psikologji.net
Tetor 30, 2014, 02:55:12 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Globalizimi  (Lexuar 30736 here)
0 Anetare dhe 3 Vizitore po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Tetor 03, 2008, 11:12:30 PD »

Globalizmi është një dukuri me ndikim shumë të madh në të gjitha zhvillimet ekonomike, sociale, politike, karakteristike për dhjetëvjecarët e fundit të shekullit XX. Ai përbën një realitet të ri. Globalizmi është zhvillim tej tregut dhe ekonomisë botërore dhe nënkupton të ashquajturën “botë pa kufi”. Globalizimi nuk mund të trajtohet si një dukuri e cila ka një moment fiks fillimi dhe nuk ka një përkufizim të sakt.Shpërndarja e pabarabartë e burimeve natyrore bënë që të gjitha vendet e botës të jenë gjithmonë e më të ndërvarura ndaj prodhimeve dhe shërbimeve që ofrohen nga  vëndet e tjera të cilat ato vetë nuk i zotërojnë dhe për pasojë nuk mund ti prodhojnë.
 Ai nxiti levizshmërinë e madhe të njerëzve nga njeri vend në një vend tjetër dhe kjo ka bërë që të kemi një ndërthurje të kulturave nëpërmjet përshtatjes kulturore dhe sociale të tyre.
Një rol tepër të rëndësishëm në globalizimin e vendeve luajnë edhe emigrantët, të cilët kontribuojnë si në nivelin ekonomik të vendeve pritëse të tyre, por edhe të vendeve përkatëse nga ata vijnë po ashtu dhe në nivelin social, kulturor gjë që sjell dhe përfitime.
Dhe vetë fjala “globalizëm” nuk përfshin disa vende me karakteristika ose tipare specifike, por nga vetë emri do të thotë se perfshin të gjitha vendet e globit.

Globalizmi si dukuri ka nisur të ekzistojë në formën e shkëmbimeve të thjeshta tregëtare por sot është shndërruar në një dukuri komplekse që përfshin të gjitha sferat e jetës të njerezve dhe të shteteve në të gjithë botën duke filluar nga më të mëdhatë dhe më të zhvilluarat, që përfshijnë brenda tyre miliona banorë, deri në ato vende me disa mijra banorë dhe me sipërfaqe të vogël.
Përfitimet e kësaj dukurie janë universale dhe të shumëllojshme duke nisur me përfitimet politike, ekonomike, sociale, kulturore, teknologjike, shkëmbimit të eksperiencave në të gjitha aspektet, difuzioni si dukuri brenda së cilës përfshihet ëëdo nivel bashkëveprimi, mundësi në shfrytëzimin e të gjitha të mirave dhe shërbimeve të ofruara, ristrukturimin e jetës, hapja e rrugës për veprimtari të cilat ende nuk janë eksploruar etj.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #1 : Tetor 03, 2008, 11:17:56 PD »

GLOBALIZMI NË DITËT E SOTME

Fillimi i mijëvjeçarit ka vënë në dukje para nesh shumë sfida, probleme dhe  çështje, ndikimi i të cilave duket sikur për nga natyra del jashtë dimensionit të mjedisit që duket se i shkakton duke marrë një pamje globale. Nder keto sfida mund të përmendim: globalizimin e ekonomisë, rritjen e pabarazisë ekonomike ndërmjet vendeve të ndryshme, pabarazitë në shpërndarjen  dhe shfrytezimin e burimeve të informacionit dhe teknologjisë, rritjen e kontrollit të qeverive në jetën e njerëzve, rritjen e konsumit, konfliktet kombëtare dhe rajonale për arsye fetare, etnike, ideologjike e racore, rënien e efektshmërisë politike etj. Zgjidhja e të tilla problemeve nuk mund të bëhet vetëm në nivel kombëtar ose lokal por zgjidhje të tilla mund të vijnë si rrjedhojë e mendimit, veprimit dhe bashkërendimit të të gjithë qytetarëve në  bashkësi, qytet apo dhe në rajonin ku ata jetojnë.

