psikologji.net
Tetor 23, 2014, 03:53:51 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Fobia  (Lexuar 6841 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
sweety
Anëtar i respektuar
****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 354
2786.00 Kredite

View Inventory
Send Money to sweety


Shiko Profilin
« : Nntor 01, 2008, 08:26:03 PD »

Fobia...

Fjala "fobi" tregon një frikë të fortë dhe joreale nga sendet, ndodhitë apo edhe ndjenjat. Reann Dumont, i cili të sëmurët nga fobia i shëron prej më shumë se njëzet vitesh, vuri re se "shumë njerëz, për tiu shmangur situatave të ndryshme bëhen të burgosur shtëpiakë apo jetojnë me vështirësi, dhe shumica përdor alkool, kur pastaj vijnë edhe probleme të tjera". "Rreth tre të katërtat e njerëzve me fobi nuk kërkojnë ndihmë. Në shumë raste ndikon edhe turpi, pasi çrregullimet psikike në disa kultura janë të stigmatizuara si diçka e turpshme. Disa nuk mund ta dinë se çfarë po ndodh me të, dhe nuk e dinë se ku duhet të kërkojë ndihmë, disa frikësohen edhe nga vetë shërimi", thuhet në raportin e Anxiety Disorders Association of America. Ekzistojnë me qindra fobi të njohura, mirëpo shkencëtarët i klasifikojnë në disa kategori: fobitë që janë të koncentruara në objekte apo situata, si insekte, kafshë, fluturime dhe nga hapësirat e mbyllura. Fobia shoqërore karakterizohet me frikën nga turpi publik, si në rastet kur duhet të mbahet ndonjë fjalim.

Fobia shoqerore eshte frike, shqetesim dhe veshtiresi qe epengon personin per te kryer nje veper, fjale a pune ne prani te tjereve, keshtuqe me kohe kjo frike e shtyn personin te ike nga situata shoqerore...

Shenjat e fobise:

Fshehja e te folurit dhe tharja e gojes...
Dhembja e barkut...
Shpejtimi i rrahjeve te zemres,dhe shqetsimi i shpirtit...
Dridhja e gjymtyreve dhe shtangimi i muskujve...
Bredhja e mendimit dhe perqendrimi i dobet...
« Ndryshimi I Fundit: Nntor 02, 2008, 07:41:55 PD nga J@mes » Identifikuar

Njeriu qe njeh cmimin e gjithckaje nuk njeh vleren e asgjeje....
sweety
Anëtar i respektuar
****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 354
2786.00 Kredite

View Inventory
Send Money to sweety


Shiko Profilin
« Pergjigje #1 : Nntor 01, 2008, 08:34:49 PD »

Fobitë më të çuditshme të botës

Kur flitet për fobitë, ta mendosh mirë, nuk ka vend për shaka: Kush ka frikë nga gjarpërinjtë, merimangat, të mbetet i mbyllur në ashensor, e di mirë sa terrorizuese është, qoftë edhe vetëm ta mendosh.

Por ama, ndërsa disa prej fobive mund të jenë pjesërisht të shpjegueshme, po të kesh parasysh ndjenjën e frikës që gjenerojnë, rezulton e vështirë të imagjinosh se si mund të jenë të rrezikshëm e efektivisht të frikshëm... kastravecët. Sipas Tecno Cientista, këta bëjnë pjesë në fobitë më të çuditshme të botës. Cilat janë fobitë e tjera? Secila çudi më vete.

Fobia nga palaçot

Pas filmit, të frymëzuar nga një libër i Stephen King-ut, vështirë të mendosh se është e çuditshme apo groteske dhe jo e formuar një fobi e tillë. Megjithatë, palaçot duhet të ishin të këndshëm, argëtues ose të paktën zbutës. Për shumë njerëz duket e çuditshme se si palaçot që bëjnë fëmijët të qeshin, trembin disa të rritur, kur në të vërtetë, këto fytyra janë bërë enkas për qëllime argëtimi. Për studiuesit, kjo lloj frike është nga më interesantet për t u shpjeguar. Fytyra e palaços mund të jetë “përqeshësi” i tyre. Për disa është “deformim psiqik” i një imazhi normal. Njerëzit që kanë frikë nga palaçot, ndryshe nga persona që vuajnë nga disa lloje të tjera fobish, besohet se kanë një hipersensibilitet për marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe mund të provojnë më shpesh neuroza. Një palaço mund të jetë për ta, një person që maskohet, por pas maskës është diçka tjetër. Ja që edhe shtirja bën pjesë në skedarin e fobive njerëzore.

Globofobia apo fobia nga topat e vegjël

Po, po, pikërisht nga ata me ngjyra të ndezura që u blihen kudo fëmijëve nëpër panaire, kënde lojërash a plazhe! Më tepër se të brishtë e megjithatë, të tmerrshëm për kë vuan nga kjo lloj fobie. Objektet e rrumbullakëta u heqin humorin dhe zakonisht, në dekorimin e veshjeve e shtëpive të tyre ka vetëm forma gjeometrike me kënde, harqe, por kurrsesi topa. Studiuesit mendojnë se kjo lloj frike mund të lidhet me frikën nga Universi, ekzistencën mbi një planet të rruzullit dhe rrezikun e rrokullisjes bashkë me të, pamundësinë e qëndrimit menjëherë në një vend të diçkaje që rrokulliset. Për këtë arsye, nuk preferojnë të ndjekin asnjë lojë me top dhe as vallet në rreth.

