psikologji.net
Tetor 25, 2014, 09:46:32 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Relativiteti  (Lexuar 1456 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Shtator 24, 2009, 04:15:45 PD »

Relativiteti është shprehje në politeknik dhe shkenca tjera me të cilën nënkuptohet përafërsia.

Kur flitet për Teorinë e Relativitetit i referohemi dy teorive specifike në të njëjtën kohë që janë teoria speciale e relativitetit dhe teoria e përgjithshme e relativitetit. Sidoqoftë mund të ketë raste që me "relativitet" të flitet dhe për Relativitetin e Galileit.


Përkulja e kohëhapësirës në teorinë relativiste

Ky term u përdor për herë të parë nga Max Planck në 1908 për të vënë në dukje që të dy teoritë specifike të përmendura përdorin atë që quhet parimi i relativitetit.


Teoria Speciale e Relativitetit

Teoria Speciale e Relativitetit është një teori e cila përshkruan strukturën e kohëhapësirës. Ajo u paraqit për herë të parë nga Albert Ainshtajn (Albert Einstein) në 1905 në një punim që trajtonte "Elektrodinamika e trupave në lëvizje". Në themel të kësaj teorie janë dy postulate që sipas mekanikës klasike janë kontradiktore:

* Ligjet e fizikës janë të njëjtë për të gjithë vëzhguesit që janë në lëvizje të pandryshuar, apo uniforme, kundrejt njëri-tjetrit. Sistemet e referimit të këtyre vëzhguesve në këtë rast i quajmë "sisteme inerciale".

* Shpejtësia e dritës në boshllëk është përherë e njëjtë dhe konstante për të tërë vëzhguesit në cdo sistem vëzhgimi, pavarësisht lëvizjes që ata mund të kenë kundrejt njëri tjetrit apo lëvizjes së vetë burimit të dritës.

Kjo teori nxjerr përfundime shumë interesante dhe me surpriza.

* Zgjatja e kohës. Ky fenomen shfaqet në formën e një vëzhguesi i cili vëren se tik-taket e një ore në levizje janë më të rralla sesa tik-taket e orës që ka me vete dhe është "fikse". Orët janë identike.
* Tkurrja e gjatësive. Në këtë rast, matjet tregojnë se objektet janë më të shkurtër në drejtimin e lëvizjes, relative në lidhje me vëzhguesin.
* Relativiteti i njëkohshmërisë. Dy ngjarje të njekohesishme për një vëzhgues-A, nuk janë të njëkohësishme për një vëzhgues tjetër vëzhgues-B nëse ky i fundit është në lëvizje në lidhje me të parin, vëzhgues-A.
* Masa dhe energjia janë ekuivalente. E = mc² është formula që lidh me njëra tjetrën energjinë E të një mase m.


Teoria e përgjithshme e relativitetit

Teoria e përgjithshme e relativitetit është një teori për gravitetin dhe u paraqit për herë të parë nga Albert Ainshtajn në vitet 1907-1915. Kjo teori fillon me atë që quhet "parimi i njëvlefshmërisë". Sipas këtij parimi, nëse një objekt gjendet nën efektin e një fushe gravitacionale dhe nje trup tjeter është në levizje me nxitim, keta dy trupa janë në gjendje të njëjta fizike dhe rreagojnë në mënyrë identike fizikisht. Kjo gjë sjell në përfundimin se rënia e lirë është lëvizje inerciale, ose me fjalë të tjera, renia e lirë është gjendja fizike e një trupi kur ai nuk ndikohet nga asnjë forcë e jashtme, dhe jo si efekt i forcës së gravitetit, sic meson mekanika klasike. Përvec mekanikës klasike ky përfundim është kontradiktor edhe me Teorinë speciale te Relativitetit sepse sipas saj levizja inerciale nuk lejon që trupat të mund të lëvizin me nxitim kundrejt njëri-tjetrit, por objektet në rënie të lirë munden.

Për të shpjeguar këtë kontradiktë, Ainshtajn prezantoi idenë që kohëhapesira është e përkulur. Në 1915 ai paraqiti Ekuacionet e fushës së Ainshtajnit te cilët pershkruajnë lidhjen midis përkuljes së kohëhapesirës me masën, energjinë dhe impulsin.


Disa nga rrjedhojat e kesaj teorie jane:

* Koha rrjedh me ngadalë atje ku potenciali gravitacional është më i ulët. Kjo quhet "zgjerimi gravitacional i kohës".

* Precesioni i orbitave është i ndryshëm nga sa parashikohet sipas teorisë se Njutonit mbi gravitetin. Kjo gjë është vezhguar të ndodhë me orbiten e Merkurit si dhe të yjeve pulsarë binarë.

* Deri edhe rrezet e dritës, të cilat janë pa peshë, përkulen nën ndikimin e një fushe gravitacionale.

* Universi është në zgjerim dhe skajet e largëta të tij janë duke u larguar prej nesh me shpejtesi me te lartë se shpejtësia e dritës. Duhet theksuar që kjo nuk bie në kundërshtim me teorinë speciale te Relativitetit, pasi flitet për zgjerim të vetë hapësirës.

* Terheqja e zonës rrethuese. Kjo gjë konsiston në idenë se një trup me masë i cili rrotullohet, "merr me vete" apo "tërheq me vete" kohëhapësirën rreth tij.

wikipedia
Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.111 sekonda me 20 veprime.