psikologji.net
Tetor 31, 2014, 06:27:45 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Deshironi te keni nje trup perfekt ,ju nevoitet vetem pak pune dhe deshire  (Lexuar 2664 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2985
9006.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« : Korrik 20, 2009, 10:10:22 PD »

Noti, palestra dhe gjumi, aleatë të mirëqenies

Trup i shëndetshëm. Cili është kuptimi i kësaj fraze? Idetë që të vijnë në mend janë më tepër individuale sesa standarde. Gjithmonë është e çuditshme të dëgjosh njerëzit kur thonë, "është pak i shëndetshëm!" Kjo përkthehet mbipeshë dhe i shëndoshë. Pra, trupi i shëndetshëm për shumë njerëz mund të prezantohet nga një formë e mirë fizike, apo siç thuhet në gjuhën mjekësore shëndet kardiovaskular.

Pini sasinë e nevojshme të ujit

Ujë. Pini sa të kini mundësi gjatë ditës. Rekomandimi ditor për ujë është 8-10 gota në ditë. Uji është shumë i rëndësishëm sepse ndihmon tretjen e ushqimit, shpejton metabolizmin e trupit, e shpëlan organizmin gjatë ditës dhe në të njëjtën kohë është shumë i rëndësishëm për funksionimin e kyçeve të trupit, si gjunjët dhe bërrylat. Një e mirë tjetër e ujit është që të bën të ndjehesh i ngopur, pa ngrënë shumë kalori. Gjithashtu organizmi funksionon në mënyrë optimale kur nuk është i dehidratuar. Për çdo 2 për qind dehidratim, muskujt humbin 14 për qind fuqi.

Ushqim me cilësi

Konsumoni ushqim me cilësi. Trupi është si makinë, dhe si çdo makinë ka nevojë për karburant për të funksionuar mirë, madje karburant me cilësi. Mbani mend, makinën mund ta ndërroni sa herë që të doni, por trupin e keni deri sa të vdisni, kështu që trajtojeni mirë. Zakonisht, 5-6 porcione të vogla ushqimi është më mirë sesa tre porcione: mëngjes, drekë dhe darkë që ne jemi mësuar të hamë. Porcionet më të vogla treten më shpejt në sistemin e tretjes dhe i japin më shumë energji trupit. Për ato që nuk kanë mundësi për proteinë pluhur, qumështi pluhur, është pothuajse njësoj sepse ka shumë aminoacide të rëndësishme për trupin dhe shëndetin. Kini kujdes, këto porcione duhet të përmbajnë me tepër proteinë dhe më pak karbohidrate. Zakonisht 2 gramë proteinë për çdo kilogram peshë trupi është më se e mjaftueshme.

Në drekë, vaj ulliri

Ky hap është pak i çuditshëm për shumë njerëz, megjithatë është shumë efikas. Pas drekës dhe darkës, hani një lugë vaj ulliri. Vaji i ullirit quhet ndryshe yndyrë e mirë (poly unsaturated), dhe ndihmon në heqjen e dhjamit nga trupi. Përveç kësaj vaji i ullirit i jep trupit energjinë e duhur për të kursyer djegien e proteinave për energji.

Palestër, 3 herë në javë

Bëheni zakon stërvitjen. Të paktën tre herë në javë, në mëngjes ikni në palestër dhe vraponi ose bëni biçikletë për 45 minuta, pastaj pas pune rreth orës gjashtë apo shtatë bëni stërvitje me pesha për rreth 45 minuta. Është vërtetuar që diçka duhet të përsëritet 21 herë para se të bëhet zakon. Pra, të paktën 21 herë shtyjeni veten për të shkuar në palestër. Atëherë do ta ndjeni ndryshimin menjëherë!

Not, patina, ski

Stërvitje kardiovaskulare. Këtu është fjala për vrap, not, biçikletë, patina, Stairmaster, Crosstrainer etj. Çdo aktivitet që e ngre nivelin e rrahjeve të zemrës në zonën e stërvitjes për një kohë të caktuar, forcon zemrën. Rreth 20-45 minuta, tre deri në katër herë në javë është e mjaftueshme për të humbur peshën në mënyrë graduale dhe të shëndetshme. Pulsi duhet të jetë diçka si 120-150 rrahje për minutë, megjithatë ka një formulë të caktuar për këtë.

