psikologji.net
Gusht 01, 2014, 09:51:51 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Të drejtat e konsumatorit në Evropë  (Lexuar 1406 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2982
8978.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« : Janar 17, 2010, 08:51:46 PD »

Të drejtat e konsumatorit në Evropë

Një prej dhjetë rregullave kryesore për mbrojtjen e konsumatorëve është: në qoftë se me një mall nuk je i kënaqur duhet ta kthesh. Mundësinë e kthimit të mallrave brenda dy vjetësh e kanë të gjithë konsumatorët e BE. Evropianët gëzojnë një mbrojtje edhe në kohën e pushimeve, sepse BE premton edhe dëmshpërblime për mosrealizimin e udhëtimeve të parashikuara.

Një rregull tjetër është: mund të bleni ku të doni dhe sa të doni. Kjo nënkupton edhe mundësinë e ndërrimit kudo të mallrave me të cilat nuk jeni të kënaqur. Me perjashtim në rastin e blerjes së armëve. Në blerje duhet t''''''''ju ndihmojnë edhe kontratat e qarta.
 

Që prej nxjerrjes së ligjeve evropiane, edhe krahasimi i mallrave është bërë më i lehtë. Në Gjermani, për një kohë të gjatë, në këtë drejtim ndihmojnë këshilltarët e konsumatorëve dhe Fondacioni për vlerën e mallrave. Të dyja këto institucione janë bërë pothuajse të pazëvendësueshme.

Në Qendrën për mbrojtjen e konsumatorëve në Këln vijnë shumë njerëz, të cilët nuk janë të sigurt nëse një mall duhet të blejnë apo jo. Për shumë lëmi, sic janë financat, shëndetësia, jurispodenca apo edhe ndërtimtaria dhe banesat, ekzistojnë edhe këshilltarë të posacëm. Ata duhet të jenë të përgatitur mirë, sepse konsumatorin e intereson cdo gjë.

Duhet të informoheni mirë për cilësinë e ushqimeve, është një rregull tjetër. Në ambalazh, konsumatori duhet të informohet me përbërjen e një ushqimi. Shtetet e reja të BE duhet të garantojnë siguri prej 100 përqind. Mirëpo, këto rregulla shpesh nuk repsektohen në Hungari, Ceki dhe Sllovaki. Bullgaria dhe Rumania pretendojnë futjen e shpejtë në BE, prandaj duhet së shpejti t'i harmonizojnë ligjet me standardet evropiane. Mirëpo tregu i atjeshëm ende nuk është rregulluar.

BE mbështet një varg rrjetesh që merren me mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve. Në kuadër të BE ekziston edhe numri pa pagesë, 00800 - 6789 - 1011, ku konsumatorët e 25 vendeve anëtare mund të këshillohen për të drejtat e tyre.

Finlanda dhe Suedia janë brenda BE shembuj shumë të mirë për mbrojtjen e konsumatorëve, dhe atë përmes ligjeve strikte dhe kontrolleve rigoroze. Në vitin 1973 është miratuar në Stokholm ligji për mbrojtjen e konsumatorëve, me të cilin rregullohen të drejtat e shitësve dhe blerësve si dhe shërbimeve të tjera tregtare.

Këto ligje më së miri i njeh Sverker Olofson, një moderator i emisionit "Plus", në televizionin e Suedisë. Cdo të hënë ai ua jep fjalën qytetarëve të cilët shtrojnë pyetje për përgjegjësitë.

Mariane Abyhamar nga zyra suedeze për mbrojtjen e konsumatorëve thotë: "Shumë vende të tjera nuk kanë ligje për mbrojtjen e konsumatorëve. Në Suedi ekzistojnë edhe sanksionet të cilat saktësisht definojnë se cilat gabime nuk duhet bërë dhe kur konsumatori ka të drejtë ankese. Afati për ankesa në Suedi zgjat dy vjet, që do të thotë më gjatë se në shumicën e vendeve të tjera evropiane".

 
rruzull.net
Identifikuar

Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.113 sekonda me 21 veprime.