|
J@mes
|
 |
« : Dhjetor 13, 2009, 08:36:20 PD » |
|
Ne kete teme do te njihemi me mire me semundjet seksualisht te transmetueshme.
Çfarë janë sëmundjet ngjitëse seksuale?
Sëmundjet ngjitëse seksuale janë sëmundje që ngjiten nga kontakti trupor gjatë marrëdhënieve seksuale. Këto shkaktohen nga viruset, bakteriet dhe parazitet. Këto poashtu njihen si Infektime ngjitëse seksuale apo me emrin e vjetër Sëmundje veneriane. Ekzistojnë 25 lloje të sëmundjeve ngjitëse seksuale. Këto të gjitha kanë të përbashkët ate që të gjitha ngjiten nga marrëdhëniet seksuale duke përfshirë seksin vagjinal, anal dhe oral. Sëmundjet e përmendura në këtë fletushkë nuk janë të gjitha sëmundjet ngjitëse që ekzistojnë mirëpo thjeshtë ato më të zakonshmet.
Si mund të kuptoni që keni sëmundje ngjitëse seksuale?
Çdonjeri që është seksualisht aktiv mund të jetë në rrezik prej sëmundjeve ngjitëse seksuale. Disa prej sëmundjeve mund të kenë simptome si shkarkesë nga organet gjenitale, dhëmbje kur urinojnë, ënjtje dhe inflamim në organe gjenitale. Shumë sëmundje ngjitëse seksuale si Klamidia nuk shfaq simptome. Për këtë shkak rekomendohet të bëni kontrollim për shëndet seksual, ti bëni analizat për sëmundje ngjitëse seksuale nëse mendoni se jeni në rrezik. Ndonjherë mund të kalojë kohë e gjatë deri me shfaqjen e simptomeve kështu që ju mund infektoni dikend gjatë kësaj kohe prandaj është e nevojshme ti bëni analizat dhe të merrni tretman. Nëse jeni në marrëdhënie me partner dhe është vërtetuar se keni sëmundje ngjitëse, kjo nuk do të thotë se ai/ajo ka patur marrëdhënie seksuale me dikend tjetër. Simptomet e sëmundjeve ngjitëse seksuale mund të shfaqen me muaj pasë infektimit.
Si mund ti parandaloni sëmundjet ngjitëse seksuale?
Ju mund të evitoni rrezikun nga sëmundjet ngjitëse seksuale gjatë marrëdhënieve seksuale të përdorni kondom dhe ju dhe partneri-ët tuaj të i bëni analizat. Sa më shumë partner që keni aq më shumë rrezik keni të infektoheni me sëmundje ngjitëse seksuale. Mënyrate e tjera që mund ta redukoni ju mund të përdorni mbrojtës për gojë dhe kondoma gjatë seksit oral, të i pastroni lodrat seksuale pas përdorimit, pastroni duart pasë seksit dhe të pastroni organet gjenitale rregullisht.
Pse është e rendesishme të dini se ju keni sëmundje ngjitëse seksuale?
Shumë prej sëmundjeve ngjitëse seksuale janë ngjitëse dhe mund të shkaktojnë dëmtime për një kohë të gjatë apo përherë, por edhe mund të shkaktojnë dëme në pjellshmëri nëse infektimi nuk trajtohet. Shumë prej sëmundjeve ngjitëse seksuale mund të infektojnë partnerin tuaj gjatë seksit dhe disa nga sëmundjet mund të barrten nga nëna në foshnjen e palindur. Sëmundjet ngjitëse seksuale mund të ndihmojnë barrtjen e HIV.
Udhëzues për sëmundjet ngjitëse seksuale?
Vagjinosis bakterial nuk është saktësisht sëmundje ngjitëse seksuale sepse nuk ngjitet gjatë marrëdhënieve seksuale. Megjithatë mund të keqësohet nga seksi dhe më shpesh shfaqet në femrat të cialt janë aktive seksualisht se ato që nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale asnjëherë. Shkaktohet nga çregullimi i bakterive normale të shëndosha që gjinden në vaginë. Edhepse janë relativisht të padëmshme dhe kalojnë pa u dalluar ndonjherë mund të shkaktojnë erë të keqe. Përderisa nuk ka spjegim të qartë pse ky infektim ndodh sygjerohet se përmbajtja e spermës që është alkaline mund të jetë njëri nga shkaqet përshkak që mund të shkaktojë ngacmim me bakteriet e vaginës natyrale të cilat janë acidike. Përdorja e spirales mund te jete shkakëtare gjithashtu. Femra nuk mund të infektojë mashkullin me këtë infektim mirëpo është me rëndsi që infektimi të trajtohet sepse ndonjëhere infektimi Vaginosis bakterial kalon në tubat fallopiane dhe shkaktojë infektim më serioz. Infektimi për vaginosis bakterial shërohet me krem për vaginë apo antibiotik.
