psikologji.net
Shtator 21, 2014, 08:08:06 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Komunikimi Psikolog - Klient  (Lexuar 7278 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Gusht 04, 2009, 07:58:59 PD »

Përmbajtja:

1) Abstrakti

2) Hyrja

3) Intervista klinike

4) Përdorimi i teknikave intervistuese

5) Tipa intervistimi

6) Mbyllja e intervistës

7) Çfarë aktivizohet tek dy bashkëbiseduesit gjatë bisedës klinike

• Identifikimi
• Projektimi
• Kundërtransferenca
• Transferenca
• Grupet e përkatësis dhe biseda klinike
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #1 : Gusht 04, 2009, 07:59:48 PD »

Abstrakti

Nga vetë tema “KOMUNIKIMI PSIKOLOG-KLIENT”, kuptohet që janë trajtuar marrëdhëniet e psikologut në raport me klientin në një bisedë klinike.
Termi bisedë përcaktohet si veprim i të shkëmbyerit të fjalëve me një ose disa persona. Në bisedën klinike s’bëhet gjë tjetër veçse shihet dhe dëgjohet, por dhe flitet për të parë dhe dëgjuar më mirë. Trupi i tjetrit nuk preket.
Biseda klinike është një bisedë verbale, nuk është një ekzaminim fizik. Megjithatë fjala e ritmuar nga heshtja, shoqërohet nga një komunikim jo verbal shumë i rëndësishëm.
Ashtu si biseda klinike dhe intervista klinike është një bashkbisedim.
Intervista klinike është një lloj tepër i veçantë bashkëbisedimi dhe ndryshon nga diskutimi ditor në shumë aspekte të rëndësishme.
Qëllimi i intervistës nuk është thjeshtë të mbledh informacion rreth të kaluarës së një personi, por të arrish të kuptosh se çfarë ndjen në të vërtet ai. Një gjë e tillë është mjaft e rëndësishme për saktësimin e diagnozës dhe trajtimin efektiv, ndërkohë që suksesi i intervistës varet pikërisht nga zhvillimet e saj.
Në bisedën klinike, ka dy persona që shkëmbejnë fjalë. Emrat që u vihen bashkbiseduesve tregojnë asimetrinë e dialogut.
Shkurtimisht, në termin klinicist, mund të përfshijmë të gjithë profesionistët e fushës klinike, duke futur këtu psikoterapistët dhe psikanalistët.
Për të përcaktuar bashkbiseduesin tjetër, të gjithë termat mund të kenë konotacione që mund të mos na pëlqejnë.
Klient- term relativisht neutral, megjithatë nënkupton marrëdhënien e parasë ose marrëdhënien e varësisë. Nëse i referohemi marrëdhënies së përkujdesjes, nuk do të donim aspak të flitej për të sëmurë, gjë që nuk kundërshtohet për sëmundjen fizik, por natyra dhe përkufizimet e sëmundjes mendore janë shumë të paqarta dhe të diskutueshme.
Termi pacient i referohet ati që vuan dhe që kërkon të lehtësohet nga vuajtja e tij.
Duke qënë se nga psikologët e sotëm, me marrëveshje përdoret termi “klient” dhe në këtë detyrë do ti referohemi marrëdhënieve psikolog-klient, pa dashur të bëj ndonjë përjashtim termave të tjerë.