Ekzistojnë disa prirje globale që ndikojnë në jetën e qytetarëve të cilat mund të grupohen në katër drejtime kryesore:

1. Ekonomia globale
2. Teknologjia dhe komunikimi
3. Popullsia dhe mjedisi
4. Lëvizja globale

EKONOMIA GLOBALE
Globalizimi i ekonomisë është një realitet I padiskutueshëm. Në këtë drejtim detyra kryesore e qeverive të ëëdo kombi do të jetë të përballojë trysninë që çon në nënështrimin e ekonomisë  kombëtare në atë botërore. Sot jetojmë në një periudhë që do të ëëoj në ndryshimin e ekonomisë dhe politikës në vitet e ardhshme. Nuk do të ketë më prodhime të cilat do të mbajnë vulën e vendit në të cilin ato prodhohen, nuk do të ketë më korporata ose industri kombëtare, ekonomia kombëtare nuk do të ekzistojë ose të paktën jo në përmasat dhe në kuptimin që ajo shihet sot. Megjithatë edhe sot shumë produkte mbajnë vulën C. E (Komuniteti Europian ).
Kufijtë kombëtarë do të humbasin vlerën e tyre  në kuptimin ekonomik, gjeografik kurse njerezit do të jenë të vetmit që do të mbeten brenda kufijve të cilët do të priren më teper kah interesave të tyre duke u larguar kështu nga besnikëria kombëtare.
Krijimi i ekonomisë globale  mund të sjelli më shumë pasuri për të aftët dhe varfëri dhe shkatërrim për të paaftët, kjo do të sillte uljen e nivelit të jetesës në botë.

TEKNOLOGJIA DHE KOMUNIKIMI
Zhvillimi i shpejt në fushën e teknologjisë solli dhe zhvillim në mjetet e komunikimit i cili është një nga komoditetet më të mëdha në ditët e sotme. Ai është njëkohësisht pasuri, rrezik dhe pushtet, është vlera kryesore në ekonomi e cila ëëon në një shpërhapje edhe më të madhe të ekonomisë dhe vlerave që ajo ka.
Në ditët tona pasuria më e madhe nënkupton gjithnjë e më shumë të drejtën për zotërimin e informacionit.  Diferencimi global që ekziston sot midis atyre që zotërojnë mundësinë të shfrytëzojnë informacionin dhe atyre që nuk e kanë këtë mundësi po bëhet gjithmonë e më i madh. Çështja e së drejtës së informacionit do të çoj në rritjen e të mirave dhe pasurive materiale.


POPULLSIA DHE MJEDISI
Me rritjen e numrit të popullsis së globit, çdo ditë janë rritur presionet ndaj mjedisit. Problemet me të cilat përballet mjedisi si rrjedhoj e rritjes së shpejtë të popullsisë janë: prishja dhe shkretimi i tokave të punueshme, zvogelimi i burimeve ujore, ndotja globale, erozioni, shkatërrimi i pyjeve, humbja e biodiversitetit, reduktimi i ozonit etj. Zhvillimi dhe zhvendosjet e popullsisë do të ndikojnë duke pasur një efekt të pallogaritshëm në standartin botëror, në mjedis dhe në sjelljen e njerëzve ndaj njëri-tjetrit.
Rritja më e madhe e popullsisë në vitet në vazhdim do të vijë kryesisht nga vendet e paindustrializuara gjë, që do të çoj dhe në rritjen e presionit që ushtron migrimi i popullsisë. Popullsia e këtyre zonave do të priret të levizë drejt zonave të pasura për të përballuar jetesën. Mund të themi se vetëm me zhdukjen e  varfërisë së skajshme, përmirësimit të shëndetësisë, arsimit, të ngritjes së statusit të grave atëherë do të mund të pretendojmë për uljen e rritmit të shtimit të popullsisë dhe si rrjedhojë dhe lëvizjes së saj.

