|
J@mes
|
 |
« Pergjigje #3 : Tetor 05, 2008, 02:02:41 MD » |
|
Termi seks jashtemartesor, per shembull, nuk shpreh shkallen e afeksionit, pra nuk tregon nese kemi te bejme me nje lidhje, te themi rastesore apo ne te kundert me nje dashuri te vertete. Ose, nese themi mardhenje jashte ciftit bashkeshortor,perseri nuk dime se c’lloj mardheniesh jane ato. Termi shkelje kurore lidhet,sic theksuam me siper,me traditen e vendosjes se kurores se marteses ne kishe. Por c’mund te thuhet per myslimanet qe nuk shkojne ne kishe apo per te krishteret ateiste? Termi tradheti bashkeshortore eshte tradicionalisht me i zakonshmi. Ai ehte perdorur qe ne antikitet e vazhdon te perdoret kudo edhe ne kohet moderne. Edhe ne shume vende te qyteteruara divorci eshte i ligjeruar fillimisht vetem per tradhetine bashkeshortore,duke e konsideruar ate si shkakun me madhor te prishjes se marteses.Por a eshte e drejte qe nje lidhje jashte martesore te konsiderohet si nje akt tradheti?Une bashkohem me ate mase te madhe njerezish qe pohojne se shenjes se barazimit midis kesaj ”tradhetie” dhe llojeve te tjera te tradhetise,atyre qev perfaqesojne krime te rrenda ,eshte e pa drejte.Nese pranojme ta quajme tradheti,atehere duhet te pranojme,gjithashtu,se ajo meritojme te ndeshkohet si e tille.Ne te vertete ndeshkimi me i madh qe mund ti behet asaj qe eshte bere zakon te quhet tradheti bashkeshortore,eshte dhe duhet te jete divorci,ndonse nuk eshte aspak e thane qe c’do tradheti bashkeshortore te pasohet nga divorci. Problemi eshte i thjeshte dhe ska pse te dramatizohet sic ndodh shpesh:”une dhe ti u lidhem ne martese”. Por une nuk qenkam i zoti ose e zonja qe tju permbahem kushteve te marteses.ndaj duhet ta prishim ate”.Ose:ne e deshem shume njeri tjetrin dhe u martuam. Por ja qe dashuria e burrit apo e gruas kjo nuk ka rendesi shteroi ose u zbraps nga nje tjeter me e forte.Ndaj mund te divorcoemi. Kaq asgje me teper!Sidomos ne, shqiptareve , na duhet ta mbledhim mendjen. Asgje me shume,sidomos asnje tragjedi!Natyrisht nuk eshte e thene qe divorci te jete nje mase standarte ndeshkimi apo denimi qe te aplikohet domosdoshmerisht per cdo rast.Kjo natyrisht varet nga nje kompleks faktoresh. Mbi te gjitha varet nga fakti se pas nje tradhetie (shkaku), ne cmase eshte tronditur mardhenia bashkeshortore (pasojat). Dihet qe per individe te ndryshem i njejti shkak mund te kete pasoja te ndryshme.Gjithmone eshte thene se te femrat deshira per te krijuar nje cerdhe familjare dhe per te qene monogame,dhe per tu lidhur me nje bure te vetem,te afte per tu kujdesur per ate dhe per femijet,eshte me e madhe se te meshkujt.Nga ana tjeter, gjithnje eshte thene se buri ka nje shpirt endacaku e lidhur kjo me deshirat e tij te shumefishta dhe me poziten e tij kundrejt asaj te gruas.Grate qe nuk deshirojne ti pershtaten presionit social, i pohojne prirjet e tyre te shumfishta sentimentale e seksuale. Mendohet se grate edhe mund te dashurojne dy burra njeheresh me sa duket besnikeria dhe pasioni jane dy gjera te ndryshme.Por a mund te kaperdiet pabesia bashkeshortore? Sot ne bote egzistojne dhe te ashtuquajturat familhe seksualisht te hapura,ne te cilat burri dhe gruaja kane bere nje marveshje te hapur apo dhe te heshtur me njeri tjetrin per te mos zbatuar regullat e nje monogamie klasike. Ekskluziviteti seksual ne keto familje nuk ekziston dhe rjedhimisht pabesia bashkeshortore nuk perben ndonje problem.Pakashume:si ne matematike ku dy mohime bejne