psikologji.net
Nntor 22, 2014, 07:38:01 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Shteti juridik  (Lexuar 1410 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2985
9006.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« : Tetor 15, 2009, 01:03:04 MD »

SHTETI JURIDIK

Një demokracie liridashëse, e cila pohon bashkëvendosjen e shoqërisë në procesin e formimit të vullnetit politik, i duhet përpunimi juridik. Demokracia dhe shteti juridik përbëjnë një njësi të pandarshme. Nën nocionin "shtet juridik" duhet nënkuptuar të gjitha parimet dhe mënyrat procedurale, të cilat garantojnë lirinë e individit dhe mundësojnë pjesëmarrjen e tij në jetën politike. Shteti juridik paraqet të kundërtën radikale të shtetit policor apo të shtetit arbitrar. Në këta të fundit, individi jeton pandërprerë i kontrolluar "nga lartë", nën kërcënimin permanent të ndërhyrjes policore përmes aparatit të gjithëpranishëm të sigurimit shtetëror. Ai ndjehet gjithnje i kontrolluar dhe i vëzhguar në mënyrë dyshuese, në ç`mënyrë helmohet e gjithë bashkëjetesa njerëzore. Qytetarët asnjëherë nuk mund t`i ikin dorës së shtetit. Ai i cili ngacmon mospëlqimin e pushtetmbajtësit i kercenohet arrestimi dhe denimi, humbja e vendit të punës apo internimi, pa pasur mundësinë e realizimit të kërkesës për një proces të drejtë gjyqësor. Në rast se ai vihet para gjykatësit, atij, gjykatësi i paraqitet në rolin e funksionarit të udhëheqjes politike, pasi që pavarësia e jurispudencës nuk ekziston. Në sisteme të tilla juridiksioni paraqet vetëm një nga nga shumë teknikat organizative me qëllim të bërjes të disponueshëm të "materialit njeri". Në këtë mënyrë, qytetari i thjeshtë nuk ka njohuri nëse qysh prej kohësh ka rënë në sy të pushtetarëve. Vetë kjo pasiguri e ben ate te varur dhe i jep ndjenjën e të qenit jo të lirë. Në anën tjetër, drejtësia në fushën private mund të funksionoj në mënyrë normale — edhe në diktaturë dënohen shkeljet e rregullave të komunikacionit apo vjedhjet. Mirëpo as kjo nuk është e sigurtë. Sepse të gjitha këto norma ligjore zbatohen vetëm me urdhër. Tek e fundit vete diktatori apo partia shtetërore vendos se çfare është ligjore e çfare jo.

