psikologji.net
Prill 20, 2014, 04:56:14 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Djegia nga dielli  (Lexuar 2844 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Ne Linje Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2970
8858.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« : Korrik 19, 2009, 04:36:40 MD »

Djegia nga dielli...

Masat që duhet të merrni kur jeni djegur nga dielli.

1.Nëse lëkura është e skuqur dhe ju shkakton dhembje, por në sipërfaqen e saj nuk janë formuar flluska, mund të bëni një banjë me ujë të vakët, për të zvogëluar dhembjen.

2. Ose mund të mbuloni zonat e djegura me kompresa garzash të lagura me ujë të vakët dhe qumësht.

3. Në dush ose në ujin e vaskës mos përdorni sapun ose produkte të tjera agresive.

4. Pas dushit, thajeni me kujdes lëkurën. Mos e rrëshqisni peshqirin mbi lëkurë. Vetëm tamponojeni.

5. Me siguri që do të ishte e tepërt të themi se në rastet kur lëkura është e djegur nuk duhet të depiloheni, ose për meshkujt të rruheni.

6. Flluskat e formuara mbi lëkurë mund të mbulohen me garza të thata për të shmangur infeksionin. Por edhe në këtë rast është mirë të konsultoheni me mjekun.

7. Lëkura e djegur duhet të trajtohet me një krem hidratant. I këshillueshëm është një krem hidratant që përmban aloe vera, sepse ka veti të shkëlqyera qetësuese.

8. Edhe fetat e holla të kastravecit mund ta dobësojnë dhembjen. Duke i ndërruar herë pas here.

9. Kundër dhembjes mund të pini një aspirinë, por edhe në këtë rast vlen e njëjta këshillë: konsultohuni me mjekun.

10. Pasuroni ushqyerjen me vitamina, sidomos me vitamina A dhe E dhe minerale që mund të përshpejtojnë shërimin e lëkurës.

11. Shmangni diellin derisa lëkura ta ketë marrë veten plotësisht dhe kujtohuni që herën tjetër të përdorni një krem solar me faktor mbrojtës sipas tipit të lëkurës, sa herë që ekspozoheni në diell.

Për fat të keq lëkura e mban gjithmonë mbi lëkurë kujtimin e djegies.
Edhe një djegie e vetme është shumë për lëkurën

Cdo dite
« Ndryshimi I Fundit: Korrik 26, 2009, 05:26:14 PD nga J@mes » Identifikuar

Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Ne Linje Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2970
8858.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« Pergjigje #1 : Korrik 25, 2009, 03:27:18 MD »

Këshilla për t’u mbrojtur në plazh nga infeksionet e lëkurës

Ndër shqetësimet më të shpeshta dhe më të përhapura që ndeshen në këtë periudhë, janë infeksionet e lëkurës. Uji i ndotur i detit apo pishinave, rëra e plazhit, shndërrohen në “burim” sëmundjeje për lëkurën.

Mjeku dermatolog, Selman Lirëza, shpjegon se çfarë rreziqesh mbart sëmundja dhe si mund të mbrohemi prej saj:

Doktor, është e vërtetë që gjatë stinës së verës, një nga shqetësimet më të shpeshta që shfaqen, janë infeksionet në lëkurë?

Infeksionet e lëkurës janë një grup patologjish që kanë një incidencë të shpeshtë dhe prekin një kontingjent të konsiderueshëm personash, gjatë stinës së verës. Plazhi është arsyeja kryesore e shfaqjes së këtyre patologjive. Kontakti i drejtpërdrejtë me faktorët shpërthyes: stafilokoku dhe streptokoku (mikrobe patogjenë), që ndodhen në ujin e detit dhe të pishinave apo rërë, shoqërohet me rritje të rrezikut për shfaqjen e këtyre problemeve me lëkurën. Pastaj sigurisht që sëmundja shfaqet atje ku gjen terren të përshtatshëm, që do të thotë se varet dhe sistemi imunitar, i cili dihet që gjatë verës, tenton të dobësohet dhe për pasojë preket më lehtë nga mikrobe të ndryshme, që qarkullojnë në mjedisin e jashtëm.

Ju thatë se faktor kryesor në shfaqjen e sëmundjes, është plazhi. Cilat do të ishin disa këshilla që mund të mbrohemi, tani që është dhe sezoni i plazhit?

