psikologji.net
Nntor 01, 2014, 07:38:52 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: 1 [2] 3 4   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Mjedisi në Shqipëri  (Lexuar 22485 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #15 : Tetor 21, 2009, 06:36:58 PD »

Shekulli Online | 13/10/2009

TIRANE - Ministria e Mjedisit, e mbështetur nga Policia Bashkiake dhe ajo e rendit, ka vazhduar në fundjavën që kaloi fushatën për ndëshkimin e të gjithë atyre lokaleve që krijojnë ndotje akustike. Janë tetë lokale të vendosura në zona të ndryshme të kryeqytetit, të cilët janë gjobitur deri shumën prej 50 mijë lekësh për nivelin e lartë të zhurmave që kanë krijuar. Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Mjedisit, situata në zonën e ish- bllokut gjatë fundjavës ka qenë më e qetë se një javë më parë. Inspektorët e Agjencisë Rajonale të Mjedisit, pas kontrolleve të ushtruara në disa zona të kryeqytetit, kryesisht në zonën e ish- Bllokut, kanë konstatuar se lokalet po ushtronin aktivitet, duke shkaktuar ndotje akustike. Pas kontrollit shtatë lokale janë gjobitur me shumën 50 mijë lekë të rinj dhe një prej tyre me shumën 30 mijë lekë. Aksioni vjen pas shqetësimeve të shumta të qytetarëve dhe pas nismës së gazetës "Shekulli" për të pasqyruar ankesat e qytetarëve për nivelin e zhurmave. Ndëshkimi i lokaleve me gjoba, apo pezullim të aktivitet do të vazhdojë deri sa të ndryshojë situatë në favor të qytetarëve.


emri i lokalit pronari vendndodhja gjoba


1."METROPOLITAN" Florent Kavidhopulli, Rr. "Dëshmoret e 4 Shkurtit", 50 000 lek
2."LIVING ROOM" Blendi Bombaj Rr. "Xhorxh Bush" 50 000 lek
3 "BLOND" Ilir Potka Rr. "Sami Frashri" 30 000 lek
4. "MARIOT" Artan Aliaj Rr. "Vaso Pasha" 50 000 lek
5."NEW IRISH" Arjon Plaku Rr. "Pjetër Bogdani" 50 000 lek
6."BODRUMI" Redi Dizdari Pranë Shkollës "Partizani" 50 000 lek
7."MILENIUM 2" Alban Xhillari Rr. "Murat Toptani" 50 000 lek
8."MAD"Andrea Kumi Bulv. "Zhane D'Ark" 50 000 lek
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #16 : Tetor 21, 2009, 06:39:33 PD »

Na ishte dikur, Kopshti Botanik
Olsi Kolami, Gazeta Shqiptare

Ndertimet e betonit gati po i marrin frymen kryeqytetit. Por, kjo eshte vetem pershtypja e pare kur del nga trafi ku marramendes dhe plot smog i Tiranes, pasi taksa ngjitesh ne lagjen me te re te metropolit “Komuna e Parisit”, ndryshon kryekeput mendim. Sapo kalon pragun e portes se hekurt te Kopshtit Botanik, mund te marresh fryme lirisht, mushkerite thithin ate pak ajer te paster qe i ka mbetur Tiranes ne nje oaz te vertete gjelberimi. Por, nuk ka asgje te sigurt sesa jetegjate do te jete Kopshti Botanik! Ne fi llim “kafshatat” e ndertuesve dhe tani Unaza e madhe, e cila pritet qe te zgjatet ne pjesen hyrese te Kopshtit. “Nuk na eshte komunikuar ende, por nga informacionet qe kam pritet qe Unaza e madhe te kaloje pikerisht ne hyrjen e Kopshtit Botanik, duke demtuar nje nga zonat me ta pasura me bimesi”, - rrefen Petrit Hoda, drejtor i Kopshtit Kombetar Botanik. Neser, ndoshta ajo hapesire gjigante nuk do te jete me e plote dhe bimet do te zhduken nga “thesari” i botanikes shqiptare...!
Projekti i unazes se madhe
Palmat Uashington te mbjella plot 40 vjet me pare jane te vetmet deshmitare qe rrefejne te shkuaren, duke sfi duar shefat apo botanistet qe kane ikur apo jane plakur teksa krasisnin krahet e tyre per t’u ngjitur me fytyre drejt qiellit. Por, edhe ato deshmitaret e perjetshme ka gjasa te shkulen me rrenje nga projektet per ‘Tiranen e Madhe’. Pas viteve ‘90, hapesira prej plot 14 hektaresh joshi ne fi llim ish-pronaret, por ky kercenim qe mjaftoi me ca gardhe te thyer e me pas i harruar, tani eshte me i madh. Nje nga te vetmet hapesira te gjelbra te Tiranes do te betonohet, dhe kjo per “faj” projektit te Unazes se madhe. Aty ku edhe pritet te shtrihet rruga e re, ndodhet pikerisht nje brez i pafund bimesie te mbledhura nga te gjitha anet e vendit. “Ky eshte ndoshta nje nga problemet me te mprehta qe kemi aktualisht. Per Unazen ne kemi informacion thjesht mediatik. Ne jemi te shqetesuar per ndikimin e kesaj vepre tek ne”, - tregon drejtori i Kopshtit Botanik. Hoda thekson se ata do te donim qe Unaza te mos e prekte fare Kopshtin Botanik, por gjithsesi kjo eshte e pashmangshme. Dje, teksa ne shkelnim permes Kopshtit Botanik, Qeveria beri te ditur edhe projektin per Unazen e madhe, ndersa punonjesit vazhdonin punen pa ditur se c’gatuhej ne qarqet e politikes. Kjo ka qene edhe arsyeja qe pikerisht ne zonen qe do te kaloje ky ndertim gjigant, kohet e fundit nuk eshte bere asnje investim. “Ne nuk e dime se kush do te kompensoje fi nanciarisht, kur, nga do te fi lloje puna dhe si do te integrohet zhvendosja e objekteve qe do te rindertohen”, -tregon drejtori Hoda, duke sqaruar se, ne projekti i Bashkise mund te rrenoje disa nga magazinat e tyre, madje edhe seren ku rriten fidanet...
Bimesia e rralle
“Kujdes ku shkel”, - thote nje nga punonjesit e Kopshtit, nje prej atyre qe perdite kujdeset edhe per bime te padukshme per syrin e zakonshem te qytetareve qe shkelin perdite mes rrugicave te gjelberuara. “Kopshti Botanik eshte njesi kryesisht shkencore e mesimore. Tjeter pune eshte kur vleresohet ne aspektin clodhes, por nuk eshte ky qellimi i tij kryesor”, - sqaron drejtori, edhe pse imazhi qe mese shumti fiksohet ne memorien e gjithkujt nga kjo hapesire nuk ka lidhje kurrsesi me argetimin apo zbavitjen. Kjo hapesire prej 14 hektaresh, eshte oazi i vetem i mbijeteses per bimet natyrale qe jane marre nga cdo cep i vendit ne gjendje te eger, per t’i zbutur, madje edhe per t’u studiuar nga botanistet. “Ne kopsht ka bime te natyrave te ndryshme, ku secili grup ka rendesine e tij. Nga me te rendesishmet jane bimet e rralla e te kercenuara. Jane pergjithesisht bime spontane, te cilat i marrim nga zona te ndryshme te vendit, per t’ia treguar pastaj nxenesve apo studenteve. Te tilla jane bimet endemike, ato rriten vetem ne Shqiperi”, - shpjegon profesori. Kurrkujt nuk do t’i shkonte ne mendje qe aty, mes mijera lloje bimesh, mund te gjesh edhe ato me te rrallat, disa edhe ne zhdukje. Rudithi shqiptar ose boshtra, jane tipike per vendin tone dhe nuk gjenden ne asnje vend tjeter, qe sipas specialisteve jane duke u zhdukur perdite e me shume. “Per keto bime ne ofrojme ekspertizen e ruajtjes apo menyra te ndryshme te grumbullimit apo kultivimit. Shumica jane mbledhur me mund, teksa kemi shkelur cdo cep te vendit per t’i sjelle ketu ne Kopshtin Botanik”, - tregon Petrit Hado, duke treguar nje prej tyre qe ndodhet perbri dritares se zyres se tij.
Gjelberimi i Tiranes
Hapesirat e gjelbra te kryeqytetit, dikur ne fazen e farave e me pas fidane, lindnin pikerisht ne Kopshtin Botanik, por sot jo me. Ato pak fidane qe mbillen ne sere nuk mjaftojne as per te zevendesuar bimet qe nevojiten per arsye studimore. “Vitet e shkuara ne i jepnim fara dhe fidane drejtorive qe merreshin me gjelberimin e Tiranes, kurse sot nuk mundemi”, - thote Liri Dinga, nje nga themelueset e Kopshtit Botanik. Dikur cdo qytet kishte ndermarrjen e gjelberimit dhe serat per kultivimin e luleve, kurse sot, nga pese qendra te tilla qe kishte dikur Tirana, kane mbetur fare pak. Ish-Fidanishtja e Kombinatit, prodhuese e mozaikut te kryeqytetit, nuk ekziston. Sera prane Pallatit te Brigadave zbukuron vetem tryezen presidenciale si dhe sherben per ministrite te cilat kane hapesira te gjelbra. Nderkaq, ne Varrezat e Deshmoreve ende ekziston nje sere e vogel me rreth 15 lloje lulesh, qe ka si funksion zbukurimin e territorit te saj. Fidanishtja me e madhe ne kryeqytet ka qene afer zones se Stacionit te Trenit, por nuk ekziston me pasi aty jane ndertuar prej vitesh pallate, ndersa hapesirat e ish-Kombinatit gjithashtu jane bllokuar nga ndertimet pas viteve ‘90. Nderkohe, Kopshti Botanik perdoret vetem per nevojat e Fakultetit te Shkencave te Natyres, prej te cilit varet. Ne kete menyre eshte tregu privat, ai qe sjell bime zbukurimi nga vendet ekzotike, por kjo nuk kufizon mbjelljen dhe kultivimin e tyre ne vend. Dhjetera amatore rrisin dhe tregtojne lule, por kjo nuk mjafton per nje treg ku bimet e zbukurimit jane me te kerkuarat, edhe pse asnje prej tyre nuk eshte ‘Made In Albania’.

