psikologji.net
Gusht 30, 2014, 12:10:58 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Gjakmarrja dhe adoleshentët  (Lexuar 5102 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Qershor 12, 2009, 06:12:03 PD »

PERMBAJTJA


• Kendveshtrimi eriksonian mbi formimin e identitetit te adoleshenteve ne pergjithsi.

Kriza e identitetit.

• Veshtrim i pergjithshem mbi gjendjen e adoleshenteve shqiptar.

• Fenomeni i gjakmarrjes ne shqiperi.

• Adoleshentet shqiptar ne hasmeri.

• Pamundesia e adoleshenteve shqiptar te ngujuar per te eksperimentuar shume role.

Rasti i nje adoleshenti te ngujuar qe vuan.

• “Izolimi” i adoleshenteve ne hasmeri formon individ agresiv, te mbyllur, ankthioz e te pashprese.

• Ide, menyra nderhyrjesh per ndihme dhe konkluzione.

      

« Ndryshimi I Fundit: Qershor 12, 2009, 06:36:28 PD nga J@mes » Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #1 : Qershor 12, 2009, 06:26:47 PD »

Ne kete material studimor do te perpiqem t'ju paraqes nje çeshtje mjaft delikate sikunder eshte "gjakmarrja" por duke u fokusuar ne ndikimet psikologjike qe ajo ka tek mosha me delikate, pra tek adoleshentet. Po e nis me kendveshtrimin qe ka Erikson mbi formimin e adoleshenteve dhe krizen e identitetit sipas tij.

Kendveshtrimi eriksonian mbi formimin e identitetit te adoleshenteve ne pergjithsi.

Kriza e identitetit


Identiteti personal eshte kuptimi dhe te ndjerit e sensit te vetes ne vazhdimesi kohore.
Erikson e sheh identitetin si sinonim te termit “vetja” dhe me te nenkupton nje entitet teresor qe buron nga e shkuara; por, qe perfshin gjithashtu edhe qellime dhe plane te se ardhmes.
Sipas Eriksonit, zhvillimi i identitetit eshte detyra kryesore per moshen e adoleshences.
Sipas tij, ndikimet me te rendesishme mbi formimin e identitetit vijne nga jeta feminore e kaluar, nga rolet dhe mundesite qe ofron shoqeria ( familja, prinderit, grupet shoqerore... etj ), grupet e references, etj.
Grupet e references perbehen nga idivide me te cilet adoleshenti ndervepron me shpesh dhe me te cilet ka marredhenie te ngushta.
Adoleshenti gjendet perballe pyetjeve te rendesishme dhe jetesore si: kush jam une? Çfare kam per te dhene? Çfare do bej me keto “aftesi” qe kam? Etj.
Adoleshenti, sipas Eriksonit, ka me shume per te gjetur pergjigjen e ketyre pyetjeve dhe per te formuar nje identitet solid ne qofte se ambienti social ku ai jeton i ofron atij alternativa te shumta dhe mundesi per te eksperimentuar me shume role te ndryshme.
Ne rastet kur nuk i ofrohen keto mundesi, ka gjasa qe adoleshenti te perjetoj “krize identiteti”.
Adoleshentet qe nuk e kapercejne me sukses kete “krize identiteti”, mund te vuajne nga konfuzioni i identitetit. Pasojat e ketij konfuzioni te identitetit mund te jene terheqja sociale ( izolimi ) ose shkrirja me identitetin e grupit ku ben pjese ( humbja e identitetit personal ).
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #2 : Qershor 12, 2009, 06:31:07 PD »

Veshtrim i pergjithshem mbi gjendjen e adoleshenteve shqiptar.


Ne shqiperi, shumica e prinderve te adoleshenteve jane ne kufite moshore 35-45 vjeç dhe shumica e tyre kane nje te kaluar qe le shume per te deshiruar ( ne te gjitha aspektet e jetes ). Nga keto dy faktore ( mosha dhe e kaluara ), shpesh keta prinder perjetojne nje “krize te dyte identiteti” duke vleresuar arritjet e tyre dhe kohen qe ka mbetur per te arritur qelllimet qe i kane vendosur vetes.
Pra, adoleshentet shqiptare, perjetojne veshtiresi per kapercimin e krizes se identitetit sepse edhe prinderit e tyre jane po ne “krize”.
Nje faktor tjeter qe ndikon ne gjendjen e adoleshenteve shqiptar eshte edhe tranzicioni.
Ndryshimet e vazhdueshme te vlerave, normave, rregullave, etj ben qe adoleshentet shqiptar te perjetojne konflikte te thella me veten, me prinderit e me çdo gje qe i rrethon.


