psikologji.net
Nntor 01, 2014, 07:37:36 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Sëmundjet që kuron Aloe Vera  (Lexuar 4218 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Shkurt 04, 2010, 10:04:08 MD »

Sëmundjet që kuron mbretëresha e bimëve, Aloe Vera

Si të forconi imunitetin e trupit tuaj me këtë bimë. Këshillat që rekomandojnë mjekët popullorë për të dalluar cilësinë e lartë të Aloe Verës te produktet e ndryshme

Shpesh ne nuk jemi të ndërgjegjshëm për shëndetin tonë derisa e humbasim atë. Papritur e kuptojmë të gjithë përmbajtjen e kufizimeve që sjellin sëmundjet në jetën tonë. Një shëndet i mirë është thelbësor për një jetë të kënaqshme, gjë që po bëhet gjithmonë e më e rëndësishme këto ditë, në të cilat çdonjëri prej nesh gjendet para detyrash shumë të rëndësishme. Por megjithë zhvillimin në rritje të mjekësisë përëndimore, megjithë trajtimet dhe gjithë aparaturat shumë të ndërlikuara e shumë të shtrenjta, sasia e të ashtuquajturave sëmundje të civilizimit rritet në mënyrë dramatike. Stili ynë i jetës plot stres, mungesa e ushtrimeve trupore, ushqimi ynë që rritet në një tokë të dobësuar për nga ushqimi e që ndotet nga dita në ditë e me një prodhim të ulët, një ambient i mbushur me toksinë, skemat negative të të menduarit dhe të sjelljes, po shpien në një rritje të sëmundjeve të zemrës dhe qarkullimit të gjakut, alergjive, ulcerave gastrike, kërpudhave dhe defekteve në sistemin e imunitetit. Pothuajse askush nuk është kursyer prej këtyre problemeve. Për shkak të metodologjisë së orientuar, për nga simptomat dhe pasojat e këtyre trajtimeve, një numër i madh njerëzish janë të sëmurë. Një mjekësi e orientuar nga e përgjithshmja, e bazuar në përdorimin e forcës shëruese të natyrës, po bëhet gjithmonë e më popullore në botën përëndimore. Ky afrimitet e vendos shëndetin në të njëjtin nivel me vitalitetin, entuziazmin për jetën dhe cilësinë e jetës. Kështu, substancat dhe trajtimet që e mbështesin trupin tonë për të realizuar balancën e tij natyrale dhe për të fituar rezistencë janë shumë të kërkuara.

Çfarë është Aloe Vera

Bima nga ana e jashtme mund të ngjajë si një kaktus, por Aloe Vera i përket familjes së bimëve zambakore, që rriten gjithmonë të blerta në klimën subtropikale në tokë të pasur me minerale, por gjithashtu edhe në rajone të thata. Për këtë arsye, kjo bimë e jashtëzakonshme që depoziton ujin njihet edhe si “zambaku i shkretëtirës”. Rreth 300 lloje të ndryshme të kësaj bime rriten në Afrikë, Australi, Amerikën e Mesme dhe atë Jugore, në Rusi si dhe në rajonet aziatike si Japoni, Kinë dhe Indi. Brenda një numri të madh të kësaj ekzistojnë vetëm katër lloje, të cilat dalin si më efektive. “Aloe mjekësore” (Aloe Barbadensis Miller) është me vlera shumë të mëdha për mirëqenien njerëzore. Bima arrin efektivitetin e plotë të saj pas tri apo katër vitesh të një rritjeje pa probleme. Aloe Vera grumbullon një shumë të madhe lëngu brenda gjetheve të saj 40-60 cm të gjata dhe 6-10 cm të trasha. Ky lëng i pangjyrë në formë xhelatine mbrohet nga një shtresë e dylltë dhe siguron një përqendrim shumë të lartë lëndësh ushqimore. Për shkak të aftësisë së saj të lartë lidhëse dhe të një niveli të lartë të përbërësve aktivë të kësaj depozite lagështie, Aloe Vera njihet si një bimë shëruese shumë e kërkuar, 3-4 herë më shumë se çdo bimë tjetër dhe për një kozmetikë popullore prej mijëra vitesh.