E. S.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #2 : Gusht 04, 2009, 08:01:03 PD »

Hyrje

Biseda klinike mund të vendoset në kuadrin e një marrëdhënieje përkujdesje. Marrëdhënia ndërmjet psikologut dhe klientit është një marrëdhënie ndihme dhe këshillimi. Përsa i përket këshillave, sigurisht që klienti i kërkon ato, por është tepër e rrallë që psikologu ti japë; s’është ky qëllimi që ai i ka vënë vetes edhe kur quhet “këshillues”. Ai përpiqet ta vërë klientin në një pozicion ku të mund të bëjë një zgjedhje të duhur, përpiqet të kuptojë arsyet e një refuzimi për zgjidhjen e propozuar; kjo do të ishte idealja.
Psikologu është në shebim të tjetrit, veçanërisht psikologu klinicist, i cili është përcaktuar si një militant i shëndetit mendor. Shpesh, për të përkufizuar psikologjin klinike i referohemi interesit që i kushtohet individit.
Qëllimi kryesor i klinicistit është ta lërë klientin të flasë, t’i japë atij mundësinë që të arrij të flasë nëse ka vështirësi ta bëjë këtë gjë. Psikologu duhet të ndërhyjë sa më pak që të jetë e mundur dhe në mënyrë të natyrshme, ai nuk duhet ta pengojë fjalën, por ta lehtësojë atë.
Gjithashtu, ai nuk nxiton për të komunikuar atë çka ai kupton. E rëndësishme është ta komunikojë atë në momentin e duhur për klientin.
Ajo çka duhet të karakterizoj një psikolog është të qënurit neutral, do të thotë në rradhë të parë të mos japësh gjykime, të mos bësh kritika, të mos aprovosh. Të jesh neutral nuk do të thotë të mos ndjesh asgjë, por të mos komunikosh as më të voglën shenjë që do të tradhëtonte atë që ti provon.
Neutraliteti i klinicistit nuk është një maskë professionale, por është një punë aktive për ta qartësuar me problematikën personale dhe për të penguar vetë-përfshirjen.
Një klient nuk mund të thotë gjithçka që në bisedën e parë, për aq kohë sa nuk ka besim te bashkëbiseduesi i tij, ai nuk mund ta tregoj të gjithë vuajtjen, fajin apo dhe turpin.
Klinicisti hesht për ta lënë tjetrin të flasë dhe flet për t’i lehtësuar fjalën.
Ajo që ndodh në një bisedë klinike është e paparashikueshme dhe varet nga ajo që ndodh midis dy personave: psikologut dhe klientit.

Psikologët nuk kanë pushtet të mbinatyrshëm, nuk janë magjistarë. Tek ta janë akumuluar gjatë viteve element të dijes dhe të eksperiencës, të cilët shfaqen gjatë bisedës në mënyrë jo të dukshme.

E. S.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #3 : Gusht 04, 2009, 08:03:30 PD »

Intervista klinike

Zgjedhja e vendit

Me qëllim që ti kushtojmë vëmendje sa më të madhe intervistës, është e nevojshme që të kriojmë kushte sa më komode për vete dhe klientët.
Ideale do të ishte një vend ku nuk ju dëgjojne njerëzit e tjerë, në mënyrë që klienti të bisedoj në kofidencë dhe pa u distraktuar nga zhurmat.

Takimi me klientin

Kur të takoheni me një klient të ri, duhet të shtrëngoni duart dhe të prezantoheni. Ne fillim do të parapëlqehej t’i drejtoheshit me mbiemër, e më vonë , pasi të miqësoheshit me emrin e tij/saj. Ftojeni klientin të ulet në karrige. Nëse është klienti që ju ofron vendin, shikoni nëse qëndron afer apo larg jush. Qëndrimi i rehatëshëm në kolltuk ju ndihmon të dëgjoni me kujdes, dhe paraqitja juaj e relaksuar e bënë klientin të qetë dhe të shpenguar.
Filloni të ruani kontaktin sy me sy, po pa e tepruar. Vini re se një kontakt me sy miqësor do të ketë efekt shumë pozitiv në vendosjen e raportit psikolog-klient.

Mbajtja shënim e intervistes

Mbani shënim nëse mendoni se është më mirë keshtu. Nëse klienti ju pyet për këtë shfrytëzoni rastin për të garantuar atë se do të respektoni intimitetin e tij/saj.
Nëse doni të regjistroni intervistën, ju duhet ti merrni më parë leje klientit. Shumë prej klientëve kërkojnë të dinë qëllimin e regjistrimit. Kushtojini vëmendje çdo shqetësimi që ngrenë ata, përgjigjuni pyetjeve dhe mos vazhdoni regjistrimin deri sa të merrni konfirmimin e klientit.

