psikologji.net
Shtator 01, 2014, 07:14:34 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Ali Pashë Tepelena  (Lexuar 1445 here)
0 Anetare dhe 2 Vizitore po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Nntor 11, 2008, 09:17:01 MD »

Ali Pashe Tepelena,
Luani i Janines

Permbledhje nga: Plaku-i-Detit Copyright © Shtator 2003

Shekulli i XVIII i gjeti trevat Shqiptare ne nje kohe atonomie te theksuar nga pushteti Osman i Stambollit dhe pa nje fuqizim te madh te bejlereve dhe pashallareve Shqiptare ne qeverisjen e tyre ne Shqiperi. Shqiptaret qe tashme kishin krijuar ne Stamboll lidhje te forta politike, krijuan edhe ne Shqiperi baza te forta autonomie, ku familje te ndryshme Shqiptare, si ato te Vlorajve, Velebishtajve, Ngurzajve etj filluan qe te bejne nje politike autonome nga Stambolli. Shekulli i XVIII pa ne Shqiperine e Jugut qytetin e Janines qe te marre rrolin e kryeqytetit te Shqiperise ku lojerat politike mes pashallareve Shqiptare u zhvillonin, ne kete qytet qe ishte nder me kozmopolitanet dhe me i zhvilluari ne te gjithe Ballkanin. Grindjet e Pashallareve Shqiptare per kontrollin e Janines, arriten pike vendimtare te tyre, kur Janina ra ne duar te Pashait Mehmet Karakushi ku morri tipare te nje pashalleku dhe u shkeput nga sanxhaku i Terhalles. Vdekja e Mehmet Pashes, e la qytetin e Janines ne vakum, te cilin e shfrytezoi Ali Tepelena[1], qe u mbiquajt ‘Asllan’ apo Luani i Janines, dhe qe me pas morri edhe titullin Pasha. Ali Pashe Tepelena, personi qe aq shume preku penen e orientalisteve Evropjane, coi inspiratat e Shqiptareve, u be sebep i fitores se Grekerve, dhe qe aq shume shqetesoi Sulltanet e Stambollit.

Ali Pashe Tepelena
me pamje Luani

Karriera

Nuk asnje dyshim se figura me e rendesishme dhe me e famshme e historiografise Shqiptare neper kohera eshte figura e Ali Pashe Tepelenes, Pashait Shqiptar, sundues te Shqiperise se Mesme dhe Jugore, te fundshekullit te 18 deri me 1822. Ali Pashe Tepelena qe mendohet te kete lindur diku mes intervalit te 1740 deri me 1750, ishte bir i nje familje aristokrate Shqiptare nga Tepelena. Gjyshi i Ali Pashes i qujatur Mukhtar, ishte nje komandant i zoti ne ushtrine Osmane, gje te cilen ai e pati treguar ne rrethimin e Korfuzit me 1716. I jati i Mukhtarit, Mucoja (apo Mustafai) ka qene Be nga Gjirokastra dhe besohet te kete qene muteselim (nen-guvernator) i nahijes se Tepelenes qytet qe ishte pjese e Sanxhakut (rrethit) te Vlores.[2] Mukhtari, gjyshi i Aliut si Be qe ishte, kishte nen kontrollin e tij prona dhe ushtare te shumte. Me vdekjen e Mukhtarit, titulli i Beut dhe pronat e Mukhtarit i kaluan te jatit te Aliut, Veliut. Gjate nje sherr qe Veliu i jati i Aliut pati me kusheririn e tij te pare, Islam Beun qe ishte edhe mutessarrif i Delvines, coi ne vrasjen e Islamit nga Veliu me 1759, gje qe coi Porten e Larte (ne Stamboll) qe pas 3 vitesh ta caktoje Veliun si mutessarrif i Delvines.[3] Ali Pasha qe u lind ne kete rreth aristokratik Shqiptar qe nje raport ndaj Hapsubrgeve te 1783 permendet se familja e Aliut ishte “familja me nobel e Toskeve te te gjithe Epirit7], me 1787, Ali Pashes iu caktua posti i Derbendler Bashbugut (shefi i policise se rrugeve malore). Zotesia e Aliut dhe sinqeriteti i tij ne pune jo vetem qe shtoi besimin e Portes se Larte ne aftesite e Aliut, por mbi te gjitha i solli zonave qe ai policonte qetesi dhe siguri qe kishte munguar prej kohesh, kjo fale ndershkimeve te rrepta qe Aliu iu dha hajduteve e kacakeve te kohes. Duke rekrutuar nje force Shqiptaresh te perbere nga 4.000 veta, Aliu vendosi rregull qe nga Janina e deri ne Thermofilat. Duke pasur kete post, sebashku me postin e mutessarrifit te sanxhakut te Terhalles te cilin Aliu e kishte marre ne 1786[8], Aliu marshoi drejt Janines me 1788 ku zoteronte anarkia. Me vendosjen e rregullit dhe qetesise ne Janine, Aliut iu dha posti i Pashait apo Vezirit te Janines, qe perpara tij u mbante nga Izet Pasha.[9] Ky post qe ishte edhe posti me i larte qe Aliu do te gjente ne karrieren e tij coi ne themelin e shtetit autonom Shqiptar qe Ali Pasha krijoi dhe udhehoqi gjate jetes se tij, prej moshes 44 vjec e deri ne vdekje. Ndertimi i Shtetit Shqiptar Me marrjen e Janines, Ali Pashe Tepelena, filloi edhe ndertimin e shtetit autonom Shqiptar qe do te shtrihej nga Durresi ne Veri deri ne gjirin e Korintit ne Jug. Duke nenshtruar Konicen, Permetin, Kelcyren, Libohoven, Arten dhe me vone me acarimet e Osmaneve me Bushatllinjte e Shkodres dhe fuqite Evropjane, Aliu morri kazane e Korces, nenshtroi Himaren, Gjirokastren, Beratin, Vloren dhe Delvinen. Ne kete periudhe Aliu i vuri nje vemendje te madhe infrastruktures se vendit. Ai ndertoi rruge, hane, ura e ndertesa te reja neper fshatra e qytete. Sic shume agjente, e visitor Evropjan transmetuan ne kohe te Aliut, ne Pashallekun e tij nje mireqenie dhe ringjallje e tere kulturore morri pjese.

Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #1 : Nntor 11, 2008, 09:17:27 MD »

Sipas Hobhousonit (1813) Aliu e beri zakon qe ta vizitonte cdo fshat e qytet te Pashallekut te tij, te pakten njehere ne vit. Duke ruajtur nje autonomi te gjere nga qeveria e Stambollit, Aliu diti me saktesi sesi te shuaje konfliktet, vjedhjet dhe hajdutlleqet ne Pashallekun e tij, dhe u soll si nje princ i vertete. Kujdesja e Aliut per infrastrukturen dhe zhvillimin e Shqiperise ne kohe te tij, coi ne lindjen e nje vale te madhe artizanesh, zejtaresh, tregtaresh dhe per me teper shume vizitoresh te huaj u shtyne qe te vizitonin Shqiperine. Nga kapitali i Pashallekut te Aliut, Janines tregtare dhe agjente tregtare nga Venecja, Ankona, Padua etj, vendosen lidhjet e tyre qe ne ate kohe u shqua per pasurine e madhe. Nga Janina tekstile, mendafsh, flori, argjend e shpata dhe arme u eksportuan per ne Itali dhe viset e Ballkanit.[10] Limone, portokalle, lesh e vaj ulliri qe shpesh vinin nga Saranda e Delvina u kaluan ne kohe te Aliut nga Janina per ne tregjet e Evropes. Ndersa kafeja, sheqeri erdhen ne Janine nga Trieste, rrobat erdhen nga Gjermania dhe Franca. Ne kete kohe portet e Durresit, Vlores e Prevezes sherbyen si pikat me te rendesishme nga ku mallrat i erdhen kapitalit te Ali Pashes. Pasuria ne kohen e sundimit te Ali Pashes ne Janine u shtua shume. Sipas Cifutit te konvertuar ne Islam, Ibrahim Mansur Effenidese[11], qe sherbeu si sekretar i Aliut, Ali Pasha vete personalisht kishte mese 500.000 dele dhe 600.000 dhi.[12] Ne kohen e Aliut, fushat e Terhalles dhe Larises qe me pare rronin ne frike dhe skamje, u mbushen plot me drith e prodhime bujqesore. Edhe pse ligjet Osmane te kohes e ndalonin eksportin dhe monopolizimin e grurit, vizitore te kohes se Aliut vune ne dukje se Aliu ishte nje nga biznesmenet dhe eksportuesit me te medhenje te grurit ne Pashallekun e tij. Nese perpara ardhjes se Aliut ne pushtet ne trevat e Shqiperise, shume veta nuk paguanin taksat ndaj shtetit (Osman) me ardhjen e Aliut sistemi i taksave u riperteri ne te gjithe vendin. Aliu pervec taskave qe njerezit duhet te paguanin ndaj qeverise se Stambollit, vuri edhe taksa per pashallekun e tij, taksa me te cilat ai mbante shtetin dhe investimet ne vend. Personat qe rrefuzonin te paguanin taksat u ndershkuan shume rrepte nga Aliu qe i burgoste dhe denonte rrepte ata qe nuk paguanin detyrimet. Pervec permiresimeve ekonomike, Aliu mbante nje elite te gjere intelektuale ne pallatin e tij. Sekretaret e Ali Pashes ne shume raste ishin Grek te shkolluar, Evropjan te konvertuar ne Islam, dhe Shqiptare me eksperience. Pasiqe jetonte ne Janine ku kishte shume Greker, gjuha zyrtare qe Aliu perdorte ne pallatin e tij per dokumentime ishte Greqishtja dhe Turqishtja, pasiqe Shqipja nuk kishte zhvilluar nje alfabet te qarte te vetin. Por gjuha e perditshme qe Aliu perdorte ne ishte Shqipja te cilen Aliu e perdori per dokumentimet e tij, por duke e shkruar me germa Greke.[13] Ne kohen e pashallekut te Aliut ne Janine, Janina u kthye ne qendren me te edukuar te te gjithe Ballkanit. Ne Janine u shkolluan me mijera Shqiptare, Grek e Turq. Me dhjetra shkolla u hapen, shkolla ne te cilat edhe shumica e rilindasve Shqiptare te shekullit te 19-20 u edukuan. Ne fushen e administrates se Aliut, nuk duhet te harrohet Divani qe ai themeloi per administrimin e shtetit te tij, ku rrolin e kryeministrit te Aliut e luante Omer Pashe Vrioni qe ishte edhe kryekomandant i ushtrise se Aliut.[14] Ne politike Aliu e tregoi veten e tij si nje nga pashallaret me te afte te kohes se tij. Ashtu si edhe Mehmet Ali Pashe Cami ne Egjypt, Ali Pasha ishte ne gjendje qe Pashallekun e tij ta kthente ne nje shtet kuazi te pavarur nga Osmanet. Nga Janina, Aliu hynte ne marreveshie me Ruset, Anglezet e Francezet kur te donte ai, dhe pashallekun e tij e konsideronte si token e tij dhe jo si toke Turke. Edhe pse Ali Pasha mbante marredhenie te mira me Porten e Larte, sidomos me Valide Sulltanin (nenen e Sulltanit), te ciles ai i dergonte edhe dhurata here pas here, ai ishte virtualisht i pavarur nga Stambolli. Per kete edhe Anglezet, Francezet e Ruset derguan ambasadoret e tyre ne Janine, qe iu drejtonin Ali Pashes ne termat e nje princi te pavarur. Duke qene i shkathet dhe i mprehte ne politike, Ali Pasha diti ne shume raste sesi ti luaje Anglezet kunder Francezeve, dhe ne shume raste te marre edhe ndihma e dhurata prej atyre, duke iu premtuar aleanca dhe mbeshtetje. Ne kohen kur ne Evrope lufta me Napoleon Bonaparti ishte ne maksimum, Aliu ishte ne kontroll te plote te Shqiperise Jugore dhe te Mesme me bijte e tij mutassarrif ne Tërhalle dhe Lepant (Mukhtari dhe Veliu). Ne keto kohe Aliu pati kontakte te gjera me Anglezet dhe Francezet me te cilet ne 1797 pati edhe kontaktin e pare.