Fobia nga pambuku

Ose, për të qenë më të saktë, nga shukat e pambukut! Ja, nga ato që përdoren për të pastruar fytyrën. Disa mendojnë se kjo mund të jetë bashkëshoqëruar me injeksionin e gjilpërës të bërë që në fëmijëri. Vetë injeksionet janë një fobi mjaft e përhapur, që nga fëmijët e deri tek burrat. Por të tjerë studiues e lidhin frikën nga pambuku me ndjesinë e peliçes së ndonjë kafshe të rrezikshme. Ndërkohë, shembuj të tjerë tregojnë se sasia e pambukut është e rëndësishme në zhvillimin e fobisë. Dëngjet e mëdha të pambukut i bëjnë disa persona që të mbushen me zor me frymë, pra për ta, sasia e pambukut do të thotë “marrje fryme”, kurse për të tjerë, është ngjyra e bardhë.

Fobia nga kastravecët

Tamam-tamam, është fjala për kastravecët turshi, që janë aq të gjelbër, krokantë dhe të shijshëm. Askush nuk i ka gjetur një shpjegim për të qenë kësaj fobie. Disa besojnë se është shija e kastravecave turshi shkaku, e të tjerë, se është zhbërja e ngjyrës së tij nga jeshile e errët i freskët, në ngjyrë “të kalbur”. Këta njerëz besojnë se po përtypin një “kalbësirë”. Një frikë të ngjashme paraqesin disa njerëz ndaj mishit- ushqim, pasi u duket se përpara kanë jo mishin e gjallë, por mishin-kufomë. Këtu hyn edhe frika nga veza e rrahur më shpesh, por edhe nga e skuqura. mos I thoni kurrë një fëmije se jeni duke ngrënë materiali nga i cili bëhet një zog, pasi ka shumë të ngjarë t i krijoni një fobi të pashqitshme për vezën.

Ithyphallofobia

Nuk është gjë tjetër, veçse saktësisht frika nga penisi i erektuar. Askush nuk do t ia uronte kurrë një burri! Zakonisht, ato gra që vuajnë nga kjo frikë, mund të kenë pasur një përvojë të mëparshme jo të pëlqyeshme, besonin më parë disa seksologë. Por ideja më e pranuar tani është se pas intervistave me gra të tilla është kuptuar që kjo frikë i ka shoqëruar që nga përvoja e parë. Kjo i pengon ato të tregohen shumë miqësore me trupat e burrave të tyre e në disza raste shkon deri në panik. Me terapi mund të kapërcehet deri diku, por asnjëherë plotësisht.

Efebofobia: frika nga adoleshentët

“Po bëhen gjithmonë e më të terrorizues për më të moshuarit...”, thonë sociologët më pesimistë. Të jemi realistë: A nuk është pikërisht i tillë alternimi i zakonshëm midis gjeneratave? Në të vërtetë, frika nga adoleshentët është më tepër frika e largimit të madh nga një moshë energjike, që secili do të donte ta kishte por e ka humbur. Nga ana tjetër, në raste të veçanta, ndodhi të pakëndshme mund të kthehen në fobi të një individi të vetëm. Po kaq e vërtetë sa frika nga fobia, është friksa nga ritmi i jetës, që më të vjetrit nuk e përballin dot.

Gimnofobia

Frika e të qenit lakuriq apo e lakuriqësisë së të tjerëve. Pas gjithë këtyre, ndoshta duket më pak e çuditshme nga të gjitha, nëse marrim parasysh sa rëndësi ka sot aspekti social i një personi dhe pranimi i lakuriqësisë pa qenë i mbrojtur. Kjo është shpesh e lidhur me ankthin në planin seksual. Kjo është një frikë e përhapur, madje edhe disa foshnja e shprehin pakënaqësinë e lakuriqësisë duke qarë, edhe pse nuk ndjejnë as ftohtë dhe as bezdi të tjera nga mjedisi. Kjo frikë është më e fortë për meshkujt sesa për femrat, dhe sipas psikanalistëve, lidhet me faktin se meshkujt kanë më tepër se femrat për të fshehur ose mbuluar. Por, bëhet fjalë për ekspozim të plotë e jo të pjesshëm të trupit.

Fobia nga mobiljet antike

Nëse imagjinojmë se njësoj si tek “Harry Potter” një skrivani mund të tentojë të na sulmojë, atëherë do të ishte plotësisht e justifikueshme. Por fobitë, dihet, janë të një natyre irracionale... Kështu që, përse vallë poltronat e vjetër të preferuar të tetos që vdiq shumë plakë, nuk duhet t i kallë datën ndokujt? Frika nga sendet e vjetra i detyron disa njerëz që vazhdimisht të rinovojnë mjedisin dhe t i hedhin objekte të tilla. Këta persona kurrë nuk shkojnë në muze, pasi mund të pësojnë një atak paniku, po ashtu, nuk ndjehen mirë nga filmat që paraqesin objekte të tilla të vjetra.

