psikologji.net
Korrik 30, 2014, 09:17:01 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: 1 ... 4 5 [6] 7   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Kuriozitete  (Lexuar 16719 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #75 : Prill 16, 2010, 11:20:52 PD »

16/04/2010 16:30

Titani ka jetë, por me erë të keqe…

Shkencëtarët kanë mbështetur edhe një herë hipotezën e ekzistencës së mikroorganizmave të gjalla në satelitin e Saturnit, Titan, por sipas një hipoteze të re, këto gjallesa nuk janë të përshtatshme për ambientin tonë.

Studiuesit e kimisë mendojnë se gjallesat jashtëtokësore mbartin me vete një erë jo të këndshme, së cilës vështirë se njerëzit mund t’i rezistojnë. Hipoteza është zhvilluar duke studiuar Titanin që është edhe sateliti më i madh i Saturnit.

“Jeta ka nevojë për materie në gjendje të lëngshme dhe nëse në Titan ka forma jete ato duhet të bazohen në metanin e lëngshëm dhe jo në ujë. Kjo do të thotë se përbërja e tyre kimike është shumë e ndryshme”, thekson kimisti William Bains.

Kjo hipotezë është mbështetur në pamjet që mori në vitin 2005 sonda “Huygens”, e cila fotografoi lumenj dhe liqene metani në sipërfaqen e Titanit. Temperatura mesatare e këtij sateliti është -180 gradë, ai është 2 herë më i madh se Hena jonë, ndodhet 10 herë më larg nga Dielli se Toka dhe të vetmet substanca të lëngëta në sipërfaqen e tij janë metani dhe etani.

“Molekulat në të duhet të jenë bazuar në elementë me varietet më të madh se molekulat tokësore. Ato janë edhe më të pasura kimikisht”, shprehet gjithashtu Bains. /tch/
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #76 : Prill 19, 2010, 04:13:54 PD »




Një 15-vjeçar nga provinca kineze Lianing pritet t’i nënshtrohet një operacioni, pasi posedon gjithsej 31 gishta nga 20 që kanë njerëzit normal. Numri i tepërt i gishtave të 15-vjeçarit vjen si pasojë e deformimeve gjenetike.

Mjekët e kanë ndjekur nga afër që prej moshës 5 vjeçare, kur tentoi t’i nënshtrohej një operacioni.

Disa nga gishtat e dorës janë të ngjitur me njëri-tjetrin, ndërsa ata të këmbës janë të gjithë të ndarë.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #77 : Prill 19, 2010, 04:16:41 PD »

* Elefantet e Afrikes kane vetem 4 dhembe me te cilat e pertypin ushqimin.

* Miza jeton vetem 14 dite.

* Po e bezdiset nje deve - ka shume mundesi te ju peshtyje ne fytyre.

* Qeni me i vogel ne bote eshte Chihuahua qe dmth "qeni i vogel ne qiell".

* 75% e shpezeve ngordhin perpara se te kene jetuar 6 muaj.

* Dhente jane permendur 45 here ne Bibel, dhite 88 here. Qente jane permendur 14 here dhe luanet 89 here, por macet shtepiake s'permenden askund ne Bibel.


- Gamilet kane 3 pale vetulla per t’u mbrojtur nga stuhite e reres.
- Shume Kavie nuk mund te mbyllin te dy syte njekohesisht.
- Degjimi i nje delfini eshte kaq i mprehte sa mund te degjoje nje tingull mbi 20 km larg.
- Kermijte mund te flene deri ne 3 vjet ne qofte se kushtet klimatike nuk jane te mira.
- Bletet kane 5 sy, 3 te vegjel mbi koke dhe 2 me te medhenj ne balle.
- Arinjte Polare jane te vetmit gjitare qe kane qime nen putra. Kjo i ndihmon te mos rreshqasin ne akull dhe mbron putrat nga temperaturat e uleta.
- Shume Elefante peshojne me pak se gjuha e nje Balene te Kalter.
- Pinguinet mund te kercejne gati 2 metra lart.
- Peshkaqeni i Bardhe mund te qendroje disa muaj pa ngrene.
- Xhirafat nuk kane korda zanore dhe komunikojne duke bere te vibroje ajrin perreth qafes se tyre te gjate.
- Nuk ekzistojne 2 zebra me te njejtat vija te zeza.
- Fluturimi i pules me i gjate i regjistruar ndonjehere eshte 13 sekonda.
- Ariu Brun mund te vrapoje shpejt njelloj sa nje kale.
- Kur nje kelysh xhirafe lind, bie nga nje lartesi prej 2 metrash pa pesuar asgje.
- Arinjte polare mund te notojne per me shume se 60 milje pa ndaluar.
* Ne Danimarke ka dy here me shume derra se sa njerez.

