psikologji.net
Shtator 02, 2014, 05:05:14 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Ligji për emigrantët  (Lexuar 3465 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Psikolog
TiamaT
Anëtar kryesor
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 156
204.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Psikolog

Nightmare


Shiko Profilin WWW
« : Shkurt 08, 2010, 12:59:10 MD »

Pas miratimit nga qeveria pritet ratifikimi nga senati. Përfitojnë pasaportë rezidentët 5 vjeçarë


Pesë kushtet për shtetësi Italiane

Gazeta zbardh ndryshimet ligjit për emigrantët në Itali


Gazeta zbardh të gjitha dokumentat dhe afatet e nevojshme për të marrë nënshtetësi italiane sipas vendimit të ri. Janë 5 kushte themelore, përmbushja e të cilave për 5 vjet do t’i mundësojë emigrantëve të quhen Italianë.

Ndryshimi – Pesë vjet rezidencë të rregullt, permanencë e pandërprerë, dhe për emigrantët në Itali do të jetë e mundur të kërkojnë nënshtetësinë italiane. Fëmijët e emigrantëve, në rast se do të lindin në Itali, do të jenë automatikisht nënshtetas italianë, ndërsa të tjerët nëse kërkohet nga prindërit e tyre. Me këtë ligj, Italia vihet në linjën politike të ndjekur nga Franca dhe Anglia, ndërsa në Gjermani, për të kërkuar nënshtetësinë gjermane duhet të presësh 8 vjet.

Minorenët – Aktualisht, fëmijët e lindur në Itali nga prindër të huaj duhet të presin moshën 18 vjeç për të kërkuar nënshtetësinë italianë dhe të tregojnë se kanë qëndruar në mënyrë të pandërprerë në Itali. Adultët duhej të tregonin se kanë qenë rezidentë në Itali për të paktën 10 vjet radhazi, para se të kërkojnë nënshtetësinë.

Martesa – Ligji që shkurton nga 10 në 5 vitet për të kërkuar të drejtën e nënshtetësisë në Itali, prek edhe ata emigrantë që do të kërkojnë nënshtetësinë për shkak të martesës me një shtetas italian. Kërkesat e nënshtetësisë për shkak martese janë ato që dominojnë në zyrat e Emigracionit. Martesat në Itali janë shfrytëzuar mjaft për të marrë nënshtetësinë dhe shpesh kanë qenë ceremoni false. Sipas ligjit të ri, për të shmangur mundësinë që në të ardhmen të ketë sërish mashtrime në ceremonitë martesore, do të shtyhet afati i dhënies së nënshtetësisë,duke e çuar në 2 vjet afatin e dhënies së dokumenteve, ndërsa aktualisht është vetëm 6 muaj nga celebrimi.

Provimi i gjuhës dhe kulturës – Ligji i ri, i cili e vendos Italinë në linjë me vendet e tjera evropiane, parashikon se çdo individ që do të kërkojë nënshtetësinë italiane, duhet të kalojë një provim gjuhe dhe kulture italiane. Ende nuk është vendosur nëse do të jetë një provim oral apo me shkrim. Ai do të shërbejë për të provuar integrimin e individit në realitetin italian. Mendohet se do të ketë edhe një ceremoni dhe një betim të individëve, ashtu si në filmat amerikanë, ku celebrohet “lindja” e një nënshtetasi të ri.

Të interesuarit – Sa persona prek ligji i ri i qeverisë italiane?

Aktualisht, emigrantët në shtetin italian janë rreth 2 milionë e 800 mijë dhe gjatë çdo viti lindin rreth 50 mijë fëmijë nga prindër të huaj. Sipas Caritas, ata që mund të kërkojnë nënshtetësinë mund të jenë rreth 900 mijë individë, ndërsa sipas komunitetit San Egidio mund të jenë afërsisht 500 mijë. Megjithatë, në Ministrinë e Brendshme shifrat duken shumë më të vogla, pasi ministria parashikon rreth 20 mijë kërkesa në vit. Sipas ministrisë, jo të gjithë emigrantët janë të interesuar për të marrë nënshtetësinë italianë. Në vitin 2004 janë paraqitur rreth 12 mijë kërkesa, ndërsa në 2005 janë paraqitur 30 mijë, ndër të cilat 18 mijë për martesë. Në muajt e parë të vitit 2006, kërkesat për nënshtetësi janë 13.887. Ndërmjet vitit 1991 dhe 2004 kërkesat kanë qenë 123 mijë.

Lidhjet e gjakut - Një ligj që thjeshton shumë situatën për emigrantët, të cilët do të kërkojnë nënshtetësinë italiane. Cilat janë bazat ligjore? Deri në këtë moment, në Itali dy pikat më të forta për të kërkuar nënshtetësinë italiane kanë qenë lidhja e gjakut, jus sanguinis dhe e drejta e lindjes në truallin italian, jus soli. Këtyre dy pikave do u shtohet edhe jus domicilii, që prek ata individë, të cilët kanë lindur në një vend tjetër, por që duke punuar e jetuar rregullisht në Itali, kanë të drejtën e marrjes së nënshtetësisë italiane.



