psikologji.net
Korrik 28, 2014, 06:31:00 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Çrregullimet e të artikuluarit dhe fonologjisë  (Lexuar 1198 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Korrik 03, 2010, 01:28:24 MD »

Janë çrregullime të të folurit të karakterizuara me vështirësi në prodhimin e saktë të tingujve foljor.

Dr. sci. Ardita A. Devolli,
logopede
tel. 044 123 449


Disa ekspertë bëjnë dallimin në mes të nocionit vështirësi në prodhimin e një apo më shumë tingujve pa rregulla burimore apo prejardhje dhe nocionit çrregullime fonologjike (dyslalia) që përfshijnë dëmtimin e kuptueshmërisë së gjuhës së folur. Ndërsa ekspertët tjerë nuk bëjnë dallime të tilla duke konsideruar se të dy nocionet kanë të bëjnë me grupin e çrregullimeve të të folurit pa devijime strukturore apo probleme të kontrollit neuromotorik. Konsiderohet si kategori e përgjithshme (e zakonshme) diagnostikuese, veçanërisht tek fëmijët shkollorë. Përbëjnë përafërsisht 32% të të gjitha çrregullimeve të komunikimit. Shpesh ndërlidhen me çrregullimet e gjuhës. Në disa raste çrregullimet funksionale të artikulimit mund të vazhdojnë edhe në moshën madhore, prandaj disa autorë janë të mendimit se fëmijët me këto çrregullime mund të kenë probleme të vogla neuromotorike.

Faktorët që ndërlidhen me çrregullimet e të artikuluarit janë: mosha, gjinia, gjendja socio-ekonomike, faktorët familjar apo gjenetik, çrregullimet e personalitetit apo emocionale, inteligjenca, zbatimi i detyrave akademike, ndryshimet strukturore në mekanizmin foljor, faktorët oral-senzorik, humbja e të dëgjuarit, shkathtësitë motorike, pozita e gjuhës, shkathtësitë e të dalluarit auditiv të tingujve foljor dhe shkathtësitë gjuhësore.

Çrregullimet e të artikuluarit shfaqen përmes: omisioneve (mungesave), substi-tucioneve (zëvendësimeve), distorzioneve (shtrembërimeve), shtesave, pazëshmërive të tingujve, pastaj shqiptimit - ballor (frontal) dhe anësor (lateral) gjuhësor, buzorë (labial), hundor (nazal), fytor (fariengeal), jo të mprehtë (strident), si dhe gabimeve në shqiptimin e tingullit inicial, medial dhe final si dhe atij intervokal.

Objektivat e vlerësimit kanë të bëjnë me vlerësimin e:
* punës së artikulatorëve përgjatë shqiptimit të fjalëve të veçanta dhe bisedës në përgjithësi;
* prezencës së proceseve fonologjike të cilat mund të ndihmojnë në përcaktimin e gabimeve;
* funksionimit të fëmijës krahasuar me normat zhvillimore;
* aktivizimit të tingujve të çrregulluar;
* identifikimit të qëllimeve potenciale të trajtimit;
* vlerësimin e efekteve të trajtimit përmes matjeve të përsëritura.

Sipas Hegde (1997), mënyra e përgjithshme e trajtimit të çrregullimeve të artikulimit është:
* vlerësimi i artikulimit;
* seleksionimi dhe grupimi i tingujve foljor për modifikim;
* përgatitja e materialeve stimuluese (vizatimeve, objekteve, etj.) dhe e detyrave në lidhje me tingujt e caktuar në fjalë, fraza dhe fjali;
* ushtrimi i tingujve në nivelin e rrokjeve dhe fjalëve duke përdorur instruksionet, demonstrimet, modelimet, etj.;
* përdorimi i fjalëve (150 fjalë) me tërë tingujt e çrregulluar;
* përforcimi i përgjigjeve të sakta;
* përdorimi i riveprimit korrigjues (“corrective feedback”) për përgjigje të pasakta; i pushimit dhe i dënimit me marrje të “pullave”;
* ushtrimi i stimulueseve të reja dhe të vjetra;
* ndërlikueshmëria e përgjigjeve (prej rrokjeve në fjalë, fjalëve në fraza; frazave në fjali);
* ushtrimi i shqiptimit të saktë të tingujve në fjali dhe në të folurit natyror;
* ushtrimet në vendet e ndryshme: klasë, shtëpi, etj.;
* ushtrimi i anëtarëve të familjes, mësuesve dhe shokëve në përforcimin e shqiptimit të rregullt në mjediset e zakonshme;
* mësimi i personit për vetë - kontroll me qëllim të shqiptimit të drejtë të tingujve;
* përcjellja dhe sigurimi i trajtimit përkrahës pasi që shqiptimi i saktë dhe të folurit përgjatë bisedave të jetë nën 90% të saktësisë.

Sa i përket diagnozës diferenciale duhet theksuar dallimin në mes të çrregullimeve të artikulimit dhe apraksisë zhvillimore të të folurit, dizartrisë me paralizë cerebrale, të çrregullimeve në artikulim si pasojë e dëmtimit të të dëgjuarit dhe retardimit mental, si dhe çrregullimeve emocionale.

Prognoza apo parashikimi i rehabilitimit të çrregullimeve në artikulim në përgjithësi është e mirë; tek shumica e fëmijëve me çrregullime të këtilla shkathtësitë e të artikuluarit përmirësohen përgjatë trajtimit sistematik. Mirëpo, nuk duhet harruar faktin se prania e variablave siç janë: dëmtimi i të dëgjuarit, retardimi mental, paaftësia fizike, faktorët negativ të mjedisit dhe pamjaftueshmëritë (deficitet) senzorike mund të ndikojnë në shpejtësinë e përmirësimit dhe rezultatin final. /Telegrafi/
Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.097 sekonda me 20 veprime.