* Peshkaqenet kane imunitet te forte. Nuk semuren pothuajse kurre.

* Ne Amerike llogaritet te kete 54 milione qen, ndersa Parisi eshte qyteti qe ka me shume qen se sa banore.

* Ne Australi ka me shume se 150 milione dele, ndersa Australia ka vetem 17 milione banore. Ne Zelande te Re ka 4 milione banore dhe 70 milione dele.
« Ndryshimi I Fundit: Prill 19, 2010, 05:01:52 PD nga J@mes » Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #78 : Prill 19, 2010, 04:20:30 PD »

1 në 10 persona në botë jetojnë në ishull.


Në 1870 në Londër jetonin më shumë Irlandezë sesa në Dublin.


Mundësia për të të rënë rrufeja është 1 në 600,000


Rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plerave.


Gjysma e popullisë së botës është nën moshën 25 vjeç.


***

Kafeja, a të mban zgjuar?

Kafeja ekspres ose e mëngjesit nuk bën zgjimin "ose hapjen e syrit" sipas një studimi të studiuesve të Universitetit të Bristolit. Sipas ekspertëve kafeina lehtëson simptomat e mbylljes në vetvete ose të izolimit që krijohen gjatë natës, por nuk I bën njerëzit më vigjilentë ose më aktivë se normalja. Studimi I prezantuar në konferencën e Fondacionit të Ushqyerjes në Britani tregoi se vetëm njerëzit që kanë lënë kafenë prej kohësh mund të provojnë një ndryshim në vetvete nga kafeina. Por Shoqata e Britanike e Kafes shprehet se ata që e pinë rregullisht kafenë mund të ndiejnë më shumë efektin e kafeinës.


***

Shtetet ku më së tepërmi ka emigrant:

SHBA = 34,9 milion njerëz
Rusi = 13,2 milion njerëz
Gjermani = 7,8 milion njerëz
Ukrainë = 6,9 milion njerëz
Francë = 6,2 milion njerëz
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #79 : Prill 19, 2010, 04:22:23 PD »

Japan Tobbaco lançon cigaret pa tym



Prodhuesi japonez i cigareve paralajmëroi se në maj do të plasojë në treg cigaret pa tym “Zerostyle Mint”, të cilat kanë formën e cigareve të vërteta dhe mbajnë aromë duhani, por nuk do të kenë tym – kështu që duhanpirësit e papërmirësueshëm mund të kënaqen me to edhe në hapësirat ku është i ndaluar duhani.

Cigarja përbëhet nga mbajtësi në formë cigareje dhe mbështjellësi i cili përmban duhan të grirë, paralajmëroi “Japan Tobbaco Inc.”. Një përbërës i posaçëm shmang tymin të krijohet dhe mundëson duhanpirësit të kënaqen me erën e duhanit me përzierje të mentës.

Mbështjellësi i duhanit zgjatë deri në gjysmë dite ose një ditë, thonë përfaqësuesit e firmës, e cila prodhimin më të ri do ta shesë në pako me dy cigare për 300 jen (rreth 2 euro) ose me katër cigare me 400 jen (rreth 3 euro).
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #80 : Prill 19, 2010, 05:00:51 PD »

15 vendet me konsumin me te madh te alkoolit.