Koha

Njoftoheni klientin që në fillim se sa kohë do të ketë për intervistën.
Nëse ju vonoheni në takimin e parë, kërkojini ndjesë klientit tuaj. Nëse jeni përsëri vonë në takimet e tjera, duhet të dëgjoni reagimet e klientit.
Vini re se si e përdor kohën klienti. Për shembull: disa prej tyre vijnë shumë përpara në takim, të tjerë vijnë me vonesë. Kur klientët vijnë me vonesë, kujdes që seanca të mbaroj në kohën e caktuar pavarësisht se kur ka filluar, në mënyrë që Klienti të kuptoj që kjo nuk është në interes të tij.

Percaktimi i qëllimeve

Në fillim duhet të përcaktoni kohën dhe qëllimin e intervistës.
Sigurohuni se klienti që në fillim e kupton qëllimin e takimit me ju. Diskutoni sa takime do të mund të bëni pasi të keni vlersuar nëse do të vazhdoni ta ndiqni rastin.
Ata duhet të përgatiten të përfundojnë lidhjet me ju kur puna e përbashkët ka mbaruar, ose ju jeni të detyruar ta lini ketë angazhim.

Disa teknika intervistuese:

-Lejo intervistën të rrjedh lirshëm më shumë se sa të kapërcejë nga një temë në tjetrën.
-Siguro strukturë për klientët që kanë vështirësi në renditjen e mendimeve të tyre.
-Formulo pyetjen për të ftuar klienti të flasë.
-Shmang pyetjet drejtuese.
-Ndihmo klientin të përpunojë mendimet dhe dëshirat e tij.
-Shmang zhargonin.
-Përdor fjalët e klientit sa herë që të jetë e mundur.
-Shmang pyetjet që fillojnë me “PSE ? ".
-Vrojto fuqitë e klientit.

E. S.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #4 : Gusht 04, 2009, 08:05:26 PD »

Përdorim i teknikave intervistuese

Hapja e intervistës

Sapo të prezantoheni dhe të bini dakortë në lidhje me qëllimin e takimit, bëni pyetje të përgjithshme që i japin mundësi klientit të filloj kur të dëshiroj.
Nëse ai duket shumë anksioz për të filluar përpiquni të bëni disa pyetje neutrale në mënyrë që ai të ndjehet sa më i qetë.

Lejoni intervistën të rrjedhë lirisht.

Lejoni klientin të përshkruaj ngjarjet e jetës sipas radhës që ai zgjedh. Komentet dhe pyetjet tuaja duhet të rrjedhin natyrshëm prej atyre që tregon klienti. Në vënd që të kaloni nga njëri subjekt në tjetrën duke qëndruar me klietin, inkurajoheni atë të shpreh mendiet dhe ndjenjat e tij.
Më vonë gjate intervistës ju mund ti drejtoheni klientit të mbush çdo boshëllëk në tregimin e tij.
Garantoni strukturë për klientët që kanë vështirësi të vendosin rregull në mendimet e tyre.
Disa njerëz si ata që vuajnë nga ankthi i rëndë ose psikoza, mund të bëhen konfuzë nga pyetjet e hapura dhe mund ti përgjigjen atyre pa lidhje. Ne këto raste ju mund të strukturoni intervistën, në mënyrë që të mblidhni informacion rreth klientit dhe ai të mos bëhet tepër anksioz dhe i ç’organizuar. Qëllimi është të titroni specifikën e pyetjeve për nevojat e klientit tuaj.

Perifrazoni pyetjet për ta bërë klientin të flasë.