Rregullat e vjetra

Pas 10 vjetësh qëndrimi të rregullt në truallin italian, emigranti mund të kërkojë të drejtën e nënshtetësisë italiane
Të lindurit në Itali nga prindër të huaj, duhet të presin moshën 18-vjeçare për të kërkuar nënshtetësinë italiane
Minorenët e lindur jashtë truallit italian, duhet të presin gjithashtu moshën 18-vjeçare para se të kërkojnë të drejtën e nënshtetësisë
Pas gjashtë muajsh martesë me një shtetase ose shtetas italian, emigrantët kanë të drejtën e marrjes së nënshtetësisë italiane
Njohja e nënshtetësisë italiane nuk kërkon asnjë njohje të veçantë, në lidhje me gjuhën dhe kulturën italiane


Rregullat e reja

Pas 5 vjetësh rezidencë të rregullt në Itali, mund të kërkohet nënshtetësia italiane
Marrin nënshtetësi fëmijët, që do të lindin në Itali nga prindër të huaj dhe ku njëri prej prindërve ka të paktën 5 vjet që jeton rregullisht
Për minorenët e lindur jashtë Italisë, prindërit që janë kthyer në italianë, mund të kërkojnë nënshtetësinë e fëmijës pa pritur moshën 18 vjeç
Individët që martohen me një shtetas ose një shtetase italiane, duhet të presin 2 vjet para se të kërkojnë nënshtetësinë
Dhënia e nënshtetësisë do të bëhet, pasi personi që e kërkon të japë një provë të njohjes së gjuhës dhe të jetë betuar para flamurit italian


Berisha përshëndet vendimin e Prodit

Kryeministri Berisha përshëndet ngrohtësisht vendimin e qeverisë italiane për uljen e periudhës së detyrueshme të qëndrimit në Itali, e nevojshme për marrjen e shtetësisë italiane. Ky vendim është një lajm shumë i gëzuar për mijëra emigrantë shqiptarë dhe familjet e tyre, që kanë zgjedhur Italinë si atdheun e dytë të tyre. Ky ishte reagimi i qeverisë pas miratimit nga qeveria Italiane të përgjysmimit të kohës për marrjen e shtetësisë nga emigrantët. “Ky vendim është dëshmi e respektit dhe mirënjohjes së qeverisë dhe popullit italian për kontributin e ndershëm dhe të përkushtuar të emigrantëve, të cilët kanë emigruar në Itali me shpresën dhe besimin për një jetë e të ardhme më të mirë. Kryeministri shpreh besimin se emigrantët shqiptarë në Itali do vazhdojnë të jenë ura të fuqishme të bashkëpunimit dhe miqësisë midis dy vendeve dhe popujve tanë”.

Panorama
Identifikuar

Psikolog
TiamaT
Anëtar kryesor
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 156
204.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Psikolog

Nightmare


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #1 : Shkurt 08, 2010, 01:00:45 MD »

Edhe elektorati i Prodit është kundër shkurtimit të kohës për pajisjen me pasaportë italiane

Ligji i Emigracionit përçan italianët

Sipas një sondazhit, 51 për qind e popullsisë kundër liberalizimit


Ligji i fundit i nxjerrë nga qeveria "Prodi", që ul në 5 vjet të drejtën e marrjes së nënshtetësisë nga 10 vjet sipas ligjit të vjetër, ka sjellë mjaft diskutime në Itali.

Reagime kundër këtij ligji ka pasur fillimisht nga politikanët që kanë kritikuar këtë vendim, por mediat italiane kanë nisur të bëjnë sondazhe në popull dhe duket se populli italian është kundër këtij ligji. Sipas IPR, një institut kërkimesh dhe sondazhesh në Itali, të cilët janë referuar edhe gazetat "Il Sole 24 ore" dhe "La Repubblica", 50% e italianëve që kanë votuar për qeverinë e Prodit në zgjedhjet e fundit, janë pro këtij vendimi, ndërsa 46% janë kundër dhe vetëm 4% kanë thënë se nuk kanë asnjë mendim në lidhje me këtë projektligj. Përqindjet ndryshojnë ndjeshëm në lidhje me të pyeturit që kanë votuar kundër partisë së Prodit në zgjedhjet e fundit. Janë rreth 61% italianët që kanë votuar kundër Prodit dhe janë kundër uljes së afatit për të marrë nënshtetësinë, ndërsa pjesa e popullsisë që nuk ka votuar për asnjërën nga partitë dhe është kundër këtij ligji është 54%. Në tërësi, italianët që nuk e duan që afati kohor për marrjen e nënshtetësisë të jetë 5 vjet janë 51%, ndërsa 44% janë pro dhe 5% nuk kanë asnjë koment në lidhje me këtë ligj. Sipas Antonio Notos, drejtorit të agjencisë IPR "Ky është një faktor shumë i rëndësishëm, pasi maxhoranca tregon qartë se nuk e pranon këtë ligj dhe në një vend ku zgjedhjet kanë përfunduar pothuajse në barazim, tregon se italianët janë të një mendimi në lidhje me këtë ligj". Reagimi i partive politike ka qenë kundër këtij vendimi. Sipas senatorit të "Forza Italia", Renato Skifani, kjo është një tentativë e Prodit për të tërhequr sa më shumë vota në partinë e tij në zgjedhjet e ardhshme. "Prodi me këtë ligj tregon edhe një herë se ka një parti që nuk është aspak në sintoni me italianët dhe se po zhgënjen elektoratin e tij. Kjo duket qartë nëse shihet se shumica e votuesve të tij është e përçarë dhe ai nuk arrin të plotësojë premtimet minimale që i kishte bërë elektoratit. Ky ligj mund të ketë pasoja të rënda për Prodin, pasi mendoj se do të jetë e vështirë që populli të pranojë një ligj të tillë. Prodi është duke bërë përditë nga një reformë dhe në përgjithësi po shkatërron gjithçka që kishte ndërtuar qeveria paraardhëse, pa u interesuar shumë në atë që është duke bërë. "Lega Nord" kërkon një referendum? Nuk mund të prononcohem në lidhje me këtë kërkesë, megjithatë, mund të them se nëse ligji do të mbetet ky që është, do të jetë e vështirë që të mos kemi një referendum", ka përfunduar Skifati.

