psikologji.net
Prill 24, 2014, 06:57:56 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Hiperaktiviteti tek fëmijët  (Lexuar 3707 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Dhjetor 07, 2009, 10:41:42 MD »

Hiperaktivitieti - Mungesë Përqendrimi është një problem psikologjik i hasur në masë tek fëmijët 2-11 vjeç.

Fëmijët të cilët janë hiperaktivë dhe kanë mungesë përqendrimi të theksuar, janë të lëvizshëm, shpërqendrohen shpejt, nuk mund t’i ndalosh gjatë aktivitetit të tyre të rrëmbyer dhe e kanë të pamundur të presin, qoftë edhe pak sekonda. Shfaqin shenja padurimi, nervozohen dhe lëndohen shumë shpejt. Sa më shumë të përballen me ambiente të reja dhe të ndihen të huaj në të, aq me të vështirë e kanë të heqin dorë nga veset kapriçioze.

Simptomat e fëmijëve hiperaktivë dhe me mungesë përqëndrimi?

* Fëmijët të cilët janë hiperaktivë dhe kanë mungesë përqendrimi, kohëzgjatjen e përqendrimit e kanë të limituar, gjatë studimit janë shumë të ndjeshëm nga bezdisje të vogla mjedisore, meditojnë për diçka tjetër duke parë drejt tabelës së klasës ose duke të parë në sy.
* Këta fëmijë e kanë të pamundur të rrinë në një vend dhe të dëgjojnë me qetësi. Ata lëvizin sa majtas-djathtas të shpërqendruar pa asnjë qëllim. Luajnë me duar dhe gishta, kërcasin gishtat, hanë thonjtë, zhgaravisin diku ose godasin me ndonjë mjet për të nxjerrë një zhurmë ritmike. Mundohen në të njëjtën kohë të bëjnë shumë gjëra (kur mësojnë, shikojnë televizor, ose, gjatë mësimit, bëhen pjesë e një diskutimi të bërë në shtëpi).
* Një aktivitet të nisur nuk e vazhdojnë dot për një kohë të gjatë.
* E kanë shumë të vështirë të ulen dhe të dëgjojnë; kjo është pothuajse e pamundur për ta.
* Para se të fillojnë një punë, nuk mendojnë gjatë për përfundimin e saj.
Disa shembuj: Kur mësuesi i drejton një pyetje klasës, ata përgjigjen pa mbaruar pyetja,
ose, duke ecur në rrugë, papritur dalin para automjeteve po kështu, edhe kur kritikohen,
mërziten.
* Janë këmbëngulës dhe i mbrojnë idetë e tyre.
* Nuk kujdesen për sendet e tyre, shpeshherë humbasin diçka.
* Megjithëse mund të kenë inteligjencë normale, nuk janë të suksesshëm në mësime. Ditët e para të shkollës mundohen të tërheqin vëmendje me lëvizjet e tepruara dhe në vijim e kanë të vështirë të ulen e të dëgjojnë. Justifikohen se i dinë ato çfarë shpjegon mësuesi, prandaj neglizhojnë gjatë shpjegimit në klasë. Gjithashtu, kanë edhe besimin se temat e pakuptuara ua shpjegojnë edhe njëherë në shtëpi më të rriturit. Në klasat më të larta besimi në vetvete kthehet në mosbesim, mërzitje dhe irritim nga mësimet.

* Fëmijët hiperaktivë kanë dëshirë të mësojnë gjëra të reja (veçanërisht në shkencat ekzakte) dhe të eksplorojnë me to, por mungesa e përqendrimit, parregullsia, mungesa e aftësisë për organizimin e punëve, i bën ata të mos jenë të suksesshëm.
* Besimi dhe vetëvlerësimi që kanë pasur në ditët e para të shkollës, kthehet në mosbesim dhe mosvlerësim. Shpeshherë, në shtëpi, dëgjojnë fjalët: rrëmujaxhi, dembel, që u drejtohen atyre nga më të rriturit.
* Mendojnë se mësuesi nuk i ka më me sy të mirë si më parë. Një shok tjetër në klasë bën të njëjtat gabime, por atë nuk e kritikon. E njëjta logjikë është edhe në familje: mendojnë se prindërit, vëllanë ose motrën e duan më shumë se ata, atyre nuk u bërtasin për asnjë gabim.
* Mendimi se nuk i kuptojnë të tjerët, i shtyn që të bëhen të ndjeshëm dhe të mbyllur në vetvete. E vuajnë shumë kritikën e bërë në publik.

Kujdes

Fëmijët hiperaktivë arrijnë kulmin e shpërqendrimit të tyre në moshën 7-8 vjeç. Duke filluar nga mosha 9 vjeç, dalëngadalë ndërgjegjësohen dhe fillojnë të tërhiqen nga lëvizjet e tepërta, por, tashmë, të qenit i shpërqendruar dhe i hallakatur, është një pjesë e karakterit të tyre që vazhdon gjatë gjithë jetës.

