psikologji.net
Gusht 29, 2014, 10:00:49 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Ankthi  (Lexuar 9295 here)
0 Anetare dhe 2 Vizitore po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Tetor 05, 2008, 01:10:44 MD »

Ankthi perkufizohet si nje shtypje emotive e karakterizuar nga dyshimi, frika, ndjenja e humbjes etj. Fjala “ankth” rrjedh nga fjala latine “angustia” dhe nga fjala greke “ankho” terma qe tregojne “shtrengimin”, “shtypjen”, “mbytjen”.

Kur provojme ankth trupi yne vepron duke prodhuar reagime fiziologjike si p.sh rrahja e forte e zemres, frymemarrje e shqetesuar, djersitje, tharje e gojes etj.

Ankthi mund te manifestohet ne dy forma te ndryshme:
- Si sinjal i nje kercenimi fizik, pra ne kete rast ka te beje me shume me ndjenjen e frikes.
- Ankthi mund te gjenerohet edhe nga nje rrezik qe kercenon konceptin tone per veten. Ne kete rast nuk kemi te bejme me nje situate qe kercenon integritetin tone fizik, por me nje kercenim per integritetin tone psikologjik, pra ndjenjen e vlefshmerise sone  dhe te unitetit tone psikologjik. Ataku i panikut eshte pikerisht rrjedhoje e kesaj forme ankthi.

Tani le t’ju hedhim nje veshtrim te shkurter hipotezave qe jane dhene ne lidhje me shkaqet e prodhimit te ankthit.
Per psikanalizen ankthi eshte rrjedhoje e konflikteve te pazgjidhura ne femijeri qe kryesisht kane te bejne me marredhenien prind-femije.

Psikanaliza ka analizuar ankthet tipike qe mund te shfaqen gjate nje harku jetesor:
1.“Ankthi i asgjesimit” te cilen e provojme gjate lindjes dhe na shoqeron gjate gjithe jetes dhe qe ka te beje me friken e vdekjes.
2.“Ankthi i braktisjes” te cilin e provojame gjate viteve te para te jetes kur shohim fytyren e nenes dhe na duket se ajo per nje cast zhduket, duke qene se ne nuk kemio akomaq konsoliduar konceptin e vazhdimesise se objektit.
3.“Ankthi i proves apo i shfaqjes”, tipike per adoleshencen(“A do t’ja dal”?, “A do te jem ne gjendje te bej kete gje”?)
4.“Ankthi i deshtimit”, qe provohet ne moshen e pjekurise dhe qe ka te beje me friken e deshtimit ne ndermarrjet e ndryshme jetesore.
5.“Ankthi i te mundshmes”, pak a shume i ngjashem me ankthin ekzistencial qe do te shohim me poshte.

Per shkollen bihejviorale-konjitiviste ankthi vjen si pasoje e keqperceptimit te problemeve dhe ngritjes se skemave per veten dhe te tjeret mbi bazen e ketyre perceptimeve te shtremberuara. Pra per pasuesit e kesaj shkolle me e rendesishme eshte menyra se si perceptohet problemi sesa vete problemi. Mbi bazen e ketij ndergjegjesimi ndertohen pastaj edhe sjelljet tona(ana bihejviorale).


Psikolget dhe filozofet ekzistencialiste kane dhene nje kendveshtrim interesant mbi ankthin. Per Kiergegardin dhe Sartrin ankthi ka te beje me friken e zgjedhjes mes mundesive te pafundme. “Ankthi lind nga mundesia per te mundur”(Kiergegardi). “Njeriu eshte ajo qe ai deshiron te behet” (Sartri). Pra ne kete rast liria dhe mundesia e zgjedhjes kthehen ne nje “denim” per njeriun, i cili eshte i detyruar te mbaje i vetem peshen e  rende te lirise se tij.