Vendimi
Pak ditë më parë, ministri i Jashtëm italian, Amato, ka propozuar një ligj të ri që ulte vitet e qëndrimit në Itali për të marrë nënshtetësinë italiane. Sipas ligjit të ri, duhen pesë vjet rezidencë të rregullt, permanencë e pandërprerë, dhe për emigrantët në Itali do të jetë e mundur të kërkojnë nënshtetësinë italiane. Fëmijët e emigrantëve, në rast se do të lindin në Itali, do të jenë automatikisht nënshtetas italianë, ndërsa të tjerët nëse kërkohet nga prindërit e tyre. Ligji ndryshonte edhe në lidhje me martesat. Kërkesat e nënshtetësisë për shkak martese janë ato që dominojnë në zyrat e Emigracionit. Martesat në Itali janë shfrytëzuar mjaft për të marrë nënshtetësinë dhe shpesh kanë qenë ceremoni false. Sipas ligjit të ri, për të shmangur mundësinë që në të ardhmen të ketë sërish mashtrime në ceremonitë martesore, do të shtyhet afati i dhënies së nënshtetësisë,duke e çuar në 2 vjet afatin e dhënies së dokumenteve, ndërsa aktualisht është vetëm 6 muaj nga celebrimi. Në fund, ligji iri parashikonte edhe një provim për ata që duan të aplikojnë për të marrë nënshtetësinë italiane. Forma e provimit nuk është vendosur nëse do të jetë një provim oral apo me shkrim. Ai do të shërbejë për të provuar integrimin e individit në realitetin italian. Mendohet se do të ketë edhe një ceremoni dhe një betim të individëve, ashtu si në filmat amerikanë, ku celebrohet "lindja" e një nënshtetasi të ri. Sipas parashikimeve, emigrantët në Itali janë rreth 2 milionë e 800 mijë dhe gjatë çdo viti lindin rreth 50 mijë fëmijë nga prindër të huaj. Sipas "Caritas", ata që mund të kërkojnë nënshtetësinë mund të jenë rreth 900 mijë individë, ndërsa, sipas komunitetit San Egidio, mund të jenë afërsisht 500 mijë. Megjithatë, në Ministrinë e Brendshme shifrat duken shumë më të vogla, pasi ministria parashikon rreth 20 mijë kërkesa në vit. Sipas ministrisë, jo të gjithë emigrantët janë të interesuar për të marrë nënshtetësinë italianë. Në vitin 2004 janë paraqitur rreth 12 mijë kërkesa, ndërsa në 2005 janë paraqitur 30 mijë, ndër të cilat 18 mijë për martesë. Në muajt e parë të vitit 2006, kërkesat për nënshtetësi janë 13 887. Ndërmjet vitit 1991 dhe 2004 kërkesat kanë qenë 123 mijë.



50 per qind
italianëve që kanë votuar për qeverinë e Prodit në zgjedhjet e fundit janë pro këtij vendimi, ndërsa 46% janë kundër dhe vetëm 4% kanë thënë se nuk kanë asnjë mendim në lidhje me këtë projektligj
51 per qind
e italianëve, pavarësisht se për cilën parti kanë votuar, mendojnë se ky ligj nuk duhet të kalojë në Parlament, ndërsa 44% janë shprehur pro këtij vendimi dhe 5% nuk kanë bërë asnjë koment në lidhje me ligjin e ri


Deputetët e Forza Italia i tremben një kaosi si në Paris pak muaj më parë

"Lega Nord" paralajmëron protesta në rrugë

Opozita italiane sulmon ligjin e ri për nënshtetësinë

Pak ditë pas lajmërimit të qeverisë italiane për miratimin e ligjit, që ul në 5 vjet dhënien e nënshtetësisë italiane nga 10 që ka qenë sipas ligjit të vjetër, ka shkaktuar mjaft reagime dhe partia ekstremiste italiane, "Lega Nord" ka paralajmëruar se do të protestojë ndaj këtij ligji me anë të një referendumi dhe duke mbledhur firma. "Në datën 27 gusht, këmishët e gjelbra do të grumbullohen për të mbledhur firma", ka thënë Roberto Kalderoli i partisë "Lega Nord". - Nëse nuk do të ketë ndonjë tradhti në aleancën tonë, jam i bindur që ky ligj nuk do të miratohet, jam më se i sigurt. Në rastin më të keq, në rast se do të miratohet një ligj i tillë në Parlament, mendoj se duhet të jetë populli që duhet të vendosë për një ligj të tillë dhe ne do të bëjmë të pamundurën që për një vendim kaq të rëndësishëm, i gjithë populli të ketë mundësinë të thotë atë që mendon". "Lega Nord" duket e vendosur të luftojë vendimet e Romano Prodit në lidhje me ligjin "Për nënshtetësinë". Mundësinë e një referendumi e pranon edhe senatori italian Luçio Malan. "Në shumëzona të Italisë, popullsia e emigrantëve është rreth 20-30% dhe shifrat që ka dhënë ministri Amato, i cili flet për disa mijëra emigrantë që mund të përfitojnë nga ky ligj, janë komplet të pavërteta. Ne të opozitës kemi folur përherë për 1-2 milionë qytetarë të rinj italianë dhe për këtë jemi të bindur. Nuk duhet mënjanuar ideja e një referendumi, edhe nëse ky do të hyjë në fuqi vetëm pas disa muajsh, që ligji do të jetë miratuar". Kundër këtij ligji është shprehur edhe Izabela Bertolini, deputete e "Forza Italia"-s. "Ka mjaftuar dhënia e lajmit se mund të miratohet një ligj i tillë dhe në Bolonja janë paraqitur 5000 mijë emigrantë, duke kërkuar të drejtën e nënshtetësisë. Kjo qeveri është duke luajtur me nënshtetësinë italiane dhe është duke gabuar rëndë, pasi mund të krijojë një situatë mjaft anormale. Mund të kemi një përplasje kulturash, ashtu si ka ndodhur në Francë pak kohë më parë me periferitë e qyteteve. Nuk më duket se jemi gati për të dhënë nënshtetësinë kaq lehtë".