Bazimi në drejtësi dhe ligj
Në shtetin demokratik ndërkaq edhe bartësit e detyrave publike të lidhur në drejtësi dhe ligj. Të gjithë janë të njejtë para tyre. Secili ka mundësi t'i mbrojë të drejtat e veta edhe kundër pushtetarëve, edhe nëse instancat politike mundohen t'ia heqin këtë të drejtë. Kjo vlen posaçärisht për të drejtën e shpalosjes së lirë të personalitetit. Ruajtja dhe sigurimi i kësaj të drejte paraqet kuptimin kryesor të shtetit juridik. Për këtë shkak ai kufizon tërë aktivitetin e shtetit në dobi të lirisë së qytetarëve. Zyrat duhet të veprojnë vetëm nëse atyre u është dhënë më parë kompetenca për veprim. Këtë kompetencë ato nuk mund t'ia japin vetë vetes. Një gjë e tillë duhet t'iu jetë dhënë atyre nga kushtetuta dhe ligji. Në këtë mënyrë, shteti juridik është njëkohësisht edhe shtet ligjor dhe kushtetues. Bazimi i autoritetit shtetëror në drejtesi siguron hapësirën e lirisë së qytetarit, sepse ky autoritet duhet të ndërhyjë vetëm nëse është i autorizuar. Një autorizim të tillë mund ta miratojë vetëm përfaqësia e popullit në një procedurë formale dhe në përputhje me kushtetutën. Zbatimin e saj e ruan drejtësia e pavarur. Në këtë mënyrë ndarja e pushtetit dhe shteti juridik bëhen të pandashëm nga njëri-tjetri.
Por ajo që vlen për ndarjen e pushtetit, nuk vlen domosdoshmërisht edhe për shtetin juridik. Ai në asnjë mënyrë nuk duhet kuptuar vetëm si institucion i kufizimit të kontrollit të shtetit. Ashtu si ndarja e pushtetit, e cila e bën shtetin më të kapshem dhe më të hapur për qytetarin, edhe shteti juridik i jep shtetit vëllimin dhe formën, të cilat i japin mundësinë qytetarit të bëjë një llogaritje paraprake  të veprimit të shtetit dhe të përgatitet për një gjë të tillë. Individi mund të ndikojë në mënyrën e vet dhe të padetyrur në rregullimin e jetës politike vetëm në rendin shtetëror të rregulluar nga kushtetuta dhe ligjet.
Që të dyja qëllimet, mundësimi i aktivitetit demokratik dhe sigurimi i të drejtave të njeriut janë të varura në të njëjtën masë nga synimet e shtetit juridik. Të dyja këto aspekte duhen mbajtur gjithnj? parasysh kur argumentohen procedurat e shtetit juridik, të cilat mund të përmblidhen në katër parime themelore.

Parimet themelore

Pavarësia e drejtësisë
Kushtetuta shtetërore-juridike e një shoqërie bazohet së pari posaçërisht mbi pavarësinë e institucionale të zbatimit juridik. Në raportin e tij me pushtetet e tjera duhet të mbizotërojë ndarja më strikte e pushteteve. Ekzekutivit, njëlloj si legjislativit duhet t'i jepet mundësia e ndërhyrjes apo e ushtrimit të presionit në punën e gjykatësve. Pavarësia individuale për gjykatësin do të thotë se ai nuk mund të largohet apo të ndërrohet nga funksioni i tij pa dëshirën e tij. Ai mund të largohet nga detyra e tij vetëm në rast të largimit të qartë nga drejtësia apo në rast të korrupsionit, dhe atë vetëm përmes një procedure të veçantë gjyqësore. Pavarësia objektive i garanton gjykatësit që gjatë kryerjes së detyrës së tij, të mos jetë i nënshtruar ndaj asnjë direktive. Ai ka për detyrë t'i shërbej? vetëm ligjit dhe drejtësisë, e këtë ai duhet ta interpretoj pa qenë i urdhëruar gjatë marrjes së vendimeve të tij nga prokuroria, qeveria apo nga një gjykatë tjetër e lartë.

Pavarësia e gjykatësve sjell pavarësinë e juridiksionit vetëm pas sigurimit të monopolit të gjykatësve gjatë zbatimit juridik. Sepse vendimi për pafajësi i një gjykate nuk ngre peshë nëse personi i liruar mund të arrestohet dhe burgoset prapë nga policia, siç ka ndodhur shpesh gjatë sundimit të Hitlerit dhe siç ndodh ende në pjesë t? tjera të botës. Në këtë mënyrë, qeveria ushtron praktikisht një pushtet të vetin penal përballë gjyqësorit. Në shtetin juridik nga ana tjetër, çdo heqje lirie dhe çdo ndërhyrje e policisë në sferën është e kushtëzuar me autorizimin gjyqësor. Për këtë arsye, shteti funksional juridik, gjatë arrestimeve dhe bastisjeve të shtëpive njeh vetëm vendimet gjyqësore, dhe i jep çdo të akuzuari të drejtën e rregulluar qartë për marrje në pyetje nga ana e gjykatësit dhe t? drejt?n p?r dëgjim juridik.