Si t'i ndihmojmë fëmijët hiperaktivë dhe të shpërqëndruar?

* Fëmijët hiperaktivë dhe me mungesë përqendrimi, megjithëse e kanë të vështirë të ambientohen, të qëndrojnë pa lëvizur e pa folur, nëse i detyrojmë në kohën e duhur të përshtaten me ambientin; nuk humbasin asgjë, përkundrazi, shpërqendrimi nuk bëhet pjesë e karakterit të tyre dhe atyre u rritet kontrolli dhe besimi në vetvete.

* Në mënyrë që kohëzgjatja e përqendrimit të jetë më e gjatë, dhe performanca më e mirë, detyrat e klasës është e mira t’u jepen pjesë-pjesë dhe fund të çdo detyre të kritikohen, por gjithashtu nuk u duhen kursyer edhe lëvdatat.

* Kritika për çdo gabim të bërë i bën këta fëmijë të mendojnë se mësuesi ose familjarët kritikojnë vetëm ata , prandaj do të ishte më mirë të mos u vëmë në dukje çdo veprim të gabuar.

* Kur ngrihet për t’iu përgjigjur një pyetjeje që i është drejtuar, është mirë ta inkurajojmë me fjalë të bukura, në rast të kundërt, nëse përgjigja është gabim, të mundohemi të gjejmë një lidhje logjike midis përgjigjes së saktë dhe asaj të dhënë nga fëmija. Është e rëndësishme që ky fëmijë të kuptojë se është si gjithë të tjerët, ka kapacitet për të qenë i suksesshëm.

* Si pasojë e hiperaktivitetit këta fëmijë mundohen që çdo detyrë të dhënë ta mbarojnë me shpejtësi dhe bëjnë shumë gabime, vijnë si pasojë shpërqendrimit dhe jo nga mungesa e kapacitetit.

* Shpeshherë mësuesit ose prindërit u kërkojnë t’i kontrollojnë detyrat pasi t’i kenë mbaruar, por rezulton që në shumicën e rasteve, një punë që ata e konsiderojnë të mbaruar, e kanë të vështirë t’i rikthehen. Pikërisht ky është momenti që këta fëmijë duhen tërhequr të kontrollojnë detyrën së bashku me mësuesin ose prindin dhe të dalin në pah gabimet që janë bërë për efekt shpejtësie. Gjithashtu nuk duhet t’u kursejmë kritikat dhe t’u shpjegojmë që “Saktësia në jetë është më e rëndësishme se shpejtësia”.


Ndryshimet midis fëmijëve hiperaktivë dhe me mungesë përqëndrimi dhe atyre të ngathët me mungesë përqëndrimi

Të dyja grupimet e fëmijëve, si ata hiperaktivë dhe me mungesë përqendrimi dhe ata të ngathët dhe me mungesë përqendrimi , konsiderohen me probleme psikologjike.
Simptomat e grupimit të ngathët dhe me mungesë përqendrimi hasen te fëmijët e moshave 6-11 vjeç. Fëmijët hiperaktivë dhe me mungesë përqendrimi bëjnë disa punë në të njëjtën kohë pa i dhënë rëndësi kualitetit të punës së kryer. E kundërta ndodh me fëmijët e ngathët dhe me mungesë përqendrimi. Mundohen shumë të përqendrohen, bëjnë sikur, por nuk ia arrijnë dot. Me ngadalësinë e tyre hiqen dhe mendojnë se janë seriozë dhe të përqendruar në punën e nisur, por përqendrimi i tyre është në stad minimal. Për këta fëmijë, më shumë se sasia dhe shpejtësia, ka rëndësi kualiteti, por si arsye e mospërqendrimit, nuk janë të suksesshëm. Fëmijët hiperaktivë dhe me mungesë përqendrimi janë të njëjtë në të gjitha fushat e jetës, superaktivë dhe të shpërqendruar, ndërsa fëmijët e ngathët dhe me mungesë përqendrimi mund të jenë të ngathët dhe pa përqendrim vetëm në një fushë. Për shembull, ka fëmijë që janë oratorë dhe të shkathët në lëndët shoqërore, por e kundërta ndodh në ato ekzakte. Mendojnë se nuk janë të aftë, dhe megjithëse mundohen shumë, e kanë të pamundur të përqendrohen gjatë studimit.

Simptomat e fëmijëve të ngathët e me mungesë përqëndrimi?