LËVIZJA GLOBALE    
Gjatë këtij shekulli u rrit pa masë numri i njerëzve të cilët lëvizin nga një vend në tjetrin duke ndryshuar perberjen etnike të çdo vendi. Kjo dukuri i detyron dhe shton përpjekjet e grupeve për ruajtjen e identitetit të tyre duke sfiduar politikat e ndryshme  të vendeve në të cilat vendosen nëpërmjet ndryshimeve kulturore. Në pamje të parë duket sikur procesi i globalizimit do të ëëoj në uljen e përpjekjeve të njerëzve për ruajtjen e identitetit të tyre të ndryshëm nga ai i të tjerëve, por duket sikur globalizimi u  ofron më shumë mundësi minoriteteve për ruajtjen e identitetit të tyre dhe jetës në grup. Ai ka bërë që shteti homogjen nga pikëpamja kulturore dhe në të njëjtën kohë ka detyruar që çdo vend të jetë meë i hapur dhe më i prirur ndaj pluralizmit dhe diversitetit kulturor.
Për shkak të këtyre arsyeve ndaj globalizimit shtrohen dhe një sërë kritikash duke vënë në dyshim thelbin dhe shkallën e ndikimit të tij në përgjithësi dhe në çdo vend në veçanti. Ku mund të përmendim:

•Globalizimi është pjese e kapitalizmit ose imperializmit botëror dhe si i tillë mbart dhe pasojat e tij.
•Globalizimi ka pasoja të ndryshme, shpesh të padrejta pasi prodhon fitues dhe të humbur, keta të fundit kryesisht në radhët e të varfërve.
•Globalizmi fsheh përgjegjshmërinë dhe transparencën pasi veshtireson identifikimin e atyre që janë përgjegjës për dukuri që ndikojnë në mbarë botën.
•Globalizmi në shumë raste rrit kontradiktat  madje në një pjesë të mirë të rasteve  nxit procesin e kundërt - antiglogalizimin.
                 
Megjithatë, pavarësisht nga ndikimet e rrjedhojat kontradiktore të procesit të globalizmit mendoj se ky proces është një realitet global që modelon dhe do të modelojë botën në shekullin e ri.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #2 : Tetor 03, 2008, 11:24:09 PD »

MËNYRA E TË MENDUARIT DHE TË VEPRUARIT TË QYTETARIT TË SOTËM NË SHOQËRI

Qytetari do të thotë pavaresi mendimi por edhe respekt për pikepamjet e të tjerëve, do të thotë angazhim në jetën shoqërore të bashkësisë ku bën pjesë. Që një njeri të luajë rolin e qytetarit në një shoqëri të sotme dhe të ardhme ai duhet të karakterizohet nga menyra të menduari dhe të vepruari kritik, do të thotë që duhet ti shohë të gjitha dukuritë e botës si pjesë e një sistemi, të shohë botën në zhvillim të pandërprerë dhe të vleresojë rolin e së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes. Kjo bën që qytetari të sotëm të jetë shumë përmasor në mënyrën e të menduarit dhe  të vepruarit. Pikëpamja e termit qytetar mund të shihet në disa përmasa, nga të cilat mund të përmendim:

1. PËRMASA HAPËSINORE
Në themel të kësaj përmase qendron varësia dhe kushtëzimi ndaj dukurive t botës. Numri i dukurive, shkalla, thellësia ndikohen nga hapësira globale. Përmasa hapësinore  kërkon që qytetari ta shohë veten në të njëjtën kohë pjestar të disa bashkësive që ndërthuren me njëra-tjetrën: familjes, shkollës, lagjes, qytetit, vendit, rajonit dhe botës, të kuptojë se mirëqënia personale ndikohet nga veprimtaritë politike dhe ekonomike në të gjithë botën. Kjo permase kerkon zgjidhje globale te problemeve.


2. PËRMASA KOHORE
Kjo përmasë kërkon që e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja të shihen si të lidhura në menyrë dinamike. Interpretimi i së kaluarës lidhet dhe kushtëzohet nga e sotmja po ashtu dhe nga prirjet e së ardhmes. Po ashtu dhe e ardhmja nuk mund të percertohet pa zhvillimet e së tashmes dhe pa historin e zhvillimit të së kaluarës. Kjo nënkupton se trajtimi i sfidave nuk mund të shihet i lidhur vetëm me të sotmen por duhet marrë parasysh e kaluara dhe e ardhmja.