Panorama
Identifikuar

Psikolog
TiamaT
Anëtar kryesor
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 156
204.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Psikolog

Nightmare


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #2 : Shkurt 08, 2010, 01:02:48 MD »

Koha e emigracionit legjitim

Isidor Koti (Marre nga Shekulli)

Njohja e nënshtetësisë për një periudhë më afatshkurtër në dy vendet fqinje, Itali dhe Greqi ishte haberi më i mirë i ditëve të fundit për emigrantët tanë, ashtu sikurse edhe për shqiptarët e Shqipërisë që presin me miliona euro të ardhura nga emigracioni. Ky lajm i mirë u pasua nga një reagim jo fort i mirëpritur i disa lobeve vendës, konkretisht në Itali, të cilat e kundërshtuan me zë të lartë nënshtetësinë e të huajve në vendin e tyre. Kjo përkonte me ndjenja ultranacionaliste, duke shkelur me të dyja këmbët një të drejtë legjitime që buron nga standardet evropiane.

Kjo është një panoramë e përciptë tek e cila mund të depërtojnë më mirë analistët dhe studiuesit e huaj, ndërsa një vështrim më i thellë vlen të merret në konsideratë rreth politikave të shtetit tonë për emigracionin De facto, Shqipëria po hyn në një etapë të re të zhvillimeve sociale në fushën e emigrimit dhe po kalohet në mënyrë dialektike drejt emigracionit të stabilizuar përmes marrëveshjeve shtetërore. Tashmë nën mbikëqyrjen e shteteve respektive, ushtria e madhe e të papunëve do të çohet aty ku valëvitet flamuri i ëndrrave të kahershme të sa e sa shqiptarëve që stërmundohen për një vend pune. Madje të mendosh që shtatë mijë persona do të shkojnë nga Shqipëria në Itali, duke gjetur menjëherë punë vetëm kryerjes së një kursi trajnimi, as që nuk ka hamendësime se viti 2007 është “viti i artë” i të papunëve.

Ëndrra po realizohet. Të gjithë ata që do të trajnohen në profesione të ndryshme do përfitojnë punësim sezonal në vendin fqinj. Kjo marrëveshje pritet me entuziazëm nga shteti ynë dhe po bëhen përpjekje serioze për të nënshkruar marrëveshje të tilla edhe me Gjermaninë dhe shtete të tjera perëndimore, të zhvilluara shoqërisht dhe ekonomikisht.

Deri para pak vitesh emigracioni konsiderohej një plagë e hapur për shoqërinë shqiptare, por askush nuk mund ta mohonte dhe nga kjo plagë ushqeheshin qindra e mijëra familje. Madje ishte zgjidhja më e gjetur dhe më e nevojshme për të rimëkëmbur ekonominë e rraskapitur të familjes-shtet postkomuniste që përfitonte jo pak, por miliona dollarë të ardhura. Në bilancin e çdo viti të ardhurat nga emigracioni shikoheshin si një pikë kyçe për të ringjallur ekonominë dhe për të rritur mirëqenien. Kjo ka ndodhur ndër vite dhe së fundmi Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale po e shikon me perspektivë këtë rrugë, qoftë për vitin e ardhshëm e më tej.

Fakti që Shqipëria e pas viteve 90’ ofronte kushte të tilla, ku emigrimi ishte zgjidhja më efiçente për të gjetur vende të lira pune është vlerësuar me nota realiste për vetë kohën dhe krizën e rëndë që solli tranzicioni. Por tani vendi ynë ofron një panoramë tjetër sociale dhe ekonomike, së paku në nivelin e pretendimeve, duke marrë parasysh edhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, e cila është quajtur me fisnikëri “fejesa” me BE-në.

Në këtë rast, shtetarët tanë dhe në përgjithësi të gjithë ata që hartojnë politika specifike punësimi duhet të dinë mirë se të tilla marrëveshje nuk bien mirë dhe lehtë në veshin e ndërkombëtarëve, të cilët e shikojnë Shqipërinë si një vend me potenciale zhvillimi në fushën e turizmit, industrisë, bujqësisë dhe një forcë eksportuese me produktet e saj. Që të kesh të tilla potenciale do të thotë të ofrosh hapësirë për vende pune, të kesh mirëqenie ekonomike dhe të konkurrosh seriozisht në tregun e punësimit. Deklarata të tilla se arritja e kësaj marrëveshjeje nuk ka si qëllim nxitjen e emigracionit, por kanalizimin e tij në rrugë ligjore janë të kuptueshme dhe afërmendsh pak larg asaj logjike se nuk ka motivim.

Në të vërtetë ky motivim është ekzistent dhe çdokush e kupton se të largosh me punë jashtë shtetit në një vit shtatë mijë krahë pune, tregon qartazi se vendi ynë po përgatit punëtorë për jashtë vendit, sepse nuk mund të ofrojë burime pune, ngaqë trashëgojmë dhe kemi fatkeqësisht ekonomi të dobët.

