psikologji.net
Nntor 27, 2014, 10:56:53 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Hemorroidet (Majaselli)  (Lexuar 21653 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Shtator 02, 2009, 07:02:08 MD »

Shenjat: Tension dhe kruarje ne anus,kohe pas kohe njolla gjaku ne jashteqitje.Ne rastin e nje tromboze shoqerohet me dhimbje te forta dhe nje ndjenje presioni ne zonen perreth anusit.

Grupet me te prekshme:

Majaselli vjen per disa aresye por me te rendesishmet jane:


* trashegimia,
* kapslleku,
* diarreja kronike,
* shtatezania,
* nje jete e ulur,
* disa sporte si:kalerimi,ciklizmi,
* ushqimet pikante (djegese);

Cfare duhet te besh?

Merr takim menjehere me mjekun.Shume njerez e lidhin njollat e gjakut ne jashteqitje me majasellin mirepo kjo i duhet nenshtruar ekzaminimeve mjekesore.Njollat e gjakut te shpeshta jane nder te tjera dhe shenja te kancerit ne anus ose te zorres se trashe.

*Mund ta zbutesh dhimbjen duke bere nje banjo ne vaske me uje te vaket.
*Keshillohet dhe nje pushim ne krevat.
*Ngrenja e ushqimit me fibra con ne prodhimin e nje jashteqitje me te holle.Ketu sugjerohet dhe marrja nje vaji parafine.
*Mundesh qe per te lehtesuar dhimbjet te marresh D6 me kokrra 3xne dite nga 5 kokkra per 2 deri 4 dite.

*Ilace te tjera: Aesculus - per majasell qe shoqerohet me dhimbje e therje si gjilpera i cili zbutet nga larja ne uje te vaket e acarohet nga larja ne uje te ngrohte.
Aloe - majasell qe shfaqet tek njerezit qe hane shume e qe shoqerohet me kruarje.
Arnica - majasell i cili kur preket eshte shume i acaruar (shume dhimbje)
Collinsonia - majasell theres e djeges i cili shoqerohet me gjakderdhje
Graphites - majasell me kapsllek e carje poshte
Hamamelis - majasell me ngjyre te zeze e qe acarohet me shume nga larja me uje te nxehte (duket se enet e gjakut po hapen)
Karbonat kaliumi - qendrimi mbi nje ulese te forte e zbut dhimbjen
Lachesis - majasell ngjyre mavi.
Melilotus - shfaqet tek femrat
Muriaticum acidum - majasell shume i acaruar
Paeonia - majasell i madh dhe i skuqur e cili shoqerohet me dhimbje kur rri ulur
Ratanhia - majasell me dhimbje,i shoqeruar me carje e me kruarje.

Cfare trajtimesh i behen ne pergjithesi:

Nje trajtim me krem qetesues dhe frenues te perskuqjes (inflamacionit) eshte ne me te shumten e rasteve i mjaftueshem.
Mirepo shkaku ne te vertete nuk eshte menjanuar por vetem sa eshte zbutur dhimbja.
Shpesh rekomandon mjeku antihistaminicum ose qetesues dhimbjesh oral dhe frenues te perskuqjes.
Preparatet me corticosteroide(hidrokortizon) japin nje lehtesim por duhet te perdoren jo me shume se tri jave.
Nese eshte formuar nje pucerr athere permes nje nderhyrje te vogel behet heqja e saj. Me pas jipen ilace te tjera.
Nese majaselli eleminohet atehere aty mbetet nje pjese e lekures e rrudhosur e cila nuk paraqet asnje problem.

Nderhyrja operative

Nese ankesat dhe shqetesimet persertiten here pas here atehere parashihet nje nderhyrje lokale.Shumica e tyre behen ne menyre poliklinike (nje injeksion qe te mpikse enet e gjakut,ngrirje,koagulim me rreze infra te kuqe) per raste te tjera me te acaruara athere duhet bere shtrimi ne spital permes te cilit behet heqja operative e majasellit.


