|
J@mes
|
 |
« : Mars 28, 2010, 06:45:16 PD » |
|
Nga Eldi Stermasi - Psikologji.net
Hyrje
Si te gjitha te ashtuquajturat “varesi te reja”, edhe “celularomania” tenton te shfaqet mbi te gjitha ne lidhje me aspektet me te brishta te individit. Psh, nqs personi ka probleme te vetvleresimit celulari, duke iu pergjigjur nevojes per te kompensuar kete problem, tenton te perdoret si instrument per ta perballur ate. Ne njejten menyre kjo ndodh per individet me predispozicion per varesi kundrejt personave te tjere. Ky shfaqet si nevoje per te menaxhuar nevoja emocionale. Celularomania shpesh shoqerohet edhe me mani te tjera tradicionale apo moderne, si psh, videomania ose varesia ndaj lojrave elektronike. Varesi afektive shfaqen edhe kundrejt lojrave te ndryshme qe ndodhen ne celulare. Nje shtrirje te kesaj varesie e shohim edhe ne perdorimin e gjere te “sms-ve”. Perpara, kush nuk arrinte te shprehej verbalisht, mund ta bente nepermjet nje kartoline apo nje letre. Sot kjo mundesohet nepermjet nje email ose me shpejt akoma dhe me thjesht nepermjet nje sms-je. Shume shpejt, nevoja per te shprehur shume nepermjet nje mesazhi te shkurter ka çuar njerezimin ne perdorimin e nje gjuhe te sintetike, te perbere nga shkurtime dhe kode qe eshte pa dyshim me e perhapur tek te rinjte, gje e cila paraqet rrezikun e vertete te varesise nga sms, mbi te gjitha ne nje moshe ne zhvillim. Kjo gjuhe sintetike rrezikon ti marre vendin funksioneve kognitive dhe emocionale ne rrugen e zhvillimit, duke i dhene akses nje forme te strukturuar mendimi ekstremisht sintetik. Raporti me celularin eshte potencialisht i rrezikshem per te gjithe, sepse shpesh eshte vetem pjeserisht i kontrollueshem, meqe mund te kontrollohen vetem telefonatat e bera ndersa ato te marra, jo.
Te dhena statistikore mbi efektet e celularit
Ne baze te statistikave te publikuara nga “Economist” dhe te konfirmuara edhe nga burime te tjera, italia ndodhet ne vendin e 33° ne bote dhe ne te ( 18° ne Europe ) per telefonine fikse ne raport me popullsine perkundrejt vendit te 5° ne bote dhe te 1° ne Europe per celularin. Natyrisht, ky eshte nje nga ndryshimet me te medha ne sistemin e komunikimit ne 10 vitet e fundit ( per rendesine dhe permbajtjen eshte me paresore interneti, por ne terma sasiore perparesi ka telefonia e levizshme ). Edhe pse perhapja e celulareve perfshin pothuajse te gjtiha shtresat e popullsise ekzistojne diferencime ne baze te moshes. Ne baze te nje mesatareje kundrejt te gjithe popullsise, nga 80%, ka nje nivel maksimal tek adoleshentet ( 98% ), vjen duke zbritur paksa ne moshat 18-29 vjeç ( 97% ), tek moshat 30-44 behet 94% dhe ka nje zbritje me domethenese ne moshat me te rritura : 80% per moshat 45-64 dhe 45% per moshat mbi 65 vjeç. Perqindja e individeve qe nuk kane me nje linje fikse ne shtepi e qe perdorin vetem celularin (krahasuar me totalin e atyre qe e perdorin) ne pergjithesi eshte e larte (18%) dhe arrin nivelin maksimal (22%) per moshat mbi 65 vjeç. Por, ne te kundert, numri i individeve qe ka nje celular dhe qe vazhdon te perdori edhe telefonine fikse, eshte me i larte per moshat mbi 65 vjeç (62%) krahasuar me te gjithe grupmoshat e tjera (mesatarja per gjithe popullaten eshte 