psikologji.net
Nntor 24, 2014, 02:53:47 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Autizmi  (Lexuar 3448 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Nntor 03, 2009, 10:13:07 PD »

Çfarë është autizmi?
What is autism?

Megjithëse autizmi është identifikuar ne vitin 1943 ende është paaftësi relativisht e panjohur. Por është vlerësuar më shumë se 500.000 mijë familje në Britani të Madhe kanë dikend që vuajnë prej çrregullimeve nga spektri autistik.

Njerëzit me autizm nuk kanë aftësi të kufizuara fizike dhe pamja e tyre është si çdo person pa aftësi të kufizuara. Për këtë shkak është vështirë të krijohet më shumë dijeni dhe mirëkuptim për këtë gjendje.

‘Për shkak se fëmijët me autizm duken ‘normal’ njerëzit mendojnë se ata janë të pasjellshëm apo prindërit nuk mund ta kontrollojnë fëmiun. Njerëzit zakonisht e shohin këtë si ‘dështim’.
Mbikëqyrësit

Çfarë është autizmi?

Autizmi është paaftësi zhvilluese e përjetshme e cila ndikon në mënyrën se si personi komunikon dhe sillet me njerëzit rreth tyre. Fëmijët dhe të rriturit me autizm kanë vështërsi të kenë afërsi me të tjerët në mënyrë të thjeshtë. Në përgjithësi aftësitë e tyre për të zhvilluar shoqëri dhe aftësia e tyre për të kuptuar shprehjet emocionale të njerëzve të tjerë janë të kufizuar.

Njerëzit me autizm shpesh mund të kenë paftësi të tjera por çdonjeri me këtë gjendje ka vështërsi të kuptojnë gjërat në botë.

Ekziston edhe një gjendje tjetër që quhet sindromi i Asperger, i cili i përshkruan njerëzit me lloj më të lartë të autizmit. Për më shumë informata lexoni fletushkën Çka është sindromi i Aspergerit?

‘Realiteti për personin me autizm është e pshtjelluar, një grumbull i ngjarjeve bashkëvepruese, njerëzve, vendeve, tingujve dhe pamjeve. Duket që nuk ka kufi të qartë, rregull apo kuptim për asnjëgjë. Një pjesë e madhe e jetës time e kaloj duke u munduar të gjejë kuptim pasë çdo gjëje.’
Personi me autizëm

Cilat janë karakteristikat e autizmit?

Në përgjithësi njerëzit me autizëm përjetojnë vështërsi në tri mënyra kryesore, këto njihen si treshi i dobësive.

* Bashkëveprimi shoqëror (i vështirë me marrëdhënie shoqërore, për shembull duket i ftoftë dhe indiferent për njerëzit e tjerë).
* Komunikim shoqëror (vështërsi me komunikim verbal dhe jo verbal, për shembull nuk i kuptojnë plotësisht kuptimin e gjesteve të zakonshme, shprehjeve të fytyrës apo tingullin e zërit).
* Imagjinatën (vështërsi në zhvillimin interpersonal të lojrave dhe imagjinatës, për shembull aktivitete të kufizuara imagjinative, mundësisht të kopjuara në mënyrë të shtanguar dhe përsëritëse).

Si shtojcë të treshit të dobësive shpesh si karakteristikë janë edhe sjelljet e përsëritura dhe kundërshtime nëse gjërat e përditshme ndryshohen.

Çfarë e shkakton autizmin?

Shkaku apo shkaqet e autizmit janë ende të panjohura por studimet tregojnë që faktorët gjenetik janë me rëndësi. Poashtu nga studimet është e dukshme që autizmi mund të jetë i lidhur me gjendjet e tjera që ndikojnë në zhvillimin e trurit që ndodhin para, gjatë apo menjëherë pasë lindjes së foshnjes.
Diagnoza

Sa më shpejtë që bëhet diagnoza e autizmit aq më shumë ka shansa që personi të merr ndihmë dhe përkrahje të duhur.

A mund të ndihmohen njerëzit me autizëm?

Arsimim i posaçëm dhe përkrahja e organizuar mund të bëjë ndryshim të madh për jeten e personit me autizëm, duke ju ndihmuar për t’i shtuar aftësitë dhe për të arritë potencial të plotë më vonë në moshë.

Shoqata kombëtare e autizmit

Shoqata kombëtare e autizmit është krijuar në vitin 1962 dhe është zhvilluar në një ndër organizatat kryesore në Britani të Madhe për njerëzit me autizëm dhe për mbikëqyrësit e tyre, duke qenë në ballë të iniciativave kombëtare dhe internacionale dhe ka zë të fuqishëm për autizëm. Organizata punon në disa anë që të ju ndihmon njerëzve me autizëm që të jetojnë jetën e tyre me sa më të pavarur.