[15] Pushtimet e Francezeve ne detin Jon, te: Prevezes, Vonices, Pargës dhe Butrinti qe me pare ishin koloni Veneciane e coi Aliun qe te hyje ne kontakt me Francezet duke i pergezuar ata. Ne kete kohe, Aliu qe arriti te marre ndihma militare dhe leje per te dale ne det nga Francezet, e cuan ate qe te shtypte kryengritjet ne Himarë, gje per te cilen, Porta e Larte e shperbleu Aliun me titullin Asllan – Luan. Sulmi i Francezeve ne Egjypt e coi shtetin Osman qe te hynte ne lufte me Frenget, gje e cila shtyu edhe Aliun qe te sulmoj Prevezen dhe Vonicen dhe te detyroje Francezet qe te dorezohen. Me kete fitore mbi Frenget dhe me rregullimin e mevonshem te marredhenieve Turko-Frenge, Sulltan Selimi i III e gradoi ate si guvernator te te gjithe Rumelise (te tokave Osmane ne Evrope) me qender ne Manastir, ne Prill te 1802. Ambicjet e Aliut per ta larguar Francen nga deti Jon e cuan ate qe te hyje ne aleance me Angline qe ashtu si Aliu donte te largonte Francezët nga ishujt e detit Jon. Bashkepunimi i Aliut me Anglezet e cuan ate qe te marre ndihme militare nga Anglia, ku ndermjet te tjerash ai morri nje dhuratë prej 20 topash. Ne fushen e religjionit Ali Pasha, ashtu si edhe shumica e Shqiptareve te kohes se tij ishin, praktikuan Islamin si fene zyrtare te pashallekut, qe ishte feja e rraces sunduese - Shqiptare. Pervec Shqiptareve Musliman, ne pashallekun e Aliut kishte edhe Grek Ortodoks dhe disa Cifute. Edhe pse Greket Ortodoks gezonin lirite e parapara nga Islami, shpesh shume prifterinje Grek u ankonin se Aliu ishte shume i dhene pas Shehjlereve dhe Dervisheve, dhe sipas shume bashkekohesve te tij, ai iu dhuronte atyre shume para. Edhe pse ka disa tregime qe rrefejne per Aliun qe te kete detyruar disa Grekofile Shqiptare qe te Shqiptarizohen / Islamizohen me force, e verteta eshte se Aliu ishte shume tolerant ndaj jo-Islamo / Shqiptareve ne Pashallekun e tij, saqe tregohet se ai i lejonte Grekerit Ortodoks qe te vishnin rroba ekstravagante ne kohen e tij (edhe pse kjo nuk lejohej nga ligjet e kohes), gje qe e coi edhe nje Dervish qe te ankohet tek Aliu per tolerancen e madhe qe ai tregonte per ata.[16] Te njejten tolerance fetare ne e gjejme nga Aliu edhe ne Haremin e tij, qe sic transmetohet Aliu ne ate kishte nje Shqiptare Kristiane nga Tepelena, qe Aliu e lejonte te kryente ritet e saja fetare ne pallatin e tij, me prifterinje.[17] Megjithate ne sarajet e Ali Pashe Tepelenes shume Evropjane pranuan Islamin. Nder ata ne mund te kujtojme Marko Kurinin qe ishte premtuar qe te behej Peshkop i Bombeit ne Indi, por pasiqe ai sherbeu si sekretar i Napoleon Bonapartit per disa kohe ne Egjypt, me vone gjate nje rruge per ne Evrope ai u morr si skllav nga disa pirate Ulqinak, te cilet e shiten ne Janine. Ali Pasha qe e bleu Kurinin si skllav, e Islamizoi ate dhe me pas e punesoi ne sarajet e tija. Si pasoje e pranimit te Islamit, Kurini e ktheu emrin e tij ne Mehmed Effendi[18]. Megjithe tolerancen qe Aliu tregonte per fete, dhe sipas disa tregimeve qe flitet edhe per konsumimin e alkolit nga ai, vizitoret qe vizitonin Aliun gjate Ramazanit ne Tepelene, njoftojne se Aliu agjeronte te gjithe Ramazanin, dhe gjate vizitave qe Aliu bente ne Tepelene, ne vendin e rinise se tij, ai behej konservativ ne fe.[19] Edhe pse shkrues si puna e Haxhi Serretit e tregonin luften e Aliut kunder tradhetareve Suliote qe luftuan ne krah te Grekerve dhe Frengeve, si lufte kunder ‘qafirave’ (te pafeve), faktet ne kete argument nuk jane shume bindes. Ne fundin e jetes se tij, tregohet qe Aliu i eshte kthyer shume fese, devocionit fetar dhe mesimeve te Islamit. Sipas Ibrahim Mansur Effendise, Aliu fundin e jetes se tij e kaloi prane nje mistiku Persian (Sheikh Ali), te cilit pas vdekjes, Aliu i ndertoi edhe nje mazoleum. Fragmente nga jeta ne Pashallekun e Aliut Toke e Shqiperise! Lere shikimin tim te derdhet ne ty Ne ty, me njerez te ashper kujdestare Kryqet bien, minaret lartesohen (Lord Bajron, Peligrinazhi i Chaild Haroldit) Jeta ne Pashallekun e Ali Pashes, ishte nje jete mjaft e bukur me ngjyra orientale Shqiptare qe ndezi shume kureshtjet e orientalisteve qe edhe shkruan per ate. Bukuria e Shqiptareve, krenaria e tyre, kultura e ndryshme nga ajo e Evropes, dhe per me teper zgjuarsia dhe personaliteti i