psikologji.net
Korrik 22, 2014, 09:24:13 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: 21 DHJETOR 2012 – ÇFARË DO TË NDODH?  (Lexuar 19940 here)
0 Anetare dhe 2 Vizitore po shikojne kete teme.
nor@
Anëtar kryesor
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 211
1644.00 Kredite

View Inventory
Send Money to nor@

Shiko Profilin
« : Gusht 06, 2009, 07:48:47 PD »

A është e mundur të njohim të ardhmen tonë? Ka nga ata që thonë po. Ka nga ata që thonë se fati i çdo njeriu është shkruar tashmë dhe se ekzistojnë persona që janë në gjendje ta lexojnë. Por, a mund t'u besohet profetëve dhe profecive të tyre? Nga India, në Amerikën e Jugut, nga Nostradamusi deri tek Mayat, të gjithë duket se tregonë një datë të saktë për atë që shumëkush e quan dita e Fundit të Botës: 21 Dhjetori 2012. A është e mundur që kalendarë të ndryshëm dhe popuj të largët nga njëri-tjetri, flasin për të njëjtën datë prej mijëra vitesh tashmë? Çfarë do të ndodhë me saktësi? Sipas disave, është një sekret i shkruajtur në gur dhe i fshehur prej shekujsh.
Ka shumë mistere që janë të lidhur me numrin shtatë. 7 janë shenjat e apokalipsit, që kur të shfaqeshin të gjitha, sipas librave fetarë do të shkaktonin fundin e botës. Natyrisht, shpresojmë që kjo të mos ndodhë, Apokalipsi i Shën Xhovanit është një prej librave më të vështirë për t'u deshifruar dhe ai e ka origjinën në shekullin e parë pas Krishtit.
21 Dhjetori 2012 është një datë, e cila përkon me fundin e Kalendarit Maya. Kalendari Maya ka shumë karakteristika të ngjashme me tonat, ka javë dhe muaj që përsëriten, ka orë dhe ditë që përsëriten, por ndërkohë që kalendari ynë ka vitet që nuk përsëriten dhe, të cilët shkojnë drejt pafundësisë, vitet në kalendarin maja përfundojnë pikërisht në 21 dhjetor të vitit 2012. Por gjëja, që të habit më shumë është se edhe në popuj të tjerë, në qytetërime të tjerë dhe në besime të tjerë fetarë parashikohet pikërisht kjo datë si dita e fundit të botës. Megjithatë, është një zotëri që quhet Nostradamus, i cili thotë se "Kujdes! Aty nuk do të marrë fund bota, por do të ketë një zbulim të madh dhe bota do të pësojë një ndryshim të madh dhe që nga ai moment e tutje do të ketë 400 vite paqe. Atëherë, çfarë është profecia e famshme e 2012?
E premte 21 dhjetor. Viti 2012. Eshtë kjo data që profecitë e lashta e tregojnë si ditën e fundit të botës. Ka nga ata që parashikojnë apokalipsin apo Armagedonin. Por ka të tjerë që flasin për një epokë të madhe kozmike, një erë e re paqeje dhe harmonie. Në secilin prej këtyre rasteve, shenjat paralajmëruese duket se kanë nisur të manifestohen. Dhe gjithçka që njerëzit po përpiqen të interpretojnë është e shkruar tashmë që në kohët e lashta, në gurë dhe në kalendarë të fshehtë të një populli të lashtë amerikan: Majat. Po çfarë thonë ekspertët më të mëdhenj të profecive? Geoff Stray, autor i "2012: ekstazë apo katastrofë" thotë se, "populli i lashtë mezoamerikan i Majave kishte një kalendar jetëgjatësia e të cilit ishte 5125 vite. Fillonte në 3114 para Krishtit dhe përfundonte në 2012". Prej kohësh ishte ngritur pyetja, se cila ishte domethënia e tij, por shpjegimi është gejtur vetëm kohët e fundit falë një profecia Maja që ishte ruajtur në fshehtësi. Një zbulim në qytezën e vogël të Tortugeros, në një send antik që mban pikërisht datën 21 dhjetor 2012 dhe e tregon pikërisht si ditën e fundit të kalendarit. Tre kalendarë përmbajnë të dhëna që tregojnë pikërisht atë ditë. Carlos Barrios, një studiues i Majave dhe pjesëtar i grupit që merret me studimin e kalendarëve të lashtë thotë se ka hyrë në kontakt me botën e Majave përmes këshillit të të lashtëve. "janë pikërisht ata që më kanë mësuar gjithçka", thotë ai. "Më kanë bërë një Hihmajer", domethënë ai që numëron ditët. Bota e Majave nuk është zhdukur asnjëherë, ka patur gjithmonë një vazhdimësi. Ka ende këshilla të urtësh që ruajnë sekretet e lashtë. Falë 23 viteve të kaluar në brendësi të tyre mund të pohoj se, sot kam të qartë shumë gjëra dhe se jam futur në thellësi të shumë sekreteve. Për ne, ekziston një spirale me cikle që përsëriten në mënyrë precize. Pikërisht kështu jemi në gjendje të bëjmë profecira mbi të ardhmen. Dhe mund të them se, profecitë e Majave janë gjithmonë të sakta dhe kanë një gradë të jashtëzakonshme precizioni. Janë të shumtë shembujt. Duke filluar që nga viti 1992, ka patur një periudhë nëntë vjeçare që ka sjellë një seri ndryshimesh. Që nga viti 2001, ka patur ngjarje të cilat i kishim lajmëruar dy vjet më herët. Si për shembull sulmi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Irak. Ne kemi bërë një studim dhe kemi qenë në gjendje të japim një datë të saktë. Edhe atentatin kundër kullave binjake e kishin paralajmëruar, pasi kishim dhënë një periudhë prej pesë ditësh, në të cilat do të kish mundur të ndodhte. Në fakt, sulmi ndodhi në ditën e pestë. Pra, ishte parashikuar, ishte studiuar. Ne kishim profetizuar gjithashtu se, që nga gushti i vitit 2001 e tutje do të kish patur ngjarje, të cilat në fakt janë verifikuar. Kishim parashikuar që do të ndodhnin katër gjëra: Një tërmet, vrasja e një diktatori, një përmbytje e madhe si dhe një sulm kundër sistemit, një sulm terrorist".
Eshtë e sigurtë se profecitë astronomike të Majave deri më sot kanë rezultuar jashtëzakonisht shumë të sakta, si përshembull eklipsi diellor i gushtit të vitit 1999. Ai ishte parashikuar pesë mijë vite më parë, me një gabim prej vetëm 33 sekondash. Por ka edhe më. Të njëjtat profeci mund t'i gjesh në tekstet e shenjtë të popujve të largët dhe të lashtë dhe në qytetërime, të cilët nuk kanë pasur asnjëherë kontakte të drejtpërdrejta me Majat. Si është e mundur atëherë që profeci të ndryshme të bashkërendojnë për ngjarje të ndryshme të historisë së njerëzimit?
Geoff Stray thotë se "prej vitesh, Torah përfshinte praktikisht gjithçka që ndodhte në botë. Megjithatë, kohët e fundit disa rabinë e kanë studiuar, duke vënë në përdorim një superkompjuter dhe mënyra dekodimi. Duke zbërthyer disa mesazhe të koduar, ata kanë arritur të gjejnë aty profeci për ngjarje botërore, që kanë ndodhur realisht, si përshembull atentati kundër Itzhak Rabin, kryeministri izraelit. Eshtë zbuluar se data, emri i vrasësit dhe vendi i vrasjes kanë qenë të gjithë të koduar në të njëjtin kod të Biblës. Këtu ka patur gjithashtu informacione edhe në lidhje me kometën që u përplas në Jupiter. Por, këtu ka edhe parashikime të tjerë në lidhje me kometa. Njëra, sipas librit thuhet se do të godasë tokën në vitin hebraik 5777, ekuivalenti i 2012".
Carlos Barros thotë se, "edhe profecitë e tibetianëve të lashtë koincidojnë në mënyrë ekzakte me ato të Majave. Flasin për një periudhë, në të cilën është i domosdoshëm ndryshimi. Por edhe kulturat e Amerikës Qendrore dhe ato të indianëve të Amerikës Veriore kishin profeci të ngjashme. Profecitë janë ekzaktësisht të njëjta. Ka shumë koincidenca edhe me kultura të tjera, si përshembull ajo Judeo Kristiane dhe me atë islamike, me atë hindu si dhe atë kamboxhiane. Kemi të njëjtin vizion. Të gjithë profecitë flasin për këtë cikël që po jetojmë dhe që ka nisur në 2001, e sipas të cilit do të hyjmë definitivisht në 2012. Pra, bëhet fjalë për kultura dhe për popuj që nuk janë takuar asnjëherë e që megjithatë kanë të njëjtat profeci. Pra, nuk mund të jetë një koincidencë".
Edhe fiset amerikano-latinë Opi në Jugperëndim të Shteteve të Bashkuara kanë profeci që kanë të bëjnë me fundin e botës tonë dhe hyrjen në një botë të re. Një detaj i këtyre profecive të tyre parashikon riardhjen në këtë botë të paraardhësve të tyre të lashtë, të cilët i kanë dhënë dikur jetë qytetërimit të tyre. Ka shumë teori dhe hipoteza në lidhje me atë se, cili është ylli ngjyrë blu Kachina, i cili sipas profecive të fiseve Hopi mendohet të jetë një trup qiellor që merr forma njerëzore, i cili në mënyrë ciklike ka hyrë në sistemin tonë diellor, është larguar dhe tashmë është duke u afruar. Ndoshta mund të bëhet fjalë për Kometën Hale-Bopp, e cila u shfaq në vitin 1997 e cila ka qenë këtu mes nesh 54 mijë vjet mëparë, gjithashtu 12 mijë vjet më parë në epokën e përmbytjes së madhe si dhe dy mijë vjet më parë në kohën e lajmërimit të ardhjes së Krishtit.
Tregues të ndryshëm të çojnë në të njëjtën datë. Por, çfarë do të ndodhte ekzaktësisht në këtë datë në këtë datë, nëse këto profeci do të rezultonin të vërteta? "Ka shumë tregues që mund të na bëjnë të mendojmë për një gjendje të re vetëdijeje", thotë Geoff Stray. "Do të ketë ndoshta një epokë të re të njerëzimit, e cila mund të jetë më optimiste me shumë gjëra të mira. Dhe 21 Dhjetori 2012 nuk do të jetë apokalipsi, apo shkatërrimi i botës".
Është thjeshtë një datë, një datë precize në të cilën do të ndodhë një ndryshim, do të ndryshojë një cikël. Do të jetë një periudhë që do të karakterizohet nga shumë ndryshime në ekonomi, në shoqëri, në marrëdhënien me natyrën. Kështu, kjo botë e re do të ndryshonte mënyrën tonë të të menduarit, mënyrën tonë të të jetuarit, mënyrën tonë të krijimit të marrëdhënieve me njëri-tjetrin, që do të thotë se do të niste kështu një botë e re njerëzish të iluminuar.
Por ka edhe nga ata që besojnë se në 21 dhjetor 2012, diçka e pabesueshme do të ndodhë në planetin tonë. Gjeologu rus, Dimitrov, ka demonstruar se sistemi diellor është duke hyrë në një zonë të re energjitike plazme të magnetizuar, e cila do të ishte shkaktare për ndryshimet që do të ndodhnin në Tokë. Dimitrov thotë se, një gjë e tillë nuk do të kishte ndikim vetëm në klimën dhe në gjendjen magnetike të planetit tonë, por do të provokojë edhe një evolucion spontan masiv të njerëzimit, pasi këto ndryshime do të kenë efekte që do të nisin më pas të lëshojë substanca neurokimike me efekte halucinogjene. Një numër shumë i madh njerëzish do të kenë vizione dhe përvoja paranormale.
