psikologji.net
Gusht 21, 2014, 12:19:03 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Duhani dhe Alkooli  (Lexuar 1867 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Tetor 10, 2009, 08:29:13 PD »

Duhani dhe dëmet


Duhani gjatë djegjes çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si përgjegjës kryesor për vrasësin nga duhani dhe dëmtimet e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkrive. Në qoftë se do të bëjmë një listë të dëmeve që shkaktohen drejtpërdrejt nga duhani, ato që influencohen apo rëndohen prej tij, ajo do të jetë tepër e gjatë, por le të përqëndrohemi mbi dëmet kryesore. Duhani është përgjegjës për të ashtuquajturën “epidemi” të kancerit të mushkrive, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XX-të, duke çuar këtë kancer në numrin një të vdekshmërisë së kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i mushkrive nuk ka rol parësor në vdekshmërinë, por rreziku prej tij, është rritur çdo 10-vjeçar me rritjen e përdorimit të tij prej femrave. Është vërtetuar se për çdo 20 cigare rreziku 15-fishohet. Kryesisht te pirësit e duhanit, mosha kur ky shfaq simptonat e kancerit është rreth 50-60 vjeçe dhe prej saj njeriu mund të përfundojë edhe në një ndërhyrje të mundshme kirurgjike. Por, siç e thamë edhe më sipër duhani shkakton një listë të gjatë dëmesh. I ashtuquajturi bronshik azmatik shpeshherë e ka pikënisjen nga duhani. Personat, që kur gdhihen në mëngjes, puna e parë që bëjnë fillojnë të kolliten dhe nxjerrin nga goja gëlbazë në sasira mesatare. Te personat që nuk pijnë duhan mushkëritë me anë të sistemit ciliar (qelizat me “qime”), vetëpastrohet gjatë gjithë ditës, gjë që duhanpirësit nuk munden ta bëjnë kur sistemi i tyre ciliar ka dalë jashtë funksionit dhe mushkritë nuk janë në gjendje ta nxjerrin gëlbazën. Janë këta persona që sëmuren më shpesh nga infeksionet pulmonare.
Por, dëmet më të mëdha shkaktohen në sistemin kardiovaskular të gjakut.
Duhani mbahet si një nga faktorët kryesorë në dëmet Arteriosklerotike të vazove (ngushtimi i enëve të gjakut) që në vetvete shkakton sëmundje iskemike të zemrës, infraktin e zemrës dëmtimin e sistemit nervor, si dhe të shumë organeve të tjera. Është vërtetuar se sëmundjet iskemike janë të pranishme 3.4 për mijë, tek ata që nuk pijnë duhan dhe 7.4 mijë tek ata që pijnë duhan. Tek ata që pijnë 20 cigare ky rrezik trefishohet. Konsumimi i tepërt i duhanit shton rrezikun për vdekje të papritur. Monooksidi i duhanit, një nga përbërësit e tymit, pakëson oksigjenin në gjak, ndërkohë që nikotina një nga përbërësit e duhanit shton punën e zemrës dhe të dyja shpëtojnë formimin e trombit (mpiksje gjaku) që ngushton dhe bllokon anët e gjoksit. Ata që janë konsumatorë të duhanit, referojnë që e kanë të pamundur për ta lënë atë. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Nikotina një nga përbërësit e duhanit zëvendëson Acetin-Klinën, një përbërës që ka rolin përcjellës të impulsit nervor në sinops (pjesë e sistemit nervor qendror dhe atij periferik). Organizmit, pas lënjes së duhanit i duhet një periudhë prej 40 ditësh që të prodhojë sasinë e duhur të Acetil-Kolinës. Gjatë kësaj kohe ish-duhanpirësve i është stresuar, nevrikosen edhe nga zhurma më e vogël, kanë përgjumësi etj. Por, të gjitha këto vështirësi kalohen me pak vullnet dhe këmbëngulje .
Pirja e duhanit i shkakton dëme edhe aparatit tretës. Kështu duhani jep rrezik të lartë për karcinomën e ezofagut. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik shkon 150/1në raport me popullsinë jo-duhanpirëse. Duhani, duke kontribuar në vazokonstruksionin (ngushtimin) e enëve të gjakut të stomakut rrit përqindjen për ulçeranin e stomakut, ndërkohë që rritet 2,7 herë rreziku për kancer-stomakun.

