vërejtur se pothuaj çdo klasë ka nga 2-3 nxënës me ndonjë problem të pengesës në të folur, si në të folurit oral ose të shkrimit apo të leximit. dëshiroj të theksoj se shumë mësimdhënës nuk i japin rëndësi këtyre problemeve deri sa ata janë në shkollën fillore. Do të ishte mirë që mësuesi apo arsimtari në se heton se nxënësi ka problem me të folurit, pa hezitim duhet të kontaktoj me prindin dhe të ndërmarrin masat e duhura që fëmijën të mos e lënë të humbë karrierën e vet jetësore ndoshta për një pengesë aq të lehtë apo të vogël. Nëse mësuesi vepron në këtë mënyrë, autoriteti i tij profesional dhe njerëzor do të jetë shumë më i madh tek prindi, se sa kur ai nuk bashkëpunon dhe e përcjell nxënësin në klasat e tjera në atë gjendje të mjerueshme.
Lexues i nderuar, këtë temë e kam shkruar në gjuhën popullore pa terma shkencore me qëllim që të kuptohet nga tërë popullata, qofshin ata të arsimuar apo jo, por edhe për ata të cilët kanë pengesa dhe hezitojnë ti largojnë ato për shkak të moshës apo për ndonjë shkak tjetër. Po ashtu që ti nxisë prindërit dhe tu-a përkujtoj atyre të cilët nuk interesohen për pengesat e fëmijëve të tyre se nëse nuk ndërmarrin diçka lidhur me fëmijët e të  cilëve kanë pengesa në të folur, bëjnë MËKATIN më të madh.Eliminimi i pengesës nuk është i lidhur me moshën edhe pse mosha më e vjetër kërkon më shumë kohë, por pengesa eliminohet. Në fund dëshiroj të theksoj se për pengesat në të folur nuk ka kurrfarë bari-ilaçi në tërë botën, këto eliminohen me ushtrime të cilat i rekomandon, i planifikon dhe i bënë logopedi. Lexues i nderuar, këtë temë mund ta kopjon dhe tu-a dërgon shokëve, miqve dhe të tjerëve për të cilët mendon se do tu ndihmon në ndonjë mënyrë, por publikimi në ndonjë forum të internetit apo në ndonjë broshurë, nuk lejohet.
                TEMA NUK MUND TË PUBLIKOHET NË ASNJË FORUM APO DIKU TJETER PA LEJEN E AUTORIT!
        06.06. 2012
Irfan Bojaxhiu,defektolog
Tel. 00377-44-337-008
Email: irfanbojaxhiu@hotmail.com
               
3  Shkenca / Mjekësi / TE FOLURIT, PENGESAT-SHERIMI : Qershor 07, 2012, 02:59:31 PD
                          TË FOLURIT, PENGESAT - SHËRIMI                         
                      Njeriu është bërë qenje e vërtet njerëzore kur e ka krijuar fjalën apo të folurit, nga se mu ky e dallon njeriun nga gjallesat e tjera. Duke falënderuar të folurit, njeriu e ka zhvilluar të menduarit apo mendjen, personalitetin e vet njerëzor , ka zhvilluar shkencat dhe shprehitë e punës nga të cilat ka përfituar dhe përfiton të gjitha të mirat dhe begatit që ia dhuron natyra për jetë. Sikur të mungonte të folurit nuk dihet se si do të dukej njeriu në krahasim me gjallesat e tjera.  Pa të folur nuk ka as zhvillim mendor, intelektual, arsimor, kulturor, shkencor, teknik, e kur dihet se njeriun e karakterizon edhe kultura njerëzore. Çdo komb e ka të folurit e vet dhe në bazë të tij e zhvillon edhe kulturën e vet, pra të folurit është baza e zhvillimit të tërë jetës njerëzore. Pa të folur një komb apo një popull nuk mund ta zhvilloj as kulturën e vet kombëtare pasi i gjithë zhvillimi i saj varet vetëm nga të folurit. Të folurit është pasuria, virtyti dhe e mira më e madhe e njeriut të cilin vetëm njeriu e posedon dhe asnjë gjallesë tjetër nuk e ka këtë pasuri. Duke falënderuar të folurit, njeriu është bërë gjallesa më e përparuar në botë në të cilën edhe dominon dhe i shfrytëzon të gjitha të mirat e kësaj bote, dhe duke i falënderuar aftësisë të të folurit. Se sa rëndësi ka të folurit për njeriun këtë gjithkush e din. Me një fali të thjeshtë mund të themi se pa të folur nuk ka zhvillim mendor dhe intelektual në të cilat bazohet e tërë jeta njerëzore. Kur këto dy elemente i mungojnë njeriut, atëherë mund të themi se njeriu nuk do të ishte ai njeri si që është sot. Të folurit është mjeti kryesor për kontakt të drejtpërdrejtë ndërmjet njerëzve, i ndërrimit të bisedave, mendimeve, të mësuarit nga të tjerët e shumë e shumë gjërave të tjera jetësore në bashkësinë njerëzore. Në të folur bënë pjesë edhe shkrim-leximi. Pra të folurit është dy llojesh? 1. Të folurit ORAL ose gojor i cili krijohet nga artikulimi i tingujve me të cilët krijon fjalë dhe shprehje të cilat dëgjohen nga të tjerët. Ky shërben vetëm për kontakte të drejtpërdrejta, por prej kohës kur është zbuluar telefoni mund të shërbej edhe për kontakte në largësi, dhe 2. SHKRIM-LEXIMI i cili bëhet me grafema apo germa. Me këtë lloj të folurit shkruhen edhe të gjitha librat dhe tekstet e ndryshme nga të cilat mësojmë gjërat që na interesojnë. Theksoj se të folurit është mjet i gjuhës dhe nuk është vet gjuha. Gjuha është shkencë, kurse të folurit nuk është shkencë, por vetëm mjet i gjuhës pa të cilin gjuha nuk do të mund të zhvillohej, por as të folurit pa gjuhën. Shpesh here njerëzit nuk e dallojnë ndryshimin në mes të gjuhës dhe të folurit. Rruga e zhvillimit të të folurit është shumë e gjatë dhe thuhet se të folurit ka filluar para 100.000 /njëqindmijë / viteve, kurse shkrim leximi ka filluar para 5000  viteve. Të folurit është produkt shoqëror e jo individual. Kur themi se është produkt shoqëror, këtë e vërtetojmë me atë se asnjë fëmijë në botë nuk lindet me të folur, por atë e mëson nga rrethi shoqëror në të cilin rritet dhe jeton. Procesi i të folurit është paksa edhe i komplikuar nga se kërkohet që të folurit të përvetësohet dhe të flitet mirë, pa pengesa, me të gjitha rregullat gjuhësore dhe gramatikore. Për tu arritur kjo duhet pasur parasysh se gjatë zhvillimit të të folurit tek fëmijët ndikojnë edhe shumë faktor që të folurit të mos zotërohet apo të mos zhvillohet në nivel dhe si duhet. Po ashtu mund të paraqiten edhe pengesa në të folur që ne do ti quajmë defekte të të folurit e të cilat mund të konsiderohen edhe si sëmurje. Zhvillimi i të folurit fillon që nga dita e parë pas lindjes. Çdo fëmijë i shëndosh me rastin e lindjes çanë dhe kjo çarje e parë, pos që tregon se ai ka lindur i gjallë, është i shëndosh në pikëpamje fizike, tregon se janë në rregull organet e të folurit si që janë tejzat apo kordat zanore, mushkëritë, aparati i gojës etj. Kjo çarje është edhe kontakti i parë i fëmijës me botën e jashtme. Çarja e parë behet në mënyrë instiktive apo të pavetëdijshme dhe nga nevoja për të aktivizuar aparatin e frymëmarrjes. Çarja e parë, do të shëndrohet në çarje sociale dhe do ti shërbej fëmijës për të plotësuar nevojat e veta jetësore. Fëmija do të çanë kur është i uritur, kur është i lagur, kur është i sëmur, kur i dhemb diçka befas, kur nuk i përgjigjet temperatura e ambientit, kur e ndien vedin të vetmuar dhe të pasigurt etj. Pra çarja e parë është edhe komunikim me rrethin shoqëror apo me familjen. Kjo çarje  më vonë do të shëndrrohet edhe në të folur. Fëmija kah muaji i dytë, varësisht nga shëndeti i tij, pas lindjes do të filloj gugatjen të cilën e bënë duke luajtur me këmbë e duar, pastaj do të vij koha e bërbëlitjes me të cilën fëmija fillon të aktivizoj buzët, gjuhën duke krijuar tinguj të ndryshëm, por të pa artikuluar. Sipas ekspertëve të të folurit në këtë kohë do të ketë më tepër se 300 tinguj, por këta do të reduktohen dhe do të mbesin aq tinguj sa posedon gjuha e rrethit. Nga muaji i gjashtë fillon të krijoj tinguj fonetikë pak më të avancuar, por të cilët i krijon pa vetëdije, e tek disa fëmijë në këtë moshë krijohen edhe lidhjet e dy tingujve ma, ma,ma, ba, ba, ba  dhe mama, baba e tek disa edhe mba, mba, pastaj ta, ta dhe tata. këto fjalë në fillim nuk do të kenë kurrfarë  domethënie dhe i flasin të gjithë fëmijët e botës, ku mama dhe baba në gjuhën e tyre nuk kanë ndonjë domethënie dhe nuk ekzistojnë. Për ta zhvilluar të folurit sa më mirë dhe më shpejt, me fëmijët duhet të flasim rregullisht që nga dita  e parë e lindjes. Të folurit me fëmijën duhet të jete i kjartë, me fjalë të plota e jo të përgjysmuara, jo të flasim si flasin fëmijët, por fjalët duhet thënë ashtu sikurse i flet rrethi dhe vendi, të flasim me fytyrë nga fëmija që ai të jetë në gjendje ta shikon gojën tonë  se si po i vendosim buzët, dhëmbët, mimikën e fytyrës tonë etj. Fëmija normal deri në moshën pesë-gjashtëvjeçare duhet ta përvetësoj në përgjithësi gjuhën e rrethit shoqëror ku jeton ai. Po ashtu deri në këtë moshë, fëmija duhet të i artikuloj të gjithë tingujt e gjuhës së vet. Zhvillimi i mirë i të folurit varet nga shumë faktor, por më kryesorët janë? inteligjenca, gjendja shëndetësore e fëmijës, rregullsia e aparatit të të folurit, të folurit në familje, gjendja sociale dhe ekonomike e familjes, rrethi shoqëror, trashëgimia e shumë faktor të tjerë. Koha e zhvillimit të të folurit nuk është e njëjtë tek të gjithë fëmijët. Tek disa të folurit fillon më herët, ndërsa disa edhe vonohen në të folur. Tek gjinia femërore të folurit zhvillohet më herët se sa tek ajo mashkullore. Edhe vonesa në të folur paraqet një rrezik mjaft të madh nga se duhet gjetur shkakun. Për çdo vonesë në të folurit e fëmijës së tij, prindi duhet të brengoset dhe sa më herët apo më urgjent të kërkoj ndihmën e ekspertit për të folur i cili quhet LOGOPED, dhe së bashku me te ta gjejnë shkaktarin e vonesës, përndryshe fëmija mund të mbetet MEMEC dhe të mos fol asnjëherë. Memec janë ata persona të cilët nuk mund të flasin fare. Vonesat në të folurit e fëmijëve mund të vërehen lehtë dhe atë duke krahasuar fëmijën tuaj me një fëmijë tjetër të të  njëjtës moshë: komshiut, vëllait apo duke bërë krahasime me fëmijët tuaj më të vjetër. Sipas ekspertëve të cilët janë marr me të folurit e fëmijëve, fëmija dy- vjeçar duhet të ketë në fjalorin e tij 272 fjalë deri në 400 fjalë, varësisht nga inteligjenca e fëmijës dhe faktorëve të tjerë. Vonesat në të folur shkaktohen nga shumë faktor, por me këtë rast do të përmendi disa prej tyre? 1. Nëse fëmija nuk dëgjon nga se ka ndonjë problem me veshët. 2. Kur inteligjenca e fëmijës është më e ulët se mesatarja e saj. 3. Kur fëmijët janë të prekur nga sindromi Down, këta fëmijë ndryshe quhen mongoloid. 4. Fëmijët autik /me autizëm /. 5. Kur fëmija lehet pa kujdesin prindor dhe familjar. 6. Kur me fëmijët nuk flasim rregullisht, por i lemë të shikojnë vetëm televizorin ose ndonjë lojë ku nuk flitet fare. 7. Fëmijët e vetmuar të cilët nuk kanë fëmijë të tjerë në familje, 8. Mos zhvillimi i motorik i aparatit të të folurit, 9. Gjendja e keqe e dhëmbëve e shumë e shumë faktor të tjerë. Gjatë zhvillimit të të folurit mund të paraqitën edhe pengesa në të folurit e mëvonshëm të cilat edhe mund të zgjasin gjatë tërë jetës tyre nëse nuk ndërmerren masat e duhura për eliminimin e tyre. Duhet të kihet parasysh se fëmijët janë më të aftë se të rriturit për të mësuar gjuhën dhe e përvetësojnë pa vështërsi, kurse të rriturit këtë nuk mund ta bëjnë, prandaj edhe korrigjimi i të folurit mund të bëhet më lehtë tek të ritë se  sa tek mosha më e vjetër. Pos vonesës në të folur, me këtë rast do të flasë edhe për pengesat në të folur të cilat e dëmtojnë të folurit, por edhe personin gjatë tërë jetës së tij.