Përtej teorive më ekstreme duket në fakt sikur që nga lashtësia na kanë dashur të na përcojnë informacione që kanë udhëtuar nëpër shekuj. Gjuha e kësaj profecie duket të jetë ajo e metaforave, e simboleve, e rrëfimeve mitologjikë, kode numra dhe figura që përfaqësojnë simbole astronomikë. Çfarë mesazhi përmbajnë? A bëhet fjalë vërtetë për fundin e botës? Dhe përse kanë përdorur gjuhën e yjeve?
Për të treguar një datë, e gjëja parë që nevojitet është një mënyrë për të shenjuar kohën. Dhe e vetmja orë që mund të përcaktojë me saktësi kalimin e kohës pa marrë parasysh konvencionet humane buron nga vëzhgimi i kohës qiellore. Ekziston një fenomen astronomik, i cili quhet Përparësi e Ekuinokseve. Eshtë ky çelësi për të lexuar të kaluarën, dhe ndoshta edhe të ardhmen tonë.
Me sa duket, popujt antikë kanë patur dije astronomike shumë të përparuara dhe sipas disave, i kanë përdorur këto për të na transferuar ne informacione si në rastin e Precedentit të Ekuinokseve, që me sa duket kanë menduar se do të ishte i pashmangshëm zbulimi i tyre nga ana jonë. Për të kuptuar se çfarë është Precedenti i Ekuinokseve, duhet të bëjmë një hap prapa dhe të kuptojmë, se cilat janë lëvizjet që kryen toka gjatë rrotullimit të saj nëpër hapësirë. Çfarë ndodh? Dimë të gjithë që kemi një rruzull tokësor, që i vjen vërdallë Diellit dhe në të njëjtën kohë rrotullohet përreth boshtit të vet. Kjo lëvizje rrotulluese përcakton një precedent, domethënë një parathënie të ekuinoksit, krahasuar ky me pozicionin gjatë vitit pararendës. Pasoja e parë është se ndryshojnë pikat e referimit. Pra, nëse Toka rrotullohet përreth boshtit të saj, pra boshti polar, i cili është i drejtuar për nga ylli polar, ajo çfarë ndodh është se, duke ndryshuar boshti i rrotullimit i Tokës, ndryshojnë edhe pikat e referimit dhe kështu pas 12 mijë vitesh, ylli polar që është sot referimi i boshtit të Tokës nuk do të jetë më i njëjti. Në mënyrë shumë të ngadaltë, Dielli spostohet përgjatë të 12 konstelacioneve të Zodiakut. Atij i duhen afro 2160 vite për të përshkuar secilin konstelacion. Në fakt duket sikur yjet lëvizin me një gradë për çdo 72 vjet. Për të kryer të gjithë ciklin e 360 gradëve janë të domosdoshëm 25 mijë e 920 vite. Pra, Precedenti i Ekuinokseve është e vetmja mënyrë e matjes së kohës pa patur lidhje me konvencionet njerëzore.
Gjëja më e pabesueshme është se popuj dhe kultura që kanë qenë larg njëra-tjetrës si në hapësirë ashtu edhe në kohë kanë treguar në mënyrë të saktë fillimin e qytetërimit tonë në vitin 10450 para Krishtit, një periudhë kjo që me sa duket korrespondonte edhe me fundin e qytetërimit paraardhës, ndoshta atë të Atlantidës. Atëherë, le të bëjmë një kërcim pas në kohë dhe të shikojmë se çfarë parashikonin egjiptianët e lashtë, Majat, Nostradamusi, si dhe popullsitë që jetonin shumë kohë më parë në Kamboxhia.
Angkori është një vend në Kamboxhia, i mbushur me simbole astronomikë në dukje të pashpjegueshëm. Ai u ndërtua gjatë perandorisë së Kmerëve që sunduan në periudhën ndërmjet shekullit të 9 dhe të 15 pas Krishtit. Por, vendosja e 72 tempujve kryesorë të Angkorit riprodhon në mënyrë besnike yjet e konstelacionit të Dragoit ashtu si këta ishin në qiell jo gjatë periudhës së perandorisë së Kmerëve, por pikërisht si ishin në agimin e ekuinoksit në vitin 10450 para Krishtit, plot 12 mijë vite më parë. Si është e mundur? Në vitin 1984, inxhinieri belg Robert Duval, arriti në zbulimin se vendosja e tre piramidave të Gizës kundrejt Lumit Nil si dhe skema që krijohet prej diagonales që i bashkon ato është imazhi i pasqyruar i rrugës së qumështit si dhe tre yjeve të Brezit të Orionit. Sfinksi fiksonte me sy ekzaktësisht korresponduesin e tij qiellor, Konstelacionin e Luanit.
"10450 para Krishtit. Nëse llogarit dhe mban parasysh ditët dhe orët sipas yjeve të Orionit si dhe 12 hyjnive që i mbajnë, ja pra tek tregojnë ato dy pëllëmbë të shtrënguara", thuhet në Librin egjiptian të të Vdekurve. "Por e gjashta e tyre, qëndron në buzë të humnerës..."
Duke llogaritur gjashtë epoka pararendëse që nga 10450 para Krishtit në epokën e Luanit kemi Luanin, Gaforren, Binjakët, Demin, dashin dhe Peshqit.
"Me përmbushjen e të madhit numër Shtatë do të ndodhë në kohën e Lojërave të ekatombit jo shumë larg nga epoka e madhe e mijëvjeçarit, që të vdekurit do të ngrihen nga varret e tyre", paralajmëronte Nostradamus. Kështu që, mitologjia përmban tregues që kanë të bëjnë me fundin astronomik të periudhës së Peshqve dhe hyrjen në epokën e Akuariumit. Eshtë periudha që jemi duke jetuar tani. Megjithkëtë, nuk është e lehtë të përcaktosh se, në cilin moment ekzakt duhet të ndodhë kalimi nga njëri konstelacion në tjetrin. Sepse, gabimi qoftë edhe me një gradë të vetme korrespondon me plotë 72 vite.
Një datë shumë e saktë është ofruar nga njëri prej qytetërimeve më të zhvilluar të së kaluarës, Majat. Kalendari i tyre ishte në gjendje që të parashikonte fenomene astronomikë si eklipset, ciklet hënorë, cikli i Venerës dhe me një precizion të jashtëzakonshëm. Po cila është pika qendrore e gjithë kësaj profecie magjepsëse? Kemi parë se si popuj të ndryshëm kanë treguar vitin 10450 para Krishtit si kohën e fillimit të qytetërimit tonë. Por duhet të dimë se, kanë treguar edhe një fund të këtij qytetërimi. Një fund, i cili i bie të jetë pak a shumë në këtë epokë. Por ka një kalendar, pikërisht ai i Majave që duket se tregon një ditë të saktë: 21 Dhjetor 2012.
Vëmendja e madhe e demonstruar për raportet ndërmjet ngjarjeve hapësinore dhe atyre që ndodhnin në Tokë buron nga përdorimi i një kalendari: Numërimi i Gjatë. Ky i referohet një cikli ditësh të përllogaritura, duke filluar që nga Krijimi, apo më saktë që nga momenti kur, sipas Majave nisi epoka jonë: 13 gushti 3140 para Krishtit. Majat kishin llogaritur se epoka aktuale do të përfundonte pas 13 ciklesh me nga 140 mijë ditë: 12 Dhjetor 2012.
Për këtë gjë është diskutuar shumë kohët e fundit, sepse në vitin 2012 përfundon një cikël Maja. Përtej kësaj date nuk ka parashikime të tjerë dhe kjo ka bërë të mendohet se ndryshimi do të jetë jo vetëm për majat, por për të gjithë njerëzimin.
21 Dhjetor 2012. Çfarë tregon në të vërtetë kjo datë? Çfarë do t'i ndodhë njerëzimit? Udhëtimi që është kryer deri më sot nga njerëzimi ka nisur në vitin 10450 para krishtit, që i korrespndon epokës pararendëse të Luanit. Sipas treguesve të fshehur në mitologji, njerëzimi duhet të përballohet me një moment shumë të rëndësishëm që do të ndodhë në periudhën mes fundit të epokës së gjashtë dhe nisjes së epokës së shtatë pararendëse.
"Kur ëngjëlli hapi shenjën e shtatë, ai pa që ndodhi një tërmet i fuqishëm, dielli u bë i zi si një thes me qime kali, Hëna u bë e gjitha e ngjashme me gjakun, yjet e qiellit u shembën në tokë, ashtu sikurse kur një pemë fiku e shkundur nga stuhia lejon të bien fiqtë e papjekur. Qielli u tërhoq në rrotullim e sipër dhe të gjithë malet dhe ishujt u zhvendosën nga vendi i tyre", thuhet në apokalipsin e Shën Xhovanit.
Po si do të jetë toka pas 21 dhjetorit 2012? Disa studiues janë përpjekur që të imagjinojnë se si do të ndryshone Planeti ynë në vijim të tronditjeve dhe katastrofave të mëdha. Futurologu Gordon Michael Scallion, duke u bazuar në skenarë shumë kompleksë ka arritur madje të realizojë një hartë të re të mundshme të botës. Kontinentet nuk do të kishin më të njëjtat forma dhe konture si sot, ishuj të rinj do të dilnin prej oqeaneve, ndërkohë që zona të tëra do të zhdukeshin. Pothuajse e gjithë Evropa do të mbulohej nga uji. Në Itali përshembull do të mbeteshin vetëm disa zona Alpine dhe të Apenineve. Ndërsa, Sardenja dhe Korsika do të formonin një ishull të vetëm të madh të Mesdheut. Kontinenti afrikan do të mund të ndahej në tre pjesë, ndërkohë që do të duhej të dilte në sipërfaqe një zonë e madhe në Oqeanin Atlantik, Atlantida legjendare. Bregu perëndimor i Amerikës së Veriut do të fundosej tërësisht. Amerika e Jugut do të ndryshonte në mënyrë rrënjësore formën e vet. Në Azi, Kina, Japonia dhe juglindja aziatike do të zhdukeshin krejt. Brigjet e sotëm të Australisë do të përmbyteshin. Pra, një hartë e re dhe e pabesueshme e botës duket të marrë jetë nën sytë tanë, duke ndjekur teorinë e Scallion.
Por, gjithsesi ne nuk duhet të harrojmë se shpesh herë, kur teoritë bëhen kaq ekstreme, kjo do të thotë se e vërteta është ndoshta ende shumë larg. Në çdo rast, mbeten ende shumë pak vite deri në 2012, për të zbuluar sekretin e këtyre profecive të lashta, mjafton të presim. Me shpresën që të kenë të drejtë studiuesit e lashtë të Majave, që thonë se na pret një epokë e gjatë paqeje dhe qetësie.


sYRI3
Identifikuar
Gazi
Anëtar kryesor
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 155
1321.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gazi

Shiko Profilin
« Pergjigje #1 : Gusht 06, 2009, 05:56:30 MD »

Shkrim i detajuar..por i gjate. Une per vete as qe mundohem qe ta besoj ose te mendoj rreth disa fakteve te permendura. Per perfundimin e botes as vete profetet e derguar kurre nuk kane pasur dijeni....pra i takon qe vetem Zoti te dije per kete.
Identifikuar
nor@
Anëtar kryesor
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 211
1644.00 Kredite

View Inventory
Send Money to nor@

Shiko Profilin
« Pergjigje #2 : Gusht 07, 2009, 04:09:45 MD »

si do qe te jete flm shume per mendimin
Identifikuar
franceska
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 1
8.00 Kredite

View Inventory
Send Money to franceska

Shiko Profilin
« Pergjigje #3 : Tetor 07, 2009, 10:58:29 PD »

ok ok mendoj qe eshte Smiley
Identifikuar
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #4 : Shkurt 25, 2010, 09:29:30 MD »

Eksperti i Nostradamusit: 2012-a nuk do të jetë fundi i botës

Po, 2012-a sipas majave, është fundi i botës, por çfarë mendon Nostradamusi?

