psikologji.net
Prill 20, 2014, 07:32:22 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Sondazh
Pyetje: Cfarë nënkuptoni me termin Diet?
Rregjim - 1 (25%)
Mosngrenie - 0 (0%)
Uri - 0 (0%)
Balanc i ushqimit dhe menyre e shendetshme e te ushqyerit - 3 (75%)
asgje - 0 (0%)
Totali I Votave: 4

Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Dietologji  (Lexuar 2210 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2970
8858.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« : Gusht 03, 2009, 10:24:46 PD »

PERSHENDETJE

KENI PROBLEME ME PESHEN TRUPORE DESHIRONI TI HIQNI QAFE KILGROMAET E TEPER SIDOMOS NE STINEN E VERES,MOS HEZITONI DHE ME SHKRUANI ,ME DESHIRE DO IU NDIHMOJA ....


Ju ,mirepres

« Ndryshimi I Fundit: Janar 21, 2012, 07:16:33 MD nga Gresa Pirana » Identifikuar

Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2970
8858.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« Pergjigje #1 : Gusht 03, 2009, 04:58:25 MD »

SECILIN PREJ NESH PESHA E TEPERT E BEN TE NDIHET JO KOMOD E ME SHUME NE STINEN E VERES KUJDESUNI PER PESHEN TUAJ TRUPORE .....

Per cdo problem lidhur me kete tem mund te me shkruani
Identifikuar

Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2970
8858.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« Pergjigje #2 : Dhjetor 29, 2009, 09:43:05 PD »

Pershendetje

Kemi degjuar se sa here bie fjala per ndonje diete apo jemi ne ata qe duhet te mbajme nje diete shumica jane te tmeruar sepse mendimi i pare i  njerezve eshte se do ngelin te urritur.
Sipas studimeve dhe une kam ardhur ne konkludim se ky mendim eshte shume i gabuar ngaqe dieta nuk e ka kuptimin te mbetesh pa ushqim por te ushqehesh shendetshem dhe ketu shumica e njereve gabojne duke mos ditur se si te ushqehen pastaj pasojne edhe pasoja e mbipeshes.
Me poshte do te sqaroj disa ceshtje per te ushqyerit pra njohuri bazamentale.

Substancat ushqyese

Te gjitha ushqimet permbajne substanca nga te cila organizmi mund te nxjerr energji ose ti ndertoj substancat e organizimit egsistojne grupe te substanecave ushqyese qe lirojne energji sic jane proteinat, karbohidratet duhet llogaritur edhe alkoholi dhe substancat qe nuk liroje energji: uji mineralet elementet ne sasi shume te vogla ushqyese dhe vitaminat.
Ne zgjedhjen e  ushqimit  duhet pasur kujdesin ne zgjegdhjen e shumellojshmerise sepse ushqimi i njellojt mund te shkaktoj ne organizem,munges te subtancave.

Nje nder proceset me te rendesishme eshte lirimi i energjise ,Energji kjo  e depozituar ne grupet e substancae ushqyese te pasura me energji oksidohet apo digjet me ane te oksigjenit te thithur nga ajri.

Permbajta e energjetike e ushqimeve shprehet me kilokalori(kcal)perkatesisht kiloxhul(kJ)
Trupi i njeriut permban rreth 11 kg proteina,kur konsumohen ushqime te shumllojshme ne dite mjaftojne 50-60g proteina ne dite.Nje femer ne dite duhet te marr 2500 kcal ndersa meshkujt 3000 kcal,natyrisht se marrja e ketyre kalorive duhet e jete e balancuar.
E rendesishme eshte te dime se sit e ushqehemi edhe ne menyre te lehte dim te formojne menyren e shendetshme te ushqimit –Dieten ne koken tone duke llogaritur kalorite perkatese per ushqimet qe konsumojme.
 

Kalofshi mire

eriona
Identifikuar

Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2970
8858.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« Pergjigje #3 : Janar 16, 2010, 05:58:59 MD »

Ushqimet grupohen në 5 grupe:
 

Grupi I : Drithërat dhe zhardhokët(patatja)

Drithërat më të përhapura janë: gruri, misri, orizi, burime të domosdoshme energjitike që furnizojnë trupin me proteina,vitamina B deh kripra minerale.