Pengesat e të folurit.-  Çdo gjë që pengon për të kryer një veprim në mënyrë të duhur dhe të rregullt quhet pengesë. Edhe në të folurit e njerëzve paraqiten pengesa të cilat e pengojnë shprehjen e lire dhe komunikimin me persona të tjerë.  Dëshiroj të theksoj se tek të gjithë njerëzit nuk paraqiten pengesa të një lloji, por ato dallojnë nga personi në person. Pra  çdo pengesë në të folur është individuale e jo kolektive. Pengesat në të folur unë do ti quaja sëmurje, pasi edhe këto kërkojnë trajtim apo shërim dhe tretman logopedik për eliminim të tyre. Këto pengesa apo sëmurje konsiderohen se janë ndër sëmurjet më të rënda se çdo sëmurje tjetër.  Kur themi se pengesat në të folur janë sëmurjet më të rënda duhet cekur se këto pengesa e përcjellin personin gjatë tërë jetës. Pengesat në të folur nuk janë sëmurje si sëmurjet e tjera të cilat dhëmbin dhe patjetër duhet të shkohet tek mjeku, e me përshkrimin e disa barnave dhembjet pushojnë,  ndërsa pengesat ne te folur dhëmbin gjatë tërë jetës thellë në shpirtin e atij qe i posedon.. Këtë pengesë e din dhe e përjeton vetëm ai që e ka, kurse ai i cili nuk ka këso pengesa nuk din se sa të rënda janë, nga se ate nuk e pengon. Për arsye se pengesat në të folur nuk kane dhimbje, prindërit këto nuk i hetojnë, por edhe në se i hetojnë nuk i japin rëndësi kësaj gjëje dhe mendojnë se gjatë kohës do të tejkalohen vetvetiu dhe se fëmijët e tyre do të lirohen prej tyre. Kjo nuk qëndron nga se pengesa vazhdimisht do të rritet dhe bëhet më e rënd e më e rëndë dhe fëmijës së tij ia shkatërron jetën dhe karrierën jetësore. Ky fëmijë ka për të pasur probleme në kontaktin me anëtarët e familjes, me shokët e shoqet në rrugë, me mësuesit dhe arsimtarët në shkollë, me persona të ndryshëm ku shkon për të kryer ndonjë pune, nuk do të mund të dashurohet dhe të kontaktoj me vajzën apo e kundërta me djalin, do të ketë probleme edhe me leximin e librave të cilat do ti duhen në shkollë, por ajo që është më kryesore se pengesa në të folur asnjëherë nuk e len të qetë dhe do ta ngacmon dhe irriton në çdo vend dhe në çdo sekondë. Personi me pengesa në të folur e ndien vetin gjithnjë të përbuzur nga të tjerët, se është i pa vlerë në familje dhe shoqëri, në shkollë dhe në rrugë apo kudo që të gjendet, do të  tërhiqet në vetvete dhe do të izolohet nga familja dhe rrethi shoqëror, gjë që paraqet rrezik edhe të kaloj në një sëmurje më të rëndë e quajtur autizëm. Deri vonë popullata jonë ka qenë e pa arsimuar dhe të gjitha ndodhitë të cilat kanë ndodhur, e edhe pengesat në të folur i kanë konsideruar se këto janë dhenti  e perëndisë dhe nuk kanë shërim. Edhe në ditët e sotme shumë prindër mendojnë kështu. Nëse perëndia e ka dhënë pengesën, ajo ka menduar të jap edhe ilaçin apo mënyrën e shërimit dhe ka krijuar ekspert për eliminimin e këtyre pengesave. Mjekësia është e pranuar edhe me KURAN, prandaj nëse i besojmë perëndisë dhe kuranit, duhet besuar edhe mjekësisë  e cila në kohën e fundit ka përparuar shumë dhe mjekon sëmurje nga më të ndryshmet. Në kuadër të mjekësisë vepron edhe LOGOPEDIA e cila merret me korrigjimin dhe kultivimin e të folurit. Pra sikurse veprohet në mjekimin  e zorrës së verbër, majasilit, tumoreve, sëmurjeve psikike dhe nervore e të tjera, kështu duhet të veprohet edhe me pengesat në të folur. Pengesat  në të folur mund të janë të lehta dhe pengesa të rënda. Personi ose fëmija ndoshta për një pengesë aq të vogël e cila eliminohet menjëherë, duhet të vuaj gjatë tërë jetës së vet dhe atë për shkak të pakujdesisë së prindit. Më lartë theksuam se pengesat janë të llojllojshme apo të ndryshme, sa për tua përkujtuar do ti përmend disa pengesa që më shpesh vërehen tek personat të cilët kanë pengesa në të folur si: belbëzimi, të folurit me hundë apo si quhet ne popullatë ndër hundë, ngecjet në të folur, mosartikulimi i tingujve fonetikë, çrregullimi i leximit, çrregullimi i shkrimit, çrregullimi i fjalëve dhe shprehjeve,  të folurit e pazhvilluar, të folurit e ngadalshëm, të folurit e
shpejtë, të folurit me maje të gjuhës, çrregullimet e zërit, pasiguri në të folur, ndërrimi i tingujve e shumë lloje të tjera. Për të gjitha këto pengesa nuk mund të fajësohet fëmija nga se nuk është fajtor, nëse dëshirojmë ta gjejmë fajtorin, atëherë ndoshta duhet ta kërkojmë te prindi i cili nuk ka ndërmarr asgjë deri sa fëmija ka qenë më i vogël me moshë dhe nuk ka intervenuar me kohë. Pengesa në të folur nuk zgjedh moshë, ajo është prezente edhe tek fëmijët, te më të rriturit apo në rini, por edhe tek ata më të moshuar. Shumë djem e vajza  të cilët e kanë kaluar moshën mbi 30 vjeçare më shkruajnë dhe thonë: aman më ndihmo të lirohem prej kësaj pengese e cila po ma han shpirtin që nga lindja. Prindërit deri më tani nuk më kanë dërguar askund dhe as që janë interesuar për të folurit tim. Të gjitha këto pengesa mund të eliminohen me shumë sukses tek të gjitha moshat, ,por tek mosha me re koha e ta quaj mjekimit është më e shkurtër dhe më e lehtë, dhe po theksoj se nuk ka asnjë pengesë e cila nuk mund të eliminohet, por kërkon vullnet, durim, dëshirë dhe angazhim maksimal të vetë personit dhe logopedit, gjegjësisht ekspertit për të folur. Është për tu theksuar se kategoria e personave me pengesa në të folur është më e diskriminuar, apstrakuar dhe e lënur  si thuhet pasdore dhe askush nuk interesohet  për këta, edhe pse, edhe këta janë persona me aftësi të kufizuara. Nëse shikojmë numerikisht, kjo kategori është me numër të madh dhe përfshin përafërsisht popullatën prej 5 – 15 % që është numër shumë i madh. Në kohën e luftës dhe pas luftës në Kosovë nga traumat e sajë dhe nga gjendja e rëndë ekonomike, por edhe si thuhet nga kontaminimi i tokës nga helmet luftarake, ky numër është në rritje e sipër. Duke marr po ashtu parasysh edhe kushtet e rënda ekonomike, strukturën arsimore të popullatës, mentalitetin e prindërve të cilët ngurojnë për ta mjekuar fëmijën nga se nuk duhet të di askush se fëmija i tij ka pengesa në të folur e sidomos të gjinisë femrore, shumica prej tyre nuk e dërgojnë fëmijën për ta mjekuar, që ndoshta edhe për një pengesë aq të vogël, fëmija duhet të vuaj gjatë tërë jetës së tij. Po ashtu po e ceki se në vendet Evropiane shoqëria dhe shteti janë shumë të kujdesshëm  dhe të interesuar për këtë problem, kështu që kanë hapur fakultete për kuadro profesionale  logopedike dhe pothuaj se çdo ambulancë sado e vogël, posedon edhe shërbimin logopedik. Po ashtu  çdo shkollë fillore e ka shërbimin logopedik, kurse te ne në Kosovë, por as në Shqipëri asnjë shkollë nuk ka logoped për të cilin ka nevojë shumë të madhe. Sipas përvojës dhe praktikës time shumëvjeçare, kam vërejtur se pothuaj çdo klasë ka nga 2-3 nxënës me ndonjë problem të pengesës në të folur, si në të folurit oral ose të shkrimit apo të leximit. dëshiroj të theksoj se shumë mësimdhënës nuk i japin rëndësi këtyre problemeve deri sa ata janë në shkollën fillore. Do të ishte mirë që mësuesi apo arsimtari në se heton se nxënësi ka problem me të folurit, pa hezitim duhet të kontaktoj me prindin dhe të ndërmarrin masat e duhura që fëmijën të mos e lënë të humbë karrierën e vet jetësore ndoshta për një pengesë aq të lehtë apo të vogël. Nëse mësuesi vepron në këtë mënyrë, autoriteti i tij profesional dhe njerëzor do të jetë shumë më i madh tek prindi, se sa kur ai nuk bashkëpunon dhe e përcjell nxënësin në klasat e tjera në atë gjendje të mjerueshme.
Lexues i nderuar, këtë temë e kam shkruar në gjuhën popullore pa terma shkencore me qëllim që të kuptohet nga tërë popullata, qofshin ata të arsimuar apo jo, por edhe për ata të cilët kanë pengesa dhe hezitojnë ti largojnë ato për shkak të moshës apo për ndonjë shkak tjetër. Po ashtu që ti nxisë prindërit dhe tu-a përkujtoj atyre të cilët nuk interesohen për pengesat e fëmijëve të tyre se nëse nuk ndërmarrin diçka lidhur me fëmijët e të  cilëve kanë pengesa në të folur, bëjnë MËKATIN më të madh.Eliminimi i pengesës nuk është i lidhur me moshën edhe pse mosha më e vjetër kërkon më shumë kohë, por pengesa eliminohet. Në fund dëshiroj të theksoj se për pengesat në të folur nuk ka kurrfarë bari-ilaçi në tërë botën, këto eliminohen me ushtrime të cilat i rekomandon, i planifikon dhe i bënë logopedi. Lexues i nderuar, këtë temë mund ta kopjon dhe tu-a dërgon shokëve, miqve dhe të tjerëve për të cilët mendon se do tu ndihmon në ndonjë mënyrë, por publikimi në ndonjë forum të internetit apo në ndonjë broshurë, nuk lejohet.
                TEMA NUK MUND TË PUBLIKOHET NË ASNJË FORUM APO DIKU TJETER PA LEJEN E AUTORIT!
        06.06. 2012
Irfan Bojaxhiu,defektolog
Tel. 00377-44-337-008
Email: irfanbojaxhiu@hotmail.com
               
4  Shkenca / Psikologji / Jam penduar qe kam falur tradhtine e burrit ! : Shkurt 29, 2012, 03:08:21 PD
Z.Lumnije, shume mire keni bere qe keni falur, nuk keni gabuar fare nga se jeni fitimtare gjate tere jetes dhe burrin do ta terhiqni gjithenje per hunde. Pos kesaj e keni mbajtur baben e femijeve te femijet. Lehte eshte ndarja, por pasojat jane te renda. Fare te mos jesh pishman se ke fituar dhe nuk ke humbur agje. Disa gjera vijne ndonjehere edhe pa deshire, por ja qe ndodhin ne momente te caktuara. Kjo ka mund te te ndodh edhe ty, se edhe ti je e ndertuar prej gjakut,mishit dhe eshtrave sikurse burri juaj. Lakmija dhe deshira e sidomos ajo e epshit i hap te gjithe dryret pa menduar ne ato momente per pasojat.
5  Shkenca / Mjekësi / PENGESAT NE TE FOLUR DHE PASOJAT E TYRE : Gusht 22, 2011, 06:34:35 PD
                 PENGESAT NË TË FOLUR DHE PASOJAT E TYRE

                  Dihet se të folurit për njeriun normal është baza e jetës. Pa të folur njerëzit nuk do të mund të komunikonin në mes veti dhe të shoqëroheshin, nuk do të mund të krijonin shkencë, teknikë, përparim mendor dhe intelektual, dhe asgjë që është e vlershme për jetën njerëzore. Pra të gjitha veprimet apo kontaktet e dobishme te cilat i shërbejnë njeriut për jetë normale njerëzore i kryen me anë të të folurit. Për ta kryer një veprim apo një punë, më para njeriu mendon se si do ta bënë atë. Gjatë të menduarit instinktivisht duke mos pasur kontakt me njeri tjetër pranë, do të flasë me vetveten se si do të veproj. Pra këtu kombinohen të menduarit dhe të folurit për një veprim që do të ndërmerr personi. Të folurit na përcjell në çdo moment të jetës tonë. Edhe kur rijmë, pushojmë, mendojmë për diçka, të folurit është prezent në shpirtin tonë, ngase çdo mendim përcillet edhe me të folur. Shpesh bëhet edhe pyetje se, a mendojmë me tru apo mendojmë me të folur, gjegjësisht me gjuhë. Edhe të menduarit tek shumica e njerëzve bëhet bashkë me të folurit. Rruga e zhvillimit të të folurit tek njeriu  zgjat me vite të tëra. Duke falënderuar të folurit, njeriu është bërë faktor kryesor në planetën tonë dhe dominon mbi të gjitha gjallesat të cilat jetojnë në këtë planet.
               Theksuam se të folurit tek njeriu zhvillohet për një kohë mjaftë të gjatë dhe fillon që nga qarja e parë me rastin e lindjes, dhe zgjat deri në moshën gjashtë vjeçare, kur personi e përvetëson  të folurit e rrethit ku jeton, por zhvillimi i të folurit zgjatë tërë jetën duke përvetësuar dhe zgjeruar fjalorin me fjalë dhe shprehje të reja dhe duke mësuar edhe gjuhë të huaja. Të folurit nuk zhvillohet tek të gjithë fëmijët në një kohë të caktuar, tek disa të folurit fillon që nga mosha 6-8 muajve dhe gradualisht përvetëson fjalë të reja, por tek disa fëmijë  edhe mund të vonohet. Pra disa fillojnë të flasin më herët e disa më vonë. Kryesisht zhvillimi më intensiv i të folurit është nga mosha 2- 4 vjeçare. Nëse pas kësaj moshe fëmija nuk folën /flet/, kjo duhet ta brengos prindin dhe sa më shpejt apo sa më herët të kërkoj ndihmën e ekspertit për të folur apo të logopedit. Gjatë punës time shumëvjeçare kam vërejtur se ka prindër që fare nuk interesohen për të folurit e fëmijëve të tyre. Ka edhe prindër të cilët nuk ia dinë vlerën  dhe  rëndësinë e të folurit, nuk dinë se mungesa e të folurit do ta pengoj fëmijën e tyre në zhvillimin mendor dhe intelektual, dhe atë gjatë tërë jetës së tij. Ka edhe prindër, por me numër të vogël të cilëve u intereson të folurit e fëmijëve të tyre dhe nëse ata hetojnë se fëmijët e tyre kanë probleme në te folur, kanë dëshirë që të ndërmarrin diçka, por nuk kanë njohuri se si duhet vepruar dhe ku duhet dërguar atë. Prandaj vendosin të kërkojnë ndihmën e tyrbeve, xhamive, magjioniqarëve, mjekëve popullor, kishave e vendeve të tjera të shenjta. Kur shohin se kjo nuk ka pasur sukses drejtohen te ndonjë mjek me shumë vonesë ose e “lënë në dorë të Zotit” duke menduar se kjo do të kaloj gjatë kohës. Edhe nëse rastësisht e   sjellin fëmijën tek logopedi, dhe ai propozon që të behet trajtimi me ushtrime logopedike, ata mendojnë se e kanë bërë punën pasi e kanë vizituar një herë, e ndërpresin këtë veprim duke menduar se logopedi ka “shkop magjik” dhe me një të “fryme” do tu-a eliminon pengesat dhe nuk e dërgojnë për trajtim të mëtejmë për të zhvilluar ushtrimet të cilat janë të nevojshme, duke e lënë fëmijën në gjendjen e mëparshme. Është e ditur se në Kosovë nuk i japin fare rëndësi të folurit, jo vetëm nga prindërit, por edhe nga organet përgjegjëse për arsimim të popullatës. Mu për këtë shkak, ka shumë persona të cilët kanë problem në jetën e tyre të përditshme lidhur me pengesat në të folur, nga se u mungon shprehja në kontakt me njerëz të tjerë si në familje, shoqëri, shkollë etj. Është shumë interesant se në vendet e tjera, çdo shkollë e ka logopedin e vet, kurse në Kosovë, por edhe në Shqipëri asnjë shkollë nuk ka logoped. Shumë nxënës ankohen se për shkak të pengesave në të folur kanë sukses me të ultë se sa atë të cilin e meritojnë. Shumë persona për shkak të pengesave në të folur humbin perspektivën e tyre jetësore duke e braktisur shkollën, shoqërinë, dashurinë etj. Pengesat e te folurit janë të shumëllojshme dhe prej tyre ka pengesa ti quajmë të mëdha dhe të vogla apo /të rënda dhe të lehta/. Prej pengesave më të shpeshta mund të përmendim disa si që janë: 1. Belbëzimi.- Është pengesa më e rëndë dhe më e përhapura dhe më e shpeshta në botë e cila ua shkatërron jetën mija e miliona të rive dhe të rejave duke i penguar në shkollim, në punë, në shoqëri, në ngritjen e tyre profesionale,  në dashuri dhe në përgjithësi në jetë. Kjo pengesë mund të eliminohet me shumë sukses se sa mendojnë disa, por kërkon angazhim maksimal të vet personit i cili ka belbëzim. /Lexo për belbëzimin në shkrimet e mëparshme/. 2. Çrregullimi i fjalëve dhe shprehjeve.- Kjo dallohet shume lehtë nga se personi me këtë pengese nuk i emëron fjalët si duhet, por i emëron duke ua ndërruar vendin tingujve psh.. tavolina – vatolina, talovina, arsimi – asrimi,  sarimi, pra asnjë fjalë apo shprehje me të gjatë nuk do ta thotë ashtu si duhet. 3. Të folurit me hundë apo nën hundë.- Ky të folur është shumë i pa kuptueshëm dhe shumë banal. Kryesisht në të folurit me hundë nuk mund të artikulohen tingujt dhëmbor si: C ,Ç, Gj, Q, S, Sh, X, Xh, Z, Zh.  Këta tinguj zëvendësohen me tinguj të tjerë  dhe fjala nuk mund të kuptohet lehtë psh. sapuni – tapuni, supa- tupa, susta – tutta etj. Kjo pengesë mund të eliminohet me shumë sukses, por vetëm me ushtrime logopedike. 4. Mungesë e artikulimit të tingujve fonetikë.- Tek shumë fëmijë artikulimi i tingujve fonetikë mungon. Tek disa fëmijë parashkollore, por edhe shkollor mungojnë pothuaj se gjysma e tingujve fonetik dhe të folurit është totalisht i pakuptueshëm. Po të mungoj një tingull apo të zëvendësohet me tjetër, të folurit  nuk do të kuptohet nga të tjerët psh. kali ka katër kamë – tali ta tatër tamë etj. Këta tinguj mund të përvetësohen 100% me ushtrime logopedike. 5. Të folurit e keq.- Edhe ky të folur nuk është i kuptueshëm nga se bëhet pa kurrfarë rregulla gramatikore, pa kurrfarë kritere gjuhësore. Fjalët që duhet renditur thuhen të parenditura si psh. unë shkoj në shkollë – në shkollë shkoj unë, shkollë shkoj unë etj. Po ashtu edhe ky të folur mund të korrigjohet me ushtrime logopedike. 6. Përsëritja e fjalëve dhe shprehjeve.- Personat me këtë pengesë duke folur për ndonjë temë, ndodh që gjysmat e fjalëve dhe shprehjeve t’i përsërisin dhe në vend që të thonë shumë fjalë lidhur me temën apo bisedën, ata duke i përsëritur fjalët bisedën do ta shndërrojnë në mossukses. 7. Të folurit e shpejtë.-  gjatë të folurit të shpejt bëhen shumë lëshime si në të folurit oral, por edhe gjatë të lexuarit të tekstit.  8. Të folurit e ngadalshëm.- Edhe të folurit i cili është shumë i ngadalshëm është një pengesë dhe është mjaftë banal. 10. Mungesa totale e të folurit.-  Mungesa totale e të folurit shkaktohet nga dëmtimi i Qendrës të Sistemit Nervor dhe ndryshe quhet Afazi /lat. Aphasia/, por edhe nga shurdhimi total. 11. Çrregullimi i shkrimit dhe leximit.- Po ashtu është pengesë e të folurit, pasi edhe shkrimi dhe leximi i takon të folurit. Ka edhe shume e shumë pengesa të tjera të të folurit për të cilat kam shkruar më para ose do të shkruaj në një rast tjetër. Të gjitha këto pengesa kanë pasoja të mëdha që mund të quhen edhe katastrofale për jetën e njeriut  Njeriu i cili nuk ka pengesa në të folur këtë nuk mund ta marr me mend se sa e pengojnë atë që ka pengesa. Këto pengesa e dërmojnë shpirtërisht personin në çdo kohë, në çdo vend. Personi me pengesa në të folur është personi më i mjerë në jetë. Gjithnjë e ka një barrë të rëndë në shpirtin e tij qoftë duke biseduar, duke ndenjur ulur, në gjumë, me të dashurën e vet, me familjarët dhe miqtë, në shkollë, lojë etj. me një fjalë në çdo moment pengesa në të folur ia copëton dhe shkatërron shpirtin. Në çdo mes dhe shoqëri është i përbuzur. Edhe kur shikon ndonjë film apo ndonjë çfaqje ku përqeshen ata me pengesa në të folur, atij i thyhet dëshira për të jetuar.  Për ta vërtetuar këtë që shkrova po ua prezantoj disa imele të cilat i kam marr nga nevojtar të ndryshëm, e që kam me qindra këso  imele. por me këtë rast do ti paraqes vetëm disa, të cilët shkruajnë:
              1.  Përshëndetje, jam XX nga Prizreni, kam probleme me të folur qysh sa isha i vogël, tash kam 18 vjet. Jam shumë i mërzitur, shumë që nuk mund të flas mirë, nuk ndihem rahat dhe mire në familje, në shoqëri, po më duket se po më përqeshin të gjithë. Ju kisha lutur për ndihmë që të mund ta largoj belbëzimin që po ma shkatërron jetën. Faleminderit.