Këto ditë shoqata kombëtare për autizëm:

    * organizon arsim dhe qendra për të rriturit
    * i përkrah autoritetet lokale në zhvillimin e shërbimeve të tyre të posaqme
    * boton disa lloj libra dhe fletushka
    * e ka biblotekën për prindët dhe profesional të cilët studiojnë, ata mund ta përdorin biblotekën duke caktuar takim
    * ka një linjë telefonike për ndihmë të prindëve dhe mbikëqyrësit dhe njerëzit me çrregullime të spektrit autistik
    * organizon konferenca dhe programe të trajnimeve
    * koordinon punën e vullnetarve anembanë për skemat nga ‘prindëri për prindër’ dhe nga njerëzit që shoqërohen me ju për të ju ndihmuar dhe përkrah
    * ofron diagnoza nga specialistët dhe shërbime vlerësuese
    * inkurajon studime për shkaqet e autizmit
    * përkrah grupet lokale dhe familjet anembanë shtetit
    * krijon qartësi dhe kuptim më të mirë për autizëm
    * konsultime për profesionalët dhe organizatat që punojnë në fushë të autizmit
    * ofron programe akreditimi për arsim specifik të autizmit shërbimeve të kujdesit
    * mban prospektiv, shërbime përkrahëse të punësimit për të rriturit nga spektri i çrregullimeve autistike.

This document was provided by The National Autistic Society. www.nas.org.uk. (Multikulti)
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #1 : Shkurt 24, 2011, 08:00:49 PD »

Alarmi, rritet ndjeshëm numri i fëmijëve të prekurve nga Autizmi

Tërhequr më 07 Janar 2011

Lizeta Duro (Infoarkiv)

Numri i fëmijëve të prekur nga sëmundja e autizmit po njeh rritje çdo vit. Edhe pse në vendin tonë akoma nuk ka statistika zyrtare, specialistët e shëndetësisë shprehen të shqetësuar për numrin e të prekurve duke thënë se në më pak se 150 fëmijë 1-ri vuan nga autizmi. Ndërsa në botë diferenca është me e vogël, rreth 1 në 90 fëmijë. Statistikat botërore tregojnë se sëmundja është tepër shqetësuese dhe rastet e saj janë në rritje, ku një në 99 fëmijë rezulton me autizëm. Specialistët, bazuar në vitet e fundit shprehen alarmin se se rastet janë në rritje dhe sqarojnë se duhet të merren masa të menjëhershme pasi kjo sëmundje nëse trajtohet mund të përmirësojë gjendjen shëndetësore të të prekurve. Sipas mjekëve, autizmi infantil është një çrregullim ku fëmija nuk është në gjendje të krijojë asnjë lidhje emocionale me njerëzit e tjerë, ka dëmtime të shprehura të aftësive komunikuese dhe manifeston përgjigje bizarre ndaj aspekteve të ndryshme të ambientit. Çrregullimet e gjuhës dhe komunikimit janë ndër simptomat më karakteristike të fëmijët autikë, që evidentohen kur fëmija nis të flasë, ç’ka përbën një nga kriteret diagnostikuese.

Strategjia

Ministria e Shëndetësisë, ka urdhëruar tashmë ngritjen e grupit të punës për hartimin e Strategjisë për trajnimin e specialistëve dhe familjarëve të fëmijëve me autizëm, e cila do të fillojë të funksionojë që në fillim të vitit 2011. Pas lançimit të nismës për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Autizmin, Fondacioni i "Fëmijëve shqiptare", me Presidente znj. Liri Berisha, kanë ndërmarrë një tjetër hap të rëndësishëm, trajnimin e specialistëve të Qendrës "Fluturo për jetën" me metodat më bashkëkohore të trajtimit të fëmijëve autikë. Ky trajnim bëhet në kuadër të Projektit "Program Formimi në ndërhyrjet e sjelljes për terapist fëmijësh me çrregullime te spektrit autik", një bashkëpunim i Fondacionit "Fëmijët shqiptarë", i njohur për mbështetjen e fëmijëve autikë, me asistencën profesionale nga "Autism speaks", në Nju Jork, i financuar nga fondacioni "Vodafone Albania".


Raporti

Raporti i botuar dje nga “British Medical Journal", tregoi se vaksinat e marra nga fëmija në vitet e para të jetës nuk ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes së autizmit. Sipas raportit, studimet e fundit tregojnë se vaksina apo marrja e medikamenteve të ndryshme nuk kanë lidhje fare me prekjen e këtyre fëmijëve nga autizmi.
Në vitin 1998, Dr. Endrju Uejkfild bëri një studim sipas të cilit fëmijët që kishin bërë vaksina në vitet e para të jetës së tyre ishin më të rrezikuar se të tjerët për tu prekur nga sëmundja e autizmit. Ky studim rriti shqetësimin e prindërve se vaksinat mund të ishin të rrezikshme dhe uli shkallën e imunizimit për një grup sëmundjesh.

