psikologji.net
Gusht 01, 2014, 11:53:01 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: 1 2 3 [4]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Mjedisi në Shqipëri  (Lexuar 21597 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Psikolog
TiamaT
Anëtar kryesor
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 156
204.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Psikolog

Nightmare


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #45 : Shkurt 16, 2010, 11:17:29 PD »

Eglantina Bardhi | 16/02/2010 | Shekulli

Ndotja e ajrit mbi normat e lejuara po shkakton situatë alarmante mbi shëndetin e popullatës. Rezultatet e monitorimit të cilësisë së ajrit për vitin 2009-të në gjashtë qytete Shkodër, Durrës, Tiranë, Fier, Korçë dhe Vlorë konfirmojnë se nivelet e ndotjes së ajrit janë mjaft të larta. Monitorimi i ajrit është realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik dhe specialistët theksojnë se ndotja e ajrit vazhdon të jetë 3 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE.
Gazeta publikon raportin e fundit të ndotjes së ajrit dhe qytetet më të ndotura në vend, të cilat i kanë kaluar normat e rekomanduara nga BE-ja.

Monitorimi
"Krahasuar me normat e lejuara të vendeve të BE-së, ato janë përgjithësisht 2-3 herë me të larta. Këto vlera vazhdojnë të jenë ndër më të lartat në shifra absolute në krejt vendet e BE-së, duke na klasifikuar pa ndonjë ndryshim sinjifikativ në zonën e rrezikut shëndetësor", - pohojnë specialistët e ISHP-së. Në bazë të monitorimit, qyteti më i ndotur në vend vazhdon të jetë Tirana, pasi normat e ndotjes janë afërsisht 3 herë më të larta se të BE-së.
"Tirana me ndotjen nga LNP (grimca totale) rezulton me një mesatare 323, ndërkohë që normat e BE-së janë 80, ndërsa ndotja nga PM 10 (grimcat e respirueshme) janë 148, ndërsa normat e lejuara nga BE- janë 148.

Ndërkohë, Tirana është i vetmi qytet që i ka kaluar normat e BE-së edhe sa i takon ndotjes nga NO2, pasi ka arritur në 52 nga 40 që janë në normat e BE-së", - pohojnë specialistët, duke shtuar se pas Tiranës qyteti më i ndotur është Durrësi i pasur nga Shkodra Fieri dhe Korça.

Ndotësit
Problematike për ndotjen e ajrit, sipas specialistëve të ISHP-së, mbetet sidomos grimcat e ngurta. "Ato kapërcejnë dukshëm nivelin më të lartë të kufirit të përcaktuar prej Udhëzimeve mbi Cilësinë e Ajrit të OBSH për PM 10 (grimcat e respirueshme) dhe LNP (grimca totale) si edhe standardet e cilësisë së ajrit të përdorur në vendet e Bashkimit Europian lidhur me këta indekse", shpjegojnë specialistët e ISHP-së. Ndërkohë, ata pohojë se përbërësit e tjerë të ajrit të monitoruar gjatë vitit 2009-të në të njëjtat pika janë përgjithësisht brenda normave të lejuara respektive.
Vetëm përmbajtja e dyoksidit të azotit NO2 po rritet gradualisht, gjë që shpreh ndikimin vendimtar të shkarkimeve të automjeteve në rritjen e përmbajtjes së tij në ajër. "Me këto ritme rritjeje brenda pak vitesh edhe ky gaz toksik do të kapërcejë normat e BE-së në ajrin urban të qyteteve kryesorë të ne", pohojnë specialistët e ISHP-së, duke shtuar se në Tiranë vlera e tij mesatare tashmë kapërcen normën e BE-së. E njëjta gjë vërehet edhe për përmbajtjen e benzenit C6H6 në ajër, që është një ndotës me veti të njohura kancerogjene.
Sipas studimeve të ISHP-së, mendohet se jetët e shqiptarëve shkurtohen me rreth 2 vjet dhe sjell rreth 1400 raste të reja me kancer
Pasojat e ndotjes, kancere dhe vdekshmëri e lartë
Ndotja e ajrit e ajrit po sjell situatë alarmante në efektet negative që po sjell mbi shëndetin e popullatës. Madje, specialistët e shëndetit publik shpjegojnë se vendi ynë është klasifikuar në zonën e rrezikut shëndetësor. Kancere dhe rritje të vdekshmërisë, këto janë pasojat kryesore që sjellë ndotja e ajrit. Ndërkohë, specialistët shpjegojnë edhe shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit.
"Kjo ndotje pakëson jetëgjatësinë e banorëve, rrit vdekshmërinë për efekt të sëmundjeve kardiovaskulare, kontribuon për avancimin dhe keqësimin e sëmundjeve kardiovaskulare e respiratore, dhe gravizon frekuencën e ashpërsinë e simptomave astmatike e të sëmundjeve akute respiratore të fëmijëve", - pohojnë specialistët e ISHP-së.