               2. Jam  një 32 vjeçare, jetoj në perëndim qe 12 vite, por pa leje qëndrimi dhe nuk kam mundësi me ardhur me ju vizitu. Edhe unë e kam këtë problem në të folur qysh në moshën 4 vjeçare, por kurrë familja ime nuk ka marr një hap të tillë për këtë fatkeqësi...!!! A ka ndonjë mundësi për ndonjë këshill përmjet adresës time sepse nuk mund të vij në Kosovë. Pres përgjigjen. faleminderit
                3. Jam një djalë nga Maqedonia nga qyteti i manastirit, jam 14 vjeçar, kam probleme me te folur, ju lutem te më ndihmoni se shumë po vuaj shpirtërisht. Te fala....
               4. Jam një djalë 25 vjeç nga Shqipëria, dhe më ka filluar belbëzimi kur isha i vogël dhe kam problem të flas, kur flas kam shumë emocione të cilat ma tronditin shpirtin dhe janë bërë skëterrë për mua në çdo moment e sidomos kur dëshiroj të kontaktoj me shokë, nuk kam mundur të shkollohem vetëm për shkak të këtij problemi, nuk po mund të inkuadrohem dhe të punoj, nuk po mund të dashurohem me ndonjë vajzë. Ju lutem me ndihmoni se jam në depresion të madh shpirtëror dhe nuk di si të veproj me jetën time, të jetoj a të mos jetoj??!!! Faleminderit.
                   5. Mërgimtari nga rrethina e Therandës i cili jeton dhe punon ne Paris me shkruan. Kam djalin katër vjeçar, ka folur shumë mirë, por ka filluar të belbëzoj. E dërgova tek pediatri dhe me shkroi tetë lloje të barnave, jam kah trenohem, ju lutëm  më ndihmoni me ndonjë këshill. Unë i rekomandova qe barnat të mos i jepen fëmijës duke e këshilluar se çka duhet të bëj me djalin. Pas gjysmë ore më është lajmëruar shoqja e tij duke me falënderuar nga se ajo ishte farmaciste dhe të gjitha barnat ishin nga familja e qetësuesve/drogës/. Me ushtrimet që ua rekomandova, djali brenda dy jave u kthye në gjendjen normale pa kurrfarë problemi. Pas kësaj prindi më falënderon shume duke thënë se djali nuk ka problem dhe mi mbajte mendtë në kokë se isha duke u trenuar.
                    Këso letra dhe biseda të drejtpërdrejta në internet bashkë me falënderime kam /qindra sosh/, që do të thotë se çdo pengesë në të folur me angazhimin e vet të atij që ka pengesa në të folur dhe të ekspertit – logopedit mund të eliminohen. Disa për kohë më të shkurtër e disa më të gjatë, varësisht prej pengesës. Dëshiroj të ceki se në eliminimin e pengesave në të folur nuk ka ndikim mosha. Mund të lirohen nga këto pengesa edhe moshat e reja, por edhe më të vjetra dhe krejt kjo varet nga angazhimi profesional i logopedit dhe ai individual i personit i cili dëshiron  që të lirohet nga këto pengesa.
                      Dhe për fund dëshiroj t’i lus prindërit e nderuar që të folurit e fëmijëve të tyre ta kenë gjithnjë në kujdes dhe vëzhgim, dhe nëse fëmija i tyre ka ndonjë problem në të folur sa më herët duhet të kërkojnë ndihmën e logopedit e jo fëmijën ta lënë në atë gjendje ose të kërkojnë ndihmën e jo ekspertëve për këtë lami. Po ashtu kisha apeluar edhe tek kolegët e mijë mësues ose edukator, që nëse vërejnë tek nxënësi i tyre ndonjë pengesë sado të vogël dhe nuk mund ta ndihmojnë vet, duhet ta informojnë dhe ta udhëzojnë prindin se ku duhet dërguar fëmijën e tyre. Suksesi i fëmijës është suksesi i mësuesit dhe e kundërta. Më  lartë theksova se prindërit tonë kanë shumë halle të tjera, por edhe disa me gjithë dëshirën e tyre për tu ndihmuar fëmijëve të tyre në eliminimin e këtyre pengesave, ndoshta nuk janë në dijeni se edhe të folurit mjekohet si çdo sëmurje tjetër. Shumë prind tonë nuk janë të arsimuar ose nuk e hetojnë pengesën, prandaj mësuesi kur e udhëzon, ai do të jete shumë falënderues ndaj mësuesit dhe do ti shtohet besimi, se mësuesi po interesohet për fëmijën e tij. Më në fund dëshiroj të ceki se edhe pengesat në të folur janë sëmurje të cilat nuk dhembin si të tjerat. Fëmijët me pengesa në të folur edhe pse vuajnë, ata nuk dinë të ankohen dhe t’i tregojnë prindit, për këtë shkak edhe prindërit nuk janë shume të interesuar dhe nuk e dinë se këto janë sëmurje më të rënda se çdo tjetër, nga se këto dhembin thellë në shpirtin e fëmijës së tyre dhe atë gjatë tërë jetës së fëmijëve, kurse sëmurjet e tjera dhëmbin për një kohë shumë të shkurtër dhe duke marr barna apo ilaçe kalojnë. Lexues i nderuar, kjo temë është shkruar në gjuhen popullore dhe pa terminologji shkencore, është përpiluar në gjuhën popullore me qëllim që të kuptohet sa më mirë edhe nga lexuesit të cilët nuk janë shumë të arsimuar, e me qëllim që tu shërbej edhe atyre të cilët nuk e dinë se pengesat në të folur mund të eliminohen dhe ata të lirohen nga këto. Popullata jonë nuk është e informuar aq mire dhe nuk e dinë se edhe pengesat në të folur mund të eliminohen dhe se për këtë lami është ekspert logopedi. Para lufte në Kosovë nuk është punuar shumë në këtë problem, por edhe pas lufte nuk i është dhënë dhe nuk i jepet rëndësi këtij problemi, prandaj popullata e gjerë nuk janë mjaftë të informuar lidhur me këtë. Lexues të nderuar ju lutëm që nëse keni mundësi këtë temë printoje dhe dërgoja ndonjë miku, mikeshe apo shoku i cili ka ndonjë problem në të folur nga se i ndihmoni shumë atij.
            PUBLIKIMI I KËTIJ PUNIMI NË NDONJE REVIST APO NË INTERNET NUK ËSHTË I LEJUAR PA LEJEN E AUTORIT!
 Irfan M. Bojaxhiu, defektolog
 Telefon 00377- /0/- 44-337-008
 Email: irfanbojaxhiu@hotmail.com
6  Pranë Njëri-Tjetrit / Përshëndetje dhe urime / Përshëndesni njëri-tjetrin : Prill 28, 2011, 02:59:26 PD
Pershndetje te gjithe antareve te stafit dhe te gjithe antareve te ketij forumi duke u deshiruar qdo te mire ne jete, te rijeve dashuri e te vjeterve pleqeri te mire.
7  Shkenca / Mjekësi / PA TE FOLUR NUK KA JETE NJEREZORE : Prill 26, 2011, 09:59:43 PD
                   PA TË FOLUR NUK KA JETË NJERËZORE
               Të folurit është baza e jetës njerëzore. Pa të folur nuk ka jetë njerëzore. Duke falënderuar të folurit, njeriu dallon prej gjallesave të tjera dhe dominon në natyrë. Ndër zbulimet më të mëdha që ka bërë ndonjëherë njeriu, padyshim është zbulimi i fjalës apo të folurit. Dihet se të folurit është mjeti kryesor për komunikimin dhe marveshjet e njerëzve në mes veti. Se sa rëndësi ka të folurit për njeriun, këtë mund ta dinë vetëm ata persona të cilët nuk mund të flasin (të folin) ose ata të cilët kanë pengesa në të folur. Rruga e përvetësimit të të folurit është mjaftë e gjatë dhe kjo është ajo kohë kur fëmija është ende në barkun e nënës dhe deri në moshën 4-5 vjeçare paslindjes, gjegjësisht deri sa mund të komunikoj pa probleme me të tjerët në rrethin shoqëror ku rritet dhe jeton. Hulumtues të ndryshëm të cilët merren me zhvillimin e të folurit kanë konstatuar se me krijimin e aftësisë së veshit të fëmijëve  të cilët janë në barkun e nënës, këta fillojnë  të ”regjistrojnë” në trurin e tyre të gjitha zhurmat e jashtme. Kjo është konstatuar kur janë marr një grup shtatëzanash dhe i kanë dërguar në koncert. Kur ka filluar muzika, të gjithë fëmijët e shtatëzanave kanë filluar të lëvizin ”kërcejnë”, por fëmijët  e disa prej tyre nuk e kanë bërë këtë veprim. Pas lindjes së fëmijëve është konstatuar se fëmijët të cilët nuk kanë reaguar në muzikën e koncertit kanë qenë të shurdhër e disa prej tyre edhe me disa probleme mentale ose mendore, pastaj me shëndet të dobët, e probleme të tjera. Kjo na tregon se të folurit fillon të përvetësohet që para lindjes. Po ashtu janë bërë edhe disa eksperimente lidhur me këtë dhe është konstatuar se nënat të cilat kanë folur fjalë të ëmbla, fëmija në barkun e tyre ka qenë më i disponuar dhe ka filluar të lëvizë lehtas, por kur nëna ka qene nervoze dhe ka bërtitur, atëherë edhe fëmija është nervozuar dhe lëvizjet e tija kanë qenë më të forta dhe të shpejta. Pra me këta shembuj dëshiroj tu a bëjë me dije nënave të reja shtatëzane, që gjatë shtatëzanisë të jenë më të kujdesshme dhe të mos hidhërohen e në vend të nervozes dhe hidhërimit, të këndojnë sa më shumë në mënyrë që edhe fëmija i tyre të jetë i gëzuar. Fëmijët e këtyre nënave do të flasin më herët dhe do të lindin më të shëndetshëm, më të buzëqeshur, më të gëzueshëm dhe e kundërta do të lindin të plogët, nervozë, do të qajnë më shumë etj. Komunikimi dhe kontakti i parë i fëmijës me rrethin shoqëror padyshim është qarja e parë e tij pas procesit të lindjes. Të gjithë fëmijët e botës kur lindin qajnë, kjo qarje ka shumë rëndësi.  Kjo na tregon se fëmija ka lindur i gjallë, se i ka në rregull tejzat / kordat / zanore, se është i shëndosh fizikisht. Kjo qarje bëhet spontanisht dhe është nevojë e fëmijës për të aktivizuar organet e frymëmarrjes dhe aparatin e të folurit. Pas lindjes kjo qarje do të shëndrrohet në nevojë sociale dhe fëmija do të qajë kur është i sëmurë, kur është i uritur, kur nuk i pëlqen temperatura e ambientit e cila është tepër e nxehtë apo e ftoftë, kur është i lagur nga urinimi etj. Pra, qarja është edhe mjet komunikimi dhe lidhje e fëmijës me rrethin shoqëror, nga se i mungon të folurit për kontakt dhe komunikim. Po ashtu kjo qarje do të përgatit aparatin e te folurit – gojën. Të folurit është produkt shoqëror dhe nuk është individual. Asnjë fëmijë në botë nuk lindë me të folur, por të folurit e mëson apo e përvetëson nga rrethi shoqëror në të cilin jeton dhe rritet. Për këtë arsye themi se të folurit është produkt shoqëror dhe jo individual. Këtë mund ta ilustrojmë me atë se për shembull: një fëmijë i familjes shqiptare kur lindet në Kinë dhe vendoset në një rreth ku flitet gjuha kineze, ai do ta flet gjuhën kineze e asnjë fjalë të të parëve të tij. Rrethi shoqëror i fëmijës është  në rend të parë familja të cilën e përbëjnë: nëna, baba,  motrat, vëllezërit, të afërmit, pastaj loja në rrugë me shokë, shoqe , çerdhe, shkollë etj. Të folur është fjala e cila artikulohet apo del nga goja dhe quhet të folurit oral apo gojor. Të folurit sipas mënyrës së përdorimit të tij është dy llojesh: 1. Të folurit oral ose gojor dhe 2. shkrim-leximi. Më sipër thamë se njeriu nuk lindet me te folur, por ai mësohet,  përvetësohet dhe zhvillohet nga rrethi shoqëror ku jeton dhe rritet fëmija, kështu që gjatë përvetësimit të të folurit edhe mund të paraqiten disa pengesa dhe të folurit të mos zhvillohet ashtu që të plotësoj standardet e gjuhës së rrethit të vet. Në zhvillimin e të folurit ndikojnë shumë faktor, por ne do të përmendim disa prej tyre si që janë: dëgjimi i mirë, gjendja shëndetësore e fëmijës, inteligjenca, gjendja e organeve të artikulimit, rrethi shoqëror e     të tjera. Shkurtimisht do ti përshkruaj si ndikojnë këta faktor në zhvillimin dhe artikulimin e të folurit. Theksoj se të folurit nuk është vet gjuha, por është mjet i gjuhës. Gjuha është shkencë, kurse të folurit si thash nuk është shkencë, por është element dhe mjet i gjuhës. Të folurit është art pa të cilin njeriu nuk do të dallonte nga gjallesat e tjera.                                   
