psikologji.net
Nntor 23, 2014, 10:39:42 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1] 2 3 4   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Mjedisi në Shqipëri  (Lexuar 22871 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Shtator 16, 2009, 06:46:51 MD »

Shqipëria, vdekje rekord nga mjedisi

Studimi i OBSH-së e fut vendin tonë në grupin B të vendeve evropiane, në të cilat 13 mijë fëmijë 0-4 vjeç vdesin çdo vit nga ajri i ndotur

Elda Spaho

Shqipëria bën pjesë në vendet evropiane me vdekshmërinë më të lartë të fëmijëve për shkak të ndotjes së mjedisit. Pohimi i frikshëm vjen nga një studim i rëndësishëm prezantuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për kontinentin e Evropës, studim që u paraqit si ndër më kryesorët në 5 ditët e zhvillimit të Konferencës së katërt ndërministrore për mjedisin dhe shëndetësinë, në Budapest të Hungarisë. Ky studim është i pari në llojin e vet dhe tregon qartë me shifra atë që deri tani shkencëtarët, mjekët dhe njerëzit thjesht e hamendësonin: që ndotja e mjedisit ka lidhje direkte me rastet e shtuara të vdekjeve nga sëmundje të ndryshme. Studimi ka tronditur qeveritë e 50 shteteve evropiane pjesëmarrëse në konferencë, të cilat të premten e kaluar, nënshkruan një deklaratë ku planifikohen të gjitha mënyrat dhe hapat për ta pakësuar rrezikun që vjen nga keqtrajtimi i mjedisit.

***
Në të gjithë Evropën, në çdo tre vdekje fëmijësh deri në moshën 19 vjeç, njëra ndodh për shkak të ndotjes së mjedisit, ujit të papastër, plehrave, plagëve etj.. E thënë shkurt dhe pa doreza, 6 milionë vjet të shëndetshëm jete humben çdo vit nga ndotja e mjedisit. Ky ka qenë njëri nga përfundimet e studimit shkencor, që ka tronditur qindra pjesëmarrës në konferencën e Budapestit, motoja e së cilës kësaj here ishte “E ardhmja për fëmijët tanë”. “Nuk ka më asnjë dyshim që ndotja e mjedisit është përgjegjësja e vetme për rastet e shtuara të kancereve të fëmijëve, alergjive dhe vdekjeve të shtuara të tyre në Evropë” pohuan shumë shkencëtarë dhe mjekë gjatë diskutimeve të tyre.
Studimi i OBSH-së e ndan Evropën në tre zona, sipas shkallës së tyre të ndotjes dhe vdekshmërisë për shkak të mjedisit jo të pastër. Në Evropën A bëjnë pjesë në përgjithësi vendet më të zhvilluara të Evropës, të cilët kanë kohë që i kushtojnë vëmendje krijimit të zonave të gjelbërta dhe ligjeve të forta të mbrojtjes së mjedisit si Anglia, Gjermania, Franca, Italia etj., por për fat të keq, ato kanë rastet më të shumta të vdekjeve të adoleshentëve, për shkak të aksidenteve rrugore. Në Evropën B, ku bën pjesë edhe Shqipëria, futen vende që kanë probleme të mëdha me ndotjen e ajrit, si jashtë ashtu edhe brenda shtepisë si dhe me ujin e papastër. Kurse në Evropën C, që është edhe grupimi më i vogël, futen vende mesatarisht të zhvilluara, që problemin më të madh në lidhje me mjedisin dhe vdekjet e fëmijëve, e kanë nga helmimet dhe mbytjet.

***
Më shumë se 13 mijë vdekje në vit, për fëmijët e moshës 0-4 vjeç ndodhin në Evropë vetëm për shkak të ndotjeve nga ajri i rrugës, jashtë shtëpisë. Pjesën dërrmuese të tyre e zënë vdekjet në vendet e Evropës B, ku bën pjesë edhe Shqipëria. “Në këto vende, 10 000 foshnje nga 0-4 vjeç ose 7.5% e të gjitha vdekjeve për këtë moshë, ndodhin për shkak të ndotjes së ajrit”, thuhet në studimin e OBSH-së. Tre mijë vdekje të tjera, po në këtë grupmoshë, ndodhin në vendet e Evropës C dhe thuajse asnjë rast në përqindje nuk shënohet në vendet më të zhvilluara të Evropës, që bëjnë pjesë në grupin A.
Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë sonë të Mjedisit, bërë publike nga ‘Shekulli’, 8 muaj më parë, Shqipëria ka ajrin më të ndotur në Evropë dhe çdo shqiptari që banon në Tiranë, i takon të thithë rreth 50 kilogram pluhur në vit. Vendin e dytë e zë rrethi i Elbasanit, i cili pluhuroset nga tre gjigantë industrialë: Darfo, Kurum dhe ECF. Por në ministrinë shqiptare të Shëndetësisë dhe në spitalet tona nuk gjenden shifra për pasojat e mjedisit mbi jetën e njerëzve. Dyshimet janë të mëdha, por deri tani nuk kanë dalë të dhëna mbi vdekshmërinë e njerëzve për shkak të ndotjes, edhe pse ajri që thithet në Shqipëri është rreth 10 herë më i ndotur se normat e lejuara evropiane.
Sëmundjet që shkakton ai tek fëmijët 0-19 vjeç, sipas studimit prezantuar në Budapest janë infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, astmës, lindjet e bebeve nën peshë (për këtë pati një studim të veçantë që nxirrte se gratë shtazëna që jetojnë në zona të ndotura kanë shumë herë më tepër mundësi të lindin fëmijë në peshë shumë të vogël), dhe përkeqësime të mushkërive.
Por Shqipëria renditet gjithsesi edhe në listën e vendeve me vdekshmëri më të lartë për shkak të ajrit të ndotur brenda shtëpisë, i cili shkakton astmë dhe infeksion të trakesë. Gazi për ngrohje dhe gatim solucionet e shumta për të larë e pastruar dyshemenë, djegia e plastmaseve dhe mjeteve plastike nga të varfërit për t’u ngrohur kur nuk kanë dru apo energji, këto janë vetëm disa nga shkaqet e ndotjes brenda shtëpisë që dërgojnë në varr më shumë se 10 mijë fëmijë të moshës 0-4 vjeç, në Evropë. “Më shumë se 90 % e këtyre vdekjeve ndodhin në vendet që i kemi klasifikuar si Evropa B, në të cilat në dy të pestat e rasteve përdoren për gatim e ngrohje karburantet e forta”, thuhet në studim.
Specialistë të ndryshëm shqiptarë kanë theksuar gjithmonë faktin se gazi që importohet nga Shqipëria për t’u përdorur në shtëpi është përgjithësisht i cilësisë së keqe, me erë të rëndë, që shkakton dhimbje të forta koke. Pas studimit të OBSh, më e pakta që mund t’u thuhet prindërve shqiptarë është t’i mbajnë larg gazit fëmijët dhe të sigurohen që të blejnë bombula të përshtatshme.

***
Lajme të mira nuk vijnë as nga fronti i ujit të pijshëm, ku shqiptarët kanë sërish shortin e dhimbshëm të jetëve të humbura. Evropa C, ku është klasifikuar Shqipëria, humb çdo vit 11,000 fëmijë të moshës 0-14 vjeç vetëm për shkak të problemeve shëndetësore që lidhen me ujin e papastër. Diarreja, në të gjitha llojet dhe format e saj, është rikthyer vrullshëm në dhjetëra vende dhe në Shqipëri, pikërisht atëherë kur mendohje se vdekjet për shkak të saj ishin vënë nën kontroll. Por shifrat janë të pamëshirmeshme. “Rreth 3.5 % e të gjitha vdekjeve të përvitshme tek fëmijët 0-14 vjeç ndodhin vetëm për shkak të ujit të ndotur, papastërtive dhe mungesës së higjenës”, thuhet në studim.
Problemet e ujit të pijshëm në Shqipëri janë kthyer në një makth të vërtetë qysh prej vitesh. Tubacionet e vjetra të ujësjellësave dhe urbanizimi i shpejtë i vendit kanë bërë që ndërhyrjet dhe çarjet në rrjet të shtohen shumë, duke ndotur rëndë ujin e pijshëm. Vetëm në Tiranë, sipas statistikave të Shoqatës shqiptare të konsumatorëve ka 250 mijë kryqëzime të ujërave të zeza me ato të bardha. Por kryeqyteti nuk është i vetmi i rrezikuar sepse shifra të ngjashme janë raportuar gjithandej. Rreth një vit e gjysmë më parë, qyteti i Laçit përjetoi një epidemi verdhëze, për shkak të papastëritsë së ujit të pijshëm. Dhjetëra fëmijë përfunduan në spital.

Euro A
Austria
Belgjika
Britania e madhe
Kroacia
Republika Çeke
Danimarka
Finlanda
Franca
Gjermania
Greqia
Islanda
Irlanda
Italia
Luksemburgu
Malta
Monako
Hollanda
Norvegjia
Portugalia
San Marino
Sllovenia
Spanja
Suedia
Zvicra

Euro B
Shqipëria
Armenia
Azerbajxhani
Bosnja dhe Hercegovina
Bullgaria
Gjeorgjia
Kirgiztani
Polonia
Rumania
Serbia dhe Mali i Zi
Sllovakia
Taxhikistani
Maqedonia
Turqia
Turkmenistani
Uzbekistani

Euro C
Bjellorusia
Estonia
Hungaria
Kazakistani
Latonia
Moldavia
Federata Ruse
Ukraina




28/06/2004


shekulli
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #1 : Shtator 16, 2009, 06:49:10 MD »

Ndotja, vdesin 17 foshnja në 1 000 në vit

Sipas statistikave të nxjerra nga Qendra Rajonale e Mjedisit, vetëm nga ndotja e ajrit vdesin çdo vit 17 foshnja në 1 000


Ndotja e ambientit ka një ndikim shumë negativ në shëndetin e foshnjave sa që në shumë raste ka shkatuar dhe vdekjen e tyre. Kështu, në një konferencën e mbajtur dje nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) me temë "Një mjedis më i mirë për fëmijë të shëndetshëm", u bë e ditur se 17 foshnja në 1 000 vdesin nga ndotja e ajirit në vendin tonë. Ndërkohë që në botë vetëm nga kjo ndotje vdesin më shumë se 5 milionë fëmijë në vit. Kjo çështje është pranuar si një prej katër problemeve më shqetësuese të botës, siç janë paqja, çarmatimi dhe uria. Duket se më të ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit dhe ujit janë fëmijët që jetojnë në varfëri. Organizmi i dobët dhe trupi në zhvillim e sipër kanë bërë që fëmijët të jenë më të predispozuar ndaj ndotjes dhe të preken të parët nga sëmundjet prej ndotjes. Niveli i lartë i ndotjes së mjedisit shkakton dëmtime të rrugëve të frymëmarrjes si dhe kancere, që këto kohë shënojnë tendencë në rritje, por dhe sëmundja e alergjisë dhe astma tashmë shënon rekord te fëmijët në vendin tonë.


Masat
Ndërkohë, ndër masat që priten të merren nga Ministria e Mjedisit për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit do të jetë vendosja e taksave më të larta për makinat që nuk përdorin benzinë, vendosja e detyruar e pajisjeve për minimizimin e emetimit të gazrave si dhe vendosja e masave për reduktimin e fluksit të makinave në zonat më problematike. Ndër masat e tjera që do të merren për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit do të jetë dhe rishikimi i nivelit të taksës për firmat e ndërtimit për sa i përket pastrimit dhe larjes e rrugëve nëpër të cilat ato transportojnë materiale inerte. Duhet thënë se këto janë faktorët kryesorë të cilët kanë sjellë ndotjen e ajrit në vendin tonë, i cili është më i ndoturi në Europë.


Shkaktarët e ndotjes së ajrit
Numri i madh i makinave që qarkullojnë në Tiranë është një ndër burimet kryesore të ndotjes së ajrit në qytet. Pjesa më e madhe e këtyre makinave ka 5-10 vjet që ka kaluar nga viti i prodhimit dhe pjesa më e madhe e tyre punon me naftë. Një tjetër burim ndotje është dhe sektori i ndërtimit. Ky sektor është burim ndotjeje jo vetëm për Tiranën, por dhe për qytetet e tjera. Ndërtimi nëpërmjet transportit të lëndëvë inerte ndot rrugët nëpër të cilat kalojnë mjetet. Po ashtu ndërtimi ndot edhe zonën ku ndërton nëpërmjet shpërndarjes së inerteve rreth terrtorit të ndërtimit. Niveli më i lartë i ndotjes është në Tiranë pasi edhe numri i ndërtimeve aty është më i përqëndruar se në qytete e tjera.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #2 : Shtator 16, 2009, 06:52:31 MD »