3. PËRMASA PERSONALE
Kjo përmasë përfshin zhvillimin e aftësive për një angazhim më të madh drejt etikës qytetare që karakterizohet nga përgjegjësia shoqërore që përshkon veprimtarinë e çdo qytetari. Çdo qytetar duhet te rrisë aftësinë e tij të të menduarit në menyrë kritike. Qytetarët duhet te rrisin aftesinë për të kuptuar  dhe për të qënë të ndjeshëm ndaj kulturave të ndryshme, të drejtave të njeriut, aftesinë për tu dhënë zgjidhje problemeve të ndryshme, të kujdesen për mbrojtjen e mjedisit, pjesëmarries në jetën publike etj. Asgjë nuk mund të ndodhë në qoftë se qytetarët do të priren nga individualizmi dhe etnocentrizmi. Etnocentrizmi është një dukuri komplekse me rrjedhoja të shumanshme, shpesh kuntradiktore, në zhvillimet social-kulturore dhe sidomos në dinamikën e difuzimit të kulturave të ndryshme. 

4. PËRMASA SHOQËRORE
Në këtë përmas qytetarët mbartin vlera dhe aftësi të tyre, por qytetaria dhe të qënurit qytetar global është një veprimtari që përfshin angazhimin e njerëzve që jetojnë dhe punojnë së bashku në mjedise dhe kontekste të ndryshme. Çdo njeri duhet të jetë i aftë të angazhohet në veprimtari të  llojëve të ndryshme, të jap mendimin e tij, zgjidhjet e tij, pikëpamjet, por mbi të gjitha duhet të dëgjojë,  të respektojë dhe të vlersojë të gjithë ata që kanë pikëpamje të ndryshme nga të tijat. Përfshirja shoqërore është një element i rëndësishëm i qytetarisë. Kjo përfshirje mund të jetë në veprimtari politike, sociale, kulturore,parti politike, zgjedhje, fushata politike etj.Qytetarët e sotëm duhet të rrisin nivelin e pjesëmarrjes në të gjitha fushat e jetës si në ato:ekonomike, politike, shoqërore, kulturore, mjedisore dhe në të gjitha hapësirat ku ata mendojnë se mund të japin kontributin e tyre.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #3 : Tetor 03, 2008, 12:54:04 MD »

TIPARET E QYTETARIT TË SOTËM GLOBAL
 
Termi qytetar ka pësuar ndryshime në përmbajtjen e tij në kohë dhe në hapësirë, ndryshime këto që e përgatisin qytetarin të veproj në një mjedis shumë përmasor.Qytetarët global ndryshojnë nga njerëzit e zakonshëm në një sërë faktorësh ndër të cilët mund të theksojmë:             
1.ndjenja e identitetit
2.shkalla e gëzimit të të drejtave
3.shkalla e përmbushjes së detyrimeve që burojnë nga të drejtat
4.shkalla e interesit dhe e përfshirjes në ëë ështjet shoqerore
5.shkalla e pranimit të vlerave shoqërore bazë.



PROBLEMET GLOBALE
Globalizmi na prek të gjithve në mënyrë të drejtpërdrejtë. Përveëë përfitimeve që sjell dukuria e globalizimit nuk mund të lëmë pa përmendur dhe problemet e shkaktuara nga kjo dukuri. Probleme të tilla të shkaktuara nga globalizmi hasen në shumë fusha si: në ekonomi, mjedis, papunësi, tranzicion, emigracion, trafikimin e qënieve njerëzore, drogën, krimin e organizuar etj.