Fenomeni i gjakmarrjes ne shqiperi.


Besnikeria dhe tradhetia jane kahet e njesise ekzistenciale qe zen fill qysh ne zanafillen etnike te popullit tone.
Ne menyre te qarte, ato u kodifikuan si norma institucionale ne “Kanunin e Leke Dukagjinit”. Besa dhe pabesia kane qene dhe vazhdojne te jene akoma ( ne shume raste ) nje ankth per popullin shqiptar.
Gjakmarrja eshte nje fenomen i hershem dhe ka sherbyer si vetgjykim i komunitetit ( ne mungese te nje shteti funksional ), per vitet e fundit, jo vetem qe vazhdon qe te shfaqet ky fenomen por ka fituar edhe disa tipare te reja qe i japin forma te dnryshme ne varesi te zonave, komuniteteve, situatave apo edhe personave te veçante. Per shembull: nje tipar i ri eshte perfshirja e femrave dhe e femijeve ne hakmarrje.


Adoleshentet shqiptar ne hasmeri.


Fenomeni i gjakmarrjes, dekaden e fundit, ka prekur edhe adoleshentet; me qene se eshte shtrire ne tere fisin, pa perjashtuar as grate, as femijet dhe duke shkelur traditen sipas se ciles keta individe ishin te pa prekshem nga gjakmarresi.
Kjo gjendje ka bere qe nje pjese e konsiderueshme e adoleshenteve te perfshire ne gjakmarrje te ngujohen ne shtepite e tyre, te braktisin shkollat, te mos kene asnje prespektive per te ardhmen e tyre e te rriten duke pare baballaret e tyre qe bejne roje me arme nga ankthi se çdo moment mund te jete i rrezikshem per familjet e tyre.
Ne keto kushte, adoleshentet jane te detyruar ta kalojne kete stad shume delikat te jetes se tyre te izoluar, te pasigurt, me ndjenja frike, me ankth, pa shoke, pa shkolle, ne kushte shume te keqija ( pamundesia e anetareve te familjes per te levizur e punuar shoqerohet me plotesimin e te ardhurave ne nivelet minimale te jeteses ).
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #3 : Qershor 12, 2009, 06:34:00 PD »

Pamundesia e adoleshenteve shqiptar te ngujuar per te eksperimentuar shume role.


Rasti i nje adoleshenti te ngujuar qe vuan.


Ne fillim te ketij punimi permendem faktin se sa e rendesishme eshte qe t’i ofrohen mundesite adoleshenteve qe te eksperimentojne ne shume role. Gjithashtu, permendem edhe rendesine e grupeve te references, modeleve te gatshme qe merr nga prinderit etj.
Ne familjet e ngujuara mbizoteron nje klime e padurueshme; te gjithe jane tejet te lodhur, te merzitur, te pashprese, te tresuar, te pasigurt... e here here edhe agresive.
Per te ilustruar kete gjendje te mjerueshme te familjeve ne hasmeri dhe perjetimet e nje adoleshenti qe jeton ne kete familje, po pershkruaj nje rast.

Ne muajin gusht te vitit te kaluar pata rastin te vizitoj per 9 dite rrjesht nje familje te ngujuar nga Shllaku ( zone ne periferi te Shkodres ).
Kjo familje kishte 7 pjestare: gjyshi, gjyshja, babai, nena, djali adoleshent ( 17 vjeç ), vajza ( 9 vjeç ), dhe nje djale te vogel ( 5 vjeç ).
Kjo familje kishte 6 vjet qe ishte ngujuar per arsye te disa vrasjeve nga ana e te dy fiseve ne konflikt. Gjeja e pare qe te bente pershtypje ishte era teper e rende qe vinte nga vendi shume prane shtepise ku mbanin derrat ( si e vetmja rruge per te mbijetuar ).
Brenda ne shtepi, mungonte çdo gje qe per “ne” eshte e domosdoshme dhe njerezit dukeshin si parahistorike.
Ata kishin nje fytyre qe tregonte vetem vuajtje dhe mjerim, dukeshin shume te ashper dhe ishin te ngadalte ne çdo veprim qe benin. Megjithese mundoheshin te ishin sa me mikprites, komunikimi me ta ishte shume i veshtire. Me shume qendroja dhe bisedoja me djalin adoleshent. Ai quhej N.
N. tregonte vetem per rastet kur i shkonte per vizite ndonje shok dhe vetem po ta pyesje ne menyre te drejperdrejt mund te fliste per ndonje gje tjeter. Ai dinte te shkruante dhe te lexonte emrin e vet; dhe, kur e pyesja nese kishte deshire te shkonte ne shkolle pergjigjej: “do doja te vrisja te gjithe ata qe me mbajne te ngujuar dhe pastaj te dilja nga te doja” ( “du me i vra tan ata qi m’bajne me ndej n’shpi e mandej me ik ka t’du vet” ).
N. ishte i bindur se vetem me arme mund te zgjidheshin problemet dhe nuk mendonte se ekzistonte ndonje menyre tjeter. Ai shprehte agresivitet, padurim, ankth, dhe ftohtesi te theksuar emocionale.