Balanitis: shpesh referohet si simptom i infektimit por nuk do të thotë se është infeksion vetëvetiu. Saktësisht nuk është sëmundje ngjitëse seksuale, është pasojë e aktivitetit seksual. Ndodh vetëm te meshkujt dhe paraqitet si pezmatim në krye të penisit dhe ndodh më shpesh në meshkujt që nuk janë të bërë synet. Poashtu mund të shkaktohet nga mos higjiena, nga ngacmimi i kondomeve dhe kremave, nga përdorimi i tualetet me parfum dhe nga infeksionet mykotike. Mund të preventohet duke mos përdor disa nga tualteket dhe duke e pastruar lafshën e penisit. Mund të shërohet me krem për ta redukuar inflamimin dhe antibiotik nëse është e nevojshme.
Klamidia: është njëra nga infeksionet bakteriale ngjitëse seksuale më të zakonshme. Nëse nuk shërohet mund të shkaktojë probleme serioze. Klamidia e infekton qafën e mitrës në femra. Por infektimi i uretërs, rektumit dhe syve mund të shkaktohet në femra dhe mashkuj. Simptomet e infeksionit mund të shfqen në çdo kohë. Shpesh ndodh që simptomet të shfaqen 1 deri në 3 javë pasë infektimit. Por simptomet mund të ndodh që mos të shfaqen për një kohë të gjatë.
Morrat pubike: janë parasite të vogla në form të gaforres që jetojnë në qime dhe pijnë gjakun. Kryesisht atë jetojnë në qimet pubike, mund të jetojnë në flokë, por mund të gjinden edhe nën sqjetulla, në trup, edhe në qimet e fytyrës si vetulla. Ato mund të jetojnë edhe jashtë trupit kështu që mund të gjinden në rroba, në shtrat dhe peshqir. Ju mund të keni morra dhe mos të jeni i vetëdishëm për këtë, por pasë 2 ose 3 javëve ju mund të përjetoni kruarje. Morrat zakonisht kalojnë në trup nga kontakti gjatë seksit me personin që është i infektuar por edhe nëse i ndani rrobat me dikend, peshqirët apo shtratin. Ende nuk ka mënyrë efektive për ta ndaluar infektimin por nëse jeni të infektuar atëherë ju mund të preventoni të tjerët të infektohen duke i larë rrobat dhe çarçafat e shtratit me ujë të nxehtë. Krema të ndryshme mund të blehen në barnatore për ti mbytur morrat. Ruamja e qimeve pubike nuk do të thotë që i largon morrat.
Epididmitisi: do të thotë inflamacion i epididmitisit, tuba që gjindet në krye të testiseve ku sperma qëndron. Epididmtisi nuk është gjithëmonë rezultat i sëmundjeve ngjitëse seksuale por zakonisht është nga prezenca e infektimeve si klamidia apo gonorea. Simptomet e infektimit janë ajësim dhe dhimbje në testiser dhe qeset e tyre. Mënyra më e mirë për të preventuar infektimin është duke përdor kondom gjatë seksit, sepse kondomi e preventon infektimin e klamidiës dhe gonoreas. Epididmitisi vetëvetiu nuk mund të ju ngjitet personave të tjerë mirëpo infeksionet e tjera që kanë shkaktuar epididmitis mund të ngjiten (Shikojeni pjesën për infektimet kllamidia dhe gonoria) Tretmani për këtë infeksion bëhet me antibiotik.