Mënyra e perifrazimit të pyetjeve ndikon shumë në informacionin që do të merrni .
Pyetjet e hapura lejojnë klientin të flas më me hollësi. Ato ndihmojnë që njerëzit të zbulojnë lidhjet ndërmjet simptomave dhe ngjarjeve të jetës së tyre.
Pyetjet e mbyllura të cilat kërkojnë përgjigje të shkurtra lejojnë pak hapsirë për hollësi. Ato i lënë klientët të qetë, pasiv dhe ju angazhojnë juve të kryeni të gjithë punën.

Shmangni pyetjet drejtuese.

Ashtu si edhe pyetjet e mbyllura, pyetjet drejtuese pengojnë bashkebisedimin me klientin. Nuk duhet të mendoni se klienti do të reagoj ndaj ngjarjeve ashtu si edhe ju. Jepuni atyre hapsirë të mjaftueshme të shprehin atë që mendojnë në të vërtetë.

Ndihmoni klientin të shpjegohet më qartë.

Kur klienti mendon se ka dalë nga tema ose heziton të flasë, një perkulje e kokës mund të jetë e mjaftueshme për tu treguar atyre se jeni i gatshën të dëgjoni edhe më shumë.

Pasqyroni ndjenjat e klienit përsëri tek ata.

Teknika e pasqyrimit të ndjenjave të klientit nënkupton bërjen jehonë të asaj që ka dashur të shpreh klienti. Kur ju verbalizoni ndjenjat e klientit në menyrë korrekte, ata mund t’ju tregojnë edhe më shumë. Në këtë mënyrë ju mund ti ndihmoni që të shohin ndjenjat e tyre më qartë.

Perifrazoni mendimet e klientit.

Kjo është një teknikë e ngjashme me pasqyrimin e ndjenjave të klientit, por përqëndrohet më shumë në mendime se sa në emocione. Perifrazimi i mendimeve të klientit e lë atë të kuptoj se ju jeni duke e dëgjuar dhe se po përpiqeni ta kuptoni.

Permblidhni gjithçka që ka thënë klienti

Një tjetër teknik e dobishme është përmbledhja, rikapitullimi dhe kondesimi i asaj që ka thënë klienti. Përmbledhja përfshin mendimet dhe ndjenjat, e cila lejon të mbuloni një material më të zgjeruar ose një hapsirë kohe më të madhe.

E. S.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #5 : Gusht 04, 2009, 08:07:23 PD »

Tipa të tjerë intervistimi

Shmangni zhargonin

Përdorimi i zhargonit nga ana e psikologut e bënë klientin të ndjehet keq. Vetë ata nganjëherë e përdorin zhargonin për të shmangur ndjenjat e tyre të vërteta. Gjithashtu gjatë intervistës duhet të keni kujdes rreth përcaktimit të emërtimeve diagnostike. Emërtime të tilla rrallë kanë ndonjë vlerë për klientin dhe mund të jenë friksuese dhe konfuzionale.

Përdorni sa të jetë e mundur fjalët e klientit më tepër se të tuajat.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur trajtohen problemet seksuale. Njerëzit i prshkruajnë përvojat e tyre seksuale me një gjuhë pafundësisht të ndryshme. Principi i përdorimit të terminologjisë së klientit ka vlerë për të gjithë subjektet, por veçantërisht për çështje rreth të cilave clienti është shumë i ndjeshëm.

Shmangni pyetjet që fillojnë me “Pse?”

Në përgjithësi knuk e dinë “Pse-në?” dhe bërja e pyetjes nënkupton se ju prismi që ata t’ju japin një lloj shpjegimi. Gjatë intervistës dhe seancave pasuese, me ndihmën tuaj klientët do të zbulojnë më shumë mbi origjinën e problemeve të tyre. Kur ju përpiqeni të pyesni “pse?”, perifrazojeni atë në atë mënyrë që ajo të evokoj një përgjigje të detajuar.