nje pohim ashtu dhe ne martesen seksualisht te hapur dy tradheti paralele bahskeshortore te burit dhe te gruas,mund te cojne ne qendrueshmerine e saj atje ku paqendrueshmeria ose zgjidhja e marteses ka kete shkak. Por keto familje edhe ne vendet me liberale jane te pakta ne numer.Ne familjet monogame ose normale te kulturave te ndryshme pabesia bashkeshortore eshte toleruar ne shkalle te ndryshme. Pergjithesisht ajo eshte toleruar pak ose aspak. Historikisht besnikeria seksuale femerore ndaj nje mashkulli te vetem u be e domozdoshme me vendosjen e sistemit patriarchal dhe vendosjen e tre besimeve fetare. Tradhetia bashkeshortore denohej me vdekje. Gjithcka u be per te garantuar atesine.Ne kete menyre sshoqeria filloi te ndertoej mbi nje cift ermetik.Edhe ne te drejten tone zakonore eshte sanksionuar niveli zero i tolerances,sidomos per grate te cilat pikerisht per te shmangur tradhetite ne disa raste martoheshin me fyshek ne paje. Rezulton se dhe ne shqiperine e sotme pabesia bashkeshortore eshte nje nga shkaqet qe po con gjithnje e me shume ne divorc. Te pakten nje ne kater martesa eshte zgjidhur per kete shkak.Te dhenat tregojne se pabesia bashkeshortore e gruas ka me shume peshe ne divorc. Ne me te shumtat e rasteve iiciatori I zgjidhjes se marteses ne kete rast eshte burri. Kjo nuk do te thote se gruaja tradheton me shume se burri. Perkundrazi duket se ndodh e kunderta.Por me sa duket gruaja eshte me e prirur se burri te fali. Ajo edhe ne pranine e keti shkaku,perpiqet ta ruaje me shume familjen duke pasur parasysh funksionin e saj te dyfishte si nene dhe si bashkeshorte. Eshte pikerisht burri ai qe e konsideron gruan me shume si pasuri seksuale ekskluzive se sa gruaja burrin. Por a mund te falet ose ju a do te falnit?Falja nuk eshte e lehte megjithate edhe duhet. Me kujtohet se para disa vitesh kam pare nje tablo shume te bukur te nje piktor rus me diciture “vjernusja”. Babi pasi ka braktisur gruan dhe femijet per shkak te nje dashurie te re,me ne fund kthehet. Sigurisht i zhgenjyer, sic ngjet zakonisht ne keto raste.Kthehet por i drojtur i turperuar dhe me frike ne zemer. Duket shume i penduar.Ne duar mban ca dhurata per gruan dhe femijet. Fytyra e tij ka mare nje pamje te trishtuar e duket sikur pyet:”A do te me falni?…Nuk desha,po…se si ngjau…Nuk do tju braktis me kurre!…”Por piktori rus ka vendosur ta denoje ate rende. Gruaja dhe femijet i kane kthyer shpinen,te irrituar.Ne mur paraqiten kornizat me fotot e ciftit pas marteses. Por portreti i “burrit”njeheresh i “babait”,ishte hequr.Duket sikur s’kane per ta falur kurre”. Flet apo nuk falet pabesia bashkeshortore, kjo varet nga individet, nga ata qe bejne e pesojne. Me jeten ndeshen te dy alternativat: shoqeria, njerezit e familjes, njerezit e afert, shoket e miqte e nje cifti, sikurse vete opinjoni shoqeror, nuk kane pse t’i nxisin ata per falje, sikurse per mos falje. Ata dine si te veprojne. E drejta per te vendosur eshte e drejte e tyre dhe e askujt tjeter. Te tjeret te shohin punen e tyre. Ajo qe duam te themi eshte se mos falja eshte divorc asgje me shume. Ne, gjithashtu, nuk dime sa peshe do te kete fjala jone por,nisur nga disa ngjarje teper te renda qe kane ndodhur ne vendin tone pas divorceve sidomos pas pabesise bashkeshortore te nje gruaje,u drejtohemi sidomos burrave shqipetare:”Jeni te lire sikur edhe grate te kerkoni divorcing. Por mos e dhuno gruan,mos e rih mos e torturo,as fizikisht as psiklologjikisht,mos e