1. Luksemburgu
Konsumimi vjetor i alko0lit: 15.5 litra për banor
Konsumimi i birrës: 84.4 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç (birra); 18 (pijet e tjera alkoolike)

2. Franca
Konsumimi vjetor i alkoolit: 14.2 litra për banor
Konsumimi i birrës: 35.5 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç (birra); 18 (pijet e tjera alkoolike)

3. Irlanda
Konsumimi vjetor i alkoolit: 14.2 litra për banor
Konsumimi i birrës: 131.1 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 vjeç

4. Hungaria
Konsumimi vjetor i alkoolit: 12 litra për banor
Konsumimi i birrës: 75.3 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 vjeç

5. Çekia
Konsumimi vjetor i alkoolit: 11.8 litra për banor
Konsumimi i birrës: 156.9 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 vjeç

6. Spanja
Konsumimi vjetor i alkoolit: 11.5 litra për banor
Konsumimi i birrës: 83.8 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 vjeç

7. Danimarka
Konsumimi vjetor i alkoolit: 11.5 litra për banor
Konsumimi i birrës: 89.9 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 vjeç (vetëm në bare ka limite)

8. Portugalia
Konsumimi vjetor i alkoolit: 12.9 litra për banor
Konsumimi i birrës: 59.96 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç

9. Zvicra
Konsumimi vjetor i alkoolit: 11.2 litra për banor
Konsumimi i birrës: 57.3 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç (për birra); 18 (për pije të tjera alkoolike)

10. Austria
Konsumimi vjetor i alkoolit: 11.1 litra për banor
Konsumimi i birrës: 108.3 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç (për birra); 18 (për pije të tjera alkoolike)

11. Gjermania
Konsumimi vjetor i alkoolit: 10.5 litra për banor
Konsumimi i birrës: 116.8 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 14 vjeç (për birra); 16 (për verë); 18 (për pije të tjera alkoolike)

12. Anglia
Konsumimi vjetor i alkoolit: 10.4 litra për banor
Konsumimi i birrës: 99 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 vjeç

13. Belgjika
Konsumimi vjetor i alkoolit: 10.3 litra për banor
Konsumimi i birrës: 93 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç

14. Holanda
Konsumimi vjetor i alkoolit: 10.1 litra për banor
Konsumimi i birrës: 79 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç; 18 vjeç (për pije të tjera alkoolike)

15. Australia
Konsumimi vjetor i alkoolit: 9.8 litra për banor
Konsumimi i birrës: 109.9 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 vjec
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #81 : Prill 19, 2010, 05:03:55 PD »

Kryetari I njëzet amerikan, James Garfeald, ia dilte që njëkohësisht me njërën dorë të shkruante me alfabet latin kurse me tjetrën në gjuhën e vjetër greke.

Vaji I ullirit është një Lubrifikant (pastrues)i shkëlqyer i zemrës dhe i arterieve.

Konsumimi I tepruar I kafesë mund të çojë në rritjen e kolesterolit në gjak.

Kuajt mund te qendrojne deri ne 1 muaj ne kembe. (ndersa une di qe edhe kur flejne ato flejne ne kembe.)

Delfinet flene me nje sy hapur.

*Brenda nje viti ne bote harxhohen 50 miliarde aspirina.

*Gjuha eshte muskuli me i forte ne trupin tone.

*Krimbat mund te flejne deri ne tre vjet, dhe ciftezohen vetem njehere ne jete, ndersa ciftezimi mund te zgjase deri 12 ore.

*Raporti i madhesise se trurit ne proporcion me trupin ke delfinet eshte i njejte me raportin e madhesise se trurit ne proporcion me trupin ke njerezit. Prandaj delfinet llogariten si qeniet me intelegjente, pas njerezve. Keto kafshe perdoren ne Amerike per sherimin e femijeve me hendikep, por gjithashtu trajnohen edhe per qellime ushtarake, sic jane venia dhe zbulimi i minave nen uje. Mund te arrijne shpejtesine deri 50 km ne ore.

