psikologji.net
Prill 16, 2014, 06:20:21 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1] 2   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Përshkrimi psikologjik e fiziologjik i frikës dhe ankthit  (Lexuar 25659 here)
0 Anetare dhe 2 Vizitore po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2802
7483.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Tetor 16, 2009, 10:49:26 PD »

Mjaft njerez shfaqin shqetesime te ankthit dhe veçanerisht mosha e pare adulte qe perkon me moshen 20 vjeçare, por duhet thene se keto shqetesime perfshijne edhe moshat e tjera.

Gjate momentit qe njerezit perjetojne ankth, frike kjo gje nese eshte ne nivele te larta mund te shoqerohet me nje seri simptomash si:

Veshtiresi ne frymemarrje
Gjendje te ftohti ose te nxehti
Rrahje te shpejta zemre ose rendim zemre
Mpirje ose mornica
Ndjenje mbytjeje
Ndjenja jo te verteta te pergjithshme
Djersitje
Marrje mendsh, te fiket
Dridhje
Frike nga vdekja
Te vjella ose shqetesime te tjera trupore/fiziologjike
Frike nga humbja e kontrollit ose frike se mos çmendesh
Dhimbje kraharori apo gjendje jo rehatie

Nese verehen keto simptoma kemi te bejme me nje rast te paster çrregullimi te ankthit. Me konkretisht me nje çrregullim paniku i cili ne shumicen e rasteve eshte i shoqeruar me agorafobi ose me ndonje fobi specifike si psh fobi sociale.

Me poshte kemi disa fragmente te njerezve te cilet shfaqin simptomat e lartepermendura:

Citim
Frika me e madhe ne jete per mua eshte vdekja.
Para nje muaj isha duke ecur ne autobus dhe po mendoja per vdekjen dhe jeten pa mua dhe pas nje gjysem kalova nje rrahje te shpejte te zemres dhe shkova ne urgjence.Qe atehere e kam kaluar disa here momente rrahje te shpejta zemre dhe kam shkuar disa here ne urgjence.Kam akoma frike se mund te vdes.
Sa here trembem nga dicka kontrolloj zemren dhe koken se kam frike nga ndonje rrjedhje gjaku ne tru.Zemra me ka dale shume mire por perseri kam frike.Psikiatri dhe neorologu me ka thane se e ke nga stresi dhe do te kaloj por une perseri kam frike.Ato me thone se nuk vdes nga stresi.Si mund ta kaloj?Kerkoj ndihme te menjehershme?Faleminderit per mirekuptimin.

Citim
Une jam 20 vjec por ai mendim me ka ndjekur gjithmone gjate jetes ne ambiente mbytese apo kur nuk kishe energji elektrike,por kisha kohe qe nuk e mendoja se sa here i futesha atij mendimi kisha frike se mund te me linte ndonje pasoje ne sistemin nervor dhe sot ne moshen 20 vjec ma dha me nje takikardi me duket se quhet(rrahje shume e shpejt e zemres)por per kardiologun nuk ka probleme.Por qe ate dite cdo dite mbaj mendjen here te pulsi e here tek dhimbja e kokes.Kerkoj mendimin e nje qe mund te kete kaluar stres te nje shkalle qe po e kaloj une dhe te me tregoj se si e ka kaluar?

Citim
Nuk kam pare njerez te vdekur bile para se te semuresha shihja filma horror pa problem,shihja duke vrare kafshe pa problem por problemi eshte se nuk mund ta konceptoj boten pa mua dhe me duket se une jam qendra e gjithckaje dhe kur te vdes une Huh?Huh?Huh?Huh?Huh??kjo pikpyetje me ka semure.Dhe tani jam fiksuar pas cdo dhimbje qe ndjeje,trembem shpejt(gje qe nuk ndodhte me pare).

Kemi te bejme me nje rast çrregullimi paniku sepse, kemi nje ose me shume atake paniku te papritura periodike si dhe karakteristike eshte shqetesimi i vazhdueshem mbi perjetimin e atakeve te tjera, shqetesim mbi pasojat e atakeve, rrahje te shpejta te zemres, frike nga vdekja, humbja e kotrollit, etj.

