psikologji.net
Shtator 19, 2014, 05:46:21 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: KANT Emanuel (1724-1804)  (Lexuar 3446 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Tetor 09, 2009, 07:26:26 MD »

KANT Emanuel (1724-1804) filozof dhe shkencëtar gjerman, themelues i filozofisë klasike

Nga i_lire (FH)

* Emanuel Kanti shkonte rrugës i veshur shumë elegant. Një herë kur po shkonte në universitet për të dhënë leksione kaloi nën një dritare ku e zonja e shtëpisë po ujiste lulet. Kanti u fëlliq nga rrobat, dhe i zemëruar hyri në atë shtëpi duke protestuar me shumë zë dhe me pak filozofi . Zonja e shtëpisë ia pastroi rrobat dhe i kërkoi falje. Kur filozofi u qetësua pak, gruaja e pyeti se kush ishte. Me ta marrë vesh i tha:
- Kam kënaqësinë që u njoha me ju.
- Edhe unë i tha Kanti i qetë, por rasti përkundrazi nuk më pëlqen. - Ndërsa mua, - i tha gruaja e zgjuar më pëlqen pikërisht rasti. Kështu, kur dikush do të më qortojë se kujdesem shumë për veshjen time, do të mbrohem duke sjellë si shembull filozofin e madh të botës.

* Kanti kënaqej shumë kur vështronte qiellin me yje. Një ditë i tha një miku:
-Dy gjëra më detyrojnë më shumë se se çdo gjë tjetër: qielli me yje sipër meje dhe ndërgjegja morale brenda meje.

* Kanti kishte një shkrim tmerrësisht të keq, pothuajse të palexueshëm. Më 1770 kishte ngarkuar nxënësin e tij të kopjonte disa shënime që i duheshin. Nxënësi shkoi njëherë tek ai për t'i treguar një frazë që nuk arrinte te deshifronte.
Kanti e shikoi dhe e rishikoi shkrimin dhe pastaj, duke vënë duart në kokë, tha;
- Miku im, kur shkrova këto rreshta vetëm unë dhe zoti ishin në gjendje t'i deshifronim. Tashmë është vetëm dhe zoti që mund ta kryejë këtë punë.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #1 : Dhjetor 17, 2009, 09:34:22 MD »

KRITIKA E GJYKIMIT

i biri i një saraçi, Immanuel Kant u lind me 22 Prill 1724 ne Konigsberg (Kaliningrad) ne East Prussia dhe vdiq po aty me 12 Shkurt 1804. Pas vdekjes se te atit me 1846, largohet nga universiteti dhe punon për plot 9 vjet rresht si tutor nëpër familje te ndryshme ne rrethinat e qytetit te lindjes. Me 1755, kthehet ne Konigsberg dhe pasi merr diplomën punon deri me 1770 si Privatdozent (profesor i paguar vetëm nga studentët). Kushtet e vështira ekonomike i përmirësohen vetëm ne moshën 46 vjeçare, kur ai emërohet profesor i filozofisë ne katedrën e logjikës dhe metafizikës, post që e mban deri ne virin 1797. Jeta e tij private zakonisht përshkruhet si e përmbyllur ne këtë kornizë: s'u largua për asnjë dite nga Kaliningradi (sot për nder te filozofit te madh thirret ndryshe edhe Kantgrad) dhe s'u martua kurrë. .

Nga pikëpamja filozofike, sistemi ideor i Kant-it skicohet si një sistem i kritikës transcendentale që priret drejt agnosticizmit në teologji dhe mbështetjes se këndvështrimit te Kristianizmit si një fe jo-dogmatike. Ai njihet gjithashtu edhe si themeluesi i filozofisë kritike, por megjithatë kontributi i tij me gjenial për filozofinë është "revolucioni kopernikan" që ai i kreu kësaj shkence, duke zbuluar se është pikërisht përfaqësimi ai që i bën te mundur objektet e jo objektet ato që bëjnë te mundur përfaqësimin e duke e shpallur kështu mendjen njerëzore si je udhënisëse aktive te eksperiencës e jo si një pritëse pasive te perceptimeve.
Zakonisht aktiviteti shkencor dhe filozofik i Kant-it ndahet ne dy periudha: Periudha "parakritike" që shtrihet prej viteve 1747 - 1781, pra viti i botimit te "Kritikës se arsyes se kulluar" dhe periudha "kritike" që shtrihet deri ne vitin 1794.

Periudha "parakritike"

Ne këtë periudhë duke vazhduar traditat natyraliste shkencore te filozofisë matérialiste, Kant-i parashtroi një varg idesh hipotezash mbi zhvillimin e natyrës te cilat i "dhanë rund sundimit absolut te mënyrës metafizike te mendimit ne shkencat e natyrës". Nisur nga ligjet e Kepler-it dhe Njuton-it dhe përllogaritjet e Lajbnic-it, ai është gjithashtu dhe autori i hipotezave te famshme mbi formimin e planetëve nga mjegullnajat (re grimcash dhe pluhuri), mbi ekzistencën e galaktikave te tjera jashtë galaktikës sonë, mbi ndikimin e baticave dhe zbaticave ne rrotullimin e tokës rreth vetes, mbi prejardhjen natyrore te racave te sotme njerëzore, etj. Pra, shihet se ne këtë periudhë, Kant-i edhe pse jo ne mënyrë plotësisht te ndërgjegjshme gjendet ne pozitat e materializmit. Vetën ne periudhën e dytë, pas viteve 1770 ai do te kalonte ne pozitat e idealizmit "kritik" apo transcendental. Ndër veprat kryesore te kësaj periudhë mund te përmendim; "Mendime mbi një vlerësim të drejtë te forcave jetësore" (1747); "Mbi format dhe parimet e botes se kuptueshme dhe te arritshme" (1770) dhe "Një shpjegim i ri mbi parimet e para te njohjes metafizike" (1775).

Periudha "kritike"

Vepra e pare ku Kant-i u shfaq si një përfaqësues i kritikës transcendentale është njëkohësisht edhe vepra e tij me madhore "Kritika e arsyes se kulluar" e botuar se pari né vitin 1781 dhe e ribotuar me 1787 (botim ky te cilin Schopenhauer-i e trajtonte si me te plotë e me përfaqësues). Është për t'u theksuar se kjo vepër u shkrua prej autorit ne një moshë vërtet te thyer, 57 vjeç. Aq me tepër që ajo shërbeu si një porte që i hapi udhë një projekti te tërë gjigant filozofie, që u pasua nga dy kritika te tjera te famshme si "Kritika e arsyes praktike" (1788) dhe "Kritika e gjykimit" (1790). Eksperienca e gjatë psikologjike e bazave dhe e te vërtetave metafizike e kryer përgjatë shumë viteve te mësimdhënies, se bashku me kontradiktat e hapura që ai zbuloi ne shkencat fizike apo ne përfundimet e Hume-it lidhur me analizën me analizën e parimeve te shkakësisë e "zgjuan me se fùndi Kant-in nga një gjumë i thellë dogmatik", duke e drejtuar aktivitetin e tij kah një koncepti te ri filozofik. Kështu ne dy kritikat e "arsyes", ai u përpoq te provonte se është e pamundur te ndërtohet një sistem i dijeve filozofike (duke shprehur kështu nihilizmin e vet kundrejt te gjitha filozofîve te mëparshme), pa u studiuar ne mënyrë paraprake format e njohjes dhe pa u përcaktuar shkalla e aftësisë njohëse te njeriut. Megjithatë, duke i studiuar këto probleme nga pozita krejt formale dhe te shkëputura nga historia dhe përmbajtja e njohjes njerëzore, ai ra ne pozitat e agnosticizmit.
Për rrjedhim, filozofia e tij ne thelb mund te quhet "kriticizëm", pasi përfaqëson një shqyrtim te njohjes dhe "transcendentale", pasi qëllimi i saj ne shqyrtimin e kësaj njohjeje është përcaktimi i formave apriori ose transcendentale. Pra problemi i filozofisë, shprehur sipas fjalëve te tij, është t'u japë përgjigje këtyre tre pyetjeve" "Ç'mund te dimë?", "Ç’duhet te bëjmë?" dhe "Për çfarë mund te shpresojmë?". Secilës prej këtyre pyetjeve i përgjigjen tre doktrinat e kritikave te tij, ndaj është e pashmangshme që secila pjesë e kësaj trilogjie te gjykohet e ndara nga te tjerat, edhe pse përmendet shpesh se përgjigja e pyetjes se dytë dhe te tretë varet nga përgjigja e se pares: pra, detyra dhe fati ynë mund te përcaktohen vetëm pasi te jeté kryer një studim tërësor i njohjes njerëzore.

