psikologji.net
Tetor 20, 2014, 11:44:02 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: BELBEZIMI DHE SHERIMI I TIJ  (Lexuar 1429 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
defektologu
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 13
122.00 Kredite

View Inventory
Send Money to defektologu

Shiko Profilin WWW
« : Prill 03, 2010, 06:56:46 PD »

                                       BELBËZIMI DHE SHËRIMI I TIJ
         
              Si çdo sëmurje tjetër e cila e pengon njeriun për të kryer një veprim në jetën e përditshme dhe e cila kërkon trajtim mjekësor për ta shëruar atë, edhe belbëzimin mund ta quajmë sëmurje nga se ky e pengon të folurit e mirë. Personi i cili ka belbëzim nuk është në gjendje që ta shpreh afinitetin e vet të cilin Zoti ia ka dhuruar. Ky nëse nuk shërohet me kohë gjithnjë do të mbetet i përbuzur në familje, në shoqëri, në punë, në shkollë dhe gjithkund duke punuar punë për të cilat nuk ka prirje ose afinitet. Nëse është inteligjent dhe shkollimi kishte me i shkuar mirë, do të jete i detyruar të punoj aso pune që nuk ka dëshirë për shkak të pengesës e cila e pengon që të arsimohet sipas zotësisë që ka. Edhe belbëzimi për tu shëruar kërkon trajtim logopedik. Belbëzimi është sëmurje e cila nuk dhemb si qe dhembin sëmurjet e tjera, por është sëmurja më e rëndë, nga se kjo dhembë thellë në shpirtin  e  personit  gjatë tërë jetës së tij. Dhembja mund të jete momentale dhe për një moment kalon me një trajtim mjekësor, por belbëzimi mund të jete prezent gjatë tërë jetës që donë me thënë se nuk shërohet shpejt.
             Belbëzimi / lat. Balbuties /  është ndër pengesat e të folurit më i rëndi dhe më i  përhapuri në botë. Sipas statistikave përfshinë 2?5% të popullatës. Belbëzimi më tepër përfshinë gjininë mashkullore e më rrallë atë femërore. Ky manifestohet me ndërprerje të të folurit  i cili shkaktohet  nga shtangimi i organeve për artikulim: gjuhës, qiellzës së butë, njerithit ose uvulës,  buzëve, kordave apo tejzave zanore, muskujve të gjoksit, nofullës së poshtme, pengesave në frymëmarrje e cila ka rëndësi të  madhe në të folur e të tjera. Me çrregullimin e ndonjërit prej këtyre organeve do të paraqitet çrregullimi i tempos, kjartësisë, ritmit dhe ngjyrës së të folurit / Hvatcev /.
           Me studimin dhe problemin e belbëzimit janë marr shumë shkencëtar. Për belbëzimin janë shkruar shumë libra nga autor të ndryshëm. Belbëzimi e ka prejardhjen  prej kur e ka edhe të folurit i cili ka filluar para 100.000 viteve. Belbëzim ka pasur edhe në kohërat e mëparshme dhe tash është më i përhapuri jo vetëm te ne, por në gjithë botën. Belbëzimi nuk njeh racë, komb, moshë, gjini, inteligjencë, shkallë të shkollimit e të tjera. Shumë shkencëtar e kanë hulumtuar etiologjinë e belbëzimit apo prejardhjen e tij, por deri me tash nuk janë zbuluar me saktësi shkaktarët të cilët ndikojnë në paraqitjen e këtij. Mjeku  dhe mendimtari i kohës së vjetër HIPOKRATI nga Larisa  / 470?377 / p.e.re. është marr me problemin e belbëzimit dhe ka vërtetuar se belbëzimi shkaktohet nga çrregullimet e organeve periferike për artikulim në radhë të parë të buzëve, gjuhës dhe mushkërive. Hipokrati po ashtu merr lidhmërinë ndërmjet të menduarit dhe të folurit. Njashtu edhe Aristoteli, njeriu më i dijshëm në Heladën e vjetër të atëhershme, jep një definicion pothuaj identik me Hipokratin lidhur me belbëzimin. Aristoteli si shkaktar të belbëzimit e merr mos zhvillimin e organeve të të folurit  dhe mushkërive, por duke i lidhur ngushtë këto me të menduarit. Edhe Platoni sikurse Hipokrati dhe Aristoteli ka të njëjtin mendim lidhur me belbëzimin.
