psikologji.net
Tetor 22, 2014, 03:56:06 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: FMN,te dhenat statistikore per Shqiperine ndermjet 3 dekadave...  (Lexuar 2080 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
sweety
Anëtar i respektuar
****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 354
2786.00 Kredite

View Inventory
Send Money to sweety


Shiko Profilin
« : Nntor 01, 2008, 09:15:03 PD »

FMN,te dhenat statistikore per Shqiperine ndermjet 3 dekadave..

Te dhenat statistikore për ecurine e ekonomise shqiptare nuk mungojnë ne shtypin shqiptar, por jo gjthmone këto shkrime për parametrat makroekonomike janë adekuate, bile disa here këto raporte cungohen apo dhe keqinterpretohen nga shtypi (si p.sh. ne rastet kur një parametri te caktuar i jepet me shumë rëndësi sesa duhet dhe një parameter tjetër kryesor injorohet fare). Për me tepër, këto te dhenat statistikore qe hasen ne shtyp zakonisht i perkasin një periudhe te shkurter kohore, disa muaj ose dy-tre vite, dhe mungesa e te dhenave për vitet e mëparshme e e bën te pamundur perceptimin e ecurise se ekonomise shqiptare për një periudhe afatgjate.

Fondi Monetar Nderkombetar (FMN) është një prej organizatave ndërkombëtare qe monitoron ecurine ekonomike dhe financiare te vendeve antare te kësaj organizate (185 shtete aktualisht) dhe qe ka te dhëna afatgjata për shumë vende te botës, perfshi Shqipërinë. Tek databaza e tyre qe quhet “World Economic Outlook Database” (varianti i fundit i online momentalisht është ai i Prillit 2008) dhe e cila është mbase databaza me voluminoze e FMN, gjenden te dhëna për një sërë parametrash makroekonomike dhe financiare qe prej vitit 1980, dhe gjithashtu aty jepen dhe shifrat e parashikimeve për këta tregues për secilin shtet—deri ne vitin 2013 për momentin–simbas analizave dhe parashikimeve te FMN.

Me poshte vijone disa grafike për një sërë treguesish makroenomike dhe financiare për Shqipërinë, 1980-2013, te cilat i pergatita nga shifrat e kësaj databaze, si dhe disa sqarime për ç’ka përfaqëson secili nga këta parametra. Përsa FMN ka te dhenat për vitet aktuale dhe te dhenat për parashikimet për të ardhmën ne te njëjtat tabela, dhe grafiket reflektojne te njejtetn gjë, pra paraqesin treguesit ne vijueshmeri.

* Databaza nenvizon se shifrat deri ne vitin 2006 janë egzakte, kurse shifrat për vitet ne vijim janë perafersime dhe parashikime te stafit te FMN. Gjithashtu përmendet qe shifrat për Shqipërinë janë azhornuar se fundmi ne këtë databaze ne Janar 2008.

PBB, Prodhim i Brendshëm Bruto, (GDP, Gross Domestic Product) është vlera totale e te mirave materialeve dhe sherbimeve qe prodhohen brenda territorit te një vendi gjatë një periudhe kohe te caktuar [PBB = konsumi + investimet + shpenzimet e shtetit + (eksportet ? importet)].

PBB nominal llogaritet duke bërë u bazuar tek çmimet qe te mirat dhe sherbimet kishin gjatë periudhes kohore për te cilën llogaritet indeski. P.sh. PBB e vitit 2005 për Shqipërinë reflekton cmimet qe mallrat dhe sherbimet kishin gjatë vitit 2005.

PBB real nga ana tjetër reflekton vleren totale te prodhimit duke bazuar llogaritjet ne shifra konstante për çmimet e mallrave dhe sherbimeve, pra shifra fikse qe refkeltojne çmimet qe këto mallra dhe sherbime kishin ne vendin përkatës gjatë një viti te caktuar, qe quhet ‘viti baze’. FMN nenvizon qe viti baze për te dhenat qe përmban kjo databaze aktualisht është viti 1996. Kjo bëhet për te korigjuar efektet e luhatjes se çmimeve, dhe ne këtë mënyrë është e mundshme te krahasohet rritja reale ekonomike nga viti ne vit.