Zhvillimi i shtetit juridik
Në shtetin modern juridik askush nuk duhet të gjykojë në dobi private. Për këtë arsye, palët në konflikt, që prej kohësh janë munduar që mbi konfliktin e tyre të gjykojnë gjykatës të pavarur. Kjo vlente veçanërisht për kundërshtimin mes qeverisë dhe nënshtetasve të saj. Kërkesa për pavarësinë e gjykatësve dhe monopolin e tyre gjatë zbatimit juridik, historikisht ka qenë një ndër kërkesat e para dhe më urgjente, me të cilën nënshtetasit u ngritën në luftën e tyre për liri individuale kundër përpjekjeve të princërve për krijimin e një gjykate të varur prej tyre. Në këtë angazhim u vunë bazat e shtetit të sotëm juridik. Dokumentet më të reja të historisë kushtetuese britanike, jo rastësisht merren me vërtetimin e përsëritur të të drejtave për liri të shtresave dhe me sigurimin e tyre përmes të ashtuquajturit "rule of law". Me këtë synohej mundësimi i sundimit të ushtruar përmes gjykatësve të pavarur i drejtësisë kundrejt pretendimeve apsolutiste për pushtet të mbretit. Këtij qëllimi i shërbyen edhe e ashtuquajtura Magna Charta Libertatum e vitit 1215 dhe para së gjithash Habeas Corpus Act e vitit 1679, e cili parasheh në mënyrë rigoroze marrjen në pyetje të të arrestuarve nga ana e gjykatësve brenda një afati të caktuar kohor.

Siguria juridike
Me pavarësinë e gjykatësve përshkruhet vetëm një nga kushtet e shtetit juridik. Ai bazohet në parimin e përgjithshëm, sipas të cilit i gjithë aktiviteti i shtetit është i matshëm dhe i përllogaritshëm. Siguria juridike mund të ekzistoj? vetëm atje, ku qytetarët janë plotësisht në dijeni se çka guxon të bëj shteti dhe për çka janë vetë përgjegjës. Këtu bën pjesë parimi themelor i shtetit juridik, sipas së cilit askush nuk guxon të dënohet pa bazë ligjore — nulla poena sine lege — dhe ndalimi jo më pak fundamental i lidhur me këtë i ligjeve me ndikim prapaveprues. Përkrah ndallimit të ligjeve me ndikim prapaveprues paraqitet për të njejtin shkak edhe parimi i qartësisë së ligjeve. Nenet e paqarta janë të palejueshme në shtetin juridik sepse ata shkatërrojnë sigurinë juridike.
Nevojat e shtetit juridik kërkojnë për këtë arsye një kujdes të caktuar kundrejt të gjitha të ashtuquajturave nocione të papërcaktuara juridike. Edhe pse në fakt asnjë ligjvënie nuk mund t`i shmanget ballafaqimit me nocionet e përgjithshme si "besnikëri dhe mirëbesim" apo "normat e mira morale", nocioni i njohur tragjik "ndjenja e shëndoshë e popullit", i përdorur në të legjislacionin nazist tregon se çfarë roli të tmerrshëm mund të luajnë nocione të tilla të paqarta në juridiksionet arbitrare. Një ligjvënie e detyruar ndaj shtetit juridik do të përpiqet për këtë arsye gjithnj? për arritjen e një precizioni sa më të madh. Për të plotësuar kërkesat e këtij precizioni, shpesh do të hiqet dorë nga formulat e shkurtra, nëse përmes tyre do të rrezikohet qartësia. Sepse vetëm në këtë mënyrë mundësohet ruajtja e sigurisë juridike. Nga kjo nuk mund të heqë dorë asnjë shtet demokratik, i cili dëshiron t'u mundësoj? qytetarëve të tij një veprim të lirë maksimal.