Prejardhja e emrit "tenis"
Fjala tenis eshte shkruar ne anglisht dhe anglezet e kane marre nga frengjishtja.Kur fillonte loja dhe njeri gjuante me rrakete para se topi te hidhej i thoshte kundershtarit:"tenez" qe do te thote:"mbaje".Anglezet i dhane fjales formen qe ka sot.

Shpikesi i telefonit

Uaston,hajde ketu,me duhesh.---Fjala e pare e transmetuar nepermjet telefonit nga shpikesi i tij,Aleksander Graham Bell qe therriste ndihmesin e tij,Uaston.Ai mori patenten e telefonit me numer 174465 ne vitin 1876.

Gjuhet e botes

Ne shoqerine e sotme njerezore fliten 2796 gjuhe te ndryshme.Ato ndahen ne 11 grupe kryesore dhe 50 grupe "gjuhesh te vogla".Njerezit qe flasin keto gjuhe perdorin rreth 8000 dialekte.

Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #82 : Maj 03, 2010, 04:11:37 PD »

Një mace ka mundur t’i mbijetojë një ageje të gjatë rreth 6 centimetra të futur në fytin e saj.

Padronët e Marley, 27 vjeçari Thomas Ward dhe bashkëshortja e tij Candi Carpenter, 23 vjeç, nga Streatham, në jug të Londrës, kanë vënë re se ajo kollitej në mënyrë të pakontrolluar dhe kanë vendosur ta çojnë në spitalin veterinar Blue Cross.

Vetëm pas një testi me rreze X është vënë re prania e ages.

Në këtë pikë Marley është operuar duke i nxjerrë agen me sukses. /tch/

Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #83 : Maj 04, 2010, 06:35:03 PD »

Saul Perlmutter dhe shkencëtarë nga NASA duan njëherë e mirë t’i bien për gjurme fuqisë misterioze që e përndan Universin. Në rast se Energjia e Errët vazhdon gjithmonë të rritet ajo madje do të shkëpuste edhe objektet që mbahen nga forca e rëndesës. Saul Perlmutter: ''Universi mund të zgjerohet, ngadalsohet dhe dikur të pësojë kolaps. Ose diçka edhe më me shumë gjasë, do të mund të zgjerohej gjithnjë e më shpejtë. Kjo mund të vazhdonte madje aq larg – këtë e quajmë „Big Rip“ – sa të shqitë vërtëtë çdo gjë e t’i copëtojë deri në grimca më të imëta të mundshme.''

E si mund t’i biesh në gjurmë një energjie për të cilën s’dimë gjë fare, s’dimë nga se përbëhet apo si funksionon? Shkencëtarët e kanë një plan: ata duan të dërgojnë në Gjithësi një satelit të pajisur më një çip me ultra-rezolucion. Ai do të na mundësonte të kapim imazhet e dallimeve të ndriçimit të supernovave shumë të largëta. Për herë të parë do të modelohen zona gjigante të Gjithësisë. Vetëm me zbulimin e një numri sa më të madh të supernovave të reja Perlmutter dhe ekipi tij mund të vërtetojnë forcën zgjeruese të Energjisë së Errët.

Me këtë mision shkencëtarët duan t’i përgjigjen pyetejs se çfarë lloj energjie fshihet pas kësaj force misterioze, e cila është aq e fuqishme sa të mund ta shkatërrojë Universin. Në Garching kanë mbërritur imazhet nga Very Large Telescope. Dr. Natascha Förster Schreiber dhe ekipi saj kanë goditur në shenjë. Ata me të vërtetë kanë zbuluar një glaktikë. Por diçka është e çuditshme: kjo galaktikë me emrin aspak spektakolar MS 1512-cB58 është shumë më e madhe seç duheshte në të vërtetë të jetë. Në vend që të jetë, ashtu siç pritet sipas terorisë aktuale mbi Universin shumë më e vogël, ajo në formë dhe perimetër është gati sa Rruga jonë e Qumështit.