Ali Pashes ishin nga faktoret me terheqes qe udhetare Evropjan si Bajroni, gjeten ne Pashallekun e Ali Pashes. Historite qe bashkekohes te Aliut shkruan per bemat e tij jane te shumta… Shume jane te pabesueshme, prekese, por qe ne fund tregojne karakterin e Ali Pashes dhe te jetes ne pashallekun Shqiptare te Janines. Bajroni nder te tjera ne kujtimet e tija kujton se: Nuk do të harroj kurre ditën kur hym në Tepelenë, ne oren pese të mbremjes, ndërsa dielli ishte duke perënduar. Më erdhi në mëndje, me pak ndryshime në veshjen, përshkrimi i Branstone Castle në nje nga librat e Walter Scott. Veshja ndryshon mbas kombësise së trimave që janë në shërbim të Vezirit. Shqiptarët kanë petkun ma të mrekullueshëm të botës me fustanellën e bardhë, me jelekun prej kadifeje të qendisur me ar, me xhamadanin prej stofe të zezë dhe me koburen dhe kamën me doreza prej argjendi të punuar. Tartarët me qylafet e gjatë mbi krye; Turqët me çallmat dhe kaftanët e veshun me gëzof përmbrënda. Te gjithe këto kostume të bukur plot ngjyra dhe shkëlqim, ashtu edhe banesa e Ali pashës formonin nji pamje fort të kandshme për nje të huej. Më futën në nje dhomë që ishte shtrue mjaft bukur dhe Sekretari i Vezirit më pyeti për shëndetin mbas modës turke. Nuk më lejuan të paguaj as për fjetjen, as për ushqimin dhe as për ndonje send tjetër.[20] Kurse Hobhousi shkruante rreth Aliut: Veziri ishte nji burrë i shkurtën dhe mjaft i trashë. Kishte nji fytyrë shume të kendshme me cipë të bardhë dhe trajtë të rrumbullakët. Syte i kishte të kaltërt me lëvizje të shpejta që të banin me kuptuar menjiherë se nuk gjindesh përpara nji Pashai oriental. Mjekrën e kishte të bardhë dhe të gjatë sa i binte përmbi gjoksin... Na priti me nji kortezi të jashtezakonshme dhe na mori aq me të mirë sa me na quajtur djem te tij. Ishte fare në qejf për nje njeri ne ate pozitë. Në sa vise të Turqise që vizituem nuk pashë nje pasha tjetër të qeshte në ate mënyrë. Nuk kishte ndonji roje të posaçme, por vetëm katër a pesë djem të veshun me petkun e bukur shqiptar dhe me flokët e gjatë që u binin mbi supe.[21] Prostituta qe u kthye ne Shenjtore Nje nga ngjarjet qe shumica e Evropjaneve vune shenim ne mbresat e tyre ne Pashallekun e Ali Pashes, ishte edhe historia e Grekes Frosine dhe birit te Aliut, Mukhtarit. Sipas tregimeve, mesohet se djali i Aliut, Mukhtari ishte qejfli i madh. Duke u nisur nga ky fakt, nje Greke e quajtur Frosine, qe ishte gruaja e nje tregtari Grek, ishte nje nga shume femrat qe shkonin me Mukhtarin. Duke patur deshiren e saj qe ta vidhte Mukhtarin sa me shume qe ajo mundtte, Frosina nje dite iu lut Mukhtarit qe ishte ne dashuri me ate si i cmendur, qe ti jepte asaj unazen e floririt qe Mukhtar Pasha mbante. Mukhtari i verbuar nga pasionet, kujtoi se Frosina ia kerkonte atij kete unaze ne shenje dashurie, por Frosina ne te vertet pasiqe ia morri unazen Mukhtarit, shkoi menjehere tek nje argjendar per ta shitur mallin e marre. Argjendari qe e pa unazen qe Frosina ia coi atij, pasiqe e kuptoi vleren e madhe te saj, shkoi menjehere ne pallatin e Pashait per ta shitur kete mall te cmuar tek gruaja e Mukhtarit, Pashoja. Pashoja qe e njohu unazen e te shoqit, u be si e marre dhe e pyeti argjendarin se kujt ia kishte marre ai kete unaze. Argjendari i tregoi se ia kishte dhene grekja Frosine. Pashoja si grua e ndershme dhe me dinjitet, qe tashme ishte ne kulmet e xhelozise, shkoi menjehere tek i jati i Mukhtarit, Aliu dhe i tregoi atij historine. Ne kete kohe, Mukhtari u therrit nga Stambolli per te shtypur Pashain e Adrianopojes ne Turqi qe ishte cuar ne rrebelim. Aliu qe u informua nga nusja e birit te tij Pashoja, per herezite e te shoqit me putanat Greke, pasiqe kreu nje hetim dhe i gjeti te gjitha prostitutat me te cilat i biri shkonte, i morri ato, i lidhi dhe i mbyti ne liqenin e Janines per shkak te pabesive bashkeshortore dhe prostitucionit qe ato kryenin, i cili sipas Aliut dhe ligjeve te kohes ishte nje krim i madh. Greket qe i urrenin Shqiptaret ne kulm, ndershkimin e prostitutave Greke dhe te Frosines, i kthyen ne terma fetare, dhe per kete arsye Kisha Ortodokse Greke e shpalli prostituten Frosine Shenjtore, duke shtuar edhe metej urrejtjen Greke kunder Shqiptareve, tashme te shenjterizuar me nje prostitute, dhe duke satanizuar Shqiptaret dhe Ali Pashen te cilit Greket i dhane pershkrime si gjarper, satana etj.