psikologji.net
Korrik 25, 2014, 06:41:44 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Rregullat per gjimnazistet jashte vendit  (Lexuar 1054 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Shkurt 08, 2010, 01:38:18 MD »

E Diele, 07 Shkurt 2010

Sonila Isaku

Nxenesit te cilet kane perfunduar studimet e mesme jashte vendit dhe deshirojne te ndjekin studimet e larta ne universitet shqiptare, jane te detyruar tuu nenshtrohen nje sere procedurave te reja. Sipas nje rregulloreje te miratuar nga Ministria e Arsimit, keta nxenes duhet te fillojne pergatitjet e tyre qe ne mes te muajit prill ku duhet te paraqesin dokumentet se bashku me nje kerkese. Pas shqyrtimit te ketyre dokumenteve, percaktohen edhe shkollat ku maturanti duhet te jape provimet me zgjedhje.

Ekuivalentimi

Zbardhen kriteret e ekuivalentimit dhe regjistrimit ne Maturen Shteterore 2010, per te rinjte shqiptare qe kane kryer shkollen e mesme jashte vendit. Shtetasit shqiptare qe kane kryer shkollen e mesme jashte shtetit dhe kane nje diplome te barasvlershme me Deftesen e Pjekurise te Republikes se Shqiperise, kane te drejte te vazhdojne studimet ne institucionet e arsimit te larte ne Republiken e Shqiperise. Me tej, shtetasit shqiptare qe kane kryer shkollen e mesme jashte shtetit, per t'u pranuar ne institucionet e arsimit te larte publik duhet te japin provimet e lendeve me zgjedhje. Shtetasit shqiptare, qe do te japin provimet e lendeve me zgjedhje, duhet te paraqesin per ekuivalentim ne Ministrine e Arsimit (Drejtoria e Kurrikules dhe Monitorim, Vleresimit) deri me 15 prill dokumentet e meposhtme: kerkesen me shkrim per te vazhduar studimet e larta ne institucionet e arsimit te larte publik; deftesat origjinale me notat e te gjitha viteve te shkolles se mesme, te perkthyera dhe te noterizuara; fotokopje e noterizuar e pasaportes/leternjoftimit ose certifikate lindjeje me fotografi. Per te kryer kete procedure ne Ministrine e Arsimit do te ngrihet komisioni i posacem per ekuivalentimin e dokumentacionit te shtetasve shqiptare qe kane kryer shkollat e mesme jashte shtetit dhe qe deshirojne te vazhdojne studimet e larta ne institucionet e arsimit te larte publik. Komisioni i posacem, pasi njeh vlefshmerine e defteses shkollore te shtetasve shqiptare qe kane kryer shkollen e mesme jashte shtetit, ndjek hapat e meposhtem: ben perllogaritjen e notes mesatare te viteve te shkollimit dhe te notave te provimeve te detyruara D1 dhe D2 ose, ne mungese te ketyre te fundit, te notave perkatese te ketyre lendeve; percjell zyrtarisht rezultatet e mesiperme ne Komisionin e Matures Shteterore prane Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore, ku shtetasi ka vendbanimin, brenda dates 30 prill.

Provimet

Komisioni i Matures Shteterore prane Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore ndjek hapat e meposhtem: cakton shkollen ku shtetasi do te kryeje provimet me zgjedhje dhe do te plotesoje formularet A1 dhe A2; percjell prane shkollave perkatese notat qe ka percaktuar Komisioni i Posacem; dorezon zyrtarisht dhe ne forme elektronike ne Agjencine e Vleresimit te Arritjeve te Nxenesve (AVA) formularet A1 te plotesuar nga shtetasit dhe permbledhesen e te dhenave te shtetasve sipas tabeles T, brenda dates 5 maj. Formularet A2 do te plotesohen nga shtetasit brenda muajit qershor, sipas afateve qe do te vendos Ministria e Arsimit dhe duhet te dorezohen ne Komisionin Shkollor te Matures Shteterore. /kohajone/
Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.097 sekonda me 20 veprime.