psikologji.net
Nntor 26, 2014, 05:48:07 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Tirana, hipotezat e një qyteti të hershëm  (Lexuar 782 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Tetor 31, 2008, 09:46:12 MD »


Zona rreth Tiranes se sotme, ka qene e banuar ne antikitet dhe vazhdimesi. Shume autore kane ngritur gjithnje hipotezen e ekzistences se "Tiranes se dikurshme". Sipas te dhenave, Xhamia e Vjeter nuk eshte ndertuar ne toke te virgjer, aq me teper qe kete gje nuk mund ta bente nje njeri i vetem ne nje fushe te shkrete. Por, Sulejman Pasha me hamine qe ndertoi, hodhi gurin e themelit te qytetit, i cili ne kuptimin klasik u be i tille ne kohen e Ibrahim beut, nipit te tij.

Legjenda e emrit

Barleti dhe Biemi permendin Tiranen ne veprat e tyre. Akoma me pare, ne nje dokument venedikas, qe mban daten 17 prill 1418, thuhet "Privilegj i Pjetrit i te ndjerit Domenik nga Tirana e Shqiperise". Ky sipas dokumenteve te mbledhura perben edhe dokumentin me te vjeter, i zbuluar deri me sot, ku emri Tirana permendet ne formen e tanishme.

Nga burimet e doreshkrimeve greke e latine te shekujve te pare te eres sone, mesojme se kjo treve quhej Theranda, qe vendasit e quanin "te ranat", "terana" dhe se fundi "Ran-desia", qe do te thote toke e formuar nga gerryerjet ujore me perberje ranore. Ne kete menyre, si pasoje e "depozitimeve ranore argjirore dhe materialeve te tjera te ngurta, qe zbrisnin dhe rrokulliseshin nga lartesite, ky vend u emerua me qarte nga banoret "Te ranat" (te renat), qe rrjedh nga pjesorja e foljes bie, e cila mbetet e ngire ne emrin "Te rana".

Sipas nje shpjegimi tjeter, krahina e Tiranes, qe shquhej ne prodhimin e qumeshtit, quhej keshtu qe ne kohen kur greket sundonin ne Durres. Latinisht "tyrosapo" greqisht "turos" do te thote "tlyn", djathe e keshtu rrodhi fjala Tirane. Ne Itali, Tirano eshte vendi i permendur per bulmet, ashtu si Tirana ne Hungari.

Themelimi i qytetit

Te gjithe autoret (vendas dhe te huaj) deri me sot, themelimin e qytetit te Tiranes, e lidhin me Sulejman Pashen dhe ndertimin nga ai te Xhamise se Vjeter. I vetem Z. Shkodra mbron tezen se themelimi i qytetit eshte me i hershem. Sipas tij, "fshati i Tiranes ishte futur tashme prej shume kohesh , ne rrugen e zhvillimit te tregut. Pra, zanafilla e tij, shkonte tej kufijve te dokumentit venedikas te vitit 1418, pra gati dy shekuj para ndertimit te Xhamise se Vjeter te Sulejman Pashe Bargjinit".

Gojedhena popullore thote se ketu ekzistonin dhe dy xhami te tjera me te vjetra te qytetit, ajo e Mujos dhe e Recit, te vendosura ne bregun e majte te perroit te Lanes rreth 400 metra larg nga Xhamia e Sulejman Pashe Bargjinit. Nga sa u tha me lart del se qyteti i Tiranes, ne formen dhe permasat e nje vendbanimi te vogel ekzistonte para vitit 1614, pra para versionit zyrtar te njohur deri tani, thekson Shkodra. Ne vitin 1575, permendet "fshati i Tiranes". Hahn dhe Hecquard tregojne se, perpara se Sulejman Pasha te ndertonte xhamine, Tirana ishte nje fshat me 15 shtepi. Ne te vertete, askush s'mund te thote ekzaktesisht se kur "Tirana mori trajtat e qytetit", aq me teper qe normalisht ky ka qene nje proces gradual dhe i vazhdueshem. Te viti 1614 shihet me teper akti simbolik i themelimit te Tiranes.

Sulejman Pasha

Shpesh te dhenat dhe faktet mbi te nuk perputhen. Nuk ishte nje "katundar modest". Sulejman Pasha ka qene nje njeri i shquar qe kaperceu shekuj dhe arriti ne trajten e legjendes ne ditet tona. Ne kohen e Zogut, vec xhamise, tyrbes mauzole qe ai kishte ne kryeqytetit, Sulejman Pasha quhej nje lagje e Tiranes dhe po keshtu quhej nje shkolle. Sot emrin e tij e mban sheshi (kryqezimi), prane vendit ku ishte xhamia qe ai ndertoi.

Xhamia e Vjeter

Sipas te dhenave, "Xhamia e Vjeter" eshte ndertuar ne vitin 1023 hixhri, nga Sulejman Pasha. Ne lindje dhe veri ajo ka nje portik. Minarja e ndertuar nga Ahmet Pasha, i biri i Sulejmanit, ze anen veriperendimore. "Hyrja e xhamise eshte nga Veriu. Veren atje nje Selvi shume te bukur prane nje pusi. Brenda portikut shihen dy varre, bazamentet e te cileve, kane dekoracione te pasura. Kater kolona, te cilat formojne rreshtin jugor, jane te pajisura me kapitele. Ne Jug te Xhamise gjendet tyrbeja e hijshme, ku ndodhet varri i Sulejman Pashes themeluesit", thuhet ne nje studim francez.

Xhamia bashke me varrin e Sulejman Pashes u kthyen ne nje fare mauzoleumi, te cilat u rezistuan shekujve, por u demtuan gjate Luftes se Dyte Boterore. Ajo lidhet me fillimin e qytetit. Dhe nese ne fushe ekzistonte ndonje qender e vogel e banuar (ose disa), Xhamia e Vjeter do te luante rolin e katalizatorit te zhvillimit, duke u bere berthama e qytetit te ardhshem, qe nje dite u be kryeqendra e Shqiperise.

Marre nga ATSH
Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.116 sekonda me 21 veprime.