Neofobia

Apo kainotofobia: Eshtë e kundërt me frikën e mësipërme është pikërisht kjo, fobia nga e reja, nga risitë, për shkak të drojës se mos nuk arrijmë ta kuptojmë apo ta zotërojmë atë. Sot kjo lidhet në thelb me teknologjinë, në kuptimin praktik të fjalës, por në kuptimin e gjerë mund t i referohet çdo lloj ndryshimi të relievit në jetën e atij që vuan nga kjo lloj fobie. Personat që vuajnë nga neofobia janë më tepër se ata që vuajnç nga fobia prej antikiteve. Më tepër njerëz ndihen më komod në kontakt me të vjetrën dhe kjo duket për studiuesit se nuk është aspak çështje moshe.

Pteronofobia

Frika nga puplat. Eshtë shumë më tepër se frika e gudulisjes së thjeshtë që ato mund të shkaktojnë. Dhe nuk është fjala për ata që kanë alergji prej tyre. puplat shndërrohen në disa persona në objekte paniku, sikurse janë për disa të tjerë lëkurat e kafshëve apo e gjarprit, kthetrat e zogjve, foletë e tyre. Të tjerë njerëz madje kanë frikë nga mustaqet e misrit, aroma të caktuara lulesh, zhardhokët e disa bimëve. Madje, edhe nga shelgjet lotuese. Njihet rasti i një poeti i cili ndërroi shtëpinë, sepse nuk mund të duronte dot praninë e shelgjeve të porsambjellë pranë rrugës së tij.




Si të mësojmë t i menaxhojmë fobitë tona

Përsa i përket kohës së fobive që kemi, janë të shumta shkaqet nga të cilat ne jemi të predispozuuar të kemi fobi . Disa nga këto raste po i përmendim më poshtë si dhe mënyrën për të menaxuar ato dhe për të larguar fobitë tona.

1. Ka të bëjë me fëmijërinë tonë. Kjo ka të bëjë me disa frikëra të imponuara nga vetë prindërit tani si psh. kur thone “Erdhi gogoli” apo gjëra të kësaj natyre. Në njëfarë mënyre, vetë prindërit tanë na ekspozojnë ndaj një fobie

2: Janë traumat që kalojmë në jetë, një eksperiencë e hidhur në jetën tonë ose e dëgjuar nga një person që mund të përcjellë fobinë e tij tek ne. Përshembull, nëse kemi ndër mend të bëjmë një udhëtim me avion, duke patur parasysh ato që kemi dëgjuar për aksidente ajrore, në njëfarë mënyre ne mendojmë se çfarë mund të na ndodhte, nëse do të udhëtonim me avion.

Mënyrat për të menaxhuar këto frikëra apo për t i "shëruar"
Disa persona gjejnë një mënyrë shumë të thjeshtë për të shmangur fobitë e tyre duke mos u ekspozuar ndaj tyre. Kjo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë, por dhe kjo nuk është një zgjidhje sepse në një moment apo në një tjetër, ne do të përballemi me to! Atëherë lind pyetja: Si mund t i menaxhojmë apo "shërojme" këto fobi ?! Atëherë, nëse do ta bënim vetë një gjë të tillë, do të bënim këtë si fillim: Në një copë letër do të shkruanim fobitë tona dhe do t i vlerësonim me një notë nga 1 deri në 10.

Atëherë ne do të merteshim me atë fobi që tek ne ka më shumë efekte anesore (marrje mendsh, të vjella puls të lartë etj) dhe nëse do të donim që të menaxhojme këtë, mund ta bëjmë nën mbikqyrjen e një eksperti apo dhe vetë, nëse vetë fobia nuk ka shumë pasoja. Po flasim për fobinë ndaj udhëtimeve me avion. Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të mendojmë, se pas dy javësh do të kemi një udhëtim me avion dhe të mendojmë paraprakisht se çfarë do të bënim a) Vajtja në aeroport b) ngarkimi i bagazheve c) hipja në avion d) nisja apo ngritja me avion . Nëse bëjmë këtë gjë, do të vini re (po flasim për një fobi nga avioni, nuk mund të bëjmë një gjë të tillë pa patur një fobi të tillë) se do të përjetoni situata të ngjashme me ato që do të përjetoni në një udhëtim me avion. Kjo gjë duhet bërë 3 herë në javë dhe për një periudhe 2- javore do të shikoni që do të jeni në gjendje të menaxhoni frikërat tuaja dhe t i kontrolloni ato.

Gazeta ballkan
« Ndryshimi I Fundit: Nntor 02, 2008, 10:05:56 PD nga J@mes » Identifikuar

Njeriu qe njeh cmimin e gjithckaje nuk njeh vleren e asgjeje....
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #2 : Nntor 02, 2008, 10:10:15 PD »

Fobia (phobia) = perkthehet "frike" ne greqisht.
Phobos = perendia e frikes (biri i Ares-it)

Watson shpenzoi shume kohe me studimin e fobive dhe deri ne fund te jetes nuk arriti te mposhte friken e tij ndaj erresires.
Isaac Newton vuante nga agoraphobia.
Hans Christian Andersen vuante nga frika ndaj zjarrit...dhe kjo fobi u zhvillua pas vdekjes se mikut te tij nga djegia.