"Kritika e gjykimit"

Midis arsyes spekulative, që është aftësia e njohjes dhe arsyes praktike që është aftësia e veprimit te vullnetshëm gjendet edhe një aftësi tjetër, te cilën Kant-i e quan gjykim e që është aftësi e vlerësimit estetik. E ashtu siç e vërteta është një objekt i dijes dhe e mira një objekt i veprimit, po kështu edhe e bukura dhe fînaliteti (qëllimësia) e saj, janë objekte te gjykimit. Kështu, pikërisht ne sajë te këtij përdorimi te veçantë te fjalës gjykim, Kant-i arrin ta vendosë
veten jashtë klasës se shkencëtarëve që i trajtojnë përbërësit e bukurisë si cilësi te perceptuara prej shqisave. Ne këtë mënyrë, duke e reduktuar bukurinë ne elementë te intelektualitetit, ai shfaqet si një intelektualist ne estetikë. Kështu për te, e bukur është ajo që fal ne mënyrë universale dhe te domosdoshme një kënaqësi te pa interesuar, veçan nga çfarëdolloj koncepti te caktuar e për rrjedhim, dallon qartë prej se dobishmes apo se pëlqyeshmes.
Megjithatë, Kant-i tregohet mjaft i kujdesshëm te vërejë se gëzimi ndaj se bukurës nuk është thellësisht intelektual, siç mund te jetë, psh, kënaqësia që ne provojmë ne kundrimin e se përsosurës. E kjo për shkak se përsosshmëria i drejtohet vetëm intelektit, kurse e bukura u drejtohet gjithashtu edhe emocioneve apo aftësisë estetikë. Ne lidhje te ngushtë me te bukurën, shfaqet dhe finaliteti, pasi është gjykimi - që nga njëra anë na mundëson te perceptojmë dhe te gëzojmë aspektin estetik te natyrës dhe artit, po ajo aftësi që nga ana tjetër, na mundëson te perceptojmë se ne shumëllojshmërinë e pamasë te eksperiencës sonë gjendet pikërisht dëshmia me e qartë e këtij finaliteti. Aq me tepër që përdorimi ne shkallën me te lartë i aftësisë estetikë është vête realizimi i se bukurës dhe finalitetit si simbol i se mirës morale. Pra, atë që arsyeja spekulative dështoi ta gjejë ne natyrë, dmth, një rregull te bukur, te qëllimshëm, arriti ta shpalosë mrekullisht gjykimi estetik dhe ta rrokë tërësisht feja e ngritur mbi arsyen praktike.

Nga fisnik (FSH)
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #2 : Dhjetor 17, 2009, 09:37:17 MD »

Vlerësimi dhe jehona

Kritikët dhe historianët ende dhe sot nuk janë plotësisht ne një mendje për ta radhitur Kanti-n ne klasën e filozofëve, shkencëtarëve apo ideologëve. Përveç kësaj, shumë prej tyre e çmojnë kontributin e tij ne filozofi kaq fortësisht të rëndësishëm saqë i radhisin doktrinat e kritikave ndër pikat me kulmore te gjithë historisë se filozofisë. Te tjerë përkundrazi, gjykojnë se ai është nisur nga një bazë e gabuar kur pranon, ne kriticizmin e vet mbi arsyen spekulative, se gjithçka universale dhe e domosdoshme ne njohjen tonë duhet te vijë veç prej mendjes e Jo prej botes se realitetit jashtë nesh. Megjithatë, cilido qoftë vlerësimi i pikëpamjeve filozofike te Kant-it, rëndësia e tij edhe për një kamp te tille mbetet e pamohueshme. Brenda caqeve te shkencave filozofike, sistemi i dijeve te parashtruara prej tij shërbeu si pikënisje për Fichte, Schelling, Hegel, Schopenhauer e për shumë filozofë gjermanë bashkëkohorë. Madje, mjaft shkolla filozofike u ngritën dhe mbi bazë te dallimeve e kundërshtive te pikave te caktuara te doktrinave te tij. Kështu, shkolla agnosticiste ne Angli, prej Hamilton-it deri tek Spencer-i u frymëzuan nga interpretimi negativ i "Kritikës se arsyes se kulluar". Te njëjtën origjinë pati ne France edhe pozitivizmi i Comte-së dhe neokriticizmi i Renouvier-it.
Sidoqoftë, ndikimi i Kant-it qe i thellë edhe ne shume fusha te tjera te mendimit botëror. Ne shkencat e natyrës emri i tij qëndron përkrah një shkencëtari tjetër gjenial siç qe Laplasi. Ne teologji, nocioni i tij jo-dogmatik mbi fenë ndikoi gjerësisht mbi Ritsch, ndërsa metoda për transformimin e se vërtetës dogmatike ne një frymëzim moral gjeti jehonë ne shumë ne shumë eksperimente te Renan-it dhe pasuesve te tij.
Si përfundim, mund te themi se pavarësisht nga vështirësia e njohur e leximit te veprave te tij, e keqësuar akoma dhe me shumë nga prirja e tij për një sistemim skolastik dhe për përdorimin e një terminologjie disi te vagullt, përsëri vendi i nderit si filozofi me i madh i treqind viteve te fundit, për te është plotësisht i siguruar.