Ndersa per Hajdegerin ankthi lind nga perceptimi i “asgjese”. Ndergjegjesimi se “jemi” perplaset me mundesine tjeter, me mundesine e “mosqenjes”.
Nga keto nocione filozofike jane ndikuar edhe psikologet ekzistencialiste apo dhe ata humaniste si: Bisvanger, Frankl, Roxhers, Masllow etj. Per ta, ankthi vjen si pasoje e “inautencitetit te individit”, pra dyzimit apo pavertetesise se tij. Ne kete rast, njeriu ka nje raport te keq me lirine e tij, e cila nuk e perballon dot pergjegjesine dhe si rrjedhim kerkon ti ike asaj duke prodhuar mungese sinqeriteti me vetveten dhe paaftesi per te perballuar problemet e perditshme.
Ne kete kendveshtrim, shkrimtari francez Zhan Grenier ben nje krahasim interesant duke e krahasuar ankthin me nje udhetar i cili do te marre nje udhetim te gjate me tren per kenaqesi te tij personale dhe per t’u shlodhur nga puna,por duke qene se ai ka para te mjaftueshme sa per te zgjedhur cdo lloj drejtimi,nuk di cilin te zgjedhe dhe perfundimisht ngele ne toke i deshperuar qe pushimet e tij do te harxhoheshin kot.
Keshtu edhe ne jete: mundesite jane te shumta, por cilen te zgjedhim?

Nga E. Stermasi (Psikologji.net)
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #1 : Gusht 18, 2010, 05:16:25 MD »

Çrregullimi i ankthit është një term i përgjithshëm që mbulon disa forma të ndryshme të frikës dhe ankthit anormal dhe patologjik, i cili hyri nën patronazhin e  psikiatrisë vetëm në fund të shekullit XIX. Kriteret diagnostike psikiatrike aktuale njohin një shumëllojshmëri të madhe të çrregullimeve të ankthit. Kërkimet e fundit kanë zbuluar se 18% e amerikanëve mund të jenë prekur nga një ose më shumë nga këto çrregullime.

Diagnoza e ankthit

Çrregullimet e ankthit janë shpesh gjendje kronike ligështuese, të cilat mund të jenë të pranishme që në një moshë të hershme ose fillojnë menjëherë pas një ngjarjeje stimuluese. Ato janë të prirura të shpërthejnë gjatë periudhave me stres të madh dhe shpesh shoqërohen me simptoma fiziologjike të tilla si dhembja e kokës, djersitja, spazmat e muskujve, palpitacionet dhe hipertensioni, të cilat në disa raste shkaktojnë lodhje ose edhe këputje.

Megjithëse në bisedat e përditëshme fjalët ankth dhe frikë shpesh përdoren duke i zënë vendin njëra-tjetrës, në përdorimin klinik ato kanë kuptime të dallueshme; ankthi përcaktohet si një gjendje jo të këndshme emocionale, shkaku i të cilës ose nuk është identifikuar ende ose është pikasur të jetë i pakontrollueshëm ose i pashmangshëm, ndërsa frika është një përgjigje emocionale dhe fiziologjike ndaj një rreziku të jashtëm të njohur. Sidoqoftë, termi "çrregullimi i ankthit" përfshin si frikat ashtu dhe ankthet. Në të vërtetë, fobitë (frikat që janë "të përhershme ose të paarsyeshme") përbëjnë shumicën e rasteve të çrregullimeve të ankthit.

Çrregullimet e ankthit shpesh janë komorbidë me çrregullime të tjera mendore, veçanërisht me depresionin klinik, i cili mund të haset në 60% të personave me çrregullime të ankthit. Fakti që ekziston  një mbivendosje e konsiderueshme midis simptomave të ankthit dhe depresionit dhe se të njëjtët stimuj mjedisorë mund të provokojnë simptoma në secilën nga gjendjet, mund të ndihmojë në shpjegimin e kësaj përqindjeje të lartë të komorbiditetit.

Studimet gjithashtu kanë treguar se çrregullimet e ankthit janë më të mundshme midis atyre që kanë në historikun e familjes çrregullime të ankthit, veçanërisht disa tipe.

Shpesh edhe mosfunksionimi seksual i shoqëron çrregullimet e ankthit, megjithëse është e vështirë të përcaktohet nëse ankthi e shkakton mosfunksionimin seksual apo nëse ato lindin nga një shkak i përbashkët. Shfaqjet më të zakonshme te personat me çrregullim të ankthit janë shmangia e marrëdhënieve seksuale, derdhja e parakohëshme e spermës ose mosfunksionimi erektil te burrat dhe dhembja gjatë marrëdhënieve seksuale te gratë. Mosfunksionimi seksual është veçanërisht i zakonshëm midis personave që vuajnë nga çrregullimi i panikut (të cilët mund të ketë frikë se një krizë paniku do të ndodhë gjatë eksitimit seksual) dhe nga çrregullimi i stresit post-traumatik.