Shakaja e fundit mbi mjedisin
Ardian Klosi, gazeta Shekulli

Emerimi i me i fundit i kryeministrit te rizgjedhur Berisha ne postin e ministrit te Mjedisit nuk mund te quhet ndryshe pos shaka, nje shaka e hidhur me opinionin publik, me drejtesine shqiptare dhe me vete mjedisin: ministri i ri i mjedisit do te quhet Fatmir Mediu.
Vetiu eshte e veshtire ne kete fushe zgjedhja e nje personi i cili do te kenaqte palet, pra politiken me njeren ane dhe opoziten e saj me anen tjeter, qe ne kete rast perfaqesohet nga shoqatat e ndryshme mjedisore, individet e angazhuar me ceshtje te mjedisit, ne pergjithesi gjithe ato pjese te popullsise shqiptare te shqetesuara me gjendjen ekologjike te ne.
Ne rastin e Shqiperise veshtiresia theksohet nga dy realitete qe perfaqesohen me keq se ndoshta ne te gjitha vendet e tjera ish-komuniste: se pari, shkaterrimi i mjedisit ka perparuar ne menyre galopante ne disa aspekte si pasuria pyjore e vendit, vija bregdetare e ne pergjithesi resorset turistike, deri ne ngushtimin e hapesirave jetike brenda qyteteve tona dhe degradimin e periferive te tyre.
Se dyti, levizja mjedisore vazhdon te mbetet embrionale ne Shqiperi, shoqatat dhe individet e ndryshem te angazhuar ketu ose jane te pafuqishem, ose te pakoordinuar, ose pa ndikim te fuqishem ne shoqeri. Per rrjedhim jane edhe te paperfaqesuar politikisht dhe nuk kane ende nje parti te tyren me autoritet.
U tentua per njefare kohe qe te mbeshtetej nje Agjenci kombetare e Mjedisit, por shume shpejt doli se kjo ishte thjesht nje zedhenese e administrates dhe nuk mund te perfaqesonte asnjelloj oponenti te besueshem qe disi do ekuilibronte vendimet qeveritare qe prekin mjedisin. Atehere u hoq dore nga nderlikime te tilla dhe gjithe oponenca e mundshme ne keto vendimmarrje i kaloi ministrise se Mjedisit dhe ministrit perkates.
Duket paradoksale qe nje qeveri te perfshije nje oponence ne gjirin e saj, por ne nje vend demokratik kjo s'perben cudi, ndaj dhe eshte e zakonshme qe qeverite e vendeve perendimore marrin ne sektore te tille personalitete te fushes sikurse presidenti Obama nje mbajtes cmimi Nobel.
Pra ne parim do ta pranonim si zgjidhje, ne mungese te nje partie ekologjike parlamentare, qe kryeministri te afronte ne postin e ministrit te Mjedisit pse jo dhe nje kundershtar te projekteve te tij te meparshme ne kete fushe.
Jo per demagogji ndaj publikut, por per hir te punes, per hir te gjendjes se rrezikuar ku ndodhen nje numer i burimeve natyrore te vendit dhe vete atij qe quhet zhvillim i qendrueshem.
Kush nuk do ta pershendeste, themi, nje njeri si Xhemal Mato, kaq te angazhuar e kaq te ditur ne ceshtje te mjedisit, si minister te kesaj fushe?
Te na ndjeje lexuesi qe folem deri ketu per nje kryeminister ideal e per nje minister ideal. Kryeministri real i vendit eshte Sali Berisha.
Eshte ky kryeminister qe para zgjedhjeve te 2005-s i premtoi popullit te Vlores se do t'ua largonte TEC-in nga zona e plazhit, por pastaj e inauguroi ate ne menyre festive pikerisht ne plazhin dhe sitin historik te Triportit, bashke me Petroliferen, pasi i kishte futur ne burg drejtuesit e Alences per Mbrojten e Gjirit te Vlores dhe share gjithe levizjen si marksiste e antiglobaliste; eshte ky kryeminister qe po e mbjell gjithe ultesiren e Shqiperise veriore me fabrika cminentoje dhe deklaron me cinizem se „Shqiperia ka uri per cimento" kur te gjithe e dine se uria eshte e miqve te tij italiane; eshte ky kryeminister qe mburret se do te jape licenca per 400 hidrocentrale, qe ia dhuron Karaburunin nje firme siciliane per ta mbjelle me mullinj ere etj. etj...
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #3 : Shtator 16, 2009, 06:56:01 MD »

Largohen nga Bajza 18 ton pesticide
Gazeta Shqiptare

Merr fund “odiseja” e pesticideve toksike ne Bajze. Paraditen e djeshme eshte bere dhe largimi perfundimtar i tyre nga stacioni hekurudhor. Behet fjale per 18 ton lende te rrezikshme, te cilat u vendosen ne kete zone qe ne vitin 1992. Ka qene nje projekt i perbashket i qeverise holandeze ne bashkepunim me PNUD-in dhe qeverine shqiptare, qe ka nisur qysh ne shkurt te vitit 2008 dhe synon pastrimin e plote te zones. Mesohet se fondi i dhene nga qeveria holandeze eshte 2 milione euro. Pesticidet toksike do te dergohen ne Angli, ku dhe do te behet asgjesimi.
Largimi i pesticideve
Ne stacionin hekurudhor te Bajzes dje u be ambalazhimi i 18 ton pesticideve. Nga keto, 12 ton jane pesticide toksike dhe 6 ton mbeturina lekurash me ndotje toksike. E gjithe kjo sasi e ambalazhuar eshte nisur drejt Anglise. Ndonese tani zyrtarisht zona mund te konsiderohet e paster, realisht pasojat e lendeve kimike jane me se te dukshme. Specialistet e huaj qe kane marre pjese ne kete projekt kane pohuar se tashme zona mund te konsiderohet e paster, pasi mbetjet jane larguar plotesisht. Por nuk jane dakord me kete pohim banoret e zones dhe punonjesit e stacionit hekurudhor te mallrave ne Bajze.
Ndotja
Luigj Isufi, njeri nga punonjesit e stacionit hekurudhor tregon se pasoje e ketyre mbetjeve toksike jane semundjet qe ka ne trup. “Vuaj nga tri semundje. Per cdo muaj me duhen te pakten 4 mije leke per ilace. Problemet e frymemarrjes dhe te tjera probleme shendetesore nuk me lejojne te largohem as 25 minuta larg qendres shendetesore. Kush do te pergjigjet per ne? Si une jane dhe pese punonjes te tjere te stacionit”, - thote Isufi. Ai tregon se mbetjet toksike kane qendruar aq shume ne kete zone, saqe eshte shume e veshtire te pastrohet. “Nje pjese e mbetjeve kane qene te lengshme me bidone, ndersa te tjerat kane qene me thase. Pas kaq vitesh bidonet jane demtuar, jane derdhur mbetjet e lengshme, thaset jane demtuar. Banoret e zones pa ditur rrezikun qe u kanosej, kane marre bidonet dhe i kane perdorur ne shtepite e tyre. Per pasoje nje numer i madh i banoreve jane prekur nga semundje kanceroze”, - sqaron Luigj Isufi. Ne fakt banoret e zones kane kerkuar me dhjetera here largimin e mbetjeve toksike, kane protestuar pasi toka rreth zones nuk jep me asnje prodhim bujqesor. Ata kerkojne qe shteti te marre masa per rimekembjen e zones.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #4 : Shtator 16, 2009, 06:57:42 MD »

Shqiperia, haleja e Italise!

Prapaskenat e marrëveshjes së italianëve në Shqipëri

Vendi ynë i zë kutotat e lira mjedisore me projekte italiane, ndërkohë që mund t’i shiste në treg.

Shqipëria paguan faturën mjedisore të Italisë !

Italia ka nevojë për të ulur emetimet e CO2-shit, për të arritur objektivin e Protokollit të Kiotos.

Interesi i Italisë në projektet energjetike që do të ndërtohen në Shqipëri, nuk lidhet ekskluzivisht vetëm me sigurimin e energjisë, ku pjesën më të madhe të saj ajo e importon, por edhe me një faktor kyç, siç është mjedisi. Italia, si vend anëtar në Protokollin e Kiotos, është e angazhuar të ulë niveli e emetimit të gazrave në atmosferë.

Madje, objektivi i vënë nga ky Protokoll në vitin 1997, e detyron Italinë të bëjë një shtrëngim, për ta ulur këtë nivel 6.5 përqind më poshtë se niveli i vitit bazë 1990, për vitet 2008-2012. Por, ulja e këtyre niveleve për Italinë, nuk do të kalojë pa dhënë efekte në ekonomi dhe punësim dhe blerjen në miliarda euro të krediteve të karbonit. Vetë shteti italian ka ndërmarrë një sërë programesh dhe masash për të përmbushur objektivin e këtij Protokolli.

Një studim i bërë nga “Global Inside”, në vitin 2003 mbi impaktin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje nga Italia, si dhe reduktimit shtesë të emetimit të gazrave, ku citohet se vlerësimet janë strikte të autorëve, jep një panoramë të qartë me atë që mund të përballet shteti përtej Adriatikut. Qeveria italiane ka publikuar një plan veprimi mbi ndryshimin e klimës.

Sipas studimit, për të përmbushur objektivin e Protokollit të Kiotos, Italisë do t’i duhet të reduktojë emetimet e gazrave me 17% nga ato që ka projektuara aktualisht nga qeveria në Trend Case-in e saj. “Plani i publikuar nga Italia paraqet një sërë hapash, që janë ndërmarrë nga qeveria.

Këto veprime, përfshirë edhe mbështetjen tek importet e gazit natyral dhe energjisë elektrike, janë parashikuar të arrijnë në 43% të reduktimit të kërkuar të gazrave, gjatë periudhës së parë buxhetore 2008-2012”, - shkruhet në studimin e Global Insight. Pra, një nga aryset themelore pse kompanitë italiane nuk ndërtojnë dot në vendin e tyre, lidhet ngushtë me masat e ndërmarra nga kjo qeveri për të arritur objektivat e Protokollit të Kiotos.

Duke ndërtuar në bregdetin shqiptar, në Vlorë e Fier, termocentrale, uzina rigasifikimi, etj., ato bëjnë që ky vend mos të rëndohet më me nivele të larta emetimi të CO2-shit. Por, fatura na kalon ne, megjithëse që nga dhjetori i vitit 2004, kemi aderuar vetë në këtë Protokoll. Praktikisht ,Shqipëria kthehet në një shkarkues barre mjedisore e Italisë. Ky shtet do të ketë nevojë për blerje kreditesh, për të plotësuar nivelet e saj dhe sipas parashikimeve të Global Insight, mund të jetë e detyruar të blejë nga një deri në 20 miliardë euro çdo vit, deri në 2025-n.

Ndërsa Shqipëria, e cila mund të hyjë pas vitit 2010 në tregun e shitje-blerjes së kutova të krediteve të karbonit, po pakëson shanset për të shitur. Pra, vendi ynë, jo vetëm që nuk do të ketë mundësi për të shitur kutoa të lira, por këto kuota i ka falur me rritjen e ndotjes që do të sjellin këto investime.

Nivelet e CO2-shit

Në vitin 1990, i cili është marrë si vit bazë, Italia shënoi 521 milionë ton CO2, në vitin 2000 kjo vlerë është rritur në 546.8 dhe në vitin 2020 parashikohet të arrijë në 597 milionë ton, ndërkohë që objektivi i vënë nga Kioto është vetëm 487. Pra, ky shtet ëshë dëshpërimisht në kërkim të uljes së këtij niveli. Në vitin 1990, vendi ynë, duke pasur parasysh industrinë e rëndë dhe teknilogjinë e lashtë që përdorte, shënonte 2.2 ton/frymë, ndërsa në 2005-n, kjo u ul në 1.2 ton.

Një studim i bërë nga “Global Insight”, tregon se Italia mund të përballet me taksa dhe frenim ekonomie

Studimi: Mjedisi, mund të frenojë ekonominë italiane

Miliarda euro për blerje kreditesh, taksa të reja në shumë sektorë të ekonomisë dhe mijëra vende pune të shkurtuara. Kjo është fatura me të cilën mund të përballet Italia për të arritur objektivin e vënë nga Protokolli i Kiotos. Rasti studimor i Global Insight përfshin impaktin e këtyre masave dhe programeve, të cilat janë projektuar për të parandaluar emetimin e 39.6 milionë tonëve gazra. “Megjithatë, emetimet e mbetura, të parashikuara për t’u tejkaluar në 50 milionë tonë, duhet kompensohen, duke blerë kredite në tregun ndërkombëtar.

Për këtë analizë, është supozuar se blerja e këtyre 50 milionë tonëve, duhet të financohet fillimisht me një rritje taksash në mbarë ekonominë, sesa me një taksë direkte vetëm mbi energjinë”, - shkruhet në rastin studimor. Sipas Global Insight, kreditet do të kushtojnë më shumë se 5 miliardë euro në 2010-n, nëse çmimi i dioksidit të karbonit rritet në 100 euro për milion ton.

Ndërkohë që, emetimet pas vitit 2012, janë parashikuar të vazhdojnë rritjen. “Italia do të ketë nevojë për të investuar në programe dhe masa të mëtejshme dhe të blejë më shumë kredite në tregun ndërkombëtar”, - citohet në studim. Global Insight vlerëson që Italisë do t’i duhet të blejë kredite për të konsumuar rreth 150 milionë tonë emetime deri në 2020-n. Sërish, për këtë vlerësim, është supozuar se kreditet do të financohen përmes një rritjeje taksash në mbarë ekonominë.

Për skenaret e tre çmimeve, Global Insight vlerësoi impaktin mbi perfomancën ekonomike dhe të punësimit në Itali. Rezultatet e rastit studimor, tregojnë se PBB-ja reale do të binte 0.5 gjatë periudhës buxhetore 2008-2012, dhe do të ishte 1.9% dhe 2.9% më e ulët, respektivish në 2020-n dhe 2025-n, nën supozimin se kreditet e emetimeve do të kushtojnë 100 euro për ton. Reduktimet vjetore të punësimit në Itali, do jenë në nivelet e 51 mijë vendeve të punës në 2010-n, duke u rritur në 280 mijë në 2025-n. E. Hoxha


Çmimet e supozuara nga Global Insight

1.20 euro/ton të CO2-shit (ekuivalente me 73 euro/ton të karbonit)

2.50 euro/ton të CO2-shit (ekuivalente me 183 euro/ton të karbonit)

3.100 euro/ton të CO2-shit (ekuivalente me 366 euro/ton të karbonit)

Tregtia miliardëshe e kreditit të karbonit

Niveli i lartë i ndotjes është bërë një nga shqetësimet kryesore të botës në ditët e sotme. Dëmtimi në përmasa të mëdha i shtresës së ozonit, ngrohja globale, ndryshimet klimaterike detyruan më shumë se 10 vite më parë shumë shtete të mblidhen dhe të nënshkruajnë një marrëveshje. Marrëveshja e pagëzuar me emrin “Protokolli i Kiotos”, përmbante angazhimet e shteteve firmëtare për të ulur nivelet e dioksiodit të karbonit në vendet e tyre.

Pranimi i këtyre kushteve direkt, do të thotë më pak industri dhe, rrjedhimisht, ekonomi e punësim më të tkurrur. Krediti i karbonit është një leje që i mundëson mbajtësit e saj të lëshojë një ton CO2 në atmosferë. Kreditet u dhurohen vendeve ose grupeve që kanë reduktuar gazrat nën kuotën e emetimit. Kreditet e Karbonit mund të tregtohen në tregun ndërkombëtar sipas çmimit të tregut. Ky sistem u ratifikua në lidhje me Protokollin e Kiotos.

Qëllimi e tij është të ndalojë rritjen e emetimit të dioksidit të karbonit. Për shembull, nëse një grup ambientalist mbjell pemë të mjaftueshme për të reduktuar emetimet me një ton, grupi shpërblehet me një kredit. Nëse një prodhues çeliku ka një kuotë emetimi prej 10 tonësh, por pritet të prodhojë 11 ton, i duhet të blejë këtë kredit karboni nga grupi ambientalist. Sistemi i kreditit të karbonit duket se redukton emetimet, duke bërë që vendet të respektojnë kuotat e tyre të emetimit dhe ofron incentiva për të qenë nën ato nivele.

