psikologji.net
Korrik 24, 2014, 08:58:58 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Karta e te drejtave te pacienteve  (Lexuar 736 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2982
8978.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« : Nntor 26, 2009, 08:54:03 PD »

Karta e te drejtave te pacienteve

• Të gjithë pacientet kanë të drejtë të mjekohen. Ata kanë të drejtë për përkujdesje për shëndetin e tyre; ta përfitojnë atë sipas nevojave, si në raste akute ashtu dhe ne raste kronike, të shërbimit parësor dhe spitalor si edhe të kujdesit në bashkësi, pa marre parasysh aftësinë e tyre për të paguar.

• Çdo njeri ka të drejtë t’i respektohet personi i tij si qenie njerëzore.

• Çdo njeri ka të drejtën e vetëvendosjes.

• Çdo njeri ka të drejtën e integritetit te tij fizik e mendor dhe të sigurimit të personit te tij.

• Çdo njeri ka të drejtë t’i respektohet privatësia e tij.

• Çdo njeri ka të drejtë të ketë vlerat e tij morale, kulturore dhe të respektohen bindjet e tij fetare dhe filozofike.

• Çdo njeri ka të drejtë të kërkojë mbrojtjen e shëndetit te tij, marrjen e masave parandaluese ndaj sëmundjes, dhe kujdesin shëndetësor, si edhe për të mbajtur shëndetin e tij në nivelin optimal të mundshëm.

• Dhënia e informacionit për shërbimet shëndetësore duhet të vihet në dispozicion për publikun, në mënyrë qe ai të përfitojë gjithçka që i intereson.

• Pacientet kanë të drejtë të informohen plotësisht për gjendjen e tyre shëndetësore, përfshi “faktet” mjekësore për gjendjen e tyre, për procedurat mjekësore të propozuara, së bashku me rreziqet e mëdha për përfitimet nga çdo procedure, duke përfshire pasojat e moskurimit dhe diagnozën, prognozën dhe progresin e kurimit (trajtimit).

• Informimi mund t’i mbahet i fshehur pacientit vetëm nëse qëndrojnë arsye të forta për të besuar që ky informim, pa sjelle ndonjë efekt pozitiv të qartë, do te shkaktonte nga ana tjetër një dëm serioz të rëndë për pacientin. Ky informim mund t’i jepet njeriut më të besuar të tij.

• Informacioni duhet t’i komunikohet pacientit në përshtatje me aftësinë dhe të kuptuarit e tij, duke hequr përdorimin e terminologjisë teknike të papërshtatshme. Nëse pacienti nuk e flet gjuhen e vendit, atëherë nevojitet pjesëmarrja e përkthyesit.

• Pacientët duhet të kenë mundësinë të marrin një opinion të dytë.

• Kur pacientet pranohen në një institucion shëndetësor, ata duhet të informohen për identitetin dhe statusin profesional të personelit të shërbimit si edhe me çdo rregull, me të cilin do të kenë të bëjnë gjatë qëndrimit dhe kurimit të tyre.

• Pacientet duhet të kërkojnë t’u jepet një përmbledhje e shkruar e diagnozave të tyre, trajtimit dhe kujdesit kur ata dalin nga institucioni shëndetësor.

• Marrja e pëlqimit nga pacienti përpara çdo ndërhyrjeje shëndetësore është e domosdoshme.

• Pacienti ka të drejtë të mos pranojë ose të ndërpresë Çdo ndërhyrje mjekësore. Pasojat e mospranimit ose te ndërprerjes së ndërhyrjes duhet t’i shpjegohen me kujdes pacientit.

• Kur një pacient është i paafte të shprehe dëshirën e tij dhe kur nevojitet një ndërhyrje mjekësore, të respektohet pëlqimi i nënkuptuar i pacientit, me përjashtim te rasteve kur pacienti ka deklaruar qe më parë me shkrim që ai do ta kundërshtojë një situate te tille.

• Kur ky akt kërkon pëlqimin e përfaqësuesit ligjor, edhe ndërhyrja e propozuar duhet të kryhet urgjentisht.

• Kur është kërkuar pëlqimi i përfaqësuesit, pacienti (i mitur ose madhor) megjithatë duhet të marrë pjesë në marrjen e vendimit, për aq sa e lejojnë mundësitë e tij.