turpero para botes,sidomos mos e vra,madje as mos e co neper mend qe nga nje mendje lehtesi te behesh kriminel, vrasesi i nje njeriu, i nje femre, i nenes se femijeve te tu!” Ka vajza qe duan ta zgjatin moshen e lidhjes se marteses. Edhe po te jene te fejuara qendrojne disi gjate ne kete gjendje. Tani ka filluar te praktikohet edhe bashkejetesa. (Njehere per njehere pa bere femije),thuhet. Dhe arsyetoje:”ta gezojme pak jeten, te mos e fillojme menjehere martesen me ngarkesen dhe detyrimet e shumta qe ajo ka”.Mund te kene nje fare te drejte vetem se martesa jo vetem vonohet por demtohet. Vonohet vecanerisht lindja e femijes dhe kjo mund te jete edhe me pasoja. Per djalin mosha me e pershtatshme konsiderohet ajo 26-27 vjec. Kjo nenkupton qe djali te kete mbaruar shkollen,eventualisht edhe te larten dhe ndonje specializim,te kete kryer sherbimin ushtarak,te jete sistemuar si duhet ne pune,te kete nje minimum statusi social individual dhe ndonje te ardhur,te jete i pjekur dhe ne gjendje per te mare mbi vete detyrimin bashkeshortor. Nje diference prej gjashte shtate vjetesh midis bashkeshorteve te rinj konsiderohet si me e pranushmja. Por nuk jane pa probleme edhe martesat me diference te madhe moshe midis burit dhe gruas. Le te supozojme nje martese te tille me diference 15 vjecare. Per shume kohe mund te shkoje mire e bukur.Kur vjen mosha e thyer pleqeria te buri mund te shfaqen edhe semundje kronike madje te renda. Qellon qe gruaja te kthehet ne nje asistence mjekesore te tij. Sot jo vetem ne bote po dhe ne shqiperi eshte ritur shume numuri i grave te veja ne moshe te thyer. Por dhe ne rastet e nje pleqerie relativisht normale,ne moshe te thyer,ne pleqeri,ndonese mund te mos behet fjale per divorc,ne kuptimin klasik te kesaj fjale nuk perjashtohet jete vetmitare. Burri shkeputet nga gruaja ose anasjelltas dhe shkojne ne nje pension pleqerie per te ngrysur aty vitet qe i kane mbetur. Per mendesine tone tradicionale,per praktikat tona familjare e zakonore,madje dhe per buxhetin e pleqerise,te pakten tani per tani ne shqiperi kjo ende konsiderohet nje gje e huaj dhe e pakuptimte. Ndoshta u zgjatem pak por kishim nje merak per tju thene te rinjeve qe lidhen ne martese.Mendoni per me gjate,madje dhe per moshen e thyer,per pleqerine,duke kerkuar gjithnje zgjidhjen me te mire te mundshme. Nje grua 37 vjecare nga qyteti i fjerit shkruan permes gazetes intervista ne te cilen thote:”jam e martuar dhe me kater femije,por me burrin shkoj keq.Ne shtepi une jam vete burre dhe vete grua. Burri im eshte ne nje pune private dhe nuk do tja dije as per femijet dhe as per mua. Iken ne mengjes ne oren 6 dhe kthehet ne oren 9 ose 10 te darkes. Para disa vjetesh kam njojtur nje burre,edhe ai i martuar dhe me 3 femije. Edhe ai ka probleme me gruan dhe prej kohesh ai kerkon te martohemi.Ne cast une i them po,kur mendoj per femijet me vjen keq. Si tja bej? Ai ngul kembe qe te divorcohem me burrin qe kam dhe te martohem me te.Me jepni nje drejtim se nuk di si te veproj:as andej as ketej. Nga te dhenat e sondazhit tone rezulton se ato nuk perbejne ndonje % te larte ne numur.Por ne fakt rastet duhet te jene me te shumta ndonese jo aq sa I fryjne medjat.Tek ne njerzit ende nuk jane cliruar aq sa te pohojne,qofte edhe gjate nje vrojtimi,aspektet intime e seksuale te jetes bashkeshortore dhe mundesine qe mossinkronizimi seksual te behet shkak per divorc.Kjo nuk na rezulton te perdoret si shkak edhe nese u referoemi