[22] Hakmarrja ndaj Kardhiqoteve Si Shqiptar i ndershem dhe me gjak qe ishte, Aliu qe nga vegjelia e tij, mbajti me vete gjithnje nje enderr ne vete, ate te marrjes se hakut per nenen dhe motren e tij qe ishin c’nderuar nga Kardhiqotet kur ai ishte ende i vogel. Deri në shtratin e vdekjes Hankoja, e ema, i kujtonte Aliut turpin qe i kishin vene Kardhiqotet asaj dhe i kerkonte atij qe tia vinte nderin ne vend. Dhe momenti i venjes se nderit ne vend i erdhi Aliut me 1812, mbi 40 vjet pas turperimit qe Kardhiqotet i kishin bere familjes se tij. Per kete ai rrethoi Kardhiqin dhe ekzekutoi 60 vete te cilet i kishte marre peng. Me pas Aliu hyri në qytet në krye të ushtrise dhe iu kërkoi që të gjithe burrat ti përuleshin. Gjashteqind burra të çarmatosur i shkuan atij përpara dhe i ofruan njohjen si sundimtar te tyre, te nje Han jashte Kardhiqit (Hani i Valias, ndermjet Kardhiqit dhe Janines). Aliu i quajti Kardhiqiotet vellezër dhe djem të tij, dhe i fali. Por mes fytyrave te atyre qe ai pa ne ate tubim, ai njohu ata që i kishin poshteruar nenën. I ndezur nga ndjenja e hakmarrjes, Aliu u dha urdhër ushtarve të tij qe ta rrethonin hanin dhe të masakronin te gjashteqind burrat. Por ushtarët e Aliut rrefuzuan me qelluar mbi njerez të çarmatosur. Per kete arsye, disa Greker të kryesuar nga Thanas Vaja, e kryen gjakmarrjen kunder gjashteqind Kardhiqiotve. Renia e Pashallekut te Janines Ardhja ne pushtet ne Stamboll e Sulltan Mahmudit te II, pervec te tjerash i solli shtetit Osman ri-centralizimin e kontrollit nga Stambolli. Mahmudi qe ne jeten e tij perjetoi rrevoltat e Jenicereve ne Stamboll, u be i vendosur ne shkaterrimin e tyre dhe te cdo fuqie tjeter ne shtetin Osman. Ne kete kohe Pashallaret te ndryshem kishin krijuar shtete nen – shtete ne Devletin Osman. Nder keta, dy me te fuqishmit mund te shihen dy pashallaret toske Shqiptare, njeri ishte Mehmet Ali Pasha i Egjyptit, dhe i dyti Ali Pashe Tepelena i Janines. Per kete arsye qe me 1812 Ali Pasha u shpall si shkarkuar nga posti i mutessarifit te Janines dhe u urdherua qe te shkoje ne Tepelene, por me nderhyrjen e Anglise Aliu mbijetoi. Duke patur paranoje nga planet e ardhshme te Stambollit, Ali Pasha iu dha dore te lire militanteve Greke ne trevat e tija qe te benin rremujra kunder Stambollit. Por Greket nga ana tjeter, pasiqe arriten edhe qe te depertojne ne pallatin e Ali Pashes, shpresonin qe ta shfrytezonin luften e Ali Pashes me Turqit ne dobi te tyre. Nderkohe, nje pasha Shqiptar qe quhej Ismail Pasho Beu pronat te cilit i ishin marre nga Ali Pashe Tepelena, pas shume ankesave qe ai beri ne Porten e Larte, dhe pas nje atentati te deshtuar qe Ali Pasha beri kunder tij, arriti qe te kete audience me Sulltanin te cilit i tregoi per demet qe i kishte bere Ali Pasha. Sulltan Mahmudi pas kesaj audience, dhe me deshiren e tij per te centralizuar pushtetin ne shtetin Osman, e shpalli Ali Pashen dhe bijte e tij si te jashteligjshem. Per kete arsye, ne qershor te 1820, nje ushtri e komanduar nga Ismail Pasho Beu sulmoi Janinen. Ne kete kohe shume gjenerale te Aliut e dezertuan ate, nder ata 15.000 veta me Omer Bej Vrionin. Forcat bashibozuke (policore) te Aliut bene nje rrezistence te dobet, gje qe e detyroi Ali Pashen qe me besniket e tij te mbyllet ne dy keshtjella prane qytetit. Gjithashtu, djemte e Aliut; Veliu dhe Myftari ne kete lufte u dorezuan shpejte. Nen udheheqjen e Hurshid Pashes nga Morea qe ishte armik personal i Aliut dhe forcave te Bushatllinjve nga Shkodra rrezistenca e tij u be e pashprese. Per kete arsye Ali Pasha filloi negociatat e dorezimit ne menyre qe ti falej jeta, por Hurshid Pasha e mashtroi ate dhe ushtaret e tij e vrane Aliun ne momentet kur ai e kuptoi se ishte tradhetuar. Vdekja e Aliut, dhe perqendrimi i ushtrive Osmane dhe Shqiptare ne lufte kunder Ali Pashes, i dhane shans rrebeleve Grek qe te fillonin dhunen e tyre ne Epir dhe Greqi per krijimin e shtetit Helen. Ne kete rrebelim shume Shqiptare ortodokse morren pjese, si suliotet Marko Bocari etj, te cilet luftuan perkrah Grekerve per krijimin e shtetit fondamentalist Helen, shtet i cili me vone do te shtypte dhe vriste Shqiptaret egersisht, pervec debimeve masive dhe masakrave qe ky shtet do te bente kunder Shqiptareve Musliman ne Epirin e Jugut dhe te Veriut, egersi qe ne i pame edhe ne shek. e XX dhe po e shohim ne te XXI. Shume nga ata Shqiptare ortodoks qe luftuan per Grekun, me pas u helenizuan dhe humben lidhjet e tyre Shqiptare, keshtuqe sot Greket, suliote si Marko Bocari etj, i shpallin heronje Grek.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #2 : Nntor 11, 2008, 09:18:35 MD »

Materiali eshte pergatitur nga Ben Andoni, nje gazetar i se perditshmes "Korrieri".