Parimet e filozofisë dhe të njohjes racionale

Filozofia ne vetvete përfshin parimet e njohjes racionale që konceptet arrijnë te na ofrojnë mbi objektet (jo si ne rastin e logjikës, vetëm parimet e formës se mendimit te pavarura nga objektet). Në këtë kuptim, interpretimi i mënyrës se përdorur ne trajtimin e zakonshëm te ndarjes se saj ne filozofi teorike dhe praktike është përsosshmërisht i goditur. Një mënyrë e tille e bën te domosdoshme ndarjen e qartë te koncepteve ne saje të të cilëve parimet e kësaj njohjeje arrijnë t'u bashkëngjiten objekteve te tyre. E kjo për faktin se, po te mos qenë te dallueshme konceptet do te dështonin në përgjigjen e ndarjes se mësipërme, e cila kërkon gjithmonë që parimet përkatëse te njohjes racionale né pjesë te ndryshme te shkencës se filozofisë te jenë reciprokisht te përjashtuara.
Ekzistojnë vetëm dy lloje konceptesh që japin po kaq lloje te caktuara parimesh te mundësisë se njohjes se objekteve. Ato janë: konceptet e natyrës dhe lirisë. Me anë të të parave bëhet e mundur nëpërmjet parimeve a apriori vetëm një njohje teorike. Me pas, për sa i përket kësaj njohjeje, parimet e lirisë ne sajë te koncepteve te tyre arrijnë te përcjellin vetëm një parim negativ te njohjes (atë te antitezave te thjeshta). Ne një kohë kur për përcaktimin e vullnetit ato janë përbërëset kryesore te parimeve me themelore që mundësojnë zgjerimin e te gjitha qëllimeve te aktivitetit te tij, ndaj për këtë arsye emërtohen si parime praktike. Rrjedhimisht, mund te saktësohet se ndarja e filozofisë përkon pikërisht me këto dy pjesë, krejt te ndara ne parimet e veta. Ne pjesën teorike, si filozofi te natyrës dhe atë praktike, si filozofi te moraleve (siç quhet ligji praktik i arsyes i formuar mbi bazë te koncepteve te lirisë). Megjithatë, ne zbatimin e shprehjeve te tilla ne ndarjen e parimeve te ndryshme e tok me to edhe ne ndarjen e filozofisë, mbizotëron një keqpërdorim goxha i madh i termave.
E kjo për shkak se ajo që është praktike ne përputhje me konceptet e natyrës, lipset te trajtohet identike me atë që është praktike ne përputhje ne konceptet e lirisë, duke sjellë për rezultat një ndarje teorike dhe praktike, ne një kohë kur s'mund te ekzistojë asnjë lloj ndarje e tille (meqenëse te dyja pjesët do te siguronin parime te ngjashme me njëra-tjetrën).
Vullneti për te arritur diçka te tille - është aftësi c dëshirës, për rrjedhim njëri nga shkaqet e shumta natyrore te botes, pra një aftësi që vepron ne sajë te koncepteve; Nga kjo pikëpamje, çdo gjë që përfaqësohet si e mundshme (ose e domosdoshme) nëpërmjet efektshmërisë se vullnetit quhet praktikisht e mundshme (ose domosdoshmëri). Aq me tepër që i gjithë ky emërtim ka për synim kryesor dallimin e kësaj mundësie (ose domosdoshmërie) nga mundësia ose domosdoshmëria fizike e një pasoje, shkakësia e se cilës mbi objektin nuk mund përcaktohet me anë te koncepteve (por, përkundrazi, si psh ne rastin e materies se pajetë, me anë te instinkteve). Ne këtë pikë, çështja që lidhet me aftësinë praktike, dmth, me pyetjen nëse koncepti ne sajë të të cilit shkakësia e vullnetit arrin te fitojë rregullat e tij, është një koncept i natyrës apo lirisë, mund te themi se mbetet krejt e hapur.
Sidoqoftë, diskutimi i mëposhtëm ka një rëndësi me te vërtetë thelbësore. Le te supozojmë se koncepti përcaktues i kësaj shkakësie është një koncept i natyrës, për rrjedhim parimet e tij duhet te trajtohen si teknikisht praktike, ne një kohë kur, nëse për bazë do te kishin një koncept te lirisë, parimet do te qenë moralisht praktike. E si ne çdo ndarje te një shkence racionale, diferenca bazë e problemit nga ku burojnë te gjitha dallimet është diferenca midis objekteve që kërkojnë parime te ndryshme njohjeje. Ne këtë kuptim, parimet teknikisht praktike i përkasin filozofisë teorike (shkencave natyrore), ndërsa ato moralisht praktike vetëm pjesës se dytë, dmth, filozofisë praktike (shkencës se etikës).
Te gjitha rregullat teknikisht praktike (pra, ato te artit dhe te mjeshtërisë ne përgjithësi, apo qoftë dhe te unësisë, se trajnuar si mjeshtëri ne ushtrimin mbi mendjet dhe vullnetet e njerëzve), përderisa parimet e tyre i mbështesin mbi koncepte, duhet te merren vetëm si rrjedhime te filozofisë teorike. E kjo për faktin se ato arrijnë te prekin vetëm mundësinë e shfaqjes se objekteve ne përputhje me konceptet e natyrës, duke përfshirë për këtë qëllim, jo vetëm mjetet e zbuluara nga natyra, por edhe vetë vullnetin (si aftësi te dëshirës e rrjedhimisht si një aftësi natyrore), për aq sa ky i fundit arrin nëpërmjet motiveve natyrore te jetë qartësisht i përcaktueshëm mbi bazë te këtyre rregullave. Megjithatë, duhet saktësuar se rregulla te tilla praktike nuk quhen ligje (si ne rastin e ligjeve fizikë), por vetëm norma, për shkak se vullneti nuk mbështetet vetëm mbi konceptet e natyrës, por dhe mbi ato te lirisë. Vetëm ne bazë te kësaj lidhjeje te fundit, parimet e tij quhen ligje e tok me bashkësinë e gjithçkaje që rrjedh prej tyre, përbëjnë pjesën praktike te filozofisë.
Ne këtë pikë, lipset te sqarohet se zgjidhja e problemeve te kulluara gjeometrike nuk mund te përmbahet ne një pjesë te veçantë te kësaj shkence. Pô kështu, as arti i rilevimit te tokës nuk menton emërtimin e praktikes e ndoshta po kaq pak apo akoma dhe me pak, ka te drejtë arti i mekanikës ose i kimisë se një eksperimenti apo vëzhgimi te klasifikohet si pjesë praktike e shkencës se natyrës. Se fundi, as ekonomia e brendshme, agrikulturore ose politike, arti i bashkëveprimit shoqëror, parimet e dietetikës apo madje dhe këshillat e përgjithshme për arritjen e lumturisë ose njëlloj, kontrolli i prirjeve te brendshme ose ndrydhja e kënaqësive si një mjet për t'i shërbyer këtij qëllimi, nuk mund te emërohen si filozofi praktike - e as nuk mund te përfshihen ne pjesën e dytë te filozofisë ne përgjithësi. E kjo për shkak se gjithçka e përmendur me sipër s'përmban ne vetvete asgjë me shumë se sa rregulla te zotësisë, që për rrjedhim janë vetëm teknikisht praktike - një zotësi kjo që drejtohet kah mundësimit te një pasoje që shkon ne përputhje me konceptet natyrore mbi shkakun dhe pasojën. Nga ky këndvështrim, përderisa këto koncepte i përkasin filozofisë teorike, atëherë mund te themi se ato janë subjekt i këtyre normave vetëm si rrjedhime te filozofisë teorike (dmth. Si rrjedhime te shkencës se natyrës), për këtë arsye nuk mund te synojnë asnjë vend ne asnjë lloj filozofie te veçantë te quajtur praktike.
Nga ana tjetër, normal moralisht praktike, që ngrihen tërësisht mbi konceptin e lirisë, duke përjashtuar plotësisht mbështetjen tek natyra ne përcaktimin e vullnetit, formojnë një lloj krejtësisht te veçantë normash. Norma te tilla, njëlloj si ato që i binden natyrës, deri me sot janë quajtur ligje pa drojën me te vogël, edhe pse nuk mbështeten aspak mbi kushte te vetëdijshme (si ligjet e natyrës), por mbi një parim te supervetëdijes - e për këtë qëllim, lipset e kenë nën zotërim veç për vete te vet, një pjesë te caktuar te filozofisë që t'i korrespondojë pjesës teorike e te përkufizohet si një filozofi e mundshme praktike. Prej kësaj, del çartë se një kompleksitet normash praktike te siguruara nga filozofia, nuk mund te formojë një pjesë te veçantë filozofie te bashkërenduar me atë teorike, pasi normat e saj mund te jenë praktike - e mund te jenë vërtet te tilla, edhe pse parimet e tyre mund te arrin te nxirren tërësisht mbi bazë te dijes teorike mbi natyrën (dmth si rregulla teknikisht praktike). Një mundësi e volitshme për shndërronin e tyre do te shfaqej vetëm atëherë kur këto parime, duke mos u huazuar ne asnjë lloj mënyre nga konceptet e natyrës e duke qenë te kushtëzuara ne mënyrë te vetëdijshme, te mbështeteshin gjithmonë tek supervetëdija, te cilën mund ta bëjë te njohshme nëpërmjet ligjeve te tij formalë vetëm koncepti i lirisë. Pra, pikërisht ne këtë mënyrë ato mund te arrijnë te shfaqen si moralisht praktike, dmth. jo thjesht norma apo rregulla te këtij apo atij interesi, por si ligje ta pavarura nga te gjitha referimet paraprake te çfarëdo qëllimi apo synimi te caktuar.