Pasojat
Ndotja e ajrit në vendin tonë është mbi normat e lejuara nga BE-së dhe kjo po shkakton pasoja të parikuperueshme mbi shëndetin e si pasojë po ulet jetëgjatësia e njerëzve.
"Ekspertët që kanë kryer hulumtimin për ndotjen e ajrit në Tiranë, paralajmërojnë se nëse nuk merren masa urgjente, humbja e pritshme e jetëgjatësisë në kryeqytet do të jetë 1- 2 vjet për çdo banor", - theksojnë specialistë të ISHP-së, duke shpjeguar se pasojat negative që shkakton ndotja e ajrit nuk mbarojnë këtu, pasi bëhet fjalë edhe për qindra jetë njerëzish që humbasin çdo vit. Kështu, sipas studimit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik tregon se, në vendin tonë mendohet të ketë rreth 1400 raste të reja me kancer që shfaqen çdo vit, dhe kjo për shkak të ndotjes së ambientit.
Kanceret, sipas tyre, janë të llojeve të ndryshme, sidomos ai i mushkërive, lëkurës dhe shumë sëmundje të tjera. "Këto të dhëna, të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik, konsiderohen mjaft alarmante dhe nevojitet menjëherë të ndërhyrjet për përmirësimin e situatës", pohojnë specialistët, duke shtuar se plan veprimi për cilësinë e ajrit, do të ketë vëmendjen e duhur në terma ligjorë institucionalë, programorë dhe financiarë.

Shkaktarët
Shkaktarët e ndotjes së ajrit janë të shumtë, por specialistët rendisin tre shkaktarët kryesorë, të cilat mbajnë edhe peshën kryesore të nivelit të ndotjes. "Automjetet e vjetruara dhe trafiku i makinave është një ndër shkaqet kryesore të ndotjes së ajrit", pohojnë specialistët, duke shpjeguar se kjo lidhet edhe me rrugët e prishura.
Ndërkohë, sipas specialistëve, faktor tjetër i ndotjes janë edhe ndërtimet, të cilat nuk zbatojnë kriteret për të evituar ndotjen apo djegia e mbeturinave vend e pa vend.

Rezultatet mesatare,viti 2009
LNP PM 10 O3 SO2 NO2 Pb
Shkodra 230 112 68 15 24 0,25
Durrësi 250 121 72 18 28 0,27
Tirana* 323 148 90 21 52 0,4
Fieri 225 110 74 33 27 0,25
Korça 221 93 75 12 31 0.24
Vlora 212 87 91 9 31 0.27


Norma BE 80 50 110 50 40 0,5

*************

Sipas drejtorit të Shëndetit Publik në Ministri, Bejtja, ndryshimet klimaterike sjellin efekte negative mbi shëndetin

