psikologji.net
Shtator 02, 2014, 05:14:26 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: QYTETRIME TË LASHTA  (Lexuar 1245 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2982
8978.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« : Nntor 08, 2009, 05:22:00 MD »

QYTETRIME TË LASHTA   

LEMURJA

Thuhet se qytetërimi i pare qe u zhvillua ne Toke ndodhej ne zonën e oqeanit paqësor, mbi një kontinent qe tani konsiderohet legjende, ne kontinentin Mu ose Lemurja dhe supozohet se ka ekzistuar para rreth 80.000 vjetësh. Legjendat thonë se Lemurja nuk kishte zhvillim teknologjik te qytetërimeve te mëvonshme, por ama kishte një nivel te zhvilluar teknologjik, gjë qe e dëshmojnë mbeturinat e pakta te monumenteve me gurë voluminoze qe deri me sot përbejnë një mister. Mendohet se shkenca e drejtimit dhe e organizimit ishte arritja me e madhe e lemurve.
Legjendat thonë se kishte vetëm një qeveri dhe një gjuhe ne te gjithë perandorinë. Lemuret u jepnin shume rendësi dijes dhe kulturës prandaj kujdeseshin t’u transmetonin qytetareve te tyre te gjitha dijet qe dispononin për ligjet e planetit dhe gjithësisë duke ngritur shkolla për çdo zanat e profesion. Shkolla ishte e detyrueshme deri ne moshën 21 vjeçare. Pas kësaj moshe vazhdonte një përqulle tjetër 7 vjeçare mësimi dhe vetëm atëherë personi konsiderohej qytetar i kompletuar i perandorisë.
Thonë se qytetërimi i Lemurjas vazhdoi rreth 50.000 vjet derisa pjesa me e madhe e kontinentit u përmbyt për shkak te katastrofave natyrore qe ndollën si shkak i një spostimi te poleve te Tokës. Për sa i përket katastrofës ka edhe një mendim tjetër qe thotë se e gjithë kjo ndodhi nga reagimi i vete Tokës si një organizëm i gjalle përkundrejt ç’thurjes dhe degjenerimit te Lemurjas dhe banoreve te saj, qe me praninë e tyre kërcënonin vete planetin.

ATLANTIDA

Te gjithë e njohin kontinentin legjendar qe është rrënjosur ne mendjen e njerëzimit dhe gjithnjë e me shume shton kuriozitetin e tij. Sipas legjendave, kur kontinenti i Lemurjas u përmbyt dhe u zhyt ne oqean, atëherë ne zona te tjera te oqeaneve ujërat u pakësuan dhe u ulen, kështu ishujt e vegjël ne Atlantik dolën mbi sipërfaqen e oqeanit.
Ne ketë mënyre lindi një kontinent i famshëm i Atlantidës. Por kohet e fundit ka pasur dhe disa mendime te tjera mbi vendodhjen e vërtetë te Atlantidës. Pavarësisht nga vendodhja e sakte e kontinentit, studiuesit me te shumte pranojnë se banoret e tij dispononin një teknologji te përparuar, shume me te zhvilluar se kjo e sotmja.
Ndërmjet te tjerash përmendën objekte fluturuese, arme elektrike dhe elektronike, llampa te veçanta ndriçimi, mjete transporti si trenat qe lëvizin mbi një shine, gjeneratorë uji qe e grumbullonin atë nga atmosfera si dhe kristalet e famshme te Atlantidës qe thuhet se i përdorin për te grumbulluar dhe shfrytëzuar forma te fuqishme energjie. Shume janë ata qe pretendojnë se kokat misterioze prej kristali qe janë zbuluar, e kane origjinën nga Atlantida. Te gjitha janë ndërtuar me kristal piriti te pastër me një perfeksion teknik te pagabueshëm.
Mendohet se kane aftësi çudiberese dhe reflektojnë njohuritë e pabesueshme qe dispononin konstruktorët e tyre. Thuhet se kokat prej kristali flasin dhe këndojnë, se kane cilësi shëruese, se janë depozita informacionesh, se provojnë vizione dhe imazhe dhe se ata qe i shohin mund te hyjnë dhe ne dimensione te tjera. Legjendat thonë se ky qytetërim dhe zhvillimi i tij u bazua ne njohuritë magjike qe dispononin priftërinjtë e Atlantidës te cilët munden te shfrytëzonin forcat e Gjithësisë.
Te entuziazmuar nga shfrytëzimi i këtyre formave një pjese e tyre plotësuan shume ambicie personale dhe si pasoje u zhvillua një beteje e ashpër ndërmjet magjistareve te Bardhe dhe te Zinj. Kështu u shkatërrua tërësisht kontinenti qe u përpi nga ujërat e oqeanit.

