psikologji.net
Prill 19, 2014, 06:05:59 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: skizofrenia  (Lexuar 9434 here)
0 Anetare dhe 2 Vizitore po shikojne kete teme.
donushi
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 21
180.00 Kredite

View Inventory
Send Money to donushi

Shiko Profilin
« : Prill 26, 2009, 11:11:28 PD »

 te dashur forumiste kisha pasur deshir qe nga ju te di se a keni degjuar lidhur me semundjen psikike shizofrenin nese donjeri prej jush di  per kete lloj semundjesh ju kisha lutur te me tregoj se shum eshte ka me intereson un ka disa te dhena po nuk po me mjaftojn.Respekt donushi
« Ndryshimi I Fundit: Korrik 23, 2009, 06:16:03 PD nga J@mes » Identifikuar
Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2970
8858.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« Pergjigje #1 : Maj 13, 2009, 04:10:20 MD »

Pershendetje donushi

Shizofrenia eshte nje semundje mendore qe individi ndodh te lind me te .
shizofrenia ka sherim kuptohet me ana te ilaqeve por mos bashkepunimi mjek -pacient e bveshtireson sherimine kesaj semundjeje.kjo semundje mund te kete bazen trashegimike.

Me posht po cek disa faktore:


NJE nder faktoret supozohet te jete trashegimia (edhe pse nuk dihet saktesisht) sepse shihet nje konqidenc ne mes te bineqve dmth nese njeri nga bineqet semuhet, tjetri ka gjasa te medha te semuhet nga kjo semundje!
ne fakt diskutohen shume faktor (perveq faktorit gjenetik) jane edhe faktoret biokimik/toksikologjik, ketu behet fjale per sensitivitetin e receptorve te trasmiterit neural te quajtur Dopamin (behet fjala per receptoret D2 edhe D4) ne sistemin mezo-limbik (qendra e kordinimit te emocioneve) ose egziston ky trasmiter neural (dampamina pra) ne qelizat nervore ne mase te madhe ne tru, si dhe toksikologjia, behet fjale per abuzim te droges por edhe konsumimi i tepert i alkoholit e ka efektin e ngjajshem (sepse ai ndikon ne receptoret e dopamines)
Faktoret psiko-social ku behet fjale per c'rregullime ne familje, nuk eshte vertetuar as ky por diskutohet shume per kete. eshte nje lidhes ne mes te ngarkeses me situaten dhe paraqitjes se semundjes, si dhe ky faktor ndikon ne rrjedhojen e semundjes.
Faktori neuro-anatomik, ketu behet fjale per zgjerimin e ventrikulit te 3 ne tru, por kjo nuk ka relevance sepse nuk eshte gjet asnje nderlidhje me semundjen, eshte "faktor i rastit"

Simptomet.
Egzistojne simptomatika pozitive, ketu behet fjale per crregullimet qe dalin jasht normave normale shoqerore, shembull cmenduria apo halucinacionet. simptomatika negative ketu behet fjale per pacientet te cilet ne krahasim me personat e shendoshe, tregoje mangesi sociale shembull:mungesa e vullnetit, terheqja ne vetemungesa e oreksit, pakenaqesia, anhedonia etj

egzistojne disa tipe te shizofrenise siq jane
Tipi paranoid (cmenduri dhe halucinacione)
tipi i crregullt (i paorganizum) (flet edhe mendon ne menyre te dezorientume)
tipi katatonik (ketu behet fjale per sistemin motorik)
 Pra shizofrenia eshte semundje mentale-psiqike me siptome dhe tipe te llojit te caktuar.KUrimi eshte qenesor me bashkepunim nga pacienti.

Me respekt
Eriona

Kalofshi bukur!
« Ndryshimi I Fundit: Korrik 23, 2009, 06:16:21 PD nga J@mes » Identifikuar

donushi
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 21
180.00 Kredite

View Inventory
Send Money to donushi

Shiko Profilin
« Pergjigje #2 : Maj 16, 2009, 03:10:57 PD »

Faleminderit shume Eriona qe me shkruajte mbi semundjen e shizofrenis.Kalo mir Donushi
« Ndryshimi I Fundit: Korrik 23, 2009, 06:16:42 PD nga J@mes » Identifikuar
Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2970
8858.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« Pergjigje #3 : Maj 25, 2009, 05:17:20 MD »

Kalofsh kendshem
« Ndryshimi I Fundit: Korrik 23, 2009, 06:16:58 PD nga J@mes » Identifikuar

J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2802
7483.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #4 : Dhjetor 07, 2009, 11:31:00 MD »

Skizofrenia eshte nje sindrom qe shfaqet kryesisht me pranine e nje bashkesie shenjash karkteristike, te shoqeruara me nje keqfunksionim te dukshem social e fizik.Simptomat kryesore mund te konsiderohen te ndara ne dy grupe te medha : simptoma pozitive dhe negative.

Simptomat kryesore mund te konsiderohen te ndara ne dy grupe te medha : simptoma pozitive dhe negative.

Simptomat pozitive perfshijne shtremberimet ose teprimet e :


a-permbajtjes se mendimit (deliret),

b-perpeceptimit (halucinacionet),

c-gjuhes e komunikimit (te folurit e c’organizuar),

d-Paraqitjes dhe sjelljes (sjellje te c’rregullta)

Simptomat negative perfshijne :

a-reduktim te intensitetit te shprehjeve emotive (ndjenja te cekta),

b-reduktim ne rrjedhshmerine dhe produktivitetin e mendimit dhe te folurit (alogji),

c-reduktim ne orjentimin e sjelljeve me perfundim arritjen e qellimit (abuli).

Personat skizofrenike shfaqin crregullime te perceptimit dhete vemendjes. Ata shpesh shprehen se bota u duket e ndryshme e gati ireale.

[1] Disa flasin per ndryshime ne permasate trupit te tyre, apo ndryshime ne distancat mes objekteve qe kane realisht prane.

[2] Shtremberimet me dramatike te perceptimit jane halucinacionet, te cilat jane pervoja ndjesore ne mungese te stimujve mjedisore real. Nje i semure skizofren nuk arrin te ndaje kufirin e reales me jorealen. Halucinacionet ai i konsideron si stimuj te shkaktuar nga bota e jashtme ose e brendshme, por kurre si produkt i mendjes se tij.

Halucinacionet jane te llojee te ndryshme si : pamore, degjimore, te te prekurit, te nuhatjes, te shijes, ose nje kombinim i disa nga keto lloje. Me te zakonshmet jane halucinacionet degjimore, te cilat shfaqen ne formen e "zerave","muzikes", "zhurmave".

Skizofrenia, zakonisht paraprihet nga nje faze pararendese, gjate se ciles verehet nje perkeqesim i funksionimit normal. Gjate kesaj periudhe personi shfaq shenja te terheqjes nga shoqeria, moskujdesje per higjenen personale, mungese te theksuar motivimi dhe perjetime te ndjesive dhe perceptimeve jo te zakonshme.

Skizofrenia ndahet ne tipe dhe nen tipe, te cilet klasifikojne lloje te ndryshme, apo kombinime te crregullimeve te sizofrenise. Crregullime te ndryshme te skizofrenise, ne vresi te llojit, kohezgjatjes, apo kushteve te pershkallezimit, mund te permiresohen apo edhe te sherohen. /cdodite/
Identifikuar


Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2970
8858.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« Pergjigje #5 : Dhjetor 08, 2009, 05:16:43 MD »

“Gjurmët” e skizofrenisë
Skizofrenia është një formë e përsëritur dhe shpeshherë kronike e sjelljes anormale që i referohet asaj që shumë prej nesh e quajmë 'çmenduri'.
Psikiatri zviceran, Eugen Bleueler, ka qenë ai që ka përdorur nocionin “skizofreni” për herë të parë, fjalë kjo e cila vjen nga greqishtja dhe do të thotë “shpirt i ndarë”. Psikiatrit e klasifikojnë skizofreninë si psikozë. Me këtë ata nënkuptojnë një person, i cili nuk mund t’i dallojë mendimet, idetë, perceptimet dhe imagjinatat e tyre intensive nga realiteti (perceptimi i ndarë, idetë dhe vlerat që njerëzit e tjerë në atë kulturë i mbajnë si të vërteta).