Poashtu edhe galaktikat tjera, të cilat i ka studiuar ekipi kontrollit, pohojnë imazhin e habitshëm: ato kanë një formë spirale, sillen rreth boshtit të tyre dhe janë gjigante. Si është e mundur, që në një kohë relativisht të shkurtër pas Shpërthimit të Madh, ata të jenë zhvilluar kaq shumë? Dr. Natascha Förster Schreiber: ''Kjo ka qenë absolutisht e papritur. Këta janë vërtet sisteme gjigante. Duken tamam si Rruga e Qumshtit, dhe atë menjëherë pas Shpërthimit të Madh. Ne prisnim të gjejmë pjesë të vogla, por atë që shohim tani, është ata janë galaktika të pjekura, janë shumë të rënda dhe poashtu rrotullohen. Sipas teorisë, kjo nuk duhet të ishte absolutisht kështu. Për teorinë kjo tani është një sfidë e madhe. Duhet bërë edhe shumë punë për t’i kuptuar në hollësi këta objekte.''

Kozmologët kanë ecur mjaf larg, deri në cepat e Universit. Por atë ç’kanë gjetur atje i bën ata të dyshojnë në të gjitha teoritë e tyre. Energjia e Errët dhe Materia e Errët janë aq misterioze dhe, megjithë përpjekjete bëra mbeten kaq të pastudiuara, saqë gjithë dijen mbi Kozmosin e vënë sërish në pikëpyetje. Saul Perlmutter: ''Mbase ndonjëherë do arrimë në kufijtë, ku aftësitë tona të të kuptuarit do të duhet të jenë aq të mëdha, saqë për këtë do të duhej të kishim një tjetër tru për ta kuptuar botën që na rrethon.'' Çdo pjesë e Universit ka të kundërtën e saj. Dhe kështu, çdo përgjigje e mundshme mbi krijimin e botës, siç duket hedh një pikëpyetje tjetër!

http://www.3sat.de/hitec/magazin/120736/index.html
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #84 : Maj 04, 2010, 06:36:00 PD »

Ndërkohë që lexon këtë shkrim, diçka ndodh atje tej në atmosferën e Tokës, diçka që deri para pak kohësh as vetë shkencëtarët nuk do ta pranonin si mundësi. Një tunel magnetik hapet, me gjatësi prej 150 milionë km, duke lidhur kështu Tokën me Diellin. Tonelata të tëra grimcash të ngarkuara me energji të lartë do të vërshojnë mes kësaj hapjeje përpara se ajo të mbyllet sërish ndërsa ke mbërritur në fund të këtij shkrimi.

Ky proces hapësinor quhet "vërshim FTE" (Flux Transfer Event), thotë fizikani Dejvid Sibek, i Qendrës së Fluturimeve Hapësinore "Godard" në SHBA.

"Dhjetë vjet më parë, unë vetë isha pak a shumë i sigurt se kjo ishte e pamundur, por sot faktet janë të pamohueshme," - vazhdon shkencëtari.


Majtas, tufë-anijet matëse; Djathtas poshtë, simulim grafik i vërshimit të grimcave

Njëmend, sot Sibeku tregon para fizikanëve hapësinorë të mbledhur në "Plasma Workshop 2008", në Hantsvill të Alabamës, se vërshimet FTE jo vetëm që ndodhin në të rëndomtë, por madje dy herë më shpesh se sa mund të përfytyrohet.

Studiuesit e kanë ditur prej kohësh se Toka dhe Dielli duhet të kenë pasur njëfarë lidhjeje mes tyre. Fusha magnetike e Tokës që rrethon planetin tonë është plot me grimca të ardhura nga Dielli, të cilat mblidhen këtu falë erës diellore duke arritur të çajnë dhe mbrojtjen magnetike të Tokës. Në këtë rrugëtim ato ndjekin vijat e fushës magnetike që madje mund dhe të gjurmohen mbrapsht nga pozicioni pezull i planetit deri në atmosferën e Diellit.

"Përpara, mendomin se lidhja duhet të ketë qenë e pandërprerë dhe se era diellore mund të sillej në rrethinat tona planetare sa herë që frynte në Diell," - thotë Sibeku. "Por gaboheshim. Lidhjet magnetike të Tokës me Diellin nuk janë të pandërprera. Ato janë shpesh të shkurtra, buçitëse dhe mjaft energjike."