Skema e Tregtimit të Emetimit të Bashkimit Europian, është skema më e madhe shumëkombëshe në botë për tregtimin e emetimeve të gazrave dhe është shtylla kryesore e politikës së klimës në BE. Skema, në të cilën ishin përfshirë 25 vendet anëtare të BE-së, nisi operimin më 1 janar të 2005-s. Vetëm në vitin e parë të funksionimit, u tregtuan 362 milionë ton CO2, me një vlerë prej 7.2 miliardë euro. Në këto vite, çmimi për ton ka variuar nga 30 euro, deri në 10 centë të euros, në shtator të 2007-s. Në mënyrë të vazhdueshme, organizatat jofitimprurëse kanë akuzuar qeveritë se po abuzojnë me sitemin nën presionet e industrialistëve.

Shekulli
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #5 : Tetor 21, 2009, 06:01:47 PD »

Deri kur Tirana do të rrijë pa gjumë?

Nga E. Resuli / E. Senja
Marrë nga Gazeta Shekulli

Reporterët e "Shekullit" ndjekin çështjen zhurmave në kryeqytet, shqetësimin e banorëve dhe indiferencën e autoriteteve

Ka kaluar ora 22.00. Nëse ke kaluar një ditë të lodhshme, je i sëmurë, të ka ardhur orari i gjumit dhe do të qetësohesh duke fjetur, as mos e ço ndërmend. Nëse për ty ka mbaruar aktiviteti i asaj dite, për disa të tjerë sapo ka filluar. Është koha kur lokalet e natës në kryeqytet hapin dyert duke pritur klientët e tyre të përnatshëm shoqëruar me një muzikë super të lartë duke u bërë makthi i përnatshëm i gjithë banorëve të lagjes. Zona e ish-bllokut dhe ajo përreth Parlamentit janë nga më të njohurat për sa i përket kësaj problematike. Në mënyrë të vazhdueshme banorë të pallateve përreth janë shprehur të shqetësuar nga zhurmat e larta që shkaktohen nga PUB-et dhe lokalet e natës që ushtrojnë aktivitetin aty.

Por nuk qëndrojnë aspak më pas për sa i përket kësaj problematike edhe zona të tjera të Tiranës, ku banorëve iu vështirësohet çdo ditë e më shumë jeta nën stresin që të shkaktojnë zhurmat nga muzika gjithnjë e më e lartë që vijnë nga lokalet e natës. Muzika e lartë vazhdon deri rreth orës 03.00 pas mesnate duke u kthyer në një pjesë integrale të natës kryeqytetase. Ajo shoqërohet edhe me zhurmën e madhe të makinave dhe njerëzve të shumtë që preferojnë të rrinë brenda dhe jashtë këtyre lokaleve.
Dhe për këtë gjë askush nuk mban përgjegjësi. Banorët janë ata që detyrohen të vuajnë këtë ndotje akustike që shoqërohet me një sërë sëmundjesh të tjera. Ata denoncojnë dhe denoncojnë por pa asnjë zgjidhje. Shpesh herë e vetmja zgjidhje që u japin menaxherët e lokaleve është: Prisni sa të nisë dimri se pastaj nuk rri më askush jashtë...

Banorë të zonës përballë godinës së Parlamentit, japin alarmin për nivelin e lartë të ndotjes akustike që shkaktohet nga niveli i lartë i muzikës shkaktuar nga lokalet e natës që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë lagje. Banorët shprehen se janë ankuar pranë organeve të rendit dhe pushtetit lokal por përsëri gjendja nuk ka ndryshuar. Madje ka prej atyre, që tregojnë se pas ankesave drejtuar policisë bashkiake apo edhe vetë menaxherëve të këtyre lokaleve janë dhunuar fizikisht nga këta të fundit. "Kam burrin sëmurë dhe këtu çdo natë është e njëjta situatë. Muzika në kupë të qiellit. Jam ankuar në polici dhe bashki por ata ia hedhin topin njëri-tjetrit.

Askush nuk ngrihet e të na e zgjidhë këtë hall, të vendosë disa sanksione, orare, apo edhe t'i mbyllë fare këto lokale. Në këtë lagje kaq të madhe, nuk mund të ketë një klub natë me një zë kaq të lartë. Jam sharë dhe fyer për disa herë nga menaxherët apo pronarët e lokaleve pasi e dinë që unë jam personi që ankohem më shpesh për këtë situatë",- shprehet një banore e lagjes e cila për arsye se ndjehet e kërcënuar nuk preferon të identifikohet. Banesa e saj ndodhet shumë pranë një lokali nate në rrugën "Xhorxh W. Bush".

Më tej zonja rreth të pesëdhjetave, shpjegon se për këtë çështje i është drejtuar edhe organeve përkatëse por pa asnjë rezultat. "I bëj apel, strukturave përgjegjëse që mos të mbrojnë vetëm interesin e disa personave që duan të bëjnë qejf në orët e vona të darkës, pasi ka edhe nga ata, që kanë punuar gjithë ditën, janë të sëmurë, apo me fëmijë të vegjël dhe shtëpia është i vetmi vend çlodhës",- thotë ajo.

Agim Shehu, edhe ky banor i zonës, shprehet se situata është tejet alarmante për shkak se zhurmat janë aq të larta sa e është e pamundur të flesh. "Unë kam edhe punën edhe shtëpinë këtu afër dhe nuk e di se si janë zonat e tjera të Tiranës, po kjo është tmerr. Rri gjithë ditën në rrugë se të tillë e kam punën dhe kur shkoj në shtëpi për të bërë atë gjumin, nuk ka mundësi. E kam në dritare atë të shkretë lokal që rri gjithë natën zgjuar. Jemi ankuar disa herë, por gjithmonë asnjëherë nuk na i kanë dëgjuar fjalën. Mirë-mirë, thonë do vijmë dhe nga ana tjetër çdo natë e njëjta gjë", - thotë ai.

Ismail Derjaj, një tjetër banor i zonës, shprehet tejet i indinjuar për nivelet e lartë të zhurmës që shkaktohen nga lokalet e natës në këtë lagje. Më shumë se me të fjeturin problemi i tij ka të bëjë shqetësimet që sjellin në familje këto zhurma. "U bë vite që ky avaz vazhdon dhe nuk gjen asnjëherë zgjidhje. Nuk është normale, ndërsa ti je në shtëpi, të ka ardhur një mik, apo je duke biseduar me fëmijët e tu dhe nga ana tjetër dëgjon një zhurmë që të shpartallon veshët. Kjo zonë mban rekord për muzikën e lartë në orët e vona të darkës", -tha ai.

Ismail Derjaj

U bë vite që vazhdon ky avaz dhe nuk gjen asnjëherë zgjidhje. Nuk është normale, ndërsa ti je në shtëpi, të ka ardhur një mik, apo je duke biseduar me fëmijët e tu dhe nga ana tjetër dëgjon një zhurmë që të shpartallon veshët. Kjo zonë mban rekord për muzikën e lartë në orët e vona të darkës. Ne shqiptarët nuk e kemi kulturën e zërit të ulët. Edhe në qoftë se ke një gosti apo një festë, ule zërin ta dëgjosh vetëm ti, pse duhet të dëgjojë edhe komshia. Ne edhe kur flasim, e ngremë tonin e zërit. Kjo nuk është normale. Ti je në shtëpi dhe nga poshtë pallatit dëgjon një prind që i thërret fëmijës së vet me zë të lartë. Çfarë kusuri kam unë që të dëgjoj ulërimën e tjetrit. Për mos të folur për ato lokale që zakonisht janë poshtë pallateve. Fillon harbimi kur të tjerët nisën për të fjetur gjumë. Sikur ta bëjnë si për inat, sa shtrihesh për të fjetur, muzika në kupë të qiellit".

Agim Shehu

Unë kam edhe punën edhe shtëpinë këtu afër dhe nuk e di se si janë zonat e tjera të Tiranës, po kjo është tmerr. Rri gjithë ditën në rrugë se të tillë e kam punën dhe kur shkoj në shtëpi për të bërë atë gjumin, nuk ka mundësi. E kam nën dritare atë të shkretë lokal që rri gjithë natën zgjuar. Jemi ankuar disa herë, por gjithmonë asnjëherë nuk na i kanë dëgjuar fjalën. Mirë-mirë, thonë do vijmë dhe nga ana tjetër çdo natë e njëjta gjë. Unë kam mendimin se gjithçka duhet të ketë një kufij. Të ketë një orar të caktuar të paktën. Dhe një gjë tjetër kam unë. Nuk jam kundra argëtimit të të rinjve, por vende të tilla me muzikë të lartë të ndërtohen larg zonave të banuara. Ata që kanë shtëpi këtu nuk janë vetëm të rinj, po janë familjarë me fëmijë të vegjël dhe me pleq, nuk përballohet kështu.


Një nga banoret e zonës pranë Parlamentit ankohet për zhurmën e madhe që i sjellin lokalet e natës
"Jeta në këtë lagje po bëhet e pamundur"


Shtëpia e saj është ngjitur me një lokal nate në Rrugen "Xhorxh W.Bush". Edhe pse e pa mbrojtur e ka ngritur zërin, duke telefonuar dhe ankuar shpesh në Polici. Madje shpesh ka marrë guximin të shkojë privatisht në atë lokal dhe t'i ankohet personave përgjegjës, por si përgjigje i është dhënë një e shtyrë duke e flakur 50-vjeçaren disa metra tutje dhe ofenduar me fjalët më të renda. Kam burrin sëmurë thotë ajo, dhe këtu çdo natë është e njëjta situatë. "Muzika në kupë të qiellit. Kam trokitur në të gjithë dyert, dhe topin ia hedhin njëri-tjetrit". Askush nuk ngrihet e të na e zgjidhë këtë hall, të vendosi disa sanksione, orare, apo edhe t'i mbylli fare. Në këtë lagje kaq të madhe, nuk mund të ketë një klub natë me një zë kaq të lartë". Në këtë rrëfim për gazetën "Shekulli" banorja e zonës pranë Parlamentit, nuk ka pranuar të fotografohet apo të japë identitetin e saj pasi ndihet e kërcënuar nga pronarët e lokaleve. Jam sharë dhe fyer disa herë thotë ajo, pasi e dinë që unë jam personi që ankohem më shpesh për këtë situatë. "Po dola me foto në gazetë, ata kush e di se çfarë mund të më bëjnë po më panë këtu në lagje. Në këtë moment, i bëj një apel, strukturave përgjegjëse që, mos të mbrojnë vetëm interesin e disa personave që duan të bëjnë qejf në orët e vona të darkës, pasi ka edhe nga ata, që kanë punuar gjithë ditën, janë të sëmurë, apo me fëmijë të vegjël dhe shtëpia është i vetmi vend çlodhës". Sipas zonjës, të jetuarit në atë lagje po bëhet gjithnjë e më e pamundur.


Kreu i policisë bashkiake të Tiranës thotë që lokalet marrin gjoba por klientët nuk mund të nxirren se krijohen incidente

TIRANË- Një natë e zhurmshme në Tiranë i kushton një lokali një milion lekë të vjetra. Kaq është shuma e gjobës që vendoset nga policia bashkiake për lokalet që tejkalojnë limitet e zhurmës, gjithmonë nëse ato kapen. Por kjo shumë mund të quhet e papërfillshme për një lokal që bën një xhiro nga 14 deri në 18 milionë lekë të vjetra në natë. Të bindur për zhurmën e shkaktuar dhe të informuar për ankesat e shumta të qytetarëve, policia bashkiake thotë se gjobitja është maksimumi i saj.

"Jemi në dijeni të ankesave të qytetarëve. Edhe ne na kanë ardhur dhjetëra ankesa të ndryshme nga qytetarët. Situata në këto lokale është e tillë: asnjë prej tyre nuk është i pajisur me licencë "non stop" për të qëndruar hapur tërë natën dhe jo më për të bërë zhurmë. Problemi është se ato e bëjnë",- thotë për "Shekullin" kreu i policisë ndërtimore të kryeqytetit, Ndrec Deda. Ai shpjegon se lejet për lokalet "non stop" kanë kohë që nuk jepen. Nga ana tjetër, lokalet janë hapur çdo fundjavë dhe muzika e tyre dëgjohet fuqishëm edhe më shumë se 100 metra larg.

Për secilin rast që policia bashkiake konstaton se janë tejkaluar normat e zërit ndërhyn duke vënë gjobë por vetëm kaq. "Kemi vënë shumë gjoba nga një milion lekë të vjetra. Kur bëhen shqetësuese për banorët ne shkojmë dhe pasi verifikojmë zhurmat vendosim gjobat përkatëse. Në disa raste përdorin taktika të tjera që sapo vjen policia bashkiake lokalet ulin zërin për ta ngritur prapë kur ikën policia",- tha Deda.

Ai shpjegon se policia bashkiake ka edhe mundësi që të mbyllë lokalin por kjo praktikisht është pothuajse e pamundur. Kjo për faktin që në lokal ndodhen qindra ose në disa raste edhe më shumë se njëmijë njerëz. Nëse ata nxirren jashtë do të lindte ndonjë konflikt ose incident i papëlqyeshëm për asnjë nga palët. "Ne vëmë gjoba ose kërkojmë të ulin zërin por për të mbyllur lokalin është e vështirë. Janë shumë njerëz brenda dhe duhet të zihesh me ta për t'i nxjerrë jashtë. Na ndodh që hyjmë në ndonjë lokal dhe aty ka shumë ministra, deputetë e politikanë. Ne nuk mund të nxjerrim jashtë njerëzit me imunitet",- thotë Ndrec Deda. Sipas tij, ankesat më të shumta janë gjatë fundjavës por ka raste që ende në mesjavë zhurmat e lokaleve të natës bëhen shqetësuese për banorët.

Gjoba kemi vënë. Vendosëm rregull, por tani e ngrenë zërin.
Kemi vënë gjoba shpesh, një milion. Leje për "non stop" nuk kanë. Kur bëhen shqetësuese për banorët duhet të mbyllen por nuk nxjerrin dot njerëzit jashtë sepse zihemi. Mbrëmë patëm shumë ankesa. Ankesa tek unë në telefon privat. Policia shkon shpesh dhe ata ulin zërin por kohët e fundit janë bërë shumë problematikë. Ne nuk kemi mundësi t'i nxjerrim sepse janë vipa,


Monitorimi, zonat më të ndotura nga zhurmat

Sipas monitorimit më të fundit për zhurmat, ndotja akustike, në shumë pika të qyteteve rezulton mbi normat e lejuara nga Bashkimi Evropian. Kështu, Tirana, ndotjen akustike nuk e shënon vetëm në zonën e ish-Bllokut, ku zhurmat të ofrohen ditën dhe natën, por edhe në zona të tjera. Kulmi i zhurmave arrihet në zonën e Laprakës, me 73,8 dB (decibel) gjatë ditës, ndërkohë që normat e lejuara, sipas BE-së, duhet të jetë 55 dB ditën. Zona e dytë më e zhurmshme në kryeqytet është "Stacioni i Trenit", me 73,3 dB dhe vendin e tretë, sipas monitorimit, e zë kryqëzimi te "Selvia", me 72 dB.