Psikiatrit e klasifikojnë skizofreninë si psikozë. Me këtë ata nënkuptojnë një person, i cili nuk mund t’i dallojë mendimet, idetë, perceptimet dhe imagjinatat e tyre intensive nga realiteti (perceptimi i ndarë, idetë dhe vlerat që njerëzit e tjerë në atë kulturë i mbajnë si të vërteta). Përveç këtyre simptomave, personi mund të dëgjojë zëra apo të besojë që njerëzit e tjerë mund t’u lexojnë mendjen dhe kontrollojnë mendimet e tyre.
Shumica e psikiatërve i konsiderojnë këto simptoma si çrregullime psikiatrike.

Ide alternative për skizofreninë janë dhe reaksionet natyrale dhe logjike për shkak të ndonjë shqetësimi të madh. Shumë njerëz preferojnë ta shikojnë skizofreninë në mënyrë të përgjithshme, megjithatë një person është skizofren kur ka të paktën këto simptoma, sipas manualit të diagnostikimit:

A. Simptomat karakteristike

Dy (ose më tepër) nga simptomat e mëposhtme, prezente në një pjesë kohe rreth njëmujore (ose edhe me pak) janë të mjaftueshme për te përcaktuar pacientin si skizofren:
1. Deluzione
2. Halucinacione
3. Fjalim/mendim i çrregullt (jo i rrjedhshëm)
4. Sjellje katatone ose ç’rregullsi e theksuar në sjellje
5. Simptoma negative - humbje e funksioneve normale, si p.sh.: mungesë iniciative, mungesë dëshire, varfërim (ose bllokim i plotë) fjalimi etj.

B. Çrregullimi në jetën sociale/profesionale

Çrregullim, i tillë që rënia në prodhimtari të jetë e dukshme nga çka qenë para shfaqjes fillestare te simptomave, në një ose më tepër fusha të funksionimit si p.sh. puna, marrëdhëniet ndërpersonale, kujdesi për vetën… etj., gjatë një periudhe kohore kuptimplote pas shfaqjes së sëmundjes ose simptomave skizofrenike

C. Kohëzgjatja

Shenja të vazhdueshme të shqetësimeve duhet të jenë shfaqur gjatë 6 muajve të fundit. Kjo periudhë 6-mujore duhet të përfshije të paktën një muaj që nga shfaqja e simptomave nga grupi A (faza aktive e simptomave) dhe mund të përfshijë periudha të simptomave, si fazën aktive të keqësimit ose fazën e shfaqjes së simptomave pozitive (d.m.th. përmirësim në funksione të ndryshme). Këto simptoma mund të jenë të njëjta me sëmundjet e tjera mentale siç janë çrregullimi bipolar dhe çrregullimi skizoafektiv apo mund të jenë rezultat i ndonjë problemi fizik. Psikiatrit dallojnë gjatë diagnozës se skizofrenisë disa prej simptomave pozitive dhe negative.

Simptomat pozitive përfshijnë:
* mendime të çrregulluara
* halucinime, si dëgjime të zërave apo tingujve
* deluzionet
* iluzionet

Simptomat negative përfshijnë:
* kur ndihen të painteresuar dhe emocionalisht të zbrazët
* pamundësi për t’u përqendruar
* dëshira për të qëndruar larg prej njerëzve
* nevojë për t’u ndier të mbrojtur

Shumë persona që vuajnë nga skizofrenia, janë të shkëputur nga jeta shoqërore. I ashtuquajturi “izolimi social” shpesh shfaqet edhe para shfaqjes se simptomave të para skizofrenike si halucinacionet dhe deluzionet, dhe mund të jetë një nga shenjat e para se diçka nuk shkon mirë. Izolimi social nuk është vetëm një simptomë, por edhe një strategji e përdorur nga pacientët për t'u bërë ballë simptomave. Izolimi te shumë pacientë shoqërohet me pavendosmëri, pasiguri dhe humbje e dëshirës. Këta persona lënë mënjanë punën dhe qëllimet personale dhe janë të paaftë të funksionojnë në mënyrë të pavarur. Varfërimi i procesit mendor ndryshe mund të shfaqet edhe si varfërim i procesit të të folurit. Këta pacientë thjesht nuk kanë për çfarë të flasin apo nuk dinë se çka të flasin. Shpeshherë ndodh që këta pacientë të hidhen nga një mendim në tjetrin pa arritur të përfundojnë mendimin e nisur, gjë që quhet “bllokim mendimi”.

Pacientët skizofrenikë mund të shfaqin forma të ndryshme të pazakonta të sjelljeve fizike apo motorike. Për sa u përket teorive shpjeguese, teoria më ndikuese deri më tani për shkaqet e skizofrenisë është “hipoteza e dopaminës” që fokusohet mbi funksionin e këtij neurotransmetuesi në pjesën limbike të trurit. Dopamina përcjell porositë në mes qelizave të trurit. Mosshkarkimi i këtij neurotransmetuesi në sasinë e duhur në tru mund të jetë një nga shkaqet kryesore. Medikamentet që përdoren për kurimin e skizofrenisë kanë si funksion të stimulojnë çlirimin (“prodhimin”) e dopaminës dhe kalimin e saj nga njëri neuron në tjetrin. Këto medikamente quhen medikamente antipsikotike.

Hulumtuesit që kanë shikuar apo kërkuar posaçërisht për ’gjenin skizofrenik’, nuk kanë gjetur asnjë. Megjithatë, është thënë që disa gjene të veçanta mund t’i bëjnë disa njerëz më të pambrojtur nga simptomat, mirëpo kjo s’do të thotë që këto gjene të zhvillohen (të aktivizohen). Zhvillimi fizik i njerëzve, edukimi në moshën e re dhe ambienti ku ata rriten, luajnë rol të njëjtë, sikurse edhe faktorët psikologjikë.

Studimet dhe shpjegimet personale sugjerojnë që ndodhitë stresuese mund ta shkaktojnë skizofreninë, p.sh. nëse e humbni dikën të afërt apo tendosja kur duhet ta ndërroni punën. Presionet e tjera të vazhdueshme, si varfëria, banimi në vend të përkohshëm dhe ngacmimet racore apo abuzimet seksuale, mund të kontribuojnë në problem. Bazuar në një studim, më shumë se gjysma e njerëzve që dëgjojnë zëra negativë, thonë që shkaktar i problemit është dhunimi fizik apo seksual. /Telegrafi
Identifikuar

J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2802
7483.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #6 : Shkurt 03, 2010, 10:32:55 PD »

Në rreth 20 vitet e fundit janë bërë kërkime të konsiderueshme për shkaqet e mundshme biokimike dhe gjenetike të skizofrenisë, veçanrisht rreth mundësisë që ndonjë substancë e trurit e trashëguar gjenetikisht, të jetë përgjegjëse për skizofreninë. Çrregullimi duket se ka histori familjare dhe shfaqja e skizofrenisë te binjakët identikë është e lartë edhe tek ata që janë të rritur në familje krejt të ndryshme. Por forcat e mjedisit duket se e intensifikojnë ndikimin e faktorëve gjenetikë, që dyshohet se janë të pranishëm. Në fillim le të shohim ndikimet mjedisore te skizofrenia.