PBB për banorë (GDP për capita) është shifra qe del nga pjestimi i vleres te PBB se një shteti me numrin e banoreve të atij vendi, dhe rrjedhimisht është tregues me signifikant sesa shifra e përgjithshme e PBB, pasi paraqit prodhimin ne raport me popullsine. Indeksi i PBB për banorë gjithashtu reflekton dhe mbi standartin e jetesës se një shteti, sidomos kur llogaritet si PBB real për banorë.

* Ne grafiket me kolona me poshte, vija e lakuar paraqet vijueshmerine/luhatjen nga viti ne vit te mesatares se shifrave te se njejtit indeks si dhe kolonat (two-period moving average trend line).


PBB (PPP) për banorë. Simbas Bankes Botërore (BB) dhe disa institucioneve te tjera ndërkombëtare ky indeks është treguesi me signifikant i PBB për sa i përket reflektimit te standarteve te jetesës ne një vend te caktuar, dhe mundeson krahasimet midis shteve të ndryshme dhe gjithashtu brenda te njejtit vend (krahasime me shifra te viteve te kaluara). BB p.sh. sqaron se ky është indeksi mbi te cilin BB bazohet qe për te llogaritur nivelin e varferise se një vendi.

Llogaritjet e PBB (PPP) për banorë bëhen duke u bazuar ne PPP (Purchasing Power Parity, Pariteti i Fuqise Blerese) dhe ne këtë mënyrë korigjohet fuqia blerese e monedhes vendase ne mënyrë qe te jetë e krahasueshme me fuqine blerese te monedhave te vendeve te tjera. Indeksi i PPP për shtetet dhe monedhat e tyre perkatese llogaritet duke faktorizuar (mare si pikë referimi) fuqine blerese qe ka dollari amerikan ne SHBA, dhe gjithashtu duke korigjuar për disa faktore te tjerë qe ndryshojnë nga shteti ne shtet (si p.sh. ndryshimet e çmimit te një produkti ne Shqipëri me çmimin e te njetit produkt ne Amerikë) dhe kështu nxirret kursi i ‘dollarit ndërkombëtar’për monedhen e një vendi te caktuar gjatë një periudhe kohore te caktuar. Dollari ndërkombëtar kuptohet qe është një monedhe fiktive, pra është një tregues qe përdoret për llogaritje dhe statistika te tilla.

P.sh. nëse llogarit shifrat e disa indekseve qe gjenden ne databazen e siperpermendur te FMN për Shqipërinë, kursi tregut te dollarit amerikan (usd) për këtë vit, 2008, i bie te jetë afersisht 89.4 lekë (flitet për ‘lekë të reja’ gjithmonë), ndërkohë qe vlera e dollarit ndërkombëtar për te njëjtin vit, 2008, është 49.7 lekë (kini parasysh qe te dhenat e indekseve për vitin 2008 nuk janë shifra egzakte por perafrime te FMN). Pra raporti midis tyre është afro 1.79. Nëse do krahasonim te ardhurat (rrogat) bazuar tek ky indeks (PPP) do të nenkuptonim se një rroge prej 1000 usd për një njeri qe jeton ne Shqipëri gjatë vitit 2008 është ekuivalente me një rroge prej 1790 usd për një njeri qe jeton ne Amerikë gjatë te njejtit vit, përsa i përket fuqise blerese te seciles monedhe ne vendet perkatese. Pra këta dy individe do kishin mundësi te blinin afersisht te njëjtat gjëra ne vendet perkatese me shumat perkatese.




