psikologji.net
Tetor 23, 2014, 03:11:19 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Belbëzimi  (Lexuar 2370 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Qershor 11, 2009, 05:58:08 PD »

Belbëzimi mund të shfaqet për herë të parë në këto forma: trembje tronditëse, xhelozi midis vëllezërve dhe motrave, humbja e një njeriu të afërm, tërmet dhe ndjenja ankthi të ndryshme.

Belbëzimi ose ndryshe marrja e gojës vihet re te fëmijët gjatë moshës 3-5 vjeç, pikërisht në periudhën kur truri i fëmijës zhvillohet shpejt dhe arrin njëkohësisht të kuptojë dhe të mendojë shpejt, por aftësia për t’i shprehur mendimet nuk është e njëjtë me atë të trurit. Ndaj dhe fëmijët në këtë moshë nuk arrijnë të flasin po aq shpejt sa mendojnë. Shpejtësia e buzëve dhe e gjuhës ende nuk është aq e shpejtë sa ajo e trurit. Gjatë bisedës, tek ta vihen re ndalesa të shpeshta, marrje të gojës, mosgjetje të fjalës së duhur dhe gjithashtu moskoordinim të frymëmarrjes.

Me kalimin e kohës, te fëmija ekuilibrohet shpejtësia e zhvillimit të trurit me gjuhën dhe buzët, prandaj vihet re se fëmijët gjatë rritjes flasin më rrjedhshëm dhe nuk kanë vështirësi në gjetjen e fjalorit të duhur.

Belbëzimi merr përmasa serioze tek ata fëmijë që nuk e përshpejtojnë aftësinë e të folurit në raport me atë të trurit deri në moshën 5 vjeç.

“Paaftësia për të komunikuar, siç duket sjell dëshpërim dhe zemërim dhe ndonjëherë edhe ndruajtje për të folur në publik”, thotë profesor Edëard Conture i Universitetit Vanderbilt në Nashville të Tenesise. “Nuk mund të komunikosh kur të duash apo atë që do të thuash, ta shprehësh gjithnjë ashtu siç dëshiron ti. Dhe gjithkush mund ta kuptojë sesa pa shpresë të bën të ndihesh diçka e tillë.”
Doktor Conture thotë se prindërit dhe mësuesit mund të ndihmojnë në të tilla raste duke siguruar një mjedis sa më qetësues, që i jep fëmijës kohë të mjaftueshme për t’u shprehur. Ata duhet gjithashtu të mos kritikojnë apo të zemërohen kur fëmija nuk i nxjerr dot fjalët dhe duhet të kërkojnë ndihmën e një terapisti që të punojë me fëmijën. Me këto masa ka shpresa që fëmija ta kalojë këtë problem.
Një raport i kohëve të fundit tregon se fëmijëve që e kanë më të vështirë të përballojnë stresin emocional, shpesh u mbahet goja. Ndërsa shkencëtarët thonë se 50 deri në 80 për qind e këtyre fëmijëve e kalojnë këtë fazë deri në moshën pesë vjeç.

Doktor Conture ndoqi 111 fëmijë nga mosha 2 deri në 5 vjeç. Kjo është edhe grupmosha kur bëhet më e qartë që dikujt i mbahet goja. Megjithëse studimi është bërë në SHBA, fëmijët ndjekin të njëjtën rutinë loje, mësimi dhe përpjekjesh në të gjithë botën. Djemtë janë 3 herë më të prirur sesa vajzat që të belbëzojnë.

Megjithëse ka një lidhje gjenetike, doktor Conture arriti gjithashtu në përfundimin se shumë nga këta fëmijë bëhen më shumë emocionalë edhe gjatë bisedave në një situate normale loje.

Veçoritë e belbëzimit

Përsëritja e rrokjes, e fjalës ose mosgërmëzimi i shkronjave janë veçoritë kryesore të belbëzimit.
Mosshqiptimi i saktë i rrokjeve ose fjalëve shoqërohet me lëvizje motorike, si: lëvizje e shpejtë e qepallave të syve dhe deri në mbajtjen mbyllur të tyre derisa personi të mbarojë atë që ka për të thënë.

Vihet re se në fillim të rrokjes ose të fjalës, instinktivisht, mundohen të fitojnë kohë dhe e fillojnë me një pauzë: “ëëëëëë”. Kjo ndodh se e kanë më të thjeshtë t’i shqiptojnë zanoret nga bashkëtingëlloret, gjithashtu e kanë më të thjeshtë t’i shqiptojnë fjalët e shkurtra nga ato më të gjatat.