ISHP: Sa të bezdisur janë qytetarët nga zhurmat

Instituti i Shëndetit Publik mori në studim 275 familje në zonat më problematike nga zhurmat në qytetin e Tiranës. Në fakt, rezultatet dolën problematike, pasi pjesa më e madhe e banorëve ankohen nga zhurmat. "Ky studim tregoi se përqindja e popullatës së bezdisur nga zhurmat ishte 44 për qind, ndërsa përqindja e popullatës së bezdisur ishte 28 për qind dhe më alarmantja është se përqindja e popullatës me çrregullime të gjumit ishte 50 për qind",- bëhet e ditur në raportin e ISHP-së, duke shtuar se këto të dhëna janë shumë problematike dhe ndikojnë negativisht mbi shëndetin e popullatës.

275 familje janë marrë në studim në zonat më problematike nga zhurmat në qytetin e Tiranës

50 për qind e banorëve ankohen se vuajnë nga pagjumësia, për shkak të zhurmave, sipas ISHP-së

44 për qind e banorëve ankohen se janë shumë të bezdisur nga zhurmat, sipas ISHP-së

28 për qind e banorëve ankohen se janë të bezdisur nga zhurmat, sipas studimit të ISHP-së

Sipas specialistit të ISHP-së, Cicolli, zhurmat shkaktojnë nervozizëm, stres dhe deri në shurdhim, kur janë të forta

Specialistët: Zhurmat, ja pasojat mbi shëndetin

Nervozizëm, deri në shurdhim për zhurma shumë të forta. Këto janë pasojat ekstreme që shkaktojnë zhurmat. "Zhurmat, padyshim kanë efekte negative mbi shëndetin", - thotë specialisti i ISHP-së, Arti Cicolli. Sipas tij, zhurmat e theksuara dhe të vazhdueshme ndikojnë mbi shëndetin mendor dhe shkaktojnë efekte psikofiziologjike. Ndërkohë, zhurmat gjatë natës, sipas tij, tashmë të shtuara, ndikojnë në prishjen e gjumit, duke shkaktuar probleme për njerëzit. "Zhurmat, në shumë raste shkaktojnë edhe efekte mbi sjelljet me fqinjët dhe reagime patologjie", - thekson ai.

Por, ajo që është më e dukshme, sipas tij, është se për shkak të zhurmave tej normave të lejuara mund të shkaktohet edhe shurdhim. Të ndodhur përballë këtij fakti, ai thekson se duhen marrë masa emergjente për t'i ardhur në ndihmë popullatës. "Kur shfaqet një risk që vë në rrezik shëndetin e popullatës, duhet të merren masa urgjente për mbrojtjen e shëndetit publik", - theksoi Cicolli, duke shtuar se masat për reduktimin e zhurmës në burim duhet të merren sa herë që është e qartë se mund të realizohet. Ndërkohe, ai theksoi se është e nevojshme fusha juridike e zhurmave, pasi mungon një ligj për ndotjen akustike. Sipas tij, duhet të vihet në zbatim një program me faza mbi reduktimin e zhurmës, sidomos në ambiente specifike, si shkolla, banesat, spitalet etj. e. bardhi

Policia: Bashkia merret me lokalet e natës

Ndotja akustike vazhdon akoma të jetë në nivele të larta në kryeqytet dhe në disa qytete të tjera në Shqipëri. Shumë qytetarë ankohen për nivelin e lartë të zhurmës të krijuar sidomos nga muzika e lartë në lokalet e natës. Por pavarësisht kësaj situate dhe shqetësimeve të vazhdueshme të banorëve të kryeqytetit, eliminimi i zhurmave mbetet problematik për sa i përket ndërhyrjes së strukturave të Policisë së Tiranës për të marrë masa ndëshkuese ndaj lokaleve që nuk respektojnë normat e ndotjes akustike dhe orarin e veprimtarisë së tyre.

Policia shfajësohet se vendosja e masave ndëshkuese për të gjitha llojet e bizneseve që krijojnë ndotje akustike është në kompetencë të Policisë Bashkiake, ndërsa roli i saj mbetet vetëm mbështes për të shmangur incidentet e mundshme. Për nivelin e lartë të ndotjes akustike në kryeqytet, sidomos në zonën e ish- Bllokut ka patur ankesa dhe nga përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Burime zyrtare nga Avokati i Popullit pohuan për "Shekullin", se një diplomat i huaj është ankuar pranë këtij institucioni për zhurmat e lokaleve të natës, në Rrugën "Dëshmorët e 4 Shkurtit". Ankuesit kanë paraqitur pretendimet e tyre se nga ushtrimi i aktiviteteve të lokaleve deri në orët e vona të natës, sidomos në fundjavë, volumi i muzikës ngrihet jashtë çdo norme, duke e bërë qëndrimin në banesë sipas banorëve jo normal.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #6 : Tetor 21, 2009, 06:04:36 PD »

VEZHGIM / Jeta e natës, ish- blloku gdhin gjithmonë zgjuar

Nga E. Resuli / E. Senja
Marrë nga Gazeta Shekulli


TIRANE- Zhurmat dhe ndotja akustike në qendër të kryeqytetit, por jo vetëm në qendër, për shkak të lokaleve të natës që aplikojnë muzikën e lartë, për banorët e lagjes së konsideruar luksoze, nuk ka kurrë rehati. Prej shumë vitesh që kur pab-et dhe lokalet e natës, kanë hedhur rrënjë në rrugët e bllokut, banorëve iu ka sosur durimi i të quajturit lagje luksoze. Në rrugët "Brigada VIII", "Ismail Qemali", "Nikolla Tupe", "Petër Bogdani", janë të përqëndruar më së shumti lokalet e natës dhe që aplikojnë muzikën e lartë, klientela e të cilëve është në shumicën e rasteve, e moshës së re dhe rrallë herë të bie të shikosh moshë të madhe në këto lokale. Shumë prej banorëve të kontaktuar dje nga gazeta "Shekulli", në disa prej këtyre rrugëve janë shprehur të shqetësuar në lidhje me nivelin e lartë të zhurmave që shkaktojnë lokalet që ndodhen poshtë shtëpive të tyre, e që për më tepër sipas tyre thuajse asnjë nuk praktikon adaptimin e sistemeve të amortizimit të zhurmës.
"Kemi pesë vite që jetojmë në këtë pallat, në këtë apartament dhe nuk ka pasur natë që në këto rrugë të ketë pasur qetësi. Muzika nuk pushon dhe njerëzit në orën 3:00 apo deri në 5:00 të mëngjesit nuk pushojnë së ulërituri. Dalin nga lokalet pasi janë dehur dhe nisin e ulërasin. Mbrëmë një grup djemsh po debatonin me zë të lartë, pranë një pub-i tek rruga pas pallatit tim dhe nuk flija dot. Por kjo nuk është hera e parë dhe ne jemi mësuar. Edhe të rrihen na duket sikur janë gjëra normale",- thotë një grua rreth të 40-ve. Banorët e pallateve që kufizohen nga "Brigada e VIII", si dhe nga ajo "Pjetër Bogdani", duket se janë ndër më të shqetësuarit.
Adorim Mirdita, është një prej banorëve që banon në një pallat gri në rrugën "Brigada VIII", i cili tregon se që kur ka ardhur është ndërtuar pallati në të cilin ai ka apartamentin e tij, nuk ka qëlluar një herë të mos dëgjojë grindje sherre apo të shohë njerëz të dehur poshtë ballkonit të shtëpisë së tij. Mbrëmë disa femra përballë një lokali natë te "Pjetër Bogdani", po shaheshin dhe fyheshin me zë të lartë me fjalë të ndyra që nuk ia zë një burri goja t'i thotë. Merita, një grua që banon në në rrugën "Vaso Pasha", thotë se kur i ndodh që ta zërë gjumi gjatë natës është një gjë e rrallë. Më tej ajo tregon se dy javë më parë, në rrugën përballë shtëpisë së saj në një lokal ishin të ftuar dy vëllezër këngëtarë, dhe muzika nuk ndaloi një minutë. Nuk dinim ç'të bënim. Ata kënduan deri vonë dhe ne ndenjëm dëgjuam muzikën e tyre s'kishim nga t'ia mbanim". "Unë jetoj shumë pak këtu me tim shoq, por kur vijmë na zë tmerri.",- thotë gruaja me flokë të verdhë të prera shkurt.


Banorët, kemi frikë të debatojmë me pronarët
Disa prej banorëve të zonës së ish- bllokut pohojnë se në asnjë rast nuk kanë mundur të merren vesh me pronarët e lokaleve të cilët thuajse në asnjë raste nuk kanë pranuar të ulin muzikën. Tani hajde merre vesh se kush është pronari i lokalit ç' njerëz mund të jenë e me se merren". Kështu thotë Sandri, një burrë rreth 55- vjeç nga Fieri që banon në një pallat me ngjyrë jeshile në rrugën "Brigada e VIII". Një mbrëmje, im shoq doli dhe nisi t'iu flasë. Por sa po nisi t'iu ankohet atyre, ata e panë me inat dhe i kthyen kurrizin. Një grua e katit të gjashtë të një prej apartamenteve në rrugën "Nikolla Tupe", tregon se një kushëri i saj që banon në rrugën "Vaso Pasha", mbi një lokal pranë pallateve "Agimi", gjithmonë ka probleme. "Aty pranë ndodhet një lokal që frekuentohet nga njerëz të ndryshëm që mbajnë motorë të mëdhenj dhe në mes të natës ndonjë prej tyre e lëshon gazin deri në fund. Merre me mend zhurmën që mund të bëjnë motorë të tillë",-thotë një burrë rreth 47 vjeç, banues në këtë rrugë.

Ankohen banorët: Muzika e lartë e lokaleve na lë pa gjumë
E. Resuli / E. Senja | 21/09/2009

TIRANË- Të dëgjuarit muzikë është një dukuri ndaj të cilës veshi i njeriut jo vetëm që nuk mund të rrijë indiferent por e dëgjon edhe më endje. Por ka edhe situata kur gjërat nuk shkojnë kështu. Banorët e zonave ku ndodhen lokalet e natës, do të bënin gjithçka vetëm për të mos dëgjuar më atë zhurmë të tmerrshme që iu vret veshët nga e hëna në të diel. Zona të tilla në Tiranë ka shumë por shqetësimi i banorëve është i njëjti: Të gjendet një zgjidhje për muzikën e lartë që i mban zgjuar gjithë natën.
Banorët thonë se shpesh kanë telefonuar në rajonet përkatëse të policisë, ku kanë marrë një përgjigje jo shpresëdhënëse. Por policët e rendit i kanë drejtuar tek policia bashkiake por edhe kjo e fundit nuk iu ka dhënë dot zgjidhje. "Nuk kemi se çfarë të bëjmë, kemi shkuar tek lokali që thoni ju dhe kemi vënë gjobë por kaq mund të bëjmë. Ne nuk mund t'i mbyllim lokalet",- është përgjigjja që kanë marrë nga policët bashkiakë. Ka edhe nga ata që kanë marrë guximin të hartojnë një peticion për zgjidhjen e problemit të cilin e kanë dërguar në Bashki, por edhe atyre nuk u ka ecur puna.
Banorët e zonës përreth Parlamentit, të pyetur nga "Shekulli" për këtë problem, nuk kanë ngurruar të rrëfejnë problemet e tyre. Ata thonë se prej kohësh nuk bëjnë gjumë të qetë, për shkak të muzikës së lartë. Pensionistja Ismete Suti, shtëpia e së cilës gjendet poshtë një pub-i të vendosur në katin e dytë të një pallati veç muzikës i duhet të përballet edhe me probleme të tjera. Mes tyre ajo tregon për zhurmën që krijojnë klientët duke bërtitur apo u fyer me njëri-tjetrin apo sendet që këta i hedhin në oborrin e shtëpisë mes të cilave ka thika, vezë e letra higjienike. Në një situatë tragjiko- komike zonja rrëfen se muzika e lartë dhe zhurmat që shkaktohen e kanë edhe një gjë të "mirë" pasi duke ndejtur zgjuar për shkak të tyre, zonja arrin të mbushë edhe ujë, i cili lëshohet në orët e para të mengjesit.
Nuk janë të pakët ata që duan të shprehin shqetësimet e tyre, por frika që kanë ndaj pronarëve të lokaleve nuk i lë. Dy bashkëshortë pensionistë në rrugën "Fortuzi", tregojnë se jeta u është bërë e vështirë nga mbrëmjet muzikore që zhvillohen në lokalin poshtë apartamentit të tyre, që zgjasin deri në tre të mëngjesit. Ata nuk pranojnë të thonë emrat për shkak të problemeve që mund tu nxjerrin pronarët.
Megjithatë, me apo pa frikë disa nga këta banorë kanë pranuar të ndajnë shqetësimet e tyre me "Shekullin" me shpresën se të paktën zëri i tyre do të dëgjohet kësaj here.
Y. Lezo / E. Senja
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #7 : Tetor 21, 2009, 06:20:09 PD »

Bashkia gati strategjinë për lokalet e natës
E.Senja / F.Cuka./Y.Lezo | 23/09/2009

Zhurmat/ Reagon nënkryetarja e bashkisë Albana Dhimitri: Nuk ka më licenca 24-orëshe, kemi gjobitur 172 lokale

TIRANË- Problemi i muzikës së lartë në lagjet më të populluara të Tiranës, është një çështje që tashmë nuk shqetëson vetëm banorët.

Avokati i Populli ka marrë ankesa të shumta në lidhje me këtë çështje dhe i ka kërkuar bashkisë që ti vendosë në dispozion të gjitha materialet që ajo ka në lidhje me lokalet e natës dhe lejen e tyre për ushtrimin 24 orë të aktivitetit.

Kjo kërkesë është plotësuar menjëherë nga nën kryetarja e Bashkisë, Albana Dhimitri, e cila me anë të një letre i ka shpjeguar situatën aktuale. Në letrën përgjigje dërguar Avokatit të Popullit, Ermir Dobiani, ajo shkruan se "Bashkia e Tiranës ka pezulluar lëshimin e dokumentit për të drejtën e ushtrimit të aktivitetit gjatë 24 orëve.