Kopshti Zoologjik,vetem me 6 kafshe
Ermelinda Hoxhaj, Gazeta Shqiptare

Kopshti Zoologjik i Tiranes per vizitoret nuk ofron me asnje gje, vec nje ambienti te paster dhe me gjelberim, pasi kafshet jane drejt zhdukjes ne kete kopsht. Deri tani jane vetem gjashte lloje kafshesh. Midis te cilave ariu, luani, tigri, ujku, dhelpra dhe disa lama. Por ambienti brenda ku jane pjesa me e madhe e ketyre kafsheve, eshte e pamundur te hysh per shkak te eres se keqe. Edhe pse dritaret jane gjithe kohen hapur, ne pjesen ku eshte luani, ujku dhe tigri eshte e pamundur qe te shkosh sepse mban ere e rende dhe ka mjaft insekte. Edhe pse femijet kane shume deshire te shikojne luanin dhe tigrin, prinderit e tyre nuk i cojne per t'i vizituar per shkak te ndotjes. Ata mjaftohen vetem duke pare lamat, pasi ato jane edhe me te shumta, si dhe nuk jane vetem nga nje lloj si kafshet e tjera...!
Gjendja e parkut
Parku Kombetar Zoologjik perbri Liqenit Artificial te Tiranes, dikur teper i populluar me kafshe e shpende te egra, sot eshte "tkurrur" e lene ne harrese. Parku Zoologjik i Tiranes eshte krijuar ne vitin 1966, afro kater dekada me pare, nderkohe qe nga ajo dite nuk eshte vene dore. Mjediset ku rrine kafshet e shpendet e egra jane po ato. Mes problemeve te shumta qe ndeshin punonjesit e ketij parku eshte dhe mungesa e ujit. Luaneve te parkut duket se u merret "fryma" ne nje hapesire prej 150 metra katrore, ne te njejtat kushte eshte edhe majmuni Silva, te cilit nuk i mungon gje per te ngrene, por ne ate hapesire te vogel nuk ka privilegjet e te qenit i lire. Por pavaresisht numrit shume te paket te llojeve te kafsheve, interesi i qytetareve eshte shume i madh, sidomos ne fundjave. Sipas biletashitesit ne Kopshtin Zoologjik, vetem diten e diel fitimi nga biletat kap rreth 30 mije leke te reja, pasi u shkojne me shume se 300 vizitore. Por edhe ditet e tjera te javes kur dhe koha eshte e mire, nuk mungojne vizitoret; gjate nje dite shkojne mesatarisht 40-70 persona. Bukuria e ketij kopshti ka filluar te zbehet ndjeshem sidomos me pallatet shumekateshe qe po ndertohen rreth tij. Keto ndertesa "gjigante" jo vetem qe po i zene frymen ketij parku, por per shkak te ndertimeve te shumta dhe mungeses se kanalizimeve te ujerave te zeza, ato qe me pare njiheshin si liqeni i mjelmave tashme jane kthyer ne keneta. Frekuentuesit me te shumte te tyre jane bretkosat dhe disa rosa, ndersa nga mjelmat e shumta tani ka mbetur vetem nje, e cila futet shume rralle ne uje per shkak se ai eshte shume i ndotur. Por ajo qe eshte lene ne harrese te plote eshte godina e cila me pare, kur Kopshti Zoologjik ishte ne ditet e lulezimit, perdorej vetem per ekspozimin e shpendeve. Ne kete godine kishte nga llojet me te ndryshme te tyre, perfshi edhe fazanet. Por tani ajo eshte vetem nje ndertese e amortizuar e cila nuk perdoret per asnje gje, pasi eshte drejt shembjes. Vizitoret e ketij parku tregojne se vijne ne keto ambiente jo me per kafshet, pasi ato kane mbetur shume pak, por per te kaluar disa ore ne qetesi. Ne kete menyre funksioni i Kopshtit Zoologjik ka ndryshuar dukshem, duke lene menjane qellimin kryesor, argetimin e femijeve dhe familjeve qe vizitojne kete park ne kryeqytet.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #17 : Tetor 21, 2009, 06:40:32 PD »

Shekulli | 16/10/2009

Shpresa Lika


Policia nuk vjen shpesh në rrugën ku banoj, kontrollojnë më shumë zonat e tjera


Banorët e Rrugës "Myslym Shyri" prej disa ditësh vazhdojnë të ankohen për zhurmat e larta, sidomos për ato që shkaktohen nga lëvizjet e makinave apo motorëve.


Qytetarët ankohen se Policia nuk ndërhyn sa duhet për të ndëshkuar shoferët, që me automjetet e tyre shkaktojnë zhurma të bezdisshme. Shpresa Lika banon në rrugën "Myslym Shyri" dhe sipas saj zhurma e makinave mbetet problemi më i madh.


Në këtë zonë banorët shprehen se volumi i muzikës nëpër lokale ka ardhur duke u ulur, ndërsa zhurmat e makinave dëgjohen deri në orën 00. 00. Banorja ankohet dhe për lëvizjet e Policisë , pasi sipas saj punonjësit e rendit nuk patrullojnë shpesh në lagjen ku banon.

Ju shqetësojnë zhurmat?


Po zhurmat në përgjithësi janë shqetësuese. Zhurmat e makinave janë një problem i madh. Në rrugën ku banoj, "Myslym Shyri", nuk kemi probleme me muzikën e lokaleve të natës, por më problem kemi trafikun makinave.


Zhurmat e motorëve dhe të makinave dëgjohen deri në mesnatë, vetëm pas orës 00:00 fillojnë të rrallohen. Policia nuk vjen shpesh, më shumë kontrollojnë rrugët kryesore ose zonën e ish-bllokut.

A jeni ankuar diku për këtë problem?


Jo nuk jemi ankuar asnjëherë, në asnjë institucion. Nuk mendoj se ky problem do të zgjidhet ndonjëherë. Sa më shumë kohë kalon aq më shumë shtohet dhe trafiku dhe nuk shpresoj se do të zgjidhet ky problem.

;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;

Petro Vaso


"Lokalet e natës të izolohen ose të ndërtohen në periferi"

Banorët që shprehin shqetësime për ndotjen akustike, që shkaktohet nga niveli i lartë i zhurmave, e shikojnë zgjidhjen vetëm në respektimin e ligjit. Petro Vaso në opinionin e tij për zhurmat në kryeqytet shprehet se ky është një fenomen që ekziston prej vitesh dhe zgjidhjen e këtij problemi e shikon në respektimin e ligjeve në fuqi nga pronarët e lokaleve apo dhe bizneseve të tjera.


Sipas banorit niveli i lartë i zhurmave ka ardhur si nga lokalet e natës që janë të shumtë, ashtu dhe nga trafiku i rënduar në rrugët e Tiranës. Për të zgjidhja më e mirë do të ishte ndërtimi i lokaleve të natës në periferi të qytetit.

Jam shumë dakord me opinionet që kam lexuar në gazetën "Shekulli", në lidhje me çështjen e zhurmave. Ky është një problem që ka vite që ekziston, nuk lindi sot. Mendoj se e vetmja mënyrë për të zgjidhur këtë çështje është zbatimi i ligjit. Ligji ekziston dhe duhet zbatuar.


Sot Shqipëria vuan nga mos zbatimi i ligjit. Për të gjitha gjërat ne kemi ligje, po ato nuk zbatohen. Perse nuk zbatohen? Për shkak të lidhjeve dhe interesave mes politikaneve dhe biznesmenëve që merren më këtë punë dhe që kanë lokalet e natës apo pub-et. Prandaj unë e shoh si një sipërmarrje të vështirë zgjidhjen e problemit. Është e vërtetë që lokalet mund të mbyllen për një javë apo për dy por sërish kanë për të filluar..


Si mendoni se mund të zgjidhet ky problem?


Lokalet duhen rikonstruktuar sipas parametrave që i ka gjithë bota ose duhen ndërtuar në periferi të qytetit dhe jo në qendër, pasi janë kthyer në një shqetësim për banorët. Po t'i shtojmë kësaj edhe zhurmat e trafikut dhe boritë e makinave situata bëhet e padurueshme. Këtu dhe për një gjë elementare i bien borisë në mes të natës. Kjo është edhe mungesë e edukatës qytetare.

'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''
Pere Hoxhaj

Shoferët u bien borive të makinave në çdo kohë

Ju shqetësojnë zhurmat urbane?


Sigurisht që na shqetësojnë. Më problem janë zhurmat e makinave që qarkullojnë nëpër rrugë. Shoferët u bien borive në çdo kohë duke krijuar një rrëmujë të madhe. Edhe motorët që lëvizin me shpejtësi krijojnë shumë zhurmë të padurueshme.

Cilat orare janë më shqetësueset?


Deri në mbrëmje vonë ka zhurma. Me sa shoh unë janë shoferë të rinj që i bien borisë së makinës kot

Si mendoni se mund të zgjidhet ky problem?


Mendoj se kjo ka të bëjë me kulturën, me edukatën e njerëzve. Shpresoj që situata do të ndryshojë një ditë


Mbi Ligjin nr. 9774, dt. 12.07.2007 "Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis".

Z. Mësonjës, çfarë parashikon kuadri ligjor shqiptar mbi zhurmat?
Për mbrojtjen e shëndetit dhe të mjedisit nga zhurmat, është miratuar dhe është në fuqi Ligji nr. 97 74, dt. 12.07.2007 "Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis", ligj i cili përcakton mënyrat e shmangies dhe masat për parandalimin, reduktimin dhe zhdukjen e efekteve të dëmshme të ekspozimit ndaj tyre, përfshirë bezdinë nga zhurma.

Sipas ligjit, cilat janë organet përgjegjëse për mbrojtjen nga zhurmat?
Ministria e Mjedisit është organi qendror përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit nga zhurmat, nëpërmjet përcaktimit të niveleve kufi dhe zbatimit të masave mbrojtëse. Pranë kësaj ministrie ngrihet Këshilli Teknik për Zhurmat (KTZH), si organizëm ndërinstitucional këshillimor për çështjet e zhurmës. Ministri i Mjedisit, në bashkëpunim me ministrin që mbulon rregullimin e territorit, miraton udhëzimin për kërkesat dhe rregullat për reduktimin e zhurmave në mjedis që në procesin e hartimit të planeve të rregullimit të territorit.
Pastaj Ministria e Shëndetësisë është organi qendror përgjegjës për mbrojtjen e shëndetit nga ndikimet negative të zhurmës. Si dhe ministritë e linjës, në fushat dhe sektorët që mbulojnë, marrin masat përkatëse për mbrojtjen nga zhurmat.

Mendoni se është i plotë ky kuadër institucional?
Deri diku.. Ndoshta në Institutin e Shëndetit Publik duhet të krijohet sektori i zhurmave, si njësi bazë e referencës për matjen, monitorimin dhe vlerësimin e saj, sipas ligjit.

Po nga organet e qeverisjes vendore cilët janë përgjegjës për mbrojtjen e qytetarit nga zhurmat, sipas ligjit?


Tre janë përgjegjësitë kryesore për këtë që pyesni. Sipas ligjit, organet e qeverisjes vendore, brenda juridiksionit të tyre: 1. Drejtojnë hartimin dhe zbatimin e planeve vendore të veprimit për zhurmën, të cilat miratohen nga këshillat e bashkive/komunave.


2. Kërkojnë nga personat fizikë e juridikë, që ushtrojnë veprimtari apo përdorin impiante dhe instalime që lëshojnë zhurmë, marrjen e masave parandaluese për respektimin e vlerës kufi të zhurmës. 3. U kërkojnë organeve të kontrollit të ushtrojnë kontroll, të bëjnë matje dhe të pezullojnë apo të mbyllin veprimtari, që nuk respektojnë dispozitat e këtij ligji.

Pra organet e qeverisjes qendrore apo vendore, personat fizikë e juridikë, që hartojnë apo miratojnë planet e rregullimit të territorit, zbatojnë kërkesat për reduktimin e zhurmës në mjedis... Përfshirë edhe veprimtaritë në katet përdhese?


Sigurisht.. Instalimi dhe funksionimi, në katet përdhese të ndërtesave të banimit, i veprimtarive të punimit të drurit, të metaleve, riparimit të pajisjeve e makinerive, i lokaleve të zhurmshme, i altoparlantëve e veprimtarive të tjera, të ngjashme me to, që lëshojnë zhurmë mbi nivelin kufi për mjediset e banimit, sipas nenit 18/4 i ligjit të lartpërmendur janë veprime të ndaluara.

Gjithnjë sipas ligjeve që kemi, a mund të na thoni cila është procedura konkrete e kontrollit dhe marrja e masave për ata që shkaktojnë shqetësime tek qytetarët?