Herpesi: gjenital shkaktohet nga virusi herpes simpleks. Virusi mund të infekton gojën, pjesët gjenitale, lëkurën përreth anusit dhe gishtat. Pasë fazës së parë të përhapjes së herpesit, virusi vendoset në fijëzat nervore ku qëndron pa u dalluar dhe nuk shkakton asnjë simptom. Simptomet e infektimit fillestar zakonisht ia fillojnë prej ditës 1 deri në 26 pasë infektimit dhe zgjasin 2-3 javë. Femrat dhe meshkujt mund të kenë një apo më shumë simptome që përfshinë kruakjen apo ndjesi shpimi gjilpërash në pjesët gjenitale apo pjesët anale. Flluska të mbushura me lëng mund të pëlcasin dhe lëjnë lëndime të vogla që shkaktojnë shumë dhimbje. Personat me infektim mund poashtu të kenë dhimbje gjatë urinimit nëse urina kalon në pjesët e lëndimit nga flluskat. Por edhe simptome sikurse kur personat vuajnë nga gripi si dhimbje koke, temeraturë, dhimbje të shpindës, gjendra të enjtura.
Lythat - Iriqat: gjenital janë rritje të mishi të cilat mund të paraqiten çdokund në organet gjenitale të femrave dhe meshkujve. Ato shkaktohen nga virusi që quhet virus njerëzor papilloma. Lythat mund të rriten në organet gjenitale apo në pjesët tjera të trupit posaqërisht në duar. Pasë infektimit me lythat gjenital kalon 1 deri 3 muaj që lythat të paraqiten në organet gjenitale. Ju apo partneri juaj mund të dallojnë gunga të vogla të bardha apo ngjyrë roze apo më të mëdhaja në formë të karfiollit. Lythat mund të paraqiten në vulvë, penis në testise apo në anus. Ato mund të paraqiten në formë individuale apo në grup. Mund të shkaktojnë kruamje por zakonisht nuk shkaktojnë dhimbje. Shpesh nuk shkaktojnë simptome të tjera dhe mund të jetë vështirë të dallohen. Nëse femrat kanë lytha në qafë të mitrës kjo mund të shkaktojë gjakderdhje apo shumë rrallë shkakrkesë nga vagina me ngjyrë të pazakonshem.
Gonorrea: është infeksion bakterial. Ngjitet seksualisht dhe mund ta infektojë qafën e mitrës, uretërn, rektumin, anusin dhe fytin. Simptomet e infektimit mund të shfaqen në mes 1 deri 4 ditë pasë ekspozimit. Por ndonjherë është e mundshme të infektoheni dhe mos të kenë simptome. Infektimi është më e mundshme të dallohet në meshkuj se në femra.
Infektimi i zorrës: mund të ngjitet gjatë seksit. Dy infeksionet më të zakonshme janë amoebisiasi dhe gjiardiasis. Këto janë infeksione bakteriale dhe kur të kalojnë në zorrë mund të shkaktojnë dhimbje në bark dhe jashtëqitje të shpeshtë. Infektimi i zorrës mund të ngjitet gjatë seksit me dikend që është i infektuar posaqërisht gjatë aktiviteteve që përfshinë kontaktin me feçe dhe seksi anal. Infeksioni mund të preventohet duke përdor kondoma, mbrojtës për gojë dhe dorëza lateks. Lodrat që përdoren gjatë seksit duhet të pastrohen pas përdorimit dhe duart të lahen pasë kontaktit me feçe. Ilaçet kurdër jashtëqitjes ndonjherë mjaftojë pët tretman të infektimit por edhe antibiotikët mund të përdoren.
Hepatiti: shkakton inflamimin e mëlqisë. Ka disa lloje të hepatitit, më të zakonshmet janë hepatiti A,B dhe C. Këto tri lloje të virusit veprojnë ndryshe. Hepatiti mund të shkaktohet nga alkoholi dhe nga disa lloje të drogës por zakonisht infektimi ndodh nga infektimi viral.
Molloskumi: është sëmundje e lëkurës që shkaktohet nga virusi molloskum contagjiosum. Shfaqet në formë të gungave të vogla në lëkurë dhe mund të zgjat prej dy javëve deri në disa vite. Molloskumi shkakton gunga të vogla në formë të perlave në madhësi të qukave në kofshë, prapanicë, organe gjenitale dhe ndonjherë në fëtyrë. Ato ngjiten gjatë seksit dhe nga kontakti me lëkurë. Ngjitja mund të preventohet duke përdor kondoma dhe duke iu shmangur kontaktit me lëkurë dhe seksit me personin që është i infektuar përderisa shërohet. Në shumë raste ky lloj infektimi nuk ka nevojë për ilaqe sepse zdhuket me kohë. Megjithatë tretmanet si ngrimja e gungave apo mund të lyhen me një lloj kemikali.
|