PERANDORIA RAMA

Jeni me fat sepse shkrimet e lashta te perandorisë indiane Rama, ne një mase te madhe kane shpëtuar ne krahasim me shkrimet e qytetërimeve te tjera. Me gjithë shkatërrimet nga luftërat dhe pushtimet, Indianet kane arritur te sjellin ne ditët tona një pjese te madhe te trashëgimisë se tyre, ku zbulohen tregime te pabesueshme dhe befasuese per arritjen e teknologjisë te atyre viteve te stërlashta.
Për shume kohe ekzistoi bindja se qytetërimi indian nuk ishte me i lashte se njëmijë vjet para Krishtit. Por shekullin e kaluar u zbuluan qytetet Mohenxo, Daro dhe Harapa ne fushën e lumit Hindi ne zonën e Pakistanit te sotëm te cilët hodhën poshtë çdo supozim te gabuar. Zbulimi i këtyre qyteteve i detyroi arkeologet te rishikojnë lashtësinë e qytetërimit indian duke e shtyre disa mira vjet me pare. Për çudinë tyre u vërtetua se këto qytete ishin mjaft te zhvilluara dhe ndërtimi i tyre ishte bere sipas një projekti te hollësishëm.
Një përshtypje te veçante beri rrjeti i ujësjellësit dhe ai i kanalizimeve qe është i një niveli me te larte nga ai qe ka sot Pakistani dhe shume vende Aziatike. Për ketë qytetërim te lashte mjaft te avancuar disponohen tekste te shkruara te cilat flasin per te famshmen Vimanas, disa anije fluturuese te nje teknologjie shume te larte. Thuhet se me to Ramat ishin ne gjendje te udhëtonin edhe ne hapësire, duke vizituar planetë dhe satelite te sistemit tone diellor.

QYTETRIMI I ASIRISË DHE I MESDHEUT

Te pakta janë legjendat qe bëjnë fjale për qytetërimin Asirian dhe atë te Mesdheut. Ne epokën e kulmit te Atlantidës dhe perandorisë Rama, Mesdheu ka qene një fushe e pasur me një qytetërim te lashte. Nili kalonte nga thellësia e Afrikës dhe nuk derdhej ne Mesdhe se atëherë ai nuk ekzistonte. Ai kalonte përmes fushës se Mesdheut dhe Sicilisë se sotme, drejt Atlantikut, nëpërmjet ngushticës se sotme te Gjilbratarit.
Qytetërimi Asirian kishte mjete te konsiderueshme teknologjike dhe u zhvillua ne nje shkalle te tille qe sot mund ta shohim vetëm ne skenarët fantastik-shkencore. Ama përmbytja e Atlantidës pati pasoja kataklizmike, shkatërruese dhe për zonën e Mesdheut. Ujerat e Atlantikut kaluan dhe përmbyten gjithçka, edhe qytetet kryesore te Asirianeve duke i shtyre te mbijetuarit te gjenin strehe ne zonat me te larta. Ndërtimet me gurë te gjetura janë monumente kulture dhe teknologjie asiriane.
Përveç kësaj dhe kërkime arkeologjike kane zbuluar ne Mesdhe mbi 200 qytete te zhytura. Edhe qytetërimi i mëvonshëm Egjiptian, se bashku me atë Minoik konsiderohen nga disa studiues si vazhdim te qytetërimit te madh unik. Përveç ndërtimeve me gurë gjigante edhe ne ketë qytetërim ishte shume i përhapur përdorimi i elektricitetit bile ne fusha akoma te panjohura për epokën tone, ndërkohe qe dispononin objekte fluturuese me një teknologji te njëjtë për te gjitha qytetërimet e lashta.
Thuhet si vijat misterioze ne Malte, te zbuluara neper rrëpira dhe nen ujë, ndoshta përbënin pjese te një sistemi vijash, si një lloj rruge treni me te cilën lidheshin qytetet asiriane qe sot janë zhdukur ne det.