Alkooli dhe dëmet

Përveç duhanit një ves tjetër i dëmshëm është edhe alkooli. Edhe ky ves është shkaktar i një vargu të gjerë sëmundjesh duke filluar që nga aparati tretës, mëlçia, pankreasi e deri në dëmtime të pakthyeshme të sistemit nervor qendror. Në mëlçi alkooli i konsumuar shkakton dëmtime të qelizave hapatike, dëmtim që progreson në kohë dhe që varet nga doza e konsumuar për ditë dhe nga veçoritë fiziologjike të individit. Kështu është vërtetuar se sasia e rrezikshme alkoolit është ajo prej 20-40 gr. alkooli etilik alkooli që përmban pije dehëse), ndërsa përdorimi 100-150 gr. alkool në ditë, çon brenda një periudhe 10-vjeçare në cerozë.
Nga ana tjetër është vërtetuar edhe shkencërisht se për shkak të fiziologjisë femrat dëmtohen shumë më shpejt se meshkujt për të njëjtën sasi alkooli të konsumuar. Njerëzit që pijnë prej vitesh alkool, që nuk ndjejnë as gjë papritur një ditë gjenden para një fakti të hidhur, mëlçia e tyre ka marrë fund, është kthyer në një mëlçi cerotike, ose kanë shqetësime të lehta që nuk ja vënë veshin, por bukur mirë ata bëjnë puthjen e parë me vdekjen.
Edhe pankreasi pëson dëmtime nga alkooli. Përdorimi i zgjatur i alkoolit e dëmton në mënyrë kronike pankreasin deri në atë shkallë sa ai nuk arrin të sekretojë sasinë e duhur të enzimeve për të kryer të plotë procesin e tretjes së ushqimeve. Është vërtetuar se konsumimi i 20-50 gr. alkool etilik (rreth 100 ml raki) në ditë predispozon për dëmtime, ndërsa pirja e 100 gr alkool etilik ose mbi dopio raki (200ml) apo 2 litra birrë për një periudhë 6-12 vjet jep në mënyrë të sigurt dëmtime të pankreasit. Konsumimi për një kohë të shkurtër i një sasie të madhe pijesh alkoolike rrezikon për pankretit akut që mund të çojë deri në rrezikimin e jetës së personit në fjalë. Alkooli shkakton gjithashtu gjendjen e të dehurit, në të cilën sistemin nervor qendror nuk arrin të kontrollojë veprimet e vullnetshme, apo të pavullnetshme të personit në fjalë. Por, dëmi më i madh vjen nga përdorimi afatgjatë. Është vërtetuar se për çdo 1 litër alkool, vdesin 1.000-2.000 qeliza, të parikthyeshme të trurit. Kështu që përdoruesit kronikë të alkoolit, me kohë e çojnë personin drejt demencës (shizofreni, marrëzi), degjenerimit mendor (matufjepjes) etj. Pra, alkooli dëmton pa përjashtim të gjitha organet e trurit, po ashtu si edhe duhani.

Nga forumihorizont(BUCS)
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #1 : Tetor 10, 2009, 08:33:32 PD »

Lufta kunder këtyre veseve


Sot, bota aplikon lloj-lloj strategjish për të luftuar përdorimin e duhanit dhe alkoolit. Shpenzojnë sasi të mëdha parash për reklama kundra tyre, nxjerr ligje për mospërdorimin e duhanit në vende publike, apo për mos përdorimin e alkoolit përpara moshës 21-vjeç, krijon të ashtuquajturat Ditë Botrore kundra duhanit, siç është ajo e 31 majit, apo organizimi i kurseve kundra alkoolit etj. Por, ç`ndodh në të vërtetë? Sa më shumë shpenzohen para nëpër reklama kundra duhanit, aq më shumë rritet përdorimi i tij. Duhani dhe alkooli nuk janë të dëmshëm për shëndetin e përdoruesve, por edhe për xhepin e tyre. E sa shpenzohen para në duhan e alkool? Gjithashtu, duhanpirësit i bëjnë dëm edhe personave që gjenden rreth tyre. Bashkshortja e një duhanpirësi është 30% më e rrezikuar për kancer se ajo, e vetë një duhanpirësi etj. Ndërsa, femrat janë më të predispozuara që t`u dëmtohen kordat zanore nga përdorimi i duhanit dhe i alkoolit, thënë shkurt iu trashet zëri. Kohëve të fundit është lansuar edhe bari amerikan kundër duhanit. Sipas hulumtimeve, me ndihmën e këtij preparati gjysma e duhanxhinjëve do të kenë sukses në ndërprerjen e duhanit, ndërsa një e treta e tyre nuk do ti kthehen brenda një viti. Kuptohet se, duhet pasur parasysh se ai është vetëm barë, por jo çudi. Për lënien e këtyre dy veseve (duhanit dhe alkoolit) do t`iu ndihmojë vetëm ajo nëse jeni absolutisht të sigurtë se këto dy vese, do t`i takojnë së kaluarës.


