psikologji.net
Shtator 30, 2014, 05:54:02 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Sindroma e zorrës së irrituar, nga vjen dhe si ta ndaloni ..  (Lexuar 10058 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2983
8988.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« : Tetor 24, 2009, 04:22:02 MD »

Sindroma e zorrës së irrituar, nga vjen dhe si ta ndaloni ..

Si trajtohet koliti dhe sa ndikojnë dietat, temperaturat e ulëta dhe streset e ditës? Si mund ta dalloni në kohë se vuani nga kjo sëmundje, në mënyrë që ajo të mos avancojë dhe cilat janë shqetësimet që vijnë prej saj? Në tekstin e mëposhtëm do të gjeni të gjitha përgjigjet për simptomat, pasojat dhe trajtimet mjekësore që duhet të ndiqni për parandalimin e kolitit në kohën e duhur.
Shenjat e para të kësaj sëmundjeje janë dobësimin i imunitetit trupor dhe aftësive mendore. Lënia pas dore e këtyre problemeve nga pacienti mund të sjellë që kjo sëmundje të avancojë, duke u shndërruar në kronike. E rëndësishme është mënyra e parandalimit të saj në rrugë natyrore, ndërsa për rastet më të rënda mund të përdoren edhe medikamentet.

Çfarë është dhe si shkaktohet sindroma e zorrës së irrituar tek pacientët?

Ajo njihet në gjuhën popullore si “acarim”, i pareteve të zorrës. Fenomen, i cili ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në shfaqjen e problemeve në jashtëqitje, duke shkaktuar konfuzion dhe çrregullime të vazhdueshme në aparatin tretës. Kryesisht është një sëmundje, që manifestohet nga shkaktarë të ndryshëm natyrorë dhe të stimuluar. Një ndër më të zakonshmit nga shkaktarët është i ftohti që mund të ndiejë pacienti gjatë stinëve të lagështa. Kjo çon në paralizimin e funksionit të këtij aparati, duke vështirësuar qarkullimin dhe largimin e lëndëve të panevojshme nëpërmjet jashtëqitjes. Ndërkohë, një kontribut të fuqishëm në përhapjen e kësaj sëmundjeje luan edhe gjendja psikologjike, në të cilën ndodhen pacientët. Luhatjet e tepërta e të vazhdueshme të humorit ndikojnë në pjesën më të madhe të rasteve në shfaqjen e këtij kolitit. Gjithashtu edhe mënyra se si ushqehemi ndikon në shfaqjen e kësaj sëmundjeje. Ku, ndjekja e dietave të shumta mund të çojë në mosthithjen e elementeve të ndryshme në organizëm, duke i vështirësuar procesin e tretjes së ushqimit.


Si mund të kuptohet nga pacienti se vuan nga kjo sëmundje?

Një ndër karakteristikat themelore të kësaj sëmundjeje është dhimbja që pacienti ndien në bark. Dhimbje e cila pëson përhapje sa nga njëri skaj i barkut në tjetrin, duke sjellë shqetësime në mënyrë të vazhdueshme. Por në të shumtën e rasteve, kjo dhimbje shoqërohet dhe me çrregullime të ndryshme që pacientit i vë re gjatë jashtëqitjes së tij. Ajo mund të shkaktojë diarre, ose mund të vështirësojë procesin e jashtëqitjes. Ndërkohë që një simptomë tjetër është dhe kombinimi i të dyjave si diarresë dhe vështirësisë, që ndien pacienti gjatë të dalit jashtë. Kryesisht këto simptoma shkaktohen dhe nga problemet që lindin me tretjen e ushqimeve të papërthithura nga aparati tretës. Një shenjë tjetër dalluese është dhe rëndimi i stomakut nga mostretja si duhet e ushqimeve dhe e gurgullimave që mund të ndihen në zorrë.

Tek cilët individë është më i përhapur koliti?

