psikologji.net
Gusht 02, 2014, 04:33:25 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: LLOJET E PENGESAVE TE TE FOLURIT  (Lexuar 2305 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
defektologu
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 13
122.00 Kredite

View Inventory
Send Money to defektologu

Shiko Profilin WWW
« : Maj 14, 2010, 07:41:19 PD »

                                                    LLOJET E PENGESAVE TË TË FOLURIT
                   
                  Lirisht mund të themi se të folurit është vet jeta e njeriut. Pa të folur nuk ka jetë njerëzore. Duke falënderuar të folurit, njeriu është bërë qenje njerëzore e cila dominon në botë. Po të mos ishte të folurit, njeriu nuk do të dallohej  prej gjallesave të tjera. Vetëm njeriu në këtë botë e ka pasur dhe e ka këtë privilegj për ta përdorur të folurit dhe vetëm njeriu e ka atë mundësi që t?i bashkoj dhe t’i përdor veshët, trurin dhe gojën. Të folurit për njeriun është mjeti kryesor për të lidhur kontakt apo marrëveshje me njëri tjetrin. Të folurit nuk ka lindur dhe nuk lindet s’bashku me njeriun, ai është zhvilluar gradualisht që do të thotë se: njerëzit e vjetër marrëveshjet ne mes veti i kanë bërë me anë të gjesteve apo gjestikulacioneve, më pastaj i kanë bërë me vizatime e mënyra të tjera. Duke falënderuar zhvillimin  e të  folurit, njeriu ka  arritur që të zhvilloj në rend të parë trurin e më pastaj edhe shkencën dhe në bazë të sajë edhe të konstrukton dhe të prodhon edhe mjetet e punës. Pra të folurit ka ndikuar që njeriu të zotëroj, të dominoj dhe të disponoj të gjitha të mirat natyrore. Po të mos ekzistonte të folurit, njeriu  nuk do t’i kishte këto begati që i ka tash. Derisa njerëzimi e ka zbuluar te folurit ka kaluar një kohë shumë e gjatë. Shumë shkencëtarë që janë marr me zhvillimin e të folurit, nuk përmendin ndonjë datë të saktë se kur ka filluar të folurit, por sipas disave thuhet se të folurit oral apo gojor ka filluar të zhvillohet para 100.000 viteve. Në të folur benë pjesë edhe shkrim-leximi i cili si që thuhet ka filluar para 5000 viteve dhe është identik me te folurit oral. Të folurit oral bëhet me anë të gojës dhe dëgjohet, ndërsa të folurit me anë të shkrim-leximit shikohet, ngase ai krijohet duke përdorur germat ose grafemat. Të folurit është produkt shoqëror. Në botë fliten shumë gjuhë të cilat kanë dialekte  të ndryshme. Të folurit themi se është produkt shoqëror nga se te folurit mësohet nga rrethi shoqëror ku jeton fëmija dhe nuk lindet s’bashku me fëmijën. Lidhur me këtë po japim një shembull: fëmija i cili lind dhe rritet ne rrethin familjar për shembull ku flitet gjuha shqipe, ai nuk do të dijë të flasë anglishten ose kinezishten, por kur del në rrugë duke u shoqëruar me fëmijë të cilët flasin gjuhë tjetër, ai do ta mëson nga rrethi me të cilin luan edhe gjuhën tjetër. Si çdo organ ose pjesë e trupit të njeriut që mund të dëmtohet nga ndonjë sëmurje, edhe të folurit mund të dëmtohet dhe këtë dëmtim do ta quajmë pengesë ose çrregullim i të folurit. Sipas statistikave të mëhershme konsiderohet se në Kosovë ka 3-7%  persona, me pengesa në të folur, varësisht prej vendit apo regjionit, por kjo përqindje nuk është e saktë, nga se lufta e cila u bë këtu e ka rritur edhe përqindjen dhe duke marr parasysh edhe varfërinë e popullatës, kjo përqindje është dyfishuar e ndoshta edhe e kalon këtë. Është interesant se popullata në Kosovë nuk i kushton rëndësi fare të folurit nga se pengesa në të folur edhe pse është ta quajmë sëmurje, kjo nuk dhembë si që dhembin sëmurjet e tjera, por dhembë gjatë tërë jetës thellë në shpirtin e fëmijës. Pasi pengesa në të