Efektet dhe përbërësit aktivë të Aloe Verës

Aloe Vera, me më shumë se 200 përbërës të verifikuar shkencërisht që aktivizojnë dhe forcojnë aftësinë tonë për vetëshërim, e ka treguar veten si një ndër bimët më të mira mjekësore. Kërkimet shkencore kanë provuar se efekti kryesor i Aloe Verës, domethënë aktivizimi i sistemit tonë të imunitetit, bazohet në përbërësin aktiv Acemannan, një kompleks karbohidratesh, i cili thithet nga zorrët dhe grumbullohet në membranat e qelizave. Kjo rrit rezistencën e çdo qelize të veçantë kundër viruseve të dëmshme dhe baktereve. Përbërësit e ndryshëm aktivë pastrojnë dhe forcojnë në mënyrë simultane zorrën dhe i japin një mbështetje të madhe organit më të madh të imunitetit në trupin e njeriut. Përbërja e të ashtuquajturve antioksidues që gjenden në Aloe Vera, vitaminat A, C dhe E, të cilat përdoren për të luftuar sëmundjet e civilizimit dhe masat paraprake për kancerin, ia vlen të përcaktohen si të mira. Përbërësit dytësorë bimorë të Aloe Verës e ndihmojnë trupin tonë që t’i thithë me lehtësi këto substanca jetësore 11 prej 20 aminoacideve më të njohura, modulet e proteinave që shpenzohen gjatë jetës si dhe 7 aminoacide kryesore. Një nivel i lartë i aminoacideve në gjakun tonë çon në forcimin e kockave, muskujve, një shpërndarje të mirë të oksigjenit brenda organizmit, një sistem të fortë imuniteti si dhe një mendje të mirekuilibruar. Për më tepër, përbërja e mineraleve, elementët e gjurmëve në Aloe Verës janë të një rëndësie të madhe. Përveç hekurit, kalciumit dhe magneziumeve, të cilat janë substanca thelbësore për të pasur dhëmbë dhe kocka të shëndetshme dhe për një metabolizëm të mirë, bima shëruese siguron gjithashtu sasira shumë të mëdha potasi, të nevojshme për të rregulluar balancën e ujit në trupin tonë dhe për një tension më të ulët të gjakut. Zinku e forcon sistemin e imunitetit, ndërsa magnezi e ndihmon trupin gjatë dezintoksikimit.

Përdorimi i brendshëm

Ilaçi më i përshtatshëm për trajtimin e brendshëm është lëngu i Aloe Verës. Ai mund të qetësojë problemet heterogjene dhe shkaqet e tyre. Efekti i saj në zorrë si organi më i madh imunitar në trupin e njeriut është shumë i vlerësuar. Fuqia shëruese e këtij ilaçi të vjetër dhe të mirat e tij në sistemin e imunitetit përforcojnë të gjithë organizmin, balancojnë aftësitë vetëshëruese të trupit të njeriut, krijojnë harmoni dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve. Kërkimet shkencore tregojnë se kur Aloe Vera merret për përdorim të brendshëm ka një ndikim pozitiv në rruazat e bardha duke rritur rezistencën e tyre kundër viruseve të infiltruara. Një shumë e madhe ushqyesish vitaminozë dhe mineralesh mbështesin shëndetin dhe mirëqenien duke krijuar bazën për vitalitetin dhe entuziazmin për jetën. E rëndësishme është të bëhet dallimi ndërmjet produkteve Aloe Vera që përmbajnë aloin, të cilët janë kryesisht laksativë, dhe produkteve pa aloinë, të cilëve u referohemi në këtë tekst. Aloina përftohet nga prerja e shtresës së aloinës së gjethes dhe përmban substanca laksative. Vetëm vitaminat dhe substancat jetësore të palcës përdoren për përdorim të mëtejshëm. Këto substanca në përdorim të jashtëm apo të brendshëm e ndihmojnë trupin tonë të vetëshërohet dhe të qëndrojë i shëndetshëm.