Fobite mund te zhvillohen nga eksperienca te caktuara, ose shoqerohen me simbole te zakonshme te frikes qe heret ne moshe...si gjarperinjte, merimangat, perbindeshat qe zakonisht shfaqen ne programe televizive si simbole frike e ligesie.

Per kuriozitet po postoj nje liste te fobive te ndryshme qe ekzistojne sot.

A


Ablutophobia- frike e te larit (p.sh: ne vaske)

Acarophobia- frike e te kruajturit

Acerophobia- frike nga thartira

Achluophobia- frike nga erresira

Acousticophobia- ....nga zhurma

Acrophobia-...lartesite

Aerophobia-...fllad,ajri ose kur ben korent (si i themi ne)

Agliophobia-...dhimbje

Agoraphobia-...vende te hapura

Agrizoophobia-...kafshe te egra

Aichmophobia-...gjilpera dhe objekte me maje

Ailurophobia-....macet

Alektorophobia-...pulat

Alliumphobia-...hudhrat

Allodoxaphobia-...opinionet

Amathophobia-..pluhuri

Ambulophobia-...te ecurit

Anablephobia-..te parit lart

Androphobia-...meshkujt

Anemophobia-...era (era qe fryn)

Anglophobia-...Anglia

Anthophobia-...lulet

Antlophobia-...permbytjet

Anuptaphobia-...e te mbeturit BEQAR

Apeirophobia-...e infinitetit

Apiphobia-...bletet

Arachibutyrophobia-..e te ngjiturit te gjalpit kikirik ne qiellze

Arachnophobia-...merimangat

Arithmophobia-...numrat

Asthenophobia-...te renit te fiket

Athazagoraphobia-...te harruarit nga te tjeret, te neglizhuarit

Aulophobia-...fyellave

Aurophobia-...floririt, arit

Aviophobia-...te fluturuarit me avion
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #3 : Nntor 02, 2008, 10:11:44 PD »

B


Bacillophobia- .....mikrobet
Bacteriophobia- ......bakteria
Ballistophobia- ....plumba
Bolshephobia- ....Bolsheviks(?)
Barophobia- ....graviteti
Basophobia or Basiphobia- ....te ecesh ose rrezohesh
Bathmophobia- ....shkallet
Bathophobia- ....thellsia
Batophobia-...lartesit ose te qendrosh afer ndertesave te larta
Batrachophobia-....amfibet (bretkosat)
Belonephobia-.....gjilpera
Bibliophobia-....librat
Blennophobia- ....llum ose jarge (yuck)
Bogyphobia- ....bogies,bogeyman ( se kam iden)
Botanophobia- ....bimë
Bromidrosiphobia or Bromidrophobia-...erërat e trupit
Brontophobia-...bubullima ose rrufeja
Bufonophobia-...njerez te peshtire


C


cacophobia-..gjerat e shemtuara ne pergjithesi
carcinophobia-...kanceri
cardiophobia-...zemra
carnophobia-...mishi
catapedaphobia-...te hedhurit, te kercyerit (jo me muzike )
chaetophobia-...floket
chemophobia-...kimikatet
chionophobia-...bora
chorophobia-...te vallzuarit, te kercyerit
chrometophobia-...nga leket, te ardhurat
chromophobia-...ngjyrat
cibophobia-...ushqimi
claustrophobia-...vendet e mbyllura
climacophobia-...shkallet
clinophobia-...te renit per te fjetur
cyclophobia-...biçikletat


D

Decidophobia making decisions
Defecaloesiophobia: painful bowels movements
Deipnophobia: dining and dinner conversations
Dementophobia: insanity
Demonophobia or Daemonophobia: demons
Demophobia: crowds (Agoraphobia)
Dendrophobia: trees
Dentophobia: dentists
Dermatophobia: skin lesions
Dermatosiophobia or Dermatophobia or Dermatopathophobia: skin disease
Dextrophobia: objects at the right side of the body
Diabetophobia: diabetes
Didaskaleinophobia: going to school
Dikephobia: justice
Dinophobia: dizziness or whirlpools
Diplophobia: double vision
Dipsophobia: drinking
Dishabiliophobia: undressing in front of someone
Domatophobia or Oikophobia: houses or being in a house
Doraphobia: fur or skins of animals
Dromophobia: crossing streets
Dutchphobia: the Dutch
Dysmorphophobia: deformity
Dystychiphobia: accidents


E

Ecclesiophobia: church
Ecophobia: home
Eicophobia or Oikophobia: home surroundings
Eisoptrophobia: mirrors or of seeing oneself in a mirror
Electrophobia: electricity
Eleutherophobia: freedom
Elurophobia: cats (Ailurophobia)
Emetophobia: vomiting
Enetophobia: pins
Enochlophobia: crowds
Enosiophobia or Enissophobia: having committed an unpardonable sin or of criticism
Entomophobia: insects
Eosophobia: dawn or daylight
Epistaxiophobia: nosebleeds
Epistemophobia: knowledge
Equinophobia: horses
Eremophobia: being oneself or of loneliness
Ereuthrophobia: blushing
Ergasiophobia: work or functioning; for a surgeon: operating
Ergophobia: work
Erotophobia: sexual love or sexual questions
Euphobia: hearing good news
Eurotophobia: female genitalia
Erythrophobia, Erytophobia or Ereuthophobia: red lights, blushing, red
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #4 : Nntor 02, 2008, 10:13:42 PD »