Terapitë

Opsionet e disponueshme të trajtimit  përfshijnë ndryshimet e mënyrës së jetesës; psikoterapinë, veçanërisht terapinë konjitiv-biheviorale; dhe terapinë farmaceutike. Në trajtim, pothuajse gjithmonë duhet të përdoren edukimi, qetësimi dhe disa forma të terapisë konjitiv-biheviorale. [citation needed]

Kur jepet mjekim, si agjentë të vijës së parë përgjithësisht rekomandohen SSRI-të, të tillë si fluoksetina (Prozac), sertralina (Zoloft), paroksetina (Paxil) dhe escitaloprami (Lexapro). Efektivë janë edhe SNRI-të e tillë si venlafaksina (Effexor). Benzodiazepinat e tilla si alprazolami (Xanax), clonazepami (Klonopin) dhe diazepami (Valium) gjithashtu këshillohen ndonjëherë për përdorim afatshkurtër ose sipas nevojës. Zakonisht ato konsiderohen si trajtim i vijës së dytë, për shkak të disavantazheve të tilla si dobësimi konjitiv si dhe për shkak të rrezikut të tyre në problemet e varësisë dhe të largimit. Barna të tjerë që jepen zakonisht në recetë për çrregullimet e ankthit përfshijnë analogët e GABA-s, të tillë si gabapentina (Neurontin) ose pregabalina (Lyrica), MAOI-të si fenelzina (Nardil) ose tranilcipromina (Parnate), si dhe antidepresivi i ri mirtazapina (Remeron). Ka raste që jepen edhe antidepresivët triciklikë siç është imipramina si dhe antipsikotikët atipikë të tillë si kuetiapina dhe piperazinat siç është hidroksizina.

Këto barna duhet të përdoren me kujdes të madh te të moshuarit, të cilët ka më tepër mundësi të vuajnë nga efektet anësore për shkak të çrregullimeve fizike bashkëekzistuese. Problemet e aderencës hasen më shumë te pacientët e moshuar, të cilët mund të kenë vështirësi në kuptimin, shikimin dhe në mbajtjen mend të udhëzimeve.

Rreth trajtimit lind një polemikë, sepse ndërsa disa studime tregojnë se kombinimi i mjekimit dhe psikoterapisë mund të jetë më efektiv se secili nga ato vetëm, të tjerët sugjerojnë që ndërhyrjet farmakologjike janë mjaft lehtësuese dhe mund të ndërhyjnë me të vërtetë në mekanizmat e terapisë së suksesshme. Meta-analiza tregon se ndërhyrjet psikoterapeutike kanë një efikasitet më superior afatgjatë krahasuar me farmakoterapinë. Sidoqoftë, trajtimi i duhur mund të varet shumë nga gjenetika individuale e pacientit dhe nga faktorët mjedisorë.

Ushtrimi i rregullt aerobik, përmirësimi i higjenës së gjumit dhe reduktimi i kafeinës janë zakonisht të dobishme në trajtimin e ankthit.

Nga 1ypattmental-health.gr/sq/
Identifikuar


Mithat
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 1
8.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Mithat

Shiko Profilin
« Pergjigje #2 : Dhjetor 08, 2010, 01:13:31 MD »

jam nga maqedionia me simptomat e ankthit ndo nje her kam atak paniku mua me shum me tremb zemra fillon disa her te punoj shpejt  mundohem te jem sa ma i qet qe te mos me kap paniku.. po dhe me kta muskulat e gjoksit disa her sikurse me gjilper me shpon dikush mendja me shkon twk zemra nga frika edhe filloj me frymarjen sikurse rend mar cfar medoni ju a esht nga ankthi
Identifikuar
LeGJenda
Anëtar i ri
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 78
214.00 Kredite

View Inventory
Send Money to LeGJenda


Shiko Profilin
« Pergjigje #3 : Dhjetor 09, 2010, 08:57:40 PD »

te njejtin rast kom edhe un  me kontrollim te mjekve  krejt rregull analizat jan   dhe me than se  krejt kjo rrahje  qe me shkaktohet esht vetem nga panika  .... me propozun qe me  ndejt  qete ne ato momemnte  mundesisht me pi uj shum te ftoft qe edhe me  ka ndihmu pak .... kisha dasht me  dit diqka ma konkrete a ka mundesi  qe te me largohet ky ankth Huh?
Identifikuar
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #4 : Dhjetor 12, 2010, 08:17:02 PD »

