psikologji.net
Gusht 02, 2014, 04:33:20 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Çfarë është Psikologjia?  (Lexuar 3816 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
nor@
Anëtar kryesor
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 211
1644.00 Kredite

View Inventory
Send Money to nor@

Shiko Profilin
« : Korrik 09, 2009, 11:28:44 PD »

Psikologjia është një shkencë magjepëse që prek çdo aspekt të jetës sonë.


Definicioni i vjetër që psikologjia është shkenca mbi shpirtin është i pamjaftueshëm. Sepse ai në fakt vetëm shpjegon prejardhjën e fjalës „psikologji“. Pra sipas domethënies së fjalëve të përngjitura greqishte „psyhe = shpirt“ dhe „logos = shkencë“. Por psikologjia është më shumë se vetëm një shkencë mbi shpirtin, mbi jetën e brendshme të njeriut. Jeta shpirtërore e njeriut ka edhe anën e jashtme.

Nga pikëmpamja e sotme konceptohet psikologjia si shkencë, e cila hulumton proceset dhe gjendjet e vetëdijshme si dhe arsyet dhe ndikimit e tyre.

Psikokologjia është shkenca e sjelljes dhe e kognicionit. Sjellja përgjithësisht përkufizohet si gjithëçka që ne bëjmë, sidomos nëse kjo mund të vëzhgohet prej të tjerëve. Kognicioni, përfshin proceset mendore, si p.sh. të menduarit, të perceptuarit, të ëndërruarit, kujtesën etj. Këto procese njohëse zakonisht nuk mund të vëzhgohen per se dhe shpesh hulumtohen përmes eksperimenteve (vetëraportimeve, pyetësorëve etj).

Psikologjia mund të definohet, apo përshkruhet edhe përmes katër qëllimeve të saja. Katër qëllimet, apo katër fushat themelore të psikologjisë janë: përshkrimi, parashikimi, kontrolli si dhe shpjegimi.

Pyetjes së çfarë është psikologjia, sot mundesh ti përgjigjësh edhe përmes përshkrimit të disa prej degëve të saj. Ato ilustrojnë më së miri ndryshueshmërine që ekziston sot në psikolgji. Katër nëndeget kryesore te psikologjisë janë: Psikologjia sociale; Psikologjia e përgjithëshme; Psikologjia klinike si dhe Psikologjia aplikative. Duhet të theksohet se psikologjia si shkencë apo si lëndë dita më ditë është duku u ndarë në degë të reja. Dega e psikologjisë ka momentalisht rreth 50 seksione, nëndegë të ndryshme të cilat hulumtojnë aspekte të jetës sonë
« Ndryshimi I Fundit: Korrik 09, 2009, 04:41:13 MD nga J@mes » Identifikuar
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #1 : Gusht 20, 2009, 11:27:21 PD »

Këtu po rendis nëndegët e Psikologjisë.

1. Psikologjia e këshillimit.
Psikologët e këshillimit ndihmojnë njerëzit që të përshtaten me probleme emocionale dhe personale, të cilat më pak serioze se ato që trajtojnë psikologët klinicistë. Ata mund të ndihmojnë studentëve të zgjedhin profesionin apo një burrë dhe një grua, të diskutojnë për martesën e tyre. Ashtu si psikologët klinikë, psikologët e këshillimit vlerësojnë dhe trajtojnë njerëzit me probleme në sjellje.

2. Psikologjia shkollore.
Disa psikologë ndihmojnë nxënësit. Këta psikologë shkollorë përgjigjen për përshtatjen dhe interpretimin e testeve të intelegjencëss ose të shprehive mësimore. Ata konsultohen me mësuesit dhe nxënësit për problemet mësimore dhe emocionale.

3. Psikologjia e edukimit.
Disa psikologë edukimi, krahas mësimdhënies në kolegje apo universitete, drejtojnë studime për të mësuarit dhe metodat e edukimit.

4. Psikologjia sociale.
A keni vënë re se mund t'i realizoni më mirë disa detyra përpara një grupi njerëzish që ju ndëgjojnë se sa kur jeni vetëm apo me shokë të ngushtë? Ky fenomen i quajtur lehtësim social është një nga çështjet që psikologët socialë janë duke studiuar.

5. Psikologjia industriale.
Përmirësimi i kushteve të punës është një shqetësim i madh i psikologëve industrialë/organizativë. Ata përfshihen në një larmi detyrash si p.sh., përimirësimi i komunikimit brenda një organizate, konsultimi me drejtuesit për të kënaqur nevojat e të punësuarve.

6. Psikologjia e zhvillimit.
Objekti i studimit të psikologëve të zhvillimit janë ndryshimet e sjelljes që ndodhin te individi me kalimin e gjatë të kohës. Përderisa ndryshimet më të mësha në qëniet njerezore ndodhin më shpejt në fëmijëri, shumë psikologë të zhvillimit janë specializuar në zhvillimin fëminorë.

7. Psikologjia eksperimentale.
Psikologët eksperimental studiojnë shkaqet thelbësore të sjelljes.A ta merren me probleme të tilla si: Përse shohin ëndërra njerëzit? Cili është efekti i alkoolit mbi agresivitetin e qenve? Përse njerëzit kanë iluzione pamore? etj.

8. Psikologjia kognitive.
Psikologet kognitivë interesohen për çështje të tilla si perceptimi, kujtesa, të menduarit, zgjidhja e problemeve, gjuha dhe intelegjenca.

9. Psikofiziologjia.
Psikofiziologët studiojnë proceset fiziologjike që përfshihen në sjelljen e kafshëve. Ata mund të studiojnë cili është sistemi nervor dhe trurit në procesin e motivacionit, të të mësuarit, perceptimit ose në sjelljen sociale te kafshët.

10. Psikologjia krahasuese.
Psikologët krahasues janë psikobiologë që studoijnë sjelljen e kafshëve në një larmi situatash. Ata mund të jenë të interesuar të dinë se si ndikon trashëgimia në sjelljen sociale apo si funksionon sjellja e llojeve të ndryshme të kafshëve me qëllim që t'i ndihmojë të mbijetojnë....
« Ndryshimi I Fundit: Gusht 20, 2009, 11:28:58 PD nga J@mes » Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.131 sekonda me 20 veprime.