GREQIA E LASHTE

Përpara lulëzimit te shpirtit klasik grek, me krijimtarinë madhështore ne te gjitha fushat e kulturës dhe artit, ka ekzistuar një qytetërim i mëparshëm, shume i zhvilluar për te cilin sot ne dimë shume pak.
Disa mendojnë se burimi me i rëndësishëm për ato epoka është mitologjia e lashte. Ne fakt ajo mbështetet ne n je realitet sipas te cilit, secila nga dymbëdhjetë perëndite ishte njeri i vërtetë por me kalimin e mijevjecarve gjithçka u transformua ne mit dhe legjende. Ne ato epoka te stërlashta greket e pare kishin një kulture te larte shpirtërore dhe intelektuale si dhe nje teknologji te zhvilluar, kishin lidhje me qytetërime te tjera dhe luanin një rol derteminant ne zhvillimin e njerëzimit.
Zbulimi i kompjuterit te Antitithiqires është një nga zbulimet me te rëndësishme qe dëshmon për dijet dhe aftësitë teknologjike te paraardhësve tanë. Veprat te ndryshme hidraulike, makinat fluturuese te Dedalit, labirinti misterioz i Dedalit ne Krete, zbulimi i një makine robotike si dhe Disku i Festit qe akoma nuk është deshifruar tregojnë për nivelin e larte te këtij qytetërimi.
Realizimet e mëvonshme te skulpturës dhe arkitekturës klasike mendohet se e kishin bazën ne disponimin e disa sekreteve qe u trashëguan nga teknologjia e stërlashtë. Një nga këto vepra është Partenona tek akropoli qe është tregues i paperseritshem i proporcioneve matematike, përdorimi i te cilave nxjerr ne pah efektet optike.

EGJIPTI I LASHTË

Disa studiues mendojnë se qytetërimi egjiptian është një tregues i transmetimit ne te, te mistereve te Atlantidës se humbur. Bile thuhet se Egjipti u be strehe e një emigrimi njerëzor nga ky kontinent, para se atij ti vinte fundi.
Priftërinjtë e Atlantidës me te krye priftin Thoth ishin ata qe vunë themelet e qytetërimit egjiptian dhe u transmetuan vendasve sekretet e mëdha se bashku me çelësat e shfrytëzimit te forcave te mëdha te natyrës. Ky ishte dhe shkaku qe procesionet magjike arritën këtu nivele shume te larta dhe rezultateve. Një nga misteret me te mëdha mbeten piramidat qe akoma dhe sot nuk dihet se kur dhe si janë ndërtuar. Përmasat mahnitëse matematike, ngjarjet misterioze qe u atribuohen, lidhja e tyre me disa yjësi, janë vërtet gjera te çuditshme dhe jo plotësisht te shpjegueshme.
Ato nuk janë vetëm varret e faraonëve, siç mendohej me pare, por kryenin dhe funksione te tjera. Shume njerëz besojnë se ne sallat e nen dheshme te piramidave te cilat akoma nuk janë zbuluar, ndodhen te depozituara sekretet dhe misteret me te mëdha te zhvillimit njerëzor. Natyrisht dhe lidhjet me hapësirën nuk mund te përjashtohen nga pikëpamjet qe u atribuohen piramidave, si mekanizma te kontaktit me sisteme te largëta yjore. Shkenca e një zhvillimi te avancuar teknologjik ne Egjipt përforcohet dhe nga disa zbulime te pashpjegueshme te disa objekteve.
Ne muzeun e Kajros ndodhet një model i lashte prej druri i një avioni si dhe vizatime avionësh dhe helikopterësh. Përmenden dhe disa drita, disa qirinj misterioze te cilët vendoseshin neper varre e tempuj dhe nuk shuheshin kurrë. Janë gjetur dhe objekte te skalitura qe sipas studiuesve ngjanin me pajisje elektronike dhe me konkretisht me ekrane televizori.

QYTETRIMI MAJA

Ne Amerikën Latine një qytetërim tjetër i zhvilluar lulëzoi. Ai ishte qytetërimi i fiseve Maja. Majat ishin astronomë dhe matematicienë te shquar dhe ndërtuan kështu shume qytetet e tyre ne një harmoni te plote me natyrën. Ndërtuan kanalizime dhe rrjete te përsosura hidraulike ne gadishullin Jukatan. Sipas studiuesve dispononin mjaft pajisje te një teknologjie te përparuar. Prej shume studiuesish mendohet se ne vendet ku kane jetuar Majat, duhet te ketë ekzistuar një salle e lashte ku ishin grumbulluar te gjitha arkivat e qytetërimit.
Disa thonë se ndodhet ne një piramide ne pjesën e nëndheshme te saj, me tunele dhe salla sekrete. Legjendat thonë se ne këto depo te njohurive, këto informacione janë depozituar ne kristale prej piriti te një cilësie te larte te cilat janë ne gjendje te depozitojnë sasia te pafundme informacionesh dhe dijesh, te ngjashme me CD-te e sotme.