Shfaqja e ankthit ne situata te caktuara ne te cilat ikja eshte e veshtire/siklteshme/e pamundur ose ne te cilat ndihma mund te mos jete e mundshme gjate perjetimit te atakeve te panikut te papritur ose te ndikuara nga situata me bejne te mendoj se çrregullimi i panikut nuk eshte i vetem por i shoqeruar me agorafobi.
Frikerat agorafobike tipike perfshijne: te qenit vetem larg shtepise, te qenit vetem ne nje vend te erret, te qenit ne nje turme ose radhe, te qendruarit ne nje ure apo te udhetuarit me autobus, tren ose makine, etj.

Nese raste te tilla trajtohen nga nje psikolog kjo do te behet nepermjet psikoterapise se njohjes dhe te sjelljes. Kjo lloj terapie eshte nder me rezultativet dhe efikaset per kete lloj çrregullimi. Me shume mundesi si fillim klienti ploteson ose i pergjigjet pyetjeve ne forme pyetsori apo interviste. Shume rendesi kane detyrat e shtepise qe do te rekomandohen nga terapisti.

Vetemonitorimi eshte i domosdoshem ne kete rast. Kjo do t'ju ndihmoj qe ju te shikoni problemin tuaj me vetedijshmeri dhe ne menyre me objektive. Vetemonitorimi nuk eshte gje tjeter veçse mbajtja shenim e te gjitha episodeve shqetesuese qe mund te keni gjate dites, kohezgjatja, shpeshtesia e tyre, niveli i frikes nga 0 deri ne 8. Ju gjate çdo episodi frike apo ankthi duhet te mbani shenim duke e shoqeruar nivelin tuaj te frikes me nje numer nga 0 tek 8-ta. Duhet gjtihashtu te regjistroni te gjtiha simptomat qe identifikoni ne momentin e shfaqjes se ketyre atakeve edhe gjate ndonje episodi ankthi apo frike.

Nje tjeter metode efikase eshte ritrajtimi i frymemarrjes e shoqeruar edhe me relaksim muskular. Ndryshimet respiratore provokojne frike, ankth. Ne kete menyre mbajtja e frymes (sa te jete e mundur) e shoqeruar me pas me nje ç'tendosje te muskujve do ishte e dobishme.

J@mes - Psikologji.net
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2802
7483.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #1 : Tetor 16, 2009, 10:55:07 PD »

Ankthi qe shfaqet nuk eshte gje tjeter veçse nje pergjigje ndaj rrezikut apo kercenimit. Si te thuash ne momentin qe perjetohen atake paniku e simptoma te tjera keto krijohen pikerisht sepse detyra/qellimi i pare i ankthit (diçka psikike) eshte te mbroje organizmin nga rreziqet. Kjo forme kryen fuknksionin e nje sistemi mbrojtes.
Ne momentin qe perceptohet rrezik, truri i dergon mesazhe sistemit nervor autonom, i cili ka dy dege: SN simpatik dhe parasimpatik. Keto kontrollojne energjine trupore si dhe e pergatisin trupin per veprim/aksion. SN simpatik pergatit trupin duke leshuar energji per veprim ndersa SN parasimpatik eshte rregullator.
Te perqendrohemi te SN simpatik. Eshte pikerisht ky sistem i cili ne momentin qe aktivizohet perfshin gjithçka ose asgje, qe do te thote se pergjigjen te gjitha pjeset, pra, kur ai aktivizohet shfaqen te gjitha simptomat ose asnje.

Nga ky arsyetim dalim ne shpjegimin se pse gjate atakeve te panikut tek njerezit perfshihen nje mori simptomash dhe jo vetem nje.

Ne momentin qe aktivizohet SN parasimpatik (i cili ka efekte te kunderta me ate simpatik) normalizon ankthin dhe restauron ndjenjat e qetesimit. Pra SN parasimpatik eshte nje mbrojtes i brendshem i cili nuk lejon qe ankthi te vazhdoj pergjithmone deri ne nivele demtuese.