Sipas ligjit, kontrolli për zbatimin e masave për mbrojtjen nga zhurmat, ushtrohet mbi: a) burimet e zhurmës, të veprimtarive të pajisura me leje mjedisore;


b) çdo burim zhurme në mjediset urbane të qyteteve dhe fshatrave, kur ka ankesë me shkrim; (rasti është për zhurmën në lokale që gazeta juaj e ka trajtuar gjerësisht këto ditë), c) objektet në ndërtim, rikonstruksion dhe para vënies në shfrytëzim;

ç) mjetet e transportit etj
Sa për organet e kontrollit, ligji thotë se kontrolli kryhet nga Inspektorati i Mjedisit, Inspektorati Sanitar Shtetëror, Inspektorati Shtetëror i Punës, struktura përgjegjëse për kontrollin e mjedisit e bashkisë/komunës dhe Inspektorati i Kontrollit të Automjeteve.


Çfarë vendimesh ka të drejtë të marrë një grup kontrolli sipas ligjit?


Në mbështetje të kontrollit të ushtruar, grupi i kontrollit evidenton situatën dhe problemet, cakton masat dhe detyrat për rregullimin e gjendjes, ndëshkon me gjobë kundërvajtjet administrative dhe, sipas rastit, vendos mbylljen, ndalimin apo ndërprerjen e plotë ose të pjesshme të veprimtarisë.


Rezultatet dhe vendimi i kontrollit i njoftohen subjektit të kontrolluar dhe organit të qeverisjes vendore, në territorin e të cilit ndodhet veprimtaria e kontrolluar.
Një përmbledhje e vendimit të kontrollit vihet në dispozicion të publikut për një muaj, duke u depozituar në organin e qeverisjes vendore përkatëse.


Masat gjatë kontrollit

1. Gjatë kryerjes së kontrollit, grupi i kontrollit urdhëron:
a) kryerjen e matjeve të zhurmës së veprimtarive të personave fizikë apo juridikë, që përdorin burimin e zhurmës në një mjedis ku punojnë ose qëndrojnë njerëz;
b) zbatimin e masave të kërkuara për mbrojtjen nga zhurma;


c) ndalimin e përdorimit të ndërtesave, të reja apo të rikonstruktuara, derisa në to të zbatohen masat për mbrojtjen nga zhurma;
ç) ndalimin e përdorimit të burimit të zhurmës, derisa të jenë zbatuar tërësisht masat për mbrojtjen nga zhurma;


d) ndalimin e veprimtarive të zhurmshme, që prishin pushimin dhe qetësinë e natës, nëse këto nuk mund të arrihen duke zbatuar masat e marra;
dh) ndërprerjen e punës dhe të veprimtarive që lëshojnë zhurmë, nëse kanë filluar pa miratimin e organit përkatës se janë zbatuar masat e mbrojtjes nga zhurma.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 847 datë 29.11.2007 "Për miratimin e strategjisë ndërsektoriale të mjedisit" është konstatuar:
Zhurmat janë një problem urban. Burimet e tyre kryesore janë transporti, ndërtimet, industria dhe disa aktivitete tregtare si lokalet dhe klubet. Niveli maksimal i lejuar për zhurmat ne kryqëzime me fluks te madh lëvizje është 60-65 dB (decibel) ditën dhe 40-45 dB natën.


Në 6 nga 8 qytete te monitoruara për zhurmat ne vitin 2005 kapërcehet lehte niveli maksimal i lejuar. Gjate natës, norma maksimale e lejuar prej 45 dB kapërcehet vetëm ne Tirane me 32.2%, ne Durrës me 10% dhe ne Elbasan me 1%.

...............................

Zonja e paidentifikuar te "21 Dhjetori"

Do durojmë, nuk kemi zgjidhje tjetër

Zonja e moshuar banon pranë kryqëzimit të "21 Dhjetorit", ajo tregon se për të dhe banorë të tjerë të kësaj zone, janë kthyer në një shqetësim të përhershëm makinat dhe zhurmat që ato krijojnë. Pa dashur të bëjë publik emrin e saj kjo zonjë ka treguar për "Shekullin" shqetësimet që i shkakton rrëmuja e trafikut që krijohet pranë shtëpisë së saj.


A ju shqetësojnë zhurmat urbane?


Zhurmat e makinave në orët e vona janë shumë shqetësueses, edhe zhurma që shkaktohet nga mbyllja e qepenave të lokaleve. Ato mbyllen njëra pas tjetrës dhe shkaktojë një zhurmë shumë të madhe. Ecja me shpejtësi e makinave apo zhurma e motorëve janë edhe këto shumë shqetësuese.

Jeni ankuar diku për këtë problem?


E ku të ankohemi. Kush të dëgjon sot apo të zgjidh problemin. S'kemi çfarë të bëjmë tjetër veçse të durojmë.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #18 : Tetor 21, 2009, 06:41:46 PD »

Deklarate per shtyp - Qendra EDEN

73.4% e te intervistuareve jane kunder ndertimit te TEC-it. Vetem 21.4 % jane dakord per ndertimin e tij dhe 6.2 % nuk jane te sigurte.
Me 14 tetor 2009, Qendra Mjedisore EDEN organizoi ne qytetin e Durresit nje aktivitet informues- sensibilizues mbi rezultatet e anketimit te zhvilluar me banoret e Durres-it, Poro Romano-s, Manezs, Sukth-it dhe Maminas-it rreth informacionit dhe qendrimit te tyre mbi ndertimin e Termocentralit (TEC) me qymyr ne Porto Romano.
Qellimi i anketes ishte venia ne dukje e sasise dhe saktesise se informacionit qe kane marre banoret e ketyre zonave, te cilet konsiderohen si potencialisht te ndikueshem nga ndertimi i TEC-it. Permes pyetjes “C’lloj investimesh do te doni te shihni ne bashkine/komunen tuaj” ky anketim sjell gjithashtu nje ide te pergjithshme rreth nevojave te banoreve te rrethit te Durresit dhe nje sugjerim qe pushteti vendor dhe qendror duhet te marre parasysh, perpara se t’u hape udhe investimeve gjigande ne energji.

Ja cilat jane disa nga rezultatet e ketij anketimi:
- 73.4% e te intervistuareve jane kunder ndertimit te TEC-it. Vetem 21.4 % jane dakord per ndertimin e tij dhe 6.2 % nuk jane te sigurte.
- 7.2 % e te intervistuareve nuk dine se c’eshte nje TEC.
- 6.8% e te intervistuareve nuk kane degjuar asnjehere per TEC-in ne Porto Romano
- 44% e te intervistuareve nuk dine qe TEC-in ne Porto Romano do te punoje me qymyr
- Vetem 6 % jane informuar lidhur me ndertimin e TEC-it ne fjale permes konsultimeve me publikun. 60.1% jane informuar permes medias, 21.9% permes bisedave me miqte.
- 62,5% e te intervistuareve mendojne se ky TEC nuk eshte i dobishem per Shqiperine. Vetem 29.2% mendojne se ai nuk i sjell dobi Shqiperise dhe 7.7% nuk jane te sigurte.
- Vetem 17.5 % mendojne se TEC-i do t’i sjelle zhvillim Shqiperise, 9.6 % mendojne se do te ndikoje pozitivisht ne ekonomi, 17, 4% mendojne se do te ndikoje pozitivisht ne punesim dhe 20, 3 % mendojne se do te ofroje siguri energjitike.
- 53.7% e te intervistuarve mendojne se ky TEC ndikon negativisht ne mjedis dhe 51% e tyre mendojne se ndikon negativisht ne shendet
- 68.4% e te intervistuareve mendojne se TEC-i nuk eshte i dobishem per bashkine / komunen e tyre.
- 61% e tyre mendojne se TEC-i do te ndikoje negativisht ne shendet dhe 55.2% mendojne se do te ndikoje negativisht ne mjedis.
- 30% e tyre mendojne se do te ndikoje negativisht ne bujqesi dhe 45.9% mendojne se do te ndikoje negativisht ne turizem.
- Plot 61.3 % e te intervistuarve mendojne se ne komunen apo bashkine e tyre duhet te investohet ne turizem, 51,7 % mendojne se duhet investuar ne mjedis dhe 50% ne infrastukture.

Komente dhe sugjerime.
Perpara se te merret vendimi perfundimtare mbi ndertimin e TEC-it prej 1600 MW ne Porto Romano, duhet te merret parasysh vullneti i banoreve te zonave te prekura (bazuar kjo ne te drejten qe i jep kuadri ligjor Shqiptar).
Tregohet qarte se vetem 21,4% e te intervistuareve jane dakord me ndertimin e ketij impianti ndotes e me pasoja te pariparueshme ne mjedis. Kjo do te thote se shumica e tyre ( 73.3%) nuk e duan nje veper te kesaj natyre ne oborrin e tyre.
Shifra 44% qe tregon se gati gjysma e te intervistuareve nuk dine se ky TEC do te djege qymyr, lenda qe sipas studimeve rezulton te jete me ndotesja, tregon per nje proces te dobet informimi nga investitori dhe palet e interesuara.
Per me teper, anketa tregon se vetem nje pjese fare e vogel e te intervistuareve (6%) jane informuar nga konsultimet me publikun te kompanise Italiane “Enel”. Rol te rendesishem ne informim ka luajtur media vizive dhe e shkruar, e cila ka informuar rreth 60% te te intervistuareve.
Fakti se 61% e te intervistuarve jane te shqetesuar mbi pasoja e TEC-it ne shendet dhe rreth 55% jane te shqetesuar mbi pasojat ne mjedis, tregon se njerezit vleresojne pak me shume shendetin ne krahasim me mjedisin. Por neglizhohet fakti se ndikimet negative mbi mjedis ndikojne drejt per se drejti ne shendetin e gjithsejcilit.
Nepermjet kesaj ankete, dallohet gjithashtu se shumica derrmuese e te intervistuarve (61.3 %) deshirojne te shohin Durresin si nje destinacion per turizem dhe shume prej tyre mendojne se ka mungesa ne investime ne sektorin e infrastruktures dhe mjedisin (perkatesisht 50% dhe 51.7%)
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #19 : Tetor 21, 2009, 06:42:56 PD »

Shekulli | 17/10/2009

Qemal Hoxha


Banorët e Rrugës "Myslym Shyri" ankohen për zhurmat që krijohen nga trafiku i makinave. Qemal Hoxha, tregon se ky është problemi më i madh që kanë banorët dhe që vazhdon prej shumë kohësh. Banori tregon se shqetësohet edhe nga ndezja e shpeshtë e fishekzjarrëve në rrugën ku banon, gjë për të cilën nuk është marrë asnjë masë.


A ka zhurma që ju shqetësojnë në lagjen ku banoni?
Po, ka zhurma që na shqetësojnë. Ndizen fishekzjarrë vazhdimisht dhe nuk merret asnjë masë nga policia. Ndodh që edhe lokalet të vendosin muzikë me zë të lartë. Por zhurma më e madhe shkaktohet nga trafiku i makinave, ky është edhe problemi më i madh që kemi. Asgjë nuk po rregullohet.

Si mendoni se duhet të zgjidhet ky problem?
Duhet të ndërpriten patjetër të gjitha zhurmat, si p.sh zhurmat që krijohen nga ndezja e fishekzjarrëve. Ndërsa për makinat që i bien borive në çdo moment nuk e di se si mund të zgjidhet. Është policia rrugore që duhet të marrë masa në këtë drejtim. Zhurmat që krijohen në mes të qytetit janë të palejueshme. Në çdo vend të botës që kam qenë nuk kam dëgjuar të tilla zhurma.