           GALENI, mjeku i madh grek dhe themelues i sistemit medicinal, belbëzimin e ka konsideruar si pasoj e mos zhvillimit  të aparatit për të folur. Meqenëse në Greqinë e vjetër oratoria ka pasur një rol shumë të madh, janë krijuar shkolla dhe institute të tëra për kultivimin e oratorisë. Në këto shkolla janë marr edhe me mjekimin e belbëzimit dhe në përgjithësi të të folurit. Demosteni oratori më i madh i të gjitha kohërave ka lindur në vitin 384 p.e.re në Pesne. Ky ka filluar të belbëzoj që nga mosha 5 vjeçare, ka qenë nxënës i Aristotelit dhe Platonit. Pos belbëzimit, këtij i kanë munguar edhe disa tinguj fonetikë. Gjatë belbëzimit ka pasur edhe lëvizje të pakontrolluara të kokës, supeve, qafës, duarve dhe këmbëve.  Demosteni ka poseduar aftësi të madhe koncentrimi. Pos mësimit tek Aristoteli dhe Platoni, ky e ka zbuluar edhe metodën për ta mjekuar vetveten nga belbëzimi. Ka bërë shumë ushtrime gjimnastikore duke vrapuar, duke u ngjitur dhe lëshuar maleve, ka ushtruar frymëmarrjen dhe koncentrimin duke shëtitur rreth bregdetit. Gjatë shëtitjeve në bregdet është munduar që të imitoj zhurmën e valëve të detit. Nën gjuhë gjithnjë ka mbajtur një guralec të cilin e ka sjellur nëpër gojë duke prodhuar aso zhurme që i ngjanë zhurmës së valëve të detit. Kështu me shumë mund dhe ushtrime të koncentruara ka mund  të përmirësoj të folurit e vet. Në fillim gjithnjë ka folur me gur në gojë. Njëherë vendos të mbaj një konferencë në teatrin e qytetit, por në atë rast ai kishte shumë ndërprerje në të folur. Drejtori i teatrit Satirosi i thotë Demostenit se fjalimi dhe të folurit ka qenë i mirë dhe me përmbajtje, por nuk ka qenë ne rregull me kohën. Ky mos sukses e motivon Demostenin që të ushtroj edhe më tepër të folurit. Kur Demosteni e përmirëson të folurit, Satirosi e angazhon që të luaj në teatër rolin e trimit në tragjedinë e Sofokliut.  Kur këtij i jepet ky rol, atëherë e kupton se të folurit është ART pa të cilin nuk është e mundur që të mbanë fjalime dhe të luaj në teatër. Demosteni me forcën e koncentrimit është bërë i  njohur në mbrojtjen e vendit të vet nga  Filipi i Maqedonisë. Fjalimet e Demostenit kanë ndikuar edhe te Filipi i cili ka thënë: ” Po t’i kisha dëgjuar apo lexuar këto fjalime nuk do të veproja kështu dhe do të isha kundra vetëvehtës ”. Mjekimi i Demostenit me guralec në gojë na tregon dhe mëson se vullneti dhe koncentrimi i vëmendjes në mjekimin  e belbëzimit luan një rol me rëndësi. Edhe Tiberius Claudius, perandor Romak në jetën e vet ka belbëzuar në vegjëli. Sipas shënimeve të cilat kanë mbetur, edhe këtij belbëzimi i ka penguar në kryerjen e detyrave perandorake. Edhe në Romë në atë kohë ka qenë shumë e zhvilluar oratoria, prandaj pa aftësi të tilla, Claudije nuk ka mundur të ekzistoj si perandor. Për ta mjekuar belbëzimin, ai shfrytëzoi metodën e Demostenit ku thotë: ” Demosteni, oratori më i mirë ka belbëzuar si unë, është shëruar, prandaj edhe unë do të shërohem ”. Edhe pse Claudie është munduar mjaftë, nuk ka mundur të shërohet deri në fund. Claudie ka mundur t’i thotë mirë vetëm ato tekste të cilat i ka mësuar përmendësh. Disa autor përmendin edhe Vinston Çerqilin, president Anglez në Luftën e dytë botërore. Thuhet se edhe ky ka pasur problem me belbëzim, prandaj