Këtu lindin rishtazi disa pyetje: nëse burimet janë të pamundura për të përballuar fluksin e të papunëve, përse nuk investohet në fushën e prodhimit dhe përpunimit në industrinë e lehtë, të rëndë, në bujqësi etj? Përse nuk aplikohen zgjidhje në afrimin e investitorit të huaj, nëse ai vendës është inekzistent dhe i paaftë për të nënshkruar kontrata pune me qindra të papunë? A ka një studim të biznesit vendës mbi potencialin e tij për të ngritur fabrika dhe ndërmarrje jetëgjata, të cilat do të ofronin vende pune? Sa shërben ulja e taksave për biznesin në nxitjen e rritjes ekonomike dhe veçanërisht për rritjen e vendeve të punës? Secila nga këto pyetje ka një përgjigje teorike dhe protokollare, përderisa hartohen me qindra regjistra në një administratë të ngjeshur me sektorë dhe specialistë që përgatisin plane e projekte të panumërta.

Çështja shtrohet si të shmanget papunësia përmes planeve të zhvillimit në vendin tonë dhe jo duke e mbartur problemin në shtetin fqinj, që doemos përderisa bën marrëveshje të tilla ka interesa dhe qëllime serioze. Duke iu referuar përsëri deklaratës nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale se emigrantët do të shkojnë në vende të tjera për të punuar për një sezon të caktuar dhe do të kthehen përsëri, kjo është një kontratë e mirë por afatshkurtët dhe nuk mund të mendosh se emigrantët do të grumbullojnë aq shumë të ardhura sa të bëhen investitorë në ekonominë shqiptare.

Sipas marrëveshjes i bie që për disa muaj këta emigrantë të punësohen në sektorët e mbetur bosh në Itali, kryesisht ata të punës së rëndë dhe të kthehen në Shqipëri, sepse në të kundërt do të konsiderohet shkelje ligjore moskthimi i tyre dhe do të ndiqen penalisht të gjithë ata shqiptarë të papunë që përfitojnë nga kjo marrëveshje. Dakord, ata do të trajnohen dhe do të fitojnë një vend pune në Itali apo gjetkë, po kur të kthehen çfarë do të bëhet me ta? Mos ndoshta përsëri do t’i mbajnë shpresat nga marrëveshjet Tjera, duke mbetur gjithmonë në rolin e të papunëve në ankand?!

Politikat e punësimit përmes emigracionit vlerësohen të qenësishme në vende me probleme të thella ekonomike. Një fat i tillë, duam apo s’duam na ka rënë edhe ne në pjesë. Kemi një ekonomi të brishtë, të papunë më shumë se shifrat që ofrohen nga statistikat mujore dhe vjetore, nga ana tjetër përpiqemi të bëjmë hapa serioze drejt Europës dhe si përfundim mbetemi në handikapin e humnerës që na ndan prej vitesh midis realitetit brenda dhe jashtë familjes europiane. Kërkojmë të forcojmë ekonomikisht një shtet dhe ajo që na ofrohet për së paku janë edhe këto marrëveshje që i presim me entuziazmin dhe shpresën se një ditë vendet e punës do të rriten dhe burimet e të ardhurave, nuk do të jenë më aq problematike aq sa tani.

Kur na duhet të çojmë me mijëra forca potenciale pune jashtë shtetit, të cilat shumëkush do t’i donte të përdoreshin brenda interesave kombëtare, këshillat më të mëdha ngrihen ndaj sistemit tonë politik i cili duhet ta shikojë me seriozitet çështjen e marrëveshjeve të emigrimit të shqiptarëve, duke menduar brenda limiteve se në vendin ku jetojmë ka mundësi dhe zgjidhje për të pasur më pak të papunë.
Identifikuar

Psikolog
TiamaT
Anëtar kryesor
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 156
204.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Psikolog

Nightmare


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #3 : Shkurt 08, 2010, 01:04:44 MD »

Sipas shefit të zyrës së emigrimit pranë Ministrisë së Punës, Hatibi, ndryshon kohëzgjatja e martesës për të përfituar shtetësi

Itali, shtetësia nëpërmjet martesave pas 2 vjetësh

Hatibi: Shtimi i kohës martesore për të siguruar shtetësi synon të minimizojë martesat formale

Eglantina Bardhi

Shtohet koha për të fituar shtetësinë italiane përmes martesave. Sipas projektligjit më të fundit miratuar nga qeveria italiane, gjithë ata që kishim menduar se përmes martesave do të shkurtonin kohën për t’u zyrtarizuar si italianë, tashmë duhet të presin shumë më gjatë se më parë. “E drejta e shtetësisë së bashkëshortëve të huaj në Itali do të fitohet vetëm pas 2 vjetësh të njëpasnjëshme martese, me qëndrim të rregullt, nga 6 muaj që janë të mjaftueshme aktualisht,”- thotë Durim Hatibi, shefi i zyrës së Emigracionit pranë Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Sipas tij, kjo është një ndër pikat e projektligjit të miratuar pak ditë më parë nga Këshilli i Ministrave në Itali, me anë të të cilit, u bënë disa ndryshime mbi ligjin aktual mbi shtetësinë. “Nga informacioni që kemi nga pala italiane megjithëse ende nuk është bërë i njohur teksti i plotë i këtij Projektligji, një vend i veçantë i është kushtuar çështjes së martesave me shtetas të huaj,”- thekson Hatibi.