Vihet re se këta fëmijë belbëzojnë më shumë në fjalën e parë të fjalisë.

Kalimin e shkronjave nga bashkëtingëllore në zanore e kanë të vështirë, ndaj edhe belbëzojnë.
Fëmijët belbëzojnë më shumë në këto situata:
• gjatë një bisede në telefon
• kur thonë një emër
• kur thonë diçka të rëndësishme
• kur nuk kanë kohë të mjaftueshme për të thënë diçka
• kur mendojnë se po belbëzojnë dhe nuk kuptohen nga të tjerët
• kur flasin me dikë të rëndësishëm për ta
• kur flasin në publik

Nëse fëmija ka gjasa të belbëzoj ...

Për ta minimalizuar belbëzimin te fëmijët, duhet patjetër konsultimi i rregullt dhe periodik mes treshes:
terapist - prind - mësues

1.Ndihmojini fëmijët të largojnë ankthin kur flasin.

2. Mundohuni ta inkurajoni të flasë më shumë se të gjithë pjesëtarët e tjerë në familje.

A.Kur ai flet, dëgjojeni me kujdes dhe jepini rëndësi asaj ç’ka ai thotë; gjatë bashkëbisedimit shikojeni në sy dhe vëzhojini me kujdes gjestet e tij.
B. Megjithëse nga gjestet mund ta kuptoni se çfarë do të thotë, hiquni sikur nuk e keni kuptuar, derisa fëmija të shprehë mendimin e tij. Mungesa e besimit në vetvete e detyron që mesazhin ta përcjellë nëpërmjet gjesteve dhe të largohet nga fjalët.
C.Gjatë kohës që fëmija flet, dëgjojeni me kujdes dhe mos ia prisni fjalën. Përshtatjuni edhe ju shpejtësisë së të folurit të tij kur flisni dhe formoni një atmosferë të rehatshme e të këndshme gjatë dialogut.
D.Hiqni dorë nga pyetjet e shpeshta drejtuar fëmijës. Përgjigjet e pyetjeve tuaja le të jenë: “PO” ose “JO”.
Fëmija duhet të dëgjohet me kujdes pikërisht atëherë kur flet me dëshirën e tij dhe lejojeni të flasë sa të dëshirojë.
E. Kini gjithashtu kujdes intonacionin e zërit që përdorni kur flisni me fëmijën. Mos të jetë as shumë i lartë e as i ulët, pasi edhe mund të mos t’ju kuptojë.

3. Pakësoni stresin te fëmija

A. Megjithëse mund të kaloni një ditë të ngarkuar me punë dhe nuk keni durim të flisni me fëmijën dhe ta dëgjoni atë, duhet të duroni, të bisedoni me të dhe ta dëgjoni. Fëmija nuk duhet të qëndrojë vetëm në dhomën e tij, përkundrazi, lejojeni t’ju shpegojë ndodhitë e asaj dite dhe të dëgjojë diskutime të ndryshme të pjesëtarëve të familjes.
B.Mundohuni të mos ia bëni të pranishëm fëmijës ndjenjën e frikës, të turpit dhe të neglizhencës. Përkundrazi, krijojini atij një mjedis qetësues dhe inkurajues në familje në mënyrë që t’i japë atij mundësinë për t’u shprehur.