Inflacioni është rritja e çmimeve te një sërë mallrash dhe sherbimesh te cilat konsiderohen nga specialistet si elemente qe janë ‘perfaqsuese te ekonomise ne përgjithësi’. Një nga indekset me te perdorura për te llogaritur inflacionin është CPI (Consumer Price Index, Indeksi i Çmimeve te Konsumit), qe është ndryshimmi i çmimeve te një sërë mallrash dhe sherbimesh te cilat konsiderohen se janë mallra dhe sherbime qe blihen vazhdimisht nga ‘konsumatoret tipike’. Lista e këtyre te mirave dhe sherbimeve quhet ne kte kontekst ’shporta’ dhe ndonjëherë kjo liste ndryshohet, siç u ndryshua ne vitin 2001 kur u shtun disa elemente të reja ne shporte.


Me poshte vijon grafiku qe paraqet perqindjen e luhatjes se inflacionit nga viti ne vit, duke u bazuar tek mesataret e çdo viti. Ky indeks haset dhe me termin ‘norma e inflacionit’ dhe është një nga indekset e inflacionit qe raportohet me shpesh në media.


Grafiku ne vijim paraqet te njëjtat te dhëna–perqindjen e ndryshimeve vjetore te inflacionit–por duke lënë jashtë grafikut vitet qe kanë shifra ekstreme (1990 - 1998) për te reflektuar me mirë vizualisht luhatjen e inflacionit gjatë viteve te tjera (1999 - 2013).


Kursi (i derivuar) i konvertimit te PPP (Paritetit te Fuqise Blerese), ne rasin e Shqipërisë, reflekton shumen ne lekë qe nevojiten për te blere diçka sot me shumen e lekëve qe do të duheshin gjatë viteve të ndryshme për te blere te njëjtën gjë. LLogaritjet për PPP siç thame bazohen ne fuqine blerese te dollarit amerikan ne Amerikë. P.sh. simbas te dhenave te FMN kursi i konvertimit te PPP për Shqipërinë për vitin 2008 perafersohet te jetë 49.7 lekë, kurse ne vitin 1990 ishte 2.2 lekë. Kjo do të thotë qe nëse një produkt (një sasi fikse e një produkti) ne vitin 1990 ne Amerikë kishte çmimin 1 usd, për ta blere atë send ne Shqipëri ne vitin 1990 duhet te paguaje 2.2 lekë, kurse sot ne 2008 për te njëjtën gjë ne Shqipëri duhet te paguash 49.7 lekë.

Ky indeks kuptohet qe reflekton korigjimet qe bëhen gjatë llogaritjes se tij për te faktorizuar ndryshimet e indekseve te tjerë ne periudhat perkatese, si luhatja e çmimeve. Pra, nëse kursi i kembimit te valutes ne treg (market rate) tregon thjesht raportin e monedhave ne një moment te caktuar, pa mare parasysh faktore te tjerë ekonomike vendore, kursi i PPP faktorizon dhe korigjon për këto parametra ekonomike duke pasqyruar kështu një tregues me domethenes për luhatjet/ndryshimin e kursit te monedhes se një shteti, pasi reflekton kursin e fuqise blerese te monedhes se një vendi, si dhe luhatjet e këtij kursi nga viti ne vit.


Bilanci i llogarisë korrente (aktuale, rrjedhëse) përmbledh qarkullimin total (ndërkombëtar) te mallrave dhe sherbimeve, te te ardhurave (income) neto, dhe te transfertave neto te pagesave, te një ekonomie vendase ne raport me tregun ndërkombëtar (vendet e tjera). Ky indeks është tregues i rëndësishëm për te reflektuar si ndervepron ekonomia e një vendi me ekonomine botërore. Nëse shifra e këtij indeksi është pozitive (sufiçit) do të thotë qe vlera monetare/valutore totale qe futet ne një vend gjatë një periudhe kohe te caktuar është me e madhe se vlera monetare qe del nga ky vend gjatë te njejtes periudhe; nëse shifra është negative (defiçit), te kundërtën.