Lexoni ne kete teme: Kliko ketu - Çrregullimi i panikut disa pergjigje qe u jane dhene personave qe shfaqin shqetesime/simptoma te ngjashme ose te njejta me ato qe ju shfaqen edhe juve.
Identifikuar


amelia
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2
16.00 Kredite

View Inventory
Send Money to amelia

Shiko Profilin
« Pergjigje #5 : Mars 24, 2012, 03:49:52 MD »

dhe une kam 4 vjet qe vuaj nga kjo gjendje paniku por tre vjet kam qen mire pas perdorimit te fluoxetines tani me eshte perseritur serisht dhe jam duke vuajtur shume mund te me jape dikush nje pergjigje si mund ta kaloj kete gjendje te tmerrshme faleminderit
Identifikuar
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #6 : Mars 29, 2012, 08:48:28 PD »

dhe une kam 4 vjet qe vuaj nga kjo gjendje paniku por tre vjet kam qen mire pas perdorimit te fluoxetines tani me eshte perseritur serisht dhe jam duke vuajtur shume mund te me jape dikush nje pergjigje si mund ta kaloj kete gjendje te tmerrshme faleminderit


Pershendetje amelia !

Pike se pari do ishte e domosdoshme te na flisnit dicka me shume rreth vetes, mosha, fillimi i shqetesimeve te para, kohezgjatja, periudha apo vendi ne te cilin ju perjetoni me shpesh ankth, pra me pak fjale na thoni dicka me shume rreth shqetesimit tuaj, ne menyre qe edhe pergjigja jone te jete me koncize.

- Do ishte mire qe te na pershkruani me fjalet e juaja shqetesimet dhe simptomat aktuale qe keni gjate momentit qe ju kaloni ne gjendje paniku apo ne momentin qe perjetoni gjendje ankthi.

- Nese ju perjetoni ankth, ai ju shfaqet ne formen e atakut te panikut, apo ne ndonje forme tjeter?

Per me teper mund te lexoni edhe kete teme e cila mendoj se mund t'ju vlej ne rastin e problemit tuaj:

Kliko ketu - Çrregullimi i panikut
Identifikuar


amelia
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2
16.00 Kredite

View Inventory
Send Money to amelia

Shiko Profilin
« Pergjigje #7 : Prill 05, 2012, 01:04:13 MD »

per me shume ne kohen kur me kap paniku kam shtrengim ne kraheror,me meret fryma,maramendje,me pas me shoqeron ndjesia sikur do cmendem do vdes.jam kuruar para 3 viteve me fluoxetine e nderpreva dhe tani me eshte perseritur serisht.faleminderit per pergjigjen
Identifikuar
erviniinivre
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 3
24.00 Kredite

View Inventory
Send Money to erviniinivre

Shiko Profilin
« Pergjigje #8 : Qershor 21, 2012, 05:48:20 PD »

Pershendetje..!!!
Jam 25 Vjec.. dhe kam shum shqetesime dhe nuk e di nga vijne.. !!! kam bere kontroll per zemren .. kam bere per mushkerite... etj..
por vazhdoj te kem keto shqetesime si  : Shtrengim ne gjoks..therje nga ana e zemres, marrje mendesh .. mezi marr fryme.. duket sikur po mbytem .. zemra ka momente qe me rrah shpejt.. kam djersitje ne duar dhe kembe.. dhe ne gjith trupin ne qafe sidomos tek pjesa barkut dhe stomakut kam shum rrahje.. pulsim (bum bum)  ... sdi si ta  them,sidomos ne dreke kur shtrihem ,i kam keto rrahje.!!  Dhe pasi mbaroj nje ndeshje futbolli .. vazhdoj te kem veshtirsi ne fryme marrje , dhe te kem marrje mendesh ..!!! Keto shqetesime i kam patur dhe para dy viteve kur hoqa dore nga  duhanin .. por tani me jane rikthyer serisht.. !!! mjeket thone qe e ke nervore, psikologjike.. !! por mua po me shqetesojne shum keto .. kam humbur besimin ne vete.. nuk e di .!!! ne internet kam lexuar per atakun e panikut.. qe thuajse kishte te njejtat simptoma!!! por kjo rrahja , pulsimi i trupit.. me shqeteson shum..!!!  ju lutem nje pergjigje .. do me ndihmonte shum pasi u bene gati 2 muaj qe vuaj nga keto .. cdo dite..  .. flm 
Identifikuar
Dr Kazanxhi
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 9
78.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Dr Kazanxhi