II. Fusha e përgjithshme e filozofisë

Përdorimi i aftësive tona njohëse nga ana e parimeve e ne këtë mënyrë edhe nga ana e filozofisë, bashkëjeton po kaq mire edhe me zbatueshmërin e koncepteve a apriori. Me tej, një ndarje e tërësisë se gjithë atyre objekteve te cilëve u referohen këto koncepte, me qëllim që te përmbushin, në se arrijnë njohjen e tyre te plotë, mund te bëhet fare mirë ne përputhje me zotësinë apo pazotësinë e aftësive tona ne varësi te kësaj lidhjeje. Konceptet, për aq sa arrijnë t'u referohen objekteve, pavarësisht nëse ua bëjnë te mundur apo jo njohjen, kanë sferën e tyre te veprimit e cila përcaktohet thjesht nga raporte që kanë objektet ne aftësitë tona te njohjes ne përgjithësi. Një pjesë e kësaj sfere ne te cilën njoha është plotësisht e mundur, quhet territor i këtyre koncepteve dhe i aftësive njohëse që kërkohen për to. Ndërsa ajo pjesë e territorit mbi te cilin ato ushtrojnë një pushtet ligjvënës, quhet fushë e këtyre koncepteve dhe e aftësive te tyre njohëse përkatëse. Për rrjedhim, konceptet empirike pa dyshim që kanë territorin e vet ne natyrë si tërësi e te gjithë objekteve te vetëdijshëm, por nuk zotërojnë asnjë lloj fushe (kanë veç një vendbanim te caktuar). E kjo për shkak se edhe pse formohen ne përputhje me një ligj, ne vetvete ato nuk janë ligjvënëse, pasi rregullat mbi te cilat bazohen janë vetëm empirike e për pasoje te rastësishme. Tërësia e aftësive tona njohëse ka dy fusha, atë te koncepteve natyrore dhe atë te koncepteve te lirisë, për shkak se vetëm nëpërmjet këtyre dy fushave ajo mund te arrijë te parashtrojë ligjet e saj apriori. Ne përkatësi me këtë ndarje, filozofia ndahet ne filozofi teorike dhe praktike, megjithëse territori mbi te cilën shtrihet fusha e saj e mbi te cilin ajo ushtron pushtetin e vet ligjvënës, caktohet gjithmonë nga tërësia e objekteve të të gjitha eksperiencave te mundshme te trajtuara thjesht si fenomene, se përndryshe krijimi i një ligjshmërie për to nga ana e kuptimit do te qe e paimagjinueshme.
Funksioni i ligjeve te parashtruara me anë te koncepteve te natyrës është i ndarë nga kuptimi, për këtë arsye quhet teorik. Ne një kohë kur ai i parashtrimit te ligjeve me anë te koncepteve te lirisë, është i ndarë nga arsyeja e quhet praktik, Për rrjedhim, arsyeja mund te parashtrojë ligje vetëm ne sferën praktike, kurse për sa i përket dijes teorike (te natyrës) ajo mund te nxjerrë përfundime vetëm ne bazë te rrjedhimeve te caktuara logjike që mbeten përsëri te kufizuara brenda natyrës. Sidoqoftë, nuk mund ta këmbejmë anasjelltas këtë pohim e te themi se aty ku rregullat janë praktike, arsyeja është ligjvënëse, përderisa rregullat mund te jenë edhe teknikisht praktike. Ne këtë mënyrë, mund te themi se arsyeja dhe kuptimi kanë dy ligjshmëri te ndryshme mbi te njëjtin territor te eksperiencës, por asnjëra prej tyre nuk ndërhyn dot tek tjetra. Kështu, konceptet e lirisë arrijnë ta shqetësojnë ligjshmërinë e natyrës, po aq pak sa s'mund ta shqetësojnë konceptet e natyrës ligjshmërinë e koncepteve te lirisë. E se si është e mundur te ndërtohet, te paktën pa ndonjë kontradiktë, bashkekzistenca e këtyre dy ligjshmërive dhe e aftësive te tyre përkatëse ne po te njëjtin objekt, është treguar qartë besoj ne veprën time "Kritikën e arsyes se kulluar", e cila nëpërmjet vërejtjeve te bëra ndaj kësaj kritike, zbulon njëherësh edhe iluzionet e tyre dialektike.
Megjithatë, përsëri mund te shtrohet pyetje se si është e mundur vallë që këto dy fusha te veçanta nuk formojnë dot një fushë te vetme, duke pare se edhe pse nuk e kufizojnë njëra-tjetrën ne ligjshmëritë përkatëse, ato përsëri vazhdojnë ta bëjnë një gjë te tille me pasojat e tyre ne botën e vetëdijshme? Shpjegimi qëndron ne faktin se konceptet e natyrës i përfaqësojnë objektet ne intuitë ne mënyrë te padyshimtë, edhe pse jo si diçka ne vetvete, por vetëm si fenomene. Ne një kohë, kur konceptet e lirisë përfaqësojnë ne objektet e tyre atë që padyshim është diçka ne vetvete, por pa arritur dot që këtë gjë ta bëjnë te kapshme ne intuitë. Përveç kësaj, as njëra e as tjetra nuk është e aftë te sigurojë një njohje teorike te objektit (ose madje te subjektit mendues) ose te idesë se supervetëdijes se tij, që sigurisht duhet te vendoset si baza e mundësisë se shfaqjes se gjithë objekteve te eksperiencës, edhe pse ne vetvete një ide e tille nuk mund te lartësohet apo te tejshtrihet kurrë deri ne njohjen e objektit.
Për këtë arsye, mund te themi se tërësia e aftësive tona njohëse paraqitet përballë nesh me një sferë te pakufizuar e njëkohësisht te pambulueshme me sferën e te supervetëdijshmes - brenda se cilës ne kërkojnë me kot për një territor e tek e cila nuk gjejnë rrjedhimisht, asnjë lloj fushe për njohjen teorike, si për konceptet e kuptimit ashtu dhe për ato te arsyes. Aq me tepër që një sferë e tille, ne fakt, lipset te pushtohet patjetër prej ideve tona si ne interes te përdorimit teorik te arsyes ashtu ne interes te përdorimit te saj praktik. Ne një kohë kur ligjet e lindura nga konceptet e lirisë, nëpërmjet lidhjes me këto ide, arrijnë te ndërtojnë vetëm një realitet praktik, i cili dështon ta çojë njohjen tonë teorike qoftë edhe një hap me përpara drejt supevetëdijes. Ne këtë kuptim, edhe pse midis fushës se koncepteve te natyrës trajtuar si e vetëdijshme dhe fushës se koncepteve te lirisë, si te supervetëdijshme, ekziston një humnerë e paanë dhe e përhershme, e pamundur për t'u kapërcyer (me anë te përdorimit teorik te arsyes), njëlloj sikur ato te qenë dy bote kaq shumë te ndara nga njëra-tjetra, sa e para te jetë krejtësisht e pafuqishme për te ndikuar mbi te dytën - përsëri, fusha e lirisë supozohet te arrijë te ndikojë mbi atë te natyrës, ose me saktë, koncepti i lirisë mendohet te aktualizojë ne botën e vetëdijshme qëllimet e parashtruara nga ligjet e natyrës. Ndaj mund te themi se edhe natyra duhet te jetë e aftë te trajtohet ne po këtë mënyrë, dmth që ne përputhje me ligjet e veta te formojë te paktën një harmoni me mundësinë e përmbushjes brenda saj te qëllimeve te pajtuara me ligjet e lirisë. Pra lipset patjetër që baza e unitetit te supervetëdijes te gjendet ne themel te natyrës, ne varësi te asaj ç'ka koncepti i lirisë përfshin ne formën e vet praktike. E kjo për shkak se megjithëse koncepti i kësaj baze uniteti, as teorikisht e as praktikisht nuk arrin te ngrihet dot gjer ne njohjen e objektit dhe nuk ka asnjë fushë te vetën karakteristike, ai përsëri arrin te mundësojë kalimin nga mënyra e mendimit ne përputhje me parimet e njërës fushë, ne mënyrën e mendimit ne përputhje me parimet e fushës tjetër.