Autizmi

Autizmi është paaftësi zhvilluese e përjetshme çka do të thotë e vështirë për t’u kuruar, e cila ndikon në mënyrën se si personi komunikon dhe sillet me njerëzit rreth tij. Fëmijët dhe të rriturit me autizëm kanë vështirësi në afrimitetin me të tjerët në mënyrë të thjeshtë. Në përgjithësi aftësitë e tyre për të zhvilluar shoqëri dhe aftësia e tyre për të kuptuar shprehjet emocionale të njerëzve të tjerë janë të kufizuar. Njerëzit me autizëm shpesh mund të kenë paaftësi të tjera në shikim, të dëgjuar, të folur, por çdo njeri me këtë gjendje ka vështirësi të të kuptuarit. Autizmi konsiderohet sot një sëmundje me rëndësi madhore, krahas sëmundjeve si HIV/AIDS, apo kanceri dhe renditet e treta për nga rëndësia e studimit dhe gjetjes së shkaqeve që e krijojnë. Ekziston edhe një gjendje tjetër që quhet sindromi i Asperger, i cili i përshkruan njerëzit me lloj më të lartë të autizmit. Ndërsa sindromi tjetër i shfaqjes së autizmin është sindromi i Kanerit.

Trajtimi

Autizmi mendohet nganjëherë si një sëmundje e pashërueshme, megjithëse ky mendim është i diskutueshëm. Ka shumë terapi autiste me synime të ndryshme, për shembull: të përmirësimit të shëndetit dhe mirëqenies, problemeve emocionale, shqisore, vështirësive me mësimin dhe komunikimin etj.

Sindromi i Kanërit dhe simptomat

Sindromi i Kanerit, mban emrin e studiuesit amerikan që bëri analizën e parë të simptomave më të cilat shfaqet ky lloj i autizmit, është i njohur edhe si autizmi i hershëm fëmijëror, për shkak të paraqitjes shumë të hershme në fëmijëri. Ky sindrom shfaqet zakonisht prej moshës 2-vjeçare, në disa raste mund të shfaqen edhe më herët, por vështirësia e diagnostikimit është shumë e madhe. Te ky lloj i autizmi fëmija në dukje i shëndoshë shfaq çrregullime në sjelljeve, komunikimin verbal apo të folur, përqendrimin, etj. Shumica e prindërve nuk dinë t’i vlerësojnë këto sjellje si jo normale, apo si diçka qa duhet konsultuar me mjekun. Vetëm kur sjelljet e fëmijës fillojnë të keqësohen atëherë prindërit i drejtohen mjekut. Por është e rëndësishme që simptomat me të cilat shfaqet sëmundja të njihen nga prindërit.

Sëmundjet kromozomike dhe sindromi Down

Përveç sëmundjeve gjenetike, ka një grup sëmundjesh kromozomike, prej nga dalin personat me sindromën down, ose të quajtur ndryshe “sindroma e mongolizmit” për shkak të formës së tërhequr të syve. Kjo sëmundje, që në gjuhen popullore quhet “prapambetje mendore”, shkaktohet nga një kromozom më tepër. Personat down kane tre kromozome 21, në vend që të kenë vetëm dy. Sindroma down shfaqet më dendur te gratë shtatzëna mbi 35 vjeç. Nga 1 në 1350 raste, probabiliteti që një grua të ketë një fëmijë down me kalimin e viteve shkon në 1 në 50 raste, pas moshës 40 vjeç. Është e domosdoshme që gratë shtatzëna mbi këtë moshë, të bëjnë analizën e sëmundjes kromozomike. Nëse këto kontrolle realizohen, atëherë edhe lindjet e fëmijëve me probleme apo sindromën down zvogëlohen.

Simptomat

Më të prekur nga kjo sëmundje janë fëmijët. Si një nga simptomat e para të autizmit është kontakti me sy, ku fëmija i largohet çdo lloj kontakti me sy me fëmijë të tjerë dhe po ashtu edhe me prindërit. Por vihen re edhe çrregullime gjatë të folurit. Mund të ndodhë që fëmija të harrojë fjalët. Nuk është në gjendje të kryejë veprime të pavarura, qan pa arsye, është i tensionuar, i shpërqendruar, ka çrregullime të gjumit, etj. Rol me rëndësi është diagnostikimi i hershëm i autizmit që në moshën 3-vjeçare, sepse terapitë do të kenë me shumë sukses sesa kur ato fillojnë me vonë.
- Probleme me shikimin.
- Vështirësi në të folur.
- Probleme me dëgjimin dhe komunikimin.
- Aftësi e kufizuar për të kryer veprime të pavarura.
- Fëmija izolohet në vetvete.
- Formulon me vështirësi mendimet.
- Ka vështirësi në të kuptuar dhe kujtesë.
Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.141 sekonda me 20 veprime.