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #9 : Qershor 23, 2012, 05:06:46 PD »

I dashur Ervin ne Radhe te pare ju pershendes,Besoj se diagnozen qe te kane bere eshte pothiajse e drejte per mua,ju keni nevoj per psikoterapi. Psikologu ne shqiperi shpesh disa gjera i ka lexuar dhe studjuare por psikoterapisti eshte i specializuar per kete...
Nuke e di nese e njeh kete teknike por quhet Training Autogeno...eshte shume funksionale ne you tube e gjen te folur dhe e drejtuar ne gjuhen italiane por eshte fare e thjeshte besoj se dicka mund te mesonit.
hidhni nje sy...
Dhe mos Harroni keshillimin e nje psikologute/psikoterapist

<a href="http://www.youtube.com/v/-aXCh72a5aI&amp;rel=0&amp;fs=1" target="_blank">http://www.youtube.com/v/-aXCh72a5aI&amp;rel=0&amp;fs=1</a>


Te fala
Dr.Elton Kazanxhi 
Identifikuar
erviniinivre
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 3
24.00 Kredite

View Inventory
Send Money to erviniinivre

Shiko Profilin
« Pergjigje #10 : Qershor 23, 2012, 11:36:00 PD »

Shum flm qe mora nje pergjigje nga ju !!! Ne fakt nuk kam degjuar asnjehere per kete Training Autogeno ....!!! Do e shikoj njehere dhe kete Training Autogeno !!! Gjithsesi dhe tani qe po shkruaj me ty vazhdoj ti kem keto rrahje ,dhe shqetesime...!!! Nganjehere mendoj qe jam bere i bezdisur dhe ne shoqeri.. me keto ankesa.. pasi nuk me rrihet 5 minuta ne nje vend..!!! Jam shum konfuz per kete periudhe qe po kaloj , ne fakt e dija veten per me te forte..!! Sad .. DMth te mos pres pergjigje tjera .. !!! vetem se te shkoj tek psikoterapisti ? As ju nuk mendoni qe mund te kem ndonje semunde ose gje serioze ?!!!..
Identifikuar
Dr Kazanxhi
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 9
78.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Dr Kazanxhi


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #11 : Qershor 24, 2012, 03:52:08 PD »

i Dashur Ervin te kesh ankth nuk do te thote te jesh i dobet... Anthi shkaktohen per disa gjera qe sigurisht ti duhet ti rishikosh ne jeten tende...
Ana fmiljare,Ana sociale etj....

 Ne terapin Bjevoriste "Cognitiva Comportamentale" Ataku Panikut shpesh Here ndodh keshtu:
1)Individi fillon te ndjehet pak me ankth,ngaqe nuk din nga se vjen ,kesaj eksperience i jep nje interpretim nga ana e imazhit mendor. Psh. filloon dhe i flet vetevetes (Monolog) nje monologu mund te jete si kjo:

Obobo po vedes...
Ja jam duke Humbur kontrollin ne vetevete...
Po cmendem...
Kam dicka ne vetevete qe nuk shkon ...
Sikure me me pa te tjeret qe vuajn per keta Gjera kushe di se cfare do te Thojne...
Sa turp...etj

Keshtu pra nis Pellegrinazhi yt ne mendjen tende dhe kushti ankthi fillon dhe rriitet edhe me shume dite mbdsa dite......
Cfare ben psikoterapisti?

Te mesohne te kontrollosh keta mendime negative dhe fare jo reale....


skema eshte kjo:



A(Paniku)   .............................. B( Mendimet qe keni ju)...................................... Sjellj Juaja(Frika)



 Psikoterapisti te mesohn qe te rifilloshe nje proces mendor (B) me realist dhe me i pershtateshme per ju...psh duke ju mesuar qe te doni veteveten edhe ne qofte se nuk jeni Maciste apo Erkuli....


Po ju le Web site tim ne Italisht  shiko kete artikull do te lehtesoj shum

http://www.terapiapsicosomatica.com/2009/12/imparare-gestire-lansia_06.html
Ju pershendes
Dr.Elton Kazanxhi

Identifikuar
Dr Kazanxhi
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 9
78.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Dr Kazanxhi


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #12 : Qershor 24, 2012, 03:54:41 PD »

i Dashur Ervin te kesh ankth nuk do te thote te jesh i dobet... Anthi shkaktohen per disa gjera qe sigurisht ti duhet ti rishikosh ne jeten tende...
Ana fmiljare,Ana sociale etj....