Ndikimet mjedisore. Hetimi i plotë i sfondit familjar të individëve me skizofreni, zakonisht tregon një histori stresi shumë të madh te fëmija. Ky stres është aq i madh sa fëmija shkëputet nga realiteti i padurueshëm, duke u futur në një botë fantazore (Zubin dhe Ludwig,1983). Ekzistojnë dy situata familjare që lidhen rëndom me skizofreninë (Roff dhe Knight,1981). E para, ka të bëjë me një nënë që është indiferente ndaj familjes dhe kjo sjell si rezultat çorganizim dhe stres. E dyta, lidhet me një prind (zakonisht nënën) që sundon plotësisht mbi bashkëshortin (ose bashkëshorten) dhe fëmijët, por nuk tregon kujdes për ta. Në të dyja rastet, konflikti dhe stresi çojnë në shtimin e ndjenjës së pambrojtshmërisë te fëmijët. Nga një studim tjetër (Doane dhe kolegët,1981) u zbulua se, modelet e komunikimit në familje kishin lidhje me tendencat e skizofrenike të fëmijëve. Në mënyrë të veçantë, në familjet me fëmijë te të cilët zhvillohet skizofrenia, ndeshen më shpesh mesazhet e paqarta ose kontradiktore, kritikat dhe qëndrimet keqdashëse. Një numër studimesh të hershme kanë treguar se, skizofrenia është më e përhapur në grupet me nivel të ulët social-ekonomik. Njerëzit e klasave më të ulta që janë të prekur nga skizofrenia paraqesin simptoma më të shumta fizike dhe sociale që tregojnë se ata nuk janë të lumtur, si dhe me shumë mosmarrëveshje të hapura dhe fërkime në marrdhëniet me të tjerët.
Ekzistojnë shumë arsye të mundshme por të pavërtetuara për këto ndryshime të dukshme sipas përkatësisë klasore. Ato mund të jenë rezultat i procedurave të pamjaftueshme diagnostifikuese që përdoren për njerëzit më të varfër;gjithashtu, në qoftë se është i varfër, personi i shqetësuar ka më pak mundësi që ta ruajë një vend pune ku paguhet mirë;të varfërit dhe të pasurit mund t’i rrisin fëmijët e tyre në mënyra të tilla, që t’i predispozojnë të reagojnë ndryshe ndaj stresit;të qenit i varfër mund të bëjë gjithashtu që të lindin ndjenjat e të qënit i pashpresë. Kërkimet për të gjetur një shpjegim në lidhje me ndryshimet e dukshe sipas përkatësisë klasore, në rastet e shfaqjes së skizofrenisë, janë të rralla dhe është e nevojshme të shtohen.
Teoricientët e të mësuarit social argumentojnë se skizofrenia është një sjellje e mësuar, që krijohet nga përforcimi prej njerëzve të tjerë i reagimeve anormale. Në rast se dikush nuk përfillet prej të tjerëve, atëherë një mënyrë për të fituar vëmëndje e tyre është që të sillet në mënyrë të çuditshme. Sipas Laing, skizofrenia ndodh kur një individ vendos që të mos pranojë më trysnitë dhe kërkesat e shoqërisë kështu kthehet drejt brendësisë së vetvetes të një bote fantazish të vetëkrijuara. Teoricientët e psikoanalizës, si Froidi, besonin se skizofrenia ishte rezultat i kthimit tek narcisizmi primar, faza gojore para se të zhvillohet egoja. Individi narcisistik kontrollohet plotësisht nga uni dhe kërkon vetëkënaqësi të plotë. Asnjë nga teoritë e mjedisit nuk e ka shpjeguar në mënyrë të plotë skizofreninë, prandaj dhe ekziston një nxitje e madhe te kërkimet e sotme për shkaqe të mundshme biologjike të saj.
Ndikimet biologjike. Rreth 1 % e popullsisë vuan nga skizofrenia. Por kërkimet gjenetike kanë treguar se, shanset janë mjaft të larta që kur një person vuan nga skizofrenia, edhe një person tjetër fare i afërt për nga lidhja gjenetike me të, ta ketë skizofreninë. Studimet me binjakët kanë treguar shkallë të larta përputhjeje në skizofreni (në rast se e ka njëri, po ashtu e ka edhe tjetri), sipas Zerbin-Rubin,1972 .
Përputhja skizofrenike është shumë më e lartë te binjakët monozigotikë (identikë) sesa te binjakët dizigotikë(joidentikë). Gotesman dhe Silldz, 1972, njoftuan per një shkallë përputhjeje prej 42 % te binjakët MZ(monozigotikë), dhe vetëm prej 9% te binjakët DZ(dizigotikë). Studimet për adoptimet gjithashtu tregojnë se, ndikimet gjenetike janë shumë të rëndësishme në skizofreni. Edhe sikur të ndahen nga njëri-tjetri nëpërmjet adoptimi, dy binjakë kanë shumë të ngjarë që të kenë shkallë të lartë përputhjeje në këtë drejtim. Sidoqoftë, një numër punimesh kritike të kohëve të fundit kanë vënë në dukje se, me metadologjinë e kohës, është tejet e vështirë që të ndahen ndikimet e mjedisit nga ato gjenetike (Abrams dhe Taylor,1983). Nuk është identifikuar ende mekanizmi i saktë gjenetik përgjegjës për skizofreninë. Sidoqoftë, disa të dhëna të kohëve të fundit tregojnë te reaksionet biokimike, gjë që mund të çojë në sjellje skizofrenike.
Një numër teorish biokimike janë propozuar në rrjedhë të viteve. Hulumtuesit kanë shprehur mendimin sesi faktorë shkaktorë janë mungesa e vitaminave, anormalitetet e proteinës së gjakut, dhe parregullsitë kimike të urinës. Shpesh në të kaluarën hulumtuesit nuk i kushtonin vëmendje faktit se, njerëzit që shtrohen në spital nga skizofrenia, zakoknisht janë duke vazhduar terapinë kundër varësisë ndaj drogave, gjë kjo që mund t’i shpjegojë këto ndryshime kimike. Teoria më premtuese biokimike e sotme është teoria e dopaminës.
Wise dhe Stein, njoftuan se skizofrenët kanë nivele shumë të larta të dopaminës nurotransmetuese sesa niveli normal. Barnat e quajtura fenothiazina, që ndihmojnë në trajtimin e skizofrenisë nëpërmjet uljes së niveleve të dopaminës, në rast se nuk përdorën nën kontroll të kujdesshëm, mund të shkaktojnë simptoma të sëmundjes së Parkinsonit (e cila normalisht shkaktohet nga nivele të ulta të dopaminës).Amfetaminat kanë tendencën të rrisin nivelet e dopaminës dhe mund të çojnë te psikoza e amfetaminës, që shoqërohet me simptoma skizofrenike. Fatkeqësisht të dhënat nuk janë aq të qarta sa do t’i dëshironim.Barnat antipsikotike nuk i ndihmojnë të gjithë skizofrenët. Dhe, ndërkohë që këto barna ulin nivelin e dopaminës, nga ana tjetër ato gjithashtu ndërhyjnë te funksionimi i neropinefrinës, serotoninit dhe acetilkolinës dhe kështu nuk përbëjnë zgjidhjen e plotë të situatës komplekse. Hulumtimet që përpiqen të zbulojnë lidhjen e neurokimikateve me skizofreninë vazhdojnë. Ka disa shkencëtarë që besojnë se skizofrenia mund të shkaktohet nga një infeksion virusal (Bower,1985). Disa viruse mund të ndikojnë te neurotransmetuesit, përfshirë edhe dopaminën.Kjo linjë hulumtimesh është duke vazhduar dhe duket premtuese.
Noishterlain dhe Dosen(Neuchterlein dhe Dawson,1984) sugjeruan një model të pambrojtshmërisë nga stresi të skizofrenisë sipas të cilit disa njerëz kanë një prirje biologjike (predispozicion), duke trashëguar gene të caktuara, për t’u prekur nga skizofrenia, në rast se mjedisi rrethues u shkakton stresin e mjaftueshëm për këtë. Në mënyrë të veçantë, sipas kësaj teorie njerëz të caktuar kanë vështirësi në përpunimin e informacionit dhe në ruajtjen e vëmëndjes. Ata mbireagojnë ndaj stresuesve socialë dhe kanë mungesë të kompetencave të duhura sociale dhe të aftësive për përshtatje. Kështu, në mungesë të një familjeje të ngrohtë dhe mbështetëse, stresi është i rëndë në masën e mjaftueshme për ta shtyerë individin drejt skizofrenisë. Kështu, në modelin pambrojtshmëri-stres përfshihen si faktorë biologjikë, ashtu edhe ata mjedisorë.
Ne ende nuk e dimë me saktësi se çfarë e shkakton skizofreninë. Duket se ajo krijohet dhe favorizohet nga faktorë gjenetikë, organikë, biokimikë dhe të mjedisit. Ashtu si edhe kanceri, ajo ndoshta nuk është vërtet thjesht një çrregullim, por më tepër një kombinim i papërcaktuar problemesh fizike dhe të sjelljes, prej të cilëve kemi identifikuar vetëm një pjesë. Dhe si kanceri, ajo është një çrregullim nga i cili duket se janë të prekshëm shumë njerëz.

Llojet e skizofrenisë.
Skizofrenia katatonike
Skizofrenia e çorganizuar
Skizofrenia paranoide
Skizofrenia e padiferencuar
Skizofrenia e mbetur

Në vitet e fundit janë bërë kërkime të konsiderushme për shkaqet e mundshme biokimike dhe gjenetike të skizofrenisë-veçanrisht rreth mundësisë që ndonjë substancë e trurit e trashëguar gjenetikisht, të jetë përgjegjëse për skizofreninë.
Çrregullimi duket se ka histori familjare dhe shfaqja e skizofrenisë te binjakët identikë është e lartë, edhe tek ata që janë rritur në familje krejt tëtë ndryshme. Por forcat e mjedisit duket se e intensifikojnë ndikimin e faktorëve gjenetikë, që dyshohet se janë të pranishëm.