Ligjshmëria e administratës
Matja dhe mundësia e llogaritjes paraprake e veprimit shtetëror si parakusht elementar i shtetit juridik kërkon lidhjen e qeverisë dhe administratës në ligje. Çdo akt shtetëror duhet të ketë bazë ligjore, bazë kjo e cila nga ana e saj duhet të jetë e legjitimuar në mënyrë demokratike. Sipas parimit të ligjshmërisë së administratës, kjo e fundit guxon të veproj vetëm brenda kornizave, të cilat asaj ia ka hapur shumica parlamentare. Kjo natyrisht se nuk do të thotë, se çdo akt i veçantë i administratës duhet argumentuar me një vendim të prerë ligjor. Ndërtimet në qytet të një prefekti të zellshëm apo kryetarit të komunës, apo puna krijuese e një udhëheqësi të një qendre rinore nuk urdhërohen nga asnjë ligj. Por korniza e autorizimit ligjor dhe e kompetencave duhet të jetë e përcaktuar. Shteti juridik nuk përjashton vetëpërgjegjësinë krijuese të administratës. Por në rastin e një përplasjeje, përparësi kanë ligjet, jo dinamika individuale.

Gjykata administrative
Parimi i ligjshmërisë së administratës kërkon dëshminë e përhershme të respektimit të ligjit. Fillimisht, këtë detyrë kontrolluese Monteskie ia dha parlamentit. Ky kontroll ndërkaq më vonë u tregua edhe më i efektshëm nëpërmjet gjyqësorit. Zgjerimi aq i madh i administratës në shtetin modern social e bëri të domosdoshëm edhe zgjerimin dhe pavarësimin gjithnjë e më të madh të Gjykatsë administrative. Asaj mund t'i drejtohet me ankesë çdo qytetar i cili ndihet i dëmtuar nga një akt i caktuar administrativ dhe ta detyroj? në këtë mënyrë rishqyrtimin e tij (...). Qëllimi i kësaj rregulloreje qëndron në faktin se preokupimi i zyrtarit administrativ për rishqyrtimin e mundshëm gjyqësor pengon mendjelehtësinë e tij gjatë marrjes së vendimeve. Në rast se ndodh një gjë e tillë, atëherë nisin procese, të cilat shpesh vazhdojnë gjatë, sepse konflikti mund të kalojë si në gjyqësinë e rregullt në tri instanca.