4. Kaloni kohë me fëmijën

a. Mundohuni të kaloni kohë të konsiderueshme me fëmijën tuaj gjatë ditës. Bëjeni fëmijën të flasë dhe ta ndjejë që nuk është e rëndësishme mënyra se si flet, por ato çfarë ai thotë. Lexojini përralla, anekdota ose histori të ndryshme, me zë të plotë, të rrjedhshëm dhe me intonacionin përkatës për çdo fjali, qofshin ato dëftore, pytëse apo habitore.
Kini kujdes në zgjedhjen e tekstit që do t’i lexoni fëmijës. Sigurohuni që të jetë i kuptueshëm për fëmijën, të jetë në nivelin e inteligjencës së tij dhe të mos ketë gabime gramatikore.
b. Pasi të keni mbaruar leximin, lejojeni fëmijën ta tregojë me fjalët e veta dhe asnjëherë mos i bëni pyetje specifike në lidhje me tekstin.
c. Mundohuni të dialogoni me fëmijën rreth temave që atij i duken interesante dhe kurrë mos e kritikoni kur ai flet. Nëse ka ndonjë situatë që duhet t’i tregoni gabimin që ka bërë, kritikojeni me shumë kujdes, por mos u nxehni dhe mos e ngrini asnjëherë zërin.
d. Lejojini fëmijës të justifikohet për gabimin e bërë dhe mos ia prisni fjalën gjatë justifikimit, edhe nëse ai nuk ka të drejtë. Nëse ka vështirësi gjatë shpjegimit, mos u nervozoni, por ndihmojeni që të shprehet. Pikërisht këto janë situatat në të cilat ju mund ta ndihmoni më shumë.
Kini kujdes: Asnjëherë mos ia merrni fjalën nga goja, priteni deri sa ta thotë vetë atë çfarë ka për të thënë.

5. Jini model në të folur për fëmijën tuaj

a. Flisni ngadalë, qetë dhe rrjedhshëm, jo vetëm gjatë të folurit në bisedat familjare, por edhe kur jeni duke i lexuar përralla fëmijës. Mundohuni t’i ndani fjalët nga njëra-tjetra dhe të flisni me ngadalë, por asnjëherë të mos flisni ose të lexoni me rrokje. Gjithmonë shqiptojeni fjalinë të plotë, por me ngadalë.
b. Flisni lirshëm, pa u bërë i bezdisshëm dhe me zë të butë. Kjo është edhe mënyra e të folurit që duhet të mësojë fëmija.

6. Normalizoni situatën kur fëmija belbëzon

a. Eshtë më mirë të mos reagoni kur fëmija belbëzon, dëgjojeni me durim dhe bëni sikur nuk e dëgjuat belbëzimin e tij.
Mund të ndërhyni ndonjëherë, por me shumë kujdes, me qëllim që të mos ta ndrydhni në shqiptimin e disa fjalëve të vështira, fjalë që mbase nuk i përkasin fjalorit të përditshëm të fëmijës.
Kini kujdes në të tilla raste me intonacionin e zërit, me buzëqeshjen tuaj, si edhe në fjalitë që përdorni. Për shembull: mos përdorni shprehje të tilla si: “ E di që është e vështirë për ty”, “Të mundoi shumë shqiptimi i kësaj fjale”, “Fol më ngadalë, që të mos belbëzosh!” “ Mos i mbyll sytë kur flet!”.
Flisni me fëmijën në lidhje me tema të ndryshme, por asnjëherë mos hapni si temë diskutimi “belbëzimin”. Nëse fëmija dëshiron ta ndajë me ju, mundohuni t’i shpjegoni se nuk është shumë e rëndësishme. Të gjithë njerëzit kanë probleme të ndryshme që i eliminojnë me kohën...


Nga: Rezalda Shehi
Identifikuar


engjellusha
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 9
72.00 Kredite

View Inventory
Send Money to engjellusha


Shiko Profilin
« Pergjigje #1 : Qershor 11, 2009, 06:47:27 PD »

pershendetje J@mes
E lexova matrialin lidhur me belbezimin dhe te them te drejte me pelqeu shume.Nese me lejohet e kisha pasur nje pytje per ju.Nese femija siq thoni ju belbezon gjat moshes 3deri 5 vjeq se truni i femijes zhvillohet me shpejt se sa shpejtesia e buzve dhe e gjuhes ateher pytja ime do te ishte se nje raste na ka ndodhur nje femij gjat kesaj moshe 4deri5 ka folur mjaft mir dhe rrjedhshem po kur ai filloi te shkoj ne shkoll ne moshen 6,7 vjeq te ai filluan te shfaqen shenjat e para te belbezimit tani me eshte 9vjeq dhe veshtir kuptohet gjat kohes kure ai flet.Une shum her i kam keshilluar prindit e ti qe te drejtohen per ndihm nje psikologu.Keshtu qe une po te pyes ty a mund te ndihmoj nje psikolog keti femije
kalo mire engjellusha
Identifikuar
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #2 : Qershor 11, 2009, 07:46:22 PD »

Njeri nga shkaktaret e belbezimit te femijeve eshte stresi emocional.

Femije te cilet perballen gjate zhvillimit te tyre me situata te veshtira emocionale per to shpesh mund te ndodh qe t'u mbahet goja.