vazhdon...
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #3 : Dhjetor 17, 2009, 09:37:48 MD »

III. Kritika e gjykimit si një mjet për lidhjen ne një te vetme te dy pjesëve te filozofisë

Kritika që ka te bëjë me atë ç'ka janë te afta te nxjerrin apriori aftësitë tona njohëse, nuk ka ne zotërim asnjë fushë te saj ne lidhje me objektet, pasi ajo nuk është një doktrinë. Detyra e saj e vetme është hulumtimi i mundësisë që, duke pasur parasysh te gjitha aspektet e përgjithshme te aftësive tona, ne te kemi apo jo gjasa te ndërtojmë një doktrinë te caktuar me anë te këtyre ligjeve e nëse po, si mund ta arrijmë diçka te tille.
Fusha e saj përmban te gjitha caqet e shtrirjes se këtyre aftësive me qëllim që t'i mbyllë ato brenda kufijve te tyre te ligjshëm. Sidoqoftë, ajo që përjashtohet ne ndarjen e filozofisë mund te pranohet si një pjesë parësore e kritikës se përgjithshme te aftësisë sonë te njohjes se kulluar, dmth e përfshirjes brenda saj te parimeve që ne vetvete nuk janë te vlefshëm as për përdorim teorik e as për përdorim praktik.
Konceptet e natyrës përmbajnë bazën e te gjitha njohjeve teorike apriori dhe mbështeten siç e thamë dhe me lart, ne pushtetin ligjvënës te kuptimit. Ne te kundërt, konceptet e lirisë përmbajnë bazën e te gjitha normave apriori, praktike e te pakushtëzuara ne mënyrë te vetëdijshme, duke u mbështetur kryesisht mbi normat e arsyes. Për rrjedhim, te dyja aftësitë përveç zbatueshmërisë që kanë nga pikëpamja e formës logjike, te parimeve te çfarëdolloj origjine, kanë te përbashkët edhe autoritetin e veçantë ne përmbajtjen e brendive te tyre. Ndaj, mund te themi se nuk ka si te ekzistojë asnjë pushtet tjetër apriori mbi to, për rrjedhim dhe ndarja e filozofisë ne teorike dhe praktike është mese e justifikuar. Megjithatë, ekziston akoma ne familjen e aftësive tona me te larta njohëse një term tjetër midis arsyes dhe kuptimit. Ky është gjykimi, për te cilin për analogji mund te supozojmë te përmbajë, ne mos jo një autoritet te veçantë ne parashtrimin e ligjeve, patjetër një parim karakteristik ne vetvete, edhe pse vetëm subjektivisht apriori, për t'i kërkuar këto ligje. Ky parim, edhe pse nuk zotëron asnjë lloj tërësie objektesh si fushë te vêt, përsëri ka ne zotërim këtë apo atë territor te një karakteri te caktuar, për te cilën është i vlefshëm di parim vetëm ai.
Si shtojcë te shtjellimeve te mësipërme, duke gjykuar nga pikëpamja e analogjisë, mund te përmendim edhe një bazë te mëtejshme ne te cilën gjykimi arrin te sillet ne te njëjtin nivel me një tjetër rregull te fuqive tona te përfaqësimit, një rregull që duket te jetë i një rëndësie akoma dhe me te madhe sesa ai i afrisë me familjen e aftësive njohëse. Sidoqoftë, është e sigurt se te gjitha aftësitë ose kapacitetet e shpirtit, mund te përmblidhen vetëm ne tre te tilla, pa lejuar asnjë rrjedhim tjetër te mëtejshëm te ndonjë baze te përgjithshme: aftësia e dijes, ndjenja e kënaqësisë apo pakënaqësisë dhe aftësia e dëshirës. Kemi përcaktuar se për sa i përket aftësive te njohjes ligjvënës është vetëm kuptimi. Pô nëse kjo aftësi (e trajtuar ne rastin e te qenit e lire ne vetvete dhe e papleksur me aftësinë e dëshirës) si një aftësi e njohjes teorike do t'i referohej edhe natyrës, atëherë ajo do te arrinte te parashtronte ligje nëpërmjet koncepteve apriori te natyrës, vetëm ne sajë te gjykimit te saj si një fenomen, edhe pse ne fakt ligje te tilla do te qenë thjesht koncepte te kulluara te kuptimit. Për sa i takon aftësisë se dëshirës, si me e larta aftësi vepruese, nga pikëpamja e konceptit te lirisë, është vetëm arsyeja (i vetmi vendbanim i këtij koncepti) ajo që mund te parashtrojë ligje apriori. Ne një kohë që mund te dallojmë lehtë se ndjenjat e kënaqësisë dhe pakënaqësisë qëndrojnë midis aftësisë se dijes dhe te dëshirës, pikërisht ashtu siç qëndron gjykimi midis kuptimit dhe arsyes.
Nga ky këndvështrim, mund te themi se tani për tani kemi arritur ne përfundimin se çdo gjykim përmban në vetvete një parim te vetin apriori. E përderisa kënaqësia apo pakënaqësia ndërthuret domosdoshmërisht me aftësinë e dëshirës (qoftë si paraprijëse e parimit te vet, si ne rastin e dëshirave te shkallës me te ulët, ose si ne rastin e dëshirave te shkallës me te lartë, e ndërfutur ne mes te ligjit moral, me anë te mënyrës se saj te përcaktimit), atëherë padyshim që dhe gjykimi do te arrijë ndërtojë një urë kalimi nga aftësia e njohjes se kulluar, d.m.th., nga fusha e koncepteve te natyrës ne atë te koncepteve te lirisë. Pikërisht ashtu si përdorimi i saj logjik bën te mundur kapërcimin nga kuptimi tek arsyeja. Për rrjedhim, pavarësisht nga fakti i ndarjes se filozofisë ne dy pjesë parësore, teorike dhe praktike dhe pavarësisht nga gjithçka që ne mund te themi mbi faktin se parimet e gjykimit mund t'i bashkëngjiten pjesës teorike, d.m.th. njohjes racionale sipas koncepteve te natyrës, përsëri edhe "Kritika e arsyes se kulluar" e cila duhet ta zgjidhte këtë çështje me pare se te merrej ne shqyrtim i tërë sistemi, ne mënyrë që ta përligjte sa me mire detyrën e dhënë duhet te ndahej ne tre pjesë: kritika e kuptimit te kulluar e gjykimit te kulluar dhe arsyes se kulluar. Aq me tepër që këto aftësi quhen te kulluara kur baza e ligjshmërisë se tyre është apriori.