Disa prej shqetesimeve mjedisore globale jane:
 
o Ndotja e burimeve natyrore ( uji, ajri, toka )
o Shiu acid
o Efekti greenhouse
o Dëmtimi i shtresës së ozonit, hollimi i saj
o Industria nukleare
o Telefonia celulare ( rrezatimi ne radiofrekuence )

Papunësia është një tjetër problem global.I papunë quhet ai individ që ka moshë ligjore për punë, që shkon në zyren e punësimit dhe është në kerkim të një punë. Me zhvillimin e globalizimit rënia e nivelit të punësimit vihet re si në sektorin publik dhe në atë privat. Papunësia vjen si pasojë e zhvillimit teknologjik si dhe si pasojë e kompjuterizimit dhe mekanizimit të shumë sektorëve. Vihet re se korporatat janë të priura për arsye tregëtare dhe përfitimi që të punësojnë njerëz të arsimuar dhe të specializuar në filialet e tyre në vendet në të cilat ato ushtrojnë aktivitetin. Ky fenomen bën që numri i të punësuarve në to të mos përfshijë atë shtresë të shoqërisë që e ka të domosdoshme një pagë duke mos ndikuar në rehabilitimin e vendeve të botës së tretë.

Emigracioni është një tjetër dukuri problematike e cila i bashkangjitet dukuris së globalizimit. Njerëz të moshave të ndryshme,  por më së shumti mosha vitale dhe e aftë per punë 18-50 vjec, emigron nga vendet e varfra drejt vendeve të pasura, kryesisht atyre perendimore. Emigracioni ndikon pozitivisht në vendet pritëse të emigrantëve pasi rrit krahun e punës por gjithashtu rrit problemet që vijnë nga moslegalizimi i tyre. Emigracioni sjell edhe pasoja sociale si: ndarjen e familjeve, rreziqet e jetesës ilegale, punës së zezë, reduktimit të standartit të jetesës etj.

Trafikimi i qënieve njerëzore mund të cilesohet si skllavëria e kohëve moderne.
Trafikimi është një formë e kulluar skllavërie dhe pune të detyruar, abuzim i pushtetit të më të fortit ndaj më të dobëtit, gjëndje ku një person a nje grup personash kontrollojnë veprimtarine e një personi tjetër me qëllime përfitimi dhe që funksionon duke përdorur mashtrimin, forcën ose rrëmbimin e personit.1
Trafikantët dhe viktimat e tyre kanë shpërndarje gjeografike në të gjithë botën.

Shkaqet e trafikut lidhen me faktorët:
• Ekonomika e dobët
• Sociale ( divorcet, dhuna në familje,levizja e lirë )
• Politike

Fundi i shekullit të  XX-të dhe fillimi i shekullit të XXI-të prezanton një formë të re të skllavërisë njerëzore atë të trafikimit të tyre. Ky fenomen është i pranishëm si në vendet e zhvilluara ashtu dhe në vendet e varfëra dhe ato në tranzicion.
Ky shqetësim u bë objekt i konferencës së 12-15 dhjetorit 2000 në Palermo të Italisë ku u nenshkrua Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar.
Trafiku i njerëzve për qëllime prostitucioni dhe pune të detyruar  përbën një nga fushat me zhvillim më të shpejtë  të vaprimtarive kriminale ndërkombëtare.
Trafikimi i grave dhe fëmijëve është një nga veprimtaritë më cnjerëzore të këtij lloj krimi. Faktorët nxitës të këtij trafiku janë: statusi i nënështruar i grave, fitimet e mëdha që sjell ky trafik, politikat e dobëta, ligjet e dobëta dhe jo të plota.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #4 : Tetor 03, 2008, 12:58:28 MD »

GLOBALIZMI NË SHQIPËRI

Ndikimet pozitive por dhe negative të dukurisë së globalizimit janë ndjerë dhe kanë ndikuar fuqishëm edhe në vendin tonë, kjo shihet dhe në shumë fusha të veprimtarisë shteterore. Në qoftë se e shohim situatën e pasqyrimit të këtij fenomeni në Shqipëri vëmë re se vendi ynë priret nga një ndërvartësi dhe bashkeveprim politik, ekonomik, social dhe kulturor ndërmjet vendeve të rajonit dhe më gjerë. Dy prirjet kryesore të zhvillimit shoqeror të vendit tonë janë:
- Globalizimi i aspekteve të ndryshme politike,ekonomike, social-kulturore si një njesi botërore.          .
- Rajonalizimi i aspekteve politike, ekonomike dhe social-kulturore.