Këshillat e nevojshme për të pasur shëndet të plotë

1- Pini 8-10 gota ujë çdo ditë
2- Hani 6-8 porcione ushqimi në ditë (ne sasi te vogla)shembull mengjes:1 filxhan drithera porcioni i dyte peme dreka e thjesht e kombinuar me shume zarzavate ,perime peme uje shume ,darka 1 kos te thjeshte nuk dmth pa yndyre.

Beni palestër 3 herë në javëe nevojshme
3- Bëni not rreth 45 minuta, dy herë në javë nese keni mundesi
4- Bëni gjumë çdo ditë jo më pak se 8 orë


Uji një komponent që shmang shëndoshjen

Një nga gjërat më të rëndësishme që ne shpesh e harrojmë është uji. Çdo njeri i rritur duhet të pijë 1 e gjysmë deri 2 litra ujë në ditë në varësi të peshës së tij. Jo vetëm që trupi ka nevojë për ujë, por uji gjithashtu pengon shëndoshjen. Një njeri që pi ujë në mënyrë të vazhdueshme gjatë ditës, nuk ndien shumë uri. Ngrënia e frutave dhe e zarzavateve të freskëta, mundësisht të pagatuara, përdorimi i kufizuar i karbohidrateve si: buka, sheqernat kthehen shpejt në dhjamë, zgjedhja me kujdes e ushqimeve sidomos atyre të gatuara, mënjanimi i ushqimeve "të shpejta" e të skuqura, aktiviteti, etj. të cilat ndihmojnë shumë në rënien e peshës dhe në mbajtjen në formë të trupit tuaj. Kujdesi për trupin tuaj ndikon në mirëqenie.

Dieta dhe roli i kripërave minerale

Vitaminat dhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin që të ruajë një formë sa më të mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale që janë shumë të nevojshme për organizmin. Edhe pse duhen në sasi të vogla ato janë të pazëvendësueshme. Ato veprojnë së bashku. Kripërat minerale ndihmojnë në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulore. Materiale të rëndësishme janë: kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A,E, D, K mund të magazinohen, ndërsa vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre. Mjaft vitamina përmbajnë dhe lëkurat e frutave.

Obeziteti,shkaktarë sëmundjesh

Obeziteti dhe mbipesha janë probleme që prekin një numër gjithnjë e më të madh të njerëzve në ditët e sotme. Janë një sërë faktorësh që shkaktojnë këtë problem, çrregullimet e ushqimit, jeta sedentare, probleme të metabolizmit etj. Por mbipesha nuk përbën më vetëm një problem estetik, por shkakton shumë probleme në lidhje me shëndetin. Obeziteti dhe depozitimi i masës dhjamore në pjesën e barkut përbëjnë faktorë rreziku për shumë sëmundje si: veshkat, diabeti, sëmundje kardiovaskulare etj. Korrigjimi i këtyre problemeve për të shmangur pasojat e tyre në lidhje me shëndetin bëhet vetëm nëpërmjet një dietë të ekuilibruar, që do të thotë një dietë që duhet të përmbajë të gjithë ushqimet, por në sasi të caktuara sipas nevojave fiziologjike të gjithsecilit.

Varietetet dhe "kombinimet" e ushqimeve

Ka disa lloje ushqimesh që duhet të hahen të shoqëruara me të tjera, sepse kështu bëhen më të dobishme për organizmin tonë. Studimet e bëra kanë treguar se nëse konsumohen karotat e grira në formë sallate, pa i hedhur vaj ulliri, pakësohet sasia e kalorive që merr, por humb edhe marrjen e betakarrotinës që është shumë e dobishme për trupin.

Viatamina A, sikurse vitaminat D, E, K absorbohen nga organizmi vetëm në prani të yndyrnave. Më përpara konsiderohej e papërshtatshme të bashkoheshin proteinat me karbohidratet. Sot mendohet se po t'i shtosh llojeve të ndryshme të brumërave pak fasule, bizele apo thjerrëza plotësohen më mirë nevojat e trupit për proteina. Por ka dhe ushqime të cilat këshillohet të mos konsumohen bashkë.



« Ndryshimi I Fundit: Janar 29, 2014, 02:33:33 MD nga Gresa Pirana » Identifikuar

Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.167 sekonda me 22 veprime.