Pjesëmarrësit në mbledhjen shkencore kanë ravijuar mënyrën se si formohen vërshimet FTE. Në anën e Tokës ku është ditë, fusha magnetike e kësaj shtyhet kundër fushës magnetike të Diellit. Thuajse çdo 8 minuta, të dy fushat shkrihen shkurtimisht me njëra-tjetrën, apo më mirë "rilidhen", duke hapur kështu një tunel mes të cilit vërshojnë grimcat diellore. Tuneli merr trajtën e një cilindri magnetik të gjerë pak a shumë sa Toka.

Për studimin e dukurisë janë përdorur një miniflotë prej katër tufë-anijesh e Agjencisë Hapësinore Evropiane dhe pesë sonda "Themis" të NASA-s, të cilat kanë fluturuar mes cilindrave të lartpërmendur duke iu vendosur në rrethina. Ato kanë arritur të mbledhin të dhëna të mjaftueshme rreth këtyre tuneleve magnetike, duke iu matur përmasat si dhe grimcat që kalojnë ndër to.

Me anë të këtyre të dhënave teoricienët mund t'i simulojnë vërshimet FTE në sisteme kompjuterike për të parashikuar sjelljen e tyre. Fizikani hapësinor, Xhimi Rider, i universistetit të Nju-Hampshajërit paraqiti një simulim të tillë në mbledhjen e mësipërme shkencore. Ai pohoi para kolegëve se tunelet në fjalë prijnë të hapen mbi ekuatorin e Tokës dhe të përsillen mbi polin e saj dimëror. Në dhjetor vërshimet FTE sillen rreth polit të veriut, ndërsa në korrik, rreth polit të jugut.


NASA
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #85 : Maj 04, 2010, 06:42:13 PD »




Cambridge / USA – Më tepër se 175 vite kërkojnë Astronomët zgjidhje për errësimin parcial ( pjesërishëm ) të Epsilon Aurigae ( Almaaz ), një ylli në largësi prej 2.000 viteve drite. ?ka e bën këtë yll të errësuar, ka qenë deri më tani e panjohur. Mirëpo tash besojnë Astronautët që të kenë arritur në të dhënat e para për fenomenin mysterioz të yllit.

Epsilon Aurigae është një yll që ndërron pamjen me anë të mbulimit , drita dhe ndriçimi i yllit çdo 27 vjet ( 9892 ditë ) gati për dy vjet të sakta errësohet dhe mbulohet nga një objekt deri më tash i panjohur.

Për çfarë bëhet fjalë te kjo gjendje dhe kush është ky objekt, ka qenë e panjohur që nga koha kur u dallua ky fenomen. Pra nga vitti 1821 u zbulua nga një Astronom amator gjerman J.H. Fritsch dhe mbeti ashtu deri sot i pazbuluar.

Faza e parë e errësimit filloi në gusht të vitit 2009. Sipas parashikimeve ashtu i errësuar edhe do të mbetet Ylli Epsilon Aurigae tërë vitin 2010 dhe në vitin 2011 do të ndriçoj prap. Një projekt i „ National Science Foundation „ i mirëmbajtur nga grupi punues „ American Association of Variable Star Observers" (AAVSO) që përbëhet nga Astronautët dhe amatorët , kanë marrë përsipër që të nxjerrin fshehtësitë misterioze të këtij përcjellësi të yllit në fjalë.

Rezultatet e para tregojnë se ky objekt i errësuar është një yll, i cili është i rrethuar nga një disk materiesh ( shiqo foton ). Ky disk ka përafërsisht një diametër prej 4 pjesëve astronomike ( AE ose AU= Astronomical Unit ), pra sa katër herë largësia në mes Tokës dhe Diellit dhe ka një trashësi prej 0,5 AE. ( gjysma e largësisë Tokë – Diell ).