vendimeve te gjykatave,pavaresisht artikujt me tituj bombastic qe botohen ne gazetat tona. Te marim njeren nga dukurite e shumta te kesaj problematike:moslindjen e femijeve per shkak te disfunksjonit seksual.Nga vrojtimi qe u kemi bere disa cifteve te divorcuar del se ne disa raste si shkak per zgjidhjen e marteses eshte vleresuar fakti se njeri nga partnered nuk lindte femije. Gazeta shekulli botoi nje artikull te gjate per divorcet me titull:”une dua divorcing sepse ti nuk di te besh seks”. Kjo perben nje shkak por sic rezulton jo kryesorin.Madje vete permbajtja e ketij artikulli jo pa vlera,nuk perputhej me titullin bombastik te tij. Ne mjaft raste paaftesia per te lindur femije ka qene dhe mbetet nje shkak per konflikte te renda midis bashkeshorteve,te tilla qe mund te shtrojne dhe problemin e kerkimit te divorcit. Ne shqiperi ka qene zakon qe per mos lindje te femijeve te behej fajtore vetem femra,gruaja.Madje sipas te drejtes tone zakonore burrit i njihej e drejta te merte nje grua te dyte (gruaja e tij ishte e detyruar ta pranonte ate),nese gruaja nuk lindte femije,madje edhe kur ajo lindte vetem vajza por jo djem. Pra vetem grate ishin te paragjykuara,gjithcka rendonte mbi to. Paraprakisht e ne menyre aprioristike.Ka patur edhe raste kur gra,gjinekologjikisht mund te lindnin femije,te jene ndare nga burat.Kjo sepse kontrolli i gjendjes seksuale te burave nuk shtrohej si problem.Kjo praktike nisi te gjente zbatim vetem ne kohet e vona,kur filluan vizitat gjinekologjike te grave dhe meshkujve.Kuptimi i drejte dhe i sakte i ketyre gjendjeve eshte I lidhur me ate qe quhet inmpotence seksuale,me pranine e saj tek njeri apo tek tjetri bashkeshort,me shkallen e kesaj pranije dhe ndikimin e saj,Detyrimisht duhet te kalojme te shqyrtimi I kesaj problematike ne nje veshtrim seksologjik,gjinekologjik dhe andrologjik. Eshte e qarte se kopetenca jone per te bere kete analize eshte e kufizuar.Ndaj po parashtrojme ato qe na duken me me interes gjate konsultave me specialistet e kesaj fushe.Po e fillojme shtjellimin e problemit nga mashkulli,burri. Qenka bere praktike qe kur nje cift kerkon femije e drejtohet per vizite te gjinekologu,ky e fillon ekzaminimin nga mashkulli.Potenca ose inpotenca e mashkullit,qofshin si gjendje te lindura apo si pasoje e semundjeve dhe infeksioneve te ndryshme ekzaminohet lehte. Ne keto raste i semuri u nenshtrohet mjekimeve perkatese dhe vazhdon kontrollin e nevojshem mjekesor. Kur mjeku ka mbaruar pune me mashkullin radha i vjen femres. Te femra problemet mund te jene edhe me te nderlikuara. Disa femra nuk lindin menjehere,madje as shpejt,por pas disa vitesh martese,qellon edhe deri ne dhjete vjet e me shume.Ka te tjera qe kane pengesa te tjera per te lindur e qe per kete arsye kane nevoje per mjekime te vazhdueshme relativisht te gjata.Te perpiqemi te themi dicka edhe per keto probleme te cilat i trajton hollesisht gjinekologjia,por edhe psikologjia dhe sociologjia. Ato jane te interesuara per virgjerine si dukuri sociale,me te cilen lidhet seksi paramartesor i cili eshte trajtuar si nje problem etik dhe moral. Cipa e virgjerise eshte konsideruar dhe vazhdon te konsiderohet si nje shenje e paprekshmerise se femres para marteses,si tregues i ndershmerise se saj. Ne te drejten tone zakonore eshte sanksionuar e drejta e djalit per ta kthyer mbrapsh nusen e re kur ajo nuk ishte e virgjer.(kanuni i Lek Dukagjinit). Me mungesen e saj eshte justifikuar divorci.
vazhdon...
|