Një ditë, në shtëpinë ku u rritën të parët e Ali Pashait

Ka vite e vite që familja e Aliut të madh është larguar nga shtëpitë e fshatit, që vigjëlon përballë Tepelenës. Në Beçisht kanë mbetur tashmë gurët dhe fshatarët e pakët, që në përgjithësi kanë pak kujtime të ruajtur në kokat e tyre nga jeta e Ali Pashait. Qindra vite më vonë e qësëndisin heroin e tyre, krijesën që i bëri të njohur për historianët dhe që u fali një urë. Kjo e fundit, që ua bën rrugën e lidhjes me metropolin e tyre Tepelenën, të shkurtër, do të mjaftonte që kujtesa e tyre të ishte më dashamirëse. Por, ata janë në shekullin e XXI dhe Aliun e shfrytëzojnë sipas mënyrës së tyre duke kaluar nga ura, me dërrasat e kalbura që rrezikon jetë njerëzish dhe duke i marrë gurët e mbetura të shtëpisë në krye të fshatit

Beçisht-Tepelenë

Beçishti është një fshat “indiferent”, që e kundron Tepelenën nga sipër. Më saktë e ka parë, sepse tani vetëm gjeografikisht ka një kuotë pak më të lartë. Po të pyesësh tepelenasit, se do të shkosh në Beçisht do të përgjigjen me pyetje: “Çfarë do atje”? Askush nuk di të thotë më shumë për rrugën, përveç fshatarëve të saj. Falë, Urës, që ka ngritur dikur bashkëfshatari i tyre, Ali Pashai i famshëm, ata vinë për ditë në qytet, për gati 40 minuta. Tepelenasit e sotëm, urën e Aliut e kanë rikonstruktuar sipas mënyrës së tyre. Pak vite, pas dorës që “i është vënë” ajo ka nevojë për tabelën “Very Danger”. Për të qenë të sinqertë, kjo u prish pak punë fshatarëve, që më shumë se të shkojnë në Tepelenë me anë të Urës së Aliut në Vjosë, u bie më mirë të shkojnë në drejtim të Greqisë. Atje ku mbetet burimi i vetëm i jetës së tyre, hë për hë…
Për të shkuar sot në fshatin, që ka mbajtur familjen e famshme të Aliut, që të jesh i sigurtë duhet të ndjekësh një rrugë të tërthortë. Të futesh në rrugën e Përmetit, të kalosh Urën e mrekullueshme të Dragotit dhe pastaj t’i ngjitesh malit. Kështuqë, afërsia me Tepelenën është thjesht vizive, sepse për të shkuar atje, tashmë të duhet rreth një orë, kuptohet “po të kesh një makinë të vlefshme”.
Në ngjitje, rruga bëhet e vështirë dhe e pashpresë. Kjo nga mungesa e njerëzve.”Nuk i kam parë asnjëherë shtëpitë e Aliut, -thotë Tani, një djalë 30 vjeçar, simpatik nga Tepelena, që do të na shoqërojë. E kujt, i hyn në punë më ajo”. Pastaj qeshet dhe tregon qyfyre, që kuptohet se kanë lidhje me zgjuarsinë e banorëve.
Fshati i Aliut
“Na premto, se do të vish vetëm njëherë që të shohim, pa ty do ti japim votat”, -i kanë thënë një kandidati, fshatarët e Aliut, pak kohë më parë. Tani edhe sot kur e kujton qesh. “Kaq, Ju mjafton, që t’ju tregoj indiferencën ndaj tyre”, na thotë. Nuk ka shpjegim më të mirë…dhe akoma më qartë e kuptojmë teksa i afrohemi fshatit.
Nuk ka asgjë, që të kujtojë lavdi në këtë fshat. Shtëpitë ngjiten mbi një rrap tepër të vjetër dhe pak banorët e fshatit, që jetojnë këtu nga kohëra që nuk mbahen mënd, janë të qetë… Duhet të jenë të tillë, sepse nuk ka këmbë robi, as qenër, ca më shumë edhe bagëti…“Nuk do të harroj kurrë ditën kur hym në Tepelenë, në orën pesë të mbrëmjes, ndërsa dielli ishte duke perënduar. Më erdhi në mëndje, me pak ndryshime në veshjen, përshkrimi i Branstone Castle në një nga librat e Ëalter Scott. Veshja ndryshon mbas kombësise së trimave, që janë në shërbim të Vezirit. Shqiptarët kanë petkun ma të mrekullueshëm të botës me fustanellën e bardhë, me jelekun prej kadifeje të qendisur me ar, me xhamadanin prej stofe të zezë dhe me koburen dhe kamën me doreza prej argjendi të punuar” shkruan në ditarin e tij Bajroni, për Shtëpinë e Aliut të madh. Gati dy shekuj më vonë nuk është kështu, këtë herë në sarajet e Aliut. Të duhet që të qëndrosh pak të hasësh ndonjë gjurmë njerëzore. Atë e gjejmë pak minuta më vonë, në imazhin e një gruaje, që na ndjek me sy si një shpend grabitqar, që nga larg. Pak më pas, “kur na mësohen sytë” shikojmë edhe pak gra të tjera të kërrusura nga punët e vështira. Nuk bën përjashtim, kjo copëz si në çdo pjesë tjetër të Shqipërisë. Ato punojnë me gjithshka, ndërsa burrat, që nuk duken duhet të “kuvendojnë” diku. Kur i afrohesh rrapit në mes të fshatit, frika më e madhe është se ke të bësh me një fshat pa banorë. Ngjan si një fatkeqësi e madhe, që u ka pllakosur njerëzve, që nuk duken askund. Të paktën për të ndërruar pak muhabet. Për fat, gruaja e vjetër, që na ndjek, çapitet ngadalë nga larg. Punon me shtiza dhe na afrohet gjoja instiktivisht. “Ç’ju pru rruga, more djem…”I shpjegojmë qëllimin për të parë dhe fotografuar sarajet e familjes së Ali Pashait. “Unë jam nuse, ktu more djem”, thotë plaka, dasma e të cilës, ka të ngjarë të ketë ndodhur rreth 40 vjet më parë.