"Forma reale dhe përbërja e diskut gazor është deri tash e pazbuluar. Mirëpo ne shpresojmë që sa më shpejtë të kemi të dhëna të sakta mbi këto mistere“ Thotë shkencëtari Robert Stencel. (Nga Suhejbi)
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #86 : Maj 04, 2010, 06:45:10 PD »




Kali më i vogël në botë ndodhet në Britaninë e Madhe. Ai peshon 3 kilogramë, është i gjatë 35 centimetra dhe quhet Ajnshtajn.
Kafsha në miniaturë lindi në Barnstead të New Hampshire në datën 22 prill dhe mund të thyejë çdo rekord të vendosur deri tani. Masat janë më të vogla se ato të një fëmijë dhe sipas “Daily Mail”, kali ka lindur në “Tiz Miniature Horse Farm”, ku pronarët e quajtën si gjeniu i shkencës.
Në ndryshim nga kali tjetër i vogël Thumbelina, Ajnshtajni nuk tregon shenja të darvinizmit, ai është thjesht një kal në miniaturë.  /tch/
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #87 : Tetor 31, 2010, 07:35:50 PD »

Çdo 3 dite ne Amazone zbulohet nje specie e re

Specie spektakolare, te panjohura me pare, jane zbuluar dhe po zbulohen ne Amazone, gati 1 specie e re cdo 3 dite, sipas raportit te Fondit Boteror per Natyren (World Wildlife Fund - WWF) paraqitur nder te tjerash ne mbledhjen e rradhes se OKB-se, qe po zhvillohet keto dite ne Japoni. Ky raport terheq vemendjen per zhdukjen masive qe po ndodh, te specieve te ndryshme ne gjithe boten. Duke paraqitur shumellojshmerine e specieve ne Amazone, raporti thekson rendesine jetike per te mbrojtur biodiversitetin e planetit tone. Kryetari i WWF ne deklaraten e tij u fokusua ne faktin qe kjo larmi e Amazones eshte ne rrezik per shkak te shpyllezimit dhe krijimit te tokave per agrikulture, duke i rrembyer Amazones gati 17% te siperfaqes ne 50 vitet e fundit, baraz kjo gati me dyfishin e teritorrit te Spanjes. Eshte e rendesishme thekson Ruiz qe duhet te jemi te vetedijshem per faktin se cfare jemi duke humbur, nese nuk ndryshojme prespektiven e tanishme te asaj qe quajme zhvillim.

Sipas raportit, gjate periudhes 1999-2009, jane zbuluar rreth 1220 specie te reja kafshesh dhe bimesh. Nder to nje anakonde, 4 m e gjate, ne Bolivi, specia e pare e re e zbuluar e anakondave qe prej 1936, duke shenuar keshtu nje prej vetem 4 tipeve te njohura te ketij reptili. Ne nje total prej 55 specie reptilesh te zbuluar, dy jane "anetar" te Elapidaeve - familja e gjarperinjve me helmues ne bote, ku perfshihen kobrat dhe taipanet.
Jane zbuluar nje kaleidoskop bretkosash me ngjyra te ndryshme, duke perfshire 24 llojet e bretkosave te famshme helmuese dhe nje bretkose qe eshte gjys-transparente (translucent).
Nder 257 tipeve te peshqve te zbuluar ne lumenjte dhe liqenet e Amazones, ishte "golia" 'catfish' (kush e di si quhen ne shqip ) Nje e llojit te tyre, zbuluar ne Venezuele, ishte rreth 1.5 m i gjate dhe peshonte 32 kg. Mgjs dieta e zakonshme e tyre jane peshq te tjere, ka patur raste midis atyre qe jane kapur, te cilet kane patur mbeturina majmunesh ne stomakun e tyre.
Jane zbuluar te pakten 500 lloj merimangash, duke perfshire dhe nje lloj qe eshte e gjitha ngjyre kafe pervec nje pale "dhembeve" (fangs) qe ndricojne blu.
Ne 39 llojet e reja te gjitareve perfshihet nje delfin lumi ngjyre roze, shtate lloje majmunesh dhe 2 iriqesh.
Nder 637 specie bimesh te zbuluara perfshihen ato te llojit te lulediellit, zambakeve, etj. Amazona eshte banesa e rreth 40 mije lloj bimesh, diversiteti i te cilave eshte ''marramendes'', thuhet ne raport.