Duke qene se gjate aktivizimit te SN simpatik sekretohen disa kimikate nga gjendra adrenale ( adrenalina dhe noradrenalina) ne momentin qe qetesoheni mund te vazhdoni te ndjeheni i shqetesuar edhe per pak kohe. Kjo ndodh sepse kimikatet e lartepermenduara vazhdojne te qarkullojne ne sistemin tuaj dhe kjo eshte arsyeja pse duhet edhe pak kohe qe ju te normalizoheni plotesisht.

Nga ana tjeter, eshte pikerisht SN simpatik ai qe rrit rrahjet e zemres dhe shton shpejtesine e qarkullimit te gjakut duke bere ne kete mundur furnizimin me oksigjen. I gjithe ky proçes pergatit organizmin ndaj pergjigjeve perballje-ikje e cila nga ana e saj aktivizon te gjithe metabolizmin trupor. Kjo eshte arsyeja e shfaqjes se te gjitha atyre simptomave qe kemi permendur.

Problemi jone eshte qe nuk e pranojme dot te mos kemi pergjigje per gjithçka. Kjo gje ndodh edhe me ty. Pra ti mendon, nese asgje e jashtme nuk me ben te ndihem ne ankth, atehere ka diçka qe nuk shkon tek une.
Ne kete moment truri shpik disa shpjegime/fiksime te tipit "jam duke vdekur ose po çmendem".
Duke qene se truri kerkon nje pergjigje ndaj rrezikut dhe kete nuk e gjen nga jashte sepse nuk ka, atehere ai kerkon nga brenda dhe shpik nje rrezik te tipit "jam duke vdekur", etj.

Duke qene se njerezit i perjetojne keq simptomat fizike qe ju shfaqen gjate atakeve te panikut atehere keto jane kthyer ne sinjale demtuese dhe kercenuese dhe kjo eshte arsyeja pse ata reagojne frikshem sa here qe ato shfaqen, sepse e lidhin kete gje me eksperiencat e meparshme. Kjo mund te sjell qe edhe gjate nje aktiviteti fizik apo edhe ne rast se djersisin mund te ndodh qe te perjetojne panik.
Asgje nga keto nuk duhet t'ju shqetesoj sepse sikunder e kam permendur edhe me siper te gjitha keto simptoma jane nje reagim i organizmit ndaj pergjigjes perballje-ikje, si rezultat nuk jane aspak te demshme per organizmin tuaj. Ne momentin qe ju do te ndergjegjesoheni se keto simptoma nuk jane te demshme atehere ju nuk do te perjetoni me atake paniku.

Ushtrime si mbajtja e frymes 30sek ose sa te keni mundesi gjate momenteve qe perjetoni ankth si dhe relaksim i muskujve 60sek ju bejne mire.


Persa i perket medikamenteve si: xanax(alprazolam), tavor, rivontril, si dhe Elpram, citalopram, Escitalopram jane benzodiazepina te cilat futen ne grupin e SSRI evolutive ose me shqip jane medikamente qe ndihmojne dhe rregullojne shqetesimet e humorit te ankthit, e shume te tjera. Jane te rekomandueshme gjithmone me konsulten e psikiatrit per te luftuar simptoma te lehta depresive si dhe çrregullime te panikut. Dozat e rekomandueshme jane 20-40mg. Jane nder medikamentet me te fundit dhe rrjedhimisht me me pak efekte anesore se çdo medikament tjeter. Keto medikamente mund te japin rezultate te dukshme pas 15-20 diteve. Nje permiresim i dukshem ne me pak se 15-20 dite vjen si rezultat i "efektit placebo".