folur nuk dhembë ta quaj fizikisht, atëherë prindi nuk është i interesuar që ta mjekoj fëmijën kur pengesa ne të folur është më e vogël, por pret që ajo ose të zhduket vetvetiu ose e dërgon nëpër vende të ndryshme duke kërkuar ndihmën e laikëve apo duke i shkruar hajmali dhe duke i fry ose duke kërkuar ndihmën nëpër tyrbe, kisha e xhamia, në vend se ta dërgojnë tek logopedi i cili është ekspert i kësaj lamije. Ka shumë prindër të pa informuar, por edhe të arsimuar që ende nuk e dinë se ka këso ekspert për korrigjimin e  të folurit, kështu që fëmijët e vazhdojnë jetën e vet duke vuajtur dhe duke qenë të përbuzur për çdo ditë në familje, në rrethin shoqëror e sidomos në shkollë. Pengesat në të folur e pengojnë personin që të përparoj në pikëpamje intelektuale për shkak se para mësuesit apo profesorit nuk mund ta shpreh mirë ose fare atë mësim që  ndoshta e zotëron shumë më mirë se shokët e vet të klasës. Njëri prej shumë të rinjve më shkruan një emal me këtë përmbajtje?  Jam një 34 vjeçar, që nga mosha pesë vjeçare kam belbëzuar, për shkak të belbëzimi nuk kam mundur të vazhdoj studimet. Në shkollën fillore dhe atë të mesme mi kanë falur notat dhe të gjithë arsimtarët qanin kur më pyetnin ngase u vinte keq. Ma merr mendja se kam qenë një ndër nxënësit më të mirë në klasë, por ja fati i im që vuaj nga ky belbëzim që është duke ma shkatërruar shpirtin. Nuk kam lënë xhami e kishë pa shkuar, por shpëtim nuk gjeta. Duke lexuar në internet hasa në një shkrim tuajin dhe qe po ju lajmërohem. Ju lutem më ndihmoni nga se kështu më nuk mund të jetoj, pa shkollë, pa punë, pa shoqëri, shpesh mendoj ti jap fund jetës. Shpresoj se do të më ndihmoni!!! Me këso përmbajtje kam shumë letra dhe emale. Pengesat e të folurit janë të shumëllojshme, por këto mund t’i  ndajmë në pengesa  të lehta dhe të rënda, që donë me thënë se fëmija edhe për një pengesë aq të vogël duhet të vuaj gjatë tërë jetës së vetë. Kjo vuajtje është pasojë e moskujdesit të prindit i cili nuk interesohet për eliminimin e kësaj pengese. Si që thamë më lartë, pengesat në të folur jo vetëm që e pengojnë fëmijën të përparoj në mësime, por do ta pengojnë edhe në zhvillimin e inteligjencës edhe pse ndoshta ai fëmijë ka lindur me inteligjencë superiore. Në këtë kontekst dëshiroj të përmendi edhe mësuesit, e sidomos ata të klasave të ulta të cilët duhet të kenë kujdes në pengesat e të folurit të nxënësve të tyre. Mësuesi pranon nxënës të rretheve dhe familjeve të ndryshme, kështu që kur të heton se nxënësi ka problem sado të vogël në të folur, duhet menjëherë të kontaktoj me prindin dhe t’i tregoj atij se fëmija i tij ka problem ne të folur dhe ta udhëzoj atë në mënyrë që fëmijën ta dërgoj në mjekim. Një veprim jo i drejtë dhe jo profesional, jo vetëm që do dëmtonte nxënësin në suksesin e tij, por do të ndikon edhe në perspektivën jetësore të tij, e po ashtu do të ndikoj në suksesin e klasës. Prindi si prind, ka dëshirë që fëmija i tij të mëson mirë, por ja, se nuk e din se e ka fëmijën me pengesa në të folur dhe pastaj gjithë fajin ia lenë mësuesit se nuk e ka mësuar mirë fëmijën e tij. Pengesat në të folur nuk zgjedhin se tek cili person do të paraqiten, ato po ashtu nuk dallojnë komb, racë, gjini, moshë etj. Kryesisht pengesat në të folur paraqiten në zhvillimin intensiv të të folurit e kjo është mosha prej 2 – 6 vjeçare, por këto paraqiten edhe në moshat e pas këtyre viteve. Në shumicën e rasteve personat të cilët kanë pengesa në të folur, kanë pengesa edhe në shkrim dhe lexim. Me këtë rast mendoj ti përmend disa nga pengesat më të shpeshta dhe më të njohura të cilat mund t’i hasim për çdo ditë tek persona të ndryshëm.