Te ndryshme

Radiophobia - Frike nga rrezatimi
Ranidaphobia - Frike nga bretkosat
Rectophobia - Frike nga rektumi
Rhabdophobia - Frike nga magjia, nga ndeshkimi i shumefisht
Rhypophobia - Frike nga jashteqitja
Rhytiphobia - Frike nga rrudhat
Rupophobia - Frike nga pluhuri
Russophobia - Frike nga ruset

Samhainophobia - Frike nga Halloween
Sarmassophobia - Frike nga drama dashurie
Satanophobia - Frike nga mendafshi
Scabiophobia - Frike nga zgjeba
Scelerophobia - Frike nga burrat e keqinje, hajdutet
Sciaphobia - Frike nga hijet
Scoionophobia - Frike nga shkolla
Scoleciphobia - Frike nga krimbat
Scotomaphobia - Frike nga verbimi ne fusha pamore
Scotophobia - Frike nga erresira
Scriptophobia - Frike te shkruash ne publik
Selaphobia - Frike nga shkreptetima drite
Selenophobia - Frike nga hena
Sesquipedalophobia - Frike nga fjalet e gjata
Sexophobia - Frike nga gjinia e kundert
Siderophobia - Frike nga yjet
Sinophobia - Frike nga Kinezet, kultura kineze
Sitiophobia - Frike nga ushqimi
Snakephobia - Frike nga gjarperinjte
Soceraphobia - Frike nga vjehrri dhe vjehrra
Social Phobia - Frike nga vleresimi negativ ne situata shoqerore
Sociophobia - Frike nga shoqeria ose nga njerezit
Somniphobia - Frike nga gjumi
Sophophobia - Frike nga te mesuarit
Soteriophobia - Frike nga vartesia ndaj te tjereve
Spacephobia - Frike nga hapesira
Spermatophobia - Frike nga mikrobet
Spheksophobia - Frike nga grerat
Stasibasiphobia - Frike nga te ecurit
Staurophobia - Frike nga kryqezimi
Stenophobia - Frike nga gjerat ose vendet e ngushta
Stigiophobia - Frike nga ferri
Suriphobia - Frike nga minjte
Symbolophobia - Frike nga simbolizmi
Symmetrophobia - Frike nga simetria
Syngenesophobia - Frike nga te afermit
Syphilophobia - Frike nga sifilisi

Tachophobia - Frike nga shpejtesia
Taphephobia - Frike se mos te varrosin te gjalle
Tapinophobia - Frike mos behesh ngjites
Taurophobia - Frike nga demat
Technophobia - Frike nga teknologjia
Frike nga ceremonite fetare
Telephonophobia - Frike nga telefonet
Teratophobia - Frike mos lindesh nje femije te deformuar , ose frike nga perbineshit
Testaphobia - Frike nga testet
Teutophobia - Frike nga gjermanet ose gjerat gjermane
Thaasophobia - Frike te ulesh

Thalassophobia - Frike nga deti
Thanatophobia - Frike nga vdekja
Theatrophobia - Frike nga teatri
Theophobia - Frike nga perendite ose fete
Theologicophobia - Frike nga teologjia
Thermophobia - Frike nga nxehtesia
Tocophobia -Frike nga shtatzania
Tomophobia - Frike nga operacionet kirurgjike
Tonitrophobia - Frike nga rrufeja
Topophobia - Frike nga vende ose situate te caktuara
Traumatophobia - Frike nga lendimet
Tremophobia - Frike nga dridhjet
Trichopathophobia - Frike nga floket
Triskaidekaphobia - Frike nga numri 13
Tropophobia - Frike te besh ndryshime
Trypanophobia - Frike nga injektimi

uranophobia-- frike nga parajsa
vaccinophobia-- frike nga vaksinat
venustraphobia--frike nga grate e bukura
verbophobi--frike nga fjalet
urophbia--frike nga urina
tachophobia--frike nga shpejtesia
siderodromophobia--frike nga trenat
samhainsophobia---frike nga festa "Halloween"
philemaphobia--frike nga puthjet
Judeophoia--frike nga cifutet
eruphobia--frike nga lajmet e mira
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #5 : Shkurt 12, 2009, 10:56:07 PD »

Achluophobia - frike nga erresira

Zakonisht kjo eshte nje frike e trasheguar nga vegjelia kur ne pergjithsi femijet kane tendencen te kene frike nga erresira.
Nje pjese e tyre nuk mund te flejne me drite te fikur ne dhome pasi i frikesohen shfaqjes se ndonje monstre, hijeve, te fshehura ne dhomen e tyre.
Te tjere kane frike te qendrojne apo flejne ne erresire si rezultat i endrrave te frikshme qe shikojne.
Adultet mund te zhvillojne nje frike nga erresira pikerisht nga pamundesia per te pare, nga frika e se panjohures.
Njerezit qe vuajne nga kjo fobi zakonisht jane njerez ankthioz, nervozohen shpejt, vuajne nga pagjumesia/insomnia dhe djersisin.

claustrophobia - vendet e mbyllura

claustrophobia

Eshte nje crregullim ankthi qe zhvillon friken e mbylljes dhe hapesira te mbyllura.
Klaustrofobiket mund te vuajne nga atak paniku ne situata kur ndodhen ne ashensore, tren apo aeroplan. Nga ana tjeter njerez te cilet vuajne nga Ataku i Panikut mund te zhvillojne Klaustrofobine. Ne momentin qe ata pesojne nje atak paniku ne nje hapesire te mbyllur(kufizuar) atehere nuk do te jene ne gjendje te dalin apo arratisen nga ajo situate. Klaustrofobiket i frikesohen e te qenurit ne nje turme te madhe.