Skizofrenia është lloji më i zakonshëm i psikozës dhe personat me këtë sëmundje priren të jetojnë në botën e imaginatës së tyre. Pjesa më e madhe e skizofrenëve të shtruar në spital vishen vetëlëvizin rreth e rrotull dhe kryejnë aktivitete të tilla të jetës së përditshme si ngrënia pirja e duhanit thuajse në të njejtën mënyrë si gjithë të tjerët. Por personat me skizofreni nuk tregojnë interes dhe preokupim për ngjarjet dhe njerëzit përreth tyre. Ata janë më të shumtën e herës të preokupuar me fantazira, përfytyrime të rreme dhe haluçinacione që ndikojnë në të menduarit dhe të folurit e tyre. Ndonëse ka disa lloje skizofrenie, shumica e skizofrenëve shfaqin disa simptoma të përbashkëta.
Ekzistojnë mendime të ndryshme dhe kontradiktore lidhur me ate se, cilin person do ta quajmë skizofrenik. Meqë skizofrenia përfaqëson çrregullimin më të zakonshëm psikotik, ajo PËRDORET SHPESH SI NJË THES KU FUTEN TË GJITHË ATA INDIVIDË, QË NUK KLASIFIKOHEN NDRYSHE. Disa psikologë si David Rosenhan mbajnë qëndrim kritik ndaj profesionistëve që merren me sëmundjet mendore duke thënë se ata janë tepër të gatshëm t'u vënë njerëzve DIAGNOZËN E SKIZOFRENISË. Qëllimi i tij ishte të ilustronte pikërisht këtë dukuri kur ndërmorri një studimin në të cilin persona normalë pranuan të shtrohen me dëshirën e tyre në spitale të ndryshme psikiatrike, ku pastaj ankoheshin se dëgjonin zëra që u flisnin. Siç e thamë edhe në fillim,ndonëse është e vështirë të diagnostikohet saktë një çrregullim duke u nisur vetëm nga kjo simptomë, fakti është që shtatë nga tetë PSEUDOPACIENTËT E ROSENHANIT U DIAGOSTIKUAN SI SKIZOFRENË. Ky studim dëshmon për rrezikun kur i etiketojmë njerëzit me terma diagnozash klinike.
Shumë persona me skizofreni provojnë përfytyrime të paqena(deluzive) ose besojnë në gjëra që nuk mbështetën te realiteti. Disa skizofrenë kanë deluzionin e persekutimit dhe besojnë se dikush përpiqet ti vrasë ose t'i dëmtojë. Gjithashtu ata e kanë të vështirë të ndajnë realitetin nga fantazia.
Ata kanë probleme kur bëjnë lidhjen e informacioni aktual me njohuri të mëparshme. Po ashtu ata tregohen konfuzë dhe nuk janë të aftë të bëjnë analiza.Idetë dhe mendimet e tyre zhvendosen nga një temë në tjetrën, megjithëse nuk ka asnjë lidhje midis këtyre temave.
Dëmtimi i perceptimit. Individët me skizofreni shpesh thonë se kanë patur haluçinacione ose përjetime shqisore në mungesë të ngacmuesve shqisorë. Shpesh këto janë haluçinacione dëgjimore, si të dëgjuarit e zërave që i flasin pacientit ose që thjesht krijojnë tinguj....
Dëmtimi i emocioneve. Shumë persona me skizofreni manifestojnë reagime emocione anormale. Nganjëherë ata duken si pa ndjenja apo emocione dhe nuk demostrojnë ngacmime emocionale. Ata kanë prirjen ta
orientojnë shikimin drejt përpara dhe duken apatikë kur flasin, zëri i tyre është monoton dhe pa ngjyrime emocionale. Persona të tjerë me skizofreni manifestojnë reagime emocionale të papërshtatshme. sh., ata qeshin kur mësojnë një lajm të hidhur ose qajnë pa ndonjë shkak të dukshëm; ose gjendja e tyre emocionale ndryshon në mënyrë të menjëhershme dhe reagimi i tyre mund të mos ketë lidhje me ngacmuesin.
Dëmtimi i ndjenjës së unit dhe të vullnetit. Ndjenja e unit është një veçori e rëndësishme e një personi normal e të shëndetshëm. Një person me skizofreni ka vështirësi në krijimin e identitetit të tij personal dhe beson se jane forcat e jashtme që drejtojnë sjelljen e tij.
Një karakteristikë që vihet re shpesh te një person me skizofreni është çrregullimi i vullnetit, mungesa e aktivizimit drejt një synimi të caktuar.
Personi nuk tregon motivimin e duhur për të çuar një veprim deri në fund.
Kjo, natyrisht, bën që personi të mos jetë i zoti për të funksionuar si duhet në shoqëri
Dëmtimi i marrëdhenieve dhe i sjelljes. Një individ me skizofreni ka shumë vështirësi në shoqërimin me të tjerët. Shpesh ai tërhiqet nga marrëdhëniet shoqërore.Ngaqë kalon momente deluzionesh(përfytyrimesh të paqena)dhe halunaçionesh, ai nuka është në gjendje të vendosë lidhjet e duhura me botën që e rrethon.

Marrë nga libri "Psikologjia një hyrje konçize" (Terry F. Pettijohn)
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2802
7483.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #7 : Korrik 05, 2010, 05:41:21 PD »

Burimi: Queensland Centre for Schizophrenia Research, Australi

 
Shqyrtim
Ky shqyrtim selektiv në mjekimin e skizofrenisë, paraqet dy çështje të rëndësishme. E para, barnat e reja antipsikotike e kanë përmirësuar jetën e njerëzve me skizofreni. Ky rishikim nënvizon disa çështje praktike rreth përdorimit të këtyre barnave. E dyta, të dhënat sugjerojnë se nxitja në identifikimin dhe mjekimin e personave me psikoza (përfshirë skizofreninë dhe psikozat afektive) përmirësojnë rezultatet klinike.
 
Metodat
Në këtë shqyrtim janë mbledhur të dhënat nga praktika klinike dhe këshillat e publikuara tre vitet e fundit rreth menaxhimit të skizofrenisë.
 
Ç’është skizofrenia?
Çrregullimet skizofrenike janë grup sëmundjesh të karakterizuara me kombinime të ndryshme të simptomave neuropsikiatrike. Klasifikimet diagnostiko-moderne përfshijnë gjithashtu kriterin e lidhur me kohëzgjatjen e simptomave, dobësimet në funksionim dhe mungesën e ndonjë sëmundje neurologjike. Problemet me vëmendjen dhe kujtesën mund të jenë të spikatura te psikozat, p.sh. disa pacientë kanë vështirësi me detyrat që kërkojnë fleksibilitet dhe planifikim. Të ashtuquajturat simptomat pozitive të skizofrenisë, përfshijnë halucinacionet, delucionet dhe komunikimin e dezorganizuar. Të ashtuquajturat simptoma negative të skizofrenisë janë afekti i vonuar dhe motivimi i dobët.
 
Natyra e lezioneve neurobiologjike ose disfunksioneve që e shkaktojnë skizofreninë, është e panjohur dhe do të mbetet e tillë derisa përparimi i shkencave neurologjike të jetë mjaft i madh. Nuk ka markerë biologjikë për skizofreninë.
 
A ndryshojnë diçka antipsikotikët e rinj?
Megjithëse shumica e individëve me psikoza paraqesin një reduktim mesatar ose të tërësishëm të simptomave pozitive pas terapisë me antipsikotikë, 30% e pacientëve nuk kanë ndonjë ndryshim. Ndërsa ndaj simptomave negative të skizofrenisë barnat antispikotike akoma më pak reagojnë. Nëse një individ është njëherë në përmirësim, antispikotikët e zvogëlojnë riskun nga përsëritja.
 