Për tek rrënojat
Pas pak përpjekjesh në fshat gjejmë dhe fshatarin e parë. Eshtë 70 vjeçari Nasip Halilaj. Është tepër i mirëditur për situatën dhe sipas fjalëve të tij, ka bërë gjithmonë punë të nderuar. Ka qenë i organizuar në Parti me sa duket. Kjo të bën të besosh, se do të marrësh vesh shumë gjëra për Aliun e Madh. Nasipi, jo vetëm që i di ku janë shtëpitë e tij, por merr përsipër që të na shoqërojë vetë, në rrënojat. Ato janë të vendosura në krye të fshatit. Ashtu si pritet, pak metra nga tëpjeta dhe plaku ka filluar të dihasë rëndë. Shpëtimin e gjen duke u tallur me kujtimin e Aliut. I duket një zbavitje e këndshme dhe rruga më e lehtë teksa tallet për kujtimin e sarajeve të Aliut. Rrugës premton të na tregojë dhe një shtëpi tjetër, ku ka qenë Aliu Nuk di të tregojë asgjë për ndonjë kujtim, të tij, që fshatarët mund ta kenë trashëguar nga të parët. Ai vetë, po ashtu. Po të besosh, fjalët e tij, askush nuk njeh ndonjë trashëgimi nga Aliu. Vazhdimisht përsërit:” Eh..Ali..Ali..”, ndërtove të gjithë vendin dhe të gjithë Botën, ndërsa neve … të dhjefsha…”. Rrugës plakut i ngjiten dhe dy të rinj, tepër të ndrojtur. Ku për fat njëri prej tyre, murin e vetëm të ruajtur të Ali Pashait, e ka të vendosur në rrethimin e shtëpisë së tij.
Shtëpia e Ali Pashait
Ajo që shikon pasi kemi 40 minuta që kemi lënë rrapin e vjetër nga mesi i fshatit janë rrënoja, ku e ke të vështirë që të orientohesh. Eshtë një grumbull gurësh pa ndonjë formë të veçantë mbresëlënëse. E vetmja gjë, që të lë përshtypje është vendi, i cili duket pak si i shenjtë. Ku janë kujtimet? Ato duken se kanë ikur bashkë me gurët në muret e shtëpive të fshatarëve të Pashait. Kjo sepse, pasardhësit e Beçishtit kanë menduar sipas mënyrës së tyre për shtëpinë e parë të tyre. E rrënuar nga vitet, për më tepër nga ikja e kujtimit të hijes së frikshme të pashait, shumëkush ka marrë diçka nga gurët për qëllimet e tij. Kjo e ka bërë vendin, ku dikur kanë qenë sarajet, që të jetë krejtësisht i mbuluar me gurët e shtëpisë së tij. Pirgjet e vogla, tregojnë se shumë shpejt nga ky kujtim, nuk do të mbesë më asgjë. Pranë këtij pirgu gurësh, ngrihet krenare një shtëpi, ndërsa një nga dy djemtë e rinj, na ka treguar rrethimin e shtëpisë së tij. Në një kënd është për fat i ruajtur vetëm një trakt muri, ku shquhet edhe një kamare. Ky është i vetmi trashëgim i shtëpisë së familjes së Tepelenave, që për shumë vite, do ta përdonin për verim. “Këtu vinte Ali Pashai. He Ali..Ti e kishe në terezi”, i drejtohet burri i vjetër, sikur ta ketë përballë.
Nga Beçishti
Është pak të thuhet se nga andej, Tepelena ka një pamje që të tërheq dhe të imponohet. Begatinë këtij vendi ia shton edhe uji dhe pastërtia. Duket se pak gratë e reja, që hasim janë nikoqire të mira dhe shumë të dhëna pas shtëpive të tyre. Mbeten, pak të ashpra nga mjedisi malor, ndërsa të vëshura shumë qytetarçe, tregojnë lidhjen e sotme me qytetërimin. Për fat nga Tepelena, fshati është shumë afër. Për jo më shumë se 40 minuta, po të kalosh Urën e famshme të Aliut, je atje. Kjo është dhurata më e madhe e Aliut për vendin e të parëve të tij. I cili mund të quhet ose jo një i tillë, pasi vetë Aliu ka lindur në Tepelenë. Përballë fshatit janë Hormova dhe vendet e tjera, me të cilat Aliu ka thurrur shumë nga historitë e tij mitike për banorët. Fshati vazhdon të përgjumet në ditët e tij. Meshkujt e shumtë kanë shkuar në emigrim dhe ai është edhe burimi kryesor i fshatit. Në emigrim i ka të tre djemtë edhe gruaja që na u afrua në fillim. Ndoshta, frika nga ndonjë lajm e bënte gruan, që të na afrohej ngadalë. “Rrinë dhe shkojnë në kurbet, çfarë të bëjnë tjetër”, na thotë Tani, që na ka shoqëruar nga Tepelena. Kjo shpjegon pakësimin e frikshëm të meshkujve dhe praninë “kudo” të femrave.