Bejtja: Vendi ynë i rrezikuar edhe nga ndryshimet klimaterike

Ndryshimet klimaterike do të thotë të ketë më shumë valë të nxehti, pra verë të nxehtë dhe në zona të caktuara, sidomos në vendet mesdhetare nga ku nuk bën përjashtim as vendi ynë. Specialistët e shëndetit publik pohojnë se dhe vendi ynë tashmë do përballet edhe me efekte negative të ngrohjes globale. Drejtori i Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, Gazment Bejtja, shpjegon efektet negative mbi shëndetin që sjell ngrohja globale.
"Fenomenet negative, të cilat godasin direkt personat që kanë më shumë sëmundje kardiovaskulare apo të qarkullimit të gjakut", pohon Bejtja, duke shtuar se efekte të tjera negative është edhe elementi ndikimit në prishje të infrastrukturës, prishjes apo rrjedhës së ujërave të zeza, të bardha, pasi mund të kenë përzierje të tyre dhe krijojnë rrezik për epidemi dhe ky rrezik ishte edhe për përmbytjet në Shkodër.
Sipas tij, çështja e klimës dhe efekti i ndryshimeve klimaterike në shëndet është një nga problemet kryesore të shumë vendeve dhe praktikisht është e provuar, tashmë, nga një plan ndërkombëtar që ndryshimet klimaterike janë evidente.
"Ne si shëndet publik na takon të marrim sa më shumë masa me politika dhe strategji për të zbutur efektet e ndryshimeve klimaterike në shëndet dhe për të ndaluar efektet e dëmshme", pohon Bejtja, duke shpjeguar se edhe përmbytja që ndodhi në Shkodër në një masë të caktuar i atribuohet ndryshimeve klimaterike aq më tepër që shfaqet në ekstreme.
Sipas tij, tashmë është vënë re në dekada një ngitje e temperaturës, por në fund të fundit ngritja e temperaturës shoqërohet në luhatje vjetore të shprehura me fenomene natyrore, si përmbytje, thatësira uragan, shira etj. Të gjitha këto shoqërohen me ndikime të tjera negative në faunë, florë, në pyje dhe eurozione të tokës, të cilat shfaqin ndikime negative mbi shëndetin.
Ndërkohë, ai shpjegoi se aktualisht po realizohet një projekt në vendin tonë për ndryshimet klimaterike, i cili mbështetet nga Ministria e Shëndetësisë në Gjermani me koordinimin e OBSH-së.
Sipas tij, projekti konsiston në evidentimin e rreziqeve më të mëdha që janë hasur në Shqipëri sa i takon ndryshimeve klimaterike dhe më pas se çfarë masash duhet të marrim që të jemi të përgatitur për këto ndryshime. "Shqipëria është shumë e prekur nga valët e të nxehtit ndaj dhe ne jemi të preokupuar që të dalim me rekomandime", pohon Bejtja.

Djegiet plastike, burim sëmundjesh
Mbeturinat plastike duan mijëra vjet të dekompozohen, ndërsa djegia e tyre sjell sëmundje kancerogjene brenda pak vitesh. Kështu shprehen ambientalistët për problemin e mbetjeve plastike, të cilët rekomandojnë se zgjidhje më e mirë është riciklimi i tyre. Sipas specialistëve, djegia e mbetjeve plastike po kërcënon çdo ditë e më shumë njerëzit.
Ky fenomen vihet re sidomos në qytet e mëdha si Tirana, Durrësi dhe Fieri. "Djegia e mbetjeve plastike çliron në ambient gazra helmuese, të cilat sjellin sëmundje të rënda. Në fakt, kemi të bëjmë me një problem shumë të madh sa i takon trajtimit të mbetjeve plastike.
Njerëzit nuk e dinë se ato janë shumë të rrezikshme, sidomos kur digjen, pasi kjo ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e tyre", - theksojnë specialistët. Ndërkohë, pikërisht për problemin e mbetjeve plastike UNICEF po realizon program në disa shkolla të vendit për sensibilizimin për ndotjen plastike.

OBSH: Të maten më shumë element ndotës të ajrit
Ndotja e ajrit është problem për vendin tonë, ndaj kërkohet cilësi më e madhe në monitorimin e ajrit. Sipas nëndrejtorit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Shqipërinë, Vasil Miho, matjes së ndotjes së ajrit duhet t'i shtohet edhe ozoni, benzeni dhe indikatorë të tjerë, pasi kjo do të sillte monitorim më cilësor.
Madje, ai pohon se ambientalistët kanë hedhur idenë që rezultatet e matjes së ajrit të bëhen transparente për gjithë publikun dhe të ekspozohen çdo ditë në një vend të dukshëm.
"Është hedhur ideja se në një vend të dukshëm të kryeqytetit të jepen të gjitha të dhënat për ndotjen e ajrit, çdo ditë si të ishte parashikimi i motit", pohon Miho. Sipas tij, për të pasur një monitorim sa më cilësor për ndotjen e ajrit, tashmë OBSH-ja me mbështetjen e Qeverisë Gjermane do të realizojnë blerjen e dy aparaturave moderne për matjen e ajrit.