Këshillat përkojnë me shmangien në maksimum të mikrobeve patogjenë që e shkaktojnë këtë grup sëmundjesh, pra stafilokok dhe streptokok, që mund të hasen kryesisht në rërën e ndotur dhe në ujin e pishinave, shezlong, etj. Prandaj rekomandohet që sapo të dilni nga uji i detit apo i pishinave, të shpëlani menjëherë trupin me ujë të pastër, të ëmbël.
Po ashtu rekomandohet përdorimi i peshqirëve të plazhit, në mënyrë që të shmanget kontakti i drejtpërdrejtë i lëkurës me rërën apo shezlongët e plazhit. Pasi ekspozimi për një kohë të gjatë dhe i papërshtatshëm ndaj këtyre faktorëve, shoqërohet me rritje të rrezikut për shfaqjen e këtyre sëmundjeve të lëkurës. Është mjaft e rëndësishme që personat që kanë pasur probleme të tilla më parë, apo që kanë ndjeshmëri të lartë të lëkurës, rekomandohet që nëse kanë planifikuar të shkojnë në plazh, të konsultohen më parë me një mjek specialist. Në mënyrë që të shmanget ripërsëritja e sëmundjes, te personat e predispozuar.

Çfarë rreziku mund të shfaqet nga kjo sëmundje?

Së pari, rreziku qëndron në faktin se janë ngjitëse. Ato mund të transmetohen lehtë nëse nuk respektohen kushtet higjieno-sanitare, të tilla si përdorimi i të njëjtin peshqir, përdorimi i të njëjtave veshje, etj., dhe sigurisht nëse gjen terren të përshtatshëm për t’u shfaqur. Veç kësaj, mund të ndodhë që sëmundja të përhapët në trup dhe të japë komplikacione që kërkojnë trajtim më të gjatë dhe shenjat të bëhen më të rënda.

Kur duhet t’i drejtohemi mjekut?

Rekomandohet që te mjeku specialist duhet të drejtoheni menjëherë, sapo shfaqen elementët e parë të sëmundjes, në mënyrë që të parandalohet acarimi i sëmundjes dhe të shmanget kronicizimi i saj.
Nëse shfaqet çfarë rekomandohet për kurimin e tyre?
Mjekimi për këtë grup sëmundjesh është kompleks dhe individual, pasi varet sipas fazës së kapjes së sëmundjes. Kështu nëse kapet në fazën e parë, kur sapo janë shfaqur shenjat e para, mjekimi bëhet vetëm lokalisht. Por nëse gjendja është e agravuar, mjekimi shoqërohet dhe me antibiotikë. Gjithsesi është vetëm mjeku specialist ai që përcakton skemën e mjekimit.

A shërohet plotësisht?

Nëse kjo sëmundje kapet dhe trajtohet në kohë, mund të kurohet mjaft mirë brenda pak ditësh. Por nëse nuk shfaqen faktorët shpërthyes, atëherë sëmundja mund të rishfaqet, të riakutizohet dhe të kërkojë trajtim nga e para. Këto janë sëmundje që nuk lënë imunitet, prandaj duhet të tregohet një kujdes i vazhdueshëm, sepse mund të përsëritet.

DR:SELMAN LIREZA
Identifikuar

Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Ne Linje Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2970
8858.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« Pergjigje #2 : Korrik 29, 2009, 04:54:16 MD »

 
Mbrojeni lëkurën

Tema kryesore e verës në vitet e fundit është: Si të mbrohet lëkura, flokët dhe sytë nga rrezet e dëmshme të diellit.

Dihet se rrezet ultravjollce ndryshojnë pigmentin e lëkurës dhe mundësojnë errësimin e saj, mirëpo njëkohësisht në lëkurë mund të formohen radikalet e lira, të cilët i dëmtojnë qelizat e lëkurës dhe sjellin deri te plakja e mëhershme dhe paraqitja e sëmundjeve malinje të lëkurës.

Për të penguar djegien dhe për ta mbrojtur lëkurën nga plakja dhe sëmundjet e ndryshme, duhet të zgjidhni preparatet përkatëse të mbrojtjes nga dielli dhe vlerën/numrin e faktorit mbrojtës, i cili gjendet në të gjitha preparatet e reja kozmetike për rrezitje (dhe që duhet të jetë sa më i lartë, sidomos në fillim). Ndërsa nëse gjendeni në plazh ose në pishinë, lëkura juaj ka nevojë për preparat për rrezitje që i reziston edhe ujit.

Po ashtu ekzistojnë edhe preparate të tilla me mbishkrimin “Sun Block”, të cilët pengojnë maksimalisht depërtimin e rrezeve të diellin në lëkurë, ndërsa janë të nevojshëm për mbrojtjen e lëkurës së fytyrës, derisa syzet do t’i mbrojnë sytë tuaj nga veprimi i dëmshëm i rrezeve të diellit.

 
Identifikuar

Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.118 sekonda me 22 veprime.