psikologji.net
Tetor 01, 2014, 02:15:42 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Historia e fotografisë  (Lexuar 3910 here)
0 Anetare dhe 2 Vizitore po shikojne kete teme.
Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2983
8988.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« : Janar 18, 2010, 02:42:22 MD »

Historia e fotografisë

Dy francezet, Nicèphor Niepce dhe Louis Daguerre merren si zbuluesit e fotografise. Ata zhvilluan tekniken e pare dhe procesin kimik i cili mundesonte ruajtjen e pamjeve. Mandej pasuan me dekada zhvillimet teknike. Me prezantimin e pare te aparatit Kodak ne vitin 1889 ky zhvillim arriti një pikë, të cilën qenesisht e mban deri me sot. Vetem elektronika dhe digitalizimi kane sjellë nje medote te re fotografike.


Fotot a para te Niepces

Francezi Jozef Nicefor Niepce (1765 - 1833) merret si njeriu i pare i cili krijoi foton me shtrese te ndjeshme nga drita. Ai mori nje "Camera Obscura" per ndihme, nje aparat me pare i njohur, me te cilin mundesoi projektimin e peisazheve. Atij i shkoi per dore që këto foto t''''i mbaje ne leter klor-argjendi. Por ato nuk ishin te rezistueshme ndaj drites. Prisheshin pas nje kohe te shkurter. Vetem me 1826 Niepce ia arriti që të mbaroje foton e pare të rezistueshme. Fotoja tregon pamjen nga dritarja e dhomes se tij. Me kohe te ndricimit tete oresh ishte e pamundur që të fotografohen njerez dhe gjera te levizshme. Dageri, nje piktor i sukseshem teatri, mori vesh per punen e Niepces dhe ishte aq i pasionuar sa qe u be shok i tij. Me shume ethe ata provonin qe te gjenin nje rruge per shkurtimin e kohes se ndricimit.


Kohe e shkurter ndricimi dhe kopje te shumefishta

Luis Zhak Mande Dager (1787 - 1851) pas shume vitesh mundimi zbuloi metoden per ndricim te shkurter te nje pllake prej jod-argjendi qe tregon nje foto latente (te padukshme), e cila mbahet e fiksuar nga shtypja me zhivë. Luis Dageri ndricoi nje pllake, por e ndali progresin e tij sepse moti (klima) nuk i vinte ne ndihme. Ai e ruante pllaken e tij ne dollapin e tij te kemikaleve. Kur e nxori ate me vonë, cuditerisht kuptoi qe në të ishte "vizatuar" nje foto. Ishte dicka ne atë dollap që e kishte shkurtuar kohen e ndricimit. Ai i largonte nje nga nje te gjitha kemikalet nga dollapi dhe fuste gjithnje pllaka te fresketa, për ta kuptuar se cila nga ato kemikalie kishte shkaktuar atë efekt. Në fund mbeten vetem disa pika të zhives. Kjo , sic e mendonte edhe vete Dageri, ishte zgjidhja e kesaj enigme. Foto-pllakat e perpunuara me zhivë kishin shume me pak kohe nevoje per ndricim se sa ato te perpunuara pa zhivë. Atij i shkoi per dore qe kete kohe te ndricimit ta reduktonte në 4 minuta në verë dhe 15 në dimër. Dageri dhe Isidore Niepce, djali i pionierit të vdekur, bën një marreveshje me 1839 me qeverinë franceze, përmes të cilës e moren të drejtën ta publikojne të ashtuquajturen "Daguereotipe". Qeveria ketë zbulim e mori aq me seriozitet sa që iu premtoi atyre se do të bënin shtytje për popullaritet. Fotot e mbaruara me "Daguereotipie" ishtin unikate. Këtë problem e heci William Henry Fox Talbot me të ashtuquajteren "Kalotipie", një lloj letre me metodë negativ - pozitiv. Kualiteti dhe brillanca nuk krahasohen me "Daguereotipie", por me kete te fundit ishte e mundur bërja e disa kopjeve.