Pyetja nuk është aq e lehtë, duke qenë së flitet për profeci, por ne e dimë, që kur kemi filluar së foluri për fundin e botës sipas majave.

Duke folur për profeci, atëherë është një rast i përshtatshëm për të marrë mendimin e ekspertit më të mirë universal për profecitë ose Nostradamusit, i cili njihej ose si sharlatan, ose më i shkolluari ndër njerëzit, me pak fjalë: Njeriu i mistershëm të cilit edhe sot në ditët tona i përkushtohen studime serioze ndërkombëtare.

Kështu, është ndërmarrë nisma nga Agjencia Adnkronos që sfidoi Ranucio Boskolon, njëri nga njohësit më të mëdhenj të profecive të Nostradamusit dhe të mësuesit të tij Sigismondo Fanti, autor i “Summa Prophetica”, nga e cila frymëzohet astrologu francez.

Dhe ja se çfarë thotë eksperti. “Më 2012-n nuk do të jetë fundi i botës. Sa herë që janë lëshuar deklarata sensacionale për fundin e botës, gjithmonë janë provuar vetëm flluska sapuni”, - thekson Boskolo.

Në veçanti, ai, duke iu referuar tezave të tij, nënvizon një nga citatet që përmbajnë shkrimet e Fantit: “Kur L’Auge del Sol te Bricjapi”.

Kjo shprehje shpjegon se “trego diellin më 21 dhjetor”. Nisur që këtu, deduktimi, sipas së cilit “çfarëdo gjëje mund të vijë atë ditë do të jetë e lidhur me diellin dhe çfarëdo efekti astronomik që të vijë mbi planetët e tjerë”. “Ka mundësi që Fanti i referohej një fenomeni astronomik siç mund të jetë një eklips, - thotë Boskolo dhe më tej shton se pas cilës bota duhet të rikthehet në diell.

“Shpresojmë që bota do të hapë sytë mbi një realitet tjetër shqetësues”. E nëse do të mendoni për UFO-t, Boskolo kujton që edhe pse “2012-a korrespondon me 5772 në kalendarin hebraik, një datë e rëndësishme, nga ku mund të verifikohet arritja e përballjes së vërtetë mes Lindjes dhe Perëndimit”.

Kështu mund të presim “arritjen e një ekuilibri mes dy blloqeve, pas përballjes së madhe. “Mund të jetë një Lepanto e re”, - shpjegon studiuesi. “Nuk do të jetë e gjitha rozë dhe me lule, por e rëndësishme është të dimë të mbledhim sinjalet e diellit: atëherë kur ka shenja në diell kurrë nuk duhet të merret nëpër këmbë”.

explorerunivers
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #5 : Shkurt 25, 2010, 09:32:44 MD »

Dhjetë apokalipse të njohura që nuk ndodhën



Parashikime apokaliptike, të tillë si këto paralajmërime për shkatërrim global në vitin 2012 nuk janë asgjë e re. Këto teori kanë qenë vërdallë për mijëra vjet duke frikësuar dhe çoroditur të gjithë botën

Nëqoftëse bota përfundon, do t'ju lajmërojmë

1. Paralajmërimet e para nga Asiria

Një tabelë prej balte që daton rreth vitit 2800 B.C. bart mbishkrimin: "Toka jonë ka degjeneruar këto ditët e fundit. Ka shenja se bota po i afrohet me shpejtësi një fundi; ryshfeti dhe korrupsioni janë të zakonshëm; fëmijët nuk u binden më prindërve të tyre; çdo njeri dëshiron të shkruajë një libër dhe fundi i botës po afrohet në mënyrë të dukshme".

Bota nuk mbaroi (vetëm shiko përreth) dhe, pavarësisht epidemisë së korrupsionit dhe adoleshentëve spitullaqë, katër shekuj më vonë asirët do të krijonin një perandori e cila eventualisht përfshinte shumicën e Lindjes së Afërt. Perandoria Asire përfundoi në mënyrë të papritur në vitin 612 B.C., kur kryeqyteti i saj u sulmua nga një ushtri babilonase. Sërisht, sipas standardeve të perandorive të lashta, 18 shekuj nuk qenë dhe aq pak vite.

2. Preokupimet e kryqtarëve

Papa Inoçenti III u mbështet tek teologjia apokaliptike në përpjekjet e tij për ta përgatitur Europën që të kryente një kryqëzatë të pestë për të pushtuar Jeruzalemin dhe pjesën tjetër të Tokës së Shenjtë nga Perandoria Ajubide. Ai e identifikonte ngjitjen e islamit si mbretërimin e Antrikrishtit, mundja e së cilës do të çonte në Ardhjen e Dytë.

Në vitin 1213, Inocenti III shkruante: "Një bir i Mëkatit është ngjitur, profeti falls Muhamed, i cili ka tunduar shumë njerëz nga e vërteta nëpërmjet joshjesh materiale dhe kënaqësishë të mishit…

Gjithsesi, ne e vendosim besimin tonë tek Zoti, i cili tashmë na ka dhënë një shenjë se e mira do të vijë, se fundi i kësaj bishe po afrohet, numri i së cilës, sipas Zbulimit të Shën Gjonit, do të përfundojë në 666 vjet, prej të cilave pothuajse 600 tashmë kanë kaluar". Data e parashikuar qe viti 1284. Shtatë vjet më pas, mbretëria e fundit kryqtare u rrëzua, kur Sulltan Khalili pushtoi qytetin e Akrasë në Izraelin e sotëm. Megjithatë, pjesa tjetër e botës mbeti e paprekur.

3. Botticelli pikturon frikërat e tij

Rilindja kujtohet si një epokë e artë e artit dhe e dijes, por epoka shënoi gjithashtu një rigjallërim më profeci apokaliptike. Arsyeja? "Avancimet në matjen e kohës dhe në astronomi inkurajuan standardizimin e kalendarit", shkruan David Nirenberg, Profesor i Historisë Mesjetare në University of Chicago, "ndërsa një varg katastrofash (nga këndvështrimi europian), të tilla si pushtimi turk i Kostandinopojës... ngjallën një interes të ri numerologjik apokaliptik".

Pritjet e apokalipsit gjetën shprehjen e tyre në artin e periudhës kohore - në mënyrën më të famshme tek Lindja Mistike, pikturuar nga mjeshtri i Rilindjes italiane Sandro Botticelli. Pjesa e poshtme e pikturës paraqet disa djaj të vegjël të kërrusur nën shkëmbinj apo të gozhduar në tijë, ndërsa një mbishkrim grek ofron këtë parashikim të zymtë: "Unë, Sandro, e bëra këtë pikturë në fundin e vitit 1500 në trazirat e Italisë në mesin e kohës pas kohës sipas Kapitullit të 11-të të Shën Gjonit në dëshpërimin e dytë të Apokalipsit në çlirimin e djallit për tri vjet e gjysëm.

Më pas ai do të vihet në zinxhirë në Kapitullin e 12-të dhe ne do ta shikojmë atë të nënshtruar si në këtë pikturë". (Kjo do ta vendoste apokalipsin rreth vitit 1504). Historianët e artit besojnë se Botticelli ishte influencuar nga predikimet e Girolamo Savonarola - një murg dominikan që i nxiste të pasurit dhe të varfrit që të kërkonin falje për mëkatet e tyre dhe të hiqnin dorë nga kënaqësitë materiale. I sigurtë se apokalipsi ishte afër, predikonte Savonarola, "shpata e Zotit do të bjerë mbi Tokë në mënyrë të menjëhershme dhe shpejt" në formën e luftës, epidemive dhe zive të bukës.

4. Përmbytja gjermanike që nuk ndodhi kurrë

Në vitin 1499, matematikani dhe astronomi gjerman Johannes Stöffler parashikoi se një përmbytje e madhe do të përfshinte botën më 20 shkurt të vitit 1524. (Llogaritjet e tij parashikuan 20 bashkime planetare gjatë këtij viti, 16 prej të cilave do të ndodhnin në një "shenjë ujore", domethënë të Peshqit).

Në Europë, u botuan më shumë se 100 pamflete të ndryshme që mbështesnin profecinë katastrofike të Stöffler. Bizneset filluan të rriten menjëherë për anijendërtuesit, në mënyrë të veçantë për fisnikun gjerman Kontin von Iggleheim, i cili ndërtoi një arkë tri katëshe si ajo e Noes në lumin Rin. Megjithëse 1524 qe një vit i thatë në Europë, një shi i lehtë ra në ditën e caktuar. Turmat e njerëzve - duke shpresuar që të siguronin një vend në arkën e Iggleheim - filluan të revoltohen.

Qindra njerëz u vranë dhe Konti u godit me gurë për vdekje. Më pas Stöffler e rillogariti datën aktuale se do të ishte në vitin 1528, por tani reputacioni i tij si parashikues ogurzi ishte shkatërruar. Ky është një lloj turpi sepse, sipas një historie të treguar në vitin 1558 nga historiani gjerman Hieronymus Wolf, Stöffler njëherë parashikoi se jeta e tij do të rrezikohej nga një "trup në rënie". Ai zgjodhi që ta kalonte atë ditë brenda, ku gjatë një diskutimi me miq, Stöffler u përpoq që ta kapte një libër nga një raft, i cili u shkëput nga muri dhe e goditi në kokë, duke e dëmtuar seriozisht atë.

5. Qiej të zinj mbi New England

Në orën 9 të mëngjesit të 19 majit 1780, qielli mbi New England ishte i mbështjellë në errësirë. Një artikull i vitit 1881 në "Harper's Magazine" thoshte se, "Zogjtë shkuan të flinin, gjelat këndonin si në mesditë, ashtu dhe në mesnatë, dhe kafshët qenë tejet të frikësuara".