Përdorimi i jashtëm

Metodat e trajtimit të Aloe Verës janë zhvilluar qysh prej mijëvjeçarësh dhe vazhdojnë edhe sot me produktet e reja të specializuara Aloe. Trajtimet me Aloe Vera kanë dhënë provat e tyre në rastet e neurodermatitit, ekzemës apo urtikarieve. Lëkura pasurohet me lagështirë dhe ushqyes jetësorë për të ndihmuar rigjenerimin e plagëve dhe për të përshpejtuar rritjen natyrale të qelizave. Duke përdorur Aloe Vera, qelbëzimet, djegiet, pickimet e insekteve dhe gërvishtjet shërohen më shpejt se zakonisht. Lëngu ose xheli i Aloe Verës mund të përdoret gjithashtu si një alternativë balsamike në sportet e përgjithshme dhe produkt kundër tërheqjes dhe bllokimit muskulor gjatë terapisë në rastet e dëmtimeve sportive. Mjekët popullore rekomandojnë që nënat të përdorin prodhime natyrale të Aloe Verës për t’u kujdesur për lëkurën e ndjeshme të bebeve të tyre në vend që të përdorin kremra të prodhuar kimikisht, të cilët përmbajnë përbërës që mund të shkaktojnë alergji. Për këto trajtime, Aloe Vera përfaqëson një alternativë të mrekullueshme.

Si ta dalloni Aloe Verën në treg

Prodhimet natyrale do të bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për njeriun modern, i cili e kupton se shëndeti dhe mirëqenia janë të lidhura me harmoninë shëndetësore të të gjithë trupit të tij. Ushqyesi absolut natyror, pastrues dhe forcëdhënës Aloe Vera, me më shumë se 200 përbërës aktivë të provuar shkencërisht, po kërkon statusin e saj të rëndësishëm në një shoqëri të drejtuar për nga shëndeti. Që Aloe Vera të ketë efekt maksimal te trupi i njeriut, duhet të jetë: xhel i pastër i marrë nga gjethja, pasi është qëruar me dorë dhe xhel me përqindje më të lartë në produkte. Duke qenë se Aloe Vera ka vlera unike në natyrë, në ditët e sotme spekulohet shumë me emrin e kësaj bime. Shumë firma dhe prodhues të ndryshëm në të gjithë botën prodhojnë produkte me përmbajtje Aloe Vera, por jo të gjitha kanë cilësinë dhe sasi të lartë në produktet e tyre. Si mund të dalloni në treg një produkt me cilësi dhe sasi të lartë Aloe Vera nga një produkt me cilësi dhe sasi të ulët Aloe Vera? Për këtë ka një shpjegim ligjor që është deklarimi i detyruar i përbërësve në produkt. Çdo produkt në treg është i detyruar të deklarojë të gjithë përbërësit e tij në tabelën “Ingredients” ose përbërja. Vendosja e përbërësve në tabelë duhet të jetë sipas radhës së përqindjes. Ai përbërës që ka përqindjen më të lartë në produkt duhet të vendoset i pari në radhë, pas tij vendosen përbërësit e radhës së dytë, të tretë, të katërt, etj. Kompani serioze e deklarojnë përqindjen e Aloe Verës xhel në produkt. Në këto raste, zgjedhja e një produkti me cilësi dhe përqindje të lartë Aloe Vera është më e lehtë dhe e sigurt.

“Armiqtë” e Aloe Verës

Përveç forcimit të aftësive vetëshëruese të trupit të njeriut, efektet e mëposhtme të Aloe Verës janë provuar shkencërisht: pastron zorrët dhe në këtë mënyrë mbështetet i gjithë sistemi i imunitetit.
Harmonizon metabolizmin. Ka efekte dezintoksikuese dhe antioksiduese.
Ul vlerat e yndyrnave në gjak. Zgjeron arteriet (e rëndësishme nëse vuani nga tensioni i lartë).
Ka veti antibakteriale. Lufton mikrobet, kërpudhat (kërpudhat e lëkurës dhe Candidën, sindroma e zorrëve të irrituara) Shëron plagët. Zbut dhembjet.
Qetëson kruarjet. Shëron shenjat dhe djegiet. Hidraton lëkurën. Lufton qelbëzimet.

