psikologji.net
Prill 16, 2014, 03:56:20 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Sherimi i kancerit  (Lexuar 2744 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2970
8858.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« : Maj 25, 2009, 05:47:24 MD »

U zbulua vaksina e cila shëron kancerin





Pas përpjekjeve shumëvjeçare që të gjindet ilaçi kundër kancerit, sëmundjes më të rëndë të kohës sonë, mjekët e Pragës dhe biokimistët filluan me specifitet, deri më tani me rrugë të pa paraparë ndaj këtij qëllimi...

Ekipi i mjekëve të spitalit çek "Motol" ka arritur të bëjë vaksinën e cila për ndryshim të ilaçeve të deritanishëm, njeh qelizat e kancerit, i sulmon dhe i shkatërron ose tërësisht e pengon përparimin e tyre, metastazat në trupin e të sëmurit, shkruajnë "Lajmet" e Frankfurtit.

Pas përpjekjeve shumëvjeçare që të gjindet ilaçi kundër kancerit, sëmundjes më të rëndë të kohës sonë, mjekët e Pragës dhe biokimistët filluan me specifitet, deri më tani me rrugë të pa paraparë ndaj këtij qëllimi dhe gjetën vaksinën me të cilën indi kancerogjen, nëpërmjet gjakut të pacientit të sëmurë, kthehet në masë të parrezikshme, e cila nuk ka shans të metastazojë, shkruan gazeta.

Shefi i ekipit zbulues prof.dr. Jirina Bartnjukova, njëri prej imunologëve më të njohur botëror për "Lajmet" pohoi se vaksina tek e cila kanë arritur, shkatërron qelizat kancerogjene ose së paku i bllokon, gjegjësisht robëron dhe i bën të paafta për veprim fatal në trupin e të sëmurit.

Shkencëtarët e Pragës me këtë veprim nuk gjurmuan për ilaçin që shëron kancerin, që deri më tani askujt nuk i ka shkuar përdore, por përpjekjet i kanë orientuar në drejtim për mënyrën se si karcinomin ta bëjnë më pak vrasës ose tërësisht të parrezikshëm, sikurse tumor beninj.

Këta, siç thuhet në fjalorin ushtarak, kanë gjurmuar për mënyrën se si armikun, gjegjësisht të sëmurën, indin e pashëruar, ta rrethojnë me "mur" të shëndoshë të pakapërcyeshëm për metastazat ekspanzionistike të ambicjeve të armikut vdekjeprurës dhe në këtë patën sukses.
"Sakrifica" e parë e këtij veprimi shkencor ishte një kancer në fazë të vonshme në trupin e një mjeku nga i njëjti ent fakultativ.
"Filluam të shërojmë kolegun e sëmurë nga kanceri i prostatës. Ishte kjo në momentin kur edhe pos dëshirës më të madhe, nuk i dhamë asnjë shans edhe kur menduam se edhe një betejë për jetë ka humbur" - tha Bartnjukova.
"Ky koleg tani me vete ka një vit shërim me vaksinën tonë. Rezultatet janë mahnitëse, kanceri u ndal plotësisht" - konstatoi ajo.

Pas këtij dhe rasteve tjera, para se gjithash, u janë nënshtruar analizave laboratorike se është gjetur vaksina me cilësi shpëtimtare edhe për ata që sëmundja ka hyrë "në fazën përfundimtare", shkencëtarëve nga Praga, sipas fjalëve të bashkëbisedueses, është hapur rruga për vërtetime të mëtejshme klinike, që parasheh ligji. "Këto hulumtime, jemi të bindur që edhe formalisht do të vërtetojnë tani më vlerën e argumentuar të këtij zbulimi senzacional" - ka thënë ajo.
"Kemi filluar nga fakti që karcinomi në trupin e njeriut fillon të rritet, por sistemi imunologjik në trupin e pacientit të sulmuar nuk e heton. Kuptimi i shërimit tonë para se gjithash qëndron në përpjekjet që të aftësojmë qelizat e shëndosha të organizmit të njeriut sa më parë të njohin prezencën e kancerit dhe që me te të ballafaqohen pa mëshirë" - ka thënë ajo.

Danijela Rozhkava, shef i laboratorit supersteril ku është bërë vaksina, shpjegon që nga pacientët që vuajnë nga kanceri merren qelizat e shëndosha të substancave kimike, i kultivojnë të rejat, qelizat specifike të cilat kanë aftësi të jashtëzakonshme që t'i njohin qelizat kancerogjene dhe me vendosmëri të nisen në luftë kundër përhapjes së tij.

Prof. Bartnjukova potencon, nëse këto qeliza specifike të aftësuara dhe të aktivuara shpejtë gjejnë vendin ku është vendosur indi kancerogjen, e rrethojnë atë. Ndonjëherë nuk arrijnë që tërësisht ta shkatërrojnë, por tumori malinj në këtë pozitë nuk ka asnjë shans që të zhvillohet më tej në trupin e pacientit, thotë ajo.
"Përparësia e madhe e këtij shërimi qëndron në atë që vaksina nuk ka asnjë efekt anësor, siç është rasti p.sh. i kimioterapisë, e cila ka verpim të dukshëm negativ në organizëm. Pacientët që shërohen me ndihmën e vaksinën së posa zbuluar gjatë terapisë nuk do të humbasin në peshë, nuk do t'iu bijnë flokët, dhe nuk do të ndihen keq" - ka theksuar Bartnjukova.

Ajo ka theksuar se "vështirësi ka, por gjithsesi nuk janë të pakalueshme". Këto vështirësi janë në "lidhje me financimin e projektit përfundimtar, por edhe për kapacitetin relativisht të vogël të laboratorit tonë specialistik, meqë teknologjia e bërjes së vaksinës teknikisht është shumë e kërkuar", ka thënë ajo.
"Për këtë tani jemi të aftë të prodhojmë vetëm një vaksinë në javë. Për një vit do të jemi të aftë të prodhojmë 50 vaksina, por kur tempon e rrisim në maksimum, prodhimi vjetor do të dyfishohet. Atëherë projekti do të hyjë në fazën e cila do të mundësojë prodhimin me të madhe" - ka theksuar Bartnjukova.

Çmimi i vaksinës në fazën e tanishme të prodhimit, sipas fjalëve të dr. Bartnjukovës kushton 100000 kruna (afro 4000 euro), por kësaj shifre do t'i shtohen edhe disa shpenzime përcjellëse lidhur, para se gjithash, me distrubuim.

Marre nga mesazhi.com
Identifikuar

Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.092 sekonda me 21 veprime.