                    1. Dëgjimi.- Dëgjimi i mirë është një ndër kushtet primare për përvetësimin e të folurit. Pa dëgjim nuk ka të folur. Të gjitha informacionet të cilat i marrim nga jashtë e të cilat na nevojiten në jetën e përditshme padyshim i pranojmë me anë të veshit që quhet dëgjim. Pa dëgjim të mirë nuk mund të përvetësohet  të folurit. Shumë prindër të cilët janë të interesuar për të folurit e fëmijëve të tyre, fëmijët e të cilëve vonohen në të folur dhe nuk flasin si moshatarët e tyre, me të drejtë brengosën, por ka edhe prindër që fare nuk kujdesen për të folurit e fëmijëve të tyre dhe ndoshta për një intervenim sado të vogël e lënë fëmijën që të vuaj gjatë tërë jetës së tij. Nuk e kërkojnë shkakun pse fëmija i tyre nuk flet. Disa prej tyre presin se ndoshta do të flasin më vonë ose i dërgojnë fëmijët në falltore, varreza të shenjta, kisha e xhamia etj. por nuk do të mund ta zgjidhin problemin. Kur paraqiten këso rastesh është e domosdoshme që prindi ta dërgoj fëmijën sa më herët tek eksperti për të folur e që është DEFEKTOLOGU - LOGOPED i cili do ta testoj të folurit e fëmijës dhe me siguri do ta gjej shkakun e pengesës të të folurit. Nëse logopedi konstaton se fëmija ka problem me dëgjimin, sigurisht se do ta udhëzoj fëmijën tek specialisti i ORL-s dhe ai sigurisht se do ta dërgoj  për ta bërë audiometrinë e cila është e domosdoshme e me qëllim që të konstatohet shkalla e dëgjimit: fëmija është i shurdhër, gjysmë i shurdhër apo dëgjimi është në gjendje normale, por në mos zhvillimin  e të folurit ka ndikuar ndonjë nga faktor të tjerë për të cilët do të flitet në vijim. Nëse fëmija ka problem me dëgjimin eksperti për dëgjim që quhet AUDIOLOG do ti-a përshkruaj një aparat elektrik adekuat, sipas shkallës së dëgjimit dhe fëmija do ta dëgjon të folurit dhe do ta përvetëson atë. Është mëkat i madh që fëmijën ta lëmë që të vuaj gjatë tërë jetës vetëm e vetëm për pakujdesinë e prindit, ndoshta edhe për një pengesë dëgjimi aq të vogël e cila mund të korrigjohet me pak kujdes nga eksperti për dëgjim audiologu ose specialisti otorinolaringolog  /ORL-s/.
             2. Gjendja shëndetësore e fëmijës.- Në përvetësimin  dhe zhvillimin e të folurit tek fëmijët, padyshim gjendja  shëndetësore e fëmijës ka një rol të veçantë. Në gjendjen shëndetësore të fëmijës ndikojnë shumë faktor, por me këtë rast do të përmend disa nga ta. Fëmija që në barkun e nënës mund të dëmtohet dhe të lindet me shëndet të dobët ose me ndonjë të metë qoftë ajo fizike ose psikike dhe kjo vjen si pasojë: kur nëna gjatë shtatëzanisë nuk ka kushte materiale dhe ushqim të bollshëm, nuk e mbanë higjienën e trupit, pa kontroll merr  medikamente farmaceutike, kur e përdor duhanin dhe nikotina e tij e “ helmon” gjakun e fëmijës, përdor narkotikë, droga të ndryshme, nuk kujdeset për pushimin e vet, lëndohet nga ndonjë gjë që mund të ndikoj edhe në beben, përdor alkoolin, nervozat e herëpashershme ose të përhershme, e gjera të tjera të cilat ndikojnë në shëndetin e fëmijës. Në këto raste shëndeti i fëmijës do të dëmtohet dhe  fëmija do të lindet me peshë të vogël, me trup të dobët, pa kurrfarë disponimi fëmijëror, gjithnjë do të qajë, me një fjalë fëmija do të vonohet në zhvillimin e tij shëndetësor dhe intelektual. Po ashtu në dëmtimin e shëndetit të fëmijës do të ndikoj edhe gjendja pas lindjes ku mund të paraqiten sëmurje të ndryshme fëmijërore si që janë ftohjet, dhimbjet e fytit, veshëve,  kallje të mushkërive e shume sëmurje të tjera të cilat do ta pengojnë fëmijën që ta përvetësoj të folurit. Tek këta fëmijë të folurit do të përvetësohet me vonesë ose nuk do të zhvillohet fare. Për këtë prindërit të cilët vendosin të kenë fëmijë duhet të kenë kujdes se si dhe me çfarë shëndeti ka me lindur fëmija. Nëse dëshirojnë të kenë fëmijë të shëndetshëm, atëherë edhe duhet të heqin dorë nga disa gjëra të cilat ndikojnë negativisht në shëndetin e fëmijës dhe të mos kenë pasoja të mëvonshme. Si pasojë më e rëndë është moszhvillimi i të folurit në kohen e duhur.
                 3. Inteligjenca.- Në përvetësimin e të folurit dhe zhvillimin e tij tek fëmijët rol të veçantë padyshim ka edhe inteligjenca  e fëmijës. Inteligjenca është aftësia e njeriut për të mbajtur mend gjërat të cilat mësohen dhe në momentin e duhur pa ndihmën e askujt mund të zbuloj dhe  praktikoj gjëra   të reja. Inteligjenca lindet s’bashku me njeriun-fëmijën. Ajo as nuk mund të blihet dhe as nuk mund të merret nga dikush. Inteligjenca është gjë personale e cila i takon vetëm atij që e posedon dhe nuk mund të tjetërsohet. Shume shkencëtarë të cilët janë marr me studimin e inteligjencës kanë vërtetuar se të gjithë njerëzit nuk lindin me inteligjencë të njëjtë. Disa persona lindin me inteligjencë të lartë e disa më të ultë. Pasi inteligjenca nuk është e njëjtë tek të gjithë njerëzit, dy mjek francez Bine dhe Simoni në vitin l905 e kanë bërë një klasifikim ose si e quajnë ata rangim të inteligjencës dhe e kanë quajtur  Q.I. faktor. Me = Q = e kanë emëruar koeficientin, ndërsa = I = është inteligjenca që do të thotë koeficienti i inteligjencës. Rangimi i personave bëhet në këtë mënyrë: personat me inteligjencë më të ultë dhe inteligjencë normale dhe atë: QI= 0-20 idiotët, 2l-50 imbecilët, 51-70 debilët, 71-80 mesë-grup. Këto tregojnë inteligjencë të ultë, ndërsa me inteligjencë normale janë 81-100 inteligjencë mesatare, 101-120 inteligjencë e lartë, 121-140 inteligjencë superiore dhe 141 e matej (nuk është caktuar limiti) me inteligjencë GJENI, e që janë të rrallë nga se në botë lindim pak njerëz gjeni. Nga kjo shohim se tek të gjithë njerëzit inteligjenca nuk është e njëjtë, prandaj edhe të folurit dhe zhvillimi i tij nuk zhvillohet tek të gjithë në një kohë. Tek disa fëmijë të folurit edhe mund të vonohet. Vonesa e të folurit mund të mos jete si pasojë e inteligjencës, nga se në vonesë ndikojnë edhe faktor të tjerë për të cilët do të flitet në vijim. Pra sido që të jete, fëmijët me inteligjencë më të lartë do ta përvetësojnë të foluri më herët, ndërsa tek ata me inteligjencë më të ultë do të vonohen në të folur. Vonesa tek fëmijët vërehet duke bërë krahasimin e të folurit të fëmijës tuaj me mocanikët e tij. Kjo më së miri vërehet kur fëmija i bënë 2 /dy/ vite, i cili duhet ti flas 272 fjale ose ta di kuptimin e këtyre fjalëve. Nëse prindi vëren se fëmija i tij nuk flet si moshatarët e tij, atëherë menjëherë duhet të kërkoj ndihmën e ekspertit për të folur, gjegjësisht të logopedit i cili do ta zbulon shkakun pse fëmija ka ngecje në të folur dhe do të jep mendimin dhe këshillat se si mund të zhvillohet të folurit sa më shpejtë.
                4. Gjendja e organeve të artikulimit.- Dihet se të folur e quajmë fjalën e artikuluar me gojë. Çdo fjalë krijohet nga elementet e vetë e këto elemente quhen tinguj fonetikë. Çdo tingull fonetikë nëse shkruhet quhet grafemë ose germë dhe secili e ka emrin e vet psh. a, b, c,  ç, d, dh etj. Gjuha shqipe i ka 36 tinguj apo germa. Çdo tingull ka ngjyrën, lartësinë dhe forcën. Nëse tingulli nuk i posedon këto tri kualitete, themi se nuk është tingull i artikuluar. Për tu artikuluar tingujt fonetikë marrin pjesë këto organe: diafragma, mushkëria, larinksi, tejzat apo kordat zanore, hapësira e gojës apo rezonatori, gjuha, qiellza e fortë dhe ajo e butë, njerithi, dhëmbët dhe hunda. Pra kualiteti i artikulimit të tingujve fonetikë varet nga rregullsia e këtyre organeve. Lidhur me këtë po jap disa shembuj. Nëse mungojnë dhembët nuk mund të artikulohen mirë tingujt dhëmbor si: S, SH, Z, ZH, C etj. Po të ketë shtangim të gjuhës shumë tinguj nuk mund të artikulohen dhe të folurit do të ishte i pakuptueshëm etj. Gjendja e organeve për artikulim mund të dëmtohet nga sëmurje ose lëndime të ndryshme si që janë tumoret, kanceri, nxjerrja e dhëmbëve, mbylla e hundës nga ndonjë tumor apo sëmurje të tjera, dëmtimi i kordave apo tejzave zanore, dëmtimi i gjuhës e shume e shumë dëmtime të tjera. Dëmtimi i njërës pjesë të organit apo aparatit të artikulimit do të shkaktoj probleme në të folur. Nëse prindi heton se fëmija i tij ka ndonjë pengesë në të folur duhet ta kërkoj ndihmën e logopedit i cili është ekspert për të folur dhe atë sa më herët aq më mirë, për shkak se me rritjen e fëmijës edhe pengesa do të eliminohet më rëndë.
                   5. Rrethi shoqëror.- Më sipër u tha se të folurit nuk është produkt individual, por është produkt shoqëror. Themi se të folurit është produkt shoqëror nga se mësohet dhe zhvillohet në rrethin shoqëror e assesi ndarash nga ai. Asnjë fëmijë në botë nuk lindet me të folur të të parëve të tij, por atë e mëson nga rrethi në të cilin rritet dhe zhvillohet fëmija. Rrethi shoqëror fillon prej prindërve, të afërmeve në familje, shokëve dhe shoqeve në lagje apo rrugë me të cilët shoqërohet kur del të luaj, pastaj në çerdhet e fëmijëve, në entet parashkollore, në shkollë e në shoqëri të ndryshme. Të folurit në tërësi varet nga rrethi shoqëror. Pasi fëmija e mëson të folurit nga rrethi shoqëror, duhet të kemi kujdes se si dhe sa do të flasim me fëmijën, ngase ai e kopjon të folurit e rrethit, dhe nëse në rreth flitet keq, me fjalë të përgjysmuara, jo të kjarta, jo të plota, të gjymta dhe të pakuptimta. Fëmija do ta përdor atë të folur të cilin e dëgjon dhe e mëson në rrethin ku jeton. Komunikimi me fëmijën duhet të filloj si që theksova edhe më lartë, që nga koha kur fëmija është ende i pa lindur. Menjëherë pas lindjes fëmijën duke e përkëdhelur duhet rregullisht edhe të flasim me te dhe atë që nga dita e parë e jetës së tij. Nënëloket tona të mrekullueshme kanë krijuar ninulla të bukura të cilat ua kanë kënduar fëmijëve që nga ditët e para të paslindjes dhe atë duke i përkund në djep me qëllim që të flejnë më shpejt. Këto ninulla jo vetëm që u ndihmojnë fëmijëve në të folurit e mëvonshëm, por ndihmojnë edhe në zhvillimin e shqisës së dëgjimit dhe për të kënaqur fëmijën me melodi të këngës. Kur fëmija dëgjon muzikë ose këngë, ai do të disponohet dhe nuk do të qanë. Është mirë që kur fëmijën ta vejmë në gjumë që ta lëshojmë një radio me zë të ultë e cila kishte me i ndihmuar që truri i fëmijës dhe veshi të jenë gjithnjë aktiv dhe fëmija do të ndien një siguri më të madhe. Nga të folurit e keq të rrethit shoqëror edhe tek fëmijët  do të  ndikoj që gjatë zhvillimit të të folurit të paraqiten pengesa në të folur e disa prej tyre do të jenë prezente gjatë tërë jetës. Këto pengesa jo vetëm që do ta demoralizojnë fëmijën dhe do të vuaj shpirtërisht, por do ta pengojnë  edhe në suksesin në shkollë dhe në përgjithësi në zhvillimin e ti mendor dhe intelektual. Është shumë interesante se shoqëria e komunitetit shqiptar shumë pak i jep rëndësi të folurit, kjo mund të shihet se as në Shqipëri dhe as në Kosovë nuk janë hapur fakultete të cilat shkollojnë kuadro për korrigjimin e të folurit apo logoped. Dihet se në shumë vende të botës çdo shkollë posedon shërbimin logopedik, ndërsa në Shqipëri dhe në Kosovë asnjë shkollë nuk ka logoped edhe pse ka numër të madh nxënësish me pengesa në të folur. Po ashtu në shoqërinë tonë është edhe një dukuri e cila ndikon keq në zhvillimin e të folurit dhe atë duke transmetuar programe kulturo-artistike ku në to përqeshen sidomos belbëzuesit. Për këtë mund të marr shembullin e një seriali kosovar ”Spitali” ku mjeku ka një të folur banal të kombinuar me belbëzim dhe rinolali. Këtu kam vërejtur se shumë fëmijë të cilët duke imituar “mjekun” kanë filluar edhe ata të belbëzojnë, kështu që tek disa prej tyre ka qenë dhe është i nevojshëm trajtimi logopedik, nga se ky imitim ka kaluar në shprehi. Pengesat në të folur janë të shumëllojshme, por me këtë rast do të përmend ato më të shpeshta: belbëzimi, të folurit me hundë ose rinolalia, të folurit me ngecje, çrregullimi i fjalëve dhe shprehjeve, mos artikulimi i tingujve fonetik, ndërrimi i tingujve me njëri tjetrin, çrregullimi i shkrimit të tingujve, çrregullimi i leximit e shumë e shumë pengesa të tjera. Të gjitha këto pengesa mund të eliminohen me sukses të 100% . Ndodh që fëmija të ketë një pengesë aq të vogël, por nga pakujdesia e prindit, edukatorit apo të mësuesit, kjo pengesë të bëhet aq e madhe sa ia humbë perspektivën jetësore duke ia rënduar shpirtin gjatë tërë jetës. Shpesh me jepet rasti të dëgjoj se prindi nuk din ku ta dërgoj fëmijën e vet për eliminimin e pengesave në të folur. Po ashtu më habit edhe interesimi i mësuesit i cili kur e shikon se fëmija ka problem me të folurit e tij, nuk i tregon prindit për problemin e nxënësit. Bashkëpunimi mësues-prind është i domosdoshëm. Sa më herët që të intervenohet, suksesi do të arrihet për një kohë më të shkurtër, përndryshe faji do ti mbetet mësuesit. Prindi mund të jetë i pashkolluar dhe ndoshta nuk e heton pengesën apo problemin, por kur mësuesi intervenon, prindi do të bindet më mirë. Me sa u tha më sipër, si përfundim i kisha porositur prindërit dhe kolegët e mijë mësuesit që tu ofrojnë ndihmën fëmijëve duke i dërguar me kohë tek eksperti për të folur logopedi duke mos shpenzuar kohë në vendet të cilat nuk kanë të bëjnë me këtë lami.
               Lexues i nderuar, këtë punim e kam bërë me qëllim që tu ndihmoj prindërve të cilët nuk kanë informata të mjaftueshme lidhur me rëndësinë e të folurit, po ashtu ndoshta edhe nëse kanë fëmijë me pengesa në të folur nuk din se ekzistojnë ekspert për eliminimin e këtyre pengesave të cilët quhen logoped. Po ashtu në se ke mundësi printoje këtë teme dhe dërgoja ndonjë miku që mendon se i ndihmon kjo. Po ashtu mund të më bëni edhe pyetje.