Shkencetaret mendojne se deri ne moshen 5 vjeçare pjesa me e madhe e femijeve qe kane simptoma te belbezimit pas kesaj moshe mund t'a kalojne problemin e tyre, gjithmone nese njerezit perreth kujdesen per permiresimin e tij.
Por duhet theksuar gjithashtu se pas moshes 5 vjeçare nuk ekziston ndonje kure e posaçme per belbezimin perveç terapisteve qe merren me problemet e te folurit. Ne shqiperi keto terapiste te profilizuar pikerisht per problemet e te folurit mungojne.

Trashegimia mund te jete gjithashtu nje faktor i belbezimit. Djemte jane 3 here me shume te prirur drejt belbezimit sesa vajzat.

Sikunder e permenda me siper reagime emocionale te forta mund t'i shkaktoj femijes marrje goje (belbezim). Paaftesia per te shprehur ate qe deshiron sjell ne nje deshperim akoma me te madh dhe si rezultat terheqje.

 

Identifikuar


Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2983
8988.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« Pergjigje #3 : Shtator 08, 2009, 04:22:23 MD »

Çrregullimet e të folurit – belbëzimi
Belbëzimi është e metë e të folurit, që shfaqet në shqiptim të ndërprerë e të cunguar të fjalëve.

Dr. sci. Ardita A. Devolli,
Defektologe – logopede
 
Të folurit është mjeti kryesor i komunikimit në mes të njerëzve. Përmes fjalëve të folura apo të shkruara njerëzit shprehin mendimet dhe ndjenjat e tyre. Disa nga këto çrregullime janë aq të vogla sa që laiku nuk i regjistron, por ka edhe të atilla që e largojnë vëmendjen e dëgjuesit nga përmbajtja e porosisë në formën e saj. Kështu që qëllimi themelor i të folurit – përcjellja e informatës – humbet, ose dëmtohet tërësisht.

Shumica e çrregullimeve të të folurit e kanë zanafillën në fëmijërinë e hershme në moshën parashkollore. Me shkuarjen e fëmijëve në shkollë, sidomos në klasat e para të shkollës fillore, pjesa dërmuese e tyre e përmirësojnë mënyrën e të folurit, respektivisht e barazojnë pak a shumë me të folurit e fëmijëve të tjerë dhe me të folurit e shembullit kryesor – mësuesit.

Mirëpo, një numë ri caktuar i fëmijëve nuk arrin ta përmirësojë të folurit e vet. Me kalimin e kohës, gabimet rrënjësoren, kurse disa sosh, siç është për shembull belbëzimi, ndryshojnë në mënyrë drastike dhe negative te shumica e fëmijëve të tillë.



Belbëzimi është të folurit jostandard, i cili shprehet në formë të përsëritjes së tingujve, ndaljeve, pauzave dhe vënies së tingujve të panevojshëm gjatë të folurit. Belbëzimi zakonisht përcillet me anksiozitet, frikë nga të folurit, ikje nga të folurit dhe situatave të të folurit, ikje nga kontaktet vizuele me bashkëbiseduesin, me lëvizje të pakontrolluara të koks dhe gjymtyrëve, me frymëmarrje të parregullt gjatë të folurit, përshpejtim të ritmit të zemrës, etj.

Gjatë fëmijërisë së hershme fëmijët nuk janë të vetëdijshëm që të folurit e tyre devijon nga të folurit e moshatarëve dhe, në përgjithësi nga të foluri e rrethit. Këtë arsye ky lloj i belbëzimit quhet belbëzim primar. Mirëpo, fatkeqësisht, me kalimin e kohës e sidomos nën ndikimin negative të rrethit, fëmija fillon ta ketë të qartë që të folurit e tij dallon nga ai i rrethit.

Për ta mbizotëruar belbëzimin, fëmija i moshës shkollore, e sidomos personi i rritur, përdor mënyra jo të zakonshme të të folurit dhe sjelljeve me anë të gishtave dhe mimikës. Këto tentime, jo vetëm që e zvogëlojnë shkallën e belbëzimit, por e rrisin atë në atë masë saqë edhe laiku mund ta vërejë. E tërë kjo dukuri çon te belbëzimi sekondar, të cilin e shoqërojnë të gjitha karakteristikat negative që i përmendëm më lart.