Jonida Tashi
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #1 : Shkurt 04, 2010, 10:07:24 MD »

Aloe Vera, bima që ul kolesterolin, forcon zemrën dhe shqisat

Nëse aloe përzjehet me ilaçet e tjera, ajo mënjanon efektet anësore të tyre. Gjithashtu, ajo përdoret për shërimin e kapakëve të enjtur të syve, sëmundjeve të mëlçisë, hepatitit akut dhe sëmundjeve digjestive. Druri i Aloes është i dobishëm kundër kollës dhe të vjellave si dhe forcon zemrën dhe shqisat. Aloe Vera përmban mbi 20 lloje mineralesh, që janë të domosdoshme për organizmin e njeriut, si p.sh. kalcium, fosfor, kalium, hekur, natrium, klor, mangan, magnezium etj. Gjithashtu, ajo përmban barbaloine, antranol, antracen, acid cimetik, acid aloik, vaj eterik, rezistanol, vitamina të shumëllojshme etj.

Aloe Vera ndihmon tretjen, qarkullimin e gjakut, funksionimin e veshkave, të mëlçisë, fshikëzës së tëmthit, lehtëson dhimbjet reumatizmale, ul nivelin e kolesterinës dhe të triglicerideve si dhe nivelin e sheqerit në gjak tek diabetikët, forcon sistemin imunitar dhe ka efekt antikancerogjen. Historia e Aloe Verës është shumë interesante. Si bimë shëruese, për herë të parë aloe përmendet në periudhën sumerike, në pllakat prej argjile. Tek një mumje egjyptiane është gjetur në vitin 1550, një papyrus, i cili përmendte vetitë shëruese të aloes. Tek grekët e vjetër, Aloe ka simbolizuar bukurinë, durimin, lumturinë dhe shëndetin. Hipokrati (i cilësuar si babai i mjekësisë) e cilëson Aloe Vera-n, në një tekst të tij si: stimulues për rritjen e flokëve, shërues të tumorrit, shërues në problemet e stomakut. Kinezët e përdornin Aloen për shërimin e sëmundjeve të lëkurës dhe djegieve. Në Japoni, Aloe është bima mbretërore dhe përdoret për shërim në të gjitha sëmundjet. Gjithashtu, kjo bimë është përdorur edhe nga mjekët e ushtrive romake, për mjekimet e luftëtarëve.

Diabetikët, të rrezikuar edhe nga sëmundja e veshkave

Problemi më i shpeshtë tek personat që vuajnë nga diabeti është ajo që quhet nefropatia diabetike. Nefropatia diabetike është një ndërlikim tepër serioz i diabetit të sheqerit, që ka në bazë të tij dëmtimet specifike të arterieve të vogla të lëmshit klomerular të neuroneve, të cilat janë njësia bazë strukturore dhe morfologjike e veshkave. Nga nefropatia diabetike sëmuren si diabetikët me diabet tip një dhe ata me diabet të tipit dy. Nefropatia diabetike te diabetikët me tip një shfaqet të paktën 5 ose më shumë vitesh pas fillimit dhe diagnostifikimit të diabetit të sheqerit. Ndërsa te diabetikët me tip 2, ky ndërlikim mund të zbulohet në të njëjtën kohë kur diagnostifikohet dhe diabeti i sheqerit.

Vera e kuqe, aleate kundër helmimeve ushqimore

Vera e kuqe është aleate kundër helmimeve, që shkaktohen si nga bimët ashtu dhe nga mishrat. Të paktën ky është përfundimi i një studimi të kryer pranë universitetit të "Missouri-Columbia". "Studimi ynë është paksa i ndryshëm nga të tjerë që janë kryer deri më sot, që kanë treguar se nëse konsumon sasi të moderuara të verës së kuqe dhe gjithmonë gjatë vakteve ka veti mbrojtëse mbi sistemin kardiovaskular. Duke u nisur nga ky tip studimi, kemi pyetur veten, nëse vera e kuqe i bën mirë zemrës, çfarë efektesh mund të ketë mbi sistemin gastro-intestinal?", ka deklaruar një nga autorët e studimit. Studiuesit kanë matur në këtë mënyrë se si varion përqendrimi i baktereve si: Escheria coli, Salmonella typhimurium, Listeria monocytogenes, Helicobacter pylori, nëse shoqërohen vakte me verë. Kanë zbuluar se përqendrimi i këtyre baktereve, disa prej të cilëve përgjegjës të infeksioneve të rënda ushqimore, është i pakët në sistemin gastro-intestinal të atyre që kanë pirë verë. Sipas shkencëtarëve, përdorimi i verës ul pH gastrik dhe liron, pas procesit të metabolizmit, një polifenol që ndodhet te rrushi, që ka veti antioksidante dhe antibakteriale. Kombinimi i këtyre dy elementëve do ta bënte më të vështirë mbijetesën e baktereve në traktin gastro-intestinal dhe ka veti mbrojtëse mbi organizmin.