Kryesisht më e ekspozuar ndaj prekjes së këtij lloj koliti është gjinia femërore. Shkak për këtë bëhen dhe problemet e shumta emocionale që ato hasin çdo ditë. Por kjo nuk do të thotë, që janë të përjashtuar nga prekja e këtij fenomeni meshkujt. Ndërkohë, kategoritë më të prekura janë moshat e reja dhe kjo mbetet një ndër fenomenet më shqetësuese për ekipet mjekësore. Lëkundjet e humorit mund të ndodhin dhe për shkak të problemeve që mund të krijohen nga gjëndra tiroide. Kjo e fundit ndikon në shfaqjen e kësaj sëmundjeje, për vetë faktin se ndikon në shtimin e stresit tek të dyja kategoritë.


Cilat janë ekzaminimet që duhet të bëjnë pacientët?

Për këtë lloj sëmundjeje nuk bëhen ekzaminime specifike, por përdoren ato që njihen ndryshe si ekzaminime përjashtuese. Në saj të përjashtimit të patologjive të tjera vërehet, nëse pacienti vuan nga kjo sëmundje apo është fryt i një sëmundjeje tjetër. Kur verifikimet për patologjitë e tjera dalin në rregull dhe shfaqen simptomat e përmendura pak më lart, atëherë është e sigurt që pacienti vuan nga ky lloj koliti. Kështu ai këshillohet të bëjë një radioskopi të zorrës. Kjo aparaturë bën përjashtimin e patologjive të tjera të zorrës, siç mund të jenë ulcerat, hemorragjitë apo sëmundje të tjera. Derisa ngelen vetëm shenjat e këtij lloj koliti. Karakteristikja dalluese edhe në radioskopi është dhimbja e fortë e barkut, e cila nuk është statike. Për rastet më të rënda ndodh që pacienti të ketë dhe rrjedhje hemorragjie gjaku në jashtëqitje. Këto ndodhin vetëm në stadet e avancuara të sëmundjes kur konstipacioni është aq i fortë, duke shkaktuar çarjen e zorrës në fund të saj dhe shkakton rrjedhjen e gjakut. Menjëherë sapo pacienti bie në gjendje stresi ndjehet dhe shfaqja e këtij koliti. Për kjo ndodh në rastet më të rënda.

Si mund të parandalohet përhapja e mëtejshme e kësaj sëmundjeje?

Një ndër mënyrat më të mira për të shmangur përhapjen e mëtejshme të këtij koliti dhe kthimin e tij në shenjat klinike kronike është ndjekja e një diete të rregullt ushqimore dhe një regjim i duhur emocional pa luhatje të ndikimeve emotive. Kështu është e këshillueshme për pacientët, që të mos përdoren ushqimet e thata me yndyra, apo me vlera të larta ushqimore, të cilat nuk mund të thithen nga aparati tretës. E rëndësishme është dhe eliminimi i gjërave dhe pijeve me gaz. Ndërkohë që këshillohet konsumimi në masë i ushqimeve të lëngshme. Gjithashtu rekomandohet të eliminohen produktet ushqimore që rrisin gazrat në zorrë si lëngjet e gazuara, lakrat, mollët, kumbullat, bizelet, fasulet, qumështi etj. Të bëhen disa ushtrime fizike për zonën e barkut, sepse kjo ndihmon në nxitjen e motorikës së zorrës.
Këtu element i rëndësishëm është dhe shmangia e të ftohtit. Ky është shkaku kryesor, në të cilin fillon dhe shfaqja e sëmundjes së dhimbjeve të barkut. Kjo kategori, po të vërë diçka të ngrohtë pranë këmbëve dhe të pinë çaj të ngrohtë me kamomil për të qetësuar dhimbjet, situata mund të normalizohet.


Cilat janë trajtimet mjekësore që duhen përdorur për këtë sëmundje?