                    PUBLIKIMI I KËSAJ TEME NE INTERNET OSE DIKU TJETER PA LEJEN E AUTORIT NUK LEJOHET!
          Irfan Bojaxhiu, defektolog
          Tel. 00377-44-337-008
          Email: irfanbojaxhiu@hotmail.com
8  Shkenca / Mjekësi / LLOJET E PENGESAVE TE TE FOLURIT : Maj 14, 2010, 07:41:19 PD
                                                    LLOJET E PENGESAVE TË TË FOLURIT
                   
                  Lirisht mund të themi se të folurit është vet jeta e njeriut. Pa të folur nuk ka jetë njerëzore. Duke falënderuar të folurit, njeriu është bërë qenje njerëzore e cila dominon në botë. Po të mos ishte të folurit, njeriu nuk do të dallohej  prej gjallesave të tjera. Vetëm njeriu në këtë botë e ka pasur dhe e ka këtë privilegj për ta përdorur të folurit dhe vetëm njeriu e ka atë mundësi që t?i bashkoj dhe t’i përdor veshët, trurin dhe gojën. Të folurit për njeriun është mjeti kryesor për të lidhur kontakt apo marrëveshje me njëri tjetrin. Të folurit nuk ka lindur dhe nuk lindet s’bashku me njeriun, ai është zhvilluar gradualisht që do të thotë se: njerëzit e vjetër marrëveshjet ne mes veti i kanë bërë me anë të gjesteve apo gjestikulacioneve, më pastaj i kanë bërë me vizatime e mënyra të tjera. Duke falënderuar zhvillimin  e të  folurit, njeriu ka  arritur që të zhvilloj në rend të parë trurin e më pastaj edhe shkencën dhe në bazë të sajë edhe të konstrukton dhe të prodhon edhe mjetet e punës. Pra të folurit ka ndikuar që njeriu të zotëroj, të dominoj dhe të disponoj të gjitha të mirat natyrore. Po të mos ekzistonte të folurit, njeriu  nuk do t’i kishte këto begati që i ka tash. Derisa njerëzimi e ka zbuluar te folurit ka kaluar një kohë shumë e gjatë. Shumë shkencëtarë që janë marr me zhvillimin e të folurit, nuk përmendin ndonjë datë të saktë se kur ka filluar të folurit, por sipas disave thuhet se të folurit oral apo gojor ka filluar të zhvillohet para 100.000 viteve. Në të folur benë pjesë edhe shkrim-leximi i cili si që thuhet ka filluar para 5000 viteve dhe është identik me te folurit oral. Të folurit oral bëhet me anë të gojës dhe dëgjohet, ndërsa të folurit me anë të shkrim-leximit shikohet, ngase ai krijohet duke përdorur germat ose grafemat. Të folurit është produkt shoqëror. Në botë fliten shumë gjuhë të cilat kanë dialekte  të ndryshme. Të folurit themi se është produkt shoqëror nga se te folurit mësohet nga rrethi shoqëror ku jeton fëmija dhe nuk lindet s’bashku me fëmijën. Lidhur me këtë po japim një shembull: fëmija i cili lind dhe rritet ne rrethin familjar për shembull ku flitet gjuha shqipe, ai nuk do të dijë të flasë anglishten ose kinezishten, por kur del në rrugë duke u shoqëruar me fëmijë të cilët flasin gjuhë tjetër, ai do ta mëson nga rrethi me të cilin luan edhe gjuhën tjetër. Si çdo organ ose pjesë e trupit të njeriut që mund të dëmtohet nga ndonjë sëmurje, edhe të folurit mund të dëmtohet dhe këtë dëmtim do ta quajmë pengesë ose çrregullim i të folurit. Sipas statistikave të mëhershme konsiderohet se në Kosovë ka 3-7%  persona, me pengesa në të folur, varësisht prej vendit apo regjionit, por kjo përqindje nuk është e saktë, nga se lufta e cila u bë këtu e ka rritur edhe përqindjen dhe duke marr parasysh edhe varfërinë e popullatës, kjo përqindje është dyfishuar e ndoshta edhe e kalon këtë. Është interesant se popullata në Kosovë nuk i kushton rëndësi fare të folurit nga se pengesa në të folur edhe pse është ta quajmë sëmurje, kjo nuk dhembë si që dhembin sëmurjet e tjera, por dhembë gjatë tërë jetës thellë në shpirtin e fëmijës. Pasi pengesa në të folur nuk dhembë ta quaj fizikisht, atëherë prindi nuk është i interesuar që ta mjekoj fëmijën kur pengesa ne të folur është më e vogël, por pret që ajo ose të zhduket vetvetiu ose e dërgon nëpër vende të ndryshme duke kërkuar ndihmën e laikëve apo duke i shkruar hajmali dhe duke i fry ose duke kërkuar ndihmën nëpër tyrbe, kisha e xhamia, në vend se ta dërgojnë tek logopedi i cili është ekspert i kësaj lamije. Ka shumë prindër të pa informuar, por edhe të arsimuar që ende nuk e dinë se ka këso ekspert për korrigjimin e  të folurit, kështu që fëmijët e vazhdojnë jetën e vet duke vuajtur dhe duke qenë të përbuzur për çdo ditë në familje, në rrethin shoqëror e sidomos në shkollë. Pengesat në të folur e pengojnë personin që të përparoj në pikëpamje intelektuale për shkak se para mësuesit apo profesorit nuk mund ta shpreh mirë ose fare atë mësim që  ndoshta e zotëron shumë më mirë se shokët e vet të klasës. Njëri prej shumë të rinjve më shkruan një emal me këtë përmbajtje?  Jam një 34 vjeçar, që nga mosha pesë vjeçare kam belbëzuar, për shkak të belbëzimi nuk kam mundur të vazhdoj studimet. Në shkollën fillore dhe atë të mesme mi kanë falur notat dhe të gjithë arsimtarët qanin kur më pyetnin ngase u vinte keq. Ma merr mendja se kam qenë një ndër nxënësit më të mirë në klasë, por ja fati i im që vuaj nga ky belbëzim që është duke ma shkatërruar shpirtin. Nuk kam lënë xhami e kishë pa shkuar, por shpëtim nuk gjeta. Duke lexuar në internet hasa në një shkrim tuajin dhe qe po ju lajmërohem. Ju lutem më ndihmoni nga se kështu më nuk mund të jetoj, pa shkollë, pa punë, pa shoqëri, shpesh mendoj ti jap fund jetës. Shpresoj se do të më ndihmoni!!! Me këso përmbajtje kam shumë letra dhe emale. Pengesat e të folurit janë të shumëllojshme, por këto mund t’i  ndajmë në pengesa  të lehta dhe të rënda, që donë me thënë se fëmija edhe për një pengesë aq të vogël duhet të vuaj gjatë tërë jetës së vetë. Kjo vuajtje është pasojë e moskujdesit të prindit i cili nuk interesohet për eliminimin e kësaj pengese. Si që thamë më lartë, pengesat në të folur jo vetëm që e pengojnë fëmijën të përparoj në mësime, por do ta pengojnë edhe në zhvillimin e inteligjencës edhe pse ndoshta ai fëmijë ka lindur me inteligjencë superiore. Në këtë kontekst dëshiroj të përmendi edhe mësuesit, e sidomos ata të klasave të ulta të cilët duhet të kenë kujdes në pengesat e të folurit të nxënësve të tyre. Mësuesi pranon nxënës të rretheve dhe familjeve të ndryshme, kështu që kur të heton se nxënësi ka problem sado të vogël në të folur, duhet menjëherë të kontaktoj me prindin dhe t’i tregoj atij se fëmija i tij ka problem ne të folur dhe ta udhëzoj atë në mënyrë që fëmijën ta dërgoj në mjekim. Një veprim jo i drejtë dhe jo profesional, jo vetëm që do dëmtonte nxënësin në suksesin e tij, por do të ndikon edhe në perspektivën jetësore të tij, e po ashtu do të ndikoj në suksesin e klasës. Prindi si prind, ka dëshirë që fëmija i tij të mëson mirë, por ja, se nuk e din se e ka fëmijën me pengesa në të folur dhe pastaj gjithë fajin ia lenë mësuesit se nuk e ka mësuar mirë fëmijën e tij. Pengesat në të folur nuk zgjedhin se tek cili person do të paraqiten, ato po ashtu nuk dallojnë komb, racë, gjini, moshë etj. Kryesisht pengesat në të folur paraqiten në zhvillimin intensiv të të folurit e kjo është mosha prej 2 – 6 vjeçare, por këto paraqiten edhe në moshat e pas këtyre viteve. Në shumicën e rasteve personat të cilët kanë pengesa në të folur, kanë pengesa edhe në shkrim dhe lexim. Me këtë rast mendoj ti përmend disa nga pengesat më të shpeshta dhe më të njohura të cilat mund t’i hasim për çdo ditë tek persona të ndryshëm.
1. Belbëzimi /lat. Balbuties/, 2. Të humburit e gjuhës /lat. Aphasia /, 3. Ngecje në të folur /lat. Dyslalia/, 3. Përsëritja e fjalëve dhe shprehjeve /lat. Palilalia/, 3. Të folurit e shpejtë /lat. Tahilalia/,  4. Të folurit e ngadalësuar /lat. Bradyarthria/, 5. Të folurit e pazhvilluar /lat. Alalia/, 6. Çrregullimi i artikulimit të fjalëve /lat. Dysartria/, 7. Çrregullimi i tingujve fonetikë / lat. Aftensia/, 8. Të folurit nazal apo me hundë /lat. Rinolalia/. 9. Çrregullimi i të shkruarit / lat. Agraphia/, 10. Çrregullimi i të lexuarit /lat. Dyslexia/, 11. Fare nuk e kupton të shkruarit /lat. Dysgraphia/, 12. Fare nuk e kupton të  lexuarit /lat. Alexia/, 13. Çrregullimi i zërit /lat. Dysphonia/, 14. Fare nuk ka zë /lat. aphonia/, 15. Oratoria e pa zhvilluar, 16 Të folurit pa rregulla gramatikore, 17. Pasiguri në të folur, 18. Të folurit e keq etj. Pastaj janë: sigmatizmi, rotacizmi, tetizmi e shume e shume lloje te pengesave në të folur. Disa prej pengesave me te shpeshta do t’i paraqes shkurtimisht, ndërsa për të tjerat do të lexoni më vonë.
                Belbëzimi.-  Është pengesa më e përhapur, më e shpeshta  dhe më e rënda. Me problemin e belbëzimit janë marr shumë shkencëtar, por deri më tash nuk është zbuluar shkaktari i vërtet i tij. Shumica prej tyre si shkaktar e marrin trashëgimin, disa thonë se shkaktar është frika, disa thonë se ka të bëjë me Qendrën e Sistemit Nervor, disa po ashtu si shkaktar marrin imitimin e personave që belbëzojnë, xhelozia po ashtu ndikon në paraqitjen e belbëzimit e kështu me radhë. Cilido që të jete shkaktari, është e rëndësishme se si ta eliminojmë këtë pengesë kaq të madhe dhe të vështirë. Edhe belbëzimi si theksova më para është një ta quaj sëmurje e cila nuk dhembë fizikisht, por dhembë thellë në shpirtin e belbëzuesit gjatë tërë jetës së tij. Belbëzimi më tepër paraqitet tek meshkujt e më rrallë tek femrat Kjo pengesë do ta pengoj personin në çdo moment kur ai donë të kryen një punë apo një veprim qoftë shoqëror apo individual. Do ta dërmoj thellë në shpirt. Si çdo sëmurje që mund të mjekohet, edhe belbëzimi mund të mjekohet me angazhimin e vet belbëzuesit dhe me ndihmën e logopedit i cili do ta mjekon me metoda logopedike dhe në mënyrë profesionale. Me mjekim duhet të fillohet sa më herët që është e mundur, ngase mjekohet me lehtë dhe koha e mjekimit është më e shkurtër. /Nëse doni të dini më tepër për belbëzimin lexoni temat: ”Belbëzimi dhe shërimi i tij nga Irfan Bojaxhiu dhe Çrregullimet e të folurit në Telegraf – internet nga Dr. Ardita Devolli ”.
                   Rinolalia. - Rinolalia apo të folurit me hundë është mjaftë e shpeshtë. Dallohet shumë mirë dhe menjëherë në kontaktin e parë. Si shkaktar të kësaj pengese mund të janë: deformimet e uvullës apo njerithit, devijimeve në kanalet e hundës, kur është e qarë ose e shpuar qiellza e fortë, tumoret në qiellzën e butë etj. Të folurit me hundë është i pakuptueshëm dhe shumë banal dhe jo i përshtatshëm për veshin e dëgjuesit, që bëhet edhe i mërzitshëm. Kryesisht personat me rinolali nuk mund t’i theksojnë tingujt dhëmbor dhe palatal: C, Ç, Gj, Q, S, Sh, X, Xh, Z, Zh. Rinolalia është 100% e mjekueshme dhe nuk kërkon ndonjë tretman të gjatë kohor. Mjekimin duhet ta bëjë gjithsesi logopedi dhe kjo vetvetiu nuk mund të mjekohet, kjo bëhet vetëm me metoda logopedike dhe  e bënë vetëm logopedi.
                      Të folurit e pa zhvilluar.- Shkaktarët e moszhvillimit të të folurit janë të shumtë, por më të shpeshtë janë:1. Prapambetjet mendore apo mentale të fëmijëve / Retardimet mendore /. Fëmijët të cilët kanë probleme me vonesë në inteligjencë nuk janë në gjendje që të mbajnë mend  emërtimet e gjësendeve, prandaj edhe nuk mund t’i flasin ato. Dihet se fëmijët  normal të folurit e fillojnë që nga muaji i tetë i jetës dhe gradualisht e zgjerojnë fjalorin. Sipas shkencëtarëve, fëmija në moshën dy vjeçare duhet të dijë 272 fjalë edhe pse nuk i artikulon mirë ato. Ndonjëherë mund të ndodh  që tek disa fëmijë të folurit mund të vonohet deri në moshën tri vjeçare e edhe katër vjeçare. Nëse fëmija nuk folën edhe pas kësaj moshe, prindi urgjentisht duhet të ndërmerr masa  duke e dërguar atë tek logopedi – ekspert për të folur dhe të kërkon mendimin e tij. 2. Në moszhvillimin e të folurit shumë ndikon edhe izolimi i fëmijës nga rrethi familjar. Në rrethin familjar fëmijës duhet folur që nga dita e parë e lindjes. Ai nuk e kupton të folurit, por e dëgjon zërin dhe e “ regjistron “ në trurin e tij dhe kur ta bënë moshën, e ka shumë të lehtë edhe për t’i folur ato që ka dëgjuar. 3. Në moszhvillimin e të folurit ndikon edhe dëgjimi. Nëse fëmija nuk dëgjon mirë, ai i dëgjon fjalët e përgjysmuara dhe kur fillon me fol, të folurit e tij është i pakuptueshëm dhe të len përshtypje se nuk  din me folë. 4. Po ashtu në moszhvillimin  e të folurit ndikon edhe të folurit e keq në familje. Të folurit e keq themi atëherë kur të rriturit flasin si fëmija dhe nuk e flasin  gjuhën e rrethit ku jetojnë psh. kur e emërojmë qenin i thojmë hama, bukës – papa, shëtisë- hopa etj. Këtë problem duhet zgjidhur duke e dërguar fëmijën tek logopedi dhe suksesi
është më shumë se i sigurt.