Patatja duhet të shoqërohet me proteina që të mos jetë i njëanshëm sepse shkakton kequshqyerje. Po kështu në këtë grup hyn banania, sheqeri e mjalti. Bananja një burim i mirë energjitik e që përmban vitamina si A, C dhe kalium.

Sheqeri dhe mjalti janë burime të përsosura energjitike por duhet treguar kujdes për dhëmbët e fëmijëve. 

Grupi i II: bishtajoret

Bishtajoret më të konsumuara janë fasulet, bizelet, thjerrëzat etj.Ushqimet e këtij grupi kanë burime proteinike, energjitike, vitaminike dhe hekuri.

Grupi i III : Frutat dhe perimet

Frutat janë burime të përsosura të vitaminave A,C dhe hekurit, kalciumit dhe kripërave minerale. Frutat kanë sheqerna që zbërthehen menjëherë duke u bërë burim energjie i cili vihet në dispozicion të trupit shumë më shpejtë se grupet e tjera.

Perimet janë të pasura me vitaminat A dhe C dhe sasira të konsiderueshme kalciumi, hekuri, kaliumi, magnezi etj. Perimet me gjethe me ngjyrë jeshile të errët kanë një vlerë ushqimore më të lartë. Konsumi i perimeve është i rëndësishëm për të parandaluar mungesën e vitaminës A dhe hekurit.

Grupi IV : mishi, peshku, veza, qumështi dhe nënproduktet e tij

Këto ushqime përmbajnë proteina me cilësi shumë të mirë, yndyrna, vitamina grB dhe hekur.

Grupi V: Yndyrnat

Ushqimet që i përkasin këtij grupi janë vaji i kafshëve dhe i bimëve si gjalpi dhe vaji i ullirit. Yndyrnat kanë dyfishin e energjisë që kanë grupet e tjra , furnizojnë proteinat dhe karbohidratet dhe janë burime të mira të vitaminave A dhe D që favorizojnë thithjen e tyre në zorrë.

 
ERIONA
Identifikuar

Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2970
8858.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« Pergjigje #4 : Shkurt 16, 2010, 08:32:35 PD »

Efektet e portokallit
Përdoren frutat, lulet, gjethet si dhe lëvozhgat e frutit, të cilat kanë shije të hidhur dhe erë të fortë. Portokalliet ruhen nëpër frigoriferë në temperaturë 2-3?C duke bërë ripërtëritjen e shpeshtë të ajrit. Në kushte shtëpiake, portokalliet mund të ruhen për disa muaj, duke i mbështjellë me letër alumini, me letër të parafinizuar ose me celofan.
Vetitë dietike dhe fitofarmaceutike
Fruta i portokallieve është e pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfori etj. Me portokallie bëhet reçel dhe marmelatë shumë e mirë. Lëngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer, ose me gaz karbonik, në formë aranxhate është freskues. Lëvozhga e thatë ose e ruajtur, përdoret në ëmbëltore dhe në kuzhinën shtëpiake. Nga lëvozhga e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve etj. Vaj eterik prodhohet edhe nga lulet, si edhe nga gjethet, të cilat përdoren në përgatitjen e aromave dhe të ëmbëlsirave.



Vaji esencial i portokallit mund të përdoret me pika nga goja duke e marrë tre ose katër herë në ditë nga një pikë për të larguar erërat e këqija nga goja, mund të largojë aromat e këqija të djersës duke u përdorur në vendet intime. Ky vaj, duke pasur vitaminën C, jep ndjenjën e nxehtësisë duke u ndier mirë dhe i qetë.

Portokalliet janë një ushqim i pasur me vitamina, me veti freskuese dhe treten lehtë në stomak. Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike, e përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave, edhe në rastet kur janë formuar gurë në to.

Në këto raste zbatohet kura me portokall: Konsumohen çdo ditë 5-10 kokrra portokallie, duke e vazhduar kurën për 20-30 ditë. Kjo kurë bën mirë në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut. Lëngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet edhe nga fëmijët e vegjël dhe këshillohet të përdoret qysh në muajin e tretë pas lindjes.

Portokalliet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të reja.

Portokalli ka përmbajtje të lartë të vitaminës C. Në 100 g lëng portokalli përmbahen 56 mg vitaminë C. Kjo vitaminë merr pjesë në shumë procese të shkëmbimit të lëndëve në organizëm.