Identifikoni mendimet kundrejt ndjenjave

Shumica e njerëzve për të ngjyrosur tablonë e jetës së tyre, gjatë intervistës përdorin një përzierje të ideve dhe emocioneve. Megjithatë disa prej tyre i kontrollojnë shumë emocionet dhe flasin vetëm për idetë, që do të thotë se ata përpiqen të intelektualizojnë për të mbrojtur veten nga ndjenjat e pakëndshme.
Subjekteve të ndjeshme duhet t’ju afroheni me takt, por jo t’ju shmangeni. Pas refuzimit fillestar klienti, mundë të diskutoj materialin e vështirë ose shqetësues, nëse ju e perifrazoni pyetjen ose i ktheheni këti subjekti më vonë.

Vlerësoni fuqitë e klientit

Njerëzit kërkojnë ndihmë psikologjike pasi kanë probleme dhe shpesh fshehin tiparet positive të personalitetit dhe arritjet e tyre. Nëse dëgjoni për fuqitë e tyre dhe stregoni interesim për to, ju u lini klientëve të kuptojnë se kërkoni të realizoni një pamje të peshuar të situatës së tyre.

Tregoni kujdes në përdorimin e humorit

Humori mund të jetë një mjet i rëndësishëm për krijimin e aleancës me kliemtin, por duhet të stregoni kujdes pasi mund të jetë “rrezik zjarri”. Klienti mund të bëjë humor mbrojtës për të shmangur ndjenjat e pakëndshme ose t’ju bëjë të buzëqeshni. Përdorimi i humorit nga ana juaj mund të keqkuptohet si i çuditshëm. Gjithë çelësi është të kuptoni se çfarë ndjen clienti dhe kur nuk jeni i sigurtë për këto ndjenja duhet të pyesni.

Informoni për kohëzgjatjen e intervistës

Ndërsa është me rëndësi që klienti të lejohet të tregoj historinë e tij ashtu siç dëshiron, koha që ju duhet juve për të kryer vlersimin zakonisht është e kufizuar. Kështu nuk duhet të hezitoni ta drejtoni klientin në çështjet më të rëndësishme nëse ata nuk përqëndrohen ose përsërisin veten. Informoni për kohën në mënyrë që të keni mundësi në fund të intervistës të pyesni për çështje që janë lënë pas dore, ose që kanë nevojë të eksplorohen më shumë.

Shmangni garancitë e parakohshme

Risigurimi i parakohshëm mund t’i shtojë ankth klientit duke i lënë përshtypjen se ju keni arritur në një konkluzion pa bërë një vlersim të gjithanshëm, ose jeni duke i thënë atë që ju mendoni se do të dëshironte të dëgjonte klienti.

Përshtatjuni asaj që ndodh në dhomë

Nëse clienti flet në mënyrë inkoherente ose manifeston gjallërisht haluçinacione në dhomën e vizitës, ka shumë mundësi të lehtësoheni të dy, pot ë jetë se ju e granoni shqetësimin e klientit dhe përpiqeni të sqaroni atë që nuk kuptoni. Edhe klientët më të disorganizuar shpesh e kuptojnë kur sillen pa kuptim. Nëse ju nuk e kuptoni, pranojeni atë.

Ndërtoni kufij ndaj sjelljeve të papërshtatshme

Ndonëse qëllimi juaj gjatë vizitës është njohja, ndodh që duhet ta ndërprisni arë që bën klienti. Këtu përfshihen kërcënimet, refuzimi për tu largura nga dhoma e vizitës, sjellja e padenjë etj. Kurrë nuk duhet të vazhdoni një intervistë kur e ndjeni se ju apo klienti juaj mund të dëmtohet fizikisht. Nëse sjellja e klientit nuk dominohet mos hezitoni të ndërprisni gjithçka dhe të kërkoni ndihmë.