Te pergjithshme:

*Kujdesu per nje higjiene vetjake te mire.Perdor ne vend te letres se tualetit me mire beje larjen me uje te vaket e me sapun jo te aromatizuar.
*Merr shpesh nje banje ne vaske me uje te vaket
*Menjano kapsllekun duke shkuar rregullisht ne tualet e ne nje moment te favorshem (pas ushqimit).Te pihet shume uje dhe lengje gjate dites.Ha rregullisht,mos ha shume ne nje kohe te caktuar,perdor ushqime me shume fibra ushqimore.Ha sa me pak ushqime pikante dhe gjysem te gatshme.
*Bej nje jete dinamike e shmang sportet qe te shkkatojne majasellin.

Sa per njohuri po te tregoj se qe nga viti 2001 ne SHBA perdoret nje metode moderne per trajtimin e majasellit ose e ashtuquajtura teknika PPH (procedure for prolapse and homorrhoidis).Kjo metode perdoret dhe ne Evrope dhe eshte shume efektive per eleminimin e tij.Me kete metode pas eleminimit te tyre behet rikthimi ne pune per 6 dite e se pas operimit nevojiten vetem 2 dite qetesues.

FSH
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #1 : Tetor 10, 2009, 08:48:13 PD »

Hemoroidet

Hemoroidet jane inflamacion i eneve te gjakut rreth anusit dhe pjeses se poshtme te rectumit(pjesa fundit e zorres se trashe),te cilat jane te zgjeruara nen presion njelloj si varicet e kembeve.eshte semundje e shpeshte tek te dy gjinite.Ne disa shtete i thone semundja e gjysmes sepse pothuajse gjysma e popullsise ne moshe mbi 50 vjec eshte e prekur,jane te shpeshta tek grate me barre.
shkaqet jane shtatezania,trashegimia,mosha,qendrimi gjate ulur,infeksionet anale etj.

ka te jashtme dhe te brendshme.te brendshmet fillojne afer fillimit te kanalit te brendshem,ndersa te jashtmet ne vrimen anale.
normalisht nuk jane te rrezikshme dhe nuk rrezikojne jeten e njeriut.zakonisht simptomat zhduken pas ca ditesh,normalisht ka njerez qe vuajn nga smundja dhe skane simptoma.
shenjat e atyre me hemoroide te brendshme jane gjak gjate defekimit,mund te dali dhe jasht anusit dhe behet edhe e dhimbshme.simptomat e hemorroideve te jashtme jane te ngjashme pervec dhimbje rreth anusit ngjeshmeri me e madhe rret saj etj.
kontrolli digitorektal nga mjeku e verteton duke pare inflamacionin e eneve per rreth.sepse hemorragjite mund te jene nga shume shkaqe sic mund ta marrim me mend.
mjekimi-rastet me te lehta mund te mjekohen duke konsum,uar sasi me te madhe lengjesh,suprash,ushqim te pasur me fibra.dhe ushqimi i rregullt ne kohe.mjekimi me kremra antihemoroidal dhe suposte te tilla eshte per te qetesuar dhimbjen dhe ulur enjtjen ose inflamacionin.Ndihmon shume larja me uje te ngrohte dhe te pastert duke qendruar ulur disa here ne dite.Ndonjehere e tille behet situata qe kerkon edhe nderhyrjen kirurgjikale,poashtu ka nje metode koagulimi me rreze lazer i hemoroideve .
mund te ndodhin komplikime sic eshte anemia ,nga eliminimi i hekurit nga organizmi nga hemorragjia.
Parandalimi-mund te parandalohet duke bere nje jete te rregullt ,ushqim te rregullt dhe te pasur me minerale,vitamina duke konsumuar me teper fruta.dhe duke iu larguar ushqimeve tip mc donalds.ose edhe konservuarave.mos perdorimi i alkoholit etj.
Besoj se do te jene te dobishme keto informacione. Shkruar nga miki_al2001 (FSH)

Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #2 : Tetor 10, 2009, 08:53:47 PD »

Hemoroidet janë prej sëmundjeve të anusit dhe rektumit. Këto janë portat e jashtme të sistemit boshatisë së trupit. Hemoroidet janë zgjerimi i venave hemoroidale në anus dhe të varurit e tyre duke marrë ngjyrë blu në të kuqe. Ndonjëherë mund të formohen tromboza brenda tyre duke shkaktuar dhimbje të forta dhe enjtje (edem). Por shenjat më të shpeshta janë hemoragjia me gjak në të kuqe të fortë dhe kruajtje. Zakonisht nuk janë të dhimbshëm.