''''''''''''''''''''
Zaçe Islami "Shallvaret"

Për zgjidhjen e problemit të zhurmave banorët propozojnë të merren modele nga shtete të tjera

Pronarët "lyejnë qerren" dhe vazhdojnë biznesin

Niveli i lartë i zhurmave mbetet shqetësues për banorët e kryeqytetit edhe pas mbarimit të stinës së verës. Zhurmat të krijuara nga muzika e lartë e lokaleve dhe lëvizjet e makinave, janë bërë objekt ankesash, si pranë Bashkisë së Tiranës, ashtu edhe pranë Institutit të Shëndetit Publik. Zaçe Islami, banon në zonën e "Shallvareve" dhe në opinionin e tij për ndotjen akustike tregon se gjatë verës që kaloi, zhurmat kanë qenë të pa durueshme. Islami pohon se brenda unazës së Tiranës, duhet të kufizohet qarkullimi i automjeteve dhe për këtë duhet të merren dhe modele nga shtete të tjera.

A shqetësoheni nga zhurmat në lagjen ku banoni?
Zhurmat më të mëdha na vijnë nga lokali "Music box" që ndodhet tek kompleksi "Tajvan". Po duhet të them se shqetësuese janë edhe zhurmat që krijon qarkullimi i makinave. Gjatë verës situata ka qenë e padurueshme. Jemi ankuar disa herë në Bashkinë e Tiranës dhe në Institutin e Shëndetit Publik. Kemi bërë të gjitha përpjekjet, problemi është zgjidhur në një farë mase por prapë ka zhurma të cilat janë shumë shqetësuese

Pas denoncimeve që keni bërë në Bashki apo në Institutin e Shëndetit Publik, cilat nga këto institucione kanë matur nivelin e zhurmave në zonën ku ju banoni?

Për matjen e nivelit të zhurmave nuk ka ardhur njeri, por policia bashkiake dhe ajo e shtetit kanë ardhur disa herë dhe kanë bërë përpjekjet tyre. I kanë gjobitur lokalet, i kanë mbyllur por ata kanë filluar prapë. Këto janë fenomene të zakonshme. Të gjithë e dimë që pronarët "lyejnë qerren" dhe e shtyjnë edhe disa ditë.

Si mendoni se mund të zgjidhet ky problem?
Zgjidhja është që brenda unazës së Tiranës të eliminohet qarkullimi i tepërt i makinave. Një zgjidhje tjetër që përdoret në vende të tjera është vendosja e një rregulli në qarkullim. P. sh makinat me targa çift të qarkullojnë të hënë, të mërkurë, të premte dhe makinat me targa teke të martë, të enjte dhe të shtunë. Kjo është zgjidhja më e mirë, të paktën në këtë mënyrë do të përgjysmohej trafiku në qytet.



Çel Prelvulaj "21 Dhjetori 11:50


"Nuk ka qetësi pa zbardhur mëngjesi"

Mungesa e një izolimi akustik për ambientet e lokaleve që do të shmangte ndotjen akustike, ka bërë që zhurmat të depërtojnë deri në banesat e qytetarëve. Banorët vazhdojnë të ankohen edhe për boritë e makinave, sidomos kur ato përdoren gjatë natës. Çel Prevulaj, jeton pranë kryqëzimit të "21 dhjetorit", në Rrugën e Kavajës dhe sipas tij zhurmat, në këtë pjesë të Tiranës dëgjohen deri në tre të mëngjesit. Ndërsa për lokalet që ushtrojnë aktivitet gjatë natës, banori shprehet se ato duhet të ndërtohen në zonat periferike të qytetit.

Shqetësoheni nga zhurmat gjatë natës?
Ka raste kur edhe në dy të natës na del gjumi nga ndonjë bori makine apo zhurma e motorëve që ecin me shpejtësi. Zhurma që krijohet nga muzika e lartë që luajnë lokalet është edhe ajo shumë shqetësuese, dëgjohet deri brenda në apartament.

Prej sa kohësh vazhdon ky shqetësim ?
Zhurma është e përhershme. Nuk ka qetësi pa shkuar ora 2 apo 3 e mëngjesit, ndërsa gjatë muajve të verës është akoma edhe më e theksuar.

Çfarë masash duhet të merren për të ulur nivelin e zhurmave?

Duhet të ndërhyjë policia bashkiake, për makinat dhe boritë e tyre që të vendoset qetësia.

Po për lokalet si duhet vepruar?
Më mirë do të ishte që lokalet të ndërtoheshin në periferi, kjo është zgjidhja e duhur. Brenda në qytet nuk duhen lejuar lokalet e natës.

..........................


Skënder Balla
"Ligjet miratohen por nuk zbatohen kurrë"

A ju shqetësojnë zhurmat?
Sa të duash, boritë e makinave, që shoferët u bien orar dhe pa orar. Kafenetë po pëlcasin nga muzika me volum të lartë që luajnë ditën dhe natën. Pse nuk i vendosin një orar kufi që të mos ketë më zhurma. Vazhdimisht është diskutuar kjo gjë por ende nuk po gjendet një zgjidhje?
Si mendoni se mund të zgjidhet ky problem?
Duhet respektuar ligji. Në parlament ligjet aprovohen me shumicë por për tu zbatuar nuk zbatohen kurrë.

'''''''''''''''''''''''''
Drita
"Dëgjoj me vështirësi për shkak të zhurmave"

Ju shqetësojnë zhurmat?
Shumë. Ka aq shumë zhurma sa unë mezi dëgjoj. Janë të shumëllojshme, duke filluar nga muzika e lartë dhe deri tek boritë e makinave.

A jeni ankuar diku për këtë shqetësim?
Ku të ankohemi?. Kush t'i zgjidh problemet sot ?

Si mendoni se mund të zgjidhet ky problem?
Të zbatohen rregullat, të ketë kontrolle të vazhdueshme.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #20 : Tetor 21, 2009, 06:44:02 PD »

Të hiqen nga qarkullimi makinat e vjetra
Lutfi Dervishi | 20/10/2009
Fatos Memisharaj 04:40


Shqetësimi për zhurmat e makinave ka ardhur duke u rritur, sidomos për banorët që jetojnë në zonat përreth qendrës së kryeqytetit. Shumë prej banorëve, nivelin e lartë të ndotjes akustike e shikojnë të lidhur dhe me sjelljen e vetë qytetarëve.


Fatos Memisharaj, është një qytetar që banon në rrugën "Myslym Shyri" i cili shprehet se në lagjen ku banon shqetësohet nga zhurmat e makinave

A ju shqetësojnë zhurmat?


Shqetësohem nga zhurma e makinave që i bien borive natën dhe lëvizja e motorëve natën. Jo vetëm kjo por edhe njerëzit që dalin nga lokalet e natës duke biseduar apo bërtitur me zë të lartë në mes të qytetit janë një problem.

A janë ankuar banorët e lagjes suaj për këtë problem?


Nuk janë ankuar. Secili sheh punën e vet. Por për moshat e vjetra dhe fëmijët zhurmat janë shumë problem. Ky është stres, është shqetësim nervor, gjithë të këqijat i ka.

Si mendoni se mund të zgjidhet ky problem?


Duhen hequr nga qarkullimi makinat e vjetra. Ndërsa lokalet e natës duhet të ndërtohen në periferi ose të lejohen të funksionojnë deri në orën 00:00.


Genci Rama 06:00

Duhet të vendosen kushte për hapjen e lokaleve të natës

Muzika që luhet në lokalet e natës në të gjithë kryeqytetin është një shqetësim që vazhdon. Kush ka shtëpinë pranë këtyre lokaleve ka harruar se çfarë do të thotë një gjumë i qetë.


Për të zgjidhur situatën banorët nuk kanë guxim të drejtohen në institucionet përkatëse por mjaftohen duke u ankuar tek njëri-tjetri. Genci Rama është një qytetar që banon në "Rrugën e Kavajës", i cili për këtë situatë të krijuar bën fajtore Bashkinë dhe institucionet e tjera që pajisin me licensa këto aktivitete.


A ju shqetësojnë zhurmat urbane?


Shqetësohem shumë. Në lagjen ku banoj ka një lokal nate, i cili në këndvështrimin e pronarit është një biznes fitimprurës pasi aty ka klientelë vazhdimisht , por në këndvështrimin e banorëve ai është një aktivitet që prish qetësinë publike. Këtu fajin nuk e kanë pronarët, por Bashkia dhe qeveria.


Ata i lejojnë të funksionojnë këto aktivitete. Klubet e natës duhet të jenë sepse janë në të gjithë botën perëndimore, por duhet të kenë zonat e tyre ku mund të kryejnë aktivitetin dhe duhet të kenë kushte të tilla që zhurma të mos dalë jashtë ambienteve.

Banorët janë ankuar në ndonjë institucion për këtë problem?


Jo ankesa në formë zyrtare nuk janë bërë. Banorët janë ankuar vetëm me njëri tjetrin.

Si mendoni se mund të zgjidhet ky problem?


Mendoj se institucionet të cilat licensojnë këto klube duhet që të vendosin kushte për këto klube nate. Kushtet mund të jenë që lokalet të ndërtohen jashtë zonave të banimit. Ose në rast se janë brenda zonave të banuara të krijojnë kushte të tilla që zhurma të mos dalë jashtë lokalit.


Ema Kapllani 09:00


Lokalet e natës të ndërtohen nën tokë


Ka edhe të rinj që ndonëse mund të frekuentojnë lokalet e natës, pranojnë se muzika e lartë që luhet aty është shqetësuese për ata që jetojnë pranë këtyre lokaleve. Ema Kapllani është një vajzë e re e cila mendon se zgjidhja më e mirë për këtë problem do të ishte zhvendosja e lokaleve në zonat periferike të kryeqytetit.

Ju shqetësojnë zhurmat?


Po ka shumë zhurma që na shqetësojnë.
Unë banoj tek "Rruga e Elbasanit" dhe aty gjatë gjithë natës kemi shumë shqetësime për shkak të zhurmave të ndryshme që vijnë nga jashtë. Kjo çon në shqetësime edhe më të mëdha jo vetëm për mua por për pjesën më të madhe të lagjes.


Gjatë gjithë ditës dëgjohet muzika, zhurma e makinave, boritë e tyre zhurma të ndryshme

A jeni ankuar diku për këtë problem?


Me sa di unë banorët janë ankuar por nuk kanë arritur asgjë. Nuk është zgjidhur situata.

Si mendoni se duhet të zgjidhet ky problem?


Pub-et apo lokalet e natës të ndërtohen nën tokë ose të zhvendosen jashtë, në periferi të qytetit, nuk duhet të lihen në zonat e banuara ku mund të shqetësojnë njerëzit. Zhurmat ndikojnë shumë keq në jetën e njerëzve


=================

Ramazan Demiraj 11:00

Makinat dhe motorët janë problemi më i madh

Ju shqetësojnë zhurmat?


Tek "Rruga e Çamëve" ku banoj na shqetësojnë shumë zhurmat e makinave dhe sidomos të motorëve. Janë të padurueshëm. Në shumë raste pas orës 20:00 apo gjatë natës na shqetësojnë edhe fishekzjarret, të cilët trembin shumë fëmijët. Nëse do t'i ndiznin vetëm në raste festash do të ishte e pranueshme por fishekzjarret i ndezin në çdo kohë.

Si mendoni se mund të zgjidhet ky problem?


Mendoj se duhet biseduar me ata që janë kompetentë. Bashkia mund të jetë ajo që mund të gjejë një zgjidhje.


Qamil Jaupllari, 13:00

Boritë e makinave janë shumë stresuese.


A ju shqetësojnë zhurmat?


Zhurmat janë shumë shqetësuese duke filluar që nga ato që shkaktojnë kafshët e deri tek zhurmat e makinave. Edhe po të bësh një shëtitje me familjen nuk arrin të qetësohesh dot, zhurmat janë shumë shqetësuese.