Martesat për shtetësi, shpesh formale

Projektligji i ri, i sapo miratuar është treguar tolerant për dhënien e shtetësisë për fëmijët e emigrantëve të lindur në Itali, por ndryshe ka ndodhur për sigurimin e shtetësisë mes martesave. Kriteret për të përfituar shtetësi italiane nëpërmjet martesës me bashkëshort ose bashkëshorte italiane sipas Durim Hatibit, jo vetëm nuk janë zbutur, por ato janë rreptësuar së tepërmi. “Kështu, bashkëshorti/ja e huaj e një shtetasi/se të huaj do të ketë të drejtën e shtetësisë, vetëm pas dy vjetësh të njëpasnjëshme të martesës, me qëndrim të rregullt,”-sqaron Hatibi, duke shtuar se tema e fitimit të shtetësisë nëpërmjet martesave ka qenë një shqetësim i përbashkët për shtete anëtare të Bashkimit Evropian. “Nga informacioni që kemi marrë nga pala italiane kjo temë ka pasur një vëmendje të veçantë, pasi fitimi i shtetësisë përmes martesave, përfaqëson rreth 90 % të totalit të fitimit të shtetësisë,”- thotë Hatibi. Ndërkohë ai pohon se kohëzgjatja martesore e shkurtër prej 6 muajsh për të përfituar shtetësinë italiane dhe të disa vendeve anëtare të BE-së kishte stimuluar shumë lidhje martesore formale. “Ky mund të ketë qenë një ndër shkaqet që ka nxitur ndryshimin e kohëzgjatjes së martesës me shtetas të huaj për të përfituar shtetësinë,”- thotë Hatibi, duke shtuar se përfitues të shtetësisë së një shteti tjetër në këtë formë kanë qenë edhe mijëra shqiptarë. Sipas tij, 2 vjet martesë me qëndrim të rregullt do të minimizonte fenomenin e lidhjeve martesore vetëm me qëllim fitimin e shtetësisë.

Familjet, 60% s’duan të kthehen

Një studim i fundit i realizuar nga Instituti Kërkimor-Shkencor në Itali tregon se 6 në 10 ose 60 për qind e familjeve emigrante deklarojnë se duan të qëndrojnë përgjithmonë në Itali, sidomos ata që kanë projektuar një të ardhme “italiane për fëmijët e tyre.” Ky studim, sipas shefit të zyrës së emigrimit në Ministrinë e Punës, Durim Hatibi, mbështetet në një kampion përfaqësues prej një mijë familjesh imigrantësh, nga 31 shtetësi të ndryshme. “Anketimi përkatës, pjesë e këtij studimi nxjerr se 58 % e familjeve të intervistuara mendon se e drejta e votës në shtetin italian iu takon edhe atyre”- thotë Hatibi. Po sipas këtij studimi, 63 për qind e familjeve të imigrantëve rezidentë në Itali, jetojnë në këtë vend të paktën që prej tetë vjetësh dhe në një rast në çdo tre pjesëtar i familjes që dha intervistë, kishte hyrë në Itali, pa asnjë lloj lejeje qëndrimi.

* 2-vjet do të jetë kohëzgjatja e martesës së bashkëshortëve të huaj që të përfitojnë shtetësi italiane
* 6-muaj ishte kohëzgjatja e martesë së bashkëshortëve të huaj që të përfitonin shtetësi italiane
* 90-për qind e totalit të fitimit të shtetësisë janë përfituar nga martesat
* 60-për qind e familjeve emigrate në Itali, sipas një studimi nga Insituti Kërkimor Shkencor në Itali deklarojnë se duan të jetojnë përgjithonë në Itali



Ambasada
Numër kontakti për legalizimin e dokumenteve


Studentët e interesuar për legalizimin e dokumenteve të tyre për të përfituar bursa e për t’u përjashtuar nga taksat universitare duhet të drejtohen në zyrat e Union Express. Zyrë që merr përsipër këtë shërbim kundrejt një tarifë 250 lekëshe për studentët me banim në Tiranë dhe 400 lekë për qytetet që mbulohen nga kjo konsullatë. “Saktësojmë se numri i telefonit për të njohur vendndodhjen e Zyrave të Union Expres është 04 242813 ose 068 20 72502,”- nënvizohet në një njoftim për shtyp të ambasadës italiane. “Duke nisur nga data 16 gusht deri më 31 gusht të këtij viti, studentët mund t’i drejtohen pikës më të afërt të Union Express, e cila do të dërgojë dokumentet pranë Ambasadës dhe do t’i kthejë ato tek të interesuarit pasi të jenë legalizuar,”- bëhet e ditur nga Ambasada Italiane për të gjithë të interesuarit. Sipas saj, së bashku me dokumentet që duhet të dërgohen për legalizim është e detyrueshme të bashkëngjitet edhe një certifikatë regjistrimi në universitet për vitin 2006-2007.

Gazeta SHEKULLI
Identifikuar

Psikolog
TiamaT
Anëtar kryesor
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 156
204.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Psikolog

Nightmare


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #4 : Shkurt 08, 2010, 01:05:58 MD »

Ministria e Jashtme shqiptare ka marrë një notë verbale nga ambasada për mënyrën e kalimit të shqiptarëve


Emigrantët, Italia lehtëson procesin

“S’ke rinovuar soggiornon? Kalo nga e njëjta pikë kufitare”


Ministria e Jashtme dhe ministria e Brendshme italiane do t’u lejojë qytetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin fqinjë përtej Adriatikut dhe që nuk kanë dokumente, të kthehen në Itali me soggiornon që kanë pasur por që i ka skaduar afati.