Lëvozhgat janë të pasura me elemente aktive. Lëngu i fituar nga zierja e lëvozhgave përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve. 10-15 g lëvozhga frutash vihen të ziejnë për 15-20 minuta në 250 g ujë. Nga lëngu i përftuar pihen 1-2 gota në ditë.

Kur ky lëng pihet i ngrohtë, bën mirë në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, kur ka acarime në grykë apo zënie zëri.

Gjethet dhe filizat e njomë të portokallit kanë veti qetësuese në rastet e nevrastenisë: Merren 50 g gjethe dhe copëtohen, pastaj vihen të ziejnë në katër pjesë ujë. Nga lëngu i fituar merret një lugë gjelle në darkë, gjysmë ore para fjetjes.
Identifikuar

Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2970
8858.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« Pergjigje #5 : Mars 15, 2010, 07:57:07 PD »

Fitnes për çdo ditë
Nuk keni kohë për fitness? Nuk keni hapësirë të mjaftueshme për ushtrime? Mos u brengosni!
Ushtrime të vogla
Përnjëherë, krejt papritur, ju kaplon një ndjenjë brejtjes e ndërgjegjes, sepse e kuptoni se tashmë një kohë të gjatë nuk keni bërë asgjë për trupin tuaj. Pikërisht ndjeheni tërësisht e shkallmuar dhe e vetmja gjë që mund t'ju kthejë elanin është kombinimi i vërtetë i ushtrimeve.

Lëvizni
Mënyra më e shpejtë dhe më e thjeshtë që t'i rregulloni të gjitha pikat më problematike femërore: prapanicën dhe kërdhokullat
1. Shkallët apo shtrati i ulët janë ideale për ushtrime aerobike. Me secilën këmbë i bëni nga 20 hapa.
2. Tashmë e ka kapluar trupin tuaj një energji e madhe - dëshironi akoma? Mbajini duart sikur në foto në harmoni me lëvizjet e këmbëve; ata që janë më të shkathët mund të kombinojnë ushtrimet me qitjen e duarve mbi kokë.



Hapi është edhe një ushtrim për pjesën e poshtme të trupit
1. Qiteni këmbën e djathtë përpara. Të dyja këmbët duhet të jenë të lakuara në gju, mirëpo në atë mënyrë që kërdhokulla të jetë në pozitë horizontale. Pjesën e epërme të trupit tërë kohën duhet mbajtur në pozitë vertikale.
2. Drejtohuni dhe këtë ushtrim përsëriteni 15 herë.

Dhoma e vogël
Trupi ju është i tendosur shumë pas punës dhe qëndrimit në këmbë. Mezi pritni që të relaksoheni pak, mirëpo dhoma juaj është aq e ngushtë sa që, kur qëndroni në mes të saj, me duar mund t'i prekni dy muret. Mos u brengosni! Me pak kreativitet ju mund ta shndërroni atë në një ushtrimore të këndshme. Ushtrimet në hapësira minimale mundësojnë efekt maksimal.

Pompat janë të shkëlqyeshme për formimin dhe forcimin e gjoksit, bicepsit dhe krahëve.
1. Kthehuni me fytyrë nga muri, por në distancë të duarve tuaja. Mbështetini shuplakat për mur në lartësinë e krahëve.
2. Bëni pompat duke u mbështetur me duar për muri ose shkallë si në foto. Merrni frymë derisa i drejtoni krahët dhe assesi mos i shtangoni; pompat duhet të jenë elastike dhe të ngadalshme. Këto ushtrime i bëni në tri seri nga dhjetë herë.


Ulja galuc
Uljet galuc veprojnë në muskujt e gjatë të këmbëve dhe të prapanicës, ndërsa karriga e lehtëson presionin në gjunjë.
1. Uluni në shputa në distancë të gjerësisë së kërdhokullave.
2. Me duar të kryqëzuara ngrijuni ngadalë, duke marrë frymë derisa jeni duke u ngritur dhe duke qitur frymën jashtë derisa jeni duke u ulur. Bëni tri seri me nga 10 galuce.

Koha për ushtrime në vendin e punës
E keni kurdisur orën që t'ju rikujtojë se duhet të bëni ushtrime në natyrë. Dyshojmë. Ju punoni me orar të plotë dhe keni shumë punë. Andaj, është mirë të mendoni se pauza e mëngjesit është kohë ideale për ushtrime! Në qoftë se ushtroni në mesditë, do të përmirësoni edhe të mbajturit mend, do të zvogëloni stresin dhe do të jeni më kreativë. Nuk është e thënë që ajo të jetë një "hard" aerobik. Madje, edhe tri herë nga dhjetë minuta ecje do t'i ndihmojë shëndetit tuaj.