Kryesisht përdoren dy lloj mjekimesh me barna. E para ka të bëjë me antispastikët. Këto janë medikamente qetësuese, për punën motorike të zorrës dhe ndikojnë në përmirësimin e aparatit tretës. Ato përmirësojnë funksionin e këtij aparati. Ilaçi më i shpeshtë, që përdoret në këtë rast është në formë tablete dhe merret nga goja. Medikamenti është buskopani, që përdoret tre herë në ditë nga një tabletë. Ndërsa në rastin tjetër, kur sëmundja është e shkaktuar si pasojë e stresit të akumuluar nga pacienti gjatë jetës së përditshme të tij, është i këshillueshëm përdorimi i qetësuesve për sistemin nervor, ku këshillohet libriumi, një tabletë në darkë. Por njëkohësisht këshillohet dhe pirja e gjërave të ngrohta, siç është çaji i kamomilit, pasi ai ndikon në qetësimin e acarimeve të barkut. Moskurimi në kohë i kësaj sëmundjeje mund të sjellë probleme të mëdha për shëndetin e pacientëve, pasi mund të ndikojë në kthimin e sëmundjes në kronike dhe të vështirë për tu kuruar. Lënia pas dore çon dhe në shfaqjen e problemeve të tjera në zorrë si rrjedhjet hemorragjike në fund të zorrës së trashë, si dhe në mos dalje normale jashtë e pacientit.


Rekomandohet dieta me fibra

Rekomandohet që në regjimin e këtyre të sëmurëve, të mos mungojnë ushqimet që janë burim i mirë fibrash si: drithërat, zarzavatet, frutat e freskëta. Është e rekomandueshme që gjatë ditës të përdoret për të ngrënë buka e zezë, e cila mban sasi të lartë fibrash, të cilat treten lehtësisht nga aparati tretës, elementë të cilët nuk i përmban buka e bardhë. Kështu, pacienti nuk do të ketë probleme apo vështirësi në jashtëqitje.

Telegrafi

Identifikuar

J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #1 : Shkurt 25, 2010, 08:53:10 MD »

Koliti spastik ose sindroma e zorrës së irrituar është ndër patologjitë më të shpeshta që haset rëndom në punën e përditshme të mjekëve gastroenterologë. Kjo sëmundje përfaqëson një çrregullim të mirëfilltë të motorikës normale të zorrës, si pasojë e gjendjeve emocionale, dietës (intolerancës ndaj disa ushqimeve si ushqimeve të skuqura, alkoolit, qumështit, çokollatave, lëngut të domates, kafesë etj.), hormoneve të tubit tretës, toksinave të mikrobeve të ndryshme. Stresi emocional, sipas specialistëve, është një ndër faktorët kryesorë që shkakton tek personat që vuajnë nga koliti në fazën akute të sëmundjes kontraksione të zorrës, 10 herë më të fuqishme se në personat e shëndoshë.

Shenjat

Shenjat klinike të sëmundjes janë dhimbja e barkut që ndeshet në 90 % të të sëmurëve. Ajo lokalizohet në një nga kuadratet e barkut ose në të gjithë barkun. Herë-herë pacienti ndjen dhimbje të lehtë e të parëndësishme, deri në dhimbje të forta, pa ritëm të veçantë. Dhimbja forcohet nga përdorimi i disa ushqimeve të veçanta, emocionet, stresi fizik dhe psikik, por që lehtësohet nga pushimi në shtrat, defekimi apo nxjerrja e gazrave. Shenjë tjetër është kapsllëku ose diarreja, që hasen gjithashtu në 90% e të sëmurëve. Këto mund të jenë të veçuara ose të gërshetuara (periudha të gjata kapsllëku ndërpriten dhe pasohen nga diearea, që zgjat disa ditë deri disa javë. Karakteristikë është shfaqja e diarresë në orët e para të mëngjesit). Dukuri e shpeshtë klinike është fryrja e barkut, gurgullimat e zorrëve dhe jashtëqitja e shtuar e gazrave. Këta të sëmurë ankohen gjithashtu për ndjenjën e rëndimit në stomak, atë të tretjes së ngadalësuar, ndjenjën e rremë të defekimit, të përziera apo të vjella. Këto dukuri intestinale që përmendëm shoqërohet shpesh edhe me shenja të përgjithshme si dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të rrahura të shpeshta të zemrës, këputje trupore, anoreksi, prishje të gjumit dhe humorit.

