psikologji.net
Prill 24, 2014, 09:41:11 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Sinoziti !  (Lexuar 3184 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Durrsake
Anëtar i respektuar
****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 322
2602.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Durrsake


Shiko Profilin
« : Dhjetor 22, 2009, 04:52:26 PD »

Sinoziti është një inflamacion akut ose kronik i një nga hapësirave pranë hundës. Gjatë pushimeve verore duhet të kemi shumë kujdes me notin, pasi sipas mjekëve, ai është një nga faktorët që mund të ndikojë në shfaqjen e sinoziteve. Mjekët këshillojnë gjithashtu që personat me sinozit duhet t’i shmangen diellit të fortë, të mbajnë syze të errëta dhe në rast se kanë dhimbje, të fillojnë dhe konsumin e kafesë.



Në momente krizash, qëndrimi në errësirë për pak kohë ndihmon që ata të qetësohen. Si një nga mënyrat për të evituar dhimbjen e sinoziteve, mjekët rekomandojnë banjat me avull. Megjithëse banjat e avullit nuk mjaftojnë për të shëruar sinozitin, ato ndihmojnë në përshpejtimin e shërimit dhe lehtësimin e dhimbjeve. Në fakt, këto banja, ku futet dhe ndonjë ilaç, sjellin një “vazokonstriktion” të hundëve (pra enët shtrëngohen), çka favorizon rrjedhjen e lëngut që është në brendësi të sinuseve, duke sjellë lehtësimin e gjendjes të së sëmurit. Trajtimi me gjethet e thata të eukaliptit, të cilat mund të përdoren duke zierë 50 gr në një litër ujë kanë dhënë rezultate mjaft të mira për kurimin dhe pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes. Pasi bëhet kjo banjë avulli nuk duhet dalë në ajër të ftohtë, pra nuk duhet dalë jashtë veçse pas një ore. Zakonisht sinoziti shfaqet pas një rrufe të zgjatur. Kur shohim se kemi ethe, dhimbje, sekrecione të trasha dhe me erë, duhet të shqetësohemi dhe t’i adresohemi menjëherë mjekut për të ditur se si të veprojmë.



Sinozitet

Sinozitet janë zgavra ajrore të vendosura në anën e përparme të fytyrës dhe që komunikojnë me gropat e hundëve. Ato formohen zakonisht deri në moshën 12-vjeçare. Dallohen disa lloje sinusesh: sinuse ballore, në nivelin e ballit dhe sipër gropës së syrit; sinuse maksilare, në çdo anë të hundës; sinuse “etmoidale” dhe “sfenoidale” që gjenden mbrapa hundës. Sinoziti është një inflamacion ose një infeksion i mukozës që mbështjell sinuset. Kjo ndodh kur një infeksion viral apo bakterial zë vend në hundë dhe mukoza fryhet nga infeksioni, çka rrezikon bllokimin e sinuseve. Atëherë “mukusi” nuk kalon normalisht nga kanalet dhe në një mjedis të mbyllur, mikrobet shumëfishohen. Pacienti ndjen një lloj presioni në fytyrë. Sinozitet shpesh janë maksilare dhe frontale. Ato shfaqen zakonisht pas rinofaringitit. Në fakt, mukoza e hundës është një zgjatim i mukozës së gropave të hundës dhe infeksioni përhapet shumë lehtë. Pacienti ndjen dhimbje të mëdha dhe një lloj tensioni në nivelin e ballit, të syve dhe midis dy syve. Ai ka ndjesinë e hundëve të zëna, ka rrjedhje hundësh me erë, ku ndonjëherë dhe në një ngjyrë të zbehtë gjaku. Përgjithësisht pacienti ka një temperaturë deri në 38°C. Prekja e sinusit të infektuar është shumë e dhimbshme, kjo vihet re nga mjeku kur i prek sinuset për të diagnostikuar të sëmurin.



Sinoziti kronik

Sinoziti kronik shfaqet pas një krize akute sinusiti. Ajo shfaqet përmes një rrjedhje hundësh me një lëng të qartë, por me erë. Ndonjëherë ka dhe rrjedhje në fund të grykës. I sëmuri mund të ketë dhe një kollë kronike ose një irritim të fundit të grykës.



Sinoziti i njëanshëm

Për sinoziti maksilar të njëanshëm duhet dyshuar menjëherë për ndonjë infeksion dhëmbi, aq më tepër kur sekrecionet e pacientit janë me erë. Mjeku duhet të bëjë radiografi të dhëmbëve (panorameks), si dhe duhet ta çojë pacientin tek dentisti kirurg. Atëherë ai mund t’i propozojë heqjen e dhëmbit që të pengojë përhapjen e infeksionit në kockë.



Sinoziti akut

Ndërsa një “etmoidit” akut është një sinusit i rëndë që vihet re veçanërisht tek fëmijët 2-3 vjeç, pas rinofaringitit. Fëmija ka një temperaturë 39-40°C. Ai i ka qepallat e fryra dhe po ashtu edhe cepin e syrit pranë hundës, ndërkohë që syri është normal. Mjeku duhet të bëjë një radiografi, madje dhe një skaner për të konfirmuar diagnostikën dhe për të pikasur shtrirjen e infeksionit. Trajtimi me antibiotikë është urgjent, që të mund të mënjanohen komplikimet lokale, të zonës, madje dhe të përgjithshme.