Errësira e panatyrshme besohet të jetë shkaktuar nga tymi që dilte nga zjarret në pyje, ka mundësi i çiftëzuar me një mjegull të dendur. Por në atë kohë disa i frikësoheshin më së keqes. "Njerëzit dilnin duke tundur duart dhe duke ulëritur 'Dita e Gjykimit ka ardhur', kujton një tamburxhi i Luftës Revolucionare. "Dita e Errët" përfundoi në mesnatë, kur yjet sërish u bënë të shikueshëm në qiellin e natës.

Por preokupimet e zgjatura rreth një apokalipsi të pritshëm i nxitën disa njerëz që kërkonin një sekt të panjohur kristian - të quajtur Shakers - të cilët kohët e fundit qenë vendosur në afërsi të qytetit Albany të shtetit New York. Një pjesë e lëvizjes Quaker, ata predikonin beqarinë e plotë si rrugën e vërtetë tek ringjallja. Shakers e kapën një mundësi kur e panë një të tillë dhe u nisën në një mision 26 mujor nëpër New England, që u solli atyre qindra të konvertuar.

Individi më i famshëm që doli nga "Dita e Errët" qe Abraham Davenport, një legjislator i shtetit Connecticut, i cili qe në mbledhje kur qielli u errësua. Anëtarët e legjislaturës, duke pasur frikë se mos ish afruar apokalipsi, kërkuan shtyrje të mbledhjes. Davenport tregohet se është përgjigjur: "Dita e gjykimit o po afrohet, o nuk po afrohet.

Nëqoftëse jo, atëhere nuk ka asnjë shkak për shtyrje; nëqoftëse po, atëhere unë zgjedh që të gjenden duke kryer detyrën. Gjithsesi, dëshiroj që mund të sillen qirinj". John Greenlaf Whittier, poeti nga New England, e përkujtoi Davenport në një poemë fillimisht të botuar në revistën "Atlantic Monthly" në vitin 1866.

6. Gjetja e parashikimeve në Piramidën e Madhe të Gizës

Viti 1881 qe një vit flamur për shpresat apokaliptike. Për fillestarët, ishte parashikimi i "Mother Shipton", një parashikuese, profecitë e të cilës fillimisht u botuan në vitin 1641. Një botim i mëvonshëm, që i përket vitit 1862, përfshinte parashikimin: "Bota në një fund do të vijë në vitin 1881".

Megjithatë Charles Hindley, autori i librit, pranoi se kjo dhe parashikime të tjera (përfshi shpikjen e telegrafit dhe të motorit me avull) u shtuan si një mashtrim në një përpjekje të dukshme për të rritur shitjet e librit. Duke shkruar në një edicion të vitit 1881 të "Harper's Magazine", një autor pa emër ankohej: "Kam frikë se do të jetë e pamundur... të çlirohen masat angleze nga kjo copë e trishtuar keqedukimi".

Megjithatë, në një ton më shpresëdhënës, artikulli shtonte: "Unë jam siguruar nga miq të mi që punojnë në British Museum se për muaj të tërë ky institucion në mënyrë të kuptueshme ka qenë rrethuar nga njerëz në ankth për të mësuar nëse ekziston ndonjë dorëshkrim i tillë si ai që përmendet apo nëse parashikimet janë të vërteta".

Prapëseprapë, edicioni i vitit 1911 i "Encyclopaedia Britannica" nënvizonte se profecia e fundit të botës e vitit 1881 qe "shkaku i alarmit më të hidhur anembanë Anglisë rurale, për atë shkak, njerëzit braktisnin shtëpitë e tyre dhe kalonin netët duke u lutur nëpër fusha, kisha dhe kapela". "Dëshmi" mbështetëse për një apokalips në vitin 1881 erdhi nga një burim i paimagjinueshëm: Piramida e Madhe e Gizës.

Charles Piazzi Smyth, Astronomi Mbretëror për Skocinë, krijoi bindjen se piramida nuk ishte ndërtuar nga egjiptianët, por nga patriark i Dhiatës së Vjetër (ndoshta Noe) nën drejtim hyjnor. Për pasojë, Smyth pa implikime teologjike në pothuajse çdo matje të Piramidës së Madhe, përfshi një llogaritje për Fundin e Ditëve.

Kërkimi i Smyth u satirizua në një artikull të 5 janarit 1881 në "New York Times": "Në galerinë e madhe të piramidës... janë saktësisht 1881 nyje… për këtë arsye, nëqoftëse piramida është e besueshme dhe realisht e njeh punën e saj, atëherë ne kemi arritur në vitin e fundit të Tokës.

Ekziston një numër i madh njerëzish që beson në këtë teori të mrekullueshme të piramidës dhe janë çdonjëri plotësisht të sigurtë se piramida nuk mund të tregojë një gënjeshtër... Në rast se do të ndodhë që të zhgënjehen dhe të jenë nën nevojën e pakëndshme të bërjes së lutjeve të Vitit të Ri në dëborë ditën e parë të janarit 1882, ata ka mundësi që do ta mallkojnë piramidën dhe ta humbasin të gjithë besimin tek njeriu dhe gurët".

vazhdon...
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #6 : Shkurt 25, 2010, 09:33:36 MD »

7. Kujdes nga Kometa Hallej

Kometat janë konsideruar prej kohësh si bartës katastrofash dhe rishfaqja e Kometës Hallej në vitin 1910 nuk qe përjashtim.

Në fillim të atij viti, shkrimtarët britanikë dhe irlandezë shprehën mendimin se kometa qe një sinjal për pushtimin në pritje nga ana e Gjermanisë. Disa parisienë akuzuan kometën për një përmbytje masive të Lumit Senë që shkatërroi qytetin e tyre, por paniku i plotë do të shpërthente kur Yerkes Observatory i Chicago shpalli në shkurt të vitit 1910 se kish detektuar një gaz helmues të quajtur cianogjen në bishtin e kometës.

"New York Times" raporti se astronomi i njohur francez, Camille Flammarion, besonte se gazi "do ta mbushte atmosferën dhe ka mundësi që ta asgjësojë të gjithë jetën në planet". Shumica e shkencëtarëve kërkuan që ta siguronin publikun.

Astronomi i famshëm Percival Lowell shpjegoi se gazrat që përbënin bishtin e Kometës Hallej qenë "aq të rralla sa të ishin më të pakta se në çdo vakuum". Por dëmi tashmë qe bërë. Njerëzit vrapuan që të blinin maska gazi dhe "tableta komete". "New York Times" raportoi se "terrori i shkaktuar nga afrimi i afërt i Kometës Hallej kishte kapur rob një pjesë të madhe të popullsisë së Chicago".

Në mënyrë të njëjtë, "Atlanta Constitution" raportoi se njerëzit në shtetin Georgia po përgatisnin dhoma të sigurta dhe bile mbuluan me letër edhe vrimat e çelësit. (Një burrë, vazhdon gazeta, e kish "armatosur veten me një gallon uiski" dhe kish kërkuar që shokët ta ulnin atë në një gropë të thatë, 15 metra të thellë).

Pasi Hallej kaloi afër Tokës në muajin maj, "Chicago Tribune" anonçuan (në mënyrë krejt të kotë) "Ne jemi akoma këtu". Megjithatë, jo çdo njeri u kap nga frenezia apokaliptike. "Mbrëmje komete" nëpër çati qenë shumë në modë në qytetet anembanë Shteteve të Bashkuara.

8. Planetet vihen në një vijë, asgjë nuk ndodh

Në vitin 1974, John Gribbin dhe Stephen Plagemann shkruan një libër të shumëshitur, të titulluar "The Jupiter Effect", duke paralajmëruar se në mars të vitit 1982, një vënie në vijë të drejtë e planeteve të mëdhenj në të njëjtën anë të Diellit do të shkaktonin një seri ngjarjesh kozmike, që do të kulmoheshin në një tërmet përgjatë shkarjes së Shën Andreas që do të fshinte Los Angeles nga faqja e dheut.

Libri kishte një aureolë kredibiliteti, përderisa të dy autorët qenë astrofizikanë që kishin mbaruar në Cambridge dhe Gribbin ishte redaktor në revistën e famshme shkencore "Nature". Shkencëtarët pretendonin se forca e kombinuar gravitacionale e planetëve (sidomos e atyre me dendësi të madhe, si puna e Jupiterit dhe Saturnit) do të ushtronin forca valore ndaj Diellit, duke shkaktuar një rritje të madhe të aktivitetit diellor që do ta godiste Tokën me thërmija me shpejtësi të lartë të cilat, nga ana e tyre, do të shkaktonin ndryshime të menjëhershme në rrotullimin e planetit tonë, duke çuar në tërmete.

Mjaft shkencëtarë e kritikuan "The Jupiter Effect", duke thënë se argumenti i tij bazohej në një zinxhir shumë të dobët supozimesh. (Sizmologu Charles Richter i Caltech e quajti tezën e mbështetur nga libri "astrologji të pastër të kamufluar").

Megjithatë, libri i frikësoi njerëzit anembanë botës, pjesërisht falë mbështetësve të parashikuesve të tjerë ogurzinj si puna e Hal Lindsey (autor i librit të shumëshitur të vitit 1970 "The Late Great Planet Earth"), i cili në vitin 1980 shkroi se tërmetet anembanë planetit do të shkaktonin shkrirje në impiantet bërthamore dhe do të shkatërronin digat, duke shkaktuar përmbytje masive. Ndërsa data e mallkuar afrohej, banorët e qytetit të kapur nga paniku e bombarduan me telefonata Griffith Observatory e Los Angeles.

Tjetërkund, "San Diego Vista Press" raportonte më 10 mars 1982: "Ne i kemi parë njerëzit duke pyetur: A duhet ta shes shtëpinë dhe të largohem?", shprehet Kevin Atkins i Gates Planetarium në Denver të shtetit Colorado…

Një sekt i vogël kristian në Filipine po ndërton një rrjet të ndërlikuar kubikësh të veshur dhe po mbajnë në gatishmëri dhoma të veshura për katastrofa. Edhe e përditshmja e Pekinit, "Gazeta e Popullit", kërkoi që t'i sigurojë lexuesit se "nuk ka asnjë marrëdhënie të rregullt shkak - pasojë midis këtij fenomeni astronomik dhe katastrofave natyrore si tërmetet". Një vit pas ngjarjes joogurzezë, Gribbin dhe Plagemann botuan librin "The Jupiter Effect Reconsidered". Ashtu si i mëparshmi, edhe ky qe një i shumëshitur.

9. Paniku i mijëvjeçarit

Të paktën gjatë kësaj frike apokaliptike ishte dikush për t'u akuzuar: Gjatë dekadave, programuesit e kompjuterëve kishin përdorur 2 në vend të 4 shifrave për të paraqitur vitet.

Për pasojë, kompjuterët supozohej se do të kalonin në tilt me 1 janar të 2000, përderisa makinat e trasha nuk do të ishin të afta që të kuptonin vitin "00". Kështu u lind i tmerrshmi "Y2K Bug".