Shoferët e makinave janë të paedukatë, nuk dinë të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe u bien borive në çdo kohë. Boria është shumë stresuese. Në këtë drejtim ne nuk jemi të qytetëruar. Bota e qytetëruar i respekton të gjitha shenjat konvencionale.

Si mendoni se mund të zgjidhet ky problem?


Unë mendoj që të veprohet ashtu si veprohet në çdo vend të botës. Makinat të qarkullojnë me seri sepse mendoj se një pjesë e madhe e makinave lëvizin për qejf dhe jo për punë.


Boria është shumë stresuese. Në këtë drejtim ne nuk jemi të qytetëruar.

Mendoni se lokalet e natës duhet të ndërtohen në periferi, larg qendrave të banuara?


Patjetër që po, në të gjithë botën kjo praktikë funksionon. Kazinotë apo lokalet e natës janë një luks. Ai që ka mundësinë mund të shkojë me makinë.


Pse po vonohet kaq shumë zgjidhja?

Shqetësimit të banorëve për nivelin e lartë të zhurmave që po pasqyrohet në gazetën "Shekulli" shpesh u janë bashkuar edhe njerëz të njohur të shoqërisë. Në reagimet e tyre në lidhje me ankesat e vazhdueshme të banorëve, bëhet thirrje për respektim të ligjit dhe eliminim të ndotjes akustike.


Analisti Lutfi Dervishi në opinionin e tij për këtë çështje thotë se ky është rasti më i mirë për tu treguar gjithë pushtetarëve që nesër do të shkojnë në zgjedhje se kohës së politikës së madhe dhe premtimeve të mëdha po i vjen fundi.


"Më duhet që në fillim të përshëndes gazetën Shekulli që i është qepur "zhurmës" dhe nuk po e lë të qetë. Një nga kritikat që ne vetë mund t'i bëjmë profesionit tonë është kapërcimi nga një degë në tjetrën, nga një titull i madh në tjetrin, nga një skandal në tjetrin.


Është një nga rastet e rralla që gazeta i qëndron fort problemit që ngre. Ditët e para kam pasur frikë se redaksia do të lodhej me trajtimin e kësaj çështjeje. Kjo nuk ka ndodhur dhe kjo në vetvete është një fitore.


Ky problem për shkak të interesave meskine dhe banale të biznesit të bareve dhe pubeve mund të mbetet pa zgjidhur edhe një vit tjetër. Por ky është rasti për t'u treguar pushtetarëve vendorë dhe qendrorë që kohës së politikës së madhe dhe premtimeve të mëdha po i vjen fundi.


Nesër në zgjedhjet lokale apo qendrore votuesit do të kërkojnë të dinë se "çfarë do të bëhet me zhurmat?"


Zhurma prek njëlloj të gjithë, të pasur dhe të varfër, ashtu si cilësia e ajrit në Tiranë e kudo. Ka një ligj për "ndotjen akustike". Ky ligj duhet zbatuar dhe... kaq. Ai që premton se do ta zgjidhë, me gjasë do të marrë më shumë vota.


Në këtë kuptim "më vjen mirë" që ky problem po zgjatet. Pyetja normale është: pse vonohet kaq shumë zgjidhja? Ne nuk duhet të shpikim rrotën çdo ditë. Vendet rrotull nesh e kanë zgjidhur për bukuri këtë çështje. Këtu duhet vetëm pak vullnet dhe vëmendje ndaj shqetësimit të qytetarëve."


Si mund të reduktojë zhurmën teknologjia

Në botë janë krijuar lloje të ndryshme strategjish për zvogëlimin e zhurmave. Ndër to përfshihen përdorimi i barrierave të zhurmës, kufizimi i shpejtësisë së qarkullimit të automjeteve, kufizimi i qarkullimit të automjeteve të tonazheve të rënda, rregullimi i sipërfaqeve të rrugëve, vendosja në rrugë e një kontrollori shpejtësie si dhe ridizajnimi i gomave të makinës.


Kostoja e ndërtimit të këtyre teknologjive për zvogëlimin e nivelit të zhurmave mund dhe është tepër modeste.


Ditëve të sotme "zhurma" me të drejtë ka fituar statusin e një problemi mjedisor, por për këtë i janë dashur plotë 4 dekada.


Deri në fillimi të viteve 1970 shumë shtete e konsideronin çështjen e zhurmave urbane një "telash", e jo një problem të mjedisit. Në SHBA p.sh ka standarde të përcaktuara për nivelin e zhurmave urbane.


Shtetet dhe qeveritë lokale në Amerikë kanë standarde të cilat përcaktojnë në mënyrë të detajuar mënyrën e ndërtimit të banesave, planifikimin urban dhe atë rrugor. Në Kanada dhe BE fatkeqësisht janë të pakta ato vende që aplikojnë një praktikë që i mbron qytetarët nga zhurma.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #21 : Tetor 21, 2009, 06:45:08 PD »

Një në pesë evropianë dëmtohet nga zhurmat
Shekulli | 19/10/2009

Një në pesë europianë është i ekspozuar nga zhurmat e larta që mund t'i dëmtojnë shëndetin. Kjo shifër është publikuar një javë më parë nga Organizata Botërore e Shëndetit, e cila ka hartuar një raport të plotë për zhurmat në të gjithë Europën.


"Ashtu si ndotja e ajrit ose lëndët kimike, edhe ndotja akustike është një rrezik për shëndetin e njerëzve", -thotë Rokho Kim, drejtuesi i projektit për Organizatën Botërore të Shëndetit. Ai shpjegon se pothuajse të gjithë njerëzit që janë të ekspozuar nga zhurmat e larta kanë pasur probleme shëndetësore dhe shqetësime të dukshme mendore.


Por ky është një fakt që për vite me radhë është anashkaluar pothuajse në të gjithë Europën ndërsa tani është kthyer në qendër të debatit, sidomos për zhurmat në zonat e banuara.


Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetit rekomandon se gjatë natës niveli zhurmës duhet të jetë jo më i lartë se sa 40 decibel sepse vetëm në këtë mënyrë do të quhet "zonë e qetë".


Nëse niveli i zhurmës arrin më shumë se 55 decibel, njerëzit që jetojnë në zonën përreth janë të rrezikuar nga sëmundje serioze si tensioni i lartë, problemet e zemrës.


Tek të gjithë këta njerëz nisin fazat e para të pagjumësisë. "Ndikimi negativ i zhurmave ndodh edhe në rastet kur njerëzit janë në gjumë sepse edhe në gjumë truri i njeriut reagon ndaj zhurmave",- thuhet në raport.


Agjencia AFP raporton studimi në fjalë është kryer nga 35 shkencëtarë, të çilët kanë punuar gjashtë vjet duke matur nivelin e zhurmave, duke intervistuar banorët por edhe duke monitoruar spitalet për njerëzit e dëmtuar nga zhurmat.


"Zhurmat tashmë mbajnë vendin e parë në listën e problemeve mjedisore në Europë. Vëzhgimi tregon se zhurmat e larta kanë sjellë një reagim popullor duke u rritur ndjeshëm numri i ankesave për këtë problem. Njerëzit duhet të reagojnë edhe më shumë duke raportuar ato që ndodhin",- thuhet në raportin e bërë nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Efektet negative të zhurmës tek qeniet e gjalla

Zhurma është një tingull i padëshirueshëm për veshin.


Ky tingull i padëshirueshëm mund të dëmtojë psikologjikisht si njerëzit ashtu edhe kafshët. Ndotja akustike mund të shkaktojë mërzitje, agresivitet, hipertension, stres humbje të dëgjimit, çrregullime të gjumit si dhe shumë probleme të tjera shëndetësore.


Më tej akoma stresi dhe hipertensioni që shkaktohen nga zhurmat mund të çojnë drejt formave të ndryshme të depresionit dhe rrjedhimisht mund të shkaktojnë edhe kriza paniku.


Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj zhurmës mund të çojë deri në humbje të plotë të dëgjimit. P.sh është vërtetuar se meshkujt e rritur, të cilët janë ekspozuar vazhdimisht ndaj zhurmës, kanë humbur një pjesë të mirë të dëgjimit në krahasim me ata që nuk janë ekspozuar.
Ndotja akustike konsiderohet si një nga shkaktarët kryesorë të mërzisë.


Një studim spanjoll i bërë në vitin 2005 mbi zhurmat sugjeroi që çdo pronar apartamenti të paguante përafërsisht 4 euro për decibel në vit, për reduktimin e zhurmës. Por ndotja akustike nuk është një problem që prek vetëm njerëzit, edhe kafshët reagojnë negativisht ndaj saj.


Zhurma mund të ketë një efekt të dëmshëm tek kafshët, ajo mund të shkaktojë stres apo edhe rritjen e mundësisë për të vdekur. Njësoj si njerëzit kafshët që ekspozohen në mënyrë të vazhdueshme ndaj zhurmave mund të humbasin dëgjimin.

"Lokalet më mirë të ndërtohen në periferi"

A ju shqetësojnë zhurmat?


Zhurmat janë shumë shqetësuese. Muzikën e lartë e dëgjojmë njësoj, edhe kur nuk ka dasma. Lokalet e ngrenë volumin e muzikës në maksimum për të rinjtë që kanë dëshirë të dëfrejnë. Po këto lokale më mirë të ndërtohen në Dajt apo në Lundër apo në ndonjë vend ku nuk ka shtëpi banimi, pra ne periferi.

''''''''''''''''''''''''''''''

Zhurmat që krijohen nga qarkullimi i makinave, një problem i vazhdueshëm


Vajza e re, që ka ndarë shqetësimin me "Shekullin" banon në "Rrugën e Kavajës". Edhe pse ka pak kohë që ka ardhur në Shqipëri ajo thotë se zhurmat janë kthyer në një problem të madh. Gjatë gjithë ditës, edhe në orët e mbrëmjes, poshtë apartamentit të saj qarkullojnë shumë makina, zhurma e të cilave i privon banorët nga qetësia.

A ju shqetësojnë zhurmat urbane?


Po shumë. Unë banoj tek "Rruga e Kavajës" aty ku ndërpritet linja e Tiranës se re me atë të Kombinatit, në këtë zonë është shumë e vështirë të jetohet për shkak të zhurmave të mëdha që krijohen nga trafiku i rënduar. Zhurmat dëgjohen gjatë gjithë ditës deri në mbrëmje. Shqetësuese janë edhe zhurmat e motorëve që ecin me shpejtësi, këto dëgjohen më shumë në mbrëmje.

Jeni ankuar diku për këtë problem?


Unë kam jetuar jashtë Shqipërisë, dhe vetëm një muaj kam që kam ardhur të jetoj këtu. Nuk e di nëse banorët e tjerë të lagjes janë ankuar diku për këtë shqetësim.


''''''''''''''''''''''''''''''''''
Në zonën e ish- bllokut vazhdojnë zhurmat


Zonja që flet në intervistën e mëposhtme, banon në zonën e ish-bllokut. Ajo pohon se muzika e lartë e lokaleve vazhdon të jetë një problem i madh për banorët.

Ju shqetësojnë zhurmat urbane?


Unë jetoj në zonën e ish-bllokut dhe muzika e lokaleve është një shqetësim për të gjithë banorët. Jo vetëm muzika por edhe zhurmat që shkaktohen nga qarkullimi i automjeteve janë shumë shqetësuese.

A jeni ankuar diku për këtë problem?


Jo nuk jemi ankuar. Banorët e tjerë janë ankuar por situata nuk është zgjidhur.