Prodhuesi më i madh në botë i cigareve "Marlboro", shet cigare me sasi të dyfishtë të materjes kancerogjene Nitrosamina (TSNAs), se sa prodhuesit tjerë të cigareve. Testet e qendrës Amerikane për preventivë dhe kontrollë të sëmundjeve treguan se cigaret e këtij prodhuesi Amerikan përmbajnë sasi dy herë më shumë të Nitrosaminës në më shumë se 10 shtete duke përfshirë Japoninë dhe Gjermaninë. Shumica e shkenctarëve thonë se ebde nuk është vërtetuar se sasia a shtuar e TSNAs rrit mundësinë e sëmundjes së kancerit në mushkëri.


Pirja e duhanit më e dëmshme për femrat se sa për meshkujt. Disa shkenctarët Danez konstatuan se vetëm edhe pirja e tri cigareve në ditë mund të rrisë rrezikun nga infarkti. Për gratë të cilat pijnë më shumë se 25 cigare në ditë, rreziku nga vdekja e hershme është katër herë më i madh se sa ato gratë që nuk e pijnë duhanin. Ky rrezik tek meshkujt është dy herë e gjysmë më i madh. Duhani përmban supstanca të cilat dëmtojnë hormonet Estrogjene, e cila mbron nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Rreziku mund të parandalohet vetëm me ndërprerjen e duhanit.


Studime të reja tregojnë se ngjitëset me nikotinë që mbahen në trup për të luftuar vesin e pirjes së duhanit mund të jenë të dëmshme nëse përdoren për një periudhë të gjatë kohe. Studimi u botua në Revistën Nature Medicine dhe thekson se sasitë e larta të nikotinës stimulojnë shtimin e enëve të gjakut që mund të kenë efekt pozitiv për pacientët që vuajnë nga probleme të qarkullimit të gjakut. Por raporti paralajmëron se pasojë e ngjitëseve me nikotinë mund të jenë edhe shtimi i tumoreve kanceroze, si dhe i pllakës që bllokon enët e gjakut. Shkencëtarët amerikanë që zhvilluan këtë studim thonë se njerëzit që përdorin ngjitëse me nikotinë për të luftuar vesin e duhanit, duhet t’i përdorin këto ngjitëse vetëm për një periudhë të shkurtër kohe.


Çfarë ndryshimesh ndodhin tek ata, që braktisin duhanin?

» Shtohet oreksi.

» Funksionon më mirë sistemi i tretjes dhe nuk do të vuani më nga pagjumsia.

» Gjumi do të jetë i thellë dhe i qetë.

» Do të zvogëlohet rreziku i infeksioneve.

» Do të pakësohet lodhja.

» Do të zvogëlohet ngarkesa e mushkërive.

» Do të shtohet aftësia dhe fuqia për punë.

» Do të marrë fund dëmi që shkaktoni familjes dhe shoqërisë.

» Do të shtohet aftësia e të parit.

» Do të rriten energjitë.

» Do të pakësohet dëshira për të pirë pije alkoolike.

» Do të keni një botë shpirtërore të qetë.

» S`do të mbajë më erë të keqe goja juaj.

» Do të pakësohet rreziku i sëmundjes së kancerit të mushkrive.

» Do të ngadalsohet procesi i plakjes.

» Do të shtohet hareja.


Permbledhje ne lidhje me demet e duhanit

Pasojat e dëmshme tek gratë që pinë duhan janë 3 herë më të shumta, sesa te ato të cilat nuk e pinë atë.

Duhani është shkaktari kryesor i shumë sëmundjeve të rrezikshme.

Shterpësia tek gratë që pinë duhan është 10 herë më lartë, se tek ato të cilat nuk pinë.

Pirja e duhanit gjatë periudhës së ushqimit të fëmijës me gji, ndikon që edhe fëmija të pijë duhan kur të rritet.

Ngushtimi i enëve të gjakut, në shumicën e rasteve, është pasoja e pirjes së duhanit.

Kur gruaja shtatëzënë pi duhan, ngadalësohet zhvillimi dhe fëmija lind nën peshën e duhur.

Qelizat e shumimit tek meshkujt që pinë duhan dëmtohet dhe rritet rreth 31% rreziku i kancerit.

Shkaku kryesor i tensionit të lartë është përdorimi i duhanit.


Diçka per hashashin

Kërkimet që janë bërë në Madrid bëjnë të ditur se ata kanë shkatërruar një tumor të pashërueshëm në eksperiment duke përdorur kanabis. Malignant gliomas, një kancer i cili shpejtë mbytë tani për tani nuk ka ndonjë trajtim mjekësor të sukseshëm. Marihuana ka një efekt dramatik, duke i shkatërruar tumorët që janë mjekuar për një periodë prej shtatë ditëve. Një ekip i drejtuar nga Dr. Manuel Guzman nga Universiteti i Madridit tha: " Këto rezultate mund të përmbajnë hapat e parë për një trajtim të ri mjekësorë për disa kancerë".


FH
Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.112 sekonda me 21 veprime.