IV. Gjykimi si një aftësi nëpërmjet se cilës ligjet parashtrohen apriori

Gjykimi ne përgjithësi është aftësia e mendimit te se veçantës si te përfshirë brenda universales. Ne te kundërt, nëse përcaktohet universalja (rregull, parim apo ligj), atëherë gjykimi që përfshin te veçantën brenda vêtes, quhet gjykim përcaktues (determinant). Madje kjo ndodh edhe kur ky gjykim është transcendental e për rrjedhim siguron vetëm ato kushte apriori, ne përputhje me te cilat mund te realizohet një përfshirje e tille brenda universales. Sidoqoftë, nëse jepet apriori vetëm c veçanta dhe universalja detyrimisht lipset te gjendet, atëherë gjykimi do te quhej thjesht reflektiv.
Gjykimi përcaktues sipas ligjeve universale transcendentale te siguruara nga kuptimi quhet gjithashtu edhe gjykimi përfshirës. Ligjet për te caktohen a riori, kështu që ai se ka te nevojshme sajimin e një ligji udhëheqës që te mundësojë vendosjen e se veçantës ne natyrë brenda universales. Megjithatë, duhet saktësuar se ekzistojnë përsëri shumë forma te shumëllojshme te natyrës e saqë shumë modifikime te koncepteve te saj transcendentale te lëna te papërfunduara prej ligjeve te siguruara nga kuptimi i kulluar apriori i përmendur me sipër. E kjo për shkak se këto ligje prekin vetëm mundësinë e përgjithshme te trajtimit te natyrës (si një objekt i ndijimit), për rrjedhim duhet te ekzistojnë patjetër edhe ligje që t'i shërbejnë këtij interesi. Përveç kësaj, duke qenë empirike ato do te jenë plotësisht te qëndrueshme derisa te shuhet edhe porcioni i fundit i dritës se kuptimit tonë, megjithatë synojnë te quhen ligje (siç kërkon koncepti i natyrës), ato medoemos duhet te shihen si te domosdoshme nga pikëpamja e një parimi te unitetit te shumëllojshmërisë se formave, sado i panjohur qoftë ai për ne. Ne këtë kuptim, për gjykimin refleksiv që detyrohet te ngrihet nga e veçanta e natyrës tek universalja ndihet e domosdoshme ekzistenca e një parimi. E ky parim nuk mund te huazohet nga eksperienca, pasi ka nevojë te mbrujë unitetin e te gjitha parimeve empirike ne krijimin e parimeve, po njëlloj empirike, por te një shkalle akoma dhe me te lartë. Prej këtej,duhet te sigurojë edhe mundësinë e renditjes se tyre sistematike nga parimi me i lartë tek më i ulëti, ndaj, mund te përcaktojmë se gjykimit refleksiv, një parim i tille transcendental do t'i shërbente ose si një ligj ne vetvete ose si një ligj i rrjedhur prej tij. E kjo për faktin se ai s'mund ta nxjerrë atë nga asnjë fushë tjetër, se përndryshe do te qe gjykim përcaktues (determinant). Po njëlloj, ai as nuk mund t-ia parashtrojë këtë ligj natyrës, sepse është pikërisht reflektimi mbi këto ligje ai që e përsos vetveten kundrejt natyrës dhe jo natyra ndaj kushteve sipas te cilave ne orvatemi te nxjerrim një koncept mbi te - një koncept që për pasojë do të qe krejtësisht i rastësishëm ne lidhje me këto kushte.
Pas gjithë këtij shtjellimi, tashmë jemi ne gjendje te përcaktojmë se parimi i kërkuar është pikërisht i mëposhtmi: Ashtu si ligjet universale te natyrës e kanë bazën e tyre ne kuptimin tonë, që arrin madje t'i parashtrojë ato edhe ndaj natyrës (edhe pse vetëm ne përputhje me konceptin universal te saj si natyrë), po njëlloj edhe ligjet e veçanta empirike duhet te shihen ne lidhje me atë që dihet e përcaktohet brenda tyre nga ana e ligjeve universale. E kjo patjetër duhet te mbështetet ne unitetin që do te ekzistonte nëse kuptimi (qoftë edhe jo i yni), për te mirën e aftësive tona njohëse t'i pajiste ato ne mënyrë te tille që te bënte te mundur krijimin e një sistemi eksperience ne përputhje me ligjet e veçanta te natyrës. Megjithatë, duhet sqaruar se ky pohim nuk do te thotë që një kuptim i tille duhet te mbartet aktualisht dhe nga ana jonë (pasi është vetëm gjykim reflektimi e jo përcaktues). Ndaj, një aftësi e tille duhet te trajtohet me tepër si krijonjëse vetëm e një ligji ndaj vetvetes e jo ndaj natyrës.

Ne këtë pikë, le te japin disa përkufizime.

Koncepti i një objekti, për aq sa arrin te përmbajë ne te njëjtën kohë edhe bazën e aktualitetit te objektit quhet qëllim i tij. Ndërsa, pajtueshmëria e një objekti me këtë strukturim te objekteve te bërë te mundur vetëm ne përputhje me këto qëllime, quhet finaliteti forme se tij. Rrjedhimisht, parimi gjykimit ne lidhje me formën e objekteve te natyrës sipas ligjeve përgjithësisht empirike, quhet finalitet i natyrës ne shumëllojshmërinë e vet. Me fjalë te tjera, me anë te këtij koncepti natyra përfaqësohet sikur te qe një kuptim që përmban ne vetvete bazën e unitetit te shumëllojshmërisë se ligjeve te saj empirike.
Ne këtë parim, finaliteti i natyrës është një koncept i veçante apriori që e ka origjinën e vêt vetëm tek gjykimin refleksiv. Pasi, edhe pse është e pamundur t'u parashtrojmë krijimeve te natyrës asgjë te ngjashme me një referim ndaj qëllimeve te natyrës te projektuara brenda tyre, përsëri ne mund ta përdorim këtë koncept për te reflektuar mbi to, ne lidhje me një zinxhirëzim te fenomeneve te natyrës - një zinxhirëzim ky i përcaktuar sipas ligjeve empirike. Aq me tepër që një koncept i tille është tërësisht i ndryshëm nga finaliteti praktik (ne artin apo moralet njerëzore), edhe pse padyshim ai mund te nxirret mbi bazë te kësaj analogjie.

Nga fisnik
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #4 : Dhjetor 18, 2009, 07:52:52 MD »

Kanti eshte filozof, metafizik. Kur ne nje mendje luftojne dy kritere mendimi, ndodh qe perfundon ne kundershtim mes dy prizmeve. Ai provoi qe Koha dhe Hapesira jane te pambarim ne mendimin praktik, por, njekohesisht, ato jane te mbarueshme (kane mbarim) ne mendimin logjik. Finiti dhe Infiniti jane dy prizma mendimi kundershtare.

Kanti provoi qe lenda (materia) eshte pafundesisht e ndashme (divisible deri ne infinit), por, njekohesisht, lenda eshte pafundesisht e pandashme (indivisible).

Vullneti eshte krejtesisht i zoterueshem (determine), por, njekohesisht, ai eshte edhe krejtesisht i lire (indetermine). Zoti ekziston, por edhe nuk ekziston.

Me qene se nuk mund te fitojme diturine ne dominionin real (noumenal real) si opozicion i Fenomenalit ne dominion (fushe, zone), veprim, arrijme te kuptojme qe vullneti ekziston dhe qe eksperienca etike dhe estetike na shfaq aspektet e tij, ne besojme qe koncepti eshte i perkufizuar, prandaj vullneti eshte cilesi objektive dhe, si i tille, nuk mund te merret si baze e pergjithshme.

...

E mira dhe e liga caktohen nga vullneti, prandaj ka shume lloj "Te Mira dhe Te Liga", te cilat nuk mund te behen (te konvertohen) as ligje shkencore, as te verteta filozofike absolute.