Këto prirje formojnë një mjedis te ri ndërkombëtar, i cili karakterizohet nga bashkpunimi dhe integrimi shumëplanesh ndrmjet rajoneve. Ndërmjet shteteve të Ballkanit ekzistojnë shumë karakteristika të përbashketa.
Të gjitha vëndet janë në fazën e tranzicionit, të zhvillimit të demokracisë, ndryshimin e strukturave të tyre ekonomike, synojnë për integrimin e tyre në Bashkimin Europian. Këto të përbashketa ndikojnë në nxitjen e bashkëpunimit midis këtyre vëndeve.

Në fushën ekonomike objektivat kryesore të bashkepunimit konsistojnë në:
Vendosjen e  besimit të ndërsjellë, harmonizimin e interesave kombëtare me objektivat e rëndësishem të strategjisë rajonale dhe globale, integrimi ekonomik rajonal e me gjerë, krijimin e zonave të tregetisë së lirë, bashkërendimin e pavarësisë ekonomike të cdo vendi etj.
Treguesi kryesor i forcimit të këtyre marrëdhenieve është tregëtia si dhe prodhimi i brendshëm bruto (GDP), nga ana tjeter edhe importi rrit vartesinë  ekonomike të ketyre vëndeve.
Shqipëria nga marrëdheniet e saj ekonomike dhe tregëtare po behet gjithnje e me e ndërvarur sepse sa më i vogël dhe sa më i varfër të jetë një shtet aq më shumë ka nevojë të hapet ndaj tregjeve botërore. Në mallrat e eksportuar nga Shqiperia në vëndet e Bashkimit Europian janë prodhimet e materialeve porositëse,ndërsa importet nga BE përbëhen nga makineri, paisje, produkte tekstile,vegjetale etj. Realizimi i shkëmbimeve tregëtare mundësohet më shumë vënde të botës por më së shumti me Italinë dhe Greqinë ku bashkëpunimi ekonomik është i njëjtë më bashkepunimin rajonal.

Emigracioni është një tjetër dukuri që prej 15 vjetësh ka përfshirë shoqërinë shqipëtare. Emigrantët shqipëtarë janë vendosur në shumë shtete të botës ku mund të përmëndim: Greqinë dhe Italinë në të cilat është përqëndruar numri me ë madh ë emigranteve, por gjithashtu emigrantët shqipëtare ka dhe në Francë, Gjermani, Zvicer, Angli, Belgjikë, SHBA, deri në Argjentinë e Japoni. Nuk mund të mos permëndim se të ardhurat financiare të popullit shqipëtar janë burime të rëndësishme financiare dhe ndikojnë në të ardhurat kombëtare.

Me gjithë ndikimin pozitiv që ka emigracioni në vendin tone ai ende vazhdon të jetë nje plagë që dhemb.
Procesi i integrimit të emigrantëve në vëndet pritëse po bëhet gjithmone e më ë vështire.Kjo shkaktohet nga një sërë faktorësh:
1. Në vëndet pritëse ekzistojnë pengesa burokratike për legalizimin e emigranteve.
2. Keto vënde po perballen me reforma të thella ekonomike dhe financiare në kuadrin e integrimit.
3. Ulja e tregut të punës.
4. Fleksibiliteti i tregut të punës.
5. Standaret universale të punës të misheruara në aspektin etik dhe ekonomik.
6. Numri i madh i emigranteve të paligjshem.

Integrimi i emigranteve në vëndet e tjera vështiresohet edhe si pasojë e politikave diskriminuese ndaj tyre në raport me emigrantët e vëndeve të tjera.
Emigranteve shqipëtare u mungon jeta sociale, kulturore, nuk perkrahen nga institucionet shqipëtare për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Emigracioni ka lenë gjurmet e veta edhe në Shqipëri, ndikimi me i dukshëm është në zonat rurale.Ka sjellë largimin e krahut të punës duke lenë tokat djere, të papunuara dhe të pambjella, uljen e lindshmërisë, probleme sociale si tradhëtia bashkëshortore, divorci etj.