për të maskuar këtë, ka përdorë cigaren dhe llullën të cilat i ka mbajtur në gojë gjatë mbledhjeve dhe bisedimeve me të tjerët. Ky e ka ndjekur rrugën e Demostenit dhe Knjaz Velingtonit. Kjo metodë i ka ndihmuar në koncentrim dhe në plotësimin e rezonatorit të gojës në mënyrë që të folurit me qenë  më i kjartë. Këta shembuj të cilët u dhanë  më lartë tregojnë se me vullnet dhe mund të madh zhduket edhe belbëzimi, kjo bëhet me durim,  me vetëdijen dhe vullnetin e vet personit i cili e ka këtë problem nga se problemi nuk është për t’u nënçmuar, për shkak se ky sjellë shumë kokëçarje në jetën dhe punët e përditshme .
            Belbëzimi më tepër përfshin moshën  parashkollore dhe atë shkollore prej moshës 2 deri në 15 vjeçare, e shumë rrallë moshën më të vjetër. Ende deri më tani nuk dihet për shkaktarët e vërtet të belbëzimit edhe pse janë bërë shumë hulumtime dhe janë shkruar shumë libra për  këtë. Sipas autorëve të cilët kanë shkruar për belbëzimin, si shkaktar të tij merren shumë faktor: dëmtimi organik, të metat në organet e artikulimit, çrregullimet psikike, vendi ku jeton personi i atakuar nga belbëzimi, klima e vendbanimit, rrethi familjar, rrethi i gjerë  shoqëror, tronditjet shpirtërore, trashëgimi, ndërrimi i lateralitetit / ndërrimi  i dorës së majtë në të djathtë ose e kundërta /. Me siguri është konstatuar dhe vërtetuar se fëmijët  të cilët lindin të mëngjër e përdorin dorën e majtë për shkrim ose për të kryer punë të përditshme si për ngërënje dhe në lojë. Nëse u ndërrohet dora ata do të fillojnë të belbëzojnë, do të bëhen nervoz, nuk do ta duan shkollën, do të urinojnë në shtrat e të tjera. Kjo që u tha është vërtetuar me eksperiment nga se kur iu është këthyar dora e majtë nuk kanë belbëzuar. Prandaj porositen prindërit dhe mësuesit që mos t’ua ndërrojnë dorën me imponim, le të përdorin dorën e majtë. Me dorë të majtë ka vizatuar piktori më i madh Leonardo Davinqi, me dorë të majtë shkruan Presidenti i Amerikës Gjorgj Bushi i vjetër, Bill  Klintoni e shumë e shumë dijetar. Mëkati më i madh do të ishte ta sakatojmë fëmijën me dëshirën tonë. Pastaj imitimi i personave të cilët belbëzojnë, frika nga shtazët, frika nga bubullima, trishtimi me rastin e vdekjes së prindërve ose ndonjë të njohuri e shumë e shumë faktor për të cilët do të flitet në vijim. Disa autor belbëzimin e identifikojnë me disa  pengesa të tjera të të folurit si që është Dysartria, Aftongia, Agnosia, Aftensia e pengesa të tjera. Megjithatë shumica e autorëve janë të mendimit se belbëzimi shkaktohet nga shtangimi i organeve të të folurit dhe çrregullimi i frymëmarrjes, por edhe nga ndonjë tronditje shpirtërore. Kjo pra ka të bëjë edhe me luhatje të brendshme të gjendjes psikike të personit. Kur personi e dinë se ka belbëzim, mundohet që të mos belbëzoj ose të mos hetohet dhe mu atëherë belbëzon më shumë. Belbëzimi manifestohet gjatë të folurit, gjegjësisht në artikulimin e disa tingujve që në formimin e tyre marrin pjesë buzët: P, B, M, por kjo pengesë paraqitet edhe tek  tingujt grykor K, G, H, pastaj në ata dhëmboro ? buzorë S, Z, Sh, C, Ç, Zh, Q e më rrallë tek tingujt e tjerë. Belbëzimi është pengesë individuale dhe tek të gjithë ata që belbëzojnë nuk paraqesin problem të njëjtit tinguj. Tingujt e cekur nëse janë në fillim të fjalës bëhen pengesë, e rrallë paraqesin pengesë kur ata janë medial ose ne mes të fjalës dhe në fund. Kur personi i cili belbëzon donë të thotë fjalën ”KALI” ai do