Simptomat e Klaustrofobikut

Marrje fryme, djersitje eksesive, tharje goje, rrahje zemre te forta, paaftesi per te folur e menduar qarte, frike mos vdes, mos cmendet apo mos humb kontrollin, sensacion i shkeputjes nga realiteti.

Sugjerim(trajtim)
Eshte e rendesishme qe miku juaj te mundohet ta shikoj friken e tij me sy hapur. Ne momentin qe ai ndjen frike te jete me konfident. Duhet te flase per friken e tij me njerez qe e kuptojne dhe e degjojne, te diskutoj per te sikur te ishte duke treguar nje tregim apo film ku personazhi nuk eshte ai po dikush tjeter. Hapja dhe perballja me friken eshte e domosdoshme. Diskutimi rreth saj sikur te mos ishte pjese e tij do te ulte ankthin rreth frikes dhe do ta bente ate me konfident me friken deri ne momentin qe ajo nuk do te perbej per te nje problem.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #6 : Shkurt 12, 2009, 10:57:13 PD »

FOBIA

Fjala "fobi" tregon një frikë të fortë dhe joreale nga sendet, ndodhitë apo edhe ndjenjat. Reann Dumont, i cili të sëmurët nga fobia i shëron prej më shumë se njëzet vitesh, vuri re se "shumë njerëz, për tiu shmangur situatave të ndryshme bëhen të burgosur shtëpiakë apo jetojnë me vështirësi, dhe shumica përdor alkool, kur pastaj vijnë edhe probleme të tjera". "Rreth tre të katërtat e njerëzve me fobi nuk kërkojnë ndihmë. Në shumë raste ndikon edhe turpi, pasi çrregullimet psikike në disa kultura janë të stigmatizuara si diçka e turpshme. Disa nuk mund ta dinë se çfarë po ndodh me të, dhe nuk e dinë se ku duhet të kërkojë ndihmë, disa frikësohen edhe nga vetë shërimi", thuhet në raportin e Anxiety Disorders Association of America. Ekzistojnë me qindra fobi të njohura, mirëpo shkencëtarët i klasifikojnë në disa kategori: fobitë që janë të koncentruara në objekte apo situata, si insekte, kafshë, fluturime dhe nga hapësirat e mbyllura. Fobia shoqërore karakterizohet me frikën nga turpi publik, si në rastet kur duhet të mbahet ndonjë fjalim.

Fobia shoqerore eshte frike, shqetesim dhe veshtiresi qe e pengon personin per te kryer nje veper, fjale a pune ne prani te tjereve, keshtu qe me kohe kjo frike e shtyn personin te ike nga situata shoqerore...

Shenjat e fobise:

Fshehja e te folurit dhe tharja e gojes...
Dhembja e barkut...
Shpejtimi i rrahjeve te zemres,dhe shqetsimi i shpirtit...
Dridhja e gjymtyreve dhe shtangimi i muskujve...
Bredhja e mendimit dhe perqendrimi i dobet...
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #7 : Mars 10, 2009, 03:51:09 MD »

Trajtimi për fobinë sociale

Fobia sociale konsiderohet një çrregullim kronik i shtrirë në kohë, për të cilin kërkohet trajtim. Përgjithësisht këshillohet një kombinim i mjekimit me ilaçe dhe psikoterapisë.
Mjekimi me ilaçe
Së fundmi, Paroksetina (paroxetine, paxil) pranohet si ilaçi më efikas për trajtimin e fobisë sociale. Grupe të tjera ilaçesh, të cilat mund të trajtojnë fobinë sociale përfshijnë frenuesit monoamine oksid (MAOIs) si fenelzina (nardil), beta bllokuesit si proparnolol (inderal) dhe benzodiazepinat si klonazepam (klonopin).
Paralelisht me trajtimin e fobisë sociale, këto medikamente mjekojnë edhe ndonjë çrregullim tjeter që shoqëron fobinë sociale, siç është çrregullimi i panikut.
Medikamendtet anti-anksioz nuk këshillohen për trajtimin e depresioneve. Gjithashtu, individë me histori të abuzimit me ilaçet, alkoolin apo drogat janë të ekspozuar ndaj rrezikut të abuzimit edhe me këtë grup ilaçesh, prandaj këshillohet të mos i përdorin. Gjithashtu përdoimi për një kohë të gjatë i benzodiazepinave çon në varësi fizike. Beta bllokuesit ndalohet të përdoren nga individë me azma apo probleme polmonare.
Si çdo ilaç, edhe medikamentet kundra fobisë sociale mund të kenë efekte anësore. Jo çdo individ me çrregullim të fobisë sociale mund të trajtohet me këto medikamente, por për pjesën më të madhe të tyre, ilaçet zbusin simptomat në mënyrë të dukshme brenda harkut kohorë të disa javëve.
Terapia konjitive-bihejviorale
Terapia konjitive-bihejviorale është një lloj psikoterapie. Personat me fobi sociale mësojnë mënyra të reja për t’iu përgjigjur situatave që shkaktojnë frikë dhe keqfunksionim fizik.  Terapisti e mëson personit se si të vlerësojë në mënyrëmë të arsyeshme situatën që e frikëson. Duke i drejtuar besimet e pasakta, terapisti ndihmon personin të zvogëlojë frikën e të qënit i gjykuar nga të tjerët. Këto ndryshime në mënyrën e të menduarit, gërshetohen me ekspozimin gradual të kontrolluar ndaj situatave që provokojnë ankth tek personi.