                        Të humburit e gjuhës.- Kjo fjalë është termë medicinal që përkthyer në gjuhën shqipe do të thotë humbje e gjuhës. Kjo pengesë e të folurit nuk përfshin vetëm të folurit oral, por edhe atë të shkrim-leximit, llogaritjes  dhe në përgjithësi që ka të bëjë me normat gjuhësore. Personat me afazi, jo vetëm që kanë probleme të të folurit, por kanë probleme edhe në jetën e përditshme; këta nuk janë të aftë për të kuptuar shikimin e filmave, programet televizive, nuk mund të llogarisin, nuk mund të shkruajnë e as të lexojnë, nuk e kuptojnë të folurit e të tjerëve, nuk i njohin gjësendet dhe as nuk e njohin orën. Afazia më tepër i sulmon meshkujt e sidomos moshën mbi 50 vjeçare. Kjo çfaqet tek të gjithë njerëzit pa marr parasysh moshën, racën, kombin, gjininë, shkallën e shkollimit, gjuhën e të tjera. Afazia shkaktohet nga dëmtimet e Sistemit Qendror Nervor në trurin e madh e sidomos kur dëmtohen qendrat për të folur si që janë ajo e BROKUT /lat. Gyrys frontalis inferior dhe ajo Gyrys procentralis/. Qendra e Brokut e ka marr emrin sipas zbuluesit të sajë Paul Brokoa 1824-1880. Në këtë Qendër nxiten impulset për të folurit oral. Afër Qendrës së Brokut gjendet Qendra motorike nga e cila nxiten organet për shkrim. Këto qendra jo vetëm që janë të lidhura në mes veti, por janë të lidhura edhe me qendrat si është VERNIKOVI AKUSTIK /lat. Gyrys temporalis superior/. Në këtë Qendër përpunohen ndijimet akustike të tingujve dhe fjalëve. Po ashtu afër kësaj Qendre gjendet Qendra nervore e DEZHENERINIT. Në këtë Qendër ndijimet vizuale të shenjave grafike shëndrrohen në parafytyrime të shkronjave të shkrimit dhe të shtypit. Këto Qendra mund të dëmtohen edhe nga lëndimet fizike si në fatkeqësi komunikacioni, lëndimeve ne punë, plagimet në luftë, lëndimet në rrahje, lëndimet në shtatëzani,  gjatë procesit të lindjes nëse ajo është lindje e rëndë dhe e mundimshme, po ashtu mund të paraqitet edhe tek personat të cilët paralizohen nga njëra anë ose në dy  anët dhe në këtë rast janë  të dëmtuara  edhe qendrat e të folurit; pra ajo e Brokut,  e Dezhenerinit  dhe e Vernikovit. Afazia sipas mënyrës se si paraqitet është e llojllojshme:
                 1. Afazia ekspresive.- Është një pengesë e të folurit, kur i dëmtuari nuk mund  tu-a parashtroj mendimet e veta të tjerëve.
                 2. Afazia reciproke.-  Është një pengesë e të folurit e cila manifestohet kur personi nuk mund të komunikoj me të tjerët dhe as të lexoj.
                 3.  Afazia globale ose /Ekspresivo-reciproke/.- është kur personi humbë çdo aftësi të të folurit oral dhe shkrim-leximi.
                 Kur tek personi nuk janë të dëmtuara të dy Qendrat e Sistemit Qendror Nervorë në tru si thamë më lartë, ajo për të folur  dhe për të shkruar ose ajo senzore dhe motorike, ka gjasa që të zhvillohet një lloj komunikimi oral ose ai me shkrim.
                 Shumë prindër habiten se si fëmija i tyre mund të flasë dhe i kryen të gjitha punët e shtëpisë, por nuk i mban mend shkronjat. Fëmija shkruan mirë kur e kopjon tekstin ose kur i diktohet teksti, por nuk mund të lexoj. Mund ta lexon tekstin, por nuk mund të shkruaj. Kështu fëmija një veprim e bënë mirë, por veprimin tjetër jo. Për këtë duhet të konsultohet neurologu, psikologu dhe psikiatri. Afazia fare nuk ka të bëjë me retardim mental apo mendor. Personat e atakuar nga afazia nuk e humbasin inteligjencën, por edhe nuk mund ta shfrytëzojnë për shkak se u mungon të folurit. Me këta persona, sjellja e rrethit shoqëror duhet të jetë normale sikurse me personat e tjerë. Edhe kjo pengesë e të folurit mund të përmirësohet me metoda logopedike dhe me bashkëpunim të ndërsjellë prind-logoped-mësues. Kjo pengesë e të folurit shkaktohet vetvetiu dhe për këtë nuk mund të fajësohet fëmija, prindi, por as mësuesi kur fëmija shkon në shkollë. Mësuesi kishte me qenë fajtor në këtë rast nëse nuk bashkëpunon me prindin dhe t’i tregon prindit se çka ka vërejtur tek nxënësi, nga se faji në fund do të mbetet te mësuesi që nuk e ka mësuar nxënësin të shkruaj apo të lexoj.
                   Përsëritja e fjalëve dhe shprehjeve.- Edhe kjo formë e të shprehurit është një ndër pengesat apo çrregullimet e të folurit. Përsëritja e shpeshtë e çdo fjale e bënë të folurit të pakuptueshëm dhe të keq, po ashtu e bënë  të folurit monoton për dëgjuesin. Këso të folur kryesisht bëjnë fëmijët kur janë në fazën e zhvillimit të të folurit prej moshës dy deri ne katër vjeçare, por nuk është dukuri e shpeshtë dhe e domosdoshme. Tek personat e moshës madhore kryesisht paraqitet tek personat me sëmurje psikike; tek të cilët mungon koncentrimi, prandaj nuk u bien ndërmend fjalët që duhet thënë në momentin e duhur. Të njëjtit persona kanë problem edhe ne leximin e teksteve nga se i përsërisin disa herë fjalët e lexuara. Duhet theksuar se kjo është pengesë individuale dhe është rast i veçantë. Kjo pengesë mund të eliminohet me ushtrime logopedike. Sa më herët që të kërkohet ndihma e logopedit, rezultati ka me qenë më i mirë dhe koha e korrigjimit më e shkurtër.
                 Pengesat në të folur si thamë më lartë janë të shumëllojshme që për momentin i paraqita vetëm ato më të shpeshta dhe në një moment tjetër do të shkruaj edhe për të tjerat.
                  Lus prindërit e nderuar të cilët kanë fëmijë me pengesa në të folur që tu ndihmojnë atyre dhe të mos i lënë të vuajnë gjatë tërë jetës së tyre duke i dërguar sa më herët tek logopedi. Pengesa në të folur është sëmurje që fëmijës Tuaj ua dëmton shpirtin dhe jetën pëgjithmon.
                Lexues i nderuar këtë punim dërgoja një miku, një shoku apo ndonjë prindi që e din se ka problem me të folurit e fëmijës së tij.
                 PUBLIKIMI I KËSAJ TEME PA LEJEN E AUTORIT ËSHTË  I NDALUAR!
Irfan Bojaxhiu, defektolog
tel. 044 – 337 – 008
Email: irfanbojaxhiu@hotmail.com
9  Shkenca / Mjekësi / LOGOPEDIA DHE TE FOLURIT : Prill 05, 2010, 06:59:30 PD
                                          LOGOPEDIA DHE TË FOLURT

                 Fjala logopedi përbëhet prej dy fjalësh me prejardhje nga greqishtja dhe ato janë:logos­fjalë dhe paideia­edukim që nëse i analizojmë dhe i komentojmë këto dyshprehje do të thotë edukim i fjalës ose i të folurit. Logopedia konsiderohet si një ndërshkencat më të vjetra dhe zanafillën e ka prej kur është krijuar edhe të folurit, por deri vonë nuk është emërtuar me këtë emër. Disa autor vërtetojnë se të folurit ka filluar të krijohet para njëqindmijë viteve dhe të shkruarit para pesëmijë viteve, por data e saktë askund nuk përmendet. Logopedia edhe në atë kohë ka kontribuar që të folurit të zhvi­llohet në atë nivel si e ka kërkuar koha e zhvillimit të tij. Në të folur bëjnë pjesë të folu­rit oral ­ gojor dhe shkrim­leximi. Dihet shumë mirë se të folurit është produkt indivi­dual dhe shoqëror. Njeriu të folurit e mëson nga rrethi shoqëror dhe kursesi ndaras prej tij. Për të ilustruar këtë që u tha, po japim një shembulli cili tregon se baza e zhvillimit të të folurit është kryesisht rrethi shoqëror/familja, shkolla, rrethi shoqëror ku luan dhe argë­tohet fëmija e të tjerë/. Tregohet se në vitet 1194­-1250 ka qenë një perandor i quajtur me emrin Frederiku i II-­të i cili zotëronte shtatë gjuhë botërore. Ai pat bërë disa përpjekje për të ditur se cila gjuhë e njeriut është më e vjetër. Për t’ia arritur këtij qëllimi,mori një numër fëmijësh të kombeve të ndryshme dhe të rretheve gjuhësore të ndryshme.Të gjithë këta fëmijë i vendosi në një vend duke ua besuar disa mëndeshave­dadove.Mëndeshat morën urdhër të prerë dhe rigoroz:” Fëmijët duhet të ushqehen dhe tu sigurohen të gjitha standardet e nivelit më të lartë, por me ta të mos flitet asnjë fjalë e vetme”. Kështu edhe u veprua. Fëmijët jetonin në një luks të madh, por me ta asnjë fjalë e vetme nuk folej. Me këtë perandori donte të dinte se me cilën gjuhë janë të lindur këta, si do të zhvillohen ata fëmijë dhe cilën gjuhë do ta flisnin kur të flasin. Do të flasin gjuhën heb­raishte si gjuhë më e vjetër, greqishten, latinishten apo arabishten ose do ta flasin gjuhën e prindërve të tyre. Ky eksperiment dështoi ngase të gjithë fëmijët vdiqën. Sipas shkrimeve të filozofit të njohur Herodotit thuhet se një eksperiment i këtillë është bërë edhe nga një faraon egjiptian i quajtur Psametiku i I-­rë në shekullin e VII-­të para Krishtit. Pra gjuha ose të folurit si diçka specifike e njeriut i ka magjepsur njerëzit që nga kohët më të vjetra.Të folurit është një fenomen që e kanë pasur privilegj vetëm njerëzit dhe asnjë gjallesë tjetër në këtë botë. Të mendojmë se si kishte për tu dukur njerëzimi sikur të mos e krijonte të folurit. Pa të folur nuk mendohet as zhvillimi mendor,as intelektual, shkencor dhe kulturor. Si çdo organ i trupit të njeriut që mund të dëmtohet nga ndonjë sëmurje ose nga ndonjë e metë anatomiko­fiziologjike, edhe të folurit nuk mund të zhvillohet tek të gjithë njerëzit njësoj. Në zhvillimin e të folurit bëjnë pjesë shumë organe si që janë: aparati i dëgjimit, aparati i artikulimit të të folurit, gjendja shëndetësore, aparati i frymëmarrjes, kultura gjuhësore e rrethit dhe shumë faktorë të tjerë. Për të eliminuar disa nga të metat apo defektet e të folurit është krijuar një shkencë e cila merret me këto probleme dhe quhet logopedi, kurse personi i cili merret me zbatimin e parimeve, metodave dhe rregullave të saj quhet LOGOPED ose logopedist. Logopedia si çdo shkencë, edhe kjo i ka parimet e veta, metodat e punës praktike,metodat e zbulimeve të dëmtimeve të të folurit dhe metodat e zbulimeve shkenore. Detyrë kryesore e shkencës logopedike është:korrigjimi i pengesave të të folurit dhe zërit.Nëse detyrat e logopedisë i shematizojmë do të dukën kështu:1.Vërtetimi dhe klasifikimi i çrregullimit të të folurit,2 .Hulumtimi i shkaqeve të çrregullimit të të folutit,3. Gjetja e metodave për eliminimin ose korrigjimin e pengesave të të folurit dhe zërit,4. Zbulimi dhe evidentimi i personave me pengesa të të folurit,5. Bashkëpunimi me profesionist të tjerë me qëllim të rehabilitimit të personave me pengesa në të folur,6. Bashkëpunimi me prindërit e personave  me pengesa të të folurit dhe zërit,7. Organizimi dhe ndihma profesionale që do tu jepet edukatorëve dhe të gjithë atyre që kanë të bëjnë punë me fëmijë,8. Organizimi i seminareve dhe simpoziumeve për personelin edukativë dhe arsimor, 9. Aftësimi i kuadrove të cilët do të punojnë në ngritjen profesionale duke  aplikuar metoda të reja logopedike  e të tjera. Si theksuam më lartë, edhe në të folur paraqitën disa pengesa ose defekte të cilat të folurit e bëjnë të pakjartë dhe të pakuptueshëm sikurse që paraqitën edhe sëmurjet e tjera në organizmin e njeriut. Këto pengesa ose të meta të të folurit kërkojnë tretman  ose mjekim logopedik sikurse sëmurja që kërkon mjek dhe medikamente, prandaj unë këto pengesa në të folur do ti quaja sëmurje të të folurit  të cilat mjekohen me metoda të cilat i aplikon logopedia. Pengesat në të folur janë të shumëllojshme dhe çdo pengesë është individuale. Kryesisht pengesat mund të jenë: belbëzimet, ngecjet në të folur, çrregullimi i artikulimit të tingujve, çrregullimet e shkrimit dhe leximit, vonesa  në të folur, agramatizmi, patologjia e të folurit, të folurit e pazhvilluar e shumë  pengesa të ndryshme. Gjatë praktikës time mase dyzetvjeçare kam vërejtur se në çdo klasë të shkollave fillore ka nga 1,2 dhe 3 nxënës të cilët kanë nga ndonjë këso pengesë. Është shumë interesante se shumica e prindërve nuk dinë se fëmija i tyre ka pengesa në të folur dhe as që u intereson ky problem. Po ashtu kam hasur edhe në prindër të cilët nervozohen kur u tregon duke e mohuar të metën e fëmijëve të tyre, ngase u vjen turp pse fëmija e tyre e ka këtë të metë. Në çdo mënyrë disa prindër mundohen që ta mëshefin të metën e fëmijëve të tyre. Të mos mund të shprehesh me të folur është gjëja më e rëndë,e sidomos kur nxënësi është shumë inteligjent, por nga pengesa që ka nuk mund të shprehet para profesorit ose para mësuesit. Kjo i ngjanë momentit, kur garuesit janë gati për të vrapuar, por atyre ua lidhim këmbët dhe i urdhërojmë që të vrapojnë. Këtë vështërsi mund ta përjetoj vetëm ai person i cili ka pengesa në të folur. Më vjen shumë rëndë dhe keq ta përmend edhe një dukuri lidhur me kolegët e mijë mësues. Prindi e sjell fëmijën tek unë pasi e ka kuptuar se diçka nuk është në rregull me të folurit e fëmijës së vet. Nxënësi është në klasën e katërt.Gjatë testimit të tij,konstatohet se i mungojnë rrafsh 12 tinguj që nuk i artikulon fare ose disa prej tyre i zëvendëson me të tjerë si: Rr­L, Dh­Ll, K­l,S, Sh, Z, Zh, Q, Ç etj. nuk i ka të formuar fare. Nxënësi thotë se është i shkëlqyeshëm. Kur e pyes babain se a ka biseduar me mësuesin për këtë problem, ai më thotë se nuk ka biseduar. Nuk e di si ka lejuar mësuesi që t’i përvidhet ky problem kaq i madh. Do t’ua tregoj edhe një rast, edhe pse gjatë praktikës time, kam pasur shumë raste të ngjajëshme. Isha në një dasmë të fshatit; të gjithë të pranishmit qesheshin dhe ishin të gëzuar. Në një kënd vërejta një djalosh i cili kishte l7­l8 vite. Iu afrova dhe fillova ta pyes se i kujt ishte pasi i njifsha të gjithë të moshuarit në atë fshat .Ai u skuq si speci dhe me një të folur të keq me nazalitet të rëndë mu përgjigj duke ma treguar emrin e prindit. E kuptova pse po rrinte i vetmuar. I propozova që të vij një ditë tek unë dhe të shikoj se çka mund ti ndihmohet. Kur ai erdhi, s’bashku me te shkuam tek Otorinolaringologu për të vërtetuar a janë në rregull organet e të folurit. Mjeku, pas ekzaminimit më tregoi se është plotësisht në rregull. Filluam ushtri­met logopedike dhe për një javë pune u muar vesh  përparim i dukshëm. Punova me te më se një muaj e gjysmë dhe djaloshi plotësisht u shërua. Pas afër një viti u pamë rastësisht në rrugë, mu afrua dhe më tha:” Ma ke shpëtuar jetën dhe ma ke kthyer për 360 shkallë për së miri, shpesh kam menduar shumë keq për vete, deri edhe në vetëmbytje, tash kam pse të jetoj i kënaqur; po bisedoj lirshëm me shokë e shoqe me të cilët nuk kam mundur të bisedoj asnjëherë”. Ky ishte vetëm një rast në mes të shumë rasteve të ndryshme. Diçka për historikun e logopedisë.