Fshatarët
Fiset më të njohura në fshat që na i reviston Nasipi janë Halilaj, Çaçaj, Çataj, Hoxhaj, Muçaj, Dodaj, Alikaj,, Shehaj dhe Hysaj…Këtë të fundit na e thotë pas pak. Nuk i bën përshtypje se edhe të parët e Aliut vinë nga ky fis. Kjo sepse me sa duket Hysajt e sotëm janë si gjithë të tjerët dhe nuk kanë se ç’të tregojnë më për paraardhësit e tyre. Të gjithë të mbeturit në fshat i dedikohen blegtorisë dhe përveç historisë se këtu kanë qenë të parët e Ali Pashait, asgjë nuk ua ka trazuar më kureshtjen. Për kureshtarët, që janë gjithmonë e më të rrallë, u ka mjaftuar prezenca e gurëve, që janë të vendosur në lartësitë e fshatit dhe me kaq çështja u është dukur e mbyllur. Më të rinjtë janë akoma më tepër indiferentë për ujtimet e Pashait të famshëm. Tek të paktit, që flasim flitet vetëm për kurbetin. Olsi, gardhi i shtëpisë së të cilit e ka të rrethuar murin e mbetur të Ali Pashait, është më i qartë. “Më duhet që të bëj pashaportën dhe të marr një vizë dhe do të shkoj në Greqi”. Nuk e ka impresionuar asnjëherë fakti, që ka murin e shtëpive të familjes së Ali Pashait në shtëpitë e tij ose historitë për të. E ka mendjen thjesht tek prona e tij, ku bashkë me njerëzit e tij kujdeset për tre mullarë, që i duhen për bagëtinë dhe që vigjëlojnë dhe murin. Këto janë dekori i murit, për të cilin Olsi 19 vjeçar i familjes së Halilajve nuk di të thotë më shumë. Nuk i duhet edhe pse fshatarët, që kanë prishur muret e tjera dhe i kanë rrënuar, kanë vepruar pak centimetra jashtë gardhit të tij…”Po u duhen për shtëpi,- më thotë. Kush pyet për Aliun. Ai ishte kur ishte”. Pragmatisti fshatar është i urtë dhe tepër finok. Në fund nuk ka hezituar të na dërgojë deri në fund të fshatit, sipas zakonit tradicional të shqiptarëve. Me këtë gjest na nderon sepse njerëzit e pakët që vinë fshat, vinë vetëm për tu marrë votat, ose si vizitorë. Kjo shikohet nga interesi i munguar dhe mënyra sesi na ndjekë ca më shumë ngërdheshja e fëmijëve, kur kuptojnë interesin tonë.
Kthim në histori
Ali Pashai mendohet të ketë lindur në mes të viteve 1740-1750. Ai ishte një figurë tepër interesante dhe ishte pinjoll i Veliut dhe i Hankos, bijë e Beut të Konicës. Edhe Veliu duhet të jetë larguar herët prej këtij fshati. Shtëpitë më vonë këtu janë përdorur për verim dhe interesi i Ali Pashait është ruajtur nga ura e madhe që ka ndërtuar. I jati vdiq herët, disi i mallkuar dhe Aliut iu desh tu dalë shpesh për zot fshatarëve nga bandat e kusarëve. Porta e Lartë u impresionua herët prej tij dhe falë aftësive, por edhe thjesht se në gjithë zonën mbizotëronte qetësia, atij iu ngrit shumë tregu i aftësive. Me një trupë permanente Aliu vendosi rregull që nga Janina e deri në Thermofilat. Duke pasur këtë post, sëbashku me postin e mutesarifit të sanxhakut të Tërhallës, të cilin Aliu e kishte marrë në 1786, Aliu marshoi drejt Janinës më 1788, në një vend ku zotëronte plotësisht anarkia. Ky ishte shkaku, që ai mori titullin e Vezirit të Janinës.
Ndërsa Evropa ishte në luftë me Napoleonin e madh, ai kishte vënë në kontroll të plotë Shqipërinë Jugore dhe të Mesme me bijtë e tij. Vlen për tu theksuar se me francezët ka pasur kontaktin e parë në vitin 1797. Aliu i përgëzoi që francezët morën në Adriatik kolonitë veneciane. Kjo i bëri përshtypje francezëve, që i dhanë leje për të mposhtur Himarën. Për këtë qëllim, Porta e Lartë e shpërbleu Aliun me titullin Asllan – Luan…
Aliu si mund të ishte
“E kam peng, që nuk kam bërë një muze për të”, na ka thënë, orë më parë.. kryetari i Bashkisë së Tepelenës Ruçi. Këto kanë pak rëndësi, kur dihet se figura e Aliut nuk është ngritur shumë. Dihej se askush nuk mund t’ia kalonte famën. Përveç, Enver Hoxhës, që vetë nuk e trajtoi me ndonjë kujdes shumë të madh, për të mos thënë e la pas. Por figura e tij, ishte aq e madhe, sa i kaloi barrierat e ndryshme të kohës dhe tregoi realisht se “dy varret që ka, nuk mund t’ia zinin dot lavdinë”. Këtë duket se e kuptojnë dhe djemtë e rinj, në Beçisht, që u duhet që të kalojnë në Tepelenë për ditë, në një urë me dërrasa të kalbur. “E shikoni me thotë një vendas. Aliu ka punuar më shumë, sesa kanë punuar pasardhësit e tij”. Ka një të vërtetë në mes. Pasarela gjigande e ndërtuar në kohën e Aliut është elementi më i afërt që lidh Tepelenën me origjinën e Aliut. Këmbët e urës, që do tia kishin zili edhe ndërtuesit më të zotë, kanë treguar dashurinë e Aliut për ndërtimet dhe seriozitetin e ndërtimit të tij. Vite më pas, në vitet ’90, një firmë, do të strukturonte urën, dhe do të shtronte tek pasarela dërrasa të pastaxhionuara, që tashmë pas pak viteve ekzistencën gati janë kalbur. …
Plaku Nasip na përcjell edhe ai deri në fund dhe tashmë e ka seriozisht, që të flasim për fshatin, “sepse Aliu ka vdekur që kur dhe jetoi si deshte”. Ndërsa, dy të rinjtë që e shoqërojnë nuk flasin. Për ata, Aliu ka mbetur një konvencion i plotë. Në kokat e tyre, është vetëm një mendim: “Si të largohemi nga Shqipëria”. Në fakt, dhe paraardhësi i tyre, Ali Pashai, lavdinë e tij e shtriu matanë maleve, atje ku sot fluturon mëndja e fëmijëve. Shpejt do të fillojë mugëtira dhe djemve u duhet që të kthehen, bashkë me plakun në shtëpi. Zbritja nga Beçishti e obligon më shumë Tanin, që na qesëndis herë pas here:”Ky ishte Aliu, që erdhët deri në Beçisht”. Ky ishte në të vërtetë Aliu…me dy varre…me shumë gra, me shumë shtëpi dhe i harruar krejtësisht në origjinën e tij.
Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.132 sekonda me 20 veprime.