psikologji.net
Korrik 24, 2014, 11:20:06 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Personaliteti dhe crregullimet shpirterore  (Lexuar 2369 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2982
8978.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« : Gusht 07, 2009, 04:27:40 MD »

 

PERSONALITETI DHE ÇRREGULLIMET SHPIRTËRORE   
Vlerësimi i personalitetit është me rëndësi të madhe në shumë fusha të psikologjisë. Personaliteti përkufizohet si modelet e dallueshme dhe të qëndrueshme të sjelljes dhe njohjes që karakterizojnë përshtatjen në jetë. Çdo matje e personalitetit duhet të jetë e vlefshme,e besueshme,e standardizuar dhe praktike. Vëzhgimi i sjelljes së një personi në situata të përditshme për një periudhë kohe mund të ndihmojnë në të kuptuarit e personalitetit

STRESI

Stresi është çdo gjë që ushtron kërkesa ndaj të cilave ne duhet të përshtatemi. Ai mund të shkaktohet prej rreziqeve fizike ose kërcënimeve psikologjike. Presioni ndodh kur përpiqemi shumë për të plotësuar kërkesat që ushtrohen mbi ne nga të tjerët dhe nga vetvetja. Ankthi është një ndjenjë e paqartë frike dhe shqetësimi për të ardhmen dhe shpesh është një reagim emocional ndaj stresit. Fakti se sa stres përjetojmë varet nga stresorët në jetën tonë,nga karakteristikat e personalitetit dhe nga aftësitë përballuese. Njerëzit që mësojnë se sjellja e tyre është jo efektive në arritjen e qëllimeve dorëzohen dhe përjetojnë paaftësinë e fituar për të ndihmuar veten.
psikologjia e shëndetit---synon të kuptojë ndikimet psikologjike në gjendjen shëndetësore të njerëzve. Përballimi i stresit i orientuar në zgjedhjen e detyrës përfshin zgjidhjen realiste realiste të problemit që shpie te stresi.

SJELLJA ANORMALE

Kur një individ nuk është në gjendje t'i përshtatet si duhet jetës së përditshme,ai vuan nga ndonjë çrregullim. Format më të lehta të sjelljes anormale quhet çrregullime të ankthit. Gjendjet anormale më të rënda përfshijnë depresionin dhe skizofreninë. Një person mund të quhet anormal në qoftë se ai ose ajo sillet në mënyrë të çuditshme në një formë që devijon në mënyrë të ndieshme nga norma. Një sjellje e tillë mund të shfaqet nëpërmjet iluzioneve (të besuarit në gjëra të paqena),halucinacioneve (ndjesi shqisore që nuk kanë lidhje me mjedisin e vërtet përreth), dhe frikës ose riteve të pazakonta që nuk i shërbejnë asnjë qëllimi të dukshëm.

ANKTHI

Zakonisht përkufizohet si një ndjenjë jo e theksuar frike dhe pasigurie. Ankthi mund të quhet si një frikë ndaj kërkesave që i bëhen një individi kur ai nuk e di me saktësi ç'janë këto kërkesa. Personi vetë,në përgjithësi,nuk ka një ide të qartë për arsyen e vërtet të ankthit .Në fakt prirja është për ta shmangur të menduarit për frikën,sepse një gjë e tillë veçse e shton atë. Te personi me gjendje ankthi shpesh zhvillohen sjellje të caktuara ritualistike, që e ndihmojnë për të ulur ankthin përkohësisht,por që në fakt i shtojnë problemet,sepse nuk i zgjidhin ato.

ÇREGULLIMET E GJENDJES SHPIRTRORE

Kur një person provon një prishje të theksuar të humorit dhe të ekuilibrit emocional atëherë mund të themi se ai person ka çrregullime të gjendjes shpirtërore. Kur emocionet qëndrojnë në një pikë të ulët gjatë gjithë kohës dhe ne humbasim interesin për jetën,kjo do të thotë se po kalojmë një gjendje depresioni. -Depresioni madhor-karakterizohet nga një gjendje e rënë shpirtërore dhe trishtim që shoqërohet me ndjenjën e fajit dhe te qenit i pavlefshëm. Depresioni mund të varrojë në mënyrë të dukshme nga pikëpamja e seriozitetit të gjendjes. Në formë të lehtë është normale që njerëzit të ndjehen depresivë, kur ata dështojnë në arritjen e një qëllimi,apo kur u vdes ndonjë i afërt. Njerëzit kalojnë në gjendje depresive kur ata kanë probleme në punë,probleme bashkëshortore,ose kur ndjehen të pazotë për diçka që duan të bëjnë. Simptomë tjetër mund të përfshijnë:prishjen e gjumit, rënien në peshë, këputjen, ndjenjën e fajit të kotë ose atë të qenit i pavlefshëm dhe mendimet rreth vdekjes dhe vetëvrasjes. Këto simptome shfaqen në një periudhë të paktën dy javore. Personat të cilët janë në depresion të thellë e përshkojnë veten e tyre,si të trishtuar dhe të pashpresë. Problemi më i madh i depresionit është mundësia për të kryer vetëvrasje.
 
syri3
Identifikuar

Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.112 sekonda me 21 veprime.