E. S.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #6 : Gusht 04, 2009, 08:08:19 PD »

Mbyllja e intervistës

Kur intervista i afrohet fundit, rezervoni disa minuta për ndonjë koment ose pyetje që clienti mund të kërkojë të bëjë. Shpesh formulami kritik dhe shqetësimet, klientët i lënë në fund të intervistës.
Pyeteni klientin nëse ka ndonjë pyetje për ju. Është e kuptueshme që njerëzit mund të jenë anksioz rreth problemeve të tyre dhe të bëjnë pyetje të ndryshme.
Natyrisht në të tilla raste nuk ka përgjigje të menjëhershme, pjesërisht pasi ndjenjat dhe frikërat që i nxisin ato janë unike për çdo klient. Detyra e psikologut është të japi një përgjigje sa më të drejtpërdrejtë. Mos keni frikë të granoni se nuk e keni përgjigjen akoma dhe se do t’ju duhet më shumë kohë për të kuptuar plotësisht problemet e klientit tuaj.

E. S.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #7 : Gusht 04, 2009, 08:12:57 PD »

Çfarë aktivizohet tek dy bashkëbiseduesit gjatë bisedës klinike

IDENTIFIKIMI

1) Të kuptuarit empatik i klientit nga psikologu

Në një bisedë klinike disa pika ngjashmërie që ndeshim te tetri, mund të na çojnë pak nga pak drejt të kuptuarit të tij nëpërmjet empatisë.
Proçesi identifikues ka një efekt dëmtues kur psikologu, për ta kuptuar më mirë klientin e tij, largohet nga marrëdhënia dyshe e momentit, duke u identifikuar jo me të, por me një personazh të ambientit të tij rrethues. Për të drejtuar mirë një bisedë klinike, është e rëndësishme të përpiqesh të kuptosh personin e pranishëm, dhe jo atë që mungon, sepse është personi i pranishëm ai që vjen të këshillohet.

2) Identifikimi i subjektit me psikologun

Subjekti gjen një ndihmë të madhe nëse arrin të identifikohet me qëndrimin e psikologut, pra me qetësin e këtij të fundit, me kthjelltësinë dhe me këndvështrimin e tij objektiv mbi tërësinë e problemit. Kështu ai do të jetë në gjëndje ta lehtësoj më mirë ankthin dhe padurimin e tij, kur këto shfaqen qartë.

PROJEKTIMI

1) Projektimi i kujtimeve dhe i vetvetes

Marrëdhënia dy palëshe është një nga fushat e zgjedhura të projektimit. Ekziston një projektim i kujtimeve dhe i afekteve që lidhen me to, të cilat nuk janë të pranishme në mëndje dhe që ndërkaq sulmojnë fushën e perceptimit dhe ndikojnë në tipin e marrëdhënies midis qënieve njerëzore.
Projektimi i vetes te tetri përbën një barrierë që ndan subjektin nga të kuptuarit e tjetrit. Personi përsërit veten duke u projektuar; në këtë mënyrë, perceptimi dhe dëgjimi humbasin funksionin e pritjes së tjetrit, pasi subjekti e sheh veten kudo.

2) Projektimi si mjet mbrojtës

Një rrezik të jashtëm mund ta evitosh duke u zhvendosur në hapsirë, por nuk mund t’i shpëtosh një rreziku të brendshëm. Kështu nëpërmjet projektimit, një subjekt nxjerr jashtë vetes dhe lokalizon te një person tjetër ndjenja dhe dëshira që ai i refuzon tek vetja.
Nëpërmjet këtij proçesi psikologjik, një perceptim i brendshëm jo vetëm që bëhet i jashtëm, por transformohet në bindjen se kemi të bëjmë me një realitet objektiv.

3) Identifikimi projektues

E njëjta situatë edhe në identifikimin projektues. Kur pulsionet agresive të fëmijës projektohen tek nëna, ai menjëherë do të identifikohet me këtë objekt, të cilin e percepton si një persekutor.

KUNDËRTRANSFERENCA

Kundërtransferenca është tërësia e reagimeve të pandërgjegjshme të klinicistit ndaj bashkbiseduesit të tij dhe në mënyrë të veçantë ndaj transferencës së këtij të fundit. Kundërtransferenca është një përgjigje ndaj transferencës së subjektit, ato influencohen në mënyrë reciproke.

