psikologji.net
Prill 24, 2014, 12:26:18 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Fëmijët dhe Divorci  (Lexuar 3501 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Tetor 03, 2008, 11:00:10 PD »

FEMIJET  DHE DIVORCI

Si t'ia besh te ditur femijes
- MOS E MBAJ ATE SEKRET DHE TE PRESESH DERI NE MINUTEN E FUNDIT
- TREGOJINI FEMIJES PER DIVORCIN BASHKARISHT
- TREGOJINI QE DIVORCI NUK ESHTE FAJI I TYRE
- QETESOJE DHE SIGUROJE FEMIJEN QE E DONI SHUME DHE QE GJITHMONE DO TE JENI  PRINDRIT E TIJ
- MOS I DISKUTONI PROBLEMET  APO GABIMET E NJERI –TJETRIT ME FEMIJEN

Efektet e divorcit te femijet

• Parashkolloret (3-5)
- REAGOJNE NDAJ DIVORCIT DUKE U BERE ME AGRESIV,JOBASHKPUNUES DHE TE TERHEQUR.
- JANE TE PREDISPOZUAR PER TE SHFAQUR REGRESION NE PERIUDHEN ME ME RENDESI TE ZHVILLIMIT TE TYRE
- PROBLEME ME GJUMIN, ACARIM, ZEMERIM , FRIKE

• Latenca e hershme (5-8)
- SHFAQIN HAPUR HIDHERIMIN E TYRE NGA NDARJA E PRINDERVE
- EKZISTON NJE PREOKUPIM I NJOHUR PER FANTAZITE
- VESHTIRESI NE TE KUPTUARIT E KONCEPTIT TE QENDRUESHMERISE SE DIVORCIT
- PROBLEME NE SJELLJEN DHE MBARVAJTJEN NE SHKOLLE

• Latenca e vone (8-11)
- ZEMERIMI DHE NDJENJA E  PAFUQISE JANE REAGIMET EMOCIONALE PREDOMINANTE NE KETE GRUPMOSH
- REAGOJNE ME HIDHERIM E PIKELLIM PER HUMBJEN E FAMILJES SE TYRE
- KANE TENDENCE TI ETIKETOJNE PRINDRIT SI ME TE MIRE APO TE KEQINJ
- KANE PROBLEME NE MARDHENIET SHOQERORE DHE VETVLERSIMIN

• Adoleshenca (12-18)
- PERGJIGJEN NDARJES SE PRINDERVE ME DEPRESION AKUT, MENDIME SUICIDALE DHE NDONJEHERE ME VEPRIME VIOLENTE
- PRIREN TE FOKUSOHEN ME TEPER NE CESHTJE MORALE RRETH DIVORCIT
- BEHEN  ANKTHIOZ  DHE SHPESHHERE NDJEJNE FRIKE PER TE ARDHMEN E TYRE NE ASPEKTIN E DASHURISE
- KANE AFTESINE PER TE PERCEPTUAR MARDHENIET PAS DIVORCIT

Pyetjet qe e shqetesojne me teper femijen
- PO SIKUR ATA TE ME LENE VETEM
- PO CFARE KAM BERE GABIM
- MOS JAM UNE SHKAKTARI I DIVORCIT
- PO TANI CDO TE NDODH ME MUA

Mendimet dhe  ndjenjat qe perjetojne femijet sipas stadeve te zhvillimit te tyre

• Foshnjat

CFARE KUPTOJNE
- VEREJNE NDRYSHIMIN NE NIVELIN E ENERGJISE DHE GJENDJEN EMOCIONALE TE PRINDIT
- VEREJNE QE NJERI NGA PRINDRIT NUK JETON ME NE SHTEPI

CFARE NDJEJNE
- IRRITABILITET I SHFAQUR NEPERMJET TE QARIT DHE SHQETESIMIT
- CRREGULLIME ME GJUMIN , DREMITJE GJATE DITES