ta thotë k?k?k?k?kali,  k?k?k?k?keci,  b?b?b?b?buka,  b?b?b?b?baba, z?z?z?z?zile. Disa autor si Sovaku, Dr.Idilko e Xhemat Sulejmanpashiq e të tjerë, për personat që belbëzojnë i përshkruajnë kështu: turpërohen kur flasin, gjithnjë janë të demoralizuar, të mjeruar, nënçmojnë vedin, fytyra e tyre merr shpejtë ngjyrë të kuqe, pulsi u rrah më shpejtë, zverdhen shpejtë, zemra u rreh shpejtë, djersiten shpejtë, shpesh u dhembë koka, kanë lëvizje të padëshirueshme të fytyrës, të shtrembëruarit e gojës kur flasin, pa nevojë e lëvizin kokën dhe qafën, janë shumë nervoz e të tjera. Sipas shumë autorëve belbëzimi paraqitet më tepër tek fëmijët të cilët e kanë labil Sistemin qendror nervor. Janë të disponuar për të kënduar dhe kënga u shkon mirë pa probleme belbëzimi. Kjo na jep të kuptojmë se belbëzimi mund të eliminohet duke bërë ushtrime të vazhdueshme dhe të mësuarit e disa teksteve përmendësh ose të vjershave të cilat kanë rimë të mirë.
             Pos shkaktarëve të belbëzimit që u përmenden më para, mund të themi se në rend të parë është trashëgimi i cili përcillet brez pas brezi, pastaj sëmurjet e ndryshme të shtatëzanës si që janë rubeola, sëmurjet  bakteriologjike, marrja e medikamenteve pa kontroll, intoksimet nga barnat e ndryshme, pesticidet kur pemët nuk lahen mirë, tymrat helmuese gjatë luftës ose në fabrika ku punohet me helme si ngjyrosje e tekstileve, të folurit e keq në familje, imitimi i personave të cilët luajnë në TV ku ka përqeshje të personazheve, në emisionet e radiove ku nuk flitet gjuha mirë, kopjimi dhe imitimi i personazheve në çfaçjet e ndryshme ku po ashtu ka devijime gjuhësore e të tjera. Pastaj si shkaktar të tjerë mund të jenë edhe frika nga operacioni, frika nga shtazët e ndryshme të cilat paraqesin rrezik për të dëmtuarin, frikë nga ramjet nga lartësia,  nga maltretimet e tepërta të prindërve, dashuri e tepërt ndaj fëmijës po ashtu mund të paraqet rrezik për të belbëzuar nga se fëmija nga lazdrimi fillon të belbëzoj dhe ai kalon në shprehi, lindja e vëllait ose motrës po ashtu paraqet rrezik nga se i gjithë kujdesi i prindërve orientohet nga bebja dhe nuk ia kushtojnë kujdesin e duhur atij, e ai është mësuar të ledhatohet nga ta. Personi i cili belbëzon, plotësisht është i vetëdijshëm për të metën e vet, prandaj edhe nuk shoqërohet me persona të tjerë me motivacion që të mos kuptohet nga të tjerët. Po ashtu vepron edhe në familje duke e izoluar vetin dhe nuk kontakton me prindërit, vëllezërit e motrat, po ashtu vepron edhe familja duke e izoluar atë dhe duke  mos i ofruar kurfar shansi që ta integroj në shoqërinë e tyre. Ky izolim i pavetëdijshëm nga belbëzuesi dhe të afërmit e tij mund të paraqet një rrezik shumë të madh. Rreziku është kur ai izolohet nga rrethi familjar i cili është më i ofertë për te,  ai do të izolohet edhe nga       
shoqëria më e gjerë dhe do të  kaloj në një sëmurje  më të rëndë se belbëzimi që quhet autizëm. Disa psikiatër dhe neurolog autizmin  e identifikojnë me skizofreni. Prandaj duhet pasur kujdes prindërit dhe shoqëria që këtij t’i ndihmohet kur belbëzimi nuk i ka ”shti” rrënjët thellë. Po sa të hetohet se diçka nuk është në rregull me të folurit e fëmijës duhet dërguar tek eksperti specialist për të folur logopedi. Disa prindër kur hetojnë se fëmija i tyre ka filluar të belbëzoj, fillojnë atë ta korrigjojnë: fol kështu, mos fol ashtu, thuaj kështu etj. Kjo mënyrë e korrigjimit është e dëmshme. Dr. Ardita Devolli në