Balnci (diferenca) i eksporteve me importet është zakonisht perberi kryesor i shifrave te këtij indeksi. Gjithashtu ky indeks reflekton dhe raportin e kursimeve te brendshme me atë te investimeve, gjithmonë ne rang kombëtar, ku përfshihen si kursimet dhe investimet private ashtu dhe ato publike. FMN ve ne dukje se një defiçit ne këtë kontekst (duke mare parasysh kursimet dhe investimet) mund të vijë si rezultat i rritjes se investimeve, ose si rezultat i uljes se kursimeve te brendshme. Ne skenarin e pare (te rritjes se investimeve) defiçiti zakonisht shikohet pozitivisht pasi reflekton rritjen e ekonomise se vendit. Ne rastin kur defiçiti vjen si rezultat i uljes se kursimeve, kjo mund te jetë tregues i strategjive te gabuara monetare te një shteti.

Si dhe ne rastin e shembullit te llogaritjes se PBB si vlerë për banorë ky prodhimi shprehet ne raport me popullsine, indeksi i bilancit te llogarise korrente është tregues me signifikant kur shprehet ne raport me PBB, pra kur kjo shifer llogaritet si perqindje e vleres te përgjithshme te PBB.



Krahasimi i ekonomise shqiptare me vendet e tjera ‘ne shvillim’ te rajonit

FMN dhe instutucione te tjera ndërkombëtare kategorizojne/grupojne vendet e botës simbas parametrave ekonomike dhe standarteve te jetesës. Një prej këtyre grupimeve, ku bën pjesë dhe Shqipëria, është kategoria e vendeve qe janë ‘ne zhvillim’, qe perfshin shtete qe nuk kanë parametra te avancuara te ekonomise dhe kushteve te jetesës ne raport me vendet ‘e zhvilluara’ dhe industriale (si shtetet perendimore fjala vjen), por qe nga ana tjetër janë shtete ne zhvillim e sipër, pra qe kanë ndryshime pozitive ne krahasim me veten. Tek databaza e siperpermendur e FMN (World Economic Outlook Database) kjo kategori ndahet dhe simbas rajoneve gjeografike, pra shtete me parametra te ngjashem qe gjenden ne një rajon/kontinent te caktuar. Grupi ku bën pjesë Shqipëria është ai i vendeve ne zhvillim, nenkategoria e Evropes Qendrore dhe Lindore, ku pefshihen dhe 15 shtete te tjera.

Kuptohet jo të gjitha vendet qe i perkasin kësaj kategoria te gjerë–vendeve ne zhvillim–i kanë te gjithë parametrat e tyre ekonomike ne një nivel me vendet e tjera te kësaj kategorie. P.sh. disa nga këto 15 shtetet e tjera qe janë ne grup me Shqipërinë tashmë kanë një sërë parametrash ekonomike me te zhvilluar se Shqipëria dhe disa janë tashmë dhe antare te BE.

Gjithsesi, krahasimi i zhvillimit ekonomik te Shqipërisë me këto vende është domethenes dhe për te shkuaren e ngjashme te Shqipërisë me këto vende, përtej gjeografise dhe kategorizimit aktual si vende ne zhvillim. Të gjitha këto 15 shtete te grupit ku përfshihet Shqipëria ne databazen e siperpermendur, me perjashtim te Turqise, janë vende ish-komuniste qe kanë tranzituar nga sistemet ekonomike socialiste ne treg te lirë dhe ekonomi kapitaliste, dhe për me tepër ky tranzicion ka ndodhur gjatë te njejtes periudhe kohore.

Grafiket qe vijojne (nr 10-15) paraqesin disa nga te te njëjtat parametra si dhe grafiket e paraqitur deri tani, por tashmë duke përfshirë te njejtet indekse dhe për vendet e tjera te këtij grupi. Tek secili nga grafiket e mëposhtëm indekset e Shqipërisë paraqiten me ngjyren e kuqe (vija perkatese e indeksit ne grafik).

* Për disa shtete, shifrat për indekse te veçanta nuk egzistojne ne databazen e FMN qe nga viti 1980, por fillojnë ne vite me vonë. Këto mungesa reflektohen ne grafiket përkatës.