Prostitucioni eshte nje problem shqetesues ne Shqiperi.Shifra mjaft te larta te femrave te trafikuara shenohen kryesisht ne Itali,Zvicer etj.Kontigjentet kryesore nga vijne femrat e trafikuara jane:femra nga fshati, femra nga familje te varfera, femra nga familje me prinder te divorcuar, femra me nje prind ose pa prinder.Femrat shqipetare te trafikuara vijne nga te gjitha zonat e Shqiperise.Rrethet me problematike jane: Tirana, Berati, Shkodra,Fieri, Vlora etj.
Qeveria shqipëtare në bashkepunim me qeveritë respektive italiane,greke kanë bashkëpunuar dhe vazhdojnë të bashkëpunojnë për shkatërimin e organizatave kriminale që favorizojnë dhe përfitojnë nga ky lloj trafiku.
Trafikimi i njerëzve, trafikimi i femrave për prostitucion, trafikimi i femijëve me qellim fitimin material, ose cdo perfitim tjetër dënohet me 5 deri në 20 vjet burgim ose me burgim të perjetshëm.
Ndimëse të madhe jep dhe Qendra e Pritjes dhe Trajtimit të Viktimave në Fier por gjithashtu të gjitha komisariatët në vënd me synim qe viktimat e trafikimit të mos riviktimizohen nga shoqeria ose familjet e tyre.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #5 : Tetor 03, 2008, 01:01:54 MD »

KONKLUZIONE

Mund të themi se procesi i globalizimit është një dukuri e cila nuk i ka qartësisht të përcaktuara fillesat e saj. Por mbi të gjitha mund të themi se dimensionet e kësaj dukurie do të vazhdojnë të thellohen dhe të depertojnë edhe më shumë në të gjitha kulturat dhe hapësirat.
Me gjithë se fenomeni i globalizimit të jetës në tërësinë e aspekteve të tij ka edhe  aspekte negative thelbi i tij është zhvillues dhe pozitiv.
Shqipëria si një vënd në tranzicion po e ndjen mjaft këtë dokuri.
Globalizimi i jetës politike, ekonomike, kulturore dhe sociale shihet dhe mbetet i pashmangshëm pasi edhe vendi ynë është pjesë e kësaj dukurie universale.
Globalizimi dhe përshtatja e të gjitha strukturave shqipëtare në të njejtat nivele me ato botërore shfaqet si domosdoshmeri për integrimin dhe përfshirjen e vendit tonë në instancat politike, ekonomike dhe social-kulturore globale.


Bibliografi

• Dautaj, A. 2004. Qytetaria 3, Tiranë: Dajti 2000.

• Dervishi, Z. 2000. Vështrime të kryqëzuara në det, Tiranë: Jeruzalem.

• Goldstein, J. 2003. Marrdhëniet Ndërkombëtare, Tiranë: Dituria.

• Giddens, A. 2004. Sociologjia, Tiranë: Cabej.

• Hide, E. Globalzmi dhe anti-globalizmi. Marrë nga http://www.forumishqiptar.com/archire/index.php/html. parë për herë të fundit më datë 10 Maj 2007.

• Lubonja, F dhe Puto, A. 2003. Përpjekja 17, Shqipëria dhe globalizimi, Tiranë: Marin Barleti.

• Preçi, Z. Globalizimi dhe bota e re. Marrë nga http://www.panorama.com.al/page8/htm ,parë për herë të fundit më datë 10 Maj 2007.

• Sala, G dhe Filo,Ll. 2005. Historia e Shekullit XX, Tiranë:Shtepia Botuese e Librit Universitar.

• Simoni, M. Erozioni  i Shtetit Kombëtar. Marrë nga http://www.geocities.com/arsalbania/media.html. parë për herë të fundit më datë 10 Maj 2007.

• Selmani, B. Cilat janë konfliktet e mundëshme politike në botë si pasoj e globalizimit. Marre nga http://myweb.tiscal.com/kosovo/globalizationfuture-konflcts.html. parë për herë të fundit më datë 10 Maj 2007.

Nga E. Stermasi (Psikologji.net)

















Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.403 sekonda me 20 veprime.