Sa i përket etiologjisë (prejardhjes) së belbëzimit, mendimet e shkencëtarëve që merren me këtë lëmi janë të ndryshme. Disa shkencëtarë mendojnë se ai ka prejardhje organike sepse zakonisht shfaqet në moshën parashkollore, më shpesh paraqitet te djemtë se te vajzat. Është i lidhur me dominimin cerebral (apo të trurit). Ka primesa familjare, ndërlidhet me të folurit e vonuar si dhe me ato situata të cilat individi i percepton si të vështira.

Ndërkaq, shkencëtarët e tjerë janë të mendimit se belbëzimi mund të shkaktohet nga të kufizuarit e tepruar apo si pasojë e kërkesave tejet të mëdha të prindërve ndaj fëmijëve të tyre. Me fjalë të tjera, ka prindër që janë tepër anksiozë, perfeksionistë dhe që tregojnë një frikë të tepruar për të folurit e fëmijës. Kjo frikë e prindërve kalon pastaj te fëmija, duke krijuar në këtë mënyrë çrregullime të vërteta të të foluri të tij.

Rezultatet e hulumtimeve me nxënësit shqiptarë të shkollave fillore të qyteteve të Kosovës në periudhën e paraluftës dëshmuan ekzistimin e 3% të popullatës shkollor me diagnozën e belbëzimit. Lufta që u zhvillua në Kosovë ka bërë që numri i personave me belbëzim të marrë përmasa alarmante, kështu që mund të flitet për një përqindje më të lartë të këtyre personave tash në periudhën e pasluftës.

Një numër i konsideruar i prindërve thekson se fëmijët e tyre belbëzojnë mu për shkak të traumave të përjetuara gjatë luftës.
Në raste të tilla nuk është atakuar vetëm komunikimi verbal i individit, por edhe tërë personaliteti i tij. Prandaj, edhe mjekimi dhe rehabilitimi i tyre zgjatë më shumë se te fëmijët e tjerë.

Rekomandime të rëndësishme lidhur me belbëzimin

Këto rekomandime dhe shqyrtime duhet t’i kenë parasysh prindërit e fëmijës i cili, përsërit, ngurron dhe ndalet gjatë të folurit:

• Përsëritjet dhe ndaljet rëndom shfaqen në fazën e zhvillimit të të folurit (në moshën 3-5 vjeç).

• Shmanguni bisedës për ndryshime në të folurit e fëmijës kur ai është prezent. Nëse ai këtë e kërkon vetë, atëherë atij i jepet përgjigje konkrete. Mirëpo, sa më gjatë që të jetë fëmija i pavetëdijshëm për ndryshime e tilla, aq më të mëdha janë gjasat e tij për ta zotëruar të folurit e rregullt.

• Është e nevojshme që fëmija të ndihet i sigurt duke qenë i rrethuar me dashurinë e prindërve dhe të rrethit. Disa të rritur janë aq të papërgjegjshëm sa që mund të shkaktojnë te fëmija pasiguri dhe ngurrim gjatë të folurit.

• Mbani qëndrim të qetë gjatë dëgjimit dhe bisedimit me fëmijën. Në këtë mënyrë ai do të jetë më i qetë, kështu që do të zvogëlohet pasiguria dhe ngurrimi në të folurit e tij.



• Gjatë bisedave silluni njëlloj si me të rriturit ashtu edhe me fëmijët. Dëgjoni se çfarë thonë ata dhe mos reagoni në atë mënyrë që të lëvizni kokën në kahje të kundërt ose që t’i kushtoni vëmendje ndonjë objekti apo personi tjetër.

• Bëhuni i durueshëm dhe kushtojani fëmijës aq kohë sa i nevojitet për ta thënë atë që dëshiron. Mos shprehni pakënaqësinë (mërzinë) për shkak të vështirësive të tij gjatë të folurit. Mos ia plotësoni fjalët dhe mos i përsëritni fjalët e tija, përveç nëse kjo është e domosdoshme (kriza e përgjithshme).



• Kurrë mos kërkoni nga fëmija që ai të flasë më ngadalë, që të mendojë para se të flasë që t’ia vëni fjalën, t’ia ndryshoni antonimin ose t’i thoni që të marrë frymë thellë para se të fillojë të flasë. Të rriturit duhet të flasin më ngadalë dhe më qetë, sepse fëmija mëson nga shembulli. Për këtë arsye teknikat që përdoren për ndalimin e belbëzimit ndonjëherë mund të shkaktojnë ngecje edhe më të mëdha në të folurit e fëmijës që belbëzon.