• Kur një përfaqësues ligjor nuk pranon te japë pëlqimin dhe mjeku ose një kujdestar tjetër mendon që ndërhyrja është në dobi të pacientit, atëherë vendimi duhet t’i drejtohet një trupi gjykues ose një forme tjetër arbitrariteti.

• Marrja e pëlqimit te pacientit është e nevojshme për pjesëmarrjen e tij në mësime klinike dhe në kërkime shkencore.

• Çdo informacion për gjendjen shëndetësore të pacientit, diagnozën, trajtimin apo çdo informacion tjetër i karakterit personal, duhet të mbahet i fshehtë edhe pas vdekjes.

• Çdo e dhënë e pacientit duhet të mbrohet.

• Pacientet kanë të drejtë të njihen me kartelat mjekësore dhe çdo dokument tjetër qe ka të bëjë me diagnozën e tyre, duke pasur të drejtën për të marrë kopjen e tyre.

• Ndërhyrjet mjekësore mund të kryhen vetëm nëse tregohet respekti i duhur për intimitetin e individit.

• Pacientet e pranuar në institucionet shëndetësore kanë të drejtë të përfitojnë lehtësira fizike, të cilat u sigurojnë intimitet, veçanërisht gjatë nevojave personale ose kryerjes se ekzaminimit dhe kurimit.

• Pacientet kane te drejtën e përfaqësimit ne çdo nivel te sistemit te shërbimit shëndetësor, për çështje qe kanë te bëjnë me planifikimin dhe përmirësimin e shërbimeve.

• Në rrethanat kur duhet të bëhen nga mjekët një zgjedhje për një trajtim të veçante, i cili është mjaft i kufizuar, kjo zgjedhje duhet të bazohet mbi kritere mjekësore dhe të bëhet pa diskriminim.

• Pacientet kanë të drejtë të zgjedhin e të ndryshojnë mjekun e tyre ose një person tjetër të shërbimit ose institucionin shëndetësor dhe kjo në përshtatje me funksionimin e sistemit shëndetësor.

• Pacientet, të cilët nuk kanë arsye mjekësore për te qëndruar ne një institucion shëndetësor, kanë të drejtë për një shpjegim te plote, përpara se ata të transferohen në një institucion tjetër mjekësor ose të dërgohen në shtëpi. Ky transferim mund te kryhet vetëm kur institucioni tjetër mjekësor ka pranuar të presë pacientin.

• Kur pacienti është nxjerre për në shtëpi dhe gjendja e tij kërkon kujdes të mëtejshëm, shërbimet komunitare dhe ato në shtëpi duhet t’i vihen në dispozicion.

• Pacientet kanë të drejtë të kenë mbështetjen e familjes, të të afërmve dhe miqve gjatë trajtimit dhe kujdesit dhe të përfitojnë mbështetjen dhe udhëheqjen shpirtërore të tyre gjate gjithë kohës.

• Pacientet kanë të drejtë për kujdes human deri në fund dhe të vdesin me dinjitet.

• Ushtrimi i të drejtave të paraqitura në këtë dokument nënkupton mënyrat përkatëse për këtë qellim.

• Përfitimi i këtyre të drejtave duhet të jetë i sigurt për të gjithë pa asnjë diskriminim.

• Në ushtrimin e këtyre të drejtave, pacienti duhet t’u nënshtrohet vetëm atyre kufizimeve qe janë në pajtim me dokumentet e të drejtave të njeriut dhe në përshtatje me procedurat e parashtruara në ligj.

• Nëse pacienti është i paafte të ushtroje të drejtat e paraqitura ne këtë dokument, këto te drejta do te ushtrohen nga përfaqësuesi i tij ligjor ose nga një person i caktuar nga pacienti për këtë qellim. Nëse ata nuk janë te caktuar, atëherë duhet të merren masa për përfaqësimin e këtyre pacienteve.

• Pacientet duhet të informohen e këshillohen, në mënyre që të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e përcaktuara në këtë dokument. Kur pacientet ndjejnë se të drejtat e tyre nuk janë respektuar, atyre duhet t’u krijohet mundësia të paraqesin një ankese, veçanërisht për t’ju drejtuar gjykatës.



Mjekesia.net
Identifikuar

Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.101 sekonda me 21 veprime.