Sinoziti alergjik

Sinoziti alergjik përgjithësisht haset kur ka rinit alergjik. Pacienti ka rrjedhje të hundëve me ngjyrë të qartë dhe ka një ndjesi se e ka hundën e zënë. Ai ka dhimbje koke dhe madje duket që flet me hundë. Mjeku mund të kërkojë një bilanc radiografik, por kjo nuk është e detyrueshme, veçanërisht për një sinusit akut tek të rriturit, për të cilin mjafton një trajtim me antibiotik. Bilanci radiografik bëhet veçanërisht nëse diagnoza e sinusitit nuk është e sigurt, si në rastet e një sinusiti kronik apo “ethmoidit” tek fëmija. Madje, është i nevojshëm dhe një bilanc i gjakut.



Trajtimi

Një trajtim mjekësor shërben për të lehtësuar dhimbjet, pasi sinozitet akute mund të jenë me shumë dhimbje. Mjeku këshillon anti-inflamatorët, analgjetikët dhe ndonjëherë dhe kortikoide. Jepet gjithashtu një trajtim lokal me pika ose banjë avulli që mund të sjellin lehtësim të shpejtë. Gjithashtu, është trajtimi me antibiotik që jepet për 4-6 javë në rast të një sinusiti kronik. Nëse pacienti nuk shërohet, atëherë duhet bërë një punksion në sinuset ose një lloj drenazhi. Mjeku duhet të trajtojë origjinën e infeksionit të sinusit: është infeksion dentar, është polip në nivelin e hundës janë sinuset apo ndonjë aksident që mund të ketë sjellë ndonjë frakturë të brendshme. Trajtimi me antibiotikë është i nevojshëm, pasi sinuset, duke qenë afër trurit, kanë rrezik të infektohen përmes mikrobeve, të cilat mund të shkaktojnë meningjit ose encefalit. Por kujdes, pasi antibiotikët nuk kanë asnjë efekt kur ka një rrjedhje sekrecionesh të hundëve kur ato janë të qarta. Duhet që sekrecionet të jenë të verdha apo jeshile që të mund të flasim për një sinusit.


Këshillat

Në pjesën më të madhe të rasteve, sinozitet janë kronike, të cilat fillojnë shpesh në kohën e adoleshencës dhe deri në moshën 25-vjeçare.

Në sinozitet kronike influencojnë dhe faktorë si alergjitë ndaj kafshëve shtëpiake, ndaj akarieneve, polenit, kërpudhave e substancat e tjera që ngacmojnë paretet e brendshme të hundës.

Edhe noti mund të shkaktojë sinozit, stresi i madh dhe i vazhdueshëm, ashtu si dhe përdorimi i kokainës me hundë, apo fibrozat kistike. Ndonjëherë sinusitet sjellin komplikacione të rënda si tromboflebitin e venave të syve apo osteomielit të kockave frontale, veçanërisht tek fëmijët.

Që të parandalohen sinozitet duhet të shmangen shkaqet e tyre, siç janë rrufa apo alergjitë. Personat që janë të brishtë, duhet të merren me veprimtari sportive dhe të mos qëndrojnë në mjedise ku pihet duhan. Lehtësimi i dhimbjeve bëhet dhe me aspirinë, ibuprofen ose tylenol.

Por mjekët rekomandojnë dhe përdorimin e disa ushqimeve apo erëzave që i çlirojnë shpejt sinuset. Rekomandohet përdorimi i eukaliptit, hudhrës, erëzat si trumza apo sherbela, të cilat kanë në përbërje elemente antibakteriale.

Kujdes duhet bërë me përdorimin e qumështit të lopës dhe prodhimet e tij, pasi këto prodhime qumështi ndihmojnë në prodhimin me shumicë të “mukus”, i cili ndikon negativisht drejtpërdrejt në sinuset.

Personat me sinusit duhet t’i shmangen diellit të fortë, të mbajnë syze të errëta dhe në rast se kanë dhimbje të pinë kafe.

Qëndrimi në errësirë për pak kohë në momente krizash ndihmon që ata të qetësohen.

Disa përdorin dhe metodën që quhet “dhara” dhe që ka të bëjë me derdhjen shumë ngadalë të vajit të nxehtë të susamit në qendër të ballit të sëmurit, ku sipas disa rrymave spiritualiste, aty janë qendrat funksionale të trurit ku përfitohet relaksim, duke shkaktuar rritjen e prodhimit të serotoninës.
Identifikuar

Give me your night,
And I will show you my passion,
Give me your lust,
And I will drink you dry,
Give me your dreams,
And I will show you a lover,
Give me your heart,
and I will hold you close,
And I will love you till the day I die.
Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.108 sekonda me 20 veprime.