Kufizimi kryesor nga përdorimi i antipsikotikëve tradicional erdhi për shkak të efekteve anësore të tyre. Në veçanti, pacientët me skizofreni është dashur të tolerojnë parkinsonizmin, akatizinë, distoninë akute dhe diskinezinë e ngadalshme, sëmundje këto që ishin pasojë e efekteve anësore të barnave.
Barna të reja antipsikotike janë prodhuar kohët e fundit. Nga këto, në disponim në shumicën e vendeve janë: resperidone, olanzepine dhe clozapine. Këto barna ndonjëherë emërtohen si antipsikotikë atipikë. Ekzistojnë shumë fakte që evidentojnë efektivitetin e barnave të reja antipsikotike në mjekimin e simptomave pozitive. Të dhënat nga eksperimentet dhe eksperienca klinike gjithashtu sugjerojnë se këto antipsikotikë janë efektivë në zvogëlimin e rrezikut nga rishfaqja e sëmundjes gjatë kohës së trajtimit.
 
Në të kaluarën mendohej se të gjithë antipsikotikët kanë veprim të njëjtë. Përderisa një krahasim i clozapine me barnat tjera tradicionale, ka treguar se clozapine ka efekt më të madh klinik kundrejt tyre. Është vërtetuar se antipsikotikët e rinj kanë një avantazh statistik sa i përket rezultateve klinike kur krahasohen më antipsikotikët tradicional; megjithatë mbetet për t’u shikuar nëse këto dallime janë relevante në praktikën e përditshme klinike. Ekzistojnë fakte që pohojnë se pacientët nën ndikimin e antipsikotikëve të rinj kanë performansa superiore në aftësitë e tyre neurokonjitive (p.sh. në aktivitetin e memories), në raport me pacientët që përdorin antipsikotikë tradicional.
 
Clozapine, olanzapine dhe quetiapine kanë një rang të gjerë të afinitetit ndaj receptorëve,ndërsa të tjerët kanë karakteristika më selektive dopaminike dhe serotonergjike. Për shkak të rrezikut nga agranulocitoza, clozapine nuk duhet të jetë zgjedhja e parë e mjekimit.
Pacientët e sëmurë akut, të cilët kanë çrregullime të sjelljes, mund të refuzojnë mjekimin oral. Kështu derisa të përgatitet dhënia parenterale e antipsikotikëve të rinj, kërkohet administrimi parenteral i ndonjë antipsikotiku tradicional (p.sh. haloperidol 5-10 mg) me ndonjë benzodiazepinë për shkaqe sedacioni.
Kush duhet t’i merr antipsikotikët e rinj?
Pacientët që përjetojnë episodin e parë të skizofrenisë konsiderohen si kandidatë për t’u trajtuar me barnat e reja antipsikotike (përveç me clozepine). Mungesa e efekteve anësore të këtyre barnave mundëson që ato të jenë zgjedhja e parë në mjekimin e pacientëve me sulme të freskëta skizofrenike. Për pacientët që nuk reagojnë në antipsikotikët e rinj duhet provuar me antipsikotikët tradicional.
 
Tek pacientët që iu janë përgjigjur veprimit të antipsikotikëve tradicional, por që kanë efekte anësore ekstrapiramidale të vazhdueshme, duhet po ashtu të provohet trajtimi me barnat e reja. Ndërsa pacientët që nuk janë përmirësuar nga përdorimi i asnjërit nga barnat tjerë, duhet të mjekohen me clozapine.

Çfarë duhet ditur gjatë përshkrimit?

* Ndërrimi i antipsikotikëve

Kur i ndërrohet një pacienti terapia, është me rëndësi që të njoftohet pacienti dhe kujdestarët e tij për rrezikun si dhe për dobitë (p.sh. reduktimi i simptomave dhe efekteve anësore). Rekomandohet një fazë kaluese nga një deri dy javë, gjatë së cilës doza e barit të parë zvogëlohet (ose ndërpritet në raste të depo preparateve), ndërsa doza e barit të dytë gradualisht rritet. Përgjatë këtij mbikalimi, pacientët, klinicistët dhe kujdestarët e tyre duhet të kërkojnë shenjat e hershme të largimit të psikozës. Është po ashtu ndihmesë edhe përcaktimi i qëllimeve të mjekimit (siç është zvogëlimi i ashpërsisë dhe numrit të simptomave ose pakësimi i efekteve anësore) që ndikon në marrjen e vendimit nëse duhet vazhduar.
 
* Strategjitë e dozimit

Për të zvogëluar ashpërsinë dhe numrin e efekteve anësore, është me rëndësi që me barnat e reja të fillohet në doza të ulëta e pastaj gradualisht të rriten. Bari i rri duhet dhënë në dozën sa më të ulët të mundshme, dhe pastaj të rritet pas disa javësh, varësisht nga ndryshimi i simptomave dhe efekteve anësore. Dozat e ulëta mund të jenë adekuate për pacientët në fazat e hershme të sëmundjes dhe te pacientët shumë të rinj ose te pleqtë. Te sëmundja akute shqetësimi zakonisht zhduket pas disa ditësh, por mund të kalojnë edhe javë derisa simptomat pozitive të reagojnë në mjekim. Provat tregojnë se dhënia e dozave të mëdha të antipsikotikëve në raport me dozat e rekomanduara, e rrit e paraqitjen e efekteve anësore pa pasur ndonjë ndryshim në përmirësimin e gjendjes shëndetësore.
 
Përdorimi i terapisë duhet të jetë i vazhdueshëm dhe nëse është e mundur deri në fund të rangut referues. Mjekimi me ndërprerje nuk rekomandohet.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2802
7483.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #8 : Korrik 05, 2010, 05:44:03 PD »

Tipare të zgjedhura të antipsikotikëve të rinj:
 
Clozapine (200-800 mg/ditë)
Studimi: 29 studime, 2490 participantë.
Rezultatet: Antipsikotik efektiv; Pak përsëritje; Reduktim i madh simptomash; Pacienti i kënaqur.
Efektet anësore: Sedacion; Hipersalivacion; Rritje peshe; Risk konvulsionesh; Risk nga agranulocitoza.
Komentet: Kërkohet monitorim i rregullt hematologjik i pacientëve, 31% e pacientëve me skizofreni kanë përmirësim klinik.
 
Risperidone (2-6 mg/ditë)
Studimi: 14 studime, 3401 participantë
Rezultatet: Antipsikotik efektiv; Përmirësim klinik; Pa efekte shtesë anësore; Më pak braktisje.
Efektet anësore: Shtim në peshë; Hiperprolaktinemia; Hipotension postural;
Komentet: Mungesë e tipareve antikolinergjike, pacientëve të cilëve u është ndërruar bari japin simptoma të ngjashme me gripin;
 
Olanzapine (10-20 mg/ditë)
Studimi: 14 studime, 3401 participantë
Rezultatet: Antipsikotik efektiv; Përmirësim klinik; Pa efekte shtesë anësore; Më pak braktisje;
Efektet anësore: Shtim në peshë; Hiperprolaktinemia; Hipotension postural.
Komentet: Mungesë e tipareve antikolinergjike, pacientëve të cilëve u është ndërruar bari japin simptoma të ngjashme me gripin;
 
Olanzapine (10-20 mg/ditë)
Studimi: 5 studime, 2911 participantë
Rezultatet: Antipsikotik efektiv; Më pak braktisje; Zvogëlim depresioni; Më pak sedacion; Më pak efekte ekstrapiramidale;
Efektet anësore: Sedacion; Rritje në peshë; Marramendje.
Komentet: Rritje e përkohshme e transaminazave, incidencë më e ulët e diskinezisë së ngadalshme krahasuar me haloperidol;
 
Olanzapine (10-20 mg/ditë)
Studimi: 5 studime, 2911 participantë
Rezulatet: Antipsikotik efektiv; Më pak braktisje; Zvogëlim depresioni; Më pak sedacion; Më pak efekte ekstrapiramidale;
Efektet anësore: Sedacion; Rritje në peshë; Marramendje;
Komentet: Rritje e përkohshme e transaminazave, incidencë më e ulët e diskinezisë së ngadalshme krahasuar me haloperidol;
 
Sertindole (12-20mg/ditë)           
Studimi: Eksperimente të zgjedhura dhe të kontrolluara           
Rezulatet: Antipsikotik efektiv; Më pak efekte anësore ekstrapiramidale;           
Efektet anësore: Rritja e rrezikut të prolongimit të intervalit QT(1.7% e pacientëve);           
Komentet: Rekomandohet EKG-monitorim, të largohet nga pacientët te të cilët prolongon QT intervalin, i kontraindikuar te pacientët me sëmundje të zemrës;
 
Ziprasidone (80-160mg/ditë)           
Studimi: Eksperimente të zgjedhura dhe të kontrolluara           
Rezulatet: Antipsikotik efektiv; Më pak efekte anësore ekstrapiramidale;           
Efektet anësore: Sedacion;           
Komentet: Shtimi në peshë nuk ka qenë një tipar i spikatur gjatë trajtimit me ziprasidone sikurse me clozapine, risperidone dhe olanzapine;
 
Quetiapine (300­450mg/ditë)           
Studimi: 6 eksperimente,1417 participantë           
Rezulatet: Antipsikotik efektiv; Më pak efekte anësore ekstrapiramidale;           
Efektet anësore: Marramendje; Tharje e gojës; Sedacion;           
Komentet: Vlera të larta braktisjesh gjatë eksperimentimit kufizojnë interpretimin

Kohëzgjatja e mjekimit
Pas një apo dy vitesh të trajtimit, pacientët të cilët kanë pasur vetëm një episodë akute psikotike dhe te të cilët ka ndikuar mirë terapia, që d.m.th. se simptomat e tyre janë në emision, preferohet të provohet një kohë pa terapi me antipsikotikë. Për ata pacientë që kanë pasur dy e më shumë epizode akute, mjekimi duhet vazhduar më së paku pesë vjet; edhe pse vetë ata do të kërkojnë zgjatjen e mjekimit.
 