Menyra pllakore

Metoda e Talbotit kishte një shperndarje të dobët dhe ishte me hoka të mëdha. Frederik Scott Archer e mbuloi kete deficit me 1851 me "metoden e kollidiumit te lagur" të tij. Ky emer rrjedh nga leshi i shprishur në eter (kollodium), i cili ishte perdorur për këtë punë. Tani shperndarja ishte dukshem me e mire, por perpjekja mbeti enorme. Kollodiumi është një mase pangjyrë, ngjitese, e cila në kontaktin me ajerin forcohet shpejt. Ndricimi dhe perfitimi i pamjes duhej të kryhej para se të terej materiali. Tejkalimi tjeter i shkoi per dore, me 1871, Richard Leach Maddox-it. Me një shtresë brom-argjend-gelatin ia arriti që të krijojë një pllake të terur, të ciles pllaka e lagur nuk mund t''''ia shkonte për nga ndjeshmeria.


Filmi levizes

Pllakat të cilat ishin perdorur ne vitet e para të fotografisë si mbajtëse për shtresen e ndjeshme ndaj drites ishin problemi qenesor për perdorim. Jo vetem pesha pengonte, por për cdo foto duhej të futej nga një pllakë e re në fotoaparat. George Eastman zbuloi, së bashku më një partner me 1889, filmin levizes. Tani ishte bërë e mundur bërja e fotove njëra pas tjetres. Filmi levizes ishte po ashtu edhe premisa kryesore për Thomas Alva Edison që ta ndertonte kamerën e parë filmike. George Eastman ishte po ai të cilit i erdhi ideja që fotografeve t''''ua lehtesoje procesin e veshtire të zhvillimit dhe nderrimit. Kush e kishte mbushur filmin levizes te tij, ai mundej që ta dergonte tek Kodak dhe pas një kohe merrte kopjet dhe një kamerë të mbushur me film te ri. Qenesisht kjo eshte edhe arsyeja kryesore që fotografia edhe pas viteve mund të behej si një "sport" masiv.


Aparatet e vegjel dhe filmat kolor

Përmes permiresimit të ndjeshmerisë së filmave ndaj dritës, u bë e mundur në dekaden e parë të shek. 20 të prodhoheshin aparatet e vegjel. Tek në vitin 1905 Oskar Barnack kishte idenë se si ta zvoglonte formatin negativ dhe ta zmadhonte fotografinë. Si udheheqes i zbulimit tek "Leica" pas 10 vitesh prezentoi aparatin e parë të vogel në botë. Lufta I boterore e pengoi zhvillimin e metutjeshem. Ne vitet e 20 - ta Barnack perfundoi "Leican" e parë, e cila zyrtarisht u publikua me 1925. Ishte nje aparat me objektiv 50mm largesi, një standard që më vonë u kopjua njeqind fish. Pas ketij aparati te pare te vogel u mundesua që pas viteve te 50-ta të krijohej aparati refleks - pasqyrë. Principi: hyrja e drites pasqyrohet në "kerkues". Përmes kesaj mund të shihej me saktesi se si do te dukej fotoja me vonë. Pasqyra e kthyeshme, e cila pojektonte pamjen në "kerkues", mbyllet gjatë marrjes në një anë, ashtu që rrezja e drites të mund ta ndricoje filmin. Një theks të rendesishtem i dha firma Agfa, e cila me 1936 zhvilloi filmin me ngjyra. Në vitin 1939 në treg u shfaqen filmat e parë negativ - pozitiv me ngjyra.


Revolucioni digital

Elektronizimi i gjithnjëshëm mundesoi që edhe fotoaparatet të bëhen gjithnjë e më komforte. Me 1963 firma Canon prezantoi aparatin e parë automatik. Pas dhjet viteve pasoi aparati plotesisht elektronik nga Rollei me të cilin mund të rregulloheshin ngjyrat, "dritaret" etj. Nga fundi i shekullit të kaluar e gjithe teknika fotografike u revolucionua edhe njehere permes digitalizimit. Tani jo vetem që fotot mund të ruheshin si material filmik, por edhe në mbajtes digital. Kjo është e lirë dhe e lehteson punen me foto. Mund të kontrollohet direkt dhe mund të fshihet menjëhere. Interneti po ashtu e lehteson shkembimin e fotove, të cilat dergohen si dokumente. Softverat për perpunimin e fotove po ashtu lehtesojnë përpunimin dhe e mundesojnë permiresimin e gabimeve në foto. Sot cdo njeri me anë të një softveri të nevojshem mund t''''i permiresoje fotot ose të manipuloj me to.


Autor: Salim Butt
Perktheu dhe pershtati: Xhavit Muslija

rruzull.net
Identifikuar

Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.159 sekonda me 21 veprime.