Ne saje te perpjekjeve per te shpetuar Amazonen, Brazili ka bashkpunuar me Fondin Boteror te Natyres, Banken Boterore dhe grupe te tjera per te krijuar zona te mbrojtura, qe ne 6 vitet e fundit kane perfshire rreth 37 milion hektar. Nje model bashkpunimi qe duhet ndjekur edhe nga shtetet e tjera per te rruajtur keto pyje tropikale.

Permbledhur nga

http://news.yahoo.com/s/afp/20101026...rsityamazonwwf












« Ndryshimi I Fundit: Tetor 31, 2010, 07:38:13 PD nga J@mes » Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #88 : Nntor 26, 2010, 08:49:17 PD »

Zbulim i ri në shkencën shqiptare nga Prof. Lulëzim Shuka

Tulipani shqiptar, Tulipa albanica (Liliaceae), një zbulim i ri për shkencën biologjike

Revista e njohur shkencore “Phytotaxa” në numrin e saj të radhës (Phytotaxa 10: 17–25 (28 Oct. 2010) , në artikullin ‘’Tulipa albanica (Liliaceae), a new species from northeastern Albania’’ :‘’ Tulipani Shqiptar -Liliaceae, një specie e re nga Shqipëria Verilindore’’, ka publikuar zbulimin e një lloji të ri tulipani në Shqipëri. Zbuluesit e kësaj specie janë Prof Ass. Dr. Lulëzim Shuka, pedagog i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës në bashkëpunim me Prof. Kit Tan, pedagoge në Institutin i Biologjisë në Universitetin e Kopenhagenit. Danimarkë.
Analizat gjenetike të këtij lloji të ri tulipani janë kryer nga Prof. Sonja Siljak-Yakovlev, departamenti i Ekologjisë në Universitetin e Parisit.
Autorët e kanë emërtuar këtë lloj të ri bimor: Tulipani Shqiptar ose Tulipa albanica (në latinisht) meqenëse kjo specie e re tulipani rritet vetëm në Shqipëri, në afërsi të fshatit Surroj të Kukësit, dhe si i tillë, përbën një lloj të ri endemik për vëndin tonë.
Në botë deri më tani njiheshin rreth 113 lloje tulipanësh dhe ky zbulim e rrit edhe me një numurin e llojeve të kësaj gjinie.
Në vendin tonë rriten rreth 23 specie bimore endemike me përhapje vetëm në territorin shqiptar. Lloji i fundit endemik bimor i zbuluar brenda territorit të vendit tonë është Manushaqia e Maleve të Vetëtimës (Viola acrocerauniensis) e gjetur nga Botanisti Gjerman Mayer, në vitin 1959-1961 dhe e publikuar nga bashkëkombasi tjetër, botanisti Erben, në vitin 1989.
Vendi ynë shquhet për llojshmëri të lartë bimore (me rreth 3250 lloje) dhe njëkohësisht për numrin e vogël të llojeve endemike, e krahasuar kjo me llojshmërinë bimore të vendeve fqinje.

Për artikullin e plote dhe foton perkatese referohuni në sitin
http://www.mapress.com/phytotaxa/con...10/pt00010.htm
Identifikuar


sweety heart
Anëtar i ri
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 67
583.00 Kredite

View Inventory
Send Money to sweety heart

beatiful girl


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #89 : Nntor 26, 2010, 09:17:28 PD »

shume mire ke bere qe ke shkruar shume kuriozitete .me ke ndihmuar shume sepse disa nga keto me duhen.flm
Identifikuar

-----------------------------------------
just dance, laugh, love, life!
----------------------------------------

Do ta dish nga vij? Nga nje vend qe quhet Shqiperi...
Nje vend qe shquhet per trimeri...
Aty ku gjaku nuk falet, por lahet para se te thahet..
Toka qe me dha emrin shqiptare e pa
Faqe: 1 ... 4 5 [6] 7   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.185 sekonda me 20 veprime.