Ashtu si N. edhe shume adoleshent te tjere qe perjetojne pasojat e gjakmarrjes jo vetem qe nuk kane mundesi per te eksperimentuar ne shume role; por, jane teper te kufizuar duke patur vetem modelin e atyre prinderve qe mezi mbijetojne.
Ata kane grupe reference qe nuk i kane zgjedhur me deshire, sepse kane vetem nje apo dy modele te ngurta dhe jo me shume.
Keta adoleshente rrezikojne shume te kene nje identitet konfuz, identitet te paqendrueshem ( siperfaqesor, te pasigurt, te ngurte ) apo te shkrihen me identitetin e grupit te vetem te references qe kane.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #4 : Qershor 12, 2009, 06:35:25 PD »

“Izolimi” i adoleshenteve ne hasmeri formon individe agresive, te mbyllur, ankthioz e te pa shprese.


Kushtet tejet te veshtira te jeteses, pamundesia per te levizur, ndjenjat e pasigurise, mungesa e nje jete normale sociale, etj; te gjitha keto sherbejne si frustracione per adoleshentin.
Frustracioni, qe vjen nga ngujimi dhe “izolimi”, nga ana e tij ben qe adoleshenti te behet gjithnje e me agresiv dhe i mbyllur ne vetvete.
Gjendja ekonomike, nga ana tjeter, e rrit frustracionin. Keshtu, gjerat fillojne te nderlidhen e te behen te pa zgjidhshme.
Ngujimi sjell varferi, ankth, pasiguri, pashpresshmeri, mbyllje ne vetvete, merzi, lodhje, sjellje agresive... vuajtje; dhe kur keto zgjasin per vite me rradhe behen pjese e identitetit te adoleshentit duke ndikuar fuqishem e direkt ne formimin dhe rritjen e tij.


Ide, menyra nderhyrjesh per ndihme dhe konkluzione.


Disa menyra nderhyrjesh per te luftuar kete dukuri e per te ndihmuar keta persona te ngujuar do ishin:
parandalimi – sensibilizimi i komunitetit per pasojat negative te kesaj dukurie, hartimi i ligjeve te posaçme parandaluese, transmetimi i emisioneve informuese nga ana e mediave, etj.
Krijimi i disa grupeve te mirestrukturuara qe mund te nderhyjne per trajtimin e paleve ne konflikt dhe per dhenien e ndihmes psiko-sociale individeve me nevoja emergjente.

Gjakmarrja nuk eshte nje dukuri qe ndodh sepse njerezit ne zonat ku haset me shpesh ky fenomen jane me te keqinj apo ndryshe nga te tjeret.
Fenomeni i gjakmarrjes ka te beje me te njejtit faktore psiko-sociale qe ndikojne e formojne mentalitetet ne çdo komunitet; dhe mund te shpjegohet me ndikimin e tyre plus ndikimin e faktoreve historiko-kulturor te se shkuares.
Pra, fenomeni i gjakmarrjes ehste nje fatkeqesi, barren e se ciles e dine vetem ato qe e vuajne.
Persa i perket adoleshenteve te ngujuar dhe formimit te identitetit te tyre, situata eshte vertet alarmante po te mendojme per pasojat. Ne rastin me te mire formohen persona qe nuk kane nje fonksionim normal ne shoqeri, e ne rastin me te keq formohen persona me rrezikshmeri te larte per shoqerine.

J@mes

Psikologji.net - Respektoni te drejtat e autorit
« Ndryshimi I Fundit: Qershor 12, 2009, 06:37:47 PD nga J@mes » Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.639 sekonda me 20 veprime.