Ekzaminimet

Për vënien e diagnozës së kësaj sëmundjeje bëhen një sërë ekzaminimesh si analiza e gjakut komplet, ekzaminimi i feçeve për parazitë të ndryshëm, sigmoidoskopia dhe kolonoskopia, të cilët ofrojnë të dhëna të vlefshme për këtë diagnozë. Me këtë ekzaminim shikohet një mukozë normale e zorrës pa ulceracione, pa hemorragji apo masa tumorale. Është karakteristikë që këtë ekzaminim këta të sëmurë e tolerojnë me vështirësi, pasi vetë futja e aparatit në zorrë shkakton spazma, kontraktime të zorrës e si pasojë dhimbje të forta. Edhe ekzaminimi radiologjik i zorrës ndihmon në diagnozë. Ai vë në dukje spazmat e shumta në të gjithë trajektoren e zorrës apo në të një pjesë të saj. Së fundmi, në diagnozë ndihmojnë edhe disa të dhëna të veçanta si vjetërsia e shenjave klinike (periudha e gjatë e shfaqjes së tyre), shpërthimi i dukurive klinike nga faktorët emocionalë (stresi, emocionet e forta), dieta, disa ushqime si qumështi, çokollata, alkooli, kafeja, duhani, ngrënia e tepërt etj. Trajtimi i këtyre të sëmurëve përfshin trajtimin higjieno-dietetik dhe atë medikamentoz.

Medikamentet

Përfshin preparate qetësuese të sistemit nervor, anksiolitikët dhe antidepresivët nëse është e nevojshme. Duhet theksuar se nevojitet një psikoterapi e kujdesshme, jetë aktive dhe e qetë, shëtitjet dhe ushtrimet relaksuese ndikojnë në lehtësimin e dukurive klinike. Në format me kapsllëk rezultate të mira arrihen nga përdorimi i krundeve të grurit apo bukës së zezë, përdorimit të rreth 1.5 litër lëngjeve në ditë dhe ushqimeve me fibra. Në rast se kapsllëku nuk korrigjohet me dietë, mund të përdoren edhe medikamente si bisacodylum 5 mg, 1-2 tableta/ditë, duphalaxit në formë tretësire apo pluhuri të tretur në ujë. Në format me diarre, përveç heqjes nga dieta të ushqimeve që e provokojnë atë (qumështi, domatja, të fërguarat, çokollatat etj.) vend të rëndësishëm zënë dhe preparatet antidiaretike (imodium, kodrine etj.). Ndërsa për dhimbjen abdominale përdoren preparatet antispastike dhe prokimetike (buscopani 3x1 tab, cisaprid 10 mg 3x1 tab. në ditë etj.)

Shkenca

Karotat ulin me 30 % rrezikun nga koliti

Karotat kanë ndikim pozitiv mbi organizmin dhe mendohet se personat që konsumojnë rregullisht karota, ulin me 30 për qind rrezikun për shfaqjen e tumoreve në aparatin tretës.
Sipas shkencëtarëve, kjo ndodh falë një pesticidi natyral që gjendet me shumicë te kjo perime

Koliti ulçerativ, si ta dallojmë

Është sëmundje idiopatike autoimune e kolitit, mendohet që gjithmonë prek rektumin, por mund të shtrihet edhe më tej. Sipas specialistëve, nëse preket vetëm rektumi, kemi të bëjmë me proktit ulçerativ, një sëmundje më beninje. Shenjat dhe simptomat janë diarre me gjak, dhembje barku, kolikë, megakolon toksik, peritonit.

Çfarë nuk duhet të bëjnë të sëmurët me kolit

Së pari, të sëmurët duhet të heqin dorë nga kufizimet e pajustifikuara të ushqimeve të ndryshme. Më pas duhet të eliminojnë produktet ushqimore që rrisin gazrat në zorrë si, lëngjet e gazuara, lakrat, mollët, kumbullat, bizelet, fasulet, qumështi etj. Të përdorin metodat që synojnë jashtëqitjen e gazrave p.sh, qëndrimin në këmbë apo pozicioni shtirë përmbys pas ngrënieve etj.

gazeta-albania
Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.237 sekonda me 22 veprime.