Gjykimet etike jane te bazuara ne Besimin (Foi-Fede-Faith-Fe), ne ligjin moral te nevojshem, ligj i cili shprehet ne dy forma te imperativit.

1. Vepro sikur maximi, nga i cili ti vepron - do te behej, nepermjet vullnetit tend, nje ligj universal;

2. Vepro ne menyr qe te trajtosh, te udhezosh ose te identifikosh njerezimin, qofte ne ty, qofte ne te tjeret, si subjektiv, si vije mbarimi ne vetvete, kurre si mjet.

Ligji behet ligj per te gjithe, me qene se arsyeja eshte e njejte per te gjithe. Besa mund te hyje ne veprim me vone, sa per te justifikuar lirine e vullnetit, pavdekesine dhe Zotin.

Cilesia e dukshme e jashtme ne Fizike dhe e brendshme ne Metafizike eshte Bukuria, e cila eshte zbuluese dhe e zbulueshme neper percepcionin imediat te vleres; Noumenal i Vertete, i supozuar kunder Fenomenalit ne nje Abstrakt te mbindjenjeshem, duke na levizur, duke na premtuar neve te shohim natyren qe perbrenda. Ketu shkenca nuk mund te invadoje (te zaptoje, te sundoje) Etiken, as Estetiken, as qe mund te rrezohet shkenca me ane te Beses.

Po te arrije njeriu te paqesoje te dy kriteret, duke e afruar shkencen, qe eshte njohuri konkrete, lendore, me Besen, qe eshte njohuri abstrakte metafizike, atehere ai njeri kupton qe e Mira dhe e Liga nuk mund te influencojne aspak jeten shpirterore te tij, jete e cila qendron me lart ose Me Tej Se Mires dhe Se Liges, sepse kjo jete behet Ekzistence-Esence-Nje Qenie, nje gjendje shpirterore, natyre e vertete e virtytit afer perfeksionit...

Isuf Luzaj
Pertej se mires dhe se liges
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #5 : Dhjetor 18, 2009, 07:55:36 MD »

burim: Enciklopedia Encarta
http://encarta.msn.com/encyclopedia_..._Immanuel.html

Jeta:

Immanuel Kant ka lindur ne Konigsberg (tani Kaliningrad, Rusi), 22 Prill, 1724. Edukimin e ka marre te Collegium Fredericianum dhe Universiteti i Konigsberg-ut. Te kolegji, kryesisht ka studiuar klasiket, dhe te universiteti ka studiuar fizike dhe matematike. Pasi i ka nderuar jete i ati, nderpreu karieren e tij universitare dhe punonte si tutor private per te perballuar jetesen. Ne vitin 1755, ndihmuar nga nje mik i tij, vazhdoj studimet dhe fitoj doktoraten. Pas kesaj, per 15 vjet ai dha mesim te universiteti, duke dhen leksione mbi shkence dhe matematike fillimisht, por me pas duke zgjeruar fushen e koncentrimit te perfshinte pothuajse cdo dege te filozofise.

Pavaresisht se leksionet dhe veprat e Kant-it gjat kesaj periudhe ishin baze te reputacionit te tij si nje filozofe origjinal, ai nuk zuri vend te universiteti deri ne vitin 1770, kur u be profesor i logjikes dhe metafizikes. Per 27 vjet pas kesaj ai vazhdoj te jepte mesim dhe te terhiqte nje shume te madhe studentesh ne Konigsberg. Mesimet religjioze te Kantit, te cilat bazoheshin me teper te arsyetimi se sa te revelacioni, i sollen atij konflikte nga qeveria e Prusise, dhe ne vitin 1792 ai ishte i ndaluar nga Frederick William II, mbret i Prusise, te jepte mesim apo te shkruante mbi tema religjioze. Kant e zbatoj urdherine e tij per pese vjet deri sa mbreti vdiq dhe pastaj u ndie i liruar nga obligimi. Ne vitin 1798, nje vite pasi kishte dale ne pension nga universiteti, ai botoi nje permbledhje te mendimeve te tij religjioze. Ai vdiq ne 12 Shkurt, 1804.

Filozofia e Kant-it

Kyci i filozofise se Kant-it, nganjehere e quajtur filozofi kritike, eshte i permbajtur ne Kritike te Arsyes se Paster (Critique of Pure Reason) (1781), ne te cilen ai egzaminon bazat e njohurise njerezore dhe ku krijoi nje epistemologji individuale. Si shume filozofe para tij, Kant diferencoi menyrat e te menduarit ne propozime analitike dhe sintetike. Nje propozim analitike eshte nje ne te cilin kallezuesja (predicate) eshte e permbajtur ne subjektin, si ne fjaline "Shtepite e zeza jane te zeza." E verteta e ketij lloj propozimi eshte e dukshme (evidente), sepse te thuash te kunderten do te jete ta besh propozimin vete-kontradiktues. Propozime te tilla quhen analitike sepse e verteta eshte e zbuluar nga analiza e vete konceptit. Propozimet sintetike, ne krahun tjeter, jane ato te cilat nuk mund te arrihen nga analiza e paster (pure), ashtu si ne fjaline "Shtepia eshte e zeze". Te gjitha propozimet e zakonshme (common) qe rezultojn nga eksperienca e jetes jane sintetike.

Propozimet, sipas Kant-it, gjithashtu mund te ndahen ne dy lloj te tjera: empirike dhe "a priori". Propozimet empirike varen plotesisht te sensi i percepsionit, por propozimet "a priori" kane nje vlefshmeri thelbesore dhe nuk jane te bazuara ne percepsione te tilla. Dallimi midis ketyre dy lloj propozimeve mund te ilustrohet nga empirikja "Shtepia eshte e zeze" dhe nga "a prior"ja "Dy plus dy ben kater." Teza e Kant-it ne Kritike-n eshte se eshte e mundur te besh gjykime "a priori" sintetike. Ky pozicion filozofike eshte i njohur zakonisht si "transcendentalism". Duke shpjeguar se si ky lloj gjykimi eshte i mundur Kant i konsideronte objektet e botes materiale si thelbesisht (fundamentally) te panjohura; nga pikepamja e arsyetimit, ato qendrojn vetem si lende e pare (raw material) nga e cila sensacionet jane formuar. Objektet ne vetvete nuk kane ekzistence, dhe hapesira dhe koha ekzistojn vetem si pjese te mendjes, si "intuita" nga te cilat percepsionet maten dhe gjykohen.

Duke i shtuar ketyre intuitave, Kant eshte shprehur se nje shume e koncepteve "a priori", te cilat ai quajti kategori, poashtu ekzistojn. Ai i ndau kategorite ne kater grupe: ato qe kane te bejn me kuantitetin, te cilat jane uniteti, shumesia, dhe plotesia; ato qe kane te bejn me kualitetin, te cilat jane realiteti, mohimi, dhe limiti; ato qe kane te bejn me relacionin, te cilat jane substance-dhe-aksident, shkak-dhe-efekt, dhe reciprociteti; dhe ato qe kane te bejn me modalitetin, te cilat jane ndoshta, ekzistenca, dhe domosdoshmeria (necessity). Intuitat dhe kagetorite mund te aplikohen per te bere gjykime mbi experiencat dhe percepsionet, por nuk mund, sipas Kant-it, ti aplikohen iderave abstrakte ashtu si lirise dhe ekzistences pa te nxjer ne ndryshueshmerira (inconsistencies) ne formen e paleve te propozimeve kontradiktuese, apo "antinomies", ne te cilat te dyja pjestaret e seciles pale mund te provohet e vertete.