1) Qetësia shpirtërore

-Ankthi për problemin e tjetrit.-Ai që vjen për tu këshilluar, vjen sepse ka një problem ose paraqet problem për të tjerët. Është e nevojshme që drejtuesi i bisedës të përballoj këto probleme me qetësi.
-Preokupim i tepruar për një rezultat të mirë dhe të shpejtë.-Ky preokupim i tepruar vjen nga një dëshirë për pyshtet mbi tjetrin, ose nga dëshira për konfirmim të statusit të tij profesional apo hierarkik.
-Respektimi i ngurtë i një teknike. –Pasiguria e brëndëshme mund ta çojë atë që drejton bisedën në zbatimin e verbër të një teknike apo të një zakoni pune, pa ia përshtatur nevojave apo kërkesës së bashkëbiseduesit.

2) Dashamirësia

Ne mendojmë se e njëjta gjëndje e brëndëshme është e domosdoshme edhe për atë që drejton një bisedë klinike. Një identifikim aktiv, një empati duket e domosdoshme për të kuptuar tjetrin. Kjo nuk do të thotë të tregohesh i mirë. Për më tepër, kjo simpati dashamirëse favorizon pranimin e agresivitetit të klientit dhe lejon të perceptohet kuptimi i tij më i thellë.

3) Urrejtja

Ai që drejton një bisedë, do ta drejtonte edhe më mirë atë nëse do të kuptojë dhe analizojë
mirë ndjenjat e urrejtjes që ka zmbrapsur.
Kjo lejon të perceptohet kuptimi agresiv i disa sjelljeve, qofshin këto fjalë në dukje të sjellshme, heshtje, ndjenja armiqsore të fshehura.

4) Kundërtransferenca

Fjala e bashkëbiseduesit mund të evokoj një situatë të kaluar që klinicisti ka pasur me ndonjë të afërm… Ky mund të reagojë në mënyrë të pandërgjeshme, siç do të kishte dashur të bënte dikur; në këtë rastë ai pushtohet nga subjektiviteti i tij dhe bëhet i papershtatshëm për të drejtuar një bisedë efikase me klientin.

5) Një nga mënyrat për të kuptuar tjetrin

Një veprim i munguar, një emocion kundërtransferiencal i vetë-analizuar, janë mjetet për të kuptuar klientin nëpërmjet një ndijimi afektiv, të përpunuar thellë nga mendimi.

TRANSFERENCA

Transferenca është përsëritja e një marrëdhënie objektuale të kaluar me një person të pranishëm. Bëhet fjalë për një proçes psikik tërësisht të pandërgjegjshëm.
Situata e bisedës klinike favorizon veçanërisht shfaqjen e qëndrimeve transferenciale: në fakt klinicisti është i gatshëm ndaj tjetrit, ai dëgjon me një neutralitet dashamirës dhe e pranon atë ashtu siç është.

1) Transferenca pozitive

Në transferencën positive marrëdhënia dashurore me një të afërm të fëmijëris përsëritet dhe klinicisti konsiderohet si zëvendësues. Shpesh, për të arritur qëllimin e dëshiruar si nga njëri ashtu dhe nga tjetri, është e nevojshme të shkohet sa më larg që të jetë e mundur, edhe gjatë një bisede të vetme.

2) Transferenca negative

Transferenca negative mbështetet në të gjitha format e urrejtjes: armiqësi, inat, shpirt kritik sistematik, frikë nga gjykimi negative, nga refuzimi, madje dhe nga persekutimi. Kjo transferencë është tërësisht e dëmshme kur nuk shprehet dhe nuk kapërcehet, ajo pengon çdo vërtetësi në marrëdhënie.