një punim të saj jep shumë këshilla të shkëlqyeshme kur fol për belbëzimin, prandaj nuk do të doja t’i përsërisë ato. Nëse dikujt i interesojnë le ti lexoj në internet ku flitet  për belbëzimin. Si shkaktar të belbëzimit mund të përmendet edhe ndërrimi i rrethit familjar dhe shoqëror i fëmijës. Dita e parë e shkollimit të tij, kur fëmija shkon në klasën e parë mund me qenë katastrofale për te. Fëmija është mësuar në jetën e lirë familjare. Aty nuk ka pasur brenga, nuk ka pasur me kënd ta ndaj karrigen, ka pasur dashurinë prindore, ngrohtësinë familjare të cilën nuk mund t’ia dhuroj asnjë rreth shoqëror. Me shkuarjen në shkollë fiton një tronditje të madhe e sidomos nëse prindërit nuk e kanë përgatitur fëmijën për shkollë. Ka prindër që i thonë fëmijës hajt se shkon në shkollë e shofish çka po të gjen atje. Ky fëmijë do të traumatizohet duke pritur më të keqen. Prindërit shpesh mësuesit i japin epitete të një bishe i cili i mbyt fëmijët. Në këto momente edhe i rrituri do të hamendej a të shkon në shkollë apo jo?!! Po ta pyesim një fëmijë të këtillë disi befas për emrin e vetë, ai do të skuqej dhe do të përgjigjet me ndërprerje të të folurit. Me këtë desha t’i këshilloj prindërit që fëmijën ta përgatisin për shkollë. Fëmijën ditën e parë duhet ta shoqërojmë nga se ai ndihet më i sigurt kur shkon ditën e parë në shkollë. kjo ditë është shumë e rëndësishme e cila mund të lenë vragë të thella në shpirtin e tij.     
            Si çdo çrregullim i të folurit i cili mund të korrigjohet, edhe belbëzimi mund të eliminohet, por për këtë duhet të kesh besim në vetëvehte, vullnet, qëndrueshmëri, durim dhe të besosh se mundesh dhe me kohë duhet të drejtohesh tek logopedi i cili do t’i japë këshillat e duhura. Logopedi është ekspert për të folur, prandaj ai përcjell edhe literaturën bashkëkohore botërore dhe ka njohuri për metodat që duhet të përdorën. Trajtimi i çdo belbëzuesi bëhet individualisht për shkak se ky nuk është i njëjtë tek të gjithë. Disa kanë belbëzim të lehtë i cili i përngjanë ngecjes, tek disa është pak më i rëndë e tek disa edhe më i rëndë. Trajtimi dhe mjekimi i belbëzimit kërkon vullnet dhe kohë më të gjatë për ta çrrënjosur në tërësi. Për mjekimin e belbëzimit nuk ka pasur dhe as nuk ka ndonjë metodë universale që mund ta përdorin ata që kanë problem me te, ose që mund ta përdor logopedi. Shërimi tek logopedi është më i sigurt nga se ai përdor metoda bashkëkohore dhe mund ta kontrollon pacientin. Shërimi i vetëvetit është pak më i komplikuar se nuk e heton përparimin ose stagnimin.
               Lexues i nderuar, të lutem këtë temë dërgoja një shoku apo një miku i cili vuan nga belbëzimi ose nga ndonjë pengesë tjetër në të FOLUR.
               Lexuesi mund të bënë pyetje lidhur me problemet e të foluri në email , në adresë apo në telefon. Përgjigja do të jepet pa vonesë.
              TEMA NUK MUND TË PUBLIKOHET PA LEJEN E AUTORIT!
          Autor:     
Irfan M. Bojaxhiu,defektolog
Tel. 044-337-008 
Email: irfanbojaxhiu@hotmail.com
                                                               
Identifikuar

Thuaje të vërtetën!!!
Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2983
8988.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« Pergjigje #1 : Prill 03, 2010, 09:19:44 PD »

Shume teme e qelluar ju faleminderit per keto informacione kaq te dobishme .

Identifikuar

Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.137 sekonda me 21 veprime.