Ne Metafiziken e Etikes (1797) Kant shpjegoj sistemin e etikes te tij, ei cila eshte e bazuar te besimi se arsyeja eshte autoriteti perfundimtar (final) per moralitetin. Cdo lloj akti, besonte ai, duhet te merret nga nje sense detyrimi te diktuar nga arsyetimi, dhe asnje akt i kryer ne voli apo thjeshte duke zbatuar ligjin apo zakonin mund te konsiderohet moral. Kant shpjegoj dy lloj komanda te dhena nga arsyeja: urdherorja (imperative) hipotetike, e cila dikton qe nje akt duhet ndjekur sepse eshte i drejte dhe i nevojshem. Urdherorja (imperative) kategorike eshte baza e moralitetit dhe eshte shprehur nga Kant me keto fjale: "Vepro sikur maximi i aktit tuaj te behej nga vullneti juaj nje ligj natyral."

Mendimet etike te Kant-it jane nje rezultat logjike te besimeve te tij ne lirine thelbesore (fundamental) te individit ashtu si eshte shprehur te Kritike e Arsyes Praktike (1788). Kete liri ai nuk e shikonte si liri paligjesore anarkike, por si nje liri te vete-qeveris, liri te bindesh, veprosh (obey) ne menyr te vetedijshme, te ndergjegjshme ligjet e universit ashtu si zbulohen nga arsyeja. Ai besonte se mireqenia e cdo individi duhet te shihet si nje fund ne vetvete dhe se bota po ecte ndaj nje shoqerie ideale ne te cilen arsyeja do ta "lidhe cdo ligj-venes te bej ligjet e tij ne nje menyr qe ato mund te kishin dale nga vullneti i perbashket i nje populli te tere, dhe te konsideroi cdo shtetas, aq sa kerkon te jete nje nenshtetas (citizen), ne baze nese ai i eshte konformuar atij vullneti." Ne traktatin e tij Paqe te Perjetshme (1795) Kant mbronte zbatimi e nje federate boterore perbere nga shtete republikane.

Kant ka patur nje influence me te madhe se sa ndonje filozofe tjeter te koheve moderne. Filozofia Kantiane, ne vecanti zhvilluar nga filozofi gjerman Georg Wilhelm Friedrich Hegel, ishte baza ne te cilen struktura e Marksizmit ishte ndertuar; metoda dialektike e Hegel-it, e cila eshte perdorur nga Marksi, ka lindur nga metoda e arsyetimit nga "antinomies" qe Kant perdori. Filozofi gjerman Johann Fichte, student i Kant-it, hodhi poshte ndarjen e botes ne pjese objektive dhe subjektive te mesuesit te tij dhe krijoi nje filozofi idealiste qe gjithashtu pati influence te madhe mbi socialistet e shekullit te 19. Nje nga pasardhesit e Kant-it te Universiteti i Konigsberg, J. F. Herbart, perfshiu (inkorporoj) disa nga mendimet e Kant-it ne sistemin e tij te pedagogjise.

Veshtrusja (FSH)
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #6 : Dhjetor 18, 2009, 08:02:06 MD »

Para se të kemi mundësinë për të njohur sadopak mendimin e Kant, le të japim disa koncepte dhe terma thelbësorë ashtu siç ato përdoren nga Kant.

A priori : absolutisht e pavarur nga përvoja.
A posteriori : e mëpasshme ndaj përvojës, e bazuar mbi përvojën.
Kategori : koncept themelor a priori, instrument lidhës, rrjedhur nga nxënia, që lejon për të unifikuar të ndijueshmen. Ka 12 kategori : Unitet, Shumësi, Tërësi, Realitet, Mohim, Kufizim, Inherencë dhe Vazhdimësi, Shkakësi dhe varësi, Komunitet, Mundësi-Pamundësi, Ekzistencë – Jo-ekzistencë, Nevojshmëri – Rastësi.
Gjë në vete : objekt i jashtëm real i panjohshëm, dhe aspak objekt njohjeje, siç është fenomeni.
Njohja a priori : njohje që nuk vjen nga përvoja, dhe në të cilën nevojshmëri dhe universalitet janë pazgjidhmërisht të lidhura.
Kritika e arsyes : shqyrtim që ka lidhje me përdorimin legjitim, shtrirjen dhe caqet e arsyes.
Dogmatizëm : përqasje që konsiston për të proceduar në metafizikë pa kritikë paraprake të arsyes.
Hapësirë : formë (a priori) e shqisave të jashtme ; intuitë e kulluar e ndijueshmërisë, e nevojshme për njohjen nga shqisat.
Estetikë transhendentale : shkencë e të gjitha principeve të ndijueshmërisë a priori.
Nxënie : aftësi që lidh ndijimet falë kategorive.
Imperativ kategorik : përcaktim i vullnetit që merr formën e një shtrëngimi dhe që shprehet nga folja duhet. Ky imperativ është kategorik (dhe jo hipotetik) në masën ku ai urdhëron pa kushte, absolutisht, gjithmonë dhe ngado.
Gjykim analitik : gjykim në të cilin kallëzuesi i përket kryefjalës si diçka që është aty e përmbajtur në mënyrë të fshehtë.
Gjykim sintetik : gjykim ku kallëzuesi nuk është i përmbajtur në kryefjalën. I lidhur me të, ai i shton diçka thelbit të kësaj të fundit.
Numen : gjëja në vete, realitet i kuptueshëm, mbi të cilën ne nuk kemi asnjë njohje.
Fenomen : çdo objekt përvoje të mundshme, dmth ajo çka gjërat janë për ne, në lidhje me mënyrën tonë të njohjes.
Princip : rregullë përdorimi objektiv të kategorive.
E kulluar : ky term aplikohet ndaj çdo operacioni apo aftësie të mendjes që nuk përmban asgjë që t’i përkasë përvojës së ndijueshme (psh : arsyeja e kulluar)
Arsye : ajo përshkruan, tek Kant, gjithçka që, në mendimin, është a priori dhe nuk vjen nga përvoja. Ajo është teorike apo spekulative kur ajo ka të bëjë me njohjen. Ajo është praktike kur ajo është e konsideruar si përmbajtëse e rregullit të moralitetit. Në kuptimin e ngushtë të fjalës, arsyeja përshkruan aftësinë njerëzore që synon unitetin më të lartë dhe duke u ngritur kështu deri tek idetë.
Kohë : formë universale, a priori dhe intuitive, e shqisës së brendshme. Ajo strukturon të gjitha njohjet dhe të gjitha ekzistencat. Ajo nuk përshkruan një cilësi reale të gjërave.
Transhendantal : që ka të bëjë me mënyrën tonë për të njohur a priori objektet.


Mendimi i Kant
Programi kantian


Kant mbetet një metafizicien. Duke dashur të shpëtojë metafizikën nga luftimet që zhvillojnë sistemet e ndryshme filozofike, si dhe shkenca e tronditur nga mendimi skeptik i Hume, Kant mendohet mbi pushtetet dhe caqet e arsyes. Ai shtron katër çështje themelore, të cilat përbëjnë domenin e filozofisë:

- Çfarë mundem unë për të ditur ? (metafizika)
Unë di atë çka unë mundem për të ditur : fenomenet.
- Çfarë më duhet për të bërë ? (morali)
Detyra ime është bindja ndaj ligjit universal.
- Çfarë më është e lejuar për të shpresuar ? (feja)
Unë mundem për të shpresuar ekzistencën e Zotit dhe pavdekësinë e shpirtit.
- Çfarë është njeriu ? (antropologjia)
Njeriu përkufizohet thelbësisht si qytetar dy botësh, asaj të natyrës dhe asaj të lirisë, botës fenomenale dhe botës së mbindjeshme, fenomenalja duke qenë e ndriçuar nga e mbindjeshmja.

Nga oiseau en vol (FSH)
Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.284 sekonda me 21 veprime.