3) Rezistenca nëpërmjet transferencës

Herë pas here, transference në varësi të intesitetit ose kohëzgjatjes së saj, pengon vazhdimin e bisedës, e çon në ndërprerje ose në kalim në akt.
Klienti mund të kërkoj kënaqesi pulsionale në marrëdhënien e bisedës klinike. Të tjerë mund të përjetojnë kënaqësinë e të sulmuarit. Në institucionet për adoleshentët dhe adultët, transference edipiane mund të transferohet në një ndjenjë dashurore.
Të gjitha këto rezistenca transferenciale mund të shfaqen edhe në një bisedë të vetme, por më të qarta ato shfaqen në bisedat që përsëriten.

GRUPET E PËRKATESIS DHE BISEDA KLINIKE

Përkatesia në grupe influencon në krijimin e transferencës si dhe të kundërtransferencës në marrëdhënien e bisedës klinike. Përfaqësimet imagjinare të grupeve, ku të dy partnerët bëjnë pjesë, luajnë një rol të padukshëm. Ato mund të bëhen penges për komunikimin ose, në të kundërt, të favorizojnë dialogun.

1) Personaliteti i strukturuar nga antarësia në grup

Kjo pjesmarrje në një grup ose në një besim fetar rrezikon ti japë klinicistëve sigurinë në vlerat e tyre, sepse ata mendojnë se i zotërojnë në të vërtetë. Ata do ta kenë të vështirë të kuptojnë atë që thotë klienti nëse ajo është tërësisht në kundërshtim me mendimet e tyre.
Është e dëshirueshme që psikologu të krijoj njëfarë distance në lidhje me zgjedhjet e tij, që të mund të kuptojë ato të bashkëbiseduesit.

2) Transferencat mbi një grup ose një institucion

Meqënëse institucionet përfaqsojnë për disa persona një imago mbrojtës, disa klient mund të shprehen në biseca klinike, vetëm kur ato bëhen në një kuadëe institucional, që u jep atyre siguri.

3) Përkatësia në kombësi ose raca të ndryshme

Përkatesia në kombësi ose raca të ndryshme e bën shumë komplekse marrëdhënien e psikologut me klientin e huaj.
Nëse psikologu ka dëshirën e mirë për të qënë mikpritës me klientin, si për t’i ofruar atë çka ai nuk e ka marrë, si për te kompesuar agresivitetin e tij latent, ose për të sublimuar ndjenjën e tij amësore, ai mund të lëndoj më tepër një emigran sesa një vëndas, sepse hiperproteksioni i tij mund të përjetohet si poshtërues dhe të favorizojë regresin e mospërshtatjes.

Punoi: Eldi

Nga Psikologji.net - Respektoni të drejtën e autorit
Identifikuar


Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2982
8978.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« Pergjigje #8 : Gusht 04, 2009, 08:27:55 PD »

Pergezime J@mes tem mjaft e qelluar
Identifikuar

J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #9 : Gusht 04, 2009, 08:43:18 PD »

Ky eshte nje punim i hershem i kohes universitare. Faleminderit Eriona. Uroj qe ky material te shikohet me po aq interes nga vizitoret dhe anetaret tane.
Identifikuar


Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2982
8978.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« Pergjigje #10 : Gusht 04, 2009, 09:07:37 PD »

Shpresoj te lexohet sepse ja vlen eshte shume i pasur me informacion dhe ka vlere jashtezakonisht te madhe.
Identifikuar

nor@
Anëtar kryesor
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 211
1644.00 Kredite

View Inventory
Send Money to nor@

Shiko Profilin
« Pergjigje #11 : Gusht 04, 2009, 04:22:04 MD »

Sigurisht qe Ia vlen te lexohet nje shkrimi si ky<te pergezoj per kete teme shume te qelluar<do i sherbeje te gjithe atyre qe do e lexoje<me siguri se do te mesoj diqka<edhe njehere URIME>
Identifikuar
vullnet
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 15
104.00 Kredite

View Inventory
Send Money to vullnet

Shiko Profilin
« Pergjigje #12 : Mars 10, 2010, 02:46:51 MD »

shume faleminderit per gjithe kete sqarim mendoj se do te na nevojitet per me shume info ne jete
Identifikuar
Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.163 sekonda me 20 veprime.