1. Belbëzimi /lat. Balbuties/, 2. Të humburit e gjuhës /lat. Aphasia /, 3. Ngecje në të folur /lat. Dyslalia/, 3. Përsëritja e fjalëve dhe shprehjeve /lat. Palilalia/, 3. Të folurit e shpejtë /lat. Tahilalia/,  4. Të folurit e ngadalësuar /lat. Bradyarthria/, 5. Të folurit e pazhvilluar /lat. Alalia/, 6. Çrregullimi i artikulimit të fjalëve /lat. Dysartria/, 7. Çrregullimi i tingujve fonetikë / lat. Aftensia/, 8. Të folurit nazal apo me hundë /lat. Rinolalia/. 9. Çrregullimi i të shkruarit / lat. Agraphia/, 10. Çrregullimi i të lexuarit /lat. Dyslexia/, 11. Fare nuk e kupton të shkruarit /lat. Dysgraphia/, 12. Fare nuk e kupton të  lexuarit /lat. Alexia/, 13. Çrregullimi i zërit /lat. Dysphonia/, 14. Fare nuk ka zë /lat. aphonia/, 15. Oratoria e pa zhvilluar, 16 Të folurit pa rregulla gramatikore, 17. Pasiguri në të folur, 18. Të folurit e keq etj. Pastaj janë: sigmatizmi, rotacizmi, tetizmi e shume e shume lloje te pengesave në të folur. Disa prej pengesave me te shpeshta do t’i paraqes shkurtimisht, ndërsa për të tjerat do të lexoni më vonë.
                Belbëzimi.-  Është pengesa më e përhapur, më e shpeshta  dhe më e rënda. Me problemin e belbëzimit janë marr shumë shkencëtar, por deri më tash nuk është zbuluar shkaktari i vërtet i tij. Shumica prej tyre si shkaktar e marrin trashëgimin, disa thonë se shkaktar është frika, disa thonë se ka të bëjë me Qendrën e Sistemit Nervor, disa po ashtu si shkaktar marrin imitimin e personave që belbëzojnë, xhelozia po ashtu ndikon në paraqitjen e belbëzimit e kështu me radhë. Cilido që të jete shkaktari, është e rëndësishme se si ta eliminojmë këtë pengesë kaq të madhe dhe të vështirë. Edhe belbëzimi si theksova më para është një ta quaj sëmurje e cila nuk dhembë fizikisht, por dhembë thellë në shpirtin e belbëzuesit gjatë tërë jetës së tij. Belbëzimi më tepër paraqitet tek meshkujt e më rrallë tek femrat Kjo pengesë do ta pengoj personin në çdo moment kur ai donë të kryen një punë apo një veprim qoftë shoqëror apo individual. Do ta dërmoj thellë në shpirt. Si çdo sëmurje që mund të mjekohet, edhe belbëzimi mund të mjekohet me angazhimin e vet belbëzuesit dhe me ndihmën e logopedit i cili do ta mjekon me metoda logopedike dhe në mënyrë profesionale. Me mjekim duhet të fillohet sa më herët që është e mundur, ngase mjekohet me lehtë dhe koha e mjekimit është më e shkurtër. /Nëse doni të dini më tepër për belbëzimin lexoni temat: ”Belbëzimi dhe shërimi i tij nga Irfan Bojaxhiu dhe Çrregullimet e të folurit në Telegraf – internet nga Dr. Ardita Devolli ”.
                   Rinolalia. - Rinolalia apo të folurit me hundë është mjaftë e shpeshtë. Dallohet shumë mirë dhe menjëherë në kontaktin e parë. Si shkaktar të kësaj pengese mund të janë: deformimet e uvullës apo njerithit, devijimeve në kanalet e hundës, kur është e qarë ose e shpuar qiellza e fortë, tumoret në qiellzën e butë etj. Të folurit me hundë është i pakuptueshëm dhe shumë banal dhe jo i përshtatshëm për veshin e dëgjuesit, që bëhet edhe i mërzitshëm. Kryesisht personat me rinolali nuk mund t’i theksojnë tingujt dhëmbor dhe palatal: C, Ç, Gj, Q, S, Sh, X, Xh, Z, Zh. Rinolalia është 100% e mjekueshme dhe nuk kërkon ndonjë tretman të gjatë kohor. Mjekimin duhet ta bëjë gjithsesi logopedi dhe kjo vetvetiu nuk mund të mjekohet, kjo bëhet vetëm me metoda logopedike dhe  e bënë vetëm logopedi.