J@mes - Psikologji.net
Identifikuar


Anita
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 3
24.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Anita

Shiko Profilin
« Pergjigje #2 : Prill 06, 2010, 01:56:04 MD »

Pershendetje une jam 19 vjeqare, per vete nuk kam probleme me ankthin, por ajo qe me shqeteson eshte se nuk di si ti ndihmoj te dashurit tim i cili i ka 23 vjet por, qe nga janari ka pasur probleme me ankthin dhe ende vazhdon ta kete por, e perballon shum me lehte se ne fillim. Kur flasim e shof qe di se si te veproj apo ta menaxhoj, me thot se une kam nevoj vetem te bisedoj me dike qe me fjale te ma heq, apo te ma humb mendjen qe atje. Por une qe nuk kam pasur asnjeher pervoj nuk di qe si ti ndihmoj se qfar ti them rreth asaj(ankthit)?.. Ju lutem te me ktheni pergjigje dhe shpresoj qe ta kem ndihem tuaj
Identifikuar
Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2970
8858.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« Pergjigje #3 : Prill 07, 2010, 05:09:38 PD »

Pershendetje Anita dhe miresevjen mes nesh.

Qe te japim ne ndonje mendim si une ashtu edhe antaret , mire do ishte po qe se i dashuri juaj te inkuadrohej  vete ne forumin tone ne menyre qe te na pershkruante pak me mire se c'ndjen pra te na pershkruaj ai vete gjendjen e tij ne menyre qe te kemi me te lehte edhe vete ne.

Me respekt

Eriona
Identifikuar

Anita
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 3
24.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Anita

Shiko Profilin
« Pergjigje #4 : Prill 08, 2010, 06:46:19 MD »

pershendetje ju kerkuat qe vet te jap pershkrimin e asaj qe jam duke e kaluar..
naten e vitit te ri piva shum alkohol te them te drejten e teprova,ne ndikim te alkoholit patem edhe ni problem me disa djem tjer nuk ishte rahje e madhe por tollovi e ma shum kercnime,at nat ishte edhe vllau im aty dhe frika ime qe atij do ti ndodh diqka e keqe,kja tut me percolli disa dit,pas ni jave pash ni ender nuk mu kujtohet qa ishte por u zgjova me sulm paniku te nesermen u zgjova me ni zymtesi shum tmadhe nuk e dija qka po ndosh,kisha ndjenjen qe nuk u ndisha rahat nlikur time sikur shpirti e trupi jan ndar,mendova qe po qmendem,shkova meniher te psikologu aj me dha xanax ,une ato i perdora disa dit po mendova qe nuk kam nevoj per to dhe nuk i perdora me. por gjethmon mbas mndjekte aja zymtesija sikur e gjith bota kishte ndryshuar, ne muajin e par kisha sulme me te shpeshta te panikut, tash nuk kam problem me sulme paniku hera e mbramt qe kam pasur ka qen para ni muaji.problemi qe kam tash esht qe kam frig te madhe qe mund te bije ne depresjon te fell,kam frig po ashtu nga skizofrenija. si mund te dal nga kjo gjendje,si ti mposhti mendimet e kqija dhe a osht normale periudha kohore qe jam me ankth flm per mirkuptim
Identifikuar
Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2970
8858.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« Pergjigje #5 : Prill 09, 2010, 05:54:45 PD »

Përshendetje për ju ,dhe faleminderit qe zgjodhet portalin tonë për të shprehur atë që i’u shqetëson.

Unë më poshtë po jap mendimin tim sa i përket gjendes suaj.
Mendoj që e gjitha kjo tek kjo është paraqitur nga friga e madhe që keni përjetuar atë natë dhe natyrisht truri  në atë formë e ka perceptuar dhe ka reaguar në atë formë,është normale që pas një skene të tillë të paraqiten ëndrrat pas një gjëje të tille frige që keni ndjerë.
Pasi edhe vetë thoni që nuk keni probleme me ankthin kjo është një SUKSES për ju i madh andaj mendoj që nuk i’a vlen të shqetësoheni ,veqse të largoni mendimet e këqija që i’u preukupojnë;
Mendoni të gjitha gjërat pozitive që keni pranë vehtes,të gjitha të mirat që keni kultivuar i keni pranë,nuk ia vlen që për disa momente  të përjetuara të jetoni ne frigën  se mos  ndodh përseri thjesht jetoni në qetësi në harmoni me benefitet që siguroni.

Ju jeni ai që vendosni se si do jetoni duke mbjellur mendime pozitive tek vetja juaj mund të dilni nga kjo situat vetem me Pozitivitet ,dhe kurajo…

FORCA…!!