­Më sipër theksuam se logopedia është një ndër shkencat më të vjetra e cila është zhvilluar s’bashku me të folurit, porsi që kemi thanë, ajo është emërtuar me emra të ndryshëm që disa prej tyre do ti përmendim në vijim. Po ashtu më sipër kemi thënë se logopedia përbëhet prej dy fjalëve me prejardhje nga greqishtja dhe ato: logos-­fjalë dhe paideia­-edukim që do të thotë edukim i fjalës apo i të folurit. Ky përkthim është bukval, por sipas rolit që ka logopedia në të folur, do të themi se logopedia është shkencë shoqërore e cila trajton pengesat apo patologjinë e të folurit dhe zërit. Dihet mirëfilli se të folur është edhe shkrim­leximi i cili shprehet me anë të simboleve të quajtura germa ose grafema me të cilat fjalën e folur e paraqesim grafikisht në letër.Të gjithë personat të cilët kanë pengesa në të folur quhen logopat apo persona me pengesa ose të meta në të folur. Logopedia është shkencë shoqërore ngase kjo ka të bëjë  me problemet e pengesave të të folurit dhe zërit pa të cilët nuk mund të egëzistoj një shoqëri njerëzore. Pos kësaj, logopedia është e lidhur ngushtë edhe me disa shkenca të tjera shoqërore si që janë: pedagogjia speciale,pedagogjia e përgjithshme, sociologjia, fonijatria, fonetika, gramatika, psikiatria, otorinolaringologjia, fiziologjia dhe anatomia e njeriut, psikologjia speciale dhe ajo e përgjithshme, psikologjia fëmijërore e shumë shkenca të tjera shoqërore. Në kohërat më të vjetra e sidomos në Greqi ka qenë shumë e zhvilluar oratoria, kështu që gjuha e folur ka pasur shumë rëndësi. Çdo perandor i asaj kohe,në radhë të parë duhesh të jete orator i mirë dhe i aftë e mandej edhe perandor. Pasi të folurit ka qenë primar për zhvillimin shoqëror të atëhershëm, të folurit në atë kohë është klasifikuar si një ndër artet më të bukura dhe është quajtur REGINA ARTUM që në gjuhën shqipe do të thotë:” MBRETRESHA E ARTEVE.” Një perandor i asaj kohe i quajtur Kvintilijan për të folurit thotë: ”Të folurit është dhurata më e madhe që Zoti i pavdekshëm ia ka falur njeriut”. Me oratori në ato kohëra nuk janë marr vetëm perandorët,  por edhe të gjithë njerëzit të cilët kanë pasur punë me popullatë si që janë oficerët ushtarak, filozofët, shkencëtarët  dhe të gjithë shtetarët. Për të qenë orator i mirë duhet që të folurit të jetë i mirë, prandaj shkenca e cila e kultivon të folurit quhet logopedi. Logopedia si shkencë është aplikuar edhe më herët që do të thotë në kohën më të hershme duke kultivuar të folurit e bukur, por hovin më të madh e arrin në shekullin e V­të para erës së re.  Në vitet 436­-338 p.e.re. Një mësues grek i oratorisë i quajtur Isokrates e ka ushtruar Demostenin, oratorin më të madh të të gjitha kohërave i cili ka belbëzuar që nga mosha pesëvjeçare. Deri në vitin l905 me ushtrimin e logopedisë kryesisht janë marr psikologët,mësuesit,otorinolaringologët,filozofët dhe foniastet. Në vitin l905 një mjek gjerman i ORL­së i quajtur Gucman Herman e ka hapur në Berlin një repart për mjekimin e perso­nave me pengesa në të folur dhe ai repart është quajtur reparti i foniatrisë dhe prej këtu fillon hapi i parë i organizuar i punës logopedike. Njashtu në vitin l913 hapet në Vienë një shkollë e logopedisë në krye me Dr.Emil Froshelsomin  dhe prej këtu fillon ndarja e logopedisë prej foniatrisë. Nga ky moment, foniatria merret me mjekësi, ndërsa logopedia merret me patologjinë e të folurit dhe zërit.Në vitin 1927 në Roterdam formohet biblio­teka e parë në botë e logopedisë. Tek ne logopedia ka filluar të aplikohet shumë vonë dhe  pothuaj se edhe tash shumë prindër fëmijët e të cilëve kanë probleme me të folurit nuk dinë se ekziston një shërbim i tillë. Personi i cili merret me logopedi quhet logoped ose logopedist, ndërsa  në disa vende të botës logopedi ka emër tjetër i cili i përgjigjet termit të gjuhës së atij vendi. Në SHBA logopedi quhet: ”Speech and Language terapist”  (Terapeut i të folurit). Në shumë vende të Evropës logopedi quhet: ”Speech and lonngu­age patholog  (Patologist i të folurit). Në disa vende të tjera si në Japoni etj. ”Speech Clinician” ( Ekspert klinik i të folurit) etj. Edhe pse logopedia është shkencë e vjetër, në Kosovë pothuaj se fare pak dihet se ekziston kjo shkencë. Shumë prej prindërve të fëmijëve me pengesa në të folur nuk dinë fare se të folurit mund të korrigjohet dhe të bëhet normal. Fëmija, për një pengesë ose të metë të vogël në të folur duhet të vuaj gjatë tërë jetës, gjë që është mëkat i madh. Në kohen e para vitit 1990 në Kosovë formuam një shoqatë të quajtur me emrin Shoqata e defektologëve të Kosovës me seli në Prishtinë. Kjo shoqatë kishte disa projekte shumë të mira lidhur me problemet e të gjitha kategorive të personave me pengesa në zhvillimin e tyre psiko­fizikë, por për fat të keq, shteti i atëhershëm nuk ishte fare i interesuar për këto projekte  edhe pse në atë kohë kishim disa kuadro të pakta, por shumë kualitative dhe me zell pune. Shoqata llogariti se në Kosovë duhen më se 630 defektolog (pedagog special) për t’i mbuluar sado pak nevojat e arsimimit dhe edukimit special, por kjo hasi në vesh të shurdhër. Shoqata propozoi që pranë Fakultetit Filozofik të hapen disa degë si që janë: logopedia, surdo­pedagogjia, tiflo­pedagogjia dhe fizio­terapia, por këto propozime nuk u realizuan. Po ashtu Shoqata propozoi që të hapet Fakulteti për pedagog special në Prizren por edhe ky projekt dështoi. Përsa u përket kuadrove profesionale të pedagogëve special,Kosova është shumë e varfër. Edhe ato pak kuadro që kanë qenë  para lufte, janë jashtë procesit mësimor. Disa prej tyre kanë shkuar në botën e jashtme, disa janë pensionuar, disa  bredhin rrugëve si të papunë dhe një numër prej prej tyre punojnë. Shoqëria Kosovare nuk ka qenë fare e interesuar për këto kuadro. Fëmijët dhe  rinia të cilët kanë pengesa psiko­fizike në një anë i ka dënuar Zoti dhe në anën tjetër po i dënon shoqëria. Numër i vogël të këtyre personave janë përfshirë në ndonjë shkollë, por një armatë e tyre bredhin rrugëve pa ndihmën e askujt. Në pozitë më të vështirë janë fëmijët me probleme në të folur, për të cilët nuk kujdeset askush dhe as prindërit e tyre. Më sipër përmenda se popullata Kosovare shumë pak dinë se ekziston shkenca e LOGOPEDISË e cila merret me korrigjimin e të folurit dhe zërit dhe se në Kosovë ka disa logoped specialist për këtë lëmi, prapë prindërit,për një pengesë të vogël që kanë fëmijët e tyre, nuk ndërmarrin asgjë për ta elimininuar atë. Kjo pakujdesi u kushton fëmijëve të tyre shumë shtrenjtë si në shkollë,po ashtu edhe në rrethin shoqëror. Fëmija nuk është fajtor për pengesën që ka, por prindi po, nga se nuk ndërmerr asgjë lidhur me mjekimin e fëmijës së tij. Si çdo sëmurje tjetër që kërkon mjekim, edhe të folurit, po ashtu kërkon mjekim. Këtë mjekim si ceka më sipër e bënë logopedi­ekspert për të folur. Disa nga pengesat në të folur mund të eliminohen për një kohë të shkurtër, por ka edhe pengesa të cilat kërkojnë tretman /kohë/ më të gjatë. Disa prej prindërve kur i sjellin fëmijët e tyre në vizitë kërkojnë dhe shpresojnë që pengesa të eliminohet menjëherë, por kjo nuk është e mundur. Si çdo sëmurje tjetër që kërkon terapi, edhe puna logopedike kërkon kohë për ta mjekuar pacientin. Sa më herët që fëmija fillon të mjekohet nga pengesat në të folur, aq më herët dhe më me sukses do të përfundoj mjekimi. Kur sëmurja “vjetrohet”edhe mjekimi është më i gjatë dhe kërkon kohë më të gjatë. Logopedi nuk ka shkop magjik që ta largoj pengesën aty për aty, por do ta  eliminoj me ushtrime dhe metoda logopedike. Disa nga pengesat mund të eliminohen edhe gjatë një seance të vetme, por kur pengesa është e madhe dhe e rëndë, ajo kërkon kohë dhe durim, por suksesi nuk do të mungon. Pasi nëpër shkolla ka numër të madh të nxënësve të cilët nuk i artikulojnë mirë
tingujt fonetik edhe në shkrim­lexim kanë pengesa, por edhe ngecje në të folur, belbëzime të shkallëve të ndryshme, të folur me hundë (nazalitet) e pengesa të tjera. Është e këshillue­shme që çdo shkollë ta ketë nga një logoped i cili do të punonte vazhdimisht në këto probleme. Pasi kushtet e shkollave tona nuk i kanë kushtet e mira, atëherë do të ishte mirë që një logoped të punoj në dy­tri shkolla. Kjo do ta lehtësonte jo vetëm punën e mësuesve, por edhe të prindërve të cilët nuk do të kishin nevojë për dërgimin e fëmijëve të tyre në ato vende ku ka shërbim logopedik. Lexues i nderuar të lutem  që këtë  temë tu-a dërgon miqve,  shokëve ose të afërmeve  Tuaj të cilët kanë probleme me belbëzim ose me ndonjë formë tjetër të çrregullimit të të FOLURIT, me shpresë se do tu ndihmoj atyre për të gjetur shërim nga kjo sëmurje. Po ashtu edhe mund të beni pyetje me email, telefon ose ne email adresen e autorit.
                       PUBLIKIMI I KETIJ PUNIMI NUK MUND TË BËHET PA PËLQIMIN E AUTORIT.
Irfan   M. Bojaxhiu,  defektolog                                                                                                 
Tel. 044 – 337 - 008                                                                       
Email : irfanbojaxhiu@hotmail.com                                                                                           



10  Shkenca / Mjekësi / BELBEZIMI DHE SHERIMI I TIJ : Prill 03, 2010, 06:56:46 PD
                                       BELBËZIMI DHE SHËRIMI I TIJ
         
              Si çdo sëmurje tjetër e cila e pengon njeriun për të kryer një veprim në jetën e përditshme dhe e cila kërkon trajtim mjekësor për ta shëruar atë, edhe belbëzimin mund ta quajmë sëmurje nga se ky e pengon të folurit e mirë. Personi i cili ka belbëzim nuk është në gjendje që ta shpreh afinitetin e vet të cilin Zoti ia ka dhuruar. Ky nëse nuk shërohet me kohë gjithnjë do të mbetet i përbuzur në familje, në shoqëri, në punë, në shkollë dhe gjithkund duke punuar punë për të cilat nuk ka prirje ose afinitet. Nëse është inteligjent dhe shkollimi kishte me i shkuar mirë, do të jete i detyruar të punoj aso pune që nuk ka dëshirë për shkak të pengesës e cila e pengon që të arsimohet sipas zotësisë që ka. Edhe belbëzimi për tu shëruar kërkon trajtim logopedik. Belbëzimi është sëmurje e cila nuk dhemb si qe dhembin sëmurjet e tjera, por është sëmurja më e rëndë, nga se kjo dhembë thellë në shpirtin  e  personit  gjatë tërë jetës së tij. Dhembja mund të jete momentale dhe për një moment kalon me një trajtim mjekësor, por belbëzimi mund të jete prezent gjatë tërë jetës që donë me thënë se nuk shërohet shpejt.
             Belbëzimi / lat. Balbuties /  është ndër pengesat e të folurit më i rëndi dhe më i  përhapuri në botë. Sipas statistikave përfshinë 2?5% të popullatës. Belbëzimi më tepër përfshinë gjininë mashkullore e më rrallë atë femërore. Ky manifestohet me ndërprerje të të folurit  i cili shkaktohet  nga shtangimi i organeve për artikulim: gjuhës, qiellzës së butë, njerithit ose uvulës,  buzëve, kordave apo tejzave zanore, muskujve të gjoksit, nofullës së poshtme, pengesave në frymëmarrje e cila ka rëndësi të  madhe në të folur e të tjera. Me çrregullimin e ndonjërit prej këtyre organeve do të paraqitet çrregullimi i tempos, kjartësisë, ritmit dhe ngjyrës së të folurit / Hvatcev /.
           Me studimin dhe problemin e belbëzimit janë marr shumë shkencëtar. Për belbëzimin janë shkruar shumë libra nga autor të ndryshëm. Belbëzimi e ka prejardhjen  prej kur e ka edhe të folurit i cili ka filluar para 100.000 viteve. Belbëzim ka pasur edhe në kohërat e mëparshme dhe tash është më i përhapuri jo vetëm te ne, por në gjithë botën. Belbëzimi nuk njeh racë, komb, moshë, gjini, inteligjencë, shkallë të shkollimit e të tjera. Shumë shkencëtar e kanë hulumtuar etiologjinë e belbëzimit apo prejardhjen e tij, por deri me tash nuk janë zbuluar me saktësi shkaktarët të cilët ndikojnë në paraqitjen e këtij. Mjeku  dhe mendimtari i kohës së vjetër HIPOKRATI nga Larisa  / 470?377 / p.e.re. është marr me problemin e belbëzimit dhe ka vërtetuar se belbëzimi shkaktohet nga çrregullimet e organeve periferike për artikulim në radhë të parë të buzëve, gjuhës dhe mushkërive. Hipokrati po ashtu merr lidhmërinë ndërmjet të menduarit dhe të folurit. Njashtu edhe Aristoteli, njeriu më i dijshëm në Heladën e vjetër të atëhershme, jep një definicion pothuaj identik me Hipokratin lidhur me belbëzimin. Aristoteli si shkaktar të belbëzimit e merr mos zhvillimin e organeve të të folurit  dhe mushkërive, por duke i lidhur ngushtë këto me të menduarit. Edhe Platoni sikurse Hipokrati dhe Aristoteli ka të njëjtin mendim lidhur me belbëzimin.