PM 10 gjatë pesë viteve të fundit në ajrin urban në Shqipëri

µg / m3 Viti 2005 Viti 2006 Viti 2007 Viti 2008 Viti 2009
Shkodra 107 100 101 108 112
Durrësi 91 93 100 116 121
Fieri 93 106 102 112 110
Tirana* 172 163 159 173 148
Korça 63 82 91 92 93
Vlora 72 86 89 86 87
Mesatare 100 105 107 114 112

Norma BE 50 50 50 40 40

*Mesatare
e 4 pikave
Identifikuar

J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #46 : Nntor 02, 2010, 03:27:18 PD »

Berisha rikthen projektin e importimit të plehrave në Shqipëri


TEMA ONLINE / SHEKULLI ONLINE | 14/10/2010 | KURIOZITETE | 30 KOMENTE | SHARE | - +
Vendimi i qeverisë është jotransparent dhe fsheh rreziqet për import të mbetjeve radioaktive. Në vitin 2004, Fatos Nano firmosi një marrëveshje të ngjashme për importimin e plehrave nga Italia, e cila u refuzua pas protestave të ashpra, mes te cilave edhe te vete opozites se drejtuar atehere nga S.Berisha, sot firmoses
Shqipëria është një vend importi gjithfarësh, por pas vendimit të djeshëm të qeverisë, do të bëhet dhe një vend i importit të plehrave. Në vendimet e Këshillit të Ministrave marrë në mbledhjen e djeshme i është hapur rruga importit të plehrave nga jashtë, një prej çështjeve më të debatuara në opinionin publik shqiptar. Kryeministri Sali Berisha po tenton kështu të bëjë realitet një vendim të marrë kohë më parë nga paraardhësi i tij, ish-kryeministri, Fatos Nano, i cili nuk u zbatua për shkak të presionit të fortë të shoqërisë civile dhe protestave të ambjentalistëve ndaj këtij vendimi.
Por dje, me anë të një vendimi të posaçëm të qeverisë, lejohet importimi i plehrave nga jashtë, edhe pse ne jemi një vend që s'dimë ku të çojmë plehrat tona, të cilat lihen ose digjen në ambjent të hapur pa asnjë plan përpunimi apo riciklimi. "Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 22, të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002, "Për mbrojtjen e mjedisit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi".
Më tej bëhet e qarftë se importi do të bëhet me lista të veçanta të llojeve të mbetjeve që do të importohen, duke u bazuar në kodet dhe titujt e mbetjeve. Në vendim theksohet se jo të gjitha mbetjet do të importohen, duke përjashtuar një indeks me ato mbetje që cilësohen të rrezikshme. Ky vendim pritet të shkaktojë shumë debate në shoqërinë civile dhe në shoqatat e mbrojtjes së mjedisit. Për ironi do të jetë pikërisht ministri i Mjedisit Fatmir Mediu që do të ndjekë zbatimin e këtij vendimi, i cili do të hyjë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare.

Debati
Në vitin 2004, nën drejtimin e Fatos Nanos, u miratua një marrëveshje me kompaninë italiane "Albania beg" për vendosjen e një impianti plehrash në Tiranë dhe u ljejua importimi i plehrave nga Italia në Shqipëri. Një marrëveshje që shkaktoi shumë reagime dhe protesta para kryeministrisë. Marrëveshja parashikonte imortimin e së paku 4.500 ton plehra nga Roma për në Sharrë të Tiranës dhe marëveshja në atë kohë u formos nga tre ministra të qeverisë shqiptare dhe pati dhe mbështetje politike nga përfaqësia diplomatike italiane në Tiranë. Debati mes qeverisë dhe kundërshtarëve të këtij projekti zgjati disa muaj dhe si përfundim nuk u lejua.