Me respekt
Eriona
Identifikuar

Anita
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 3
24.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Anita

Shiko Profilin
« Pergjigje #6 : Prill 09, 2010, 09:13:10 PD »

Perseri pershedetje nga une dhe ju falenderoi shum per pergjigjen tuaj.
Por desha qe tju them edhe diqka une sado qe po mundohem te mos kem probleme me ankthin, ndihem shum quditshem dhe nuk kam fare dispomin edhe pse i kam tegjita te mirat ne jete, desha ta di a eshte normale kjo qe te vazhdoj te ndihem keshtu prej janarit, a eshte normale te zgjat kaq shum ??.. Dite te mbare
Identifikuar
Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2970
8858.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« Pergjigje #7 : Prill 09, 2010, 09:26:39 PD »

Pershendetje ..

Kurre truri perjeton nje frige momentale te castit ,natyrisht se perceptimi eshte i gjate dhe jo lehte sado qe te jete periudha kohore e gjate apo e shkurter me ane te mendimeve qe kultivoni ju ,varet edhe disponimi juaj.
Thjesht mendoni se ishte nje sfide me shume per ju ,tani e tutje vazhdoni ne normalitet pa frige me harmoni e lumturi ,e sa i perket ceshtjes se disponimit fundja te gjithe ne ndojher e kemi ne minimum...
Rrini me njerzit qe i doni qe u ofrojne dashuri  ne ambijente te hapura ajer te paster ...jetoni i qete ..

Cdo gje eshte e mundur nese egziston vullneti i mire e mbi te gjitha Vetebesimi..

Respekte
Eriona
 
Identifikuar

eklips
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2
16.00 Kredite

View Inventory
Send Money to eklips

Shiko Profilin
« Pergjigje #8 : Gusht 16, 2010, 06:27:06 MD »

pershendetje stafi.....ju komplimentoj per punen qe beni.... po ju them me poshte gjendjen time shendetesore:                                 kam gati nje vit e gjysem qe vuaj nga crregullimet e ankthit......te cilat jane ne nje shkalle serioze.....aktualisht psikiatri im me kuron me citalopram 1 amuple 20mg ne dite dhe boronex nje ampule 10 mg ...por ajo qe dua te them eshte se gjste dites kam luhajtje te humorit te vazhdushme te cilat shoqerohem me te gjtha simptomat fizike qe ju keni pershkruar per ankthin me lart.... sa ngrihem ne mengjes kam ndjsine e te vjellit e cila me shoqeron ne te shumten ekohes gjate gjithe dites..... mendime te tilla si i paafte per te bere punen qe bej...mendime negative...humbje oreksi .....madje dhe luhatje te impotences sexuale......... ajo qe dua te nenvizoj eshte se ne fillim kur mu shfaq kjo semundje  me erdhi e para impotenca sexuale ... nuk isha me ne gjendje per te patur nje ereksion...e cila zgjati per shume kohe ..... pastaj u shoqerua me te vjella gjate gjithe dites ddri ne dridhje trupi...shpime te supeve dhe djegie te tyre.... ulje te tensionit...pagjumesi....anoreksi totale..... sipmtoma te cilat nuk i kisha hasur me pare ... vetem ne ndonje rast te vecante stresant ....qe kur isha i stresuar vetem villja dhe djersia shume ne sqetulla.... tani qe po ju shkruaj pas nje viti e gjysem jam ne perdorim te ilaceve qe theksova me lart... por perseri kam shqetesime trupore.........       vazhdoj te vuaj ende nga mungesa e ereksionit.....(impotence)  kam atake paniku gjate gjthe dites.. fjendje te perzier te stomakut.....dhe djeresi ne sqetulla shume fare pothuaj gjate gjithe dites.....( nuk mund te mbaj nje bluze me shume se dy ore).... ju faleminderit dhe pres pergjigje                                                             
« Ndryshimi I Fundit: Gusht 16, 2010, 06:42:34 MD nga eklips » Identifikuar
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2802
7483.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #9 : Gusht 17, 2010, 03:22:35 PD »

Pershendetje Eklips!