CFARE MUND TE BEJNE PRINDRIT
- MBAJTJA E NJE ORARI DHE RUTINE NORMALE
- BEJI TE DITUR FEMIJES VAZHDIMESINE E PREZENCES TUAJ NEPERMJET NJE AFEKSIONI FIZIK DHE FJALEVE TE NGROHTA

• Toddlers

CFARE KUPTOJNE
- SHQUAJNE FAKTIN SE NJERI NGA PRINDRIT NUK JETON ME NE SHTEPI
- MUND TE SHFAQI EMPATI KUNDREJT TE TJEREVE SIDOMOS KUNDREJT PRINDIT QE NDIHET I TRISHTUAR

CFARE NDJEJNE
- HASIN VESHTIRESI KUNDREJT NDARJES NGA PRINDRIT
- MUND TE SHFAQIN INAT DHE ZEMERIM KUNDREJT TYRE
- THITHIN GISHTIN E MADH TE DORES
- CRREGULLOJNE ORARIN E GJUMIT
- MUND TE PERJETOJNE MANKTH

CFARE MUND TE BEJNE PRINDRIT
- TE SHPENZOJNE ME SHUME KOHE ME FEMIJET E TYRE
- TE NDAJNE NE MENYRE VERBALE DHE  FIZIKE DASHURINE E TYRE

• Parashkolloret

CFARE KUPTOJNE
- QE NJERI NGA PRINDRIT  NUK JETON ME NE SHTEPI
- FILLOJNE TE KUPTOJNE QE PRINDRIT E TYRE NUK DO TE JETOJNE ME BASHKE DHE QE NUK E DUAN ME NJERI-TJETRIN

CFARE NDJEJNE
- FAJSOJNE VETEN PER DIVORCIN
- SHQETESOHEN PER NDRYSHIMET QE NDODHIN NE JETEN E TYRE TE PERDITESHME
- PERJTOJNE ME SHUME MANKTH
- SHFAQIN SHENJA TRISHTIMI , ACARIMI DHE ZEMERIMI PER SHKAK TE MUNGESES SE NJERIT PRIND
- FANTAZOJNE QE PRINDRIT E TYRE DO TE BASHKOHEN PERSERI

CFARE MUND TE BEJNE PRINDRIT
- TU TREGOJNE NE MENYRE TE VAZHDUESHME QE NUK JANE ATA PERGJGJES PER DIVORCIN
- TE FLASIN ME FEMIJEN PER MENDIMET DHE NDJENJAT E TIJ
- TE PLANIFIKOJNE NJE ORAR QE FEMIJA TA KALOJ ME PRINDIN TJETER
- LEXOJINI LIBRA RRETH FEMIJEVE DHE DIVORCIT

• Adoleshentet

CFARE KUPTOJNE
- E DINE CFARE DO TE THOTE TERMI DIVORC POR KANE VESHTIRSI PER TE PRANUAR REALITETIN E NDRYSHEM QE AI SJELL NE FAMILJEN E TYRE
- EDHE PSE MENDOJNE NE NJE NIVEL E KOMPLEKS ATA PERSERI FAJSOJNE VETEN PER DIVORCIN

CFARE NDIEJNE
- NDIHEN TE ABANDONUAR NGA PRINDI QE ESHTE LARGUAR NGA SHTEPIA
- LENE PAS DORE SHOKET DHE  AKTIVITET E TYRE TE PREFERUARA
- FILLOJNE TE FLASIN FJALOR TE PISET BEHEN AGRESIV DHE REBEL
- FILLOJNE TE SHQETESOHEN PER CESHTJE TE RRITURISH
- NDIHEN TE OBLIGUAR PER TE MBAJTUR PERGJRGJSI NE FAMILJE

