psikologji.net
Prill 17, 2014, 06:02:52 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Kodi i Hamurabit  (Lexuar 7473 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2970
8858.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« : Dhjetor 29, 2009, 09:46:19 PD »

Hamurabi si ligjvënës

Në vitin 2350 para Krishtit fillon një periudh rënieje, e dalluar nga luftërat civile.
Zgjati afërsisht prej vitit 1750 ,para Krishtit ,deri në castin kur mbreti Hamurab nga Babeli  arriti të vendos njejtësimin mbretëror dhe ta bëjë Babelin(Babiloninë)kryeqytet.
Gjatë më shumë se një mijëvjeqari Babilonia do të ishte qyteti më i rëndësishëm dhe më i njohur i botës sic u bë më vonë Roma dhe sic u bë në shek XIX Parisi.
Më 1901  në qytetin e vjetër pers të Susit u gjet një bllok i fuqishem prej dioritit i mbushur me mbishkrime kuneifrome, i  cili ishte sjell si plaqk lufte nga Babilonia ,rreth shek XXII,para Krishtit .
Teksti kuneiform përmbante kodin më të vjetër të botës.

Hamurabi e kishte vendosur këtë monument ,ku është e shkruar përmbledhja e madhe e ligjeve në tempullin e perëndisë-diell në Babel.
Hamurabi te hyrja e kodit të tij(pra:kodi  i Hamurabit)kishte përcaktuar “të disiplinonte”
të këqnjt si dhe të pengonte  që i forti ta shtypte të dobëtin.

Ligjet e Hamurabit:

>Nëse dikush hyn në shtepinë e tjetrit  duke  shkallmuar dënohet me vdekje dhe trupi i tij groposet te vendi që ka shkallmuar.

>Nëse në nje shtëpi ka shpërthyer zjarri dhe nëse ndokush nga ata që kanë ardhur për ta fikur atë,endet pas mallërave të zotit të shtëpisë dhe rrëmben dicka ,ai duhet të hidhet në zjarr.
>Një ushtar që i shmanget detyrës së tij dhe zmbrapset para armikut,dënohet me vdekje.
>Gruaja që urren burrin dhe i thotë “t’i nuk je burri im”hidhet në lum e lidhur me këmbë e kokë.
Kur fëmijët i’u drejtoheshin prindërve në mënyrë ofenduese “t’i nuk je nëna ime apo babai im atëherë atyre i’u digjej balli me hekur të skuqur,ndërsa prindërit nëse i’u thonin fëmijëve “t’i nuk je më im bir apo bija ime ata duhet të largoheshin nga shtëpia .
Pra prindërit kishin të drejt t’i mohonin fëmijët pa pasur pasoja.     
Kodi i Hamurabit deklaronte se duhet të kishte arsye të mjaftueshme të mohoje fëmijen.Gjykatësi duhet të zhvillonte hetime.
Adoptimi luante një rol të rëndësishëm në jetën babilonase të lashtë.
Në rastet më të rënda atë të veseve të këqija fajtorët digjeshin në turrën e drunjëve ose dënoheshin me mërgim.
Legjislatori u kushtonte vëmendje  të veqantë kabareve.

DËNIME TË TJERA:
>Ai që e plagos syrin e të afërmit  do të marr   goditjen që e ka dhënë.
>Ai që thyen këmbën e tjetrit do të thyej edhe këmbën e tij.

Kodi I Hamurabit saktësonte pagen e punëtorëve bujqësor kufizonte afatin e mësimit të zanatit përcaktonte cmimin e qerasë së kafshëve dhe veglave të punës.

Kodi i Hamurabit zbulonte gjithashtu egzistencën e tri klasave sociale :njerëzit e lirë,skllevërit mes të cilëve jo vetëm të burgosurit e luftës por edhe qytetar që kishin hua të mëdha (borxhe).
Klasa tranzite gruponte skllevërit e cliruar dhe njerëzit e lirë të rrobëruar përkohësisht për shkak të borgjeve.

Ndryshimi kryesor ndërmjet ligjeve të   Hamurabit dhe ligjeve të Moisiut që u përpunuan pesë shekuj më vonë ishte se
ligjet e Hamuabit kishin karakter juridik ndërsa ligjet e Moisiut kishin karakter fetar dhe këmbngulnin mbi aspektet etike të se drejtës.
 Ligjet e tij u kushtonin vëmendje të madhe mbrojtjes së vejushave dhe jetimëve,fëmijëve të vegjël të ekspozuar ndaj rrahjeve ,grave pa mbojtje përball mashtruesve.
Kodi i Hamurabit e ruajti rëndesinë edhe pas rënies së Perandorisë babilonase.
E drejta babilonase rilind përsëri në kohën e perandorise perse.
Ajo mbijetoi ende tek e drejta muslimane edhe tek ajo romake.   

psikologji.net
G.P
« Ndryshimi I Fundit: Janar 10, 2012, 04:43:54 MD nga Gresa Pirana » Identifikuar

Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.099 sekonda me 21 veprime.