                      Të folurit e pa zhvilluar.- Shkaktarët e moszhvillimit të të folurit janë të shumtë, por më të shpeshtë janë:1. Prapambetjet mendore apo mentale të fëmijëve / Retardimet mendore /. Fëmijët të cilët kanë probleme me vonesë në inteligjencë nuk janë në gjendje që të mbajnë mend  emërtimet e gjësendeve, prandaj edhe nuk mund t’i flasin ato. Dihet se fëmijët  normal të folurit e fillojnë që nga muaji i tetë i jetës dhe gradualisht e zgjerojnë fjalorin. Sipas shkencëtarëve, fëmija në moshën dy vjeçare duhet të dijë 272 fjalë edhe pse nuk i artikulon mirë ato. Ndonjëherë mund të ndodh  që tek disa fëmijë të folurit mund të vonohet deri në moshën tri vjeçare e edhe katër vjeçare. Nëse fëmija nuk folën edhe pas kësaj moshe, prindi urgjentisht duhet të ndërmerr masa  duke e dërguar atë tek logopedi – ekspert për të folur dhe të kërkon mendimin e tij. 2. Në moszhvillimin e të folurit shumë ndikon edhe izolimi i fëmijës nga rrethi familjar. Në rrethin familjar fëmijës duhet folur që nga dita e parë e lindjes. Ai nuk e kupton të folurit, por e dëgjon zërin dhe e “ regjistron “ në trurin e tij dhe kur ta bënë moshën, e ka shumë të lehtë edhe për t’i folur ato që ka dëgjuar. 3. Në moszhvillimin e të folurit ndikon edhe dëgjimi. Nëse fëmija nuk dëgjon mirë, ai i dëgjon fjalët e përgjysmuara dhe kur fillon me fol, të folurit e tij është i pakuptueshëm dhe të len përshtypje se nuk  din me folë. 4. Po ashtu në moszhvillimin  e të folurit ndikon edhe të folurit e keq në familje. Të folurit e keq themi atëherë kur të rriturit flasin si fëmija dhe nuk e flasin  gjuhën e rrethit ku jetojnë psh. kur e emërojmë qenin i thojmë hama, bukës – papa, shëtisë- hopa etj. Këtë problem duhet zgjidhur duke e dërguar fëmijën tek logopedi dhe suksesi
është më shumë se i sigurt.
                        Të humburit e gjuhës.- Kjo fjalë është termë medicinal që përkthyer në gjuhën shqipe do të thotë humbje e gjuhës. Kjo pengesë e të folurit nuk përfshin vetëm të folurit oral, por edhe atë të shkrim-leximit, llogaritjes  dhe në përgjithësi që ka të bëjë me normat gjuhësore. Personat me afazi, jo vetëm që kanë probleme të të folurit, por kanë probleme edhe në jetën e përditshme; këta nuk janë të aftë për të kuptuar shikimin e filmave, programet televizive, nuk mund të llogarisin, nuk mund të shkruajnë e as të lexojnë, nuk e kuptojnë të folurit e të tjerëve, nuk i njohin gjësendet dhe as nuk e njohin orën. Afazia më tepër i sulmon meshkujt e sidomos moshën mbi 50 vjeçare. Kjo çfaqet tek të gjithë njerëzit pa marr parasysh moshën, racën, kombin, gjininë, shkallën e shkollimit, gjuhën e të tjera. Afazia shkaktohet nga dëmtimet e Sistemit Qendror Nervor në trurin e madh e sidomos kur dëmtohen qendrat për të folur si që janë ajo e BROKUT /lat. Gyrys frontalis inferior dhe ajo Gyrys procentralis/. Qendra e Brokut e ka marr emrin sipas zbuluesit të sajë Paul Brokoa 1824-1880. Në këtë Qendër nxiten impulset për të folurit oral. Afër Qendrës së Brokut gjendet Qendra motorike nga e cila nxiten organet për shkrim. Këto qendra jo vetëm që janë të lidhura në mes veti, por janë të lidhura edhe me qendrat si është VERNIKOVI AKUSTIK /lat. Gyrys temporalis superior/. Në këtë Qendër përpunohen ndijimet akustike të tingujve dhe fjalëve. Po ashtu afër kësaj Qendre gjendet Qendra nervore e DEZHENERINIT. Në këtë Qendër ndijimet vizuale të shenjave grafike shëndrrohen në parafytyrime të shkronjave të shkrimit dhe të shtypit. Këto Qendra mund të dëmtohen edhe nga lëndimet fizike si në fatkeqësi komunikacioni, lëndimeve ne punë, plagimet në luftë, lëndimet në rrahje, lëndimet në shtatëzani,  gjatë procesit të lindjes nëse ajo është lindje e rëndë dhe e mundimshme, po ashtu mund të paraqitet edhe tek personat të cilët paralizohen nga njëra anë ose në dy  anët dhe në këtë rast janë  të dëmtuara  edhe qendrat e të folurit; pra ajo e Brokut,  e Dezhenerinit  dhe e Vernikovit. Afazia sipas mënyrës se si paraqitet është e llojllojshme:
                 1. Afazia ekspresive.- Është një pengesë e të folurit, kur i dëmtuari nuk mund  tu-a parashtroj mendimet e veta të tjerëve.