;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;

Jastëku dridhet sipas ritmit të muzikës

Ka shumë banorë të cilët ngurrojnë të tregojnë shqetësimet e tyre për shkak të konflikteve që mund të kenë me pronarët e lokaleve që gjenden poshtë shtëpive të tyre. Ka prej tyre që pranojnë të bëjnë publik emrin e tyre e të tjerë që nuk pranojnë. Xhimi Dibra është një zotëri i cili banon disa kate sipër lokalit "Tivoli", në një ndërtesë pranë Parlamentit.


Që prej vitit 2007, kur është hapur edhe lokali Xhimi tregon se nuk ka kaluar asnjë natë të qetë. Problem për të dhe familjen e tij është muzika e lartë që luhet në lokal deri në orët e para të mëngjesit. Volumi i saj është aq i lartë sa shkakton dridhjen e mureve dhe të mobilieve.

Z. Xhimi poshtë pallatit tuaj ushtron aktivitetin lokali "Tivoli". A ju shqetëson muzika që luhet aty?


Që natën e parë që është hapur lokali zhurma është ndjerë në apartamentin tim në katin e pestë. Pas kësaj kam kontaktuar me ndërtuesin e pallatit dhe i kam kërkuar të zgjidhë problemin. Ambientet ku është ndërtuar lokali më parë kanë qenë bodrume dhe aty nuk është bërë ndonjë punim për izolimin e lokalit. Vetëm një javë pas hapjes së lokalit u fol për një izolim por që nuk u bë. Me sa di zhurma dëgjohet edhe më lart, deri në katin e nëntë.

Cilat janë oraret më problematike për ju?


Në lokal në çdo kohë ka zhurmë por tri ditë në javë, janë më problematiket, e enjtja, e premtja dhe e shtuna. Gruaja ime këtë fundjavë ka pirë ilaçe për të fjetur disa orë gjumë, ndërsa unë kam tri net që nuk vë gjumë në sy. Problemi ynë nuk është vetëm muzika. Në shtëpinë tonë nuk mund të vesh dot kokën në jastëk apo në kolltuk pasi ato dridhen sipas ritmit të muzikës që luhet në pub.


A jeni ankuar për këtë problem?


Kemi çuar ankesa në Bashki dhe në Ministrinë e Mjedisit, në kohën kur ishte ministër Lufter Xhuveli. Nga Bashkia na ka kthyer një përgjigje Znj. Dibra e cila në letrën që na dërgoi shkruante se lokali në fjalë ishte i palicensuar. Kemi marrë në telefon edhe policinë bashkiake po aty na kanë thënë drejtohuni tek policia e shteti. Ndërsa policia e shtetit na ka thënë po të njëjtën gjë, drejtohuni tek policia bashkiake.


U bënë dy vjet që unë nuk i bie me telefonit të policisë për të kërkuar ndihmë. Të shtunën e kaluar ka ardhur policia bashkiake dhe ajo e shtetit dhe i kanë nxjerrë të gjithë klientët nga lokali. Ka qenë ora rreth 00:30. Ndërsa këtë javë muzika ka vazhduar me volum më të lartë se çdo herë tjetër.


Po në institucione të tjera keni kërkuar ndihmë?


Më pas kam ftuar në shtëpi specialistin për matjen e ndotjes akustike në Institutin e Shëndetit Publik Arti Cicollin për të matur nivelin e zhurmës. Në orën 00:30 aparati tregonte 78 decibel, nga 45 decibel që është vlera e lejuar në një dhomë gjumi.


Fqinjët hedhin në gjyq Madonën, për prishjen e qetësisë publike

Madona bën shumë zhurmë


Nëse je një yll i muzikës botërore kjo nuk i pengon aspak fqinjët të denoncojnë për prishje të qetësisë publike. Një padi e tillë është depozituar në Gjykatën e Lartë, në Nju Jork në emrin e këngëtares Madona.


Sipas Karen George, apartamenti i së cilës ndodhet në të njëjtin kat me atë të Madonës në Central Park, këngëtarja e përdor apartamentin si studio muzikore, duke i detyruar fqinjët të dëgjojnë muzikë me volum të lartë për orë të tëra. Në padinë e George shkruhet se ajo ka qenë e detyruar të dëgjojë të gjitha provat që Madona bënte për shfaqjet.


"Madona së bashku me miqtë e saj kërcejnë dhe bëjnë prova në mënyrë të vazhdueshme, nën një muzikë që i kalon disa herë kufij e lejueshëm. Muzika që del nga amplifikatorët shkakton shumë zhurmë dhe dridhje që tronditin dyshemenë dhe muret" shkruhet në padi.


Me tej George thotë se ka qenë e detyruar të durojë të paktën tri orë në ditë muzikë të lartë dhe mure që dridhen. Mbikëqyrësi i pallatit në të cilin gjendet apartamenti i mbretëreshë së Pop-it , thanë se e kishin kërcënuar Madonën se do ta dëbonin, në raste se ajo nuk do të ulte volumin e muzikës.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #22 : Tetor 21, 2009, 06:47:21 PD »

Shekulli Online | 20/10/2009

Megjithe permiresimin e dukshem ne zonen e Bllokut, problemi i zhurmave vijon ne zona te tjera te Tiranes.


Shqetësimit të banorëve për nivelin e lartë të zhurmave që po pasqyrohet në gazetën "Shekulli" shpesh u janë bashkuar edhe njerëz të njohur të shoqërisë. Në reagimet e tyre në lidhje me ankesat e vazhdueshme të banorëve, bëhet thirrje për respektim të ligjit dhe eliminim të ndotjes akustike.


Analisti Lutfi Dervishi në opinionin e tij për këtë çështje thotë se ky është rasti më i mirë për tu treguar gjithë pushtetarëve që nesër do të shkojnë në zgjedhje se kohës së politikës së madhe dhe premtimeve të mëdha po i vjen fundi.


"Më duhet që në fillim të përshëndes gazetën Shekulli që i është qepur "zhurmës" dhe nuk po e lë të qetë. Një nga kritikat që ne vetë mund t'i bëjmë profesionit tonë është kapërcimi nga një degë në tjetrën, nga një titull i madh në tjetrin, nga një skandal në tjetrin.


Është një nga rastet e rralla që gazeta i qëndron fort problemit që ngre. Ditët e para kam pasur frikë se redaksia do të lodhej me trajtimin e kësaj çështjeje. Kjo nuk ka ndodhur dhe kjo në vetvete është një fitore.


Ky problem për shkak të interesave meskine dhe banale të biznesit të bareve dhe pubeve mund të mbetet pa zgjidhur edhe një vit tjetër. Por ky është rasti për t'u treguar pushtetarëve vendorë dhe qendrorë që kohës së politikës së madhe dhe premtimeve të mëdha po i vjen fundi.


Nesër në zgjedhjet lokale apo qendrore votuesit do të kërkojnë të dinë se "çfarë do të bëhet me zhurmat?"


Zhurma prek njëlloj të gjithë, të pasur dhe të varfër, ashtu si cilësia e ajrit në Tiranë e kudo. Ka një ligj për "ndotjen akustike". Ky ligj duhet zbatuar dhe... kaq. Ai që premton se do ta zgjidhë, me gjasë do të marrë më shumë vota.


Në këtë kuptim "më vjen mirë" që ky problem po zgjatet. Pyetja normale është: pse vonohet kaq shumë zgjidhja? Ne nuk duhet të shpikim rrotën çdo ditë. Vendet rrotull nesh e kanë zgjidhur për bukuri këtë çështje. Këtu duhet vetëm pak vullnet dhe vëmendje ndaj shqetësimit të qytetarëve."


************************

Aleksander Meksi:

Edhe ish-kryeministri i Shqipërisë dhe arkeologu i njohur, Aleksandër Meksi, në reagimin e tij për nivelin e lartë të ndotjes akustike, u shpreh disa dite me pare se nëse respektohet ligji për "Vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis", për qytetarët nuk do të ketë më shqetësime. Në reagimin e tij për këtë çështje Meksi thotë se duhet të respektohen dhe normat për decibel që kanë përcaktuar institucionet e specializuara për qendrat e banuara. Një lokal mund të bëjë çfarë të dojë brenda, nëse ka bërë izolimin akustik të ambienteve.

****************************************

Dragoti: Zhurmat, stresuese, por edhe burim konfliktesh

Ankth, stres, panik dhe depresion. Madje mund të jenë edhe burim konfliktesh mes njerëzve. Këto janë disa nga pasojat negative që sjellin zhurmat e vazhdueshme dhe të forta. Psikologu, Edmond Dragoti në një intervistë për "Shekullin" shpjegon efektet negative të zhurmave mbi psikologjinë e njerëzve. Ai thekson se institucionet përgjegjëse janë indiferente ndaj këtij problemi dhe se zhurmat tashmë janë bërë pjesë e kulturës tonë.
'Sigurisht që sjellin pasoja negative mbi psikologjinë e njerëzve. Kur zhurmat kalojnë masën e intensitetit dhe janë të vazhdueshme sjellin pasoja shumë negative. Efektet e para të drejtpërdrejta janë në sistemin nervor të njeriut, ku mund të stimulohet një gjendje stresante. Nëse zhurmat janë të vazhdueshme, mund të sjellin edhe efekte më të rënda si ankth, panik e deri në depresion. Shumë njerëz ndihen konfuzë tek flasin me të tjerët dhe një arsye është pikërisht efekti negativ që kanë sjellë zhurmat mbi shëndetin e tyre të cilët i bëjnë më pak të përqendruar në ato që thonë dhe veprimet që bëjnë'

***************************************

Klosi: Zhurmat janë si plehrat që të hedhin përpara derës

"Së pari përgëzoj "Shekullin" që e ka ngritur zërin kaq fort në ndihmë të qytetarëve për çështjen e zhurmave të padurueshme në bllok, në rrugën e Xh. Bush etj.. Është një rol që duhet ta luajnë në radhë të parë politikanët e shoqëria civile, por në gjendjen apatike ku ndodhen këta, të paktën kemi gazetën që na mbron.

Për mua zhurmat e larta janë një ndërhyrje në lirinë e tjetrit për të jetuar në paqe dhe qetësi, janë njësoj si plehrat që të hedhin përpara derës ose si një pallat që mund të ta ndërtojnë para dritares. Pra janë një zaptim i asaj hapësire që është e përbashkët dhe duhej të ishte paqësore. Ju e dini që ky vendi ynë është i mbushur me zaptues.

Në fakt janë vetëm një grusht këta zaptuesit në krahasim me shumicën e popullsisë që do të jetojë e qetë e në paqe.

******************************************

Komiteti Shqiptar i Helsinkit:

Kanë kaluar më shumë se dy javë që kur gazeta "Shekulli" fillojë të publikojë shqetësime e banorëve të Tiranës, për muzikën e lartë të lokaleve apo zhurma të tjera urbane. Një nismë kjo që duhet thënë se nuk është mbështetur nga asnjë institucion, organizatë joqeveriate apo struktura të tjera të shoqërisë civile. Vetëm ditën e djeshme ka ardhur reagimi i parë.


Komiteti Shqiptar i Helsinkit mbështeti publikisht nismën e "Shekullit" për publikimin e këtij problemi. Në letrën që po botojmë më poshtë KSHH i sugjeron organeve përkatëse shtetërore të marrin masa dhe të përcaktojnë rregullat për të mos lejuar cënimin e të drejtës kushtetuese të privatësisë.