Dhimbjen te kokes, te perzier (sikur te vjen per te vjelle) e keni prej atyre medikamenteve. Gradualisht do te mesohesh, por mos e nderpre kete kure. Marrja e ilaçeve me kalimin e kohes duhet te vi gradualisht duke zbritur. Pra, nese pas 1 muaji ti e ndjen veten me mire atehere ul sasine e medikamenteve. Kjo gje normalisht do konsultuar edhe me psikologun apo mjekun.

Duke qene se ju i perjetoni keq simptomat fizike qe ju shfaqen gjate atakeve te panikut atehere keto jane kthyer ne sinjale te demtuese dhe kercenuese dhe kjo eshte arsyeja pse ju reagoni frikshem sa here qe ato shfaqen, sepse e lidhni kete gje me eksperiencat e meparshme. Kjo mund te sjell qe edhe gjate nje aktiviteti fizik apo edhe ne rast se ju djersisni mund te ndodh qe te perjetoni panik.
Asgje nga keto nuk duhet t'ju shqetesoj sepse sikunder e kam permendur edhe me siper (ne postimet e meparshme) te gjitha keto simptoma jane nje reagim i organizmit ndaj pergjigjes perballje-ikje, si rezultat nuk jane aspak te demshme per organizmin tuaj. Ne momentin qe ju do te ndergjegjesoheni se keto simptoma nuk jane te demshme atehere ju nuk do te perjetoni me atake paniku.

Persa i perket problemeve me ereksionin. Fillimisht do ju keshilloja qe ti merrni gjerat me radhe. Ju duhet te kuptoni qe te gjitha keto ndryshime apo komplikacione fiziologjike qe keni pesuar jane si rezultat i ketij ngerci psikik, pra jane pasoja te ketyre problemeve psikologjike qe ju po hasni e asgje me shume. Ju jeni plotesisht te shendetshem fizikisht dhe per kete duhet te jeni te qarte edhe ju vete.
Prandaj se pari ju duhet te merreni me identifikimin dhe frenimin e simptomave me shqetesuese qe ju krijojne ju ankth ( panik ), e kete duhet ta beni duke u perballur me to 100% i ndergjegjshem se me çfare keni te beni. Tek e fundit une besoj se tashme ju i keni mesuar permendesh pasojat qe ju keni pas çdo ataku paniku. Ne kete menyre ju jeni i pergatitur.

Zhvilloni vazhdimisht ushtrime si mbajtja e frymes 30sek ose sa te keni mundesi gjate momenteve qe perjetoni ankth si dhe relaksim i muskujve 60sek ju bejne mire.

Ti je ne nje moshe te re plot energji dhe vitalitet, e kjo duhet te te mbush me entuziazem dhe optimizem. Nuk ke pse ti druhesh asnje aktiviteti qofte fizik apo mendor. Kura qe po merr eshte per te stabilizuar gjendjen e tensionuar psikologjike qe po kalon, mirepo kjo nuk te pengon te besh gjera te zakonshme sikunder i ke bere me pare. Ti nuk ke asnje semundje, asnje defiçit fizik dhe per kete duhet te jesh i sigurte 100%. Ataket nuk lene asnje pasoje ne sistemin tend nervor, sigurisht qe thene kete ti nuk duhet te nderpresesh ilaçet. Sa here qe te kesh dyshime lidhur me efektin qe japin ataket lexo shkrimin/shpjegimin qe kam dhene ne temen e hapur lidhur me funksionin e ankthit si dhe reagimin e sistemit nervor. Natyrisht qe kete kohe eshte mire qe te shmangesh sadopak gjera qe te merzisin dhe zhvillo mendjen duke bere aktivitete te dobishme, e qe te japin kenaqesi, pra shfrytezoje kohen.