Disa ekspertë i mbrojtën programuesit, duke nënvizuar se veprimet e tyre kishin qenë një mënyrë logjike për të ruajtur kujtesë kompjuterike të çmuar dhe për të kursyer para. Të tjerë qenë më pak lavdërues. "Ajo çfarë çoi tek Y2K Bug nuk qe indiferenca arrogante ndaj së ardhmes", shkroi Brian Haynes tek "The Sciences Magazine". "Përkundrazi, pati një tepri modestie. ("Në asnjë mënyrë kodi im do të jetë duke fiksuar pas 30 vjetësh"). Programuesit nuk mund ta konceptonin se lidhjet dhe programimet e tyre të ngutura do të bëheshin "sistemet e trashëgimisë" e brezit të ardhshëm.

Një sondazh i shtatorit 1999 i realizuar nga Wall Street Journal gjeti se 9 përqind e amerikanëve besonin se Microsoft po e fshihte zgjidhjen e problemit.

E përditshmja Independent paralajmëronte për "luftë bërthamore" të mundshme, e shkaktuar nga defektet në sistemet e paralajmërimit; Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi kaos ekonomik në vendet në zhvillim; Presidenti i Federal Reserve, Alan Greenspan, kish frikë se paniku rreth Y2K Bug do t'i nxiste bizneset që të magazinonin mallra, duke çuar në mungesa të mëdha dhe CNN-i raportoi se rezervat amerikane me qumësht do të mbaroheshin për shkak se pajisjet e fermave mund të keqfunksiononin. Megjithatë, paniku rreth Y2K Bug nuk e arriti kurrrë shkallën e ethes që shumë paralajmëronin.

Një sondazh i Gallup tregonte se nga mesi i dhjetorit 1999 vetëm 3 përqind e amerikanëve parashikonin "probleme të mëdha", parashikuar me 34 përqind të një viti më parë. Miliarda dollarë u shpenzuan anembanë botës për të fiksuar Y2K Bug dhe vazhdon akoma sot debati i zjarrtë se sa shumë nga ai shpenzim qe i nevojshëm.

10. Një vrimë e zezë e shkaktuar nga njeriu?

Qysh nga fillimi i viteve '90, media ka raportuar se Large Hadron Collider (LHC) potencialisht mund të krijonte një vrimë të zezë që do ta gllabëronte Tokën. LHC-ja, i cili u ndez në shtator të vitit 2008, është 17 milje në perimetër dhe i groposur 175 metra poshtë Alpeve në kufirin zvicerano-francez. Akseleratori ka aftësinë që të përplasë së bashku thërmijat e protonit me shpejtësi deri në 99.99 përqind të shpejtësisë së dritës.

Duke vepruar kështu, mund të stimulohen kushtet dhe energjitë që ekzistonin menjëherë pas fillimit të Big Bang, duke siguruar në këtë mënyrë kuptime lidhur me çështjet kritike të mënyrës sesi u krijua universi ynë. Megjithatë, disa skeptikë kanë frikë se përplasja me energji të lartë e protoneve mund të krijojë mikrovrima të zeza. Për aq kohë sa disa ligje fizike të caktuar sundojnë, ngjarje potenciale janë vendosur në kategorinë e gjerë të probabilitetit "jozero".

Ose, siç e shpjegon fizikani amerikan Kannan Jagannathan: "Nëqoftëse diçka nuk është e ndaluar, ajo është detyruese... Në një univers të pafundëm, edhe gjërat me probabilitet të ulët duhet të ndodhin (aktualisht pafundësisht shpesh)". Megjithatë, nga vetë ky standard, shton Jagannathan, fizika kuantike dikton se është e mundur nga pikëpamja teorike që të hapni rubinetin e kuzhinës tuaj dhe prej tij të dalë një dragua.

Kjo shpjegon faktin se pse fizikanët (me përjashtimin e mundshëm të atyre që janë dragojfobikë) nuk janë tmerrësisht të frikësuar. "Bota është e bombarduar në mënyrë konstante nga rreze kozmike energjetike nga thellësitë e hapësirës, disa prej të cilave e nxisin përplasjen e thërmijave mijëra herë më fuqishëm se ato që do të prodhohen nga LHC-ja", thotë Stéphane Coutu, një Profesor Fizike në Penn State. "Nëqoftëse këto përplasje do të mund të krijonin vrima të zeza, një gjë e tillë do të kishte ndodhur tashmë". Ndërkohë, vështirësitë teknike e çuan LHC-në që të fikej vetëm pas 9 ditësh. Nëqoftëse bota përfundon, ne do t'ju lajmërojmë sërish.

Përgatiti
Armin Tirana
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #7 : Shkurt 25, 2010, 09:37:41 MD »

Revista prestigjioze “Foreign Policy” në një analizë speciale shpjegon pse ideja e apokalipsit i tremb njerëzit dhe i emocion njëkohësisht.

Gjithashtu, se sa shanse ka që fundi i botës të vijë në vitin 2012. Revista boton edhe parashikimet se çfarë mund të ndodhë në dhjetor 2012, muaj ku sipas profecive, bota do të marrë fund.

Miliona besimtarë fetarë nëpër gjithë botën ndajnë të njëjtin besim pasionant të mbërritjes së fundit të botës, çka do të thotë se fundi i botës do mbetet faktor në politike të paktën deri në fundin e njerëzimit. Teksa një vit dhe një dekadë mbërritën në fund duket se është moment i përshtatshëm të kridhemi në fundin e kohës.

Por sërish, mbase është vetëm Hollivudi ai që fokusohet në gjërat e fundit. Vitin që lamë pas filmi i Roland Emmerich “2012 na shfaqi fundin e botës të mbytur në ujë. Këto lloj filmash apokaliptikë enden prej një farë kohë vërdallë. Në dekadat e kaluara apokalipsi u ka dhënë regjisorëve një mundësi perfekte për t’u zhytur në aspektet më të errëta të karakterit njerëzor. Sa keq që nuk mbetet vetëm aty.

Ngjarjet aktuale sugjerojnë se popullariteti i vazhdueshëm i skenarëve të apokalipsit shkon thellë në psikikën tonë dhe se interesi ynë në fundin e botës janë më shumë se të shumëfishtë. Le të marrim Iranin e ditëve të sotme, ku presidenti Mahmoud Ahmadinejad është një besimtar i vendosur në ardhjen e dytë të Mahdit, versioni mysliman i Mesisë.

Ahmedinejad-i dhe pasuesit e tij kanë shpërndarë miliona dollarë nga buxheti i qeverisë iraniane për rinovimin e qytetit Jamkaran. Aty, Muhamed al-Mahdi, Imami i Dymbëdhjetë është njëherë përpara se të zhdukej në mbretërinë mbinatyrore, nga ku një ditë do rikthehet kur t’i vijë fundi botës.

Islami, Judaizmi dhe Krishtërimi ndajnë idenë se një figurë profetike do të shfaqet në fundin e botës për të larguar dhunën dhe padrejtësinë nga toka, ku jetojmë tani dhe për ta çuar drejt një epoke të re pastërtie utopike.

Si rezultat, joshja e ditës së Gjykimit duket se është më e përhapur në grupet ku shkumëzon ndjenja e viktimizimit. Sigurisht që kjo ide është veçanërisht tërheqëse për politikanët dhe liderët fetarë, të cilët janë të lumtur të luajnë me një përzierje të tillë potente frike dhe padurimi. Si rezultat, edhe parashikimet më të çmendura kanë efekte të vërteta e specifike.

Liderët e kulteve kanë përdorur vazhdimisht këndvështrimet apokaliptike për të nxitur pasuesit e tyre në ngjarje të dhunshme.

Terroristi amerikan, Timothy McVeigh, i cili vrau 168 njerëz kur bombardoi një ndërtesë qeveritare në Oklahoma në vitin 1995 pretendoi se ishte shtyrë nga një roman racist me temë të fundit të botës. Studiuesi francez, Jean-Pierre Filiu, autori i një libri mbi teoritë islamike thotë se skenaret e fundit të botës kanë pasur tendencën të shfaqen në botën myslimane në momente krizash të veçanta.

Shumë irakenë që i kanë rezistuar sulmeve amerikane të vitit 2003 kanë bërë kështu për arsye që dihen. Lufta kundër prezencës së koalicionit frymëzoi një ringjallje dramatike të ideve apokaliptike, zakonisht me SHBA-në në versionin e “Antikrishtit”.

Gjithsesi, nga gjithë vendet ku politikanët përdorin idetë e apokalipsit, Irani ofron një shembull jashtëzakonisht të gjallë të përfitimit të atyre që do përfshihen në Ardhjen e dytë. Entuziasmi i Ahmedinejad-it në këtë drejtim ndërthuret me pretendimin e tij populist për sundimin e Iranit. Ai është akuzuar se ka manipuluar besimin për qëllime politike.

Disa shkencëtarë politikë si MIchael Desch, argumentojnë se dhe lideri iranian, i cili beson në mënyrë të sinqertë në rikthime profetike gjithsesi mund të gjejë arsye të tjera për të aderuar diktatin e politikës së vërtetë, e një prej këtyre janë me siguri armët bërthamore. /explorerunivers/
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #8 : Shkurt 25, 2010, 09:40:23 MD »

Parashikimet për fundin e botës që dështuan

Fundi i botës nga Nostradamusi

Nostradamusi, parashikuesi më i famshëm i gjithë kohërave kishte parashikuar se korriku i vitit 1999 ishte data e zgjedhur për fundin e botës. Një “mbret i madh terrori” do të zbriste nga qielli. Kur kjo nuk ndodhi, ata që besonin në fundin e botës filluan të përhapnin zëra se sonda “Cassini” ishte mbushur me lëndë radioaktive dhe nëse ajo përplasej dhe lënda kishte kontakt me tokën, fundi do ishte i tmerrshëm. Dhe sigurisht, është viti 2000, kur të gjithë prisnin fundin e botës të parashikuar po nga Nostradamusi.

Kometa “Hale-Bopp”

Kometa “Hale-Bopp” mund të shihej me sy të lirë për rreth 18 muaj. Astronomi Chuck Shramek “vëzhgoi” një objekt që qëndronte afër kometës. Ai më pas i telefonoi radios “Art Bell” për të bërë publike zbulimin e tij. Kjo bëri që shumë njerëz të besonin një sërë teorish për “fundin e botës”. Interneti ndihmoi në përhapje ne lajmit në gjithë botën akoma më shumë. Kulti “The Heaven’s Gate” mendoi se ky ishte sinjali që prisnin për të kryer vetëvrasje masive në mars të vitit 1997. Kulti mendoni se objekti shoqërues ishte anije kozmike që po vinte të merrte shpirtrat e tyre.

Efekti “Jupiter”

Efekti “Jupiter” u shfaq në vitin 1974 dhe u shkrua nga dy astro-fizikanë, John Gribben dhe Stephen Plagemann. Bëhej fjalë për nëntë planetë që do bashkërendoheshin më 10 mars 1982, duke krijuar një tërheqje gravitacionale që do shkaktonte rritje të madhe të njollave diellore dhe që do shkaktonte tërmete. Shumë e morën këtë si një parashikim të saktë. Edhe pse autori Gribben doli dhe tha se ishte vetëm një teori, pa u bazuar në ndonjë substancë të vërtetë shumë njerëz nuk e besonin se kjo nuk ishte e vërtetë. Në fakt, efekti nuk shkaktoi katastrofë por pati një farë efekti në rritjen e baticës.