Fëmijë të papërqendruar, nuk dinë të përdorin strategji efikase gjatë studimit, nuk mund të shprehen lirshëm dhe nuk janë tipa shumë socialë. E kanë të thjeshtë të bëjnë punë të cilat kërkojnë delikatesë, si për shembull: të lidhin këpucët, të hapin dhe të mbyllin kopsat, të presin letra të vogla dhe për më tepër, u pëlqen të sistemojnë sirtarët e librave dhe çantën e shkollës. Shpeshherë, gjatë studimit mbi tavolinë, humbasin lapsin ose stilolapsin të cilin disa minuta më parë sapo e kishin përdorur. Fëmijët hiperaktivë dhe me mungesë përqendrimi nuk kanë probleme me oratorinë, përkundrazi, flasin më shumë sesa duhet. Këta fëmijë nuk mund të merren me punë të vogla dhe që duan përkushtim, si lidhja e këpucëve, hapja dhe mbyllja e kopsave dhe janë shumë fëmijë të çrregullt, asnjëherë nuk e kanë për zakon t’i sistemojnë librat ose ambientin ku jetojnë.
Grupet e fëmijëve, si ai hiperaktivë dhe me mungesë përqendrimi dhe ai ngathët dhe me mungesë përqendrimi, kanë probleme me përqendrimin, por në dimensione të ndryshme. Aftësia e përzgjedhjes së situatave të cilave u nevojitet përqendrim dhe përkushtim për të arritur perceptim sa më të mirë, është problem bazik për të dyja grupet.
Gjatë studimit këta fëmijë nuk arrijnë të përzgjedhin pikat më të rëndësishme të mësimit, sepse përqendrimin e tyre maksimal nuk e fokusojnë dot në një pikë. Përqendrimin e kanë të shpërndarë në dy dimensione; primari është ai se çfarë ndodh përreth, ose në mendjen e tyre mendojnë rreth diçkaje tjetër dhe njëkohësisht mundohen të kuptojnë ato çfarë lexojnë.

Humbja vëmendjes

Mungesa e vëmendjes dhe lëvizjet e tepruara janë një shqetësim te fëmijët, problem i cili në gjuhën shkencore është quajtur HIPERAKTIVITET. Tri simptomat e kësaj sëmundje janë: shpërqendrimi, hiperaktiviteti dhe lëvizshmëria. Fëmijët hiperaktivë dhe të shpërqendruar ndahen përgjithësisht ndahen në katër tipe problemesh.
Veprime Automatike të Pakontrolluara: Janë fëmijë shumë aktivë. Kjo situatë bie në sy në periudhën kur fëmija fillon të ecë dhe në vazhdim. Veçanërisht kur fillon shkolla bëhen akoma edhe më aktivë, aq sa ngacmojnë shokët në klasë. Veprimet e tyre nuk janë të qëllimshme. Nuk njohin lodhje dhe nuk dinë të ndalojnë. Pas kritikës së bërë nga më të rriturit, bëjnë sikur kuptojnë, por, në fakt, asgjë nuk ka ndryshuar. Në moment mund të bëjnë të njëjtin gabim për të cilin sapo janë kritikuar.

Të Paguximshëm: Kohëzgjatja e përqendrimit është e shkurtër. Eliminojnë në maksimum marrjen përsipër të përgjegjësive të ndryshme në klasë, kanë frikë nga përgjegjësitë. Megjithëse kanë zgjuarsi normale, nuk janë të suksesshëm si pasojë e mungesës së guximit.
Marrëdhëniet me njerëzit e tjerë: Formon shoqëri afatshkurtër, por asnjëherë nuk formon shoqëri të ngushtë, sepse për problemin më të vogël që mund të ketë, i godet, i shkul flokët ose i pështyn.
Gjendja e Tyre Shpirtërore: Janë fëmijë të ndjeshëm, por nuk e tregojnë që preken, mundohen dhe e sforcojnë veten për të mos qarë. E kanë të vështirë ta konceptojnë rrezikun, kanë nevojë për kontroll vigjilent për t’i mbajtur larg nga rreziqet. Kur janë të lumtur, nuk e përmbajnë dot veten, nuk dinë se çfarë bëjnë. Nuk dinë t’i anashkalojnë situatat e vështira.

Konkluzion:

* Fëmijët e të dyja grupeve kanë probleme me përqendrimin
* Si pasojë, nuk janë të suksesshëm në mësime
* Fëmijët të cilët kanë veçoritë e grupit të ngathët dhe me mungesë përqendrimi, e humbasin akoma edhe më shumë përqendrimin gjatë rritjes dhe nuk mund ta rikthejnë dot atë përgjatë gjithë jetës. Megjithëse nuk kanë probleme me njohjen e shkronjave, shpeshherë nga shpërqendrimi i lexojnë fjalët mbrapsht, p.sh.: kap - pak, ton – not, ose fjalë që kanë ndryshim vetëm në një shkronjë, p.sh.: lidhje- lodhje.

* Fëmijët të cilët kanë veçoritë e grupit hiperaktivë dhe me mungesë përqendrimi, nuk mund të rrinë kot në qetësi, por nëse nuk kanalizohen, energjinë dhe kapacitetin që kanë do e harxhojnë kot, duke u marrë me veprime që nuk kanë vlerë. Detyrat e dhëna nuk do i bëjnë në kohën e duhur, nuk do ta organizojnë dot të mësuarin dhe në fund do të kenë hequr dorë totalisht nga mësimet.

Nga: Rezalda SHEHI
Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.36 sekonda me 20 veprime.