psikologji.net
Tetor 30, 2014, 11:08:36 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Shërbimi i Provës në Shqipëri  (Lexuar 2910 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Janar 13, 2010, 04:23:27 MD »

Sherbimi i proves

Ky studim ka si synim nje trajtim me te gjere te sherbimit te proves ne kontekstin juridik dhe social te saj.Sherbimi i proves ne kete studim shihet ne dy kendveshtrime ne kendveshtrimin e tij historik dhe ne kendveshtrimin juridik te tij.Ne planin e pare shihet origjina e sherbimit te proves si ka lindur ajo ne vitin 1876 ne Angli dhe si ka ardhur deri ne ditet e sotme .Ne Angli ka qene kisha e cila ka ndermare nje inisjative ligjore dhe ka futur nje koncept te ri te denimit dhe kjo eshte perdorur fillimisht per te miturit dhe grate shtatezena .Me pas ky sherbim u perdor edhe per meshkujt te cilet kryenin vepra penale te lehta .Edhe pse ne fillesat e veta nuk ishte shume i njohur si sherbim qe kisha e ofronte nepermjet misjonareve te saj rendesi kishte futja e ketij koncepti i cili ne thelb zbuste denimin dhe sherbente ne nje reabilitim te atyre qe kryenin vepra te denueshme nga 1 vit deri ne 3 vjet.Gjate viteve ne vazhdim ky sherbim mori nje trajte tjeter dhe sot ka arritur keto nivele dhe permasa duke dhene nje ndihme te madhe ne te gjithe pjeset e sistemit te drejtesise penale sepse ne thelb eshte ky qellimi i sherbimit te proves .
Shume vende perendimore si dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes e huazuan kete menyre te re denimi e cila ne vende te ndryshme pati zbatime te ndryshme por ne thelb le te themi qe mbetej e njejte dhe kishte nje synim te vetem .Vende te ndryshme sot ne europe aplikojne gjeresisht sherbimin e proves si nje pjese shume te rendesishme te sistemit te drejtesise penale por menyra se si aplikohet eshte e ndryshme. Vendet qe mund te permenden si shume te rendesishme ku studjohet sherbimi i proves eshte Finlanda, Danimarka, Italia, etj.

Vende te tilla si Spanja apo Skocia merren shume me te rinjte ne kete drejtim ndersa ne Hollande ky eshte nje fenomen shume interesant sepse sherbimi i proves nuk ka moshe pas te ciles perqendrohet por detyra e tij eshte mbas studimeve te kryera qe te merret me autoret qe kane kryer vepra penale e qe nga keto studime del qe mund te ndryshoje.Por edhe ne rast se do te shikonim ne vende te ndryshme se kush jane ato institucione apo organizma qe e ofrojne kete sherbim dhe do te thonim se nuk eshte e njejte ne te gjitha keto vende p.sh në qoftë se do t’i referoheshim kontinentit europian, do të na duhej ta shikonim Shërbimin e Provës prej mënyrës sesi shprehet në vende të ndryshme të territorit, p.sh në rast se i referohemi Austrisë Shërbimi i Provës kryhet nga organizata private kombëtare, të njëjtën gjë duhet të themi dhe në rast se i referohemi Finlandës. Por, ndryshe ndodh në Holandë ku Shërbimi i Provës, sigurohet nga një organizatë kombëtare jo qeveritare, por duhet theksuar gjithashtu diçka shumë e rëndësishme përsa i përket shumë vendeve të Europës Perëndimore, ku Shërbimi i Provës është pjesë e strukturave të qeverisjes vendore. Ne Shqiperi ky sherbim sigurohet nga nje institucion shteteror i varur nga ministria e Drejtesise me deget e tij ne te gjitha rrethet e vendit.

Tashme pjese e gjithe kesaj jane bere dhe vendet lindore si Rumania ,Bullgaria .

Ne planin e dyte ate juridik mund te themi me siguri se me vendosjen e sherbimit te proves eshte plotesuar perfundimisht sistemi i drejtesise penale pjese e pandare e se cilit eshte edhe sherbimi i proves .Me ligjerimin e sherbimit te proves si pjese e sistemit te drejtesise penale theksohet karakteri human i se drejtes vihet ne pah karakteri human e jo ndeshkues i se drejte spenale si dhe e jepet nje prioritet ligjor reabilitimit te autorete te veprave penale dhe jo karakteri ndeshkues i tij sic mund te konceptohet e drejta penale ne teresine e saj.