Bashkimi i planetëve

Meteorologu i respektuar Albert Porta parashikoi se më 17 dhjetor 1919 bashkërenditja e gjashtë planetëve do “shkaktojë një korent magnetik që do përshkojë diellin, shkaktojë shpërthime të mëdha dhe si pasojë do gllabërojë tokën”. Ky parashikim shkaktoi disa bëma fatkeqe të turmave dhe disa vetëvrasje. Gjithashtu, u bë shkak që Albert të humbiste punën si meteorolog “i respektuar” dhe të përfundonte duke shkruar parashikimin e motit në një gazetë lokale.

Kometa “Haley” 1910

Edhe pse kometa “Haley” ishte shfaqur shumë herë më parë, pa shkaktuar ndonjë vdekje, kalimi i saj më 18 maj të vitit 1910 u konsiderua si kërcënim vdekjeprurës për njerëzit, për shkak të gazit helmues që do dilte nga bishti i saj. Sidoqoftë, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe kometa vazhdoi rrugën e saj pa lënduar askënd. Një fakt interesant është se kur lindi shkrimtari i famshëm Mark Twain në vitin 1835, ishte shfaqur dhe kometa “Haley”. Ai ishte shprehur gjatë jetës se “do largohem me kometën”. Ai vdiq në vitin 1910, kur u largua dhe kometa.

Joanna Southcott

Joanna Southcott ishte një parashikuese e vetëshpallur, e lindur në vitin 1750. Ajo u bind se kishte aftësi mbinatyrore dhe e kishte shpallur veten si gruaja e përmendur tek Apokalipsi. Joanna parashikoi se ajo do sillte në jetë Mesian, duke i dhënë fund kështu botës, më 19 tetor 1814. Bota nuk u përmbys në atë datë, por dy muaj më vonë mbaroi për Joanna-n, e cila vdiq. Pasuesit e saj e ruajtën trupin e së ndjerës për disa kohë, me shpresën se ajo do ngjallej. Më në fund, kur e panë se ajo s’kishte në plan të kthehej, trupi i saj përfundoi në duart e autoriteteve.

Zhgënjimi i madh

Ndërmjet viteve 1831-1841, William Miller (pastor baptist) parashikoi kthimin e Jezusit dhe fundin e botës, bazuar në profecitë e Librit të Danielit. Dita e parashikuar mbërriti dhe asgjë nuk ndodh. Pas diskutime të mëtejshme, u vendos për ndryshimin e fundit të botës, i cili kësaj radhe do ishte më 18 prill. Sërish, në datën e paracaktuar nuk ndodhi asgjë dhe u pa e nevojshme që data të ndryshohej sërish duke u përcaktuar të ndodhte më 22 tetor 1844. Pastori Miller vazhdoi të priste për fundin e botës deri në vdekjen e tij në vitin 1849.

Parashikimet e Dëshmitarëve të Jehovait

Dëshmitarët e Jehovait kanë parashikuar disa herë fundin e botës. Parashikimi i parë ishte në vitin 1914 dhe bazohej në profecitë e Librit të Danielit. Por, duke qenë se bota vazhdon të funksionojë sot e kësaj dite, ky parashikim rezulton i pavërtetë. Pasi fundi i botës nuk mbërriti në datën e parashikuar, ata thanë se kuptimi i parashikimit nuk ishte fundi i botës në mënyrë fizike. Disa vite të tjera, në të cilat pritej të mbërrinte fundi i botës janë: 1915, 1918, 1920, 1925, 1941, 1975, 1994 etj.

Charles Wesley

Parashikimet për fundin e botës kanë ekzistuar që herët, në ekzistencën e njohur të saj. Charles Wesley, një prej themeluesve të kishës metodiste besonte se bota do të përfundonte në vitin 1794. Ky parashikim ishte në konkurrencë me atë të degës protestante “Shakers, të cilët kishin parashikuar se ai vit do ishte pikërisht fundi i gjithçkaje. Pavarësisht se bota nuk përfundoi në datën e parashikuar, vëllai i Charles, John Wesley parashikoi se në vitin 1836 në tokë do vinte Bisha e Madhe, për të shënuar fillimin e fundit të botës.

Montanus

Montanus ishte një “heretik” i hershëm i krishtërimit, i cili si shumë të tjerë para e pas tij, parashikoi fundin e jetës së njerëzimit mbi tokë. Bashkë me dy profete, Montanus pretendoi të ishte mishërimi i shpirtit të shenjtë dhe filloi të predikonte për një testament të tretë. Besimet e Montanus-it u përhapën dhe krijuan mjaft konfuzion. Montanus predikonte nëpër njerëz se Turqia do bëhej “Jeruzalemi i ri” dhe se gjithë krishtërimi do të vendosej atje pak përpara se të vinte gjykimi i madh. /explorerunivers/
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #9 : Shkurt 25, 2010, 09:41:17 MD »

Poli i Veriut zhvendoset për 64 kilometra

Gjatë vitit të kaluar, Poli magnetik i Veriut lëvizi për 64 kilometra, që është një lëvizje rekorde, ngase ai praktikisht “iku” nga Kanadaja në Siberi, duke u shkaktuar kështu shkencëtarëve edhe një kokëdhembje më tepër.

Polet magnetike dhe fusha magnetike e Tokës lëvizin vazhdimisht, por një lëvizje kaq e madhe nuk është shënuar asnjëherë, që nga koha kur kanë filluar përcjelljet e saj, madje as gjatë 200 viteve të fundit, sa po zgjatin këto ngjarje ekstreme dhe të paparashikueshme në këtë fushë.

Lëvizja e fushës magnetike të Tokës, gjithsesi se varet nga ngjarjet që ndodhin në bërthamën e saj, megjithëse këto ndryshime nuk është aq lehtë që të vërehen, e aq më pak që të sqarohen.

Por, një gjë është e qartë: poli verior (magnetik) që nga viti 1800 e deri në vitin 1900 lëvizte diku rreth 15 kilometra për çdo vit, pastaj filloi që të shpejtonte gradualisht, derisa nuk arriti në 55 kilometra në vit, dhe në këtë mënyrë erdhi deri te rekordi që u shënua vitin e kaluar.

Njëkohësisht me anomalitë e tjera të fushës është shënuar edhe një dobësim i konsiderueshëm i fushës magnetike të Tokës.

Sipas raportit të publikuar në revistën “GeoScience”, e të cilin e raportoi Radioja Evropa e Lirë, shkencëtarët danezë, nga Qendra për Hulumtime të Gjithësisë, erdhën në përfundim se për këtë gjë fajin e kanë lëvizjet në pjesën lëvizëse të bërthamës së Tokës. Ata besojnë se e gjithë kjo shënon fillimin e rrotullimit të fushës magnetike së prapthi. Kjo do të thotë se magnetizimi i polit verior (magnetik) do të kalonte në polin jugor gjeografik, dhe anasjelltas.

"Variacionet në fushën magnetike janë plotësisht të paparashikueshme, dhe në disa pjesë të Tokës tejet të dukshme”, përfundojnë shkencëtarët danezë.

Për shembull, në vitin 2003 këto ndryshime ishin të dukshme në Australi, e në vitin 2004 ato u shfaqën në Afrikën e Jugut. Muajve të fundit, ndërkaq, u vërejt edhe një “gropë” e hapur mbi Brazil, nën të cilën fusha magnetike është dukshëm më e dobët. Të gjitha këto dukuri do të mund të nënkuptonin fillimin e një ndryshimi të fushës magnetike të Tokës për 360 shkallë.

Natyrisht, ky ndryshim i fushës magnetike të Tokës nuk do të thotë edhe fundin e botës, por në pyetje është një proces normal nëpër të cilin planeti ynë ka kaluar më shumë se disa dhjetëra herë. Për më tepër, gjatë historisë së Tokës, polet magnetike kanë ndërruar pozitën e tyre gjatë çdo 600 000 viteve, kështu që ndërrimi i tashëm mund të thuhet se është vonuar - sepse nga ndërrimi i fundit kanë kaluar 750 000 vjet.

Megjithatë, askush nuk e di se sa do të zgjasë ky proces, e as se cilat do të jenë saktësisht pasojat e tij. Sepse, po qe se ndërrimi zgjat disa qindra ose disa mijëra vjet, atëherë dobësimi i magnetizimit përcjellës të Tokës mund të ketë pasoja të mëdha, ngase ai më nuk na mbron nga rrezatimi kozmik ose diellor.

Gjithashtu, është e mundur që anomalitë magnetike, po qe se shumohen, ta pengojnë punën e satelitëve, fluturimin e aeroplanëve, komplet sistemin GPS, e madje edhe vetë jetën në tokë, të shumë llojeve të kafshëve, të cilat lëvizin dhe orientohen sipas “kompaseve të brendshme”.

veriu magnetik, pra vendi nga kthehen të gjitha gjilpërat e busullave, ndodhet afër, por jo saktësisht vendit që gjeografikisht pohohet të jetë Poli i Veriut. Momentalisht, veriu magnetik ka lëvizur dhe ai tani ndodhet diku në brigjet e ishullit Elsmer.

Marinarët e shfrytëzuan kompasin me shekuj veriun për të naviguar nëpër det, megjithëse ai është zëvendësuar me të madhe nga sistemi GPS, edhe pse kompaset edhe më tej mbeten mjet që shfrytëzohet gjatë orientimit nënujor ose mbiujor. /explorerunivers/
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #10 : Shkurt 25, 2010, 09:44:20 MD »

Toka s’do shkatërrohet në 21 dhjetor 2012



Arsyet që shpjegojnë se planeti ynë s’do lëvizë nga vendi për shumë kohë

Viti 2012 që parashikon fundin e botës e teori të tjera të këtij lloji janë shumë në modë kohët e fundit. Sipas kalendarit të Majave bota siç e njohim ne do marrë fund rreth 21 dhjetorit 2012. E nëse kjo s’ndodh kemi rezerva pa fund të kësisoj teorish që gjithsesi na e kanë taksur fundin në një mënyrë a tjetër.

Por, ka disa arsye që mund te na japin shpresë se jeta jonë do vazhdojë edhe pas vitit 2012, të cilat kundërshtojnë pikërisht arsyet se pse bota do marrë fund në këtë vit. Në radhë të parë sepse ndryshimi i poleve magnetike nuk është katastrofik.

Duket si qindra mijëra vjet më parë fusha magnetike u tokës u reduktua në thuajse asgjë e më pas u rishfaq gradualisht ndërkohë që poli i veriut dhe i jugut u zhvendosën.

Kjo zhvendosje nuk është veçanërisht e rrezikshme, por mungesa e fushës magnetike mund të dëmtojë jetën në planet sepse zgjatja e periudhës së pakësimit të mbrojtjes magnetike lejon stuhitë meteorike dhe rrezet kozmike të diellit të godasin atmosferën e tokës.

Por shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ne e kemi kaluar një ngjarje të tillë dhe kanë vënë re se fusha jonë magnetike është rritur me pesë përqind në shekullin e shkuar, ndaj dhe ka kohë që cikli të përfundojë.