• Kurrë mos i kërkoni fëmijës që ta ndërpresë të folurit e tij dhe ta përsërisë atë pjesë për shkak të vështirësive në të folur. Kërkesa e tillë mund të zgjojë ndjenjën e disfatës dh eta përforcojë frikën nga situatat e reja të të folurit.

• Zhvilloni tek fëmija ndjenjën e vetëbesimit dhe të rëndësisë si në familje ashtu edhe në rrethin e gjerë. Mundësitë për këtë ekzistojnë në shtëpi ashtu edhe në shkollë. Me rëndësi është që fëmija të korrë sukses dhe të marrë lëvdata. Me rëndësi është funksionimi i përgjithshëm i fëmijës.

• Zbuloni dhe zhvilloni talentet natyrore të fëmijës. Kjo do t’i ndihmojë në arritjen e besimit dhe krenarisë për disa suksese. Mundësojani këtë rol përgjegjës (jashtë fushës së të folurit) në të cilin ai do të mundë të tregojë gjeturinë dhe suksesin e tij.

• Sa më pak fyerje dhe skena emocionalisht të ndezura aq më mirë. Familja dhe rrethi i lumtur janë parakushte për të folurit normal.

• Nxiteni rekreacionin. Aktivitetet e lira siç janë: sporti, lojërat, hobi, anëtarësia në ndonjë klub, janë të domosdoshme për shëndetin fizik dhe psikik të fëmijës.



• Mundohuni që të keni marrëdhënie të mira njerëzore me fëmijën. Kjo do ta ndihmojë atë t’i përshtatet më lehtë fëmijëve nga rrethet e ndryshme sociale, ekonomike, racore dhe religjioze.

• Siç ka rëndësi që t’u shmangeni standardeve (normale) tejet të larta të suksesit, ashtu është me rëndësi edhe që të mos jeni tepër të pajtueshëm, sepse që të dyja janë të dëmshme. Pyetjet e ndryshme që i drejtohen fëmijës e vënë atë në qendër të vëmendjes, duke ia mundësuar atij përshtatjen e lehtë në shoqërinë e moshatarëve. Disiplina e përgjithshme duhet të zbatohet në përpikëri, mirëpo fëmija kurrë nuk duhet të ndëshkohet për shkak të çrregullimeve (ngurrimeve) në të folur.

• Kurrë mos i kërkoni fëmijës që të flasë para njerëzve, përveç nëse ai vetë këtë e dëshiron. Të folurit publik shkakton tendosje te fëmija.

• Kurrë mos e provokoni, përqeshni apo imitoni fëmijën. Mos i lejoni as të therët që ta bëjnë këtë. Mirëpo, nëse fëmija është i ngacmuar mësoni se si sillet në situata të tilla.

• Kurseni fëmijën nga konkurrenca e madhe e fëmijëve tjerë apo anëtarëve të familjes.

• Kondicioni fizik është gjithashtu me rëndësi. Fëmija duhet të ketë pushimin e nevojshëm si dhe orarin. Ushqimi dietal është i domosdoshëm për zhvillimin normal. Racionet e ushqimit duhet të jenë të rregullta dhe pa shqetësime përcjellëse. Prindërit duhet të shërbejnë si shembull i sjelljes së mirë gjatë ngrënies së ushqimit.



• Arsimtarët duhet stimulojnë këta fëmijë që të marrin pjesë në recitime, lexime, diskutime dhe në përgjigje të pyetjeve. Përpjekjet e fëmijës duhen miratuar dhe lavdëruar më tepër se sa të folurit e rregullt. Kolegët e tij duhet ta dëgjojnë me vëmendje, sepse vetëm në këtë mënyrë ai nuk do ta ndiejë veten të izoluar dhe ndryshe nga ata. Shpesh arsimtarët nuk i përfillin fëmijët që belbëzojnë gjatë recitimeve, sepse e kanë të vështirë t’i dëgjojnë deri në fund. Praktika e tillë ndikon negativisht në ndjenjat e fëmijës që është i mundur dhe i padëshiruar, kështu që e nxit edhe më shumë belbëzimin.


telegrafi
Identifikuar

Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.398 sekonda me 20 veprime.