* Ne disa grafike, disa shifra ekstreme janë lënë jashtë (është kufizuar spektri i grafikut) për te pasqyruar me mirë vizualisht raportin e ecurise se indekseve pergjate gjithë viteve, pasi shifrat ekstreme e zvogelojne automatikisht shkallen e gjithë grafikut. Tek këta grafike, kjo duket ne vazhdueshmerine e vijave perkatese përtej sfondit te grafikut, si tek grafiku i Inflacionit p.sh.






Grafiki u mësipërm (nr 14) kuptohet qe nuk mundeson krahasimet direkte midis shteteve për secilin vit, pasi shifrat e indekseve janë ne monedha të ndryshme, monedhen e secilit shtet perkatesisht, por gjithsesi grafiku pasqyron luhatjen/trajektoren e këtij kursi për monedhen e secilit shtet nga viti ne vit.


Shënime:

* Duhet pasur parasysh qe këta tregues makroekonomike paçka se kanë signifikancen e tyre ne reflektimin e gjendjes ekonomike te vendit ne përgjithësi, kanë gjithashtu dhe kufizime ne pasqyrimin e gjendjes te plotë dhe reale për sa i përket shtresave të ndryshme te popullsise apo sektoreve te ndryshëm te ekonomise ne Shqipëri. P.sh. edhe shifrat e PBB për banorë nuk reflektojne se si shpërndahet pasuria e një vendi ne mënyrë proporcionale midis shpresave te varfëra, te mesme dhe te pasura te popullsise. Ato thjesht paraqesin mesataren aritmetike te PBB simbas numrit te popullsise se vendit.

* Nga kerkime qe bëra ne internet rezulton se FMN i bazon shifrat makroekonomike dhe financiare për Shqipërinë kryesisht nga te dhenat e Institutit te Statistikes (INSTAT), Bankes se Shqipërisë, dhe Ministrise se Financave, dhe me pas bën krahasimin e shifrave te këtyre institucioneve kur këto raportojne për te njëjtin parameter, për të parë sa e si përputhen apo ndryshojnë, si dhe analizat e vete stafit te FMN.

FMN, BB dhe institucione te tjera ndërkombëtare, ne bashkëpunim dhe me organet shqiptare, bëjnë here pas here dhe studime për përmirësim te metodologjive te llogaritjes se shifrave.

* Gjithashtu rezulton se ne raportimin zyrtar te shifrave për treguesit makroekonomike për Shqipërinë, si PBB, përfshihen dhe perafersime për pjesen e padeklaruar te ekonomise [(Nonobserved Economy (NOE), Informal Economy, Black Market]. Për sa lexova ne disa raporte (një reference p.sh., pdf), pjesa informale/e padeklaruar e ekonomise figuron te jetë diku tek 30% e shifrave te PBB te raportuar zyrtarisht, por egziston konsensusi i organizatave vendore (si INSTAT) dhe atyre ndërkombëtare qe këto shifra (perqindje) realisht janë me te medhaja. CIA p.sh. thotë qe këto shifra arrijnë diku tek 50% e PBB ne Shqipëri.

Ekonomia e padeklaruar perfshin disa aspekte, si p.sh. shifrat qe nuk figurojne fare (si ato qe vijnë nga punesime ilegale fjal vjen), shifrat qe cungohen qellimisht nga bizneset e ndryshme për te paguar më pak tatime, dhe elemente te tjerë te ngjashem. FMN raporton faktorizimin e këtyre shifrave ne raportet zyrtare te PBB jo vetëm për Shqipërinë por dhe për një sërë vendesh te tjera.

Ne Shqipëri duket se perqindja e ekonomise te padeklaruar ne raport me PBB e vendit është nga me te lartat ne rajon.
Identifikuar

Njeriu qe njeh cmimin e gjithckaje nuk njeh vleren e asgjeje....
Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.104 sekonda me 20 veprime.