pastres.com
« Ndryshimi I Fundit: Mars 10, 2009, 05:05:03 MD nga J@mes » Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #8 : Mars 10, 2009, 03:57:28 MD »

Fobitë sociale janë frikëra dhe shqetësime të tepruara dhe irracionale që ngjasin kur bashkëveprojmë me njerëz të tjerë. Në fobitë sociale futet frika e sjelljes ngulmuese, frika ndaj kritikës e gabimeve, si dhe frika e të folurit në publik. Fobitë sociale shpesh fillojnë në adoleshencë dhe mund të jenë tepër ngacmuese. Ky çrregullim ndeshet më shumë te meshkujt sesa te femrat. Një individ me fobi sociale, zakonisht mundohet t’i shmangë ato situata që i shkaktojnë ankth të theksuar.

Frika kthehet në fobi kur, pa ndonjë arsye, ajo na ndërhyn dhe krijon shqetësim në jetën e përditshme. Kështu, p.sh., ajo mund ta pengojë një individ që të përdorë transportin publik, që të fluturojë me aeroplan ose që të kalojë pranë katit të parë të ndërtesës. Kur personat me fobira ndeshen me objekte që u shkaktojnë ato fobira, ata provojnë në mënyrë tipike panik, të përziera dhe me ankth akut.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #9 : Mars 10, 2009, 05:14:42 MD »

Ankthi, si pararendës i fobisë

Psikologja Blerta Bodinaku e shpjegon fobinë si një ankth, të cilin të gjithë ne mund ta përjetojmë kohë pas kohe. Pjesa më e madhe e njerëzve e përjetojnë ankthin në formën e tensionit, pasigurisë, e ndoshta të frikës kur janë përpara një provimi, kur duhet të shkojnë në spital për një ndërhyrje të caktuar, përpara se të bëjnë një intervistë pune etj. Ajo çka I shqetëson njerëzit, në lidhje me frikën, është fakti se mos duken budallenj apo të çmendur përpara të tjerëve, se mos do të ndihen jo mirë apo se mos sëmuren. Nga ana e tyre, këto shqetësime mund të ndikojnë te gjumi, oreksi si dhe aftësia për t’u përqendruar. Në këtë aspekt, ankthi nuk është vetëm i dëmshëm për shëndetin e njeriut.Për shembull ankthi afatshkurtër, sipas psikologes Bodinaku, mund të jetë i vlefshëm. Stresi dhe ankthi përpara provimit mund t’i bëjë njerëzit të ndihen më të kujdesshëm dhe ta përmirësojnë performancën e tyre. Por, nëse ndjenjat e ankthit mbingarkohen, atëherë aftësia për tiu përqendruar dhe për të realizuar aktivitetin e përditshëm te njerëzit mund të dëmtohet. Atëherë kur ankthi ndërhyn ndjeshëm në jetën tonë, duke na krijuar shqetësime të theksuara dhe duke na penguar në ecurinë normale dhe performancën tone ditore, çka na lë të kuptojmë se kemi të bëjmë me çrregullim ankthi.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #10 : Mars 10, 2009, 05:15:48 MD »

Fobia sociale

Çrregullimet e ankthit janë të ndryshme dhe variojnë nga fobitë e thjeshta te fobitë sociale, agoraphobia, atakët e panikut etj. Por ajo ku do të ndalemi më shumë në këtë temë është fobia sociale, ajo që i shoqëron më së shumti njerëzit në jetën e tyre të përditshme. Psikologja Blerta Bodinaku shpjegon se fobia sociale është një çrregullim ankthi,i cili karakterizohet nga frika dhe ankthi për t’u përballur dhe për të vepruar në situata të ndryshme sociale. Për shembull personat me fobi sociale mund të kenë një frikë të theksuar për të folur në publik, për të ngrënë, për të ecur në publik, për të përdorur tualetet publike etj. Ata mund të ndihen të shqetësuar se mos e bëjnë diçka gabim, se mos vëzhgohen dhe kritikohen nga të tjerët, dhe kjo gjë i bën të kontrollohen vazhdimisht dhe të jenë të kontraktuar. Kur detyrohen të gjenden në situate të tilla, ata ndihen veçanërisht të frikësuar dhe përjetojnë ankth dhe simptoma fizike, si dridhje, rrahje të forta zemre, djersitje e deri në rënie të fikëti. Ata shpesh mund të kenë frikë se mos të tjerët e vënë re shqetësimin e tyre dhe kjo i bën edhe më të shqetësuar e të përqendruar për ta kontrolluar veten. Frika dhe ankthi që përjetojnë i bën personat që vuajnë nga ankthi social tÊi shmangin kontaktet sociale dhe mund t’i çojë deri në izolim total; por kjo jo gjithmonë.