Shërbimi i provës kryen aktivitetin e tij në bazë të vlerave që përmban ky sistem, sepse ky shërbim mund të konsiderohet një organizate me vlera, vlera të cilat janë konsideruar si vlera me cilësi ndërkombëtare duke u identifikuar në:
1. Respekt për individët, vlerat e njerëzimit, integritetin njerëzor si dhe jetën private të individëve,
2. Respekt për dinjitetin njerëzor,
3. Drejtësi, sinqeritet dhe përgjegjësi,
4. Parimi i ndërhyrjes minimale, të mos përdoret më shumë forcë nga ajo e nevojshme,
5. Parimi i normalizimit, i cili konsiston në faktin se kushtet për të dënuarit jashtë sistemit të drejtësisë penale,
6. Parimi i ndërhyrjes në kohë për të siguruar një reagim të vlefshëm ndaj veprës penale dhe për të trajtuar një çështje me efikasitet, punonjësi i shërbimit të provës duhet të ketë hyrje tek të dënuarit në fazën e proçesit të drejtësisë penale,
7. Parimi i ndërhyrjes së vazhdueshme të çdo faze duhet të ndiqet nga punonjësit e shërbimit të provës duke ofruar efektivitet,
8. Gatishmëria e bashkëpunimit me organizata të ndryshme në ndihmën e dhënë për rehabilitimin e autorëve në mënyrë sa më të frytshme.
Mbi këto vlera thelbësore, bazohet shërbimi i provës në punën që kryen, megjithatë duhet thënë se edhe pse nga rëndësia që mbartin këto vlera kjo nuk është e mjaftueshme për të treguar se çfarë është në të vërtetë ky shërbim, e rëndësishme është që këto t’i bashkangjiten edhe ajo se çfarë bën ky shërbim dhe si arrin ta realizojë këtë.

Legjislazioni bazë i shërbimit të provës në Shqipëri

Legjislacioni bazë në Shqipëri bazohet në ligjin nr.10023 që mban datën 27.11.2008 “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.7895 ,date 27.01.19952 Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë dhe ligji nr.10024, datë 27.11.2008 “Për disa ndryshime shtesë në ligjin nr.8331, datë 21.04.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”.

Alternativat e dënimit duhet të theksohet se jepen në rast se gjykata ka dhënë paravendimi për to dhe se për herë të parë janë përdorur nocione të tilla si:Gjysmëliria, neni 29, Ekzekutimi i vendimit në gjysmëliri

“Neni 30: Shërbimi i provës mbikqyr personin e dënuar me gjysmëliri, kur ndodhet jashtë institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale”. Vlen te thuhet se kjo është dhe puna më e rëndësishme që kryen shërbimi i provës dhe puna më me përgjegjësi duke ditur se në bazë të këtij vëzhgimi do të dalin dhe raportet përfundimtare në lidhje me të dënuarit, raporte që do t’u paraqiten institucioneve të tjera kompetente që do të vendosin si do të vazhdojë dënimi i tyre, sa do të zgjasë dhe nëse do të përshpejtohet koha e vuajtjes së dënimit nga ana e tyre.

Dhe pasohet me pas me ndryshime te tjera ne nenet perkatese:

Ekzekutimi i vendimit “Punë me interes publik”
Kontaktet me shërbimin e provës gjatë kryerjes së punës me interes publik
Moskryerja e punës
Pezullimi i vendimit për punë me interes public
Ekzekutimi i vendimit me qëndrim në shtëpi
Pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë
Ekzekutimi i vendimit të lirimit me kusht

Si përcaktohet shërbimi i provës në ligjin 10024.

Shërbimi i Provës

Shërbimi i Provës është organi shtetëror, që mbikqyr zbatimin e dënimeve alternative, paraqet informacion dhe raporte para prokurorit ose gjykatës, sipas këtij ligji dhe ndihmon në ekzekutimin e dënimit alternativ, si dhe ndihmon personin e dënuar në kapërcimin e vështirësive për riintegrimin social. Kjo e fundit është pjesa më humane nga e cila sipas sistemit të drejtësisë penale vihet në favor të të dënuarit, ndërsa pjesa e parë e këtij përcaktimi na tregon punën konkrete që ky institucion kryen duke bashkëpunuar me organet e tjera. Ne thamë më sipër që përcaktimi, përsa i përket përkufizimit për shërbimin e provës nuk është shumë i qartë dhe i përmbledhur në pak fjalë. Megjithatë këtë përcaktim të nenit 31/7 do ta marrim si një përcaktim të përgjithshëm që nuk jep qartë kuptimië e konceptit të shërbimit të provës, por që na shërben të krijojmë një ide hyrëse përsa i përket këtij institucioni.

J@mes - Psikologji.net
Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.11 sekonda me 20 veprime.