Vështirësitë e shtetit juridik
Ky zhvillim i shtetit modern juridik është kritikuar shpesh nëpërmjet etiketimit të tij si "shtet i rrugës gjyqësore", duke synuar në këtë mënyrë v?njen në pah të plogështisë së mënyrës procedurale të shtetit juridik, e cila, sipas kritikave në fjalë, i hapë derën sherreve dhe pengon harenë e zyrtarëve gjatë marrjes së vendimeve. Këto kritika duhen marrë parasysh, sepse ato e bëjnë të qartë kufijtë dhe çmimin e shtetit juridik: Kontrolli gjyqësor i veprimit administrativ bazohet në kushte të rëndomta para së gjithash mbi kontrollin e rregullave të përcaktuara të procedurës dhe kompetencave. Respektimi i afateve, pjesëmarrja e të gjithë të prekurve apo marrja parasysh e rregullave tjera formale qëndrojnë në plan të parë të proceseve gjyqësore, ndërsa përmbajtjet faktike të rastit në radhë janë të rishqyrtueshme vetëm në kuptimin e një keqpërdorimi të rëndë të lirisë së vlerësimit. Në shumë procese p.sh. kundër vendimeve në shkollë për notat apo për të kaluar klasën, nga gjykatësit gjithnj? është marrë parasysh liria pedagogjike e mësuesit gjatë vlerësimit të dijeve të nxënësve, është kontrolluar përdorimi formal, plotësimi i konferencës për vlerësimin e notave, parashtrimi me kohë i detyrave shkollore me shkrim apo mënyra, si mësuesi ka arritur në vënien e një note të tillë. Tendenca n? rritje e prindërve për sjelljen para gjyqit të vendimeve shkollore ka shkaktuar formalizimin dhe ligjësimin e vlerësimeve shkollore, të cilat, parë në këndvështrimin pedagogjik, janë shpesh kontraproduktive, por që tekefundit janë çmimi i domosdoshëm i nënshtrimit të të gjitha vendimeve shtetërore ndaj kontrollit gjyqësor - e notat në shkollë përcaktojnë shpesh edhe mund?sit? e tjera në jetë.
Shteti i rrugës ligjore dhe ligji mbizotërojnë edhe gjatë proceseve të diskutueshme për ndërtimin e aeroporteve, centraleve bërthamore apo autostradave, impianteve për përpunimin e mbeturinave apo zonave industriale. Ato shpesh kanë shkaktuar zvarritje dhe jo rrallë edhe shtrenjtimin e dukshëm të projekteve apo edhe dështimin e tyre. Këtu nuk duhet përmendur se procese të tilla, shpesh janë të lidhura me shpenzime të mëdha për pjesëmarrësit, kështu që "qytetari i thjeshtë" që nuk ka mundësi të paguaj? avokatë të mirë apo vlerësues të shtrenjtë, bie shpesh në pozita tepër të disfarvorshme, në rast se pretendimi i tij i ligjshëm nuk është absolutisht i qartë. Natyrisht që shteti diktatorial mund të veprojë më shpejt dhe në mënyrë më të përshtatshme. Gjatë vendosjes së ndërtimit të rrugëve, atij nuk i duhet të dëmshpërbleje në bisedimet e mërzitshme dhe procedurat formale pronarët e tokës. Por pikerisht ky efektivitet më i madh përmban në vete rreziqe masive për lirinë e qytetarit. Ai që dëshiron mbrojtjen e shtetit juridik e në këtë mënyrë edhe sigurimin e lirisë dhe barazisë, duhet të pajtohet me plogështinë, e madje edhe me ekzistencën e mundësisë së keqpërdorimit të shtetit të rrugës ligjore dhe ta paguajë çmimin për ligjësimin e raporteve tona të përditshme. Me këtë pra nuk duhet kërkuar heqja e shtetit juridik, por së uljen e çmimit të tij.