Aktualisht asnjë subjekt në Tiranë, nuk është pajisur me leje për të ushtruar aktivitetin e tij gjatë 24 orëve". Çka do të thotë se të gjitha baret dhe lokalet e natës që qëndrojnë hapur pas orës 23:00 janë në kundërshtim me ligjin.

Më tej nën kryetarja shpjegon se ndaj subjekteve që nuk kanë respektuar orarin e mbylljes së veprimtarisë, janë marrë masa administrative. "Gjatë vitit 2008 për shkelje të kësaj natyre janë gjobitur 140 subjekte, ndërsa deri në muajin gusht të 2009-ës janë gjobitur 32 subjekte", thotë Dhimitri në letër.

Për zgjidhjen e problemit, Bashkia e Tiranës ka planifikuar realizimin e dy projekteve: Hartimin e planit lokal të veprimit për zhurmat si dhe hartëzimin e tyre. Puna të dy këto projekte ndonëse sipas ligjit duhej të kishte nisur një vit më parë, ende nuk ka filluar.

Në këtë linjë Bashkia e Tiranës bën të ditur se ka filluar hartimin e një draft/rregulloreje për "Kriteret e licencimit të aktiviteteve dhe veprimtarive, të cilat ushtrohen jashtë kohës normale të punës", e cila do të kalojë për shqyrtim/miratim në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Në këtë draft/rregullore, sipas Dhimitrit trajtohen kryesisht problematikat e ndotjes akustike si dhe përcaktohet strategjia që do të ndjekë Bashkia e Tiranës lidhur me lejimin e këtyre aktiviteteve në të ardhmen. Në fund të letrës dërguar Avokatit të Popullit, nënkryetarja e Bashkisë thekson se "një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e problemit do të luante edhe Policia e Shtetit".

Rrëfimi i njërit prej banorëve të bllokut, i cili e kalon natën nën shoqërinë e zhurmave të motorëve dhe sharjeve të rrugës

"Zhurma e motorëve na vështirëson jetën"

Skënder Rrogozhina është një nga banorët e ish-bllokut të cilët i duhet të përballet çdo ditë me zhurmën e lartë dhe stresin. Fakti që ai banon në katin e parë ia vështirëson edhe më shumë jetën pasi muzika është vetëm një nga shqetësimet e tij pasi zhurmat e motorëve të mëdhenj dhe sharjet e rrugës janë bërë pjesë e përditshme e ditës dhe natës së tij. Në një intervistë për "Shekullin" ai tregon se çdo të thotë të kesh shtëpinë pranë lokaleve të natës.

Z. Rrogozhina ju jetoni në një pallat. Në katin e parë të të cilit ndodhet një lokal nate. A ju ka sjellë shqetësime ky fakt?

Po të mos llogaris muzikën e lartë, shqetësimet janë zhurma e motorëve dhe fjalori i pisët i njerëzve që vijnë në këtë lokal. Ata sikur janë në stadium këtu, sikur janë kafshë jo njerëz. Në një dy në dy të natës fillojnë të ndezin motorët e të bëjnë zhurmë dhe këtë e quajnë kënaqësi. Për ne është një çmenduri, jemi bërë të ikim nga shtëpia.

A jeni përpjekur të zgjidhni këtë problem?

Shpesh kemi marrë në telefon policinë bashkiake por ata na ka thënë "se kemi ne në dorë, zgjidheni me ligjin". Ligji ndoshta mund të jetë por ne nuk dimë gjë. Duam vetëm të ndërhyhet për të zgjidhur këtë problem.

Madje po të shkosh tek Drejtoria e Policisë së Tiranës sheh se sa telefonata janë bërë nga banorët për këtë punë. Ata të Policisë Bashkiake jo vetëm që nuk vijnë, por tregojnë emrat kush ka denoncuar dhe pronarët apo edhe klientët fillojnë edhe shajnë.

Kjo ka qene e vemja përpjekje e juaja për të zgjidhur problemin?

Ne e kemi çuar problemin deri tek Ministri i Brendshëm. Znj Lydra Biçoku që banon në pallatin tonë, i telefonoi Ministrit të Brendshëm, pasi kishte provuar të komunikonte me pronarët e lokalit, të cilët e fyen. Menjëherë erdhën dy fugona dhe një makinë policisë dhe u vendos qetësia. Por kjo ka ndodhur vetëm një herë.

Çfarë propozoni?

Ne kemi menduar të bëjmë një peticion, të japim të gjithë firmat. Mirë do të ishte ti zhvendosin këto lokale diku nga zona e Liqenit, në Sauk apo nga vilat gjermane, por jo këtu në mes të bllokut.

Dëshmia e banorit: Më mirë do pranoja të ikja në luftë në Irak apo në Afganistan se sa të banoja këtu në këtë zonë

"Kemi katër vjet që nuk flemë gjumë"

"Më mirë do pranoja të ikja në luftë në Irak ose Afganistan se të jetoj kështu". Kështu shprehet Ajet Toska 49 vjeç, banor i Rrugës "Ismail Qemali" në kryeqytet, i cili thotë se ka katër vjet që nuk mund të flejë për shkak të zhurmave.

Toska thotë se në disa raste banorët janë konfrontuar fizikisht me pronarët e lokaleve por pa gjetur dot zgjidhje për problemin e tyre.

Zoti Ajet sa vjet ka që jetoni këtu dhe çfarë shqetësimesh keni nga zhurmat?

Po bëj mbi 20 vjet që jetoj këtu në rrugën "Ismail Qemali", por u bënë katër vjet që ky ish- Blloku është bërë një lagje e mallkuar, sepse banorët e pallatit nuk flenë gjumë prej më shumë se katër vjetësh nga zhurmat e lokaleve të natës.

Me dhjetëra herë kemi njoftuar policinë e Tiranës dhe Policinë Bashkiake, por ata thjesht kanë komunikuar me pronarët e lokaleve, është ulur volumi i muzikës për disa minuta dhe përsëri ka vazhduar e njëjta gjendje. Sapo policia të largohet muzikë muzika ngrihet në një volum shumë të madh, duke na shqetësuar pa masë.

Çfarë stresi ju sjellin zhurmat, pasi jetoni pranë një lokali nate?

Zhurmat që vijnë nga lokalet janë shkatërruese. Më mirë do pranoja të ikja në luftë në Irak apo në Afganistan se sa të banoja këtu në këtë zonë.

Keni tentuar të flisni me pronarët e lokaleve për ta zgjidhur këtë problem?

Unë kam komunikuar shumë herë me pronarët dhe me disa kemi kaluar dhe në përplasje fizike.

Megjithëse janë Policia Bashkiake apo Policia e Shtetit, nuk është arritur t'i jepet zgjidhje këtij problemi, sepse këta ia hedhin fajin njëri - tjetrit. Policia e Shtetit thotë që është nën varësinë e policisë bashkiake dhe ne banorët në jo pak raste kemi tentuar vetë ta zgjidhim këtë problem.

Më mirë duhet të ndërhyjnë institucionet e specializuara që të masin dhe nivelin e ndotjes akustike, duke ditur që në Rrugën "Ismail Qemali", ka banorë të moshave të ndryshme. Pronarët e lokaleve nuk duan t'ia dinë për këtë gjendje, pasi shikojnë vetëm fitimin nga aktiviteti i lokalit.

"Duke filluar që nga orët e pasdites e deri në orën tre të mëngjesit këtu zien muzika me zë të lartë dhe zhurma"
"Natën rrimë zgjuar, flemë gjatë ditës"

Luljeta Dino, 42 vjeç banore banore në Rrugën "Ismail Qemali" në zonën e ish-bllokut tregon se njeriu mund të mësohet dhe të bëjë ditën gjumin e natës.

Kjo nuk është një zgjidhje natyrale por e detyruar nëse banon në zonën e ish-bllokut ku muzika e lartë nis pasdite dhe nuk përfundon pa shkuar ora 03.00 të natës.

Gruaja 42-vjeçare është vizituar në një klinikë në Itali për problemet e shkaktuara nga zhurmat dhe ka mësuar se ka rënie të dëgjimit.

Zonja Luljeta çfarë shqetësimesh keni nga muzika e lartë e lokaleve të natës?
Unë po bëj 34 vjet që jetoj në këtë pallat dhe mund të them se në fillim ishim të lumtur që jetonim në këtë zonë, sepse ishte zonë e qetë dhe e pastër. Tani është bërë që të largohesh një orë e më parë sepse zhurmat janë të mëdha dhe lokalet këtu natën punojnë pa asnjë lloj kriteri.

Duke filluar që nga orët e pasdites e deri në orën tre të mëngjesit këtu zien muzika me zë të lartë dhe zhurma që krijohet nga klientët e lokaleve. Ndërsa gjatë fundjavës, zhurmat janë të pa durueshme, saqë mendoj për të marrë valixhet për të ikur.

Keni bërë ankesa?

Me shumë banorë të pallatit bisedojmë për gjendjen që është krijuar si dhe për të gjetur mundësitë për të zgjidhur hallin që kemi, por në fakt dhe nuk e kam të qartë se ku të ankohemi, pasi unë kam jetuar jashtë. Nuk dimë ku të shkojmë.

Po me pronarët e lokaleve keni kontaktuar?

E kemi quajtur si një mision të pa mundur sepse qëllimi i lokalit është që të rrijë hapur kur vijnë klientët. Po t'iu themi pronarëve krijohet një konflikt sepse ai nuk do ta mbyll lokalin natën nga ankesat e banorëve..

Çfarë pasojash keni nga zhurmat?

Nga ndotja akustike kemi dhe pasoja. Unë personalisht kam bërë në Itali një ekzaminim për dëgjimin dhe në fund të analizave më doli një acarim i gjendjes së dëgjimit e thënë ndryshe një rënie ë dëgjimit.

Me plot gojën mund të them se më ka rënë cilësia e dëgjimit

Si e keni zgjidhur problemin e gjumit?

Gjumin e bëjmë gjatë ditës, se nuk kemi zgjidhje tjetër.

Adelina Zeqo, 50 vjeç
"Nga halli jemi mësuar me këtë gjendje"

Zonja Adelina, çfarë shqetësimesh keni nga lokalet e natës që janë pranë pallatit ku banoni?

Po bëj 12 vjet që jetoj këtu dhe kjo lagje që dikur ishte shumë e qetë tani është bërë e zhurmshme. Muzika e lartë dhe lëvizjet e klientëve të lokalit, janë tepër të bezdisshme, por nuk kemi çfarë të bëjmë sepse jemi të pafuqishëm për të ndryshuar situatën.

Jeni ankuar diku për këtë situatë?

Ne gjithë si banorë e kemi ngritur këtë shqetësim, por asgjë s'ka ndodhur. Nga halli jemi mësuar me këtë gjendje.

"Probleme me të gjitha zhurmat"
Zonja e ka shtëpinë tek rruga "Myslym Shyri". Duke mos pranuar të identifikohet, ajo pohon se zhurmat e shkaktuara nga lokalet e natës janë problem për të dhe familjen duke ja bërë të pamundur shplodhjen në shtëpi.

E pyetur se si e mendon zgjidhjen e këtij problemi zonja, e cila ushtron aktivitetin e saj privat në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës në zonën e ish-bllokut shprehet tepër pesimiste duke thënë se aq që ka për tu rregulluar ndonjëherë kjo çështje. "Jam gjithë ditën këtu në rrugë, pasi punoj këtu. Gjatë kësaj kohe më duhet të duroj zhurmën e makinave.

Këtu afër kam edhe një lokal që frekuentohet nga të rinj që kanë motorë të mëdhenj, të cilët e ngrenë gazin deri në fund duke na detyruar të flasim nga dy herë për t'u marrë vesh me njerëzit. Kur shkoj në shtëpi zhurmës së makinave dhe të motorëve i shtohet edhe muzika e lartë që mbajnë lokalet e natës duke na lënë pa gjumë deri në mëngjes", thotë ajo.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #8 : Tetor 21, 2009, 06:21:59 PD »

Zhurmat dhe tërbimi (3)

Kam një natyrë, që s’mund t’i duroj zhurmat. Zhurmat ma hanë zotin. Që kur ktheva nga studimet, shpresova, se ma kalimin e kohës do të përshtatesha dhe unë me zhurmat tona, si të gjithë. Por qenkam gabuar.
Tani e di se kam një armik përditë te pragu dhe më duhet, që në njëfarë mënyre, ta përballoj me durim. E durimi, sidoqoftë, e ka një kufi... Në fillim isha i tronditur dhe i skandalizuar.

Mendoja se dikush do të ndërhynte, sepse ky nuk duhet të jetë një dënim, me të cilin duhet të përshtatemi. Jam gabuar gjithë këto kohë. Kam shpresuar kot. Në sheshbanimin tonë, brenda dhe jashtë, zhurmat prodhohen patësosur. Nganjëherë mendoj, se gjithkush përreth, kudo, frymor a jofrymor, është i përfshirë në një garë të çmendur kush e kush të prodhojë zhurmën e vet, që së bashku të ngrenë në kupë të qiellit zhurmnajën e madhe.

Ja, edhe titulli i këtij shkrimi shpreh një lëndim të vjetër, për arsye se me këtë titull kam botuar më parë edhe dy shkrime të tjera ankestare. Në ato shkrime kam theksuar, se zhurma është mishërimi i antimendimit. Sepse kam bindjen se mendimi dhe zhurma e përjashtojnë njëri-tjetrën.

Po përse ngremë kaq zhurmë? Nuk dua të ndalem tek alibitë bajate, se gjoja kultura jonë është e këtillë dhe e atillë, kulturë rurale fshatrash, malësorësh. Në fshatra nuk ka zhurma kaq acaruese. As tek temperamenti (mesdhetar a ballkanik). Asgjë e këtillë nuk më rezulton nëpër qytetet e huaja, as tek fqinjët tanë, as përtej Adriatikut. Këtu njeriu sikur ka frikë se mos nuk jeton, se mos nuk e vërejnë të tjerët, andaj lëshon piskamë, ulëret, çirret, fishkëllen, sokëllin ditë e natë, pa çarë kokën për njerëzit e tjerë përreth.

Duket sikur kanë gjetur një mënyrë solidare për ta dëshmuar veten në çdo moment të ditës apo të natës. Zhurmat ngjallin menjëherë njëfarë simpatie instinktive. Nuk e kam për brohoritë entuziaste të tifozëve të futbollit nëpër kafene, para ekraneve, sepse ajo ka një arsye. Zhurmat e fishekzjarrëve dhe shashkave kurorëzojnë rastin e volitshëm të apoteozës së zhurmave të përditshme.