                 2. Afazia reciproke.-  Është një pengesë e të folurit e cila manifestohet kur personi nuk mund të komunikoj me të tjerët dhe as të lexoj.
                 3.  Afazia globale ose /Ekspresivo-reciproke/.- është kur personi humbë çdo aftësi të të folurit oral dhe shkrim-leximi.
                 Kur tek personi nuk janë të dëmtuara të dy Qendrat e Sistemit Qendror Nervorë në tru si thamë më lartë, ajo për të folur  dhe për të shkruar ose ajo senzore dhe motorike, ka gjasa që të zhvillohet një lloj komunikimi oral ose ai me shkrim.
                 Shumë prindër habiten se si fëmija i tyre mund të flasë dhe i kryen të gjitha punët e shtëpisë, por nuk i mban mend shkronjat. Fëmija shkruan mirë kur e kopjon tekstin ose kur i diktohet teksti, por nuk mund të lexoj. Mund ta lexon tekstin, por nuk mund të shkruaj. Kështu fëmija një veprim e bënë mirë, por veprimin tjetër jo. Për këtë duhet të konsultohet neurologu, psikologu dhe psikiatri. Afazia fare nuk ka të bëjë me retardim mental apo mendor. Personat e atakuar nga afazia nuk e humbasin inteligjencën, por edhe nuk mund ta shfrytëzojnë për shkak se u mungon të folurit. Me këta persona, sjellja e rrethit shoqëror duhet të jetë normale sikurse me personat e tjerë. Edhe kjo pengesë e të folurit mund të përmirësohet me metoda logopedike dhe me bashkëpunim të ndërsjellë prind-logoped-mësues. Kjo pengesë e të folurit shkaktohet vetvetiu dhe për këtë nuk mund të fajësohet fëmija, prindi, por as mësuesi kur fëmija shkon në shkollë. Mësuesi kishte me qenë fajtor në këtë rast nëse nuk bashkëpunon me prindin dhe t’i tregon prindit se çka ka vërejtur tek nxënësi, nga se faji në fund do të mbetet te mësuesi që nuk e ka mësuar nxënësin të shkruaj apo të lexoj.
                   Përsëritja e fjalëve dhe shprehjeve.- Edhe kjo formë e të shprehurit është një ndër pengesat apo çrregullimet e të folurit. Përsëritja e shpeshtë e çdo fjale e bënë të folurit të pakuptueshëm dhe të keq, po ashtu e bënë  të folurit monoton për dëgjuesin. Këso të folur kryesisht bëjnë fëmijët kur janë në fazën e zhvillimit të të folurit prej moshës dy deri ne katër vjeçare, por nuk është dukuri e shpeshtë dhe e domosdoshme. Tek personat e moshës madhore kryesisht paraqitet tek personat me sëmurje psikike; tek të cilët mungon koncentrimi, prandaj nuk u bien ndërmend fjalët që duhet thënë në momentin e duhur. Të njëjtit persona kanë problem edhe ne leximin e teksteve nga se i përsërisin disa herë fjalët e lexuara. Duhet theksuar se kjo është pengesë individuale dhe është rast i veçantë. Kjo pengesë mund të eliminohet me ushtrime logopedike. Sa më herët që të kërkohet ndihma e logopedit, rezultati ka me qenë më i mirë dhe koha e korrigjimit më e shkurtër.
                 Pengesat në të folur si thamë më lartë janë të shumëllojshme që për momentin i paraqita vetëm ato më të shpeshta dhe në një moment tjetër do të shkruaj edhe për të tjerat.
                  Lus prindërit e nderuar të cilët kanë fëmijë me pengesa në të folur që tu ndihmojnë atyre dhe të mos i lënë të vuajnë gjatë tërë jetës së tyre duke i dërguar sa më herët tek logopedi. Pengesa në të folur është sëmurje që fëmijës Tuaj ua dëmton shpirtin dhe jetën pëgjithmon.
                Lexues i nderuar këtë punim dërgoja një miku, një shoku apo ndonjë prindi që e din se ka problem me të folurit e fëmijës së tij.
                 PUBLIKIMI I KËSAJ TEME PA LEJEN E AUTORIT ËSHTË  I NDALUAR!
Irfan Bojaxhiu, defektolog
tel. 044 – 337 – 008
Email: irfanbojaxhiu@hotmail.com
Identifikuar

Thuaje të vërtetën!!!
Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.262 sekonda me 20 veprime.