psikologji.net
Korrik 30, 2014, 05:14:49 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Maske fytyre  (Lexuar 1485 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2982
8978.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« : Qershor 23, 2009, 01:02:52 MD »

Trajtime fytyre me ar

Krejt çka lëkura kërkon: freskinë, fortësinë dhe vitalitetin, mund ta realizoni përmes tretmanit me ari. Ari, ju sjellë eliksirin e bukurisë dhe freskinë rinore...
Dr.Rabit Sadiku PhD
Akupunkturolog

Trajtime me ar 24 karat – UMO

Një nga tretmanët më të kërkuara super luksoze është tretmani me ari të pastër 24 karat. Fytyra do të mbulohet me fletëza ari, qëllimi është që lëkura e lodhur të thithë përmbajtjen e këtij metali të çmuar. Tretmani deri më tani është aplikuar vetëm në SHBA dhe Japoni. Këtë tretman për herë të parë mund ta shijoni edhe në Kosovë-Gjilan në AKU-CENTER që njëherë është edhe distributor i autorizuar për prodhimet e Kompanisë së njohur Japoneze UMO.



Trajtime fytyre me ar

Vitet e fundit yjet e Hollivudit po përdorin tretmane për fytyrë me ari. Ajo që është interesante është se aplikimi i metaleve apo i arit për qëllime bukurie, ishte i njohur edhe gjatë dinastisë Ming. Shumë perandorë kinezë kanë përdorë arin për mirëmbajtjen e lëkurës. Yjet botërorë si Sophia Loren dhe Ketrin Denev, u kthyen në traditën e vjetër të mjekësisë kineze duke përdorur kremra me përmbajtje të arit të pastër 24 karat dhe kështu kanë ruajtur bukurinë dhe rininë e tyre. Ekspertët besojnë se tretmani me "ari" është një arritje në kozmetikë dhe estetikë por edhe shëndet. Përmbajtja e këtij metali siguron ushqimin e lëkurës. Ari dhe fletëzat e arit, po gjejnë aplikim më të gjerë në kirurgjinë estetike, dhe si efekt kanë ngadalësimin e procesit të plakjes së lëkurës dhe inkurajon rigjenerimin e saj.
Gjinia e bukur, sot, pa ndonjë problem mund të furnizohet me kozmetikë me përmbajtje nga ari: sapun, tonik, qumësht për trupin dhe kremra të ndryshme nga ari.

UMO 24 karat ari + Gamma – PGA + FSS

Krejt çka lëkura kërkon: freskinë, fortësinë dhe vitalitetin, mund ta realizoni përmes tretmanit me ari. Ari, ju sjellë eliksirin e bukurisë dhe freskinë rinore. Ari jep lëkurës një tretman intensive kundër plakjes së fytyrës dhe trupit. Ari është simbol i luksit dhe forcës absolute. Metal i çmuar me mijëra vite. Qysh në Kinën e lashtë është aplikuar si regjenerator, i cili ngrit tonusin dhe shkëlqen lëkurën.



Umo ka krijuar teknologjinë e re të shkrirjes së arit dhe depërtimin (futjen) nëpër barrierën e lëkurës, duke mundësuar aktivizimin e veprimit dhe krijimit të rezultateve të cilat mund të vërehen dhe të shihen menjëherë.
Folija apo fletëza me ari 24 karat prodhohet në Japoni, në qytetin Kanazawa në rajonin e Ishikawa, ku prodhohet folija më kualitative me certifikatën që verifikon UMO fletëzën e arit 99.99%.

Umo 24 karat. Ari është planifikuar për kombinimin në veprimin me Gamma-PGA dhe NANO mjegullën ( që vjen nga penetrimi SPA përmbajtjes për fytyrë) në tretmanin e fytyrës me ari.

Sekret i lashtë – aplikim modern

Gjatë gjithë historisë, ari kishte vlerë për shkak të luksit dhe bukurisë. Në kohën e lashtë Kleopatra, arin e pastër e kishte përdorur si një mjet për ruajtjen e freskisë së lëkurës. Historianët kanë kohë që besonin se ajo ka fjetur çdo natë me një maskë të artë. Në Romën e lashtë, paketat e artë janë përdorur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Në mjekësinë e lashtë kineze ari ishte bazë për ruajtjen e rinisë. Në Dinastinë Ching perandoresha çdo ditë masazhonte fytyrën e saj me topa të artë.
Duke iu falënderuar të arriturave më të reja në mirëmbajtjen e lëkurës, gama PGA, joneve, ultratingullit dhe teknologjisë, Nano mjegulla etj. UMO përdor fuqinë e arit në mënyrë që ju mund të përjetoni këtë tretman 100% natyrorë, trajtimin për lëkurë rinore –
UMO trajtimin e fytyrës me Ari 24 karatë.

Që prej vitit 1929. Ari është përdorur me sukses në trajtimin e artritit reumatoid dhe reduktimin e inflamacionit. Efekti kundërinflamator i arit redukton inflamacionet e lëkurës, dhe për këtë arsye, ngadalëson krijimin e melaninës, zvogëlon njollat e vjetra dhe në të njëjtën bënë lëkurën më të butë dhe të shkëlqyeshme. Nxjerr dhembet


telegrafi
« Ndryshimi I Fundit: Qershor 24, 2009, 04:41:00 PD nga J@mes » Identifikuar

Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.101 sekonda me 20 veprime.