46%. Perdorimi i sms-ve (nder individet qe perdorin celularin) eshte natyrisht i larte tek te rinjte (86% per adoleshentet, 90% per moshat 18-29 vjeç), me nje renie tek moshat e tjera me te rritura (75% per moshat 30-44vjeç dhe 54% per moshat 45-64vjeç) dhe i ulet per moshat mbi 65 vjeç (18%). Ka diferencime edhe ne menyren e perdorimit te celulareve dhe ne motivet per ta patur ate. Persa i perket perdorimit te mms-ve eshte me pak i perhapur. Pak me teper se 1% e moshave 14-44vjeç ( pa diference te madhe midis te rinjve dhe 40 vjeçareve ) bie ne 0.5% per moshat 45-64 dhe ne 0% per moshat mbi 65vjeç. I ulet eshte edhe perdorimi i celularet per te degjuar muzike, qe nga 6% per adoleshentet zbret ne 5% per moshat 18-29vjeç, 2% per moshat 30-44vjeç dhe 0% per moshat me te rritura. Perdorimi per lojra ( videogame ) ka nje perhapje te konsiderueshme tek adoleshentet ( 27% ) dhe vazhdon pak drejt moshave 18-29vjeç ( 11% ) nderkohe qe shkon drejt zeros per moshat mbi 30vjeç. I ulet eshte edhe perdorimi i celularit per te kaluar kohen gje e cila nuk ka nje perhapje edhe tek moshat 14-17vjeç ( 11% ) dhe ka nje perqindje akoma me te ulet per moshat mbi 18vjeç. Ekzisotjne diferencime te konsiderueshme dhe domethenese edhe persa i perket motiveve te perdorimit te celularit. Sigurisht “te formosh grupe shoqerore” eshte e rendesishme per adoleshentet ( 33% ), me pak per 18-29vjeç ( 13% ) dhe ne nivele shume te ulta per moshat me te rritura. Dobishmeria dhe nevoja per te “organizuar diten” eshte e qendrushme ndermjet 18-20% per moshat nga 14-64vjeç, ndersa zbret ne 6% per moshat mbi 65vjeç. Shprehja “celulari me jep mundesine te kontaktoj me ke te dua dhe kur te dua” ka nje perhapje te gjere ( 83% ) dhe eshte e njejte per te gjithe grupmoshat. Ndersa, shprehja “nuk mund te bej dot pa te” eshte me pak e shpeshte seç mund te mendohet ( me nje mesatare prej 10% ). Ky perceptim “i varesise” eshte deklaruar 12% nga adoleshentet dhe prej individeve nga 30-44vjeç. Perqindja eshte pak me e larte ( 15% ) per moshat 18-29vjeç, paksa me e ulet per moshat 45-64 ( 6% ) dhe per moshat mbi 65vjeç ( 4% ). Siç mund te imagjinohet, nocione si kujdesi apo qetesia jane me te perhapura ne moshat me pak te reja. “te jem i lajmeruar ne kohen e duhur per gjerat per te cilat kam nevoje” ka nje rendesi te ulet (16% ) per adoleshentet dhe vjen ne rritje progresive nga 21% per moshat 18-29vjeç ne 30% per moshat mbi 65vjeç. “me mundeson nje jete me te qete” eshte ne nje nivel te ulet ( 6-7% ) per moshat 14-29vjeç, pak me i larte ( 14-15% ) per moshat 30-64vjeç, konsiderueshem me i larte ( 25% ) per moshat mbi 65vjeç. Mirepo preokupimet per sigurine dhe per marrjen e informacionit ne kohen e duhur, nuk duket se jane dominuese as per moshen e rritur te vone si motiv te perdorimit te celularit. Gjithsesi eshte e qarte se megjithe shumellojshmerine e funksioneve te celulareve te rinj, telefonia e levizshme perdoret mbi te gjitha per funksionin e tyre thelbesore – pra si telefon. Ne te gjitha grupmoshat, veçanerisht tek me pak te rinjte. Disa analiza dalin nga shpeshtesia e perdorimit te celularit. Perdorimi i shpeshte eshte shume i larte per moshat 14-44vjeç – me pak ne moshat qe vijojne.
|