Gjykata kushtetuese
Shteti juridik, per hirë të demokracisë përcakton një serë mënyrash procedimi dhe mundësi kontrollimi, të cilat instancave publike i japin përmasat dhe formën. Ai lidh politikën në ligjin dhe të drejtën, vë të gjitha shprehjet e pushtetit nën kontroll gjyqësor  dhe siguron në këtë mënyrë lirinë e qytetarëve. Ata ai nuk i detyron të nënshtrohen, por llogaritë në bashkëpunimin e tyre vullnetar. Kjo shpesh mund të jetë e papërshtatshme për qeverinë dhe administratën, megjithatë procedurat e komplikuara të shtetit modern juridik nuk duhet te refuzohen dhe te diskreditohen si diçka formale, edhe pse, siç shkruan Tokvil, "njerëzit qe jetojnë në kohëra demokratike... nuk e vënë re lehtë dobinë e formave; ata i trajtojnë ato me një përbuzje instiktive ... Format nxisin përçmimin, e shpesh edhe urrejtjen e tyre. Të orientuar më tepër në shijim te lehtë dhe të shpejtë, ata i pengon çdo barrierë që pengon realizimit e shpejtë të dëshirave të tyre; edhe zvarritja më e vogël i pengon. Ky qëndrim që reflektohet edhe në jetën politike, i nxit ata kundër formave, të cilat shtyjnë apo pengojnë realizimin e planeve të tyre. Por pikerisht ajo që njerëzit e konsiderojnë si të metë të formave të demokracisë e bën atë aq të dobishme për lirinë, sepse merita e saj kryesore është se ajo sherben si shtyllë kalimi mes të fuqishmeve dhe te dobtëve, mes qeveritarëve dhe të qeverisurve, duke e ndaluar njërën palë dhe duke i dhënë palës tjetër kohë për të menduar. Format bëhen edhe më të domosdoshme sa më i madh dhe i fortë që të jetë sovrani dhe sa më i papërfillshem dhe i dobët të bëhet individi. Ne kete menyre, per popujt demokratikë, format jane vetvetiu më të rëndësishme se sa për popujt e tjerë."
Sidoqoftë do të ishte gabim po të bëhej përkufizimi i shtetit demokratik duke u nisur vetëm nga rregullat dhe parimet e tij formale. Sepse derisa ligjvënësi të mund të inkuadrohet në mënyrë të pakufizuar, edhe ligjësia e administratës mbetet vetëm një parim formal. Kjo bën që p.sh. që një ligj i aprovuar në mënyrë të drejtë formale të heqë të drejtat themelore dhe parimet themelore të shtetit juridik, siç ishte rasti me ligjin e autorizimit të vitit 1933. Në këtë mënyrë do të hiqeshin në fakt të gjitha garancitë e shtetit juridik. Për këtë arsye, keqpërdorimi i mundshëm i të drejtës ligjvënëse të parlamentit duhet penguar duke i dhënë përparësi kushtetutës përballë ligjit. Edhe legjislativi bazohet në vlerat themelore të rendit kushtetues. Në shtetin juridik, respektimin e tyre e kontrollon gjykata kushtetuese. Në këtë mënyrë ajo përbën thelbin e çdo shteti juridik. Ekzistenca e saj tregon se hapësira e veprimit e vendimeve politike duhet të përputhet me të drejtat e shoqërisë. Sidoqoftë edhe bazimi i instancës ligjvënëse në kushtetutë nën kontrollin e gjykatës kushtetuese do të mbetej për aq kohë formal, sa kohë ligjvënia përpiqet të ndryshojë kushtetutën (në kushte të rëndomta shumica prej dy të tretave t? votave në parlament), për shkak te kompetencave të saj në ndërrimin e kushtetutës do të ishte në gjendje të shfuqizonte parimet dhe mënyrën e procedimit të shtetit juridik dhe bashkë me to edhe të drejtat themelore të qytetarëve.

Sovraniteti i popullit dhe shteti juridik
Por ai që te shteti juridik sheh më shumë se sa personifikimin e procedurave formale, e kupton atë edhe si madhësi vlerash, si shtet të barazisë dhe lirisë, do ta lidhë edhe ligjvënësin që përpiqet të ndryshojë kushtetutën e në këtë mënyrë edhe vetë sovranitetin e popullit me vlerat themelore të çdo rendi paqëdashës kushtetues. Sepse edhe një shumicë aq e madhe duhet të njohë kufijtë e saj. Në idenë mbi shtetin juridik, parimit dinamik, sipas së cilit vlen vullneti i popullit, parimit demokratik të vendosjes së shumicës, i shtohet njëkohësisht edhe një parim tjetër statik, vetëm pas plotësimit të të cilit sigurohet realizimi i lirisë së individit dhe mbrojtja e pakicave, e kështu edhe e demokracisë. përmes shtetit juridik dokumentohet që demokracia bazohet mbi botëkuptimet e përbashkëta dhe pajtimin e të gjithë qytetarëve për respektimin dhe ruajtjen e të drejtave themelore. Vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet ekzistenca e saj afatgjatë.

[Nxjerrë nga: Waldemar Besson/Gotthard Jasper, Das Leitbild der modernen Demokratie. Bauelemente einer freiheitlichen Staatsordnung, Bonn 1990]
« Ndryshimi I Fundit: Tetor 15, 2009, 05:47:41 MD nga J@mes » Identifikuar

Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.116 sekonda me 21 veprime.