 Ne terapin Bjevoriste "Cognitiva Comportamentale" Ataku Panikut shpesh Here ndodh keshtu:
1)Individi fillon te ndjehet pak me ankth,ngaqe nuk din nga se vjen ,kesaj eksperience i jep nje interpretim nga ana e imazhit mendor. Psh. filloon dhe i flet vetevetes (Monolog) nje monologu mund te jete si kjo:

Obobo po vedes...
Ja jam duke Humbur kontrollin ne vetevete...
Po cmendem...
Kam dicka ne vetevete qe nuk shkon ...
Sikure me me pa te tjeret qe vuajn per keta Gjera kushe di se cfare do te Thojne...
Sa turp...etj

Keshtu pra nis Pellegrinazhi yt ne mendjen tende dhe kushti ankthi fillon dhe rriitet edhe me shume dite mbdsa dite......
Cfare ben psikoterapisti?

Te mesohne te kontrollosh keta mendime negative dhe fare jo reale....


skema eshte kjo:



A(Paniku) &nbsp; .............................. B( Mendimet qe keni ju)...................................... Sjellj Juaja(Frika)



 Psikoterapisti te mesohn qe te rifilloshe nje proces mendor (B) me realist dhe me i pershtateshme per ju...psh duke ju mesuar qe te doni veteveten edhe ne qofte se nuk jeni Maciste apo Erkuli....


Po ju le Web site tim ne Italisht &nbsp;shiko kete artikull do te lehtesoj shum

http://www.terapiapsicosomatica.com/2009/12/imparare-gestire-lansia_06.html
Ju pershendes
Dr.Elton Kazanxhi

Identifikuar
Dr Kazanxhi
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 9
78.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Dr Kazanxhi


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #13 : Qershor 24, 2012, 04:00:04 PD »

i Dashur Ervin te kesh ankth nuk do te thote te jesh i dobet... Anthi shkaktohen per disa gjera qe sigurisht ti duhet ti rishikosh ne jeten tende...
Ana fmiljare,Ana sociale etj....

 Ne terapin Bjevoriste "Cognitiva Comportamentale" Ataku Panikut shpesh Here ndodh keshtu:
1)Individi fillon te ndjehet pak me ankth,ngaqe nuk din nga se vjen ,kesaj eksperience i jep nje interpretim nga ana e imazhit mendor. Psh. filloon dhe i flet vetevetes (Monolog) nje monologu mund te jete si kjo:

Obobo po vedes...
Ja jam duke Humbur kontrollin ne vetevete...
Po cmendem...
Kam dicka ne vetevete qe nuk shkon ...
Sikure me me pa te tjeret qe vuajn per keta Gjera kushe di se cfare do te Thojne...
Sa turp...etj

Keshtu pra nis Pellegrinazhi yt ne mendjen tende dhe kushti ankthi fillon dhe rriitet edhe me shume dite mbdsa dite......
Cfare ben psikoterapisti?

Te mesohne te kontrollosh keta mendime negative dhe fare jo reale....


skema eshte kjo:



A(Paniku) &nbsp; .............................. B( Mendimet qe keni ju)...................................... Sjellj Juaja(Frika)



 Psikoterapisti te mesohn qe te rifilloshe nje proces mendor (B) me realist dhe me i pershtateshme per ju...psh duke ju mesuar qe te doni veteveten edhe ne qofte se nuk jeni Maciste apo Erkuli....


Po ju le Web site tim ne Italisht &nbsp;shiko kete artikull do te lehtesoj shum

http://www.terapiapsicosomatica.com/2009/12/imparare-gestire-lansia_06.html
Ju pershendes
Dr.Elton Kazanxhi

Identifikuar
erviniinivre
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 3
24.00 Kredite

View Inventory
Send Money to erviniinivre

Shiko Profilin
« Pergjigje #14 : Qershor 24, 2012, 05:26:38 PD »

Te kuptoj shum drejt !!! Dhe shum flm per ndihmen dhe pergjigjet tuaja , i vlersoj !!! Do mundohem te lexoj ne webin tend..!!! them do mundohem pasi nuk jam mire me italishten !! gjithsesi dhe njehere te falenderoj .. !!!
Identifikuar
Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.181 sekonda me 21 veprime.