Arrat dhe bajamet pakësojnë rrezikun e diabetit 2

Diabeti 1 tipit 2 mund të bëhet shkak për sëmundjet të veshkave, zemrës dhe verbim. Por në një studim të kohëve të fundit thuhet se gratë që hanë çdo ditë 30 gramë arra kanë 30 për qind më pak gjasa për tu prek nga diabeti. Ndërsa tek gratë që konsumojnë çdo ditë një lugë vaj kikiriku rreziku ulet me 20 për qind. Përveç yndyrës së mirë, arrat përmbajnë edhe vitamina të shumta, minerale dhe fibra. Shkencëtarët ranë universitetit të Harvard në Boston përfshinë në studim rreth 83 mijë gra të moshave nga 34 deri në 59 vjeç. Pasi kanë analizuar të gjitha të dhënat, ata vunë re se arrat dhe vaji i kikirikut ulin rriskun e prekjes nga diabeti i trupit 2. Nga ky studim thuhet gjithashtu se arrat, bajamet dhe lajthitë nuk luajnë asnjë rol në rritjen e peshës trupore, siç mendohej deri më sot.
Peshku parandalon hemorragjinë cerebrale
Në një studim të botuar në një revistë të shoqatës amerikane për shëndetësinë thuhet se ngrënia e peshkut të paktën 2 herë në javë ul riskun nga prekja e hemorragjisë cerebrale në tru. Studimi të cilit iu nënshtruan 99 meshkuj të cilët më parë konsumonin vetëm mish në dietën e tyre dhe që ishin shtruar në spital si pasojë e shfaqjeve të simptomave që çojnë në këtë sëmundje, arriti në përfundimin se mishi i peshkut ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të hemorragjisë cerebrale falë acidit yndyror që ai përmban dhe që ndihmon në qarkullimin e gjakut. Gjatë këtij studimi shkencëtarët nuk u bazuan në ndonjë lloj të veçantë peshku, gjë që tregon se nuk ka rëndësi lloji apo madhësia, rëndësi ka përdorimi i tij më shpesh nga të gjithë njerëzit.

Stop rinitit alergjik me "super vitaminën C"

Në stinën e verës, konjuktivitetet, bllokimi i hundëve, dhimbja e kokës, kolla gjatë natës, janë shqetësimet kryesore te personat e predispozuar për të pasur probleme me alergjitë. Në stinën e nxehtë kjo patologji prek gati 15% deri 20% të popullsisë. Bëhet fjalë për një sëmundjeje inflamatore kronike e mukozës së hundës, që në fazën akute mund të kurohet fare mirë me medikamente antihistaminike. Por jo të gjithë dinë se për të qetësuar simptomat mund të përdoret një substancë antioksidante e zakonshme: Vitamina C. Në fakt, kjo substancë ka veti natyrale antihistaminike, të cilat janë evidentuar dhe më parë nga një sërë studimesh të ndryshme. Kështu është parë se vitamina C mund të veprojë në qetësimin e procesit të inflamacionit, që rrjedh nga reaksioni alergjik. Ekspertët këmbëngulin se për t u mbrojtur nga riniti alergjik, mjafton të konsumohet rregullisht rreth 90 miligramë vitaminë C në ditë (75 për gratë), që mund të gjendet fare lehtë te frutat e freskëta dhe perimet me gjethe të gjelbra. Por jo gjithmonë dieta mund të garantojë marrjen e sasisë së nevojshme të këtij oksidanti. Për këtë arsye, së shpejti do të hidhet në treg një produkt i ri, "ESTER C", që do të garantojë "ushqyerjen" në masë të organizmit me vitaminë C, duke qenë mjaft e tolerueshme për stomakun dhe dhëmbët. /Ballkan/
Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.149 sekonda me 20 veprime.