Çjerrja dhe piskama e borive kotsëkoti, muhabetet si në mal midis kafesë, të gjitha, përfshi dhe autobusat apo avionët, janë raste ku tribuja jonë mezi pret ta shpallë me bujë ekzistencën mesvedi. Më shqetëson mungesa tragjike e edukatës, ajo mosgdhendje e përhershme, që priret të përhapë gjithandej, në çdo mjedis, “efektin koshere”, apo dhe më keq, “efektin Pazar apo panair”. Në këtë rrëfim do të kufizohem me dy nga burimet e vazhdueshme të zhurmave, që kanë natyra të ndryshme, por që të dyja përbëjnë dy episode, që nuk të lënë të të gjejë shpirti prehje.



Episodi I

Poshtë pallatin tim kam një Qendër klinike dentare, një kompleks shumë të madh. Atëherë kur zhurmat thuajse fashiten, nëpër oborr, mu nën dritaret e mia, del roja, një polic privat, që lidhet më Qendrën e tij. Ky tip, pa e çarë kokën fare për gjindjen në gjumë, e hap radion lidhëse në maksimum, flet me një dialekt të ngjyrosur rëndë, raporton, kurse unë (që mezi e kam pritur atë qetësi dhe jam tërhequr në ato orë të vona në studio), marr ca informacione falas, të cilat ndikojnë në gradacionin e nervave të acaruara.

Përmbaj tërbimin dhe mundohem t’i flas policit-roje me arsye, duke i thënë se është mesnatë dhe njerëzit po flenë; se detyra e tij është të ruajë objektin, dhe jo të trandë pallatin me atë qendër zëri. Por ai nuk flet dhe më jep përshtypjen sikur më kupton. Ajme! Pas disa minutash gërvima e radiomarrësit të tij kërkëllin dhe zëri nga Qendra e policisë private apelon të gjitha objektet e shpërndara nga s’ma pret mendja mua, duke grishur të përgjigjen të gjithë të ngjashmit e rojes sonë.

Ndërsa nga radioja e policisë jehon toni i prerë e urdhërues i apelit – “Alo! Njëzetë e njëshi! S’ka probleme! – dëgjoj përgjigjen e kolegut të panjohur të policit tonë roje. Alo! Trembëdhjeta! – S’ka gjë të re, shefo, gjithçka në rregull!”. Çdo dy orë përsëritet e njëjta procedurë... shifra, roje dhe objekte dhe vetja të duket si i përfshirë, me gjithë familje, brenda një reparti ushtarak. Dhe dreqi e merr përqendrimin tënd mbi libra, mbi krijimtari, a punë të tjera të holla!

I afrohem një ditë po këtij polici-roje dhe i flas për mënyrën acaruese me të cilën sillet. E kërcënoj për kallëzim në polici dhe tek pronari i Qendrës. Pastaj e pyes përse nuk e ul radion dhe të përgjigjet normalisht, siç flasin njerëzit në telefon. Më sheh me mosbesim, se siç duket, për përvojën e tij, unë i dukem njëfarë tipi i parëndësishëm, që nuk ia mbush aspak syrin. Më përgjigjet me përtesë, së nuk dëgjon mirë nga veshët, prandaj i duhet ta ngrejë radion në maksimum.

I them të mos gënjejë, sepse gjithë kuvendimin që po bëjmë, ai e dëgjon për bukuri. Por ai fshihet prapa kangjellave, çka më jep të kuptoj, se nuk dëshiron ta zgjasë më shumë me mua. Nga gjithë këto përpjekje kuptova se polici-rojë, s’kishte ndërmend ta ulte radion ndonjëherë. Madje dhe dashurinë e tij me zërin e lartë të radios e shpjegova me faktin, se ky tip, ndoshta në rininë e tij ka shërbyer në Policinë e Partisë dhe se tani, pas kaq kohësh, ndjen nostalgjinë e ditëve të ra kur me uniformën e tij çoç i dukej vetja se është.

Episodi II

Janë një grup prej shtatë a tetë vetësh. Adoleshentë. Nuk di në e kanë mbaruar gjimnazin a ndoshta, s’kanë lidhje aspak me shkollën. Mblidhen tok në oborrin e pasmë pas pallatit, në një shesh të shtruar me pllaka e bordura, që përbën dhe oborrin e hyrjes së Qendrës dentare nga bien dritaret e anës tjetër të apartamentit tim. Më së shumti u ngjajnë një trumbe të trishtë sorrash a korbash, teksa mblidhen me të rënë terri. Janë shpesëri nate. Por mblidhen saktësisht në mbrëmje vonë, kur ende nuk janë shuar lëvizjet e hyrje-daljet në pallat.

Flasin me zë të ulët në fillim, të përqendruar në pështymjen përtokë të lëvozhgave: janë fara luledielli. Si duket kjo ma ka përforcuar krahasimin me korbat, ngase të nesërmen vendi ku kanë qëndruar është mbuluar me lëvozhgat e farave, të cilat ngjajnë herë me krahë mizash, herë me glasa zogjsh.
Pas si fashiten zhurmat dhe kalimtarët, pasi mbrëmja e vonë u ka dhënë sigurinë e të qenit të vetmit banorë të oborrit, ata fillojnë të ngrenë zërin, të zihen me njëri-tjetrin dhe fjalori i tyre i neveritshëm e i nervozuar, i nginjur në çdo dy-tri fjalë me organe gjenitale, ngjitet me lehtësi e depërton përmes dritareve në dhoma. Tok me fjalët ngjitet dhe duhma e hashashit, të cilin e thithin deri në orët e vona të mesnatës së thellë. Tashmë nuk i drejtohen njëri-tjetrit me “lali” apo me “plako”, si në fillim, por me epitete gjenitalesh, derisa vjen ora e shpërndarjes, jo më herët se tre, tre e gjysmë pas mesnate.

Banorët e pallatit tim thonë se e kanë thirrur disa herë policinë, por ajo nuk e merr mundin të vijë aty për aq pakogjë. Nga ana tjetër, asnjërit prej banorëve nuk ua mban të konfrontohet me ta, pasi kanë frikë mos ata hakmerren ndaj fëmijëve të tyre, pasi, siç më thotë një fqinj, “ata atë punë kanë, s’kanë halle të tjera”.
Njëherë provova ta marr vetë policinë, duke shpresuar për një zgjidhje definitive, në mënyrë që fëmijët e mi të vegjël të mos i dëgjonin epitetet e tyre me gjenitale, ndonëse këtë higjienë zor se ua garanton kush gjatë.

Polici më dëgjoi dhe nga ana e vet, pasi u sigurua se nuk bëhej fjalë për ndonjë sherr me thika apo rrahje të përgjakshme, më dha një këshillë falas: “Me sa shoh, zotëri, qenkeni alergjik ndaj zhurmave. Pse nuk ndërroni apartament në ndonjë lagje më të qetë? Për shembull, nga pallatet “Agimi” ose aty, përreth Bllokut...”. Meqenëse përveç kësaj këshille bujare policia nuk jepte ndonjë zgjidhje tjetër, e ndava mendjen të negocioj vetë me atë shpesëri nate.

Dhe ja, një mbrëmje të vonë, iu avita shoqërisë së tyre që po gostitej, si gjithmonë, me fara luledielli, cigare e hashash. Ua shpjegova me qetësi e urtësi shqetësimin që na krijojnë, si me zënkat mes tyre dhe zërin e lartë, ashtu dhe me fjalorin e pistë e të papranueshëm për familjarët. U thashë se duhet të shpërndahen dhe të gjejnë ndonjë vend tjetër ku ta vazhdojnë harmoninë e tyre, pasi nuk kisha ndërmend të pajtohem me këtë regjim të përnatshëm. Gjatë gjithë kohës dëgjonin, pa kundërshtuar, por herë pas here duke i pasuar njëri-tjetrit zgërdhirje të nënkuptimta, çka më bëri shumë shpresëpakë për ndonjë rezultat pozitiv.

Mandej përfundova duke u thënë, se nëse nuk shpërndaheshin që nga momenti kur të ktheja shpinën unë, atëherë do të vija në zbatim një variant tjetër, i cili do t’u kushtonte shtrenjtë dhe se s’dihej, cili prej tyre do të mbetej sakat për tërë jetën.

Sigurisht ata nuk u tundën, edhe pasi ktheva shpinën unë. Por ama zërin e ulën në pëshpërimë dhe kështu vazhdoi për nja një orë. Njerëzit e shtëpisë ishin të gjithë në gjumë, ndërsa unë, vërtitesha nëpër studio me mllefin tim përbrenda, pa qenë në gjendje të filloja punën. Si duket shkalla e tërbimit duhet të ketë mbërritur kulmin, se papritur u gjenda në krye të shkallëve, rroka një hu të gjatë druri, që kishte shërbyer si mbajtëse antene në tarracë dhe u vërsula poshtë shkallëve. Shpesëria e natës nuk më kishte pikasur kur dola në oborr, ndaj u gjend e befasuar dhe e kapur gafil nga vërsulja ime. Një pjesë e tyre nuk arriti të ngrihet. Asaj i takoi të hante dhe goditjet më të tërbuara. Pjesa tjetër iku e tromaksur, duke ulëritur, pa tentuar t’u vijë në ndihmë shokëve të tyre të ngathët.

Të godasësh tërbimthi në mish debilësh, të dëgjosh kërcitjen e kockave të gjymtyrëve, kokës dhe kurrizit, t’u kallësh datën e lemerinë, t’i përndjekësh edhe kur dëshpërimthi e zvarras përpiqen t’i shpëtojnë ndëshkimit, t’u vihesh prapa me hu në dorë nëpër rrugica, gjer në lagjen tjetër, gjer kur të të humbin nga sytë, duke u fshehur nëpër skutat e natës – ja, kjo ishte një kënaqësi e paprovuar më parë, ishte një lloj ngazëllimi i lig, që më ra për hise ta provoja nga halli.

Çfarë kënaqësie të kthehesh në sheshin para shtëpisë tënde, triumfator, duke u kthyer ngadhënjyes si ndaj një ushtrie armike! Të shohësh pallatin të kredhur në gjumë dhe oborrin e çliruar ku s’pipëtin asnjë zog nate! Të kthehesh se ke hequr një beterr qafe dhe të ngjitesh ngadalë e sigurt nëpër shkallë, duke dëgjuar vetëm jehun e hapave të tu në qetësinë e thellë! Të kthehesh në shtëpinë tënde me ndjesinë se ti je zot shpie dhe s’guxon kush të ta përdhosë qetësinë e shenjtë në oborr! Ishte një ndjenjë aq e njohur, por gati e harruar. Dola në dritaren e studios, ndeza një cigare dhe përpiqesha të marr me mend legjionin e shpartalluar të sorrave. Në ç’pjesë të qytetit janë bashkuar?

Mandej, ndërsa sillja ndërmend detajet e asaj ngjarje melodramtike e komike njëherësh, fillova ta kundroj ngjarjen nga pikëpamja karikatureske, si një film humoristik: në një plan të madh, të parë, poeti Agron Tufa me një alamet huri në dorë, që u sulet ca adoleshentëve të gjorë dhe sëllet sa i ha krahu! Çdo të kishte thënë vallë po ta kishte parë këtë skenë Ezra Paundi? Po Hemi? A do t’i kishte pëlqyer Xhojsit? Sa do ta trishtonte Kafkën? A do ta skandalizonte Kadarenë? A do ta quante epike Fishta? Sa do të turpërohej Camaj? Ç’farë elegjie do t’i kujtonte Mandelshtamit?

Dalëngadalë vakia e pakmëparshme filloi të humbasë çfarëdo lloj kuptimi, të bëhet krejtësisht absurde dhe, tekembramja, pa patur më dëshirë ta mbaja më gjatë në mendje, u ula dhe kuturisa të shkruaj për ju këtë shkrim.

Agron Tufa, Start
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #9 : Tetor 21, 2009, 06:23:17 PD »

Liqeni i Shkodres, grope me plehra
Gazeta Shqiptare, Brikena Shllaku

Liqeni i Shkodres eshte kthyer ne nje grope te stermadhe ku hidhen mbeturina". Keshtu ka pohuar dje Prof. Dr. Mahir Hoti, presidenti i Forumit Nder-kufitar te Liqenit te Shkodres (ish-rektor i Universitetit "Luigj Gurakuqi"). Ne nje interviste per "Gazeten Shqiptare", Hoti eshte i pari autoritet qe flet hapur mbi situaten e krijuar. Ai jep alarmin dhe kerkon qe tashme masat te jene konkrete, dhe jo thjesht projekte sensibilizuese. Prof. Dr. Mahir Hoti paralajmeron se bilanci i demeve nga faktoret ndotes do jete i madh ne te ardhmen, nese nuk nderhyhet shpejt ne zgjidhjen e situates kritike qe eshte krijuar. Sipas tij, gjuetia e peshkut jashte kritereve per te siguruar fitime te momentit, ka cuar ne uljen e sasise se peshkut dhe rrallimin e peshkut cilesor.
Cilet jane faktoret qe ndotin Liqenin e Shkodres? Faktori kryesor i ndotjes se liqenit eshte kombinati i aluminit ne afersi te kryeqytetit te Malit te Zi, Podgorice. Ky problem eshte diskutuar shume here, por qe fatkeqesisht akoma nuk ka gjetur zgjidhje. Derdhjet qe behen direkt ne liqen krijojne ndotje te medha kimike. Por, nuk eshte ky i vetmi faktor. Me shqeteson fakti qe Liqeni i Shkodres eshte kthyer ne nje grope te madhe te hedhjes se mbeturinave dhe inerteve, qe bregu po i nenshtrohet cdo dite e me shume ndertimeve pa kriter dhe pa plan, po ashtu kam shume dyshime se edhe ujerat e zeza derdhen pikerisht ne kete liqen. Eshte folur shume per projektin e Bankes Boterore qe do bente te mundur pastrimin total te liqenit. A mund te flitet konkretisht per te? Ky projekt u prit me shume buje. E kemi pritur me shume deshire projektin e Bankes Boterore, i cili realisht ka 2 vite qe perflitet, por qe akoma nuk ka gjetur zbatim. Flitet se eshte miratuar fondi prej rreth 4 milione dollaresh, priten nderhyrje te dimensioneve te medha. Me projektin e Bankes Boterore pritej te kishte operacione konkrete dhe te efektshme per pastrimin dhe rregullimin e situates ne kete ekosistem te jashtezakonshem dhe me vlera te gjithanshme, por mbetemi gjithmone ne pritje te kesaj nderhyrjeje.
Ne Shkoder ka shume organizata apo OJF qe punen e tyre e kane lidhur me Liqenin. Sa eficente kane qene ato? Projektet e OJF-ve apo shoqatave te ndryshme nuk kane pasur efektin e pritshem, pasi projektet jane perqendruar me teper ne sensibilizimin e popullates sesa ne masa konkrete. Madje, ne shume raste nuk eshte ngritur zeri aq sa nevojitej. Liqeni i Shkodres konsiderohet si pike turistike. A e ka kete funksion realisht dhe a ndikon ne zhvillimin e turizmit?
Turizmi ka pesuar renie. Kjo renie do vazhdoje nese nuk reagohet menjehere ndaj ndotjes qe ka pushtuar kete liqen. Turizmi eshte shume i ndjeshem. Nese ka papasterti, plehra e ndertime jashte standardeve, turisti largohet, pasi ky i fundit kerkon ambientin e paster dhe te shendetshem. Nuk eshte fluksi i pritshem, por nderkohe nuk mund te them se ka mbaruar gjithcka per Liqenin e Shkodres. Eshte e domosdoshme te behet me shume perpjekje per pastrimin e tij sa nuk eshte vone, pasi humbjet do jene shume te medha ne nje bilanc qe mund te behet ne te ardhmen.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #10 : Tetor 21, 2009, 06:26:09 PD »