Këtë fakt e bën të ditur ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, e cila është njohur për këtë procedurë, nga vetë ambasada italiane në Tiranë. “Me anë të një Note Verbale, më datë 17 gusht 2006, Ambasada Italiane në Tiranë ka njohur Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Ministrinë e Brendshme te Shqipërisë me një qarkore të Ministrisë së Brendshme Italiane lidhur me qytetarët shqiptarë që kanë paraqitur kërkesën për leje qëndrimi ose të kartës soggiorno dhe që duan të udhëtojnë për në Shqipëri” thuhet në njoftimin e bërë nga ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Kështu, emigrantët duhet të hyjnë me dokumentet e tyre të vjetra, por nga e njëjta pikë kufitare që edhe kanë dalë nga Italia për në Shqipëri. Gjithashtu, sipas udhëzimit të dhënë nga ministria e jashtme Italiane, këta emigrantë që jetojnë e punojnë në Itali, nuk mund të vijnë nga vende të tjera që kanë kaluar transit. Rregulli është vetëm për të gjithë ata që nuk kanë rinovuar dot në kohë lejet e tyre të qëndrimit apo të punësimit në vendin fqinjë.
“Në këtë qarkore thuhet se këta qytetare shqiptare mund të kthehen në Itali pa pasur nevojë të paraqesin kërkesë për vize rihyrjeje, me kusht që rihyrja të bëhet vetëm nëpërmjet pikës kufitare nga kanë dalë dhe udhëtimi i tyre të kryhet pa kalim tranzit nëpër vende të tjera Shengen” thuhet në njoftimin e ministrisë së punëve të Jashtme shqiptare. Por kjo nuk i shmang të gjithë emigrantët shqiptarë që të paraqesin edhe dokumente të tyre të identifikimit, dhe jo vetëm ato dokumente të lëshuara nga autoritetet italiane por që kanë skaduar. Sipas të dhënave të ministrisë së punëve të Jashtme shqiptare, emigrantët, duhet të kenë edhe pasaportën për jashtë shtetit me vete. “Të interesuarit duhet të jenë të pajisur me pasaportë ose me një dokument të ngjashëm, me kopjen e lejes së qëndrimit ose të kartës soggiorno mbi të cilën Policia Kufitare duhet të vendosë një vulë dalje që lejon qytetarët te rihyjnë në Itali” thuhet në njoftimin e ministrisë së punëve të jashtme të Shqipërisë.
Muaji gusht, ka qenë edhe muaji më i ngjeshur për pushimet nga ana e emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali. Linjat e trageteve janë shtuar shumë që në momentin që filloi sezoni i pushimeve dhe emigrantë shqiptarë vazhdojnë të vijnë akoma. Madje, në ndërrimin e dy sezoneve brenda muajit gusht, ka pasur një fluks shumë të madh kalimesh nga porti i Durrësit, çka i ka detyruar emigrantët të ankohen edhe për kushtet e tyre të qëndrimit dhe mospërfundimit të shpejtë të procedurave.

Panorama
Identifikuar

Psikolog
TiamaT
Anëtar kryesor
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 156
204.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Psikolog

Nightmare


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #5 : Shkurt 08, 2010, 01:07:35 MD »

Flet ministri italian për Solidaritetin Social, Ferrero për ndryshimin e ligjit

Italia, planet e reja të qeverisë për emigrantët shqiptarë

Ministri italian për Solidaritetin Social, Paolo Ferrero, thotë se duhen bërë përpjekje për të shmangur izolimin dhe getoizimin e të huajve. Në një intervistë për BBC-në, zoti Ferrero, i cili mbulon edhe çështjet e emigracionit, ndalet edhe në ndryshimet e pritshme në ligjin e Emigracionit. Ai flet edhe për ndryshimet që parashikohen të bëhen në normat e dhënies së nënshtetësisë në Itali. Me zotin Ferrero bisedoi korrespondentja e BBC-së në Romë, Irida Cami.

BBC: Zoti ministër, siç parashikohej që në periudhën e fushatës zgjedhore koalicioni i qendrës së majtë e ka vënë çështjen e emigracionit ndër pikat qendrore të aktivitetit të qeverisë, duke synuar lehtësimin e jetës së emigrantëve të rregullt. Cilat janë linjat që do të ndiqen?

Zoti Ferrero: Para së gjithash, mendoj se është e gabuar ideja se me ardhjen e qeverisë së re në Itali do të mund të hyjnë miliona persona. Nuk është kështu, pasi kjo është e pamundur për rrethanat e Italisë dhe për administrimin e përgjithshëm të këtij fenomeni. Këto janë disa nga pikat kryesore ku duhet ndërhyrë. E para, me ligjin aktual mbi Emigracionin, pra me ligjin Bossi-Fini, është gati e pamundur të hysh në Itali në mënyrë të rregullt, sepse procedura është shumë e ngatërruar. Teorikisht, kjo procedurë parashikon që emigranti mund të hyjë në Itali në mënyrë të rregullt me kërkesë të punëdhënësit. Vetëm se kjo nuk mund të ndodhë kur emigranti ndodhet në vendin e tij. Kjo është e mundur vetëm kur punëdhënësi e takon emigrantin, e njeh atë, pra kjo mund të ndodhë kur emigranti është në Itali, që do të thotë se ai ka hyrë ilegalisht. Pra, pika e parë është ndryshimi i politikës, në mënyrë që të jetë e mundur hyrja në Itali, p.sh. për të kërkuar punë, me kusht që të ketë një sponsor, siç mund të jenë shoqatat e punëdhënësve, ose ndonjë sponsor tjetër. Gjithashtu, personi duhet të ketë një sasi parash për të jetuar gjatë muajve që do të kërkojë punë. Çështja nuk qëndron në shtimin e numrit të personave që hyjnë në Itali, por kapërcimi i gjendjes aktuale kur njerëzit vijnë ilegalisht dhe rrezikojnë të humbin jetën, siç po ndodh kohët e fundit në rrugën Libi-Lampeduza. Pika e dytë ka lidhje me të drejtat qytetare. Kështu, lindi ideja se pas pesë vjetësh qëndrimi në vendin tonë, mund të njihet e drejta e nënshtetësisë, pra, e të gjitha të drejtave qytetare.

BBC: Ju thatë se së shpejti do të ndryshohet ligji mbi Emigracionin, që njihet me emrin Bossi-Fini. Përveç Ministrisë së Punëve të Brendshme, kush po punon për ndryshimet që do të propozohen?