************************************************** *********

Selenica: Lokalet të na paguajnë për dëmin


Geront Selenica ka ndërmarrë hapin e radhës, për ruajtjen e qetësisë në bllokun e banesave në lagjen e tij. Ditën e djeshme ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit, një kallëzim penal ku kërkon mbylljen e dy lokaleve verore "Living Room" dhe "Folie". Por sipas Selenicës ky është vetëm hapi i parë i një beteje të gjatë. Së shpejti një grup banorësh do të depozitojnë një padi civile, në Gjykatën e Tiranës. Ai shpjegon se një grup avokatësh do të shqyrtojnë ngërçin e ligjit dhe më pas do të kërkojnë dëmshpërblim për dëmin që u është shkaktuar banorëve nga muzika e lartë e këtyre lokaleve.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #23 : Nntor 30, 2009, 07:01:54 PD »

Ekskluzive, ishulli i Sazanit “pushtohet” nga predhat
Balkanweb

Qindra mijera predha dhe municione me rrezikshmeri te larte, pas bregdetit te Vlores mbulojne bregdetin e ishullit te Sazanit, disa milje larg qytetit bregdetar. Kamera e News 24 sjell pamje ekskluzive, te asaj se cfare ka ne siperfaqen e bregdetit te ishullit te Sazanit ku duket qarte prania e mijera municioneve te llojeve te ndryshme, ndersa dyshohet se nen uje ka sasi te tjera edhe me te medha. Pamjet ekskluzive qe shihni deshmojne se edhe pas dy operacioneve tashme te perfunduara nen moton “Plazhe te pastra”, njera ne bashkepunim me forcat ushtarake te NATO-s, me qellim heqjen e municioneve ne bregdetin jonian.
Predhat e kalibrit te rende, te paplasura dhe ne gjendje te amortizuar kane mbuluar siperfaqe te tera ne bregdetin e ishullit te Sazanit. Ndersa mbetet e paqarte nese predhat jane hedhur ketu, ne vitet e regjimit komunist, apo hedhja e tyre ne forme te shkujdesur eshte bere kohet e fundit. Po kaq e paqarte mbetet edhe prania e tyre ne ishullin e Sazanit. Kamera e News 24 filmoi nen uje ne mars te vitit 2008, pamjet e nje sasie te madhe predhash te cilat qendronin ne ate vend qe nga viti 1947, ne nje nga zonat me te bukura te plazhit te Vlores, duke u kthyer per shume pushues ne nje tmerr. Nderkohe qe kjo eshte hera e pare qe behen publike pamje te nje sasi kaq te madhe municioni ne ishullin e Sazanit, i cili aktualisht, pas ikjes se bazave te Guardia di Finances dhe e marines ushtarake italiane eshte e populluar nga nje numer i vogel ushtarakesh shqiptare. Ndersa para viteve 90´ popullohej nga ushtarake se bashku me familjet e tyre. Por edhe pse ishulli ka qene nje baze ushtarake, sasia e predhave u zbulua vetem sot nga News 24, ku duket qe municionet ushtarake jane hedhur ne ishull, ne menyre te shkujdesur.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #24 : Nntor 30, 2009, 07:02:44 PD »

Peshkopi, kontrabandistet e drurit shkaterrojne pyjet e Lures
Gazeta Panorama

Lura, nje nga zonat me turistike ne vend, eshte rrenuar totalisht. Banore te fshatrave te kesaj zone, por edhe te ardhur nga Mati e Mirdita prej vitesh kane qene protagoniste te prerjeve te paligjshme ne masivet e begata te Lures, drureve gjithfarellojesh qe zbukuronin liqenet mahnites se kesaj perle te Shqiperise. Demtimi i pishave, aheve dhe drureve te tjere ka vijuar me intensitet te larte edhe kohet e fundit. Aktualisht, per Luren nuk ka nga autoritetet e turizmit nje guide per ta prezantuar ate sic eshte ne te vertete. Autoritetet e policise, sherbimit pyjor dhe komunes Lure deri tani nuk kane ndalur shkaterrimin ne mase te njerit prej parqeve me te bukura ne vend e me gjere, duke i shkaktuar deme serioze jo vetem zones, por dhe vendit tone. “Ketu eshte bere kerdia”, thone banoret e Lures. Sipas tyre, eshte e pamundur te takosh nje specialist te Drejtorise se Sherbimit Pyjor Diber apo te komunes Lure, te cilet e kane per detyre te ruajne pyjet e kesaj zone te vecante. Persona te papergjegjshem presin pa pushim lende drusore, te tjere transportojne, por ka edhe te tjere qe luajne rolin e sekserit. “Kush ishte me i forti ka pushtuar parcela te medha me pyje dhe tani ua shet druret te tjereve”, akuzojne banoret fenomenin shkaterrues.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #25 : Nntor 30, 2009, 07:03:55 PD »

Elbasan, tunelet e Krastes te mbushura me lende radioaktive
Gazeta Shqiptare

Qyteti i Elbasanit eshte i rrezikuar nga lendet radioaktive pasi tunelet e Krastes jane te mbushura me lende te rrezikshme. Nje fakt te tille e kane konstatuar nje grup ushtarakesh te larte te Ministrise se Mbrojtjes gjate nje inspektimi ne repartin 13-10 te Krastes. Ne perberje te ketij grupi inspektues ka qene edhe gjeneral Maksim Malaj, i cili mban detyren e shefit te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise shqiptare.
Mesohet se kontrolli i tuneleve ne te cilat qendrojne tonelatat e lendeve te rrezikshme, eshte bere me imtesi te plote dhe ka zgjatur per plot 5 ore. Kjo, ne kuader te marrjes se nje sere masave te rrepta sigurie per evitimin e ngjarjeve tragjike me pasoja fatale, jo vetem per jeten e njerezve.
Gazeta Shqiptare shkruan sot se ne brendesi te ketyre tuneleve qendrojne te sistemuara qindra mijera tonelata lende radioaktive dhe te llojeve te tjera, te cilesuara si "mjaft te rrezikshme" per jeten e popullates. Po keshtu, ne disa tunele te tjera te reparteve ushtarake qe kane mbetur ne Qarkun e Elbasanit vazhdon te ruhet ne masa jo fort te mira sigurie, municion luftarak i destinuar per t'u demontuar.
Specialiste te kesaj fushe japin alarmin qe ne rast se vazhdohet te neglizhohet forcimi i masave te sigurise ne keto tunele, qyteti i Elbasanit, por edhe shume me teper sesa ai, jane te kercenuar nga nje rrezik potencial i lendeve radioaktive. "Lendet radioaktive nuk jane transportuar nga keto tunele ne vende te tjera me te sigurta, pasi ka kosto te larte. Nderkohe qe kerkohen kompani te huaja e te specializuara per transportimin e tyre", - shprehen specialistet.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #26 : Nntor 30, 2009, 07:05:32 PD »

Gara mes ENEL dhe RWE për TEC-in me qymyr vendoset në janar 2010
Projekti 800 MW në Porto Romano. Ministria e Ekonomisë po vlerëson ofertat

Qeveria shqiptare e ka ndarë mendjen për ndërtimin e termocentralit me qymyr në zonën e Porto Romanos pranë Durrësit. Shkaku që vonon fillimin e ndërtimeve ka të bëjë me garën mes dy gjigantëve energjetikë: italianëve të ENEL dhe konsorciumit gjermano-grek RWE. Të dyja kompanitë kanë shprehur interes për ndërtimin e termocentralit me kapacitet prodhues 800 megavat. Zyrtarë nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës thonë për "Shqip" se gara mes dy kompanive mund të përzgjidhet në muajin janar 2010, në mënyrë që t‘i hapet rrugë ndërtimit, me plan brenda vitit që vjen.

Kompanitë i kanë dorëzuar projektet duke aplikuar për ndërtimin e TEC-it, kurse specialistët e ministrisë janë duke vlerësuar ofertat. Plani i qeverisë për fillimin e negociatave konkrete me njërën nga kompanitë është për t‘u mbyllur në fillim të vitit. Mendohet që ndërtimi i termocentralit do të kërkojë katër vjet, me vlerë investimi mbi 1 miliard euro. Sasia e energjisë që do të prodhohet konsiderohet tepër e lartë, përtej nevojave të vendit tonë, për pasojë është menduar që gjysma të mbetet në Shqipëri dhe diferenca të eksportohet. Aktualisht nuk ka ende një përllogaritje të saktë sesa do të jetë çmimi i energjisë që t‘i shitet palës shqiptare, por ministria mendon se do të jetë me koston e prodhimit.

Në total projekti për ta kthyer Porto Romanon në park të madh energjetik kushton rreth 4 milionë euro. Brenda zonës parashikohet të ndërtohet një rigazifikator, dy termocentrale, depozita karburanti dhe port për anijet. Përveç kësaj parashikohet të krijohet dhe një zonë e lirë ekonomike për bizneset industriale. Të gjitha investimet do të kryhen nga privati, por më parë qeveria shqiptare duhet të shpenzojë ca para për t‘i kthyer zonës kushtet optimale për investim, si rrugë, drita dhe ujë.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #27 : Nntor 30, 2009, 07:06:20 PD »

Rruga Kukës-Krumë vë në rrezik mjedisin

Punimet në rrugën Kukës-Krumë kanë nxjerrë në pah një problem mjaft shqetësues: të gjitha inertet që nxirren nga shtrati i rrugës hidhen në liqenin e Fierzës. Që kur nisi ky investim disa muaj më parë, ekspertë të mjedisit ngritën shqetësimin dhe kërkuan nga kompanitë ndërtuese të respektojnë mjedisin, duke mos i hedhur inertet e trasesë në liqen, por t‘i dërgojnë ato në një vend tjetër të caktuar për këtë qëllim. Madje në kontratë, sipas një burimi jozyrtar, është parashikuar që inertet të sistemohen në vende të studiuara më parë, në përputhje me kriteret për ruajtjen e mjedisit. Por, siç duket, edhe vetë dikasteri qendror i rrugëve, madje dhe supervizorët, kanë heshtur dhe kanë lejuar ndotjen. Terreni tepër i vështirë i këtij aksi prej me shumë se 3 km, më i vështiri në krejt rrugën Kukës-Krumë, kërkon shembjen e një masivi të madh gurësh. Kjo praktikisht e bën të pamundur funksionimin e rrugës, madje drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët duhet të presin deri në 6 orë për pastrimin e saj. Në këto rrethana, siç argumentojnë ndërtuesit, ishte e pamundur që inertet të transportoheshin, ndaj u gjet si zgjidhje hedhja në liqen. "Edhe duke i hedhur në liqen trafiku ka shumë pengesa, ndërsa po të mos ndodhte kështu, rruga do të bllokohej plotësisht", thotë Islam Kallbaku, supervizor, duke shtuar se një çështje e tillë ishte diskutuar dhe rënë dakord të zgjidhej në këtë mënyrë me dikasterin qendror. "S‘kishte rrugë tjetër, o do të hidhen në liqen, ose do të bllokohet plotësisht kalimi i makinave për shumë kohë", shton Kallabaku. Nga ana tjetër, ai shtoi se janë marrë masa të forta për sigurinë e jetës së njerëzve nga shpërthimi i minave, një proces që realizohet nën kujdesin e specialistëve grekë të kësaj fushe. Por, ndonëse sipas supervizorëve, hedhja e inerteve në liqen ishte mënyra më e volitshme, për ekspertët e mjedisit ky është një dhunim që po i bëhet mjedisit. Rruga e Hasit, për të cilën bëhet fjalë, është e vetmja arterie që lidh këtë rreth me qendrën administrative të qarkut dhe me pjesën tjetër të vendit.