Problemet e divorcit me gjumin
- ZGJOHET SHPESH GJATE NATES
- FLET GJATE GJUMIT
- ZGJOHET DUKE QARE
- NDIHET I PERGJUMUR GJATE DITES
- PERJETON MANKTH
- URINOJNE
- NGRIHET HERET NGA GJUMI
- NGRIHET

Shenja te depresionit te femija
- TRISHTIM DHE QARJE TE SHPESHTA
- TE NDJERET I PASHPRESE
- RENIE INTERESI PER AKTIVITETE QE ME PARE I KA PELQYER
- MERZITJE , ENERGJI E ULET
- IZOLIM , KOMUNUKIM I VARFER
- VETVLERSIM I ULET , NDJENJA FAJI
- IRRITABILITET NE RRITJE  , INAT ZEMERIM SHENJA ARMIQSIE
- VESHTIRESI PER TE VENDOSUR MARDHENIE
- ANKIME TE SHPESHTA PER DHIMBJE KOKE OSE BARKU
- MUNGESA TE SHPESHTA NE SHKOLLE  DHE PERFORMANCE TE ULET
- MOSPERQNDRIM
- NDRYSHIM I RUTINES NE TE NGRENE DHE NE TE FJETUR

Nga E. Stermasi (Psikologji.net)
« Ndryshimi I Fundit: Tetor 03, 2008, 11:06:04 PD nga Administratori » Identifikuar


Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2971
8868.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« Pergjigje #1 : Korrik 01, 2009, 09:41:18 PD »

Ju u ndatë? Po fëmijët…

Pyesim çiftet që përjetojnë momente “krize”: A e menduat çdo gjë më së miri para se të vendosnit për t’u ndarë? A e menduat se si do të ndikohen fëmijët tuaj nga një situatë e tillë?
Kushtet në të cilat po jetojmë, kanë shkaktuar kriza nga më të ndryshmet në rrethet familjare, gjë kjo që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë jo vetëm në marrëdhëniet midis çiftit, por edhe tek fëmijët.

Pyesim çiftet që përjetojnë momente “krize”: A e menduat çdo gjë më së miri para se të vendosnit për t’u divorcuar? A e menduat se si do të ndikohen fëmijët tuaj nga një situatë e tillë?

Divorci mund të përkufizohet si dhënie fund një kontrate midis dy personave që më parë kishin vendosur të bashkonin jetën e tyre. Fatkeqësisht ky fenomen në ditët tona vihet re të ketë një rritje mjaft të shpejtë.

Divorci mund të shkaktohet nga shumë faktorë. Zakonisht, mosmarrëveshjet në çift dhe zhgënjimi nga njëri tjetri janë ato që çojnë në dhunën në familje, në lindjen e problemeve ekonomike, në tradhti bashkëshortore etj.

Sidoqoftë, divorci po aq sa ndikon çiftin, ndikon edhe të afërmit e tyre si fëmijët, prindërit etj. Prindërit, mund të ndahen nga njëri tjetri, por kurrë nga fëmijët e tyre. Nuk mund të mos mendohet që ata, si pjesë mjaft e rëndësishme e institucionit të familjes të mos ndikohen nga një shpërndarje e saj.

Ky ndikim, zakonisht nuk shfaqet në problemet që këta fëmijë paraqesin pas shumë vitesh, si një tubim ndjenjash të frenuara. Tek këta fëmijë, shfaqen probleme të theksuara psikologjike, të dukura këto më shumë në momentin që bëhen vetë prindër.
Njerëzit para se të martohen mendojnë gjerë e gjatë. Pyesin miq e shokë dhe pasi duket se janë siguruar edhe me ndjenjat e tyre, vendosin të martohen. Por, të hedhësh themelet e një familjeje të re, nuk është edhe shumë e lehtë.

Po ashtu, edhe divorci para se të vendoset për tu kryer, kërkon që të mendohesh gjerë e gjatë. E njëjta përgjegjësi që mendohet para martesës, e njëjta duhet të kihet parasysh edhe para divorcit.