Përkulja përpara
Ndieni marramendje nga qëndrimi i gjatë ulur pranë kompjuterit? Ky ushtrim do të zgjidhë shtangimet e krahëve dhe do t'i forcojë unazat e qafës.
1. Qëndroni vertikalisht me shputat në distancë të kërdhokullave dhe lakojini ngadalë gjunjët.
2. Mbështetuni për muri.
3. Uleni kokën përpara derisa pesha e saj t'ju tërheqë teposhtë. Duart i lironi, gjithashtu. Merrni frymë.
4. Pasi që të keni nxjerrë frymën jashtë, drejtohuni ngadalë. Përsëriteni këtë ushtrim gjashtë herë. /Telegrafi/
Identifikuar

Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2970
8858.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« Pergjigje #6 : Mars 20, 2010, 12:18:01 MD »

Jeshillëqet e stinës që nuk duhen ndarë nga tavolina
Lakra, brokoli, angjinare, marule dhe spinaq. Nga “shporta e artë” e natyrës, këto perime konsiderohen si ushqimet më të përshtatshme për të luftuar të ftohtin. Por, për të ruajtur vlerat e tyre ushqyese dhe terapeutike, duhen konsumuar të freskëta dhe “të gjalla”.
Perimet zënë një vend të rëndësishëm në dietën ushqimore të njeriut, pasi janë të pasura me vitamina e kripëra minerale dhe ndihmojnë në tretjen e ushqimeve. Ato janë burimi kryesor i vitaminës C dhe E, acideve organike, kripërave minerale e lëndëve që u japin atyre shije të këndshme.

Kripërat minerale që ato përmbajnë, sikurse janë kripërat e kalciumit, fosforit dhe hekurit, janë të domosdoshme për veprimtarinë jetësore, ndërsa lëndët që i japin shijen, ngjyrën dhe aromën, nxisin oreksin dhe ndihmojnë në përvetësimin e proteinave të mishit e peshkut.

Po ashtu, celuloza që ato kanë ndihmon në pastrimin e stomakut, zorrëve dhe nxjerrjen jashtë të lëndëve të dëmshme për organizmin, si kolesterinën e tepërt dhe produktet e tjera jo të shëndetshme. Për të gjitha cilësitë dhe vlerat e mira që kanë perimet, duhet të konsumohen çdo ditë në mënyra dhe sasi të ndryshme.

Për më tepër, kërkimet e reja tregojnë se përfshirja e rregullt e perimeve në dietën ushqimore mund të ndihmojë në parandalimin e shumë sëmundjeve dhe kjo për arsye se këto ushqime janë të pasura me vitaminë E dhe C.


Por në studimin e botuar këto ditë në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë, jepen të dhënat më të qarta të një lidhjeje midis këtyre vitaminave dhe shumë sëmundjeve të ashtuquajtura dimërore. Studimi u krye për të parë në se marrja e ushqimeve antioksiduese mund të pakësojë rrezikun e prekjes nga to.

Le ta nisim nga lakra. Është një mbrojtëse e mirë e sistemit imunitar, që ruan rrugët e frymëmarrjes, parandalon gastritin, ulcerën, kolitin ulceroz. Për më tepër lufton lodhjen dhe ndihmon për një lëkurë të shëndetshme. Dhe sikur të mos mjaftonte, rrit mbrojtjen organike dhe ka veti të larta ushqyese. Pa harruar këtu fuqinë antioksiduese për shkak të vitaminave në sasi të mëdha.

Një sasi e vogël lakre e grirë përmban 22 kalori dhe shumë përbërës të domosdoshëm ushqimorë që kryesohet nga një përbërës kimik, i cili ul prodhimin e enzimave në trup, ndalon dëmtimin e qelizave, shkatërron radikalet e lira dhe ul rrezikun e prekjes nga kaceri.

Megjithatë, që elementet ushqyes të mos humbasin, është e nevojshme që perimet të jenë të freskëta dhe të gatuhen shpejt, sepse vitaminat nuk e duan as dritën dhe as temperaturat e larta (sipër 60 gardë Celsius, vitaminat B dhe C shkatërrohen).