29 organizatave mjedisore te mbledhura sot kundershtojne projektin
Me poshte eshte nje deklarate e 29 organizatave mjedisore te mbledhura sot:
'..Ne, 29 organizata mjedisore te mbledhura sot pasi u njohem nepermjet medias me
Vendimin e Qeverise Shqiptare per percaktimin e listes se mbetjeve te cilat
lejohen te importohen per qellime perdorimi, riciklimi dhe perpunimi dhe
shprehim me ane te kesaj deklarate kundershtimin tone te hapur per kete
vendim.
Pikerisht, ne kete kohe, kur Shqiperia eshte vendi me shkallen me te larte te
ndotjes mjedisore ne Europe, kur ne shpresojme shume per nje permiresim te
shpejte e rrenjesor te situates dhe jemi ne pritje te miratimit te ligjit per
menaxhimin e mbetjeve urbane, shohim nje veprim te nxituar, krejtesisht te
papranueshem, te Keshillit te Ministrave qe i hap rrugen importimit te
mbetjeve urbane.
Shoqeria civile dhe organizatat mjedisore ne Shqiperi e kane thene fjalen e
tyre per importin e mbetjeve ne vitin 2004, duke kundershtuar me force dhe
anulluar vendimin e Qeverise se atehershme per importimin e mbetjeve. Eshte e
pafalshme mungesa e transparences ne aprovimin e ketij vendimi ne kohen e
sotme.
Ne, perfaqesues te OJFve mjedisore, jemi kunder riciklimit te idese per
importin e mbetjeve dhe kerkojme anullimin e ketij vendimi te Qeverise. Ky
vendim, nese nuk rivleresohet ne kuader te ligjit te ri te menaxhimit te
mbetjeve, ende te pa miratuar, jo vetem qe do te sjelle deme te medha
mjedisore, por do te krijoje probleme te medha ne menaxhimin e duhur te
mbetjeve urbane dhe ne pergjithesi ne ekonomine shqiptare...'
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #47 : Nntor 02, 2010, 03:31:48 PD »

Ndarja e plehrave, duhen 150 milionë euro për infrastrukturën

Aktualisht, prodhojmë mbetje sa gjysma e mesatares së BE-së, por kostoja që i shkaktojnë mjedisit është e parikuperueshme. E gjithë kjo situatë, kur në shumicën e vendeve të tjera, mbeturinat jo vetëm nuk hidhen kuturu duke krijuar një ndotje të pamatë, por një gamë e gjerë e tyre përdoret nga industritë e riciklimit duke sjellë edhe përfitime. Kjo lloj industrie në vendin tonë është në krizë dhe të paktën nga sa thonë ekspertët, importi i mbetjeve është e vetmja mënyrë për ta ndihmuar. Nuk ka ende një afat të saktë se kur do të hyjë në fuqi ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane. Me anë të tij, pushteti vendor dhe qytetarët do të kenë orientimet e duhura për të vënë në zbatim disa rregulla të domosdoshme. Në intervistën e saj për gazetën, specialistja e Ministrisë së Mjedisit, Laureta Dibra, sqaron pritshmëritë e këtij dikasteri për menaxhimin e mbetjeve, si disa nga arsyet pse importi nga lista e gjelbër do të bëhet vetëm sipas standardeve të Bashkimit Europian.

Debati i ditëve të fundit për lejimin e importit të disa lloj mbetjesh për riciklim, na ka bërë të gjithëve që natyrshëm të ngremë pyetjen se cilat janë kapacitetet e vendit tonë në raport me vendet e BE-së, kemi të dhëna të sakta?

Bashkë me partnerët ndërkombëtarë është bërë një raport i hollësishëm mbi kapacitetet e prodhimit të mbetjeve në vendin tonë. Për popullatën prej 3.2 milionë banorë, llogaritet të prodhohen rreth 850 mijë tonë mbetje urbane. E ndarë për person, i bie 0.57 kg në ditë ose 266 kg për person në vit. Prodhojmë mbetje sa gjysma e mesatares së BE-së, e cila është 1.3 kg për person në ditë ose 500 kg për person në vit. Natyrisht është e kuptueshme, është çështje standardi.

Por ndërsa prodhojmë shumë më pak se europianët, na mungon infrastruktura për ndarjen dhe menaxhimin e duhur të mbetjeve. Është e vështirë ngritja e saj në vend?