Përshkrimi i më tepër antipsikotikëve
Idealisht, barnat e reja antipsikotike duhet të përdoren vetëm. Përdorimi për një kohë të shkurtë i benzodiazepinave mund të ndihmojë pacientët e shqetësuar dhe anksioz dhe mund të jetë i dobishëm gjatë episodeve akute. Depresioni është i pranishëm te skizofrenia, me një prevalencë mbi 80%, dhe përdorimi i antidepresivëve duhet shtuar trajtimit me antipsikotikë. Pacienti depresiv duhet monitoruar për shkak të rrezikut nga vetëlëndimi. Pacientët me simptoma ekstrapiramidale, simptomat e të cilëve mbeten edhe pas përdorimit të dozave më të ulëta dhe barnave të reja, duhen trajtuar me barna antikolinergjike.
 
Diagnoza
Programet edukative shëndetësore mund të mësojnë opinionin e gjerë për psikozat dhe për nevojën e mjekimit të tyre. Duhet pasur një bashkëpunim ndërmjet agjencive kyçe dhe adoleshentëve për të lehtësuar ata të kuptojnë nëse kanë pasur ndonjë sulm psikotik. Në veçanti mjekët e përgjithshëm kane një rol të rëndësishëm në identifikimin e shpejtë të psikozave duke monitoruar pacientët që kanë rrezik nga paraqitja e ndonjë sulmi ose nga evoluimi i ndonjë psikoze të qartë. Tiparet e psikozës mund të përfshijnë depresionin, anksiozitetin, dyshimin, izolimin social dhe sjelljen bizare. Ata me histori familjare të psikozave ose me personalitet skizoid ose skizotipik janë në rrezik të lartë nga psikoza.
 
Intervenimet psiko – sociale
Trajtimi i skizofrenisë duhet të përfshijë intervenimet psikosociale si shtesë e terapisë medikamentoze. P.sh., sigurimi i edukimit për pacientët dhe kujdestarët e tyre rreth sëmundjes dhe mësimit të mënyrave praktike të ballafaqimit me sëmundjen dhe zvogëlimin e rrezikut të përsëritjes. Në cilëndo fazë të sëmundjes, klinicisti duhet të japë njohuri për sëmundjen, të ndihmojë në mbështetjen dhe rehabilitimin shoqëror dhe në përgjithësi të krijojë një aleancë ndërmjet pacientit dhe grupit mjekësor. Mjekët dhe bashkëpunëtorët shëndetësor mund të ndihmojnë pacientët me çrregullim të vazhdueshëm të vetëdijes. Po ashtu, në përmirësimin e rezultateve klinike, mund të ndihmojnë edhe intervenimet e bazuara në programet e sjelljes dhe të rehabilitimit; si edhe grupet që kujdesen për mbështetje dhe kujdes ndaj këtyre të sëmurëve.
 
Konkluzione
Futja në përdorim e barnave të reja antipsikotike ka lehtësuar shumë nga problemet e efekteve anësore te njerëzit me psikoza dhe ka rezultuar me përmirësimin e dukshëm të kualitetit të jetës së tyre. Shpresojmë që përdorimi i antipsikotikëve të rinj në kombinim me edukimin optimal dhe mbështetjen shoqërore, do të rrit pëlqimin rreth trajtimit dhe do të zvogëlojë mundësitë e përsëritjes. Është i domosdoshëm sajimi i mënyrave për shkurtimin e kohëzgjatjes së psikozave të pamjekuara.

Qëllimi kryesor i trajtimit duhet të jetë remisioni komplet, i menjëhershëm dhe i pandërprerë i të gjitha simptomave të psikozës te të gjithë individët e trajtuar. /telegrafi/
Identifikuar


edona
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 1
8.00 Kredite

View Inventory
Send Money to edona

Shiko Profilin
« Pergjigje #9 : Korrik 05, 2010, 07:55:46 MD »

nese ka mundsi te me tregoj dikush se a esht e sherueshme smundja skizofrenina paranoid
Identifikuar
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2802
7483.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #10 : Korrik 07, 2010, 10:07:53 PD »

Te gjitha format e skizofrenise per te cilat eshte folur pak ne postimin nr. 6, bejne pjese ne grupin e semundjeve mendore te tipit psikotik.

Citim
Llojet e skizofrenisë.
Skizofrenia katatonike
Skizofrenia e çorganizuar
Skizofrenia paranoide
Skizofrenia e padiferencuar
Skizofrenia e mbetur

Persa i perket skizofrenise paranoide, kryesisht manifestimi i simptomave per kete grup fillon ne moshe ( rreth 40 vjeçare e me tej) pra disi me vone ne krahasim me tipet e tjera te skizofrenise. Simptomat kryesore jane: obsesionet, halucinacione si dhe delire apo iluzionet. Ne kete lloj me te shpeshta jane alucinacionet e llojit te degjimit.

Ne disa raste evoluimi i semundjes mund te jete i shpejte dhe te coje shpejt ne nje regres te avancuar, por zakonisht, kjo lloj skizofrenie eshte shume me e ngadalshme sesa llojet e tjera te saj. Pacientet me skizofreni paranoide jane te afte te mbajne konktakt me te mire me mjedisin dhe mund te pershtaten me mire me trajtimin ne spital. Ndonjehere deliret apo iluzionet i bejne ato rebel dhe te dhunshem. Impulsi vrases eshte me i shpeshte per kete grup se sa per grupet e tjera.


Terapia e skizofrenise edhe ne ditet e sotme perben nje problem per psikiatrine kontemporane.
Eshte bere nje progres i madh farmakologjik per te trajtuar kete semundje dhe pothuajse gjithmone ajo eshte e trajtueshme dhe e kurueshme por natyrisht nuk eshte akoma e sherueshme.

J@mes (E. S.) - Psikologji.net



Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2802
7483.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #11 : Prill 22, 2011, 02:35:16 PD »

Skizofrenia, ‘kriza’ e shoqërisë moderne

Çfarë është skizofrenia? Përgjigja në këtë pyetje do të ndryshojë varësisht nga orientimi teorik i “ekspertit” të cilin pyesim. E vërteta është se, sot, askush nuk mund të deklarojë me autoritet çfarë saktësisht është skizofrenia, apo çfarë e shkakton këtë çrregullim... Sidoqoftë, shumë ekspertë pajtohen që ky term i referohet një çrregullimi shkatërrues, apo grup çrregullimesh, i cili prekë afërsisht 1% të popullsisë në të gjithë botën. Ajo është një sindromë që nënkupton njohjen tepër të gabuar të realitetit të brendshëm dhe të jashtëm, gjatë të cilit personi i prekur reagon në mënyra që dëmtojnë jetën e tij/ose të saj. Kjo njohje e gabuar e realitetit, që është dhe thelbi psikotik i sëmundjes, manifestohet me çrregullimet e perceptimit, mendimit, emocionit, të folurit dhe aktivitetit fizik.