Formimi

Shkaku kryesor është konstipacioni (kapslliku). Më pas mund të rradhisim kolitin, proktiti, infeksionet e zorrëve, alkooli, higjiena, zmadhimi i prostatat, qëndrimi i tej zgjatur në shtrat apo në këmbë, hipertensioni portal, miomë uteri, shtatzënia, kistet e overit, kolla kronike, mbipesha apo problemet e lindura të mureve të venave.

Llojet e hemoroideve

Së pari ndahen në të brendshëm dhe të jashtëm. Ato që janë nën vijën që ndan qelizart e anusit nga të zorrëve të trasha janë të jashtme dhe ato hemoroide që janë sipër kësaj vize quhen të brendshme. Shumica janë të brendshëm dhe kanë 4 gradë. Ka akut dhe kronik apo i thjeshtë dhe i komplikuar.

Grada e parë: Kur hemoroidi qëndron brenda dhe nuk shihet veçse me anoskop. Si shenjë ka vetëm hemoragji (pikon gjak). Zakonisht janë pa dhimbje, janë më të vogla se 1 cm dhe nuk preken me dorë.

Kurimi: Mund të lidhen ose mund të përdoret injeksioni i një lënde sklerozane apo me lazer mund të koagulohen. Ska nevojë për operacion. Zakonisht një diet e mirë, shplodhja e mjaftueshme dhe disa ilaçe si pomadat me kortizon ,kremrat e ndryshëm analgjezik(qetësues) apo banjo me ujë të vakët bëjnë dobi. Nëse ka infeksion mund të duhet antibiotik.

Grada e dytë: Gjatë shtrëngimit në banjë dalin dhe preken me dorë ndërsa kur ngrihet në këmbë futen vet brenda. Janë reth 1-3 cm dhe pa dhimbje. Kanë hemoragji sikur pikon. Shkaktojnë ameni dhe ndonjëherë mund të mos futen brenda. Edhe këtu kurimi është jo me operacion por si në shkallën e parë.

Grada e tretë: Dalin shpesh jashtë anusit dhe shoqërohen shpesh me tromboza kështu që janë të dhimbshme dhe të enjtura. Duhen të shtyhem me gisht që të futen dhe dalin përsëri. Megjithëse mund të bëhen operacion përsëri fillohet me metodat konservative. Më të përdorshme janë lidhja dhe koagulimi infrared (lazer).
Grada e katërt: Kur kapslliku bëhet kronik dhe hemoridet zgjaten jashtë anusit si në tualet ashtu edhe kur qëndrohet gjatë ulur. Janë vena të fryra, pa dhimbje dhe të qullura. Kanë hemoragji dhe probleme me ineksionet dhe pastërtinë e kësaj zone. Kur ulet dhe shtyp mbi to ndjen dhimbje.

Kurimi: Megjithëse disa përmirësohen me diet që pengon kapsllikun, me një disiplinë tualeti dhe me një higjenë të mjaftueshme përsëri tek disa raste mund të lind nevoja e kurave që zbatohen tek gradat e tjera. Por në shumicën e rasteve duhet bërë operacion.

Nëse nuk e përballojnë dot këtë për arsye të ndryshme atëherë gjithë jetën duhet të mbajnë diet me lëngje të bollshme dhe supra, me perime dhe fruta dhe të qëndrojnë larg çajit (kinez), kafes, kokakolës dhe ushqimeve pikante. Edhe sporti i rregullt ka shumë dobi. Largojuni ambienteve shumë të nxehta si sauna. Gjithashut duhet të pihet ujë i bollshëm gjatë ditës (1.5-2 litra).