Ngritja e infrastrukturës ka një kosto jo të vogël. Por pas miratimit të ligjit për mbetjet, gradualisht gjërat do të nisin të ndryshojnë. Për këtë duhet bashkëpunimi i pushtetit vendor dhe qytetarëve. Kostoja e infrastrukturës për diferencimin e mbetjeve është llogaritur rreth 150 milionë euro. Janë rreth 50 milionë euro në vit të nevojshme për mirëmbajtjen, si dhe është llogaritur një personel prej 350 vetash që do të punësohet në këtë sektor. Prandaj nuk është një proces aq i lehtë. Gjithsesi, ne kemi objektivat tona në strategjinë që kemi hartuar. Parashikojmë që deri në vitin 2020 të ndalohet rritja e mbetjeve bashkiake të prodhuara dhe të kemi një riciklim të mbetjeve në masën 25 për qind, vetëm pas 2025-s do të mund të riciklojmë 50 për qind të mbetjeve.

Si do të realizohen këto objektiva praktikisht?

Ligji që po hartohet për menaxhimin e mbetjeve do të sanksionojë që të ketë një diferencim të mbetjeve nga qytetarët në dy rryma minimalisht. E them minimalisht, sepse po shihet mundësia edhe e futjes së një rryme të tretë. Po kështu, parashikohet vendosja e taksave për prodhuesit e mbetjeve apo taksa e produktit, çka do të thotë se kush importon dhe sjell produkte do të paguajë taksën përkatëse për mbetjet. Do të lihet një klauzolë që nëse ato arrijnë të grumbullojnë rreth 40 për qind të këtyre mbetjeve, taksa do të hiqet, çka do të bëjë që vetë kompanitë të lidhin kontrata me kompanitë e riciklimit apo kompani të tjera, të cilat do të ofrojnë shërbime të grumbullimit të mbetjeve.
E thënë më qartë, qytetarët sa kazanë mbeturinash do të kenë pranë banesave të tyre dhe a mendoni se do të duhet të ndërgjegjësohen për këto ndryshime?
Do të kenë minimalisht 2 kazanë mbeturinash. Njëri prej tyre do të jetë për mbetjet organike, të cilat janë ato çka ngelen nga ushqimet dhe tjetri do të përdoret për të grumbulluar qelqin, kartonin, metalin dhe plastikën. Po shihet mundësia që të shtohet edhe një tjetër grumbullues, që është ai për mbetjet e rrezikshme, ku do të hidhen bateritë, pjesë nga pajisje elektroshtëpiake e të tjera mbetje të kësaj natyre. Ndërgjegjësimi i popullatës është një hallkë madhore dhe mjaft e rëndësishme, por mendoj se ka ardhur koha që secili prej nesh të kuptojë se duhet t’i shkaktojë sa më pak dëm mjedisit dhe kjo është mënyra më e mirë.

Pas vendimit të Qeverisë për të lejuar importin e një liste mbetjesh, nisën një sërë kundërshtish nga shoqatat mjedisore, në fakt a ka gjasa që mjedisit në vend t’i krijohen dëme prej tyre?

Është krijuar konfuzion pasi nuk bëhet fjalë për import plehrash, por për import të disa mbetjeve që i përkasin listës së gjelbër. Pra, kur flasim për plehra, bëhet fjalë për mbetje urbane të pandara, ndërsa konkretisht mbetjet e listës së gjelbër janë të diferencuara në detaje. Prandaj janë gjëra të kundërta. Importi i këtyre mbetjeve do të bëhet sipas të gjitha rregullave të Bashkimit Europian. Marrja e këtij vendimi u vjen në ndihmë kompanive të riciklimit në vend, të cilat aktualisht kanë nevojë për lëndë të parë. Sot po u jepet dorë këtyre kompanive, në mënyrë që industria e riciklimit e pranishme në të gjithë botën, të gjejë zhvillim dhe ne të arrijmë ta përdorim më pas për mbetjet e vendit tonë. Pra ka një lidhje logjike me atë çka thamë më sipër. Por ajo që doja të sqaroja është pjesa se për të importuar mbetje, të gjitha kompanitë e riciklimit do të kalojnë në disa filtra dhe verifikime. Së pari, do të duhet një leje mjedisore, leje nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe leje e ushtrimit të aktivitetit. Gjithashtu, leja nga pushteti vendor e cila jepet nga këshillat bashkiakë është një tjetër kusht. Sikur një nga këto kritere të mos plotësohet, automatikisht hiqet e drejta e lejes mjedisore.

Zirina Llambro - Panorama
Identifikuar


Faqe: 1 2 3 [4]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.18 sekonda me 20 veprime.