Zoti Ferrero: Ndër ministritë e ndryshme që do të përfshihen, edhe ministria jonë ka përgatitur një plan që do të koordinohet me ministritë e tjera dhe do të dilet me një propozim të përbashkët. Sigurisht që çështja e emigracionit nuk mund të trajtohet vetëm nga njëra ose tjetra ministri, sepse është një problem me karakter të përgjithshëm për të gjithë koalicionin, për të gjithë qeverinë.

BBC: Së shpejti do të diskutohet edhe çështja e dhënies së nënshtetësisë italiane për emigrantët. Nga 10 vjet koha minimale e qëndrimit për të pasur të drejtën e kërkesës për nënshtetësi mendohet se do të ulet në 5 vjet. Thuhet se kjo do të varet nga shkalla e integrimit të personit në shoqërinë italiane. Si do të bëhet ky vlerësim?

Zoti Ferrero: E si mund të matet shkalla e integrimit social? Unë mendoj se kjo nuk është e mundur. Them se duhen krijuar rrugë nëpërmjet kurseve të gjuhës italiane, krijimit të mundësive për të shfrytëzuar shërbimet sociale, shpjegimit të Kushtetutës sonë dhe vlerave themelore të saj, siç janë liria dhe dinjiteti i individit. Duhet shpjeguar që vajza jote nuk është prona jote, por është një individ që ka të drejtë të vendosë për vetveten. Të gjitha këto mund të komunikohen për ndërtimin e përbashkët të Italisë së nesërme. Nuk besoj se ekzistojnë provime për të verifikuar ndërgjegjen. Të tilla ishin gjyqet e inkuizicionit në mesjetë, që nuk dhanë rezultate pozitive dhe nuk janë faqja më e mirë në historinë e perëndimit.

BBC: Emigrantët shqiptarë përbëjnë një nga komunitetet më të mëdha në Itali, i dyti më duket. A ka ministria juaj ndonjë projekt të veçantë për ta?

Zoti Ferrero: Aktualisht po krijojmë një konsultë emigrantësh, ku do të përfaqësohen komunitetet e ndryshme. Mendoj se ai do të jetë vendi i përshtatshëm për krijimin e projekteve. Në këtë mënyrë këto nuk do të jenë akte të njëanshme të qeverisë, apo të administratave vendore. Besoj se do të jenë një gërshetim mes realitetit të emigrantëve të rregullt dhe shtetit italian, ashtu siç ndodh në të gjitha vendet e qytetëruara të botës.

Panorama
Identifikuar

Psikolog
TiamaT
Anëtar kryesor
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 156
204.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Psikolog

Nightmare


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #6 : Shkurt 08, 2010, 01:10:45 MD »

Dekret i qeverise Italiane mbi emigrazionin - FSH (dardajan)

Me gezim te madh ju njoftoj se :

Sot qeveria Italiane ka aprovuar nje dekret shum te rendesishem per emigrantet dhe familjet e tyre .
Ka rrrezuar pjeserisht ligjin Bossi-Fini mbi menyrat e bashkimit familjar dhe ka hapur driten jeshile per te gjith ata emigrant qe punojne ne nje shtet tjeter te bashkimit Evropian per me shum se 5 vjet me dokumenta te rregullta dhe nuk kane patur apo kane probleme me ligjin pra te jene te paster nga kjo ane qe te punojne dhe jetojne ne Itali.

Me konkretisht po ju perkthej disa te reja nga dekreti i ri:

1- Per te marre nje femije qe ka lindur ne Shqiperi dhe eshte atje pa dokumente me te emen, pra nuk eshte mbi babane ka te drejte te bashkohet me te jatin e tij .

2- Per tu bashkuar me prinderit sipas ketij dekreti mjafton qe prinderit tuaj te jene mbi juve edhe pse ka femije te tjere ai mund te bashkohet me ju pra nuk duhet te vertetoje qe eshte femij i vetem apo dicka tjeter.

3- Ne qoftese dikush vjen me vize hyrje per te vizituar apo operuar femijen ne spitalet italiane i jepet e drejta qe te punoje ne menyre qe te perballoje shpenzimet e spitalit dhe te jetes se perditshme.

4- Sipas direktives Europea (2003/109/CE) qe i dedikohet statusit te qytetarit ekstrakomuntar ne vendet Evropiane Qeveria Italiane ka aprovuar kete status per te gjith emigrantet qe gjenden ne shtetet Evropiane.

Cfare do te thot kjo :
Qe nje emigrant ne Greqi apo Spanje Belgjik etj mund te kerkoje nje leje qendrimi afatgjate ne Itali edhe per pune sigurisht duhen plotesuar disa kushte te cilat ende nuk jane te qarta mire.
Si psh duhet te kesh 5 vjet me rezidence te regullt ne nje shtet te BE-se dhe te kesh nje asenje pune jo me te vogel se sa lejon ligji.

Ky dekret eshte aprovuar ne keshillin e minstrave dhe pritet qe te dale ne Gazeten Zyrtare per rreth dy jave dhe vetem ateher behet ligj dhe qe nga ajo date hyn ne fuqi.


Keshille per emigrantet ne Greqi:

Nese keni ne program te shfrytezoni kete ligj per tu trasferuar dhe punuar ne Itali bejeni menjeher pasi ky dekret te hyje ne fuqi sepse po ra qeveria Prodi ligji bllokohet pasi mbas zgjedhjeve fiton e djathta Italiane dhe le ne fuqi ligjin e meparshem ose nxjerr shum probleme qe te behet praktikisht i pamundur.

Per me shum lexoni vet mbi kete link dhe lutem kush ka kohe te perktheje ate ne menyre qe ta lexojne edhe ata qe nuk dine Italisht.

Klikoni ketu per me shume informacion
Identifikuar

Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.145 sekonda me 20 veprime.