Pra është diçak për të cilën s’kemi pse shqetësohemi për disa qindra mijëra vjet. Së dyti, sepse rritja e aktivitetit të njollave të diellit në vitin 2012 nuk do ketë ndonjë efekt të dëmshëm në planetin tonë.

Siç e di çdo nxënës shkolle dielli ynë nxjerr vazhdimisht shtëllunga gazi plazme të nxehtë prej mijëra kilometrash në hapësirë, të cilat atmosfera jonë i mban larg prej nesh.

Nga njëherë këto shtëllunga janë më të mëdha se normalja, por gjithsesi janë ato që ne i quajmë flakërima diellore. Fatmirësisht, këto shpërthime të mëdha magnetike që bombardojnë tokën me një rrekë grimcash subatomike shkrihen nga atmosfera e planetit dhe fusha magnetike ndaj ne rrallë i ndiejmë efektet e shpërthimeve plazmike, përveç rritjes së shkëlqimi të dritave të Veriut dhe Aurora Borealis.

Një arsye tjetër është sepse polet e tokës nuk zhvendosen dhe as orbita e planetit nuk shformohet. Disa individë pretendojnë se polet fizike të planetit janë gati të ndërrojnë vend ose se forcat gravitacionale të planetëve të tjerë mund të ndikojnë tek orbita e tokës dhe kjo të ndryshojë klimën dhe mjedisit.

Fatmirësisht, forcat gravitacionale që ndikojnë në planetin tonë dhe vendin e tij në sistemin diellor janë mandatar nga ligjet e Njutonit mbi mekanikën planetare dhe nuk mund të ndryshojnë pa ndonjë ngjarje ekstremisht dramatike që mund të ndodhë në miliarda vjet, siç është përplasja e një hëne të vogël ose një gropë e zezë masive që mbërrin në sistemin e diellor, gjë që do dihej shumë më përpara se të ndodhte sepse avancimi do ishte aq gradual sa do duheshin shekuj për të krijuar një impakt.

Disa të tjerë pretendojnë se tokës po i vjen fundi dhe se njerëzimi do marrë fund si rezultat i ndryshimeve klimaterike të shkaktuara nga vetë njeriu.

Sipas kësaj teorie do shkrijnë akujt në pole, do rritet niveli i oqeaneve dhe deteve e ndryshimi i klimës do ndryshojë dhe jetesën në planet. Edhe nëse një gjë e tillë ndodh, komuniteti shkencor pranon se ky ndryshim do ndodhte aq gradualisht sa do i jepte kohë njerëzve të ambientoheshin.

Madje, ekziston një mundësi që planeti më i nxehtë mund të ketë më shumë përfitime sepse mund të rrisë sasinë e tokës së lërueshme në Siberi dhe Amerikën e Veriut. Në çdo rast viti 2012 s’ka ndonjë ndikim në këtë rast.

vazhdon...
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #11 : Shkurt 25, 2010, 09:48:46 MD »

Sepse Majat s’kanë thënë se do ndodhte

Majat kanë pasur shumë kalendarë në përdorim e njëri prej tyre njihet si ai që mat periudha të gjata kohore. Sipas këtij kalendari (i cili njihet prej shumë kohësh nga arkeologët) “dielli i pestë” i tokës do merrte fund në solsticin dimëror të vitit 2012, kohë kur do fillonte një cikël i ri.

Kjo ka ngjallur shumë debat, por me konsensus të përgjithshëm është arritur në përfundimin se ata nuk flisnin për ngjarje katastrofave. Ka shumë gjasa që ata ta kenë konsideruar si rinovim shpirtëror, i cili nuk duket dhe aq i rrezikshëm.

Sepse ndryshimi i poleve magnetike nuk është katastrofik

Duket si qindra mijëra vjet më parë fusha magnetike u tokës u reduktua në thuajse asgjë e më pas u rishfaq gradualisht ndërkohë që poli i veriut dhe i jugut u zhvendosën.

Kjo zhvendosje nuk është veçanërisht e rrezikshme, por mungesa e fushës magnetike mund të dëmtojë jetën në planet sepse zgjatja e periudhës së pakësimit të mbrojtjes magnetike lejon stuhitë meteorike dhe rrezet kozmike të diellit të godasin atmosferën e tokës.

Por shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ne e kemi kaluar një ngjarje të tillë dhe kanë vënë re se fusha jonë magnetike është rritur me pesë përqind në shekullin e shkuar, ndaj dhe ka kohë që cikli të përfundojë. Pra është diçka për të cilën s’kemi pse shqetësohemi për disa qindra mijëra vjet.

Rritja e aktivitetit të njollave të diellit në vitin 2012 nuk do ketë ndonjë efekt të dëmshëm në planetin tonë.

Siç e di çdo nxënës shkolle dielli ynë nxjerr vazhdimisht shtëllunga gazi plazme të nxehtë prej mijëra kilometrash në hapësirë, të cilat atmosfera jonë i mban larg prej nesh. Nga njëherë këto shtëllunga janë më të mëdha se normalja, por gjithsesi janë ato që ne i quajmë flakërima diellore.

Fatmirësisht, këto shpërthime të mëdha magnetike që bombardojnë tokën me një rrekë grimcash subatomike shkrihen nga atmosfera e planetit dhe fusha magnetike ndaj ne rrallë i ndiejmë efektet e shpërthimeve plazmike, përveç rritjes së shkëlqimi të dritave të Veriut dhe Aurora Borealis.

Sepse polet e tokës nuk zhvendosen dhe as orbita e planetit nuk shformohet

Disa individë pretendojnë se polet fizike të planetit janë gati të ndërrojnë vend ose se forcat gravitacionale të planetëve të tjerë mund të ndikojnë tek orbita e tokës dhe kjo të ndryshojë klimën dhe mjedisit.

Fatmirësisht, forcat gravitacionale që ndikojnë në planetin tonë dhe vendin e tij në sistemin diellor janë mandatar nga ligjet e Njutonit mbi mekanikën planetare dhe nuk mund të ndryshojnë pa ndonjë ngjarje ekstremisht dramatike që mund të ndodhë në miliarda vjet, siç është përplasja e një hëne të vogël ose një gropë e zezë masive që mbërrin në sistemin e diellor, gjë që do dihej shumë më përpara se të ndodhte sepse avancimi do ishte aq gradual sa do duheshin shekuj për të krijuar një impakt.

Sepse ndryshimi i klimës së tokës është një proces gradual, me të cilin jetesa adoptohet përgjatë rrugës

Disa pretendojnë se tokës po i vjen fundi dhe se njerëzimi do marrë fund si rezultat i ndryshimeve klimaterike të shkaktuara nga vetë njeriu. Sipas kësaj teorie do shkrijnë akujt në pole, do rritet niveli i oqeaneve dhe deteve e ndryshimi i klimës do ndryshojë dhe jetesën në planet.

Edhe nëse një gjë e tillë ndodh, komuniteti shkencor pranon se ky ndryshim do ndodhte aq gradualisht sa do i jepte kohë njerëzve të ambientoheshin. Madje, ekziston një mundësi që planeti më i nxehtë mund të ketë më shumë përfitime sepse mund të rrisë sasinë e tokës së lërueshme në Siberi dhe Amerikën e Veriut. Në çdo rast viti 2012 s’ka ndonjë ndikim në këtë rast.

Sepse njerëzit që flasin për fundin e botës nuk e dinë se çfarë flasin

Fatkeqësisht qeniet njerëzore kanë tendencën të investojnë autoritet drejt njerëzve që i bindin se janë “ekspertë” profecish ose se kanë ndonjë njohuri të fshehur që të tjerët s’e kanë e që i lejon ato të lexojnë të ardhmen.

Shumë prej këtyre njerëzve janë individë të sinqertë që keqinterpretojnë tekstet e biblës, ndërsa të tjerë janë të çmendur deluzionalë që thjesht duan të përfshijnë të tjerët në botën e tyre të fantazisë. Disa të tjerë janë sharlatanë të paskrupullt që duan të fitojnë para në kurriz të të tjerëve.

Gjithsesi ideja është se askush nuk e di se çfarë rezervon për ne e ardhmja nëse s’kanë një gradë shkencore për ta ditur.

Sepse “The Bible Code” është një labirint rrengjesh

Gazetari Michael Drosnin, autor i “The Bible Code” pretendon se dikush mund të gjejë kuptim dhe data e fjalë që kanë kuptime të fshehura në fjalët e testamenti i vjetër, të cilat nuk janë të rastësishme.

Një prej këtyre, sipas tij sugjeron se planeti do goditet nga një kometë në vitin 2012 e pasojat e kësaj goditjeje mund të imagjinohen. Gjithsesi, kritikët e kanë kundërshtuar metodologjinë e Drosnin si një labirint rrengjesh, duke demonstruar se fjalë dhe fraza të kuptimta mund të gjenden në çdo tekst nëse përdoret një metodologji e caktuar. Në të rast, viti 2012 bie sërish poshtë.

Sepse toka nuk shkatërrohet aq lehtë

Sigurisht që ka shumë gjëra që mund ta vënë përfund planetin tonë, por në fakt toka është shumë herë më e fortë sesa pretendohet prej disave. Mos të harrojmë se ajo s’ka lëvizur nga vendi i saj për miliarda vjet, i ka rënë orës përqark shumë herë e ndihmuar nga asteroidët dhe kometat, ka duruar ndryshime klimaterike ta shkallës biblike e madje i ka mbijetuar dhe përplasjes me një planet tjetër që krijoi dhe hënën tonë e sërish vazhdon të funksionojë. Ndaj s’mund të mendojmë se shkrirja e akujve në pole dhe disa armë bërthamore mund ta shkatërrojnë.

Sepse profecitë e fundit të botës gjithnjë kanë rezultuar të rreme

Deri tani ka pasur me qindra data që janë zgjedhur për të shënuar fundin e botës. Ato janë thënë e stërthënë nga liderë fetarë, nga njerëz që u është shfaqur nga një forcë më e lartë data e saktë e fundit të njerëzimit, por deri tani asnjë prej këtyre s’ka rezultuar e vërtetë.

Atëherë pse vazhdojmë t’i besojmë ata që thonë se jeta jonë mbi tokë do përfundojë në vitin 2012? A do ishte e mundur të besonit një doktor, i cili s’ka diagnostifikuar kurrë më parë në mënyrë të saktë një pacient? Atëherë pse duhet të besojmë ata që thonë se shumë shpejt ne do zhdukemi që këtu.

Sepse Nostradamusi s’e ka përmendur kurrë vitin 2012

Është besuar shumë se Nostradamusi ka parashikuar se bota do merrte fund në vitin 2012, çka koincidon me datën e Majave që parashikon dhe fundin tonë. Por në fakt, nuk ka asnjë vend ku Nostradamusi përmend vitin 2012 si fundin e njerëzimit mbi tokë, e madje nuk përmend as dhe ndonjë datë afër këtij viti.

Në fakt, parashikimet e tij shtrihen deri në vitin 3797, datë që duket mjaft larg nga koha në të cilën jetojmë.