Muzika e larte problem edhe per ambasadoret
Y.Lezo, gazeta Shekulli

Zhurmat e lokaleve te nates apo edhe te mjeteve te transportit qe sjellin aty banoret e oreve te vona kane detyruar nje grup funksionaresh diplomatike t'i drejtohen per nje zgjidhje Bashkise se Tiranes. Keta funksionare jetojne ne kompleksin e banesave "Torre Drin" ne rrugen Abdi Toptani (pak metra larg Bashkise se Tiranes). Ne letren qe i drejtojne Z. Edi Rama shprehin shqetesimin e tyre ne lidhje me dy lokalet verore qe gjenden ne kete zone. "Qe nga fundi muajit prill e deri tani "The living Room" dhe "Folie Terrace" qe gjendet pas Kinema Millenium, luajne muzike me volum te larte deri ne oret e para te mengjesit, duke na lene pa gjume",- shkruhet ne letren e firmosur nga Darko Javorski, (Ambasadori kroat), Viorel Stanila, (Ambasadori rumun), Raffaella Valentini, (sekretarja e pare e Ambasades Italiane), Clare Sears, (atashe kulturor ne Ambasaden Britanike), Luigi Fabri, (administratori i Torre Drini), Geront Selenica dhe Besnik Sulaj (banore), dhe Znj. Simpson (UNDP) si dhe Noorimasa Shimomura (UNDP).
Here ne menyre individuale e here te perfaqesuar nga Administrata e godines ku jetojne, keta banore i jane drejtuar disa here Bashkise dhe Policise se Shtetit por situata vazhdon te mbetet e njejta. Madje ne leter shkruhet se "Disa prej ketyre ankesave policia i eshte pergjigjur se diskotekat e permendura kane leje nga Bashkia per te luajtur muzike ne oret e vona". Nderkohe nga bashkia thuhet se asnje lokal ne Tirane nuk ka leje per te qendruar hapur gjate nates.
Diplomatet e huaj me delikatese i sugjeroje Bashkise qe te gjeje nje menyre per te zgjidhur situaten. "Pa dashur te nderhyjme ne procedurat tuaja administrative apo ne biznesin e ketyre lokaleve, me miresjellje do t'ju kerkonim te rishikonit situaten",- shkruhet ne leter. Me tej shpjegojne se muzika ne apartamentet e tyre degjohet me teper per shkak te altoparlanteve qe lokalet kane vendosur ne ambientet e tyre. Ato e perforcojne edhe me shume volumin, qe i tejkalon disa here kufijte e normales. Nepermjet kesaj letre/ankese ftojne zyrtare bashkiake qe te vertetojne fjalet e tyre duke matur nivelin e zhurmes gjate nates ne kete zone. Madje ne katet e larta ku banojne ata, muzika amplifikohet dhe iu vjen me e forte ne forme jehone.
Por perpjekja e banoreve per te zgjidhur problemin nuk mbyllet me kaq. Duke qene se ne vendin tone jane mysafire ata shkruajne se Tiranen e konsiderojne si shtepine e tyre dhe do te donin qe te pakten ketu te kishin kushtet minimale te jeteses. "Si mysafire zyrtare ne vendin tuaj, disa prej nesh do te deshironin te kishim te njejten qetesi qe ambasadoret shqiptare kane ne vendet tona",- mbyllet letra e depozituar ne Bashki.


Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #11 : Tetor 21, 2009, 06:26:50 PD »

Ndotje...
Korab Hoxha | 24/09/2009

Kujtime për verën që shkoi


Bashkë me muzgun, në plazhet e Durrësit dhe të Kavajës, të përfshin dhe ndjenja e neverisë. Nuk është fjala për atë lloj ndjenje filozofike, që të krijohet nga kushtet shoqërore, ekonomike, politikë etj., etj., për të cilat sot është në modë të flitet shumë.


Është diçka më konkrete. Ndanë teje, ose, më saktë, bash nën këmbët e tua; i errët, viskoz, i pistë, rrjedh kanali i ujërave të zeza, kurse më tej disa të tjerë, paralelisht, pambarimisht.


Në fakt, ndenja e neverisë ka filluar të ngjizet më herët, që kur udhëton me makinë të rastit, në segmentin Plepa - Kavajë.


I ngujuar në një ferr trafiku (qindra makina të gozhduara, bori që bien papushim, pluhur, sharje, zhargone shoferësh, policë, barku i të cilëve nuk të flet vetëm për një degradim fizik, po dhe moral) edhe njëherë e ndjen veten të mashtruar, kur kujton përurimet pafund të kësaj rruge përgjatë fushatës zgjedhore, për të cilën vetë Kryeministri pat deklaruar se duhej të mbaronte në qershor. Kjo ndjenjë neverie të konkretizohet tani, ndanë kanaleve të ujërave të zeza, që ndotin përgjatë gjithë bregdetit.


Për t'i shpëtuar ndjenjës shtypëse, drejtohesh për diku. Përpara të shfaqet një kompleks turistik, për të cilin në popull flitet se i përket një ish-ministri të Arsimit. "E po mirë, - thua me vete, - të paktën, ka ndërtuar diçka që rrezaton kulturë."


Çmimet të trembin (flas përherë nga këndvështrimi i një rrogëtari) ndërsa orkestra përcaktohet me fjalën e mezidurueshme live. Muzgu është i qetë dhe ti fillon të ndjesh atë që të fal nata; pafundësinë e universit dhe të qenies njerëzore.


Ndërkohë, në skenë dalin disa ish-këngëtarë, që këndojnë disa ish-këngë të tipit "Po ku ka si ti, moj Shqipëria ime"!, me përshëndetje për miqtë nga Kosova, Maqedonia dhe diaspora. Me dy fjalë, patriotizëm me brekë banje!


Më pas, këngëtarët, që kanë marrë me ç'duket dhe detyrën e regjisorit, nisin një dialog të tillë më publikun: "Vërtet kemi Hënën që sonte ndriçon kaq bukur në qiell, por kemi dhe "Hënën" në tokë, që mendon për ju..."(!) Një paralelizëm figurativ i denjë dhe për librin Gines!


Pastaj vazhdojnë përshëndetjet për njëfarë zoti X, që ka ardhur nga Belgjika, i cili, i prekur në sedër nga përmendja e emrit në publik, ngrihet e i fut këngëtarit me marifet një kartëmonedhë, i cili, nga ana e tij, emocionohet akoma dhe më tepër, ndaj përshëndet dhe një zotëri tjetër, të quajtur Y, i cili, nga ana e tij, i mallëngjyer dhe më shumë, bën të njëjtin veprim, pra, i fut një kartëmonedhë tjetër e kështu me radhë. Spektakli mbyllet me ca tipa të dyshimtë, që mëtojnë për t'u bërë këngëtarë.


Ti largohesh pasi ke përjetuar një ferr financiar. E kupton se, nëse do të rikthehesh këtu sërish, brenda pak ditësh do të falimentosh si ato bankat amerikane.


Po akoma nuk e di se, më tej, të pret diçka akoma më rrëqethëse: ferri akustik. Lokale të shndërruar në një bishë që vetëm sokëllin, duke bërë të tulatet gjithçka përreth. Ti ndalon si i shituar, teksa mezi zbërthen një zë banal, që paraqet programin: "...Një tollova speciale...Çunat e Kavajës sonte due me disponue... Me ni kangë 'Shijaku me halle'.. etj., etj.


Pastaj shpërndahen në formën e një amalgame muzikore arabo - turko - rome, por vetëm jo melodi shqiptar, këngë haremesh, dylberësh, çengijesh të tipit: "herë me pare, herë pa pare...", "ma e mirë e oma se e bija, o usta Murat.." ose me një tekst që s'ka Zot që ta kuptojë "Italia me gaxha, jalla- jalla, hajde Adelajda haaaajde!..."
Bie era banalitet, injorancë dhe folku të degraduar. Po më tej është akoma dhe më keq, kudo që të shkosh.


Po ajo ndotje akustike, po ajo shumësi ulërimash prej qindra e mijëra vetash që nuk të le as të mendosh. Nga shpërthen i gjithë ky banalitet dhe, në fund të fundit, kush ia jep të drejtën morale këtij llumi që të sillet kaq keq me ty dhe me të tjerët?


Mëngjesi zbardh i qetë me atë dritën e qashtër, që të fal plazhi dhe ti mendon se mbase e mbrëmshmja ka qenë rastësi dhe se ndofta nuk do të përsëritet më, teksa kërkon të vendosësh çadrën diku. Ndërkaq të afrohet "pronari".


Toni i tij është arrogant. Me një fjalor më të varfër se njeriu i Neandertalit, të shpjegon se aty është pronë e tij, se ka vendosur shezlon, se për këtë i paguan taksa shtetit dhe se ty të duhet të shkosh në një vend tjetër.


Dhe ti nisesh, por ai vendi tjetër është i gardhuar. Nuk e zmadhoj, kanë vënë shufra të shëmtuara hekuri, i kanë lidhur me litarë si në një ring dhe hapësirën përreth e kanë shpallur të tyren, pra, nuk mund të kalosh, bash në atë tokë, e cila me Kushtetutë është dhe e jotja.


Atëherë kërkon një vend tjetër, por aty kanë hedhur plehrat e kështu me radhë, kur befas shikon se në një nga hotelet tejet luksozë valëvitet krenar flamuri i PD-së. Ç'kërkon ky flamur këtu në plazh? - thua ti dhe befas, po vetë, përgjigjesh se ai është një absurditet ose, më saktë, shenjë e dukshme e një servilizmi politik.


Kur them servilizëm politik nuk kam parasysh militantizmin politik, i cili, veçmas në kohë zgjedhjesh, mund të bëjë çudira, si p.sh., ta bëjë ngjyrën e zezë të bardhë, çka do ta kish zili dhe alkimisti më i shkathët ose që, pas zgjedhjesh, mund të të habisë me përfitime nga më të panatyrshmet.


Unë e kam fjalën për ata burra e gra (dhe unë njoh shumë prej tyre) që, në thelb, jo se janë të këqij, po që në rastin më të parë, bëhen me më të fortin, pra, që janë servilë politikë. Kështu p.sh., unë nuk mund ta quaj veçse servilizëm politik histerinë, me të cilën gratë e ndërmarrjes së qilimpunuesve Kavajë e pritën, dikur, në fillimet e tij, enigmatikun Ramiz Alia (shih kronikat televizive të kohës!)


Po me këtë histeri, po kësaj radhe shtoji dhe burrat, e pritën dhe Kryeministrin aktual më vonë, i cili, nga ana e tij, i cilësoi si djepi i demokracisë, madje, disa prej tyre pishtarë të demokracisë, të cilëve, si ai monarku vasalëve të qëmotshëm, u dhuroi prona në bregdet, që i trashëgojnë edhe sot. Të jetë i sigurt se po kështu do ta presin edhe atë që do ta zëvendësojë një ditë.


Një nga meritat e tyre, midis të tjerash, p.sh., është se i vunë pishtarin tri fabrikave të Kavajës, të cilat nuk u ringritën më kurrë. Sot e kësaj dite, ky qytet nuk ka asnjë syresh, kurse një nga oxhakët e mbetur në këmbë, më duket se ai i fabrikës së qelqit, është shndërruar në minare.


Metamorfozë më demokratike se kjo, zor se mund të përfytyrohet!
Është bash ky servilizëm politik, që i jepte të drejtën morale një fshatari në zonën e Laçit, dikur, në fillimet e demokracisë, që ta kalonte gardhin e pronave, sipas mendjes së tij, edhe përmes traversës hekurudhore, duke kërkuar të pengojë kalimin e trenit!


Është bash kjo dukuri që e ndihmon këtë pronar të sotëm në bregdet të parcelizojë plazhin, kurse atë tjetrin, të shurdhojë gjithë të tjerët, duke ua përdhosur gjithçka.


Prej këtij servilizmi politik buron gjithë ajo ndotje ekologjike, akustike dhe morale që të rrethon, sepse njerëzit që e shkaktojnë këtë janë më të mbrojturit nga shteti dhe, njëkohësisht, më servilët ndaj tij. Për fat të keq, kjo është Shqipëria.


Ndërkohë, para teje, teksa rrekesh për një vend për të vënë çadrën e mjerë, kalojnë mushka, kuaj, gomerë (veçanërisht këta të fundit janë të kudondodhur) çka të krijon përshtypjen se ndodhesh në pazarin e gjësë së gjallë. Shitet gjithçka; perde tyli, tenxhere me presion, hoje bletësh, vaj, i shoqëruar me reklamën përkatëse vaj ullini prej Peqini, misra të pjekur me erdhi kollomoqi nga Ndroqi, rrush me distikun rrushi i funit, kismet i çunit etj., etj.


Shtihet fall, ciganët i bien dajres dhe pushuesit paguajnë, madje në një çast shfaqet dhe foto "Arusha". Është një ari i mjerë, i tërhequr nga dy ciganë, njëri prej të cilëve mban një aparat polaroid, kurse tjetri e detyron ariun e gjorë, që vuan nga vapa, të verë putrën në zemër, kur dikush kërkon të fotografohet me të.


Ndërkohë, një plak i kërrusur më dysh, por aq i kërrusur sa që të kujton ato pinat e bregdetit, i bie papushim daulles, pastaj me një ngërdheshje të përvuajtur të uron: Gëzuar muajin e madhnueshëm të Ramazanit! Kërkon t'ia mbathësh vrapit më keq se ata besimtarët myslimanë, që kanë braktisur plazhin për shkak të festës së tyre.