Po ashtu, nëse arrijmë t’i rezistojnë tërheqjes së domateve dhe patëllxhanëve të rritur pa asnjë minutë diell, do të zbulojmë se sallata me lakër kokë është në gjendje të na japë më shumë se gjysmën e nevojës sonë të përditshme për vitaminë C dhe në të njëjtën kohë largon substancat kimike helmuese që gjenden te mishi dhe sallamet.

Një tjetër alternativë e mirë ngelet padyshim edhe sallata me bazë lakrën e kuqe, marulen, brokolin dhe spinaqin. Të gjitha këto jeshillëqe që nuk duhen ndarë asnjëherë nga tavolina, mund të shoqëroheshin shumë mirë me farat e kungullit, susamit dhe lulëkuqes.

Pastaj nëse i shtojmë një mollë të athët të grirë në feta, pak arra të grira, limon dhe vaj ulliri, asnjë nuk mund ti rezistojë. Kështu dashur pa dashur kemi krijuar një thesar të vërtetë vitaminash. Nëse dëshironi mund ta shoqëroni me feta buke të zezë, lyera me djathë kaçkavall të shkrirë.

Lakra e zezë
Pjesëtare e familjes së “lakrave pa kokë”, një thesar i vërtetë vitamine C dhe hekuri. Konsumohet “e gjallë” nëpër sallata, pasi kështu ruan më mirë edhe vetitë e saj.


Radhiqe e kuqe
Është një nga përbërësit kryesorë të sallatave të dimrit. Shumë e shijshme, sidomos e zier, edhe nën shoqërinë e makaronave apo orizit. E pazëvendësueshme për sasinë e madhe të kripërave minerale që përmban.


Sallatat, shumë të shëndetshme

Acid folik, likopeni, alfa dhe beta karotinë, vitaminë E dhe C: këto dhe shumë përbërës të tjerë mund të gjenden në organizmin e personave që vaktet e të ngrënit i shoqërojnë me sallatë. Në fakt, është cilësuar pak si surprizë ky zbulim.

Ai që ka treguar për virtytet e sallatës ka qenë një studim i publikuar në “Journal of the American Dietetic Association”, ku ekspertët e “School of Public Health” në Los Angelos kanë analizuar të dhënat e më shumë se 17500 personave të mbajtur në një databazë të një studimi mbi ushqyerjen dhe u tregua për here të parë se gjaku i personave që hanë sallata është i pasur me vitamina dhe antioksidues të domosdoshëm për një jetë të shëndetshme.

Në veçanti, vitamina C arrin mesatarisht në kuotën 165 për qind te gratë dhe 119 për qind te burrat, në krahasim me ata që nuk përdorin sallata. Po sipas studimeve, mjafton edhe një sasi e vogël në ditë për të arritur dozat optimale të shumë mikroushqyesve me efekte pozitive në organizëm.

Angjinare
Ka veti tretëse, pastruese dhe mbi të gjitha është shumë e pasur me hekur. Rritet në mënyrë spontane në zonat e ngrohta. Quhet ndryshe edhe karçof. Varietetet ndahen në varësi të ngjyrës dhe gjembave.


Lulelakra
Ka vetëm një gjë negative: aromën e pakëndshme kur gatuhet. Për ta evituar, mjafton që të shtojmë një lugë miell të bardhë dhe pak lëng limoni në ujin e zierjes. Nëse janë të vogla dhe të freskëta, janë shumë të shijshme edhe “të gjalla” me vaj ulliri dhe limon.

Prasi
Një perime tjetër me një numër të pafund vetish pozitive për shëndetin, ku përmendim ato diureike, tonifikuese dhe pastruese. Protagonist i padiskutueshëm i supave, apo sallatave, që mund të konsumohet edhe “i gjallë”, ku pjesa e bardhë është më “e çmuara” Në të gjitha rastet, prasi rekomandohet të përdoret i freskët. ndërsa farat e shtypura të tij, të ziera në verë të bardhë, këshillohen kundër rërës në veshka dhe kundër dhembjeve therëse.


Brokoli
Brokoli është i pasur me kalcium, hekur, fosfor, kalium dhe vitaminë C. Përmban
gjithashtu edhe vitaminë B1 dhe B2 dhe janë një burim i mirë fibrash ushqyese. /Telegrafi/

Identifikuar

Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.143 sekonda me 24 veprime.