Shenjat janë mendime të përgjithshme të indikatorëve fizik të sëmundjes, si hipertensioni p.sh. simptomat janë sjellje që lidhen me çrregullime si deluzionet, fiksimi në larjen e shpeshtë të duarve, p.sh. Në listën e çrregullimeve mendore në dsm-4, nuk janë të njohura shenja në të cilat do të bazohej diagnoza, diagnoza bazohet komplet në shfaqjen e simptomave i.e., vëzhgimit të sjelljes dhe deklarimeve të vet personit. skizofrenia ka qenë problematikë në kuptimin e shkaktarëve dhe klasifikimit që kur është përshkruar për herë të parë, para mëse një shekulli, fillimisht si çmenduri. Gjithashtu, është bërë shumë e stigmatizuar dhe gjendje e pakuptueshme. skizofrenia tani mund të diagnostikohet seriozisht duke përdorur kriteret e zhvilluara gjatë dekadave të kaluara, dhe është e njohur si diagnozë ekzistuese në sistemet e klasifikimeve internacionale.

Sidoqoftë, diagnoza përfshinë një grup të larmishëm të individëve, tek të cilët shfaqen në mënyra të ndryshme dhe kërkojnë një rreth të gjerë të trajtimit të vërtetë terapeutik, Bleuer (1911), kur së pari përdori termin, iu referua si “grupi i skizofrenëve”. Si rezultat i shfaqjeve të ndryshme të simptomave, Persons (1986) dhe Bentall dhe kolegët (1988) kanë argumentuar për simptome të individëve si halucinacione, deluzione, dhe çrregullim të mendimeve, më tepër se për diagnozë. Në DSM-IV-TR, skizofrenia definohet me grupin e simptomave karakteristike, si halucinacione, deluzione apo simptome negative, keqësim në marrëdhëniet shoqërore, profesionale, apo marrëdhëniet interpersonale; dhe shenja të vazhdueshme të shqetësimeve për së paku 6 muaj. Veç kësaj, çrregullimi skizoafektiv dhe çrregullimi i humorit me tipare psikotike janë përjashtuar, dhe shqetësimi nuk ka të bëjë me efekte të drejtpërdrejta psikologjike apo me gjendje të përgjithshme mjekësore.

Epidemiologjia

skizofrenia llogaritet të ketë përfshirë nga 0.5% deri në 1% të njerëzve në gjithë botën. Ajo mund të paraqitet në çdo moshë, por mosha kur më së shpeshti paraqiten episodet e para psikotike është 21 vjeç te meshkujt, dhe 27 vjeç te femra. Nga personat me skizofreni, 9 nga 10 meshkuj dhe vetëm 2 nga 3 femra mund t’u paraqitet në të 30-at. mosha e paraqitjes me gjasë ka të bëjë edhe me kontrollin gjenetik edhe me atë ambiental, por ende nuk dihet pse te femrat sëmundja paraqitet më vonë sesa te meshkujt. Njerëzit me skizofreni rrezikohen nga sjellja suicidale. Rreth 1/3 e tyre tentojnë vetëvrasje, dhe 1 në 10 përfundimisht vrasin veten. Faktorët e rrezikut për vetëvrasje përfshijnë gjininë mashkullore, të moshës më të re se 30 vjeç, të papunë, me depresion të mëhershëm, me trajtim të mëhershëm të depresionit, me histori të abuzimit të substancave dhe ata të cilët janë lëshuar së fundi nga spitali.

Etiologjia

Shkaktarët e çrregullimit të skizofrenisë ende nuk dihen. Siç shkroi Langfeldt më 1939, pacientët me këtë diagnozë më tepër janë heterogjenë. Në përgjithësi disa pacientë kanë çrregullime të ngjashme me skizofreninë, derisa të tjerët kanë çrregullime të ngjashme me çrregullim të humorit. Në bazë të disa rezultateve, çrregullimi me sa duket ka ngjashmëri me natyrën episodike të çrregullimit të humorit. Megjithatë, disa të dhëna, dëshmojnë një lidhje të ngushtë me skizofreninë. Në mbështetje të lidhjes me çrregullimin e humorit, disa studime kanë treguar se pacientët me çrregullim të skizofrenisë, si grup, kanë më shume simptome efektive (veçanërisht mania), dhe rezultate më të mira sesa pacientët me skizofreni. Veç kësaj, dukuria në rritje e çrregullimeve të humorit tek të afërmit e pacientit me çrregullimin skizofreniform, ndikon në lidhje me çrregullimet e humorit. Kështu, të dhënat biologjike dhe ato epidemiologjike janë më të qëndrueshme me hipotezat se kategoria diagnostike aktuale, definon një grup pacientësh, disa prej të cilëve kanë çrregullim të ngjashëm me skizofreninë, deri sa të tjerët kanë çrregullim të ngjashëm me çrregullim të humorit. Ndonëse patogjeneza e skizofrenisë mbetet mister, kërkimet e dekadës së fundit me teknologji të reja kanë rritur njohuritë tona mbi çrregullimin dhe kanë filluar të ndriçojnë copëza të reja të enigmës.

Sistemet neurotransmetuese

Një nga teoritë që diskutohet më gjerë për shkakun biologjik të skizofrenisë është hipoteza e dopaminës. Kjo hipotezë bazohet në idenë se, mekanizmi i veprimit i mjekimit antipsikotik mund të hedhë dritë në fizpatologjinë e çrregullimeve skizofrenike që këto barna mjekojnë. Barnat antipsikotike kanë treguar se bllokojnë sitet e receptorëve dopaminikë në tru. Kjo ka bërë që, studiuesit të spekulojnë se skizofrenia mund të përfshijë nivele të ekzagjeruara të veprimtarisë së dopaminës si neurotransmetues. Efikasiteti klinik i barnave neuroleptikë, lidhet ngushtësisht me aftësinë e tyre për bllokimin më shumë të receptorëve të dopaminës se tipit II(D2) se sa të tipit të I-rë (D1), dhe në këtë mënyrë tipi II i receptorit merr vëmendje të madhe. Kohët e fundit, janë zbuluar tipat e receptorëve III, IV,V, (D3,D4,D5), por roli i tyre nuk njihet ende. Hipoteza e dopaminës mund të shpjegojë efektet e barnave antipsikotike në skizofreni, por ajo paraqet disa probleme. Ndërmjet sistemeve të tjera neurondokrinë që implikohen në patogjenezën e shizofrenisë, janë ato të serotoninës, norepinefrinës dhe të acidit gamma-aminobutirik(GABA), por që asnjë nuk është aq i qëndrueshëm. Një hipotezë e re tregon se në skizofreninë luajnë rol edhe anomalitë e glutamatit, që është një neurotransmetues dominant i korteksit cerebral.

Disfunskionet e trurit

Te pacientët me sëmundje të skizofrenisë paraqitet një deficit relativ i aktivizimit në rajonin inferior parafrontal të trurit, ndërsa pacienti është duke kryer një detyrë të veçantë psikologjike. Edhe pse, disa të dhëna tregojnë se pacientët me çrregullim të skizofrenisë mund t’i kenë të zgjeruara ventrikulët e trurit, të llogaritura me tomografi dhe përmes pamjeve me anë të rezonancës magnetike, të dhëna të tjera tregojnë se, ndryshe nga zgjerimi i parë në skizofreni, zgjerimi ventrikular tek çrregullimi skizofreniaform nuk lidhet as me rezultatin as me matjet biologjike.

Matje të tjera biologjike

Edhe pse studimet e imazhit të trurit tregojnë për një ngjashmëri midis çrregullimit të skizofreniaform dhe skizofrenisë, të paktën një studim i aktivitetit elektrodermal tregoi një ndryshim. Pacientët me skizofreni që kishin lindur gjatë muajve të dimrit dhe pranverës (një periudhë e rrezikut të lartë për lindjen e këtyre pacientëve) kishin reagime të larta përçuese të lëkurës, por kjo lidhje mungon te pacientët me çrregullim të skizofreniaform. Domethënia dhe kuptimi i këtij studimi të vetëm janë të vështira për t'u interpretuar, por rezultatet tregojnë kujdes në supozimin e ngjashmërisë në mes të pacientëve me skizofreni dhe atyre me çrregullim skizofreniaform. Të dhënat nga të paktën një studim i përcjellë me sy në dy grupe, gjithashtu tregojnë se ata mund të ndryshojnë në disa masa biologjike.