Ti mund te zhvillosh çdo lloj aktiviteti fizik. E rendesishme eshte qe keto aktivitete te zhvillohen ne vende te hapura dhe me ajer te paster (p.sh. nga liqeni). Nje aktivitet fizik si (p.sh. vrapi) duhet te shoqerohet paraprakisht me gjimnastike/nxehje te trupit. Me rendesi do ishte degjimi i muzikes (me kufje) gjate vrapit/gjimnastikes. Kjo do te ndihmonte perveç te tjerash edhe ne heqjen e vemendjes nga degjimi i frymemarrjes tende. Ditet e para duhet te shoqerohen me disa ndalesa dhe distanca do mund te rritet me kalimin e kohes. Keto pika besoj se jane te qarta dhe te vlefshme per cilindo nga ne.

Uroj qe t'ju kem ndihmuar sadopak. Gjithe te mirat.

J@mes
Identifikuar


eklips
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2
16.00 Kredite

View Inventory
Send Money to eklips

Shiko Profilin
« Pergjigje #10 : Gusht 17, 2010, 05:21:54 MD »

ju faleminderit per pergjigjen,,,,,,,,por do te doja tju thosha se kam gati nje vit qe i perdor ato medikamente ....dhe besoj se trupi tashme duhet te ishte mesuar.......ndjenjen e te vjellit e kam sa here me shqeteson dicka ne lidhje me punen apo kur shoh nje person  te cilen e ka dashur shume,,,,sa e shoh me kapin te vjellat erj te gjitha simptomat ...as vete nuk di ta shpjegoj se cndodh me trupin tim.........ndersa djeresitjen e kam te vazhdueshme ne sqetulla gjate gjithe dites madje edhe pa levizur sqetullat me kullojne  uje...  faleminderit
Identifikuar
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2802
7483.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #11 : Gusht 18, 2010, 04:25:05 MD »

ju faleminderit per pergjigjen,,,,,,,,por do te doja tju thosha se kam gati nje vit qe i perdor ato medikamente ....dhe besoj se trupi tashme duhet te ishte mesuar.......ndjenjen e te vjellit e kam sa here me shqeteson dicka ne lidhje me punen apo kur shoh nje person  te cilen e ka dashur shume,,,,sa e shoh me kapin te vjellat erj te gjitha simptomat ...as vete nuk di ta shpjegoj se cndodh me trupin tim.........ndersa djeresitjen e kam te vazhdueshme ne sqetulla gjate gjithe dites madje edhe pa levizur sqetullat me kullojne  uje...  faleminderit

Per nje gje jemi te qarte, se te gjitha ato simptoma qe ju keni permendur dhe nje sere simptomash te tjera vijne si rezultat i ankthit qe ju perjetoni, e qe jane permendur me lart.

Arsyeja se pse kjo gjendje ankthi vazhdon t'ju pengoj ne zhvillimin e nje jete normale mund te identifikohet dhe te luftohet. Medikamentet mund t'ju lehtesojne e ndoshta mund te ndihmojne por qe te dilni perfundimisht nga kjo gjendje ju duhet vullnet dhe deshire.
Mos lejoni qe gjendja aktuale e merzise, pesimizmit, stresi, t'ju çoj ne humbjen e shpreses. Rutina e dites, monotonia, nuk jane aspak te shendetshme ne rastin tuaj. Perpiquni qe te aktivizoheni, perpiquni qe te mos e mbyllni veten ne guacken e mendimeve te erreta. Perpiqurni te qendroni larg mendimeve negative dhe gjerave qe ju lendojne. Shoqerohuni me njerez qe ju bejne te ndjeheni mire. Tani me shume se kurre keni nevoj per nje rreth shoqeror alegro me te cilet mund te kaloni nje pjese te dites. Te mbyllesh brenda nuk eshte zgjidhja e duhur, prandaj e perseris qe ju duhet ta shfrytezoni diten tuaj ne maksimum.