Prapëseprapë, shkrimet e Nostradamusit janë aq të errëta sa gjithsesi është e vështirë të gjesh se ç’ka dashur të thotë. Pjesa më e madhe e tyre i referohen ngjarjeve të kohës kur ai ka qenë gjallë. /explorerunivers/
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #12 : Shkurt 25, 2010, 09:51:21 MD »

Teoritë më çuditshme të fundit të botës

Teoritë e fundit të botës duket se gëlojnë kohët e fundit.

E filmi 2012 që është shfaqur së fundmi në kinema i ka ndezur akoma më shumë fatalistët shpresëplotë. Por, cilat janë teoritë më të çuditshme të përfundimit të jetës në planetin tonë? Teoria e planetit misterioz X ka disa kohë që është zbuluar.

Supozohet që planeti X të jetë rreth 100 herë më i madh se toka dhe me një orbitë masive prej 3600 vjetësh. Dhe kur të afrohet nëpërmjet sistemi të brendshëm diellor mund të shkaktojë katastrofë kataklizmike në planetin tonë. Ai është aq masiv sa mund t’i kthejë polet e tokës në anë të kundërta, ose dhe të ndalojë rrotullimin e saj. Efekti serë është një prej gjërave, së cilës i jemi drejtuar.

Në disa dekada klima jonë mund marrë fund. Temperaturat mund të rriten me shpejtësi duke shkrirë akujt dhe duke e kthyer klimën e planetit tonë të krahasueshme me atë të Venusit. Të gjithë kemi njohuri për ngrohjen globale dhe në dhjet vjetët e fundit nuk ka pasur gazetë që s’ka shkruar diçka për të thuajse çdo ditë. Në botën ku jetojmë ne perceptojmë realen.

Ashtu si filmi “The Matrix” ne jemi vetëm simulim. Teoria Matrix pretendon se fakti që universi është i rregulluar në mënyrë aq precize për të ndihmuar jetën është një koincidencë astronomike. Marrim për shembull forcën brenda atomeve bërthamore.

Nëse forca brenda tyre bëhet vetëm pak më e shpejtë atëherë nuk ekzistojmë më. Siç dihet, ka shumë meshkuj dhe femra që nuk mund të sjellin në jetë fëmijë. Por numri i këtyre njerëzve po rritet akoma më shumë dhe me shpejtësi të frikshme. Specialistët kanë parashikuar se ky është një problem serioz për të ardhmen e specieve tona.

Një prej arsyeve të shterpësisë është ndotja. Një tjetër është se evolucioni ka vendosur se kush mund të ketë fëmijë dhe kush jo. Dhe rezulton se kjo është një zhdukje e avashtë e njerëzve. Kolapsi i vakumit të kuantit sugjeron se shkencëtarët do të shkatërrojnë planetin. Vitin e kaluar ishte në të gjitha lajmet dhe mendohej se vakumi i kuantit mund të shkatërronte planetin.

Në fakt ky është gabim, sepse ai nuk mund të shkatërrojë vetëm planetin, por gjithë universin. E mira është se vakumi i kuantit mund ta fshijë faqen nga vendi i saj në një sekond e shkatërrimi nuk do jetë i dhimbshëm. konstanteve, “konstantja e strukturës së përsosur” duke se po zmadhohet gjithnjë e më shumë. Kjo nxiti një debat masiv në fizikë, i cili vazhdon sot e kësaj dite, ndërkohë që ka të dhëna se konstante të tjera po lëvizin. Kjo do të thotë se universi mund të marrë fund.

Të gjithë yjet të shuhen në sekonda dhe gjithçka të errësohet. Shumë gjëra të çuditshme mund të ndodhin më pas.

Zhdukja është një prej teorive që vjen nga goja e zyrtarëve të lartë të Kombeve të Bashkuara, agjencive qeveritare dhe shkencëtarëve dhe është në disa raporte që asnjë njeri i thjeshtë s’mund t’i lexojë. Kjo thonë se në tre gjenerata bota do ketë një të tretën e popullsisë që ka tani. Dhe se do vijë duke u pakësuar. Nuk bëhet fjalë për një virus. As për ndonjë kometë.

Puna është se njerëzit nuk do kenë më fëmijë. Sepse me përmirësimin e kushteve të jetesës dhe teknologjisë nevoja për fëmijë do zhduket. Çështja e drithit mund të duket shumë idiote, por merret shumë seriozisht nga shkencëtarët.

Një ditë planeti jonë do mbulohet krejtësisht nga gruri. Ushqimi i vetëm do jetë buka. Drithërat do zënë vendin e çdo lloj të mbjelle tjetër dhe pyjet do kthehen në fusha të mëdha drithi e toka si pasojë do kthehet në një shkretëtirë të madhe pej drithi. Kjo për arsye se biologët besojnë se një ditë raca njerëzore do krijojë GM, nënën e të gjithë drithërave, e cila do i japë fund njerëzimit.

Teksa teknologjia bën progres gjithçka bëhet më e vogël. Shumë shpejt ne do hyjmë në mbretëritë e teknologjisë nano. Nanobotët do jenë robotë mikroskopikë të ndërtuar për të bërë çdo lloj detyre, veçanërisht në fushën mjekësore.

Ato do jenë në gjendje të rivendosin atomet dhe të bëjnë ujë nga rëra. Por e vetmja mënyrë për t’i bërë është të përdorësh nanobotët në mënyrë që ato të kopjojnë botën. Por nëse padashur një prej tyre flaket tutje, brenda 72 orësh çdo atom në tokë do jetë kthyer në Nanobot.

Rreziku nga planeti X

Teoria e planetit misterioz X ka disa kohë që është zbuluar. Supozohet që planeti X të jetë rreth 100 herë më i madh se toka dhe me një orbitë masive prej 3600 vjetësh. Dhe kur të afrohet nëpërmjet sistemi të brendshëm diellor mund të shkaktojë katastrofë kataklizmike në planetin tonë. Ai është aq masiv sa mund t’i kthejë polet e tokës në anë të kundërta, ose dhe të ndalojë rrotullimin e saj.

Efekti serë

Ky është një prej gjërave, së cilës i jemi drejtuar. Në disa dekada klima jonë mund marrë fund. Temperaturat mund të rriten me shpejtësi duke shkrirë akujt dhe duke e kthyer klimën e planetit tonë të krahasueshme me atë të Venusit. Të gjithë kemi njohuri për ngrohjen globale dhe në dhjet vjetët e fundit nuk ka pasur gazetë që s’ka shkruar diçka për të thuajse çdo ditë.

Matrix

Në botën ku jetojmë ne perceptojmë realen. Ashtu si filmi “The Matrix” ne jemi vetëm simulim. Teoria Matrix pretendon se fakti që universi është i rregulluar në mënyrë aq precize për të ndihmuar jetën është një koincidencë astronomike. Marrim për shembull forcën brenda atomeve bërthamore. Nëse forca brenda tyre bëhet vetëm pak më e shpejtë atëherë nuk ekzistojmë më.

Problemi i shterpësisë

Siç dihet, ka shumë meshkuj dhe femra që nuk mund të sjellin në jetë fëmijë. Por numri i këtyre njerëzve po rritet akoma më shumë dhe me shpejtësi të frikshme. Specialistët kanë parashikuar se ky është një problem serioz për të ardhmen e specieve tona. Një prej arsyeve të shterpësisë është ndotja. Një tjetër është se evolucioni ka vendosur se kush mund të ketë fëmijë dhe kush jo. Dhe rezulton se kjo është një zhdukje e avashtë e njerëzve.

Përplasja diellore

Xhuxhi i Kuq mund të shihet me sy të lirë. Me kalimin e kohës do bëhet më i dukshëm dhe një ditë do të na godasë. Jo në mënyrë direkte, por aq sa për të shkatërruar sistemin tonë diellor. Ose duke e shkatërruar krejtësisht nga graviteti ose duke goditur renë Oort. Reja Oort është një mbase e madhe pluhuri solar, akulli dhe shkëmbinjsh me përmasa planetësh. Mund të imagjinohet çfarë ndodh pas përplasjes.

Kolapsi i vakumit të kuantit

Kolapsi i vakumit të kuantit sugjeron se shkencëtarët do të shkatërrojnë planetin. Vitin e kaluar ishte në të gjitha lajmet dhe mendohej se vakumi i kuantit mund të shkatërronte planetin. Në fakt ky është gabim, sepse ai nuk mund të shkatërrojë vetëm planetin, por gjithë universin. E mira është se vakumi i kuantit mund ta fshijë faqen nga vendi i saj në një sekond e shkatërrimi nuk do jetë i dhimbshëm.

Rritja e konstanteve

Në vitin 2001 fizikanët zbuluan diçka të çuditshme. Një prej konstanteve, “konstantja e strukturës së përsosur” duke se po zmadhohet gjithnjë e më shumë. Kjo nxiti një debat masiv në fizikë, i cili vazhdon sot e kësaj dite, ndërkohë që ka të dhëna se konstante të tjera po lëvizin. Kjo do të thotë se universi mund të marrë fund. Të gjithë yjet të shuhen në sekonda dhe gjithçka të errësohet. Shumë gjëra të çuditshme mund të ndodhin më pas.

Zhdukja

Zhdukja është një prej teorive që vjen nga goja e zyrtarëve të lartë të Kombeve të Bashkuara, agjencive qeveritare dhe shkencëtarëve dhe është në disa raporte që asnjë njeri i thjeshtë s’mund t’i lexojë. Kjo thonë se në tre gjenerata bota do ketë një të tretën e popullsisë që ka tani. Dhe se do vijë duke u pakësuar. Nuk bëhet fjalë për një virus. As për ndonjë kometë. Puna është se njerëzit nuk do kenë më fëmijë. Sepse me përmirësimin e kushteve të jetesës dhe teknologjisë nevoja për fëmijë do zhduket.

Çështja e drithit

Çështja e drithit mund të duket shumë idiote, por merret shumë seriozisht nga shkencëtarët. Një ditë planeti jonë do mbulohet krejtësisht nga gruri. Ushqimi i vetëm do jetë buka. Drithërat do zënë vendin e çdo lloj të mbjelle tjetër dhe pyjet do kthehen në fusha të mëdha drithi e toka si pasojë do kthehet në një shkretëtirë të madhe pej drithi. Kjo për arsye se biologët besojnë se një ditë raca njerëzore do krijojë GM, nënën e të gjithë drithërave, e cila do i japë fund njerëzimit.

Hipoteza e “Grey Goo”

Teksa teknologjia bën progres gjithçka bëhet më e vogël. Shumë shpejt ne do hyjmë në mbretëritë e teknologjisë nano. Nanobotët do jenë robotë mikroskopikë të ndërtuar për të bërë çdo lloj detyre, veçanërisht në fushën mjekësore. Ato do jenë në gjendje të rivendosin atomet dhe të bëjnë ujë nga rëra. Por e vetmja mënyrë për t’i bërë është të përdorësh nanobotët në mënyrë që ato të kopjojnë botën. Por nëse padashur një prej tyre flaket tutje, brenda 72 orësh çdo atom në tokë do jetë kthyer në Nanobot. /explorerunivers/
Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.202 sekonda me 20 veprime.