Gjenetika

Shkaku i bazës gjenetike në çrregullimet skizofrenike është përkrahur nga një varg studimesh, duke përfshirë studimet e adaptimit, të cilat tregojnë për një varg studimesh, duke përfshirë studimet e adaptimit, të cilat tregojnë për një përqindje të rëndësishme të skizofrenisë në të afërmit biologjikë të individëve skizofrenë të rritur në mjedise të ndryshme dhe, studimet binjakëve që tregojnë një konkordancë më të lartë për skizofreni në mes binjakëve identikë sesa në mes të binjakëve biovularë. Megjithatë, studime të ndryshme mbi transmetimin gjenetik nxjerrin rezultate kontradiktore. Kështu p.sh., pacientët skizofrenë me anomali të mëdha të trurit, duket se kanë më pak të afërt biologjikë me skizofreni se sa pacientët pa patologji të shprehur trunore. Kështu, kontributi i gjenetikës në zhvillimin e skizofrenisë ndoshta varion nga pacienti në pacient, dhe pacientët “skizofrenë” duhet të ndahen në nëngrupe më homogjene përpara se të merret ndonjë informacion i kuptimit rreth bazës gjenetike të këtij grupi çrregullimesh.

Ambienti

Asnjë prej faktorëve ambientalë nuk është provuar të influencojë në etiologjinë e skizofrenisë. Disa studime sugjerojnë se ekspozimi ndaj infeksioneve virale ose kequshqyerja në uterus, mund të predisponojnë për skizofreni, duke ndryshuar zhvillimin e trurit.

Simptomat karakteristike

skizofrenia afekton të menduarit, ndjenjat, lëvizjen dhe sjelljen. Një nga vështirësitë më të mëdha për ata që studiojnë skizofreninë është të mësojnë dhe të kuptojnë shumëllojshmërinë e shenjave dhe simptomave që duken në shtrirjen e dëmtimeve kognitive dhe emocionale. Simptomat karakteristike përfshijnë mosfunksionimin gati në të gjitha kapacitetet me të cilat truri i njeriut është në gjendje të perceptojë, të mendojë, gjuha, kujtesa dhe funksionet tjera zbatuese. Simptomat ndonjëherë ndahen në dy grupe: pozitive dhe negative. Simptomat pozitive (halucinacionet, deluzionet, të folurit e ç’organizuar, sjellja shumë e ç’organizuar ose katatonike) karakterizohen me shfaqjen e diçkaje qe s’do duhej të shfaqej. Simptomat negative (sheshimi emocional, mungesa e të folurit spontan, mungesa e iniciativës) karakterizohen me mungesën e diçkaje që do duhej të shfaqej.

Simptomat pozitive

Simptomat pozitive janë shfaqje të ndjesive, besimeve dhe sjelljeve të cilat normalisht nuk shfaqen. Këto janë simptome që bien mjaftë në sy ndërsa njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për to.

Çrregullimet në procesin e të menduarit

Procesi i të menduarit mund të çrregullohet në atë mënyrë që një mendim nuk lidhet direkt me mendimin paraprak. Apo, mendja mund të luaj në atë mënyrë që gjërat të cilat nuk janë të vërteta të duken si të vërteta. Mendimet mund të ndërpriten në gjysmë, sikur diçka e ndalon aftësinë e tyre që të mendojnë qartë. Kjo e vështirëson mjaftë bisedën e tyre me të tjerët. Gjithashtu, mund t’u duket se mendimet e tyre po transmetohen aq zëshëm, saqë të tjerët mund t’i dëgjojnë.

Deluzionet

Deluzionet janë besime të pavërteta. Ekzistojnë disa lloje të ndryshme të deluzioneve. Nëse beson se të tjerët po mundohen të të lëndojnë, e në fakt s’është e vërtetë, atëherë vuani nga deluzioni paranoik. Kjo mund të jetë një përvojë e tmerrshme sepse duket aq e vërtetë. Deluzionet lidhen me ambientin dhe duket se lidhen direkt me ty, edhe pse s’kanë të bëjnë fare me ty. Për shembull: mund të të duket se njerëzit po flasin për ty, apo mesazhe personale speciale po të komunikohen përmes TV-së, radios apo ndonjë mediumi tjetër. Deluzionet somatike janë besime të gabuara për trupin tënd, p.sh. që një sëmundje e tmerrshme ekziston në trupin tënd apo diçka nga jashtë ka hyrë ne trupin tënd apo po të kalon nëpër tru.
Deluzionet e madhështisë paraqiten kur ti beson se je shumë i veçantë apo ke fuqi apo aftësi të veçanta.

Halucinacionet

Kur ti dëgjon, sheh, ndjen aromë, shijon apo ndjen diçka që në të vërtetë nuk është, ti ke halucinacione. Ekzistojnë 5 lloje të ndryshme të halucinacioneve:
Dëgjimore - dëgjon gjëra që të tjerët nuk i dëgjojnë
Pamore - sheh gjëra që të tjerët nuk i shohin
Nuhatje - nuhatë gjëra që të tjerët nuk i nuhasin
Prekje - ndjen që diçka po të prek lëkurën, pa të prekur fare
Shijon - shijon diçka që nuk është aty.

Simptomat negative

Simptomat negative janë mungesë e aftësive të rëndësishme. Disa nga to përfshijnë:
* Paaftësinë që të shijojnë aktivitetet e ndryshme.
* Energji të ulët.
* Shprehje të zbrazëta dhe të topitura të fytyrës, apo kanë më pak lëvizje të fytyrës sidhe lëvizje fizike.
* Motivacion të ulët.
* Vështirësi në iniciativa.
* Paaftësi për të bërë shokë apo për të mbajtur shoqëri, apo s’duan të kenë fare shokë.

Edhepse në shikim të parë këto simptome mund të duken më pak përçarëse se zërat, mendimet e çuditshme, apo deluzionet, ato mund të afektojnë jetën tuaj mjaftë. Fatmirësisht, antipsikotikët e rinj ndihmojnë shumë në trajtimin e simptomave negative.

Simptomat kognitive

Simptomat kognitive i referohen vështirësive me koncentrimin dhe kujtesën:
* Të menduarit e çrregulluar.
* Të menduarit e ngadalësuar.
* Vështirësi në të kuptuar.
* Koncentrim i dobët.
* Kujtesë e dobët.
* Vështirësi në shprehjen e mendimeve.
* Vështirësi në integrimin e mendimeve.

Mënyrat e trajtimit

Pas një episodi të skizofrenisë, duhet të vazhdohet me barna antipsikotike nga 12 deri në 24 muaj. Nëse personi ndjehet mirë atëherë duhet të ndërpritet, sepse ka pak fakte se ilaçi mund të ndihmojë tutje, për shkak të rrezikut të diskensia tardive, dhe efekteve të tjera anësore. Pacientët të cilët kanë pasur episode të shpeshëhershme apo simptome të vazhdueshme, zakonisht vazhdojnë me medikamente për vite të tëra, dhe duhet të mbikëqyren rregullisht. Klozapina ka një rol të rëndësishëm në reagimin e dobët të pacientit. Gjithashtu, mund të ulë rrezikun për vetëvrasje. Simptomat negative nuk përmirësohen me antipsikotikë, as me klozapinë. Përkundrazi, ekziston një mit se barërat i shkaktojnë ato. Ngjashëm, medikamentet kanë efekt të pakët në përgjithësi, për të mirë apo për të keq, në simptomat kognitive, edhepse antipsikotikët jotipik mund të bëjnë përmirësime të vogla.

Trajtimet e përgjithshme fizike

Benzodiazepina është e dobishme për qetësim për një kohë të shkurtër. Antidepresantët duhet të përdoren në mënyrë normale gjatë ngjarjeve depresive në shizofreni. ECT nuk është efektive, përveç shtangimit katatonik.

Trajtimet psikologjike

Dy intervenimet që përdoren më së shumti, janë forma e terapisë familjare dhe TBK.Përveç këtyre intervenimeve specifike, duhet të dimë se një marrëdhënie me psikoterapi mbështetëse është pjesë përbërëse e menaxhimit (sikur në të gjitha sëmundjet e tjera kronike).

Përkrahja e familjes është mëse e domosdoshme. Terapia familjare fokusohet në të mësuarit rreth sëmundjes, dhe në ndryshimin e sjelljes së familjes. Një rishikim i fundit sistematik konfirmon efektet e saj, por është mjaftë e vështirë që të implemetohet, për shkak të përmbajtjes praktike dhe asaj financiare. TBK duket të jetë efikase kundër halucinacioneve auditive dhe deluzioneve, dhe po përdoret si komponent i pandashëm në menaxhimin e skizofrenisë, posaçërisht për trajtimin e simptomave të mbetura. /ikub.al/
Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.197 sekonda me 21 veprime.