S.Dida
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #28 : Nntor 30, 2009, 07:08:21 PD »

Na ishte dikur, Kopshti Botanik
Olsi Kolami, Gazeta Shqiptare

Ndertimet e betonit gati po i marrin frymen kryeqytetit. Por, kjo eshte vetem pershtypja e pare kur del nga trafi ku marramendes dhe plot smog i Tiranes, pasi taksa ngjitesh ne lagjen me te re te metropolit “Komuna e Parisit”, ndryshon kryekeput mendim. Sapo kalon pragun e portes se hekurt te Kopshtit Botanik, mund te marresh fryme lirisht, mushkerite thithin ate pak ajer te paster qe i ka mbetur Tiranes ne nje oaz te vertete gjelberimi. Por, nuk ka asgje te sigurt sesa jetegjate do te jete Kopshti Botanik! Ne fi llim “kafshatat” e ndertuesve dhe tani Unaza e madhe, e cila pritet qe te zgjatet ne pjesen hyrese te Kopshtit. “Nuk na eshte komunikuar ende, por nga informacionet qe kam pritet qe Unaza e madhe te kaloje pikerisht ne hyrjen e Kopshtit Botanik, duke demtuar nje nga zonat me ta pasura me bimesi”, - rrefen Petrit Hoda, drejtor i Kopshtit Kombetar Botanik. Neser, ndoshta ajo hapesire gjigante nuk do te jete me e plote dhe bimet do te zhduken nga “thesari” i botanikes shqiptare...!
Projekti i unazes se madhe
Palmat Uashington te mbjella plot 40 vjet me pare jane te vetmet deshmitare qe rrefejne te shkuaren, duke sfi duar shefat apo botanistet qe kane ikur apo jane plakur teksa krasisnin krahet e tyre per t’u ngjitur me fytyre drejt qiellit. Por, edhe ato deshmitaret e perjetshme ka gjasa te shkulen me rrenje nga projektet per ‘Tiranen e Madhe’. Pas viteve ‘90, hapesira prej plot 14 hektaresh joshi ne fi llim ish-pronaret, por ky kercenim qe mjaftoi me ca gardhe te thyer e me pas i harruar, tani eshte me i madh. Nje nga te vetmet hapesira te gjelbra te Tiranes do te betonohet, dhe kjo per “faj” projektit te Unazes se madhe. Aty ku edhe pritet te shtrihet rruga e re, ndodhet pikerisht nje brez i pafund bimesie te mbledhura nga te gjitha anet e vendit. “Ky eshte ndoshta nje nga problemet me te mprehta qe kemi aktualisht. Per Unazen ne kemi informacion thjesht mediatik. Ne jemi te shqetesuar per ndikimin e kesaj vepre tek ne”, - tregon drejtori i Kopshtit Botanik. Hoda thekson se ata do te donim qe Unaza te mos e prekte fare Kopshtin Botanik, por gjithsesi kjo eshte e pashmangshme. Dje, teksa ne shkelnim permes Kopshtit Botanik, Qeveria beri te ditur edhe projektin per Unazen e madhe, ndersa punonjesit vazhdonin punen pa ditur se c’gatuhej ne qarqet e politikes. Kjo ka qene edhe arsyeja qe pikerisht ne zonen qe do te kaloje ky ndertim gjigant, kohet e fundit nuk eshte bere asnje investim. “Ne nuk e dime se kush do te kompensoje fi nanciarisht, kur, nga do te fi lloje puna dhe si do te integrohet zhvendosja e objekteve qe do te rindertohen”, -tregon drejtori Hoda, duke sqaruar se, ne projekti i Bashkise mund te rrenoje disa nga magazinat e tyre, madje edhe seren ku rriten fidanet...
Bimesia e rralle
“Kujdes ku shkel”, - thote nje nga punonjesit e Kopshtit, nje prej atyre qe perdite kujdeset edhe per bime te padukshme per syrin e zakonshem te qytetareve qe shkelin perdite mes rrugicave te gjelberuara. “Kopshti Botanik eshte njesi kryesisht shkencore e mesimore. Tjeter pune eshte kur vleresohet ne aspektin clodhes, por nuk eshte ky qellimi i tij kryesor”, - sqaron drejtori, edhe pse imazhi qe mese shumti fiksohet ne memorien e gjithkujt nga kjo hapesire nuk ka lidhje kurrsesi me argetimin apo zbavitjen. Kjo hapesire prej 14 hektaresh, eshte oazi i vetem i mbijeteses per bimet natyrale qe jane marre nga cdo cep i vendit ne gjendje te eger, per t’i zbutur, madje edhe per t’u studiuar nga botanistet. “Ne kopsht ka bime te natyrave te ndryshme, ku secili grup ka rendesine e tij. Nga me te rendesishmet jane bimet e rralla e te kercenuara. Jane pergjithesisht bime spontane, te cilat i marrim nga zona te ndryshme te vendit, per t’ia treguar pastaj nxenesve apo studenteve. Te tilla jane bimet endemike, ato rriten vetem ne Shqiperi”, - shpjegon profesori. Kurrkujt nuk do t’i shkonte ne mendje qe aty, mes mijera lloje bimesh, mund te gjesh edhe ato me te rrallat, disa edhe ne zhdukje. Rudithi shqiptar ose boshtra, jane tipike per vendin tone dhe nuk gjenden ne asnje vend tjeter, qe sipas specialisteve jane duke u zhdukur perdite e me shume. “Per keto bime ne ofrojme ekspertizen e ruajtjes apo menyra te ndryshme te grumbullimit apo kultivimit. Shumica jane mbledhur me mund, teksa kemi shkelur cdo cep te vendit per t’i sjelle ketu ne Kopshtin Botanik”, - tregon Petrit Hado, duke treguar nje prej tyre qe ndodhet perbri dritares se zyres se tij.
Gjelberimi i Tiranes
Hapesirat e gjelbra te kryeqytetit, dikur ne fazen e farave e me pas fidane, lindnin pikerisht ne Kopshtin Botanik, por sot jo me. Ato pak fidane qe mbillen ne sere nuk mjaftojne as per te zevendesuar bimet qe nevojiten per arsye studimore. “Vitet e shkuara ne i jepnim fara dhe fidane drejtorive qe merreshin me gjelberimin e Tiranes, kurse sot nuk mundemi”, - thote Liri Dinga, nje nga themelueset e Kopshtit Botanik. Dikur cdo qytet kishte ndermarrjen e gjelberimit dhe serat per kultivimin e luleve, kurse sot, nga pese qendra te tilla qe kishte dikur Tirana, kane mbetur fare pak. Ish-Fidanishtja e Kombinatit, prodhuese e mozaikut te kryeqytetit, nuk ekziston. Sera prane Pallatit te Brigadave zbukuron vetem tryezen presidenciale si dhe sherben per ministrite te cilat kane hapesira te gjelbra. Nderkaq, ne Varrezat e Deshmoreve ende ekziston nje sere e vogel me rreth 15 lloje lulesh, qe ka si funksion zbukurimin e territorit te saj. Fidanishtja me e madhe ne kryeqytet ka qene afer zones se Stacionit te Trenit, por nuk ekziston me pasi aty jane ndertuar prej vitesh pallate, ndersa hapesirat e ish-Kombinatit gjithashtu jane bllokuar nga ndertimet pas viteve ‘90. Nderkohe, Kopshti Botanik perdoret vetem per nevojat e Fakultetit te Shkencave te Natyres, prej te cilit varet. Ne kete menyre eshte tregu privat, ai qe sjell bime zbukurimi nga vendet ekzotike, por kjo nuk kufizon mbjelljen dhe kultivimin e tyre ne vend. Dhjetera amatore rrisin dhe tregtojne lule, por kjo nuk mjafton per nje treg ku bimet e zbukurimit jane me te kerkuarat, edhe pse asnje prej tyre nuk eshte ‘Made In Albania’.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #29 : Nntor 30, 2009, 07:09:14 PD »

Kopshti Zoologjik,vetem me 6 kafshe
Ermelinda Hoxhaj, Gazeta Shqiptare

Kopshti Zoologjik i Tiranes per vizitoret nuk ofron me asnje gje, vec nje ambienti te paster dhe me gjelberim, pasi kafshet jane drejt zhdukjes ne kete kopsht. Deri tani jane vetem gjashte lloje kafshesh. Midis te cilave ariu, luani, tigri, ujku, dhelpra dhe disa lama. Por ambienti brenda ku jane pjesa me e madhe e ketyre kafsheve, eshte e pamundur te hysh per shkak te eres se keqe. Edhe pse dritaret jane gjithe kohen hapur, ne pjesen ku eshte luani, ujku dhe tigri eshte e pamundur qe te shkosh sepse mban ere e rende dhe ka mjaft insekte. Edhe pse femijet kane shume deshire te shikojne luanin dhe tigrin, prinderit e tyre nuk i cojne per t'i vizituar per shkak te ndotjes. Ata mjaftohen vetem duke pare lamat, pasi ato jane edhe me te shumta, si dhe nuk jane vetem nga nje lloj si kafshet e tjera...!
Gjendja e parkut
Parku Kombetar Zoologjik perbri Liqenit Artificial te Tiranes, dikur teper i populluar me kafshe e shpende te egra, sot eshte "tkurrur" e lene ne harrese. Parku Zoologjik i Tiranes eshte krijuar ne vitin 1966, afro kater dekada me pare, nderkohe qe nga ajo dite nuk eshte vene dore. Mjediset ku rrine kafshet e shpendet e egra jane po ato. Mes problemeve te shumta qe ndeshin punonjesit e ketij parku eshte dhe mungesa e ujit. Luaneve te parkut duket se u merret "fryma" ne nje hapesire prej 150 metra katrore, ne te njejtat kushte eshte edhe majmuni Silva, te cilit nuk i mungon gje per te ngrene, por ne ate hapesire te vogel nuk ka privilegjet e te qenit i lire. Por pavaresisht numrit shume te paket te llojeve te kafsheve, interesi i qytetareve eshte shume i madh, sidomos ne fundjave. Sipas biletashitesit ne Kopshtin Zoologjik, vetem diten e diel fitimi nga biletat kap rreth 30 mije leke te reja, pasi u shkojne me shume se 300 vizitore. Por edhe ditet e tjera te javes kur dhe koha eshte e mire, nuk mungojne vizitoret; gjate nje dite shkojne mesatarisht 40-70 persona. Bukuria e ketij kopshti ka filluar te zbehet ndjeshem sidomos me pallatet shumekateshe qe po ndertohen rreth tij. Keto ndertesa "gjigante" jo vetem qe po i zene frymen ketij parku, por per shkak te ndertimeve te shumta dhe mungeses se kanalizimeve te ujerave te zeza, ato qe me pare njiheshin si liqeni i mjelmave tashme jane kthyer ne keneta. Frekuentuesit me te shumte te tyre jane bretkosat dhe disa rosa, ndersa nga mjelmat e shumta tani ka mbetur vetem nje, e cila futet shume rralle ne uje per shkak se ai eshte shume i ndotur. Por ajo qe eshte lene ne harrese te plote eshte godina e cila me pare, kur Kopshti Zoologjik ishte ne ditet e lulezimit, perdorej vetem per ekspozimin e shpendeve. Ne kete godine kishte nga llojet me te ndryshme te tyre, perfshi edhe fazanet. Por tani ajo eshte vetem nje ndertese e amortizuar e cila nuk perdoret per asnje gje, pasi eshte drejt shembjes. Vizitoret e ketij parku tregojne se vijne ne keto ambiente jo me per kafshet, pasi ato kane mbetur shume pak, por per te kaluar disa ore ne qetesi. Ne kete menyre funksioni i Kopshtit Zoologjik ka ndryshuar dukshem, duke lene menjane qellimin kryesor, argetimin e femijeve dhe familjeve qe vizitojne kete park ne kryeqytet.
Identifikuar


Faqe: 1 [2] 3 4   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.238 sekonda me 20 veprime.