Komplikacionet (ndërlikimet)

Si pasojë e hemorragjisë anemi, tension i ulët, këputje dhe zbehje. Si pasojë e plagëve dhe infektimit temperaturë. Strangulacioni: Fryrja dhe dalja jashtë anusit duke u kyçur aty dhe duke shkaktuar dhimbje si pasojë e trombozave brenda këtyre venave. Nuk futen brenda duke bërë të pamundur procesin e jashtëqitjes. Pengon aktivitetin ditor. Duhet kuruar me urgjencë.

Nga: Armando Jaupaj
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #3 : Qershor 25, 2011, 03:49:17 MD »

Shumë njerëz pas moshës 50 vjeçare provojnë kriza hemorroidesh. Ato shpesh shkaktohen nga shtimi i peshës apo kapsllëku kronik, por edhe shtatzënia mund të jetë shkaktar i shpeshtë i paraqitjes së tyre. Por shumë persona nënvleftësojnë efikasitetin e rregullave higjienike-dietetike, të cilat janë tepër të rëndësishme.

Tanja Turunxhieva,
nutricioniste


Hemorroidet, janë vena të zgjeruara në pjesën e anusit dhe rektumit. Ndonjëherë mund të formohen tromboza brenda tyre duke shkaktuar dhimbje të forta dhe ënjtje (edem). Por shenjat më të shpeshta janë hemoragjia me gjak në të kuqe të fortë dhe kruajtje.

Duhet të hani fibra dhe pini ujë

Mënyra e përshtatshme e ushqimit mund të ndihmoj në kontrollimin e ndezjeve dhe dhimbjeve tek hemorroidet. Fibrat janë të domosdoshme për tranzitimin e ushqimit në zorrë, çka do të thotë që në çdo vakt të hani zarzavate.

Konsumimi i bollshëm i ujit ndihmon në zbutjen e jashtëqitjes, me ç’rast ndihmon në zbrazje të rregullt dhe në mos ngacmimin e hemorroideve.

Në rast se keni problem me hemorroide, atëherë duhet t’iu shmangeni ushqimeve pikante (djegës), pasi që mund të jenë shumë irrituese. Përveç kësaj, dhimbja dhe ngacmimi mund të rriten edhe nga konsumimi i madh i lëngjeve dhe ushqimeve që përmbajnë kofeinë, siç janë kafeja, çokollata, coca-cola dhe kakao.

Përdorimi i një laksativi të butë
Tretësira yndyrore e vitaminës E (për përdorim të jashtëm) mund të ndihmojë në qetësimin e tyre, lubrifikon dhe favorizon çikatrizimin e plagës. Atë mund të aplikoni në vendin ku janë të paraqitura me anë të fashës apo pambukut. Disa persona mund të kenë reaksion alergjik në tretësirën yndyrore të vitaminës E. Duke pasur parasysh këtë fakt, është mirë që një herë të testoni një pjesë të vogël të pjesës së brendshme të dorës dhe të përcillni 24 orë paraqitjen e ndonjë reaksioni. Në rast se keni dhimbje apo gjakderdhje, atëherë duhet të paraqiteni tek mjeku.

Ushqimi i rekomanduar:
Drithërat integrale, fibrat (pemët, perimet dhe bathët (bishtajat, bizelja etj), konsumimi i bollshëm i ujit dhe largimi nga specat e djegës.

Shtimi i një luge të drithërave integrale të papërpunuara në shujtat tuaja tri herë në ditë mund t’ju ndihmoj në mirëmbajtjen e punës së zorrëve, por edhe shtimi i sasisë së ujit dhe perimeve ndihmojnë shumë.

Ata që përdorin fitoterapinë, mund të përdorin bimët e pasura me “flavonoide”, të cilat tonifikojnë venat dhe janë anti-inflamatore.

/Telegrafi/
Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.161 sekonda me 20 veprime.