           GALENI, mjeku i madh grek dhe themelues i sistemit medicinal, belbëzimin e ka konsideruar si pasoj e mos zhvillimit  të aparatit për të folur. Meqenëse në Greqinë e vjetër oratoria ka pasur një rol shumë të madh, janë krijuar shkolla dhe institute të tëra për kultivimin e oratorisë. Në këto shkolla janë marr edhe me mjekimin e belbëzimit dhe në përgjithësi të të folurit. Demosteni oratori më i madh i të gjitha kohërave ka lindur në vitin 384 p.e.re në Pesne. Ky ka filluar të belbëzoj që nga mosha 5 vjeçare, ka qenë nxënës i Aristotelit dhe Platonit. Pos belbëzimit, këtij i kanë munguar edhe disa tinguj fonetikë. Gjatë belbëzimit ka pasur edhe lëvizje të pakontrolluara të kokës, supeve, qafës, duarve dhe këmbëve.  Demosteni ka poseduar aftësi të madhe koncentrimi. Pos mësimit tek Aristoteli dhe Platoni, ky e ka zbuluar edhe metodën për ta mjekuar vetveten nga belbëzimi. Ka bërë shumë ushtrime gjimnastikore duke vrapuar, duke u ngjitur dhe lëshuar maleve, ka ushtruar frymëmarrjen dhe koncentrimin duke shëtitur rreth bregdetit. Gjatë shëtitjeve në bregdet është munduar që të imitoj zhurmën e valëve të detit. Nën gjuhë gjithnjë ka mbajtur një guralec të cilin e ka sjellur nëpër gojë duke prodhuar aso zhurme që i ngjanë zhurmës së valëve të detit. Kështu me shumë mund dhe ushtrime të koncentruara ka mund  të përmirësoj të folurit e vet. Në fillim gjithnjë ka folur me gur në gojë. Njëherë vendos të mbaj një konferencë në teatrin e qytetit, por në atë rast ai kishte shumë ndërprerje në të folur. Drejtori i teatrit Satirosi i thotë Demostenit se fjalimi dhe të folurit ka qenë i mirë dhe me përmbajtje, por nuk ka qenë ne rregull me kohën. Ky mos sukses e motivon Demostenin që të ushtroj edhe më tepër të folurit. Kur Demosteni e përmirëson të folurit, Satirosi e angazhon që të luaj në teatër rolin e trimit në tragjedinë e Sofokliut.  Kur këtij i jepet ky rol, atëherë e kupton se të folurit është ART pa të cilin nuk është e mundur që të mbanë fjalime dhe të luaj në teatër. Demosteni me forcën e koncentrimit është bërë i  njohur në mbrojtjen e vendit të vet nga  Filipi i Maqedonisë. Fjalimet e Demostenit kanë ndikuar edhe te Filipi i cili ka thënë: ” Po t’i kisha dëgjuar apo lexuar këto fjalime nuk do të veproja kështu dhe do të isha kundra vetëvehtës ”. Mjekimi i Demostenit me guralec në gojë na tregon dhe mëson se vullneti dhe koncentrimi i vëmendjes në mjekimin  e belbëzimit luan një rol me rëndësi. Edhe Tiberius Claudius, perandor Romak në jetën e vet ka belbëzuar në vegjëli. Sipas shënimeve të cilat kanë mbetur, edhe këtij belbëzimi i ka penguar në kryerjen e detyrave perandorake. Edhe në Romë në atë kohë ka qenë shumë e zhvilluar oratoria, prandaj pa aftësi të tilla, Claudije nuk ka mundur të ekzistoj si perandor. Për ta mjekuar belbëzimin, ai shfrytëzoi metodën e Demostenit ku thotë: ” Demosteni, oratori më i mirë ka belbëzuar si unë, është shëruar, prandaj edhe unë do të shërohem ”. Edhe pse Claudie është munduar mjaftë, nuk ka mundur të shërohet deri në fund. Claudie ka mundur t’i thotë mirë vetëm ato tekste të cilat i ka mësuar përmendësh. Disa autor përmendin edhe Vinston Çerqilin, president Anglez në Luftën e dytë botërore. Thuhet se edhe ky ka pasur problem me belbëzim, prandaj për të maskuar këtë, ka përdorë cigaren dhe llullën të cilat i ka mbajtur në gojë gjatë mbledhjeve dhe bisedimeve me të tjerët. Ky e ka ndjekur rrugën e Demostenit dhe Knjaz Velingtonit. Kjo metodë i ka ndihmuar në koncentrim dhe në plotësimin e rezonatorit të gojës në mënyrë që të folurit me qenë  më i kjartë. Këta shembuj të cilët u dhanë  më lartë tregojnë se me vullnet dhe mund të madh zhduket edhe belbëzimi, kjo bëhet me durim,  me vetëdijen dhe vullnetin e vet personit i cili e ka këtë problem nga se problemi nuk është për t’u nënçmuar, për shkak se ky sjellë shumë kokëçarje në jetën dhe punët e përditshme .
            Belbëzimi më tepër përfshin moshën  parashkollore dhe atë shkollore prej moshës 2 deri në 15 vjeçare, e shumë rrallë moshën më të vjetër. Ende deri më tani nuk dihet për shkaktarët e vërtet të belbëzimit edhe pse janë bërë shumë hulumtime dhe janë shkruar shumë libra për  këtë. Sipas autorëve të cilët kanë shkruar për belbëzimin, si shkaktar të tij merren shumë faktor: dëmtimi organik, të metat në organet e artikulimit, çrregullimet psikike, vendi ku jeton personi i atakuar nga belbëzimi, klima e vendbanimit, rrethi familjar, rrethi i gjerë  shoqëror, tronditjet shpirtërore, trashëgimi, ndërrimi i lateralitetit / ndërrimi  i dorës së majtë në të djathtë ose e kundërta /. Me siguri është konstatuar dhe vërtetuar se fëmijët  të cilët lindin të mëngjër e përdorin dorën e majtë për shkrim ose për të kryer punë të përditshme si për ngërënje dhe në lojë. Nëse u ndërrohet dora ata do të fillojnë të belbëzojnë, do të bëhen nervoz, nuk do ta duan shkollën, do të urinojnë në shtrat e të tjera. Kjo që u tha është vërtetuar me eksperiment nga se kur iu është këthyar dora e majtë nuk kanë belbëzuar. Prandaj porositen prindërit dhe mësuesit që mos t’ua ndërrojnë dorën me imponim, le të përdorin dorën e majtë. Me dorë të majtë ka vizatuar piktori më i madh Leonardo Davinqi, me dorë të majtë shkruan Presidenti i Amerikës Gjorgj Bushi i vjetër, Bill  Klintoni e shumë e shumë dijetar. Mëkati më i madh do të ishte ta sakatojmë fëmijën me dëshirën tonë. Pastaj imitimi i personave të cilët belbëzojnë, frika nga shtazët, frika nga bubullima, trishtimi me rastin e vdekjes së prindërve ose ndonjë të njohuri e shumë e shumë faktor për të cilët do të flitet në vijim. Disa autor belbëzimin e identifikojnë me disa  pengesa të tjera të të folurit si që është Dysartria, Aftongia, Agnosia, Aftensia e pengesa të tjera. Megjithatë shumica e autorëve janë të mendimit se belbëzimi shkaktohet nga shtangimi i organeve të të folurit dhe çrregullimi i frymëmarrjes, por edhe nga ndonjë tronditje shpirtërore. Kjo pra ka të bëjë edhe me luhatje të brendshme të gjendjes psikike të personit. Kur personi e dinë se ka belbëzim, mundohet që të mos belbëzoj ose të mos hetohet dhe mu atëherë belbëzon më shumë. Belbëzimi manifestohet gjatë të folurit, gjegjësisht në artikulimin e disa tingujve që në formimin e tyre marrin pjesë buzët: P, B, M, por kjo pengesë paraqitet edhe tek  tingujt grykor K, G, H, pastaj në ata dhëmboro ? buzorë S, Z, Sh, C, Ç, Zh, Q e më rrallë tek tingujt e tjerë. Belbëzimi është pengesë individuale dhe tek të gjithë ata që belbëzojnë nuk paraqesin problem të njëjtit tinguj. Tingujt e cekur nëse janë në fillim të fjalës bëhen pengesë, e rrallë paraqesin pengesë kur ata janë medial ose ne mes të fjalës dhe në fund. Kur personi i cili belbëzon donë të thotë fjalën ”KALI” ai do ta thotë k?k?k?k?kali,  k?k?k?k?keci,  b?b?b?b?buka,  b?b?b?b?baba, z?z?z?z?zile. Disa autor si Sovaku, Dr.Idilko e Xhemat Sulejmanpashiq e të tjerë, për personat që belbëzojnë i përshkruajnë kështu: turpërohen kur flasin, gjithnjë janë të demoralizuar, të mjeruar, nënçmojnë vedin, fytyra e tyre merr shpejtë ngjyrë të kuqe, pulsi u rrah më shpejtë, zverdhen shpejtë, zemra u rreh shpejtë, djersiten shpejtë, shpesh u dhembë koka, kanë lëvizje të padëshirueshme të fytyrës, të shtrembëruarit e gojës kur flasin, pa nevojë e lëvizin kokën dhe qafën, janë shumë nervoz e të tjera. Sipas shumë autorëve belbëzimi paraqitet më tepër tek fëmijët të cilët e kanë labil Sistemin qendror nervor. Janë të disponuar për të kënduar dhe kënga u shkon mirë pa probleme belbëzimi. Kjo na jep të kuptojmë se belbëzimi mund të eliminohet duke bërë ushtrime të vazhdueshme dhe të mësuarit e disa teksteve përmendësh ose të vjershave të cilat kanë rimë të mirë.
             Pos shkaktarëve të belbëzimit që u përmenden më para, mund të themi se në rend të parë është trashëgimi i cili përcillet brez pas brezi, pastaj sëmurjet e ndryshme të shtatëzanës si që janë rubeola, sëmurjet  bakteriologjike, marrja e medikamenteve pa kontroll, intoksimet nga barnat e ndryshme, pesticidet kur pemët nuk lahen mirë, tymrat helmuese gjatë luftës ose në fabrika ku punohet me helme si ngjyrosje e tekstileve, të folurit e keq në familje, imitimi i personave të cilët luajnë në TV ku ka përqeshje të personazheve, në emisionet e radiove ku nuk flitet gjuha mirë, kopjimi dhe imitimi i personazheve në çfaçjet e ndryshme ku po ashtu ka devijime gjuhësore e të tjera. Pastaj si shkaktar të tjerë mund të jenë edhe frika nga operacioni, frika nga shtazët e ndryshme të cilat paraqesin rrezik për të dëmtuarin, frikë nga ramjet nga lartësia,  nga maltretimet e tepërta të prindërve, dashuri e tepërt ndaj fëmijës po ashtu mund të paraqet rrezik për të belbëzuar nga se fëmija nga lazdrimi fillon të belbëzoj dhe ai kalon në shprehi, lindja e vëllait ose motrës po ashtu paraqet rrezik nga se i gjithë kujdesi i prindërve orientohet nga bebja dhe nuk ia kushtojnë kujdesin e duhur atij, e ai është mësuar të ledhatohet nga ta. Personi i cili belbëzon, plotësisht është i vetëdijshëm për të metën e vet, prandaj edhe nuk shoqërohet me persona të tjerë me motivacion që të mos kuptohet nga të tjerët. Po ashtu vepron edhe në familje duke e izoluar vetin dhe nuk kontakton me prindërit, vëllezërit e motrat, po ashtu vepron edhe familja duke e izoluar atë dhe duke  mos i ofruar kurfar shansi që ta integroj në shoqërinë e tyre. Ky izolim i pavetëdijshëm nga belbëzuesi dhe të afërmit e tij mund të paraqet një rrezik shumë të madh. Rreziku është kur ai izolohet nga rrethi familjar i cili është më i ofertë për te,  ai do të izolohet edhe nga       
shoqëria më e gjerë dhe do të  kaloj në një sëmurje  më të rëndë se belbëzimi që quhet autizëm. Disa psikiatër dhe neurolog autizmin  e identifikojnë me skizofreni. Prandaj duhet pasur kujdes prindërit dhe shoqëria që këtij t’i ndihmohet kur belbëzimi nuk i ka ”shti” rrënjët thellë. Po sa të hetohet se diçka nuk është në rregull me të folurit e fëmijës duhet dërguar tek eksperti specialist për të folur logopedi. Disa prindër kur hetojnë se fëmija i tyre ka filluar të belbëzoj, fillojnë atë ta korrigjojnë: fol kështu, mos fol ashtu, thuaj kështu etj. Kjo mënyrë e korrigjimit është e dëmshme. Dr. Ardita Devolli në një punim të saj jep shumë këshilla të shkëlqyeshme kur fol për belbëzimin, prandaj nuk do të doja t’i përsërisë ato. Nëse dikujt i interesojnë le ti lexoj në internet ku flitet  për belbëzimin. Si shkaktar të belbëzimit mund të përmendet edhe ndërrimi i rrethit familjar dhe shoqëror i fëmijës. Dita e parë e shkollimit të tij, kur fëmija shkon në klasën e parë mund me qenë katastrofale për te. Fëmija është mësuar në jetën e lirë familjare. Aty nuk ka pasur brenga, nuk ka pasur me kënd ta ndaj karrigen, ka pasur dashurinë prindore, ngrohtësinë familjare të cilën nuk mund t’ia dhuroj asnjë rreth shoqëror. Me shkuarjen në shkollë fiton një tronditje të madhe e sidomos nëse prindërit nuk e kanë përgatitur fëmijën për shkollë. Ka prindër që i thonë fëmijës hajt se shkon në shkollë e shofish çka po të gjen atje. Ky fëmijë do të traumatizohet duke pritur më të keqen. Prindërit shpesh mësuesit i japin epitete të një bishe i cili i mbyt fëmijët. Në këto momente edhe i rrituri do të hamendej a të shkon në shkollë apo jo?!! Po ta pyesim një fëmijë të këtillë disi befas për emrin e vetë, ai do të skuqej dhe do të përgjigjet me ndërprerje të të folurit. Me këtë desha t’i këshilloj prindërit që fëmijën ta përgatisin për shkollë. Fëmijën ditën e parë duhet ta shoqërojmë nga se ai ndihet më i sigurt kur shkon ditën e parë në shkollë. kjo ditë është shumë e rëndësishme e cila mund të lenë vragë të thella në shpirtin e tij.     
            Si çdo çrregullim i të folurit i cili mund të korrigjohet, edhe belbëzimi mund të eliminohet, por për këtë duhet të kesh besim në vetëvehte, vullnet, qëndrueshmëri, durim dhe të besosh se mundesh dhe me kohë duhet të drejtohesh tek logopedi i cili do t’i japë këshillat e duhura. Logopedi është ekspert për të folur, prandaj ai përcjell edhe literaturën bashkëkohore botërore dhe ka njohuri për metodat që duhet të përdorën. Trajtimi i çdo belbëzuesi bëhet individualisht për shkak se ky nuk është i njëjtë tek të gjithë. Disa kanë belbëzim të lehtë i cili i përngjanë ngecjes, tek disa është pak më i rëndë e tek disa edhe më i rëndë. Trajtimi dhe mjekimi i belbëzimit kërkon vullnet dhe kohë më të gjatë për ta çrrënjosur në tërësi. Për mjekimin e belbëzimit nuk ka pasur dhe as nuk ka ndonjë metodë universale që mund ta përdorin ata që kanë problem me te, ose që mund ta përdor logopedi. Shërimi tek logopedi është më i sigurt nga se ai përdor metoda bashkëkohore dhe mund ta kontrollon pacientin. Shërimi i vetëvetit është pak më i komplikuar se nuk e heton përparimin ose stagnimin.
               Lexues i nderuar, të lutem këtë temë dërgoja një shoku apo një miku i cili vuan nga belbëzimi ose nga ndonjë pengesë tjetër në të FOLUR.
               Lexuesi mund të bënë pyetje lidhur me problemet e të foluri në email , në adresë apo në telefon. Përgjigja do të jepet pa vonesë.
              TEMA NUK MUND TË PUBLIKOHET PA LEJEN E AUTORIT!
          Autor:     
Irfan M. Bojaxhiu,defektolog
Tel. 044-337-008 
Email: irfanbojaxhiu@hotmail.com
                                                               
11  Pranë Njëri-Tjetrit / Prezantoni veten në forum / Pershendetje te gjitheve : Mars 26, 2010, 01:06:30 MD
 Pershndetje te gjitheve, Ju deshiroj shendet dhe lumturi ne jete. Po ashtu te gjithe antareve te forumit u deshiroj bashkepunim sa me te mire.
12  Pranë Njëri-Tjetrit / Përshëndetje dhe urime / pershendetje : Shkurt 26, 2010, 02:47:28 PD
 Shume, shume, shume falenderoj Alpinen dhe Dursaken per mikepritjen time ne kete Forum i cili dita dites po me duket shume i mire dhe i kendshem e sidomos me rregullin qe ka. Jam antar i disa forumeve, por si po me duket mua, ky Forum ka rregulla aq te mira sa me te vertet po me pelqejne. Ne disa forume edhe pse je antar nuk mund te kyqesh kur deshiron nga se kerkohet identifikimi i cili mund te zgjas edhe me ore te tera. po ashtu ka edhe forume ne te cilat publikohen edhe tema te vjedhura si qe me ka ndodhur mua, ku nje voglushe mi ka kopjuar dy tema dhe i ka publikuar ne Engles forumotion si autore e tyre, gje qe bjen ndesh edhe me ligjet e autorsise. Shpresoj se ne kete Forum do te kaloj mire edhe pse i kam vitet e fundit te pleqerise. Edhe njehere e pershndes stafin e keti forumi dhe te gjithe antaret e ketij.
13  Pranë Njëri-Tjetrit / Përshëndetje dhe urime / pershendetje : Shkurt 23, 2010, 07:35:08 PD
   Pershendes te gjithe Stafin e Psikologjia Net duke u deshiruar shendet dhe pune te mbare e te suksesshme ne jeten private dhe ne kete Forum. Po ashtu falenderoj forumin qe ma beri te mundur regjistrimin shume te shpejte dhe te lehte qe rralle gjenden keso forume. Shpresoj se ky forum eshte me karakter serioz dhe do te jete i frytshem bashkupunimi ime ketu.
Faqe: [1]
SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.742 sekonda me 21 veprime.