Çifti midis tyre duhet të ketë parasysh që të shmang nga fjalori fjalën “divorc” për gjëra të vogla. Ajo që nuk duhet harruar kurrë, është që “divorci” të mendohet si zgjidhja e fundit përkundrejt situatave që has.

Duhet të mendohet mirë nëse divorci do tu japë fund problemeve, apo të çelë rrugë për probleme të tjera. A jeni të sigurt se do të mund të përballoni problemet që do të lindin pasi të jeni ndarë?

Një tjetër pikë mjaft e rëndësishme është edhe mënyra se si i thuhet fëmijëve vendimi për divorc, nëse tashmë është arritur në atë pikë. Kjo duket të jetë edhe pika më e vështirë për prindërit, pasi këta janë edhe ata mbi të cilat rëndojnë më shumë pasojat e këtij fenomeni.

Para se t’u thuhet një vendim i tillë, fëmijët duhet të jenë të përgatitur, pse jo të merret edhe ndihma e ndonjë psikologu. Sipas moshës së fëmijës duhet të përdoren edhe fjalët dhe shprehjet me të cilat do t’i transmetosh situatën, shkaqet e divorcit, atë që nuk ka mbetur më rrugë tjetër për të vazhduar së bashku nëna dhe babai, në një situatë të tillë duhet të kenë kujdes që në asnjë mënyrë të mos ulin dhe fyejnë njëri tjetrin në syrin e fëmijës.

Në një rast të tillë, nga një fëmijë që nuk është mësuar dhe nuk di gjë mbi divorcin, mund të vijnë reagime nga më të ndryshmet. Këto sjellje, janë më të dukshme tek ata fëmijë mosha e të cilëve është ende e vogël dhe janë të lidhur shumë pas nënës apo babait. Fëmija mund të ushqejë ndenja nga më të ndryshmet duke fajësuar njërin nga prindërit.

Si pasojë e situatës në të cilën gjenden, tek ai/ajo mund të vihen re edhe nënvleftësim i shkollës, rënie nga mësimet, nervozizëm etj. Për ata që janë të një moshe akoma më të vogël, shfaqen probleme edhe në kryerjen e nevojave urinare të cilët në të shumtën e rasteve i bëjnë ato në gjendje të veshur.





Ja disa mënyra që lehtësojnë sadopak ndikimin negativ tek fëmijët kur prindërit kanë vendosur të ndahen:

* Prindërit e ndarë nuk duhet të harrojnë se mund të jenë ndarë nga njëri tjetri, por jo nga fëmijët.

* Fëmija gjithmonë ka nevojë për mbështetjen dhe dashurinë e prindit. Çifti i ndarë, edhe pse të tillë, nuk duhet të harrojë që t’i qëndrojë pranë fëmijës sa herë ka nevojë. Nuk duhet të shtyjë në asnjë mënyrë kohën e vendosur për të kaluar së bashku me fëmijën.

* Prindërit e ndarë nuk duhet t’u flasin keq fëmijëve për njëri tjetrin.

* Fëmija duhet të lajmërohet për çdo ndryshim që mund të ndodh pas divorcit. Duhet të mënjanohen ndikime negative të menjëhershme mbi fëmijën si p.sh., ndryshim qyteti, shkolle, shoqërie etj.

* Duhet të përballohen të gjitha nevojat e fëmijës për edukim, mirëqenie etj.

 * Duhet të lejohet takimi i fëmijës me prindin tjetër me të cilin jetojnë të ndarë.

* Nuk duhet në asnjë mënyrë që veprime të nxituara të fëmijës t’i përngjasohen prindit tjetër (je si yt atë, apo jot ëmë)

* Gjatë procesit të divorcit, prindërit duhet të jenë të sinqertë me fëmijën. Nuk duhet të gënjehen asnjëherë.

telegrafi
Identifikuar

Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.122 sekonda me 21 veprime.