Në fakt, këtu buzë detit është për t'u kënduar ajo kënga "Po ku ka si ti, moj Shqipëria ime!" Vërtet, s'ma merr mendja të ketë një vend të tillë të përshkuar kaq thellë prej banalitetit, ndërkohë që liderët (ç'fjalë boshe!) prehen jashtë apo në vilat e tyre të fshehta. Besoj se e mbani mend se si ditët e fundit, një ish-mjek, një ish-kokë e madhe desh u zhduk me jahtin e tij në ujërat e detit Jon.


Së shpejti do të kthehesh në Tiranë, ku të pret një ferr tjetër, ndotja politike. Je më se i bindur se do të dëgjosh se këtë vit të ardhurat nga turizmi u shtuan kaq për qind, se fluksi i të huajve u rrit kaq e aq e kështu me radhë. Në fakt, nuk ka asnjë lloj turizmi, ka vetëm shifra fiktive.


Ashtu si dikur që thuhej se prodhimi i mishit u rrit kaq për qind, por nuk kish mish, ashtu siç thuhej se prodhimi i qumështit u rrit kaq e aq, po nuk kish qumësht, të jesh i bindur se asnjë lloj këmbe turisti të huaj nuk ka shkelur këtej pari.


Ka vetëm një lloj popullsie rurale nga viset skajore të Kosovës dhe Maqedonisë, të peshkuar me marifet prej sekserësh të shkathët. Kjo duket nga muzika, që kjo lloj mase shijon, nga mbeturinat, të cilat ku nuk i gjen dhe nga argëtimi që ajo pranon. Ka vetëm shëmti dhe shkatërrim.


Gjithçka ndodh në një mënyrë kaq kaotike, kaq jashtë kontrollit! Këtë mund ta ndjesh nga ndërtimet që vazhdojnë ende, me të njëjtin ritëm, për të mos thënë më keq. Është një ortek urban, që rrezikon të shkatërrojë shkallë shkallshëm gjithë bregdetin, një katastrofë së cilës, me sa duket, një shtet i tillë nuk i bën më dot ballë.


Aktualisht, po flitet shumë për gripin e derrave, por askujt prej Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht Drejtorisë së Higjienës, nuk i bie ndërmend t'i bllokojë këto plazhe si qendra infeksioni, të cilat, tashmë, asnjë lloj projekti nuk mund t'i rehabilitojë dhe që, s'është çudi, që një ditë, si në Kinën komuniste, të shkaktojnë dhe murtajën, kurse kolegëve të tyre të Ministrisë së Kulturës, Turizmit dhe Sporteve nuk u shkon ndër mend t'i bllokojnë si qendra ndotjeje të kulturës kombëtare.


Të vjen çudi se si, deri më sot, Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e ka futur këtë vend në listën e zezë! Ndërkaq, flamuri i PD - së valëvitet krenar në plazhet e shkatërruar, tashmë përfundimisht, të Durrësit dhe Kavajës.

*Autori është pedagog në Universitetin e Tiranës.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #12 : Tetor 21, 2009, 06:30:44 PD »

Shekulli Online | 29/09/2009

Përgatitet padia civile ku banorët e dëmtuar kërkojnë dëmshpërblim nga pronarët e lokaleve të natës pranë Parlamentit



TIRANË- Geront Selenica ka ndërmarrë hapin e radhës, për ruajtjen e qetësisë në bllokun e banesave në lagjen e tij. Ditën e djeshme ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit, një kallëzim penal ku kërkon mbylljen e dy lokaleve verore "Living Room" dhe "Folie". Por sipas Selenicës ky është vetëm hapi i parë i një beteje të gjatë. Së shpejti një grup banorësh do të depozitojnë një padi civile, në Gjykatën e Tiranës. Ai shpjegon se një grup avokatësh do të shqyrtojnë ngërçin e ligjit dhe më pas do të kërkojnë dëmshpërblim për dëmin që u është shkaktuar banorëve nga muzika e lartë e këtyre lokaleve.

Z. Selenica cili është hapi i radhës që keni ndërmarrë për të vendosur qetësinë në lagjen tuaj?

Unë sot bëra padi penale, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor këtu në Tiranë. Ndërkohë një grup tjetër qytetarësh po përgatisin padinë civile. Janë banorë të lagjes, të Torre Drin dhe pallateve këtu pranë. Hapi i dytë i protestës qytetare do të jetë ballafaqimi i avokatëve tanë me ligjet. Qeveria dhe komisioni i ligjeve thonë se ekzistojnë gjithë draftet ligjore, por nuk vepron Bashkia e Tiranës. Bashkia e Tiranës dhe Policia Bashkiake thonë të kundërtën. Sipas tyre baza ligjore nuk është e plotë. Ne kemi një ekip ekspertesh dhe juristësh për të verifikuar nëse kjo bazë ligjore është e plotë apo jo.

Çfarë do të ndodh pas kësaj?

Ne do të zhvendosim betejën tonë ligjore në Parlament. Sigurisht kjo do të ndodhë pasi lokalet të na paguajnë për dëmin që na kanë shkaktuar. Këtë çështje duam ta zgjidhim më themel për gjithë Republikën, jo vetëm për lagjen tonë.

Dhe sa mendoni se është shifra e këtij dëmshpërblimi për dëmin që ju kanë shkaktuar?

Është çështje ekspertësh. Ata do të vendosin se sa do të jetë dëmshpërblimi. Ky është fillimi i kallëzimeve penale dhe i padive civile.


Në rezidencën "Torre Drini" ndodhen dy ambasada si dhe banojnë një numër i madh diplomatësh nga e gjithë bota

Banorët i kërkojnë ndihmë Ministrisë së Brendshme


TIRANË- Përveç ankesa dhe peticioneve që ka bërë në Bashkinë e Tiranës, për zhurmat të shkaktuara nga muzika e lartë e lokaleve të natës, Administrata e "Torre Drini" iu është drejtuar dhe Ministrisë së Brendshme. Të nxitur dhe nga banorët që jetojnë në Rrugën "Abdi Toptani", pikërisht brenda kompleksit "Torre Drin", kjo administratë ka kërkuar ndihmën e dikasterit të Rendit për të mos lejuar muzikën e lartë të lokaleve në orët e vona të natës, me pretendimin e prishjes së qetësisë publike. Letra është nisur që në javën e parë të muajit korrik të këtij viti, bashkë me letrën ankimuese të një funksionareje të Ambasadës Italiane në Shqipëri, e cila banon në godinën "Torre Drini". "Në afërsi të Kinema Millenium është hapur një disko verore "Folie", që me muzikën e saj që në orët e mëngjesit (4-5 të mëngjesit) po shqetëson të gjithë banorët në këtë zonë. Administrata jonë iu është drejtuar dhe Policisë bashkiake në qershor të këtij viti, por kjo e fundit nuk është marrë me asnjë masë dhe problemi vazhdon duke kërkuar një zgjedhje imediate. I drejtohemi autoritetit tuaj që me gjithë forcë që ligji iu jep në mbrojtje të interesave të qytetarëve, të ndërhyni në mënyrë efektive për zgjidhjen e kësaj situate" thuhet në letrën ankimuese të Administratës së "Torre Drin" që i drejtohet Ministrisë së Brendshme disa ditë më parë. Banorët që jetojnë pikërisht në apartamentet e "Torre Drinit" shprehen se ato kanë vendosur të jetojnë në këtë pallat, nisur nga niveli i lartë i sigurisë dhe i qetësisë që ishte në fillim, pa menduar se situata do të ndryshonte më vonë. Në godinën "Torre Drini" ndodhen katër ambasada si dhe banojnë një numër i madh i funksionarëve të ambasadave të vendeve të ndryshme që janë të akredituara në vendin tonë. Por përveç diplomatëve të huaj në këtë godinë jetojnë dhe zyrtarë të organizmave ndërkombëtarë që janë me mision në Shqipëri. Dy funksionare të ambasadave iu janë drejtuar personalisht Bashkisë së Tiranës, për të zgjidhur problemin e muzikës se lartë. Atasheu kulturor britanik Clare Saeas dhe sekretarja e parë për çështjet e tregtisë e Ambasadës Italiane, Raffaella Valentini banuese në kompleksin "Torre Drini" kanë depozituar në mënyrë individuale dy letra në të cilat shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me muzikën e lartë që luhet në lokalin "Folie". Diplomatët kërkojnë që të zgjidhet përfundimisht problemi i zhurmës, përndryshe ato mund të vendosin të zgjidhin kontratat e qerasë me "Torre Drini". Fatjon Cuka
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #13 : Tetor 21, 2009, 06:31:40 PD »

Prifti:Parku energjetik, prioritet i qeverise
V.Qyrfyci, gazeta Shqip

Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Dritan Prifti, deklaroi se ndertimi i Parkut Energjetik ne Porto Romano te Durresit eshte nje nga perparesite e qeverise, pavaresisht qendrimit kunder qe mbajti forca e tij politike gjate fushates se fundit elektorale, kur ishte ne opozite. "Nuk mund te kete kthim mbrapa per investimet e miratuara dhe te ndermarra ne kuadrin e programit te kesaj qeverie", ka deklaruar Prifti. Nderkaq, deputeti Osman Metalla ngriti nevojen per nje rishikim te strategjise kombetare te zhvillimit portal, duke i lene vend vemendjes jo vetem per portet komerciale, por edhe per ato turistike dhe te peshkimit. Ne nje nga inspektimet e para te tij ne detyren e ministrit, Dritan Prifti eshte ndalur ne pontilin e karburanteve dhe gazit ne veri te Durresit, atje ku qeveria ka miratuar masterplanin e ndertimit te nje parku energjetik dhe industrial dhe ka hapur driten jeshile per ndertimin e TEC-it te pare me qymyrguri nga kompania italiane "Enel". Gjate takimit ne Porto Romano, Prifti siguroi drejtuesit e pontilit dhe koncensionaret se kane mbeshtetjen e tij dhe te Kryeministrit Berisha per te cuar perpara kete pontil dhe zhvillimin e krejt zones qe do te sjelle me shume punesim dhe te ardhura. Mungesa e infrastruktures rrugore, ujit dhe telefonise fikse, ishin problemet e ngritura nga drejtori i pontilit, per te cilat ministri u shpreh i gatshem per te nderhyre. Mbeshtetur ne kundershtimin e komunitetit per ngritjen e TEC-it me qymyrguri ne kete zone, ministri dhe specialistet thane se nga kompania italiane "Enel" do te kerkohet plotesimi i te gjitha standardeve bashkekohore per te ulur ne maksimum ndikimet e tij ne mjedis. Ndertimi i TEC-it gjen ndjeshmeri te komuniteti, pranoi ministri Prifti, prandaj duhet te shpjegohet ne publik mbi investimin dhe shmangien e ndikimit te tij ne mjedis. Ne kete pontil pritet te behet edhe perpunimi i anijeve me bitum, solar e mazut, pasi ndertimi i depozitave eshte ne proces. Kapacitetet e pontilit dhe marreveshja e koncensionit nuk e lejon qe kompania italiane te perpunoje lenden e vet djegese ne te, prandaj eshte parashikuar qe "Enel" te ngreje nje tjeter pontil per qellimet e saj. Pontili i karburanteve pritet qe te nise nga puna me kapacitet te plote ne kete fundviti, qe do te shenoje dhe mbylljen perfundimtare te perpunimit te karburanteve nga Porti detar i Durresit.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #14 : Tetor 21, 2009, 06:35:01 PD »

Zhurmat, policia favorizon 'Magic 4' e 'Living Room'
Shekulli Online | 05/10/2009

Ministria e Mjedisit dhe policia kanë mbyllur dhe gjobitur lokalet me muzikë të lartë, "Falen" dy prej lokaleve.

TIRANË- Mesnata ndërmjet të shtunës dhe të dielës ka rikthyer zhurmat e larta në dy zonat më problematike të Tiranës, ish-blloku dhe përballë Parlamentit. Por këtë herë, pash shkrimeve dhe dëshmive të shumta në gazetën "Shekulli", është ndërgjegjësuar Ministria e Mjedisit dhe Policia e Shtetit.

Ato kanë ndërmarrë një aksion për mbylljen e lokaleve që shkaktonin zhurma por duke lënë jashtë listës dy lokale. "Magic 4" dhe "Living Room" kanë qëndruar hapur deri në orët e para të mëngjesit dhe policia nuk ka shkuar në asnjërin prej tyre.

Muzika e lartë ka nisur në orën 23.00 duke u shpërndarë dalë nga dalë në çdo lokal të bllokut. Me ardhjen e policisë së rendit situata është qetësuar pasi pronarët e lokaleve kanë gjetur "zgjidhjen" duke ulur disi zërin për ta ri ngritur në maksimum sapo largohet makina e policisë. Kjo ka vazhduar për disa minuta dhe në orën 24.00 policia dhe një inspektor i mjedisit kanë nisur aksionin.

Ata kanë hyrë lokal më lokal dhe kanë urdhëruar mbylljen e menjëhershme të tij. Në të gjitha lokalet janë vendosur gjoba nga 50 mijë lekë të reja ndërsa klientët janë nxjerrë jashtë.

Vetëm brenda një nate shteti ka treguar forcën e tij dhe ka detyruar lokalet që të zbatojnë ligjin. Sikur kjo gjë të ndodhte çdo natë, asnjë prej lokaleve nuk do të mund të shqetësonte banorët pranë tij me muzikën e lartë.

Deri në orën 02.00, policia dhe inspektori i mjedisit kanë arritur që të mbyllin të gjitha lokalet që mbajnë muzikë të lartë si dhe i kanë prerë atyre "faturën" e gjobës. Por jashtë vëzhgimit kanë mbetur lokalet "Magic 4" dhe "Living Room" ku ka vazhduar muzika si gjithmonë.

Kjo ka sjellë irritimin e pronarëve të lokaleve të tjera, të cilat kanë akuzuar policinë se po mbron individë të ndryshëm. "rregulli duhet të jetë njësoj për të gjithë. Lokalin tim e mbyllën, më vunë edhe 50 mijë lekë të reja gjobë ndërsa dy lokale të tjera i kanë lënë hapur. Policia duhet të japë llogari për këtë gjë",- tha dje një nga pronarët e lokaleve.

Vetë policia nuk ka dhënë asnjë shqetësim përse ka lënë dy lokale që të qëndrojnë hapur tërë natën dhe të shqetësojnë banorët me muzikën e tyre të lartë.
Identifikuar


Faqe: [1] 2 3 4   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.219 sekonda me 20 veprime.