Spekter

Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #11 : Mars 10, 2009, 07:30:50 MD »

Perafersisht 2% e popullsise vuan nga fobia sociale. Bashkeveprimi me njerezit, apo formimi i lidhjeve per kete grup individesh eshte terrorizues dhe kjo i ben te shmangen.
Tipari kryesor i fobise sociale eshte frika e dukshme dhe e qendrueshme nga situatat sociale ne te cilat personi ndihet tej mase ne siklet dhe i turperuar.
Ekspozimi ne keto situata apo sjellje sociale provokon ankth te menjehershem.
Tek individet me te rinj se 18 vjeç simptomat duhet te zgjasin te pakten 6 muaj, para se te diagnostikohet me fobi sociale.
Keta individe perjetojne frike, shqetesohen dhe turperohen pasi mendojne se do te gjykohen si te çmendur, apo te dobet, te ngathet, dhe te paafte per t'u shprehur nga te tjeret. Ata gjithashtu kane frike te flasin ne publik, sepse mendojne se te tjeret do vene re dridhjet e duarve, apo te zerit te tyre. Ata shmangin te ngrenet, te piret, apo te shkruarit ne publik gjithashtu.
Adoleshentet dhe te rriturit e kuptojne qe frika e tyre eshte e tepruar dhe e paarsyeshme.
- Simptomat me te dukshme jane: tronditje, dridhje, djersitje, shqetesime gastrointestinale, diarre, tension muskulor, terheqje, konfuzion.

- Individet me fobi sociale te pergjithesuar kane shume gjasa te shfaqin deficite te aftesive sociale dhe te kene demtime serioze te funksionimit social dhe profesional.

Ekzistojne menyra te ndryshme te trajtimit. Ekzistojne qendra qe ofrojne psikoterapi dhe keshillim. Mundesia e trajtimit mund te jete ne grup ose edhe individualisht. Mund te jene te nevojshme disa seanca sikunder nje trajtim disi me i gjate, kjo varet gjithmone nga niveli i ankthit si dhe gjendja e individit.

Nese ju perpiqeni ta trajtoni vete kete problem, atehere eshte e nevojshme qe te kuptohet qe perballja me ankthin tuaj eshte e paevitueshme. Kjo mund te sjelle simptomat e lartepermendura, por kjo s'duhet t'ju nderpres deshiren per te vazhduar me tej.
Teknika te ndryshme qe mundesojne kontrollin dhe zbutjen e simptomave dhe sherbejne njekohesisht edhe si relaksuese mund te jene: meditimi, joga, relaksim i muskujve, kontrollimi i frymemarrjes. Gjithashtu aktivitete fizike, vrap ose ecje ne vende me gjelberim dhe ajer te paster, palester ose ne pamundesi ushtrime qe realizojne konsumim adrenaline jane te dobishme, etj.

Psikologji.net
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #12 : Shtator 21, 2009, 04:03:23 MD »

Farmakofobia(Pharmacofobia) - frika nga ilaçet(ne pergjithesi) Kjo lloj fobie eshte mjaft e shpeshte. Njerezit me kete fobi kane te ngulitur ne koke mendimin se gjate pertypjes ata mund te mbyten. Ky eshte nje "fiksim" qe shumica e mbart qe nga femijeria. Fiksimi se nuk do te jene ne gjendje te pertypin mire ilaçin apo nuk do pershkoj rrugen e duhur dhe per pasoj do ti merret fryma apo do te mbyten. Kjo tip fobie eshte ekuivalente me shqetesim/çrregullim paniku.

Anginofobia - frike nga mbytja, gjate momenteve qe je duke ngrene ose frike e pergjithshme nga çdo lloj gjeje(ushqim apo send) qe mund te jap idene se gjate pertypjes mund te te kaloj keq dhe mund te te mbyse.

Pnigofobia ose ndryshe pnigerofobia.- frike nga mbytja apo marrja e frymes.
Njerez me kete fobi kane nje frike te vazhdueshme se mos i merret fryme nga ndonje ushqim apo gjate ushqimit, psh, duke ngrene peshk ose edhe gjate pirjes se duhanit. Nje individ me kete frike eviton vendet me shume tym, ku pihet duhani. Te tille njerez mund te evitojne te dalin edhe ne dite me shi apo te lageshta nga frika, te vishen trashe ose me veshje te renda sepse kjo mund t'i provokoj veshtiresi ne frymemarrje. Simptomat mund te jene, dridhje, pershpejtim i rrahjeve te zemres, etj.

Psikologji.net
Identifikuar


Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2983
8988.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« Pergjigje #13 : Shtator 21, 2009, 04:58:32 MD »

Urime per temen
Identifikuar

aferdita
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 1
8.00 Kredite

View Inventory
Send Money to aferdita

Shiko Profilin
« Pergjigje #14 : Nntor 17, 2012, 03:37:25 MD »

kam frik se mos po qmendna
Identifikuar
Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.347 sekonda me 20 veprime.