Identifikuar


Valdrini
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 3
24.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Valdrini

Shiko Profilin
« Pergjigje #12 : Shtator 16, 2010, 07:27:10 PD »

Pershendetje,

I lexova gjitha postimet e juaja edhe pse shumica e atyne qe kan pershkru simptomet e tyne jan te ngjajshme me ato qe perjetoj un qe ma shum se 5 muaj prap vendosa me kerku ndihmen tuaj.
Para afersisht 5 muajsh ne nje kontroll mjeksore, nje i ashtu quajtur mjek me dha nje diagnoz qe per mu ke shokuse. Pas ksaj diagnoze kontrollat i kam bo te mjek me eksperienc te gjate dhe pergjigjja e tyre ka qene shume e prer qe asgje nuk kam dhe kan qene shume te mlleforur me "mjekun" e lartepermendur. Edhe pse kontrollat te mjeket specialiste te asaj lemije i kam bo ne diten e njejt kur perjetova frike shume te madhe  prap se prap ato 5-6 ore qe perjetova frike kan qene te bollshme qe une te ndroje per 180 shkalle. Simptome te ndryshme si dhimbje  te kokes, frika se gjithqka per mu mbaroje... pasi qe e vrejta se une nuk po muje mi ndihmu vetes po as nuk i besoja asnje mjeku perpos ati qe me shokoj ateher e kerkova ndihmen e psikiatrit. Pasi fillova te takohesha me psikiatrin ne fillim perdora xanax dhe seroxat pastaj xanaxin ma ndali dhe vazhdoj me seroxat 20mg qe 4 muaj. Prej asaj kohe simptomet mu jan ndryshu vazhdimisht si Dridhje, pergjumje (gjume i qregullt), lodhje, rahje te shumta te zemres, mpirje te nofullave, me e frikshmja ishte trubullimi ne te pamur etj. Tash qe nje kohe kohe nuk kam koke dhimbje, nuk kam trubullim ne te pare, nuk kam aritmi mirpo dridhjet vazhdojne, lodhja vazhdon, gjumi i qregullt vazhdon dhe shume ralle edhe mpirjet e nofullave 
Ju lutem nese  mundeni me jep pergjigjje pse ndodh nje gje e tille dhe si ta kaloje, un vazhdoj prap te mendoj se shendetsisht nuk jam mire....
Identifikuar
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2802
7483.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #13 : Shtator 16, 2010, 09:36:37 PD »

Pershendetje Valdrini!

Lexoni ne kete teme: Kliko ketu - Çrregullimi i panikut disa pergjigje qe u jane dhene personave qe shfaqin shqetesime/simptoma te ngjashme ose te njejta me ato qe ju shfaqen edhe juve.
Identifikuar


krisBBi
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 1
10.00 Kredite

View Inventory
Send Money to krisBBi

Shiko Profilin
« Pergjigje #14 : Nntor 10, 2010, 07:44:02 PD »

Pershendetje!

Kerkoj ndihme per indentifikimin e nje problemi qe po shqeteson keto kohe grupin e miqeve me te cilet shoqerohem.

Mes nesh, eshte nje djale qe per nga karakteri eshte goxha i drejte, i dashur, i respektueshem dhe mjaft social.

Nuk di ta shpjegoj se cfare po i ndodh....por na eshte shprehur se ndihet keq emocionalisht sa here qe permendet dicka intriguese....
Psh....nese dikujt nga ne i ka humbur dicka, personi ne fjale edhe pse mbase nuk ka asnje lidhje konkrete me situaten, apo " gjene" e humbur, menjehere ka reagime fiziologjike te tipit - skuqje ne fytyre, rrahje te shpeshta te zemres, marrje fryme!

Ose psh, nqse dikush diskuton per ceshtje thashethemesh, edhe pse ai nuk ka folur asnjehere asnje fjale, ose nuk e njeh fare personin per te cilin flitet, menjehere ka keto reagime dhe ndjesite e tij mesa shpreh,jane konfuze, Ai thote se i duket sikur te tjeret do tia hedhin atij fajin dhe behet keq kur mendon se per kete fakt, ai do survejohet....fillon e skuqet dhe mendon se te tjeret nga momenti ne moment do ti thone qe e ka bere ai apo dicka tjeter!

Shpresoj te jem shpjeguar mire.
do te doja me gjithe respektin, mendimin tuaj se cfare mund te jete mbi te gjitha dhe me pas te informohesha per menyrat se si mund te japim ndihmesen per ta " kuruar" kete gje!


Shume faleminderit!
KrisBBi 
Identifikuar
Faqe: [1] 2   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.141 sekonda me 21 veprime.