KINA E LASHTE

Rrënjët e qytetërimit misterioz shume shekullor kinez zhduken ne thellësinë prehistorike te njerëzimit. Ka mendime se kinezet janë pasardhës te Lemurëve te lashte ndërsa te tjerë mendojnë se janë me origjine nga Atlantida, ose pasardhës se qytetërimit te Gobit, zhvilluar ne shkretëtirën e sotme me te njëjtin emër. Si afërsi dhe lidhje me fiset Maja, simboli me i njohur është Jin-Jang.
Një karakteristike tjetër e përbashkët është përdorimi i mineralit te piritit. Nuk dihet se ku e gjeten kinezet ketë material por mendohej se sillej nga Amerika Qendrore. Misteri ama qëndron ne faktin se akoma dhe ne Amerikën Qendrore nuk janë zbuluar miniera te tilla. Mendohet se kinezet udhëtuan për ne Meksike rreth 500 vjet përpara Krishtit duke lënë atje disa elemente te qytetërimit te tyre.
Ata dispononin gjurmues tërmetesh, mjete fluturuese, si dhe teknologji hidraulike, ata janë zbulues te barutit, te monedhave prej letre, te tipografisë dhe krijuan ligjet e te drejtës qe ne epokat me te lashta. Dëshmi te një qytetërimi te lashte dhe shume te zhvilluar kinez janë zbulimi i thumbave prej alumini (viti 1959) qe daton me mijra vjet me pare. Duhet shënuar se alumini nxirret nga boksitet vetëm me anën e përdorimit te elektricitetit.

NJE QYTETRIM MISTERIOZ

Ne kohen kur lulëzonte qytetërimi i Atlantidës dhe i perandorisë Rama ne Indi, legjendat bëjnë fjale për një qytetërim tjetër te zhvilluar qe zinte një hapësire te madhe ne Azi, atje ku sot ndodhet shkretëtira e Gobi e Mongolisë.
Thuhet se ne ketë hapësire te shkretëtirës pa fund, dikur shtrihej deti dhe ishte zhvilluar aty një kulture e larte me shume qytete bregdetare. Ne ketë qytetërim përmenden arritje teknologjike qe i tejkalojnë ato te sotmet si dhe kontaktet me qenie nga sisteme se tjera yjore, udhëtimet ndërplanetare etj.
Thuhet se ne një ishull te detit te Gobit kishte ardhur nga Afërdita dhe u vendos ne Samat Kumari një qenie intelektuale e gjithanshme qe mori përsipër zhvillimin e planetit tone. Gjithashtu thuhet se ky qytetërim nuk u shkatërrua si te tjerët por arriti ne një nivel te tille përsosmërie sa qe kaloi ne një dimension tjetër, tek atij natyror. Ne atë dimension vazhdon te ekzistoje akoma sot, ndërsa ndikon ne mënyre krijuese ne tere zhvillimin njerëzor.
Kështu krahasohet me qytetin Sabala ku banojnë te gjithë udhëheqësit shpirtëror te planetit tone. Shume vete kane tentuar te studiojnë shkretëtirën Gobi por pa rezultat. Interesant është fakti qe piktori i shquar rus Nikola Rerih ne vitin 1930, pa një disk fluturues mbi Tibetin e veriut dhe e lidhi ketë me makinat fluturuese qe disponoheshin ne zonën e shkretëtirës Gobi.
Mendohet se ekzistojnë njerëz me nivel te larte intelektual, te cilët janë ne gjendje te perceptojnë ekzistencën e qytetërimit qe vazhdon te jetoje ne atë zone, dhe se vetëm atyre u lejohet ta vizitojnë. Disa pretendojnë se Tibeti përfaqëson një perceptim material te kësaj te padukshmeje, dhe janë interesuar ne disa biblioteka sekrete te manastireve te caktuara.

Syri 3
Identifikuar

Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.501 sekonda me 20 veprime.