psikologji.net
Prill 17, 2014, 10:58:19 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Çrregullimi obsesiv-kompulsiv  (Lexuar 4163 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2802
7483.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Gusht 18, 2010, 05:46:37 MD »

Çfarë është çrregullimi obsesiv-kompulsiv?

Çrregullimi obsesiv-kompulsiv (ÇOK) është një çrregullim mendor që karakterizohet nga mendime ndërhyrëse që prodhojnë ankth, nga sjellje të përsëritura që kanë si synim zvogëlimin e ankthit ose nga kombinimet e mendimeve të tilla (obsesioneve) dhe sjelljeve (kompulsioneve). Simptomat e këtij çrregullimi të ankthit variojnë nga larja e përsëritshme e duarve dhe grumbullimi i tepruar i sendeve, e deri te shqetësimi me impulse seksuale, fetare ose agresive. Këto simptoma mund të sjellin tjetërsim si dhe harxhim kohe dhe shpesh shkaktojnë humbje të rënda emocionale dhe ekonomike. Megjithëse veprimet e atyre që kanë ÇOK mund të duken paranoide dhe të lënë përshtypjen te të tjerët si psikotike, të sëmurët nga ÇOK-u shpesh e pranojnë që mendimet dhe veprimet e tyre pasuese janë të paarsyeshme dhe mund të shqetësohen akoma më shumë nga ky perceptim.

Çrregullimi obsesiv-kompulsiv është çrregullimi i katërt më i zakonshëm dhe diagnostikohet pothuajse po aq shpesh sa astma dhe diabeti i vërtetë. Në Shtetet e Bashkuara, një në 50 të rritur ka ÇOK. Shprehja "obsesiv-kompulsiv" është bërë pjesë e fjalorëve të anglishtes dhe shpesh përdoret në mënyrë bisedore ose tallëse për të përshkruar dikë që është i përpiktë, perfeksionist, i zhytur në një kauzë ose i fiksuar te diçka ose dikë. Megjithëse këto shenja mund të jenë të pranishme në çrregullimin obsesiv-kompulsiv, një person që i shfaq ato nuk ka medoemos ÇOK dhe në vend të tij të ketë çrregullimin obsesiv-kompulsiv të personalitetit (një çrregullim në spektrin e autizmit) ose ndonjë gjendje tjetër. Aspektet e ÇOK-ut mund të variojnë nga vështirësia me numrat e parregullt e deri te zakonet nervoze të tilla si hapja dhe mbyllja e derës 4 herë para se ta lërë të hapur ose të mbyllur.

Diagnoza e çrregullimit obsesiv-kompulsiv

Diagnoza zyrtare mund të kryhet nga një psikolog, një psikiatër ose një psikoanalist. Që të diagnostikohet me ÇOK, një person duhet të ketë obsesione, kompulsione ose që të dyja, sipas Manualit Diagnostik dhe Statistik për çrregullimet mendore (ang. DSM). Referenca e shpejtë në botimin e vitit 2000 të DSM-së sugjeron se disa karakteristika karakterizojnë obsesisonet dhe kompulsionet klinikisht të rëndësishme. Obsesione të tilla, thotë DSM-ja, janë mendimet, impulset ose imazhet e vazhdueshme dhe të përsëritura, të cilat përjetohen si ndërhyrëse dhe që shkaktojnë ankth ose shqetësim të theksuar. Këto mendime, impulse ose imazhe janë të një shkalle ose tipi që shtrihen jashtë gamës normale të shqetësimeve rreth problemeve të zakonshme. Një person mund të përpiqet t'i shpërfillë ose ndrydhë obsesionet e tilla, ose t'i neutralizojë me një mendim ose veprim tjetër dhe do të priret t'i njohë obsesionet si ideosinkretike ose të paarsyeshme.

Kompulsionet bëhen klinikisht të rëndësishme kur një person ndjehet i nxitur t'i kryejë si përgjigje ndaj një obsesioni ose sipas rregullave që duhet të zbatohen me rigorozitet dhe kur si pasojë personi ndjen ose shkakton shqetësim të madh. Këto sjellje ose veprime psikike kanë si synim parandalimin ose zvogëlimin e shqetësimit ose parandalimin e një ngjarjeje ose situatë të frikshme; sidoqoftë këto veprime nuk lidhen logjikisht ose praktikisht me problemin ose janë të tepruara. Për më tepër, dikur gjatë vazhdimit të çrregullimit, personi duhet të kuptojë se obsesionet ose kompulsionet e tij janë të paarsyeshme ose të tepruara. Për më tepër, obsesionet ose kompulsionet duhet të konsumojnë kohë (të zgjasin më tepër se 1 orë në ditë) ose të shkaktojnë çrregullim në funksionimin social, profesional ose shkollor. Është e  dobishme të përcaktohet gjendja e rëndë e simptomave dhe e çrregullimit para dhe gjatë trajtimit për ÇOK-un. Veç vlerësimit të pacientit rreth kohës që harxhon çdo ditë duke pasur mendime ose sjellje obsesiv-kompulsive, Fenske dhe Schwenk në artikullin e tyre "Çrregullimi obsesiv-kompulsiv: diagnoza dhe menaxhimi" argumentojnë se duhen përdorur mjete më konkrete për të njehësuar gjendjen e pacientit (2009). Kjo mund të bëhet me shkallë vlerësimi, të tilla si Shkalla (më e besueshme) Obsesive-Kompulsive e Yale-Brown (ang. Y-BOCS). Me sisteme të tilla matjesh, konsulta psikiatrike mund të përcaktohet më mirë sepse është standardizuar.

Terapia e çrregullimit obsesiv-kompulsiv?

Sipas një grupi psikiatrësh të udhëhequr nga universiteti Duke, terapia biheviorale, terapia konjitive dhe barnat duhet të konsiderohen si trajtime të vijës së parë për çrregullimin obsesiv-kompulsiv. Psikoterapia psikodinamike mund të ndihmojë në menaxhimin e disa apekteve të çrregullimit. Shoqata Amerikane e Psikiatrisë vë në dukje një mungesë të demonstrimeve të kontrolluara që psikoanaliza ose psikoterapia dinamike është efektive "në përballimin e simptomave thelbësore të çrregullimit obsesiv-kompulsiv".

Terapia biheviorale

Teknika specifike e përdorur në terapinë biheviorale/terapinë konjitiv-biheviorale quhet ekspozimi dhe parandalimi ritual (njihet edhe si "ekspozimi dhe parandalimi i përgjigjes"); kjo përfshin të mësuarit gradual për tolerimin e ankthit të shoqëruar me moskryerjen e sjelljes rituale. Në fillim, për shembull, personi mund të prekë diçka që është vetëm shumë pak e "infektuar" (siç është një letër që është prekur nga një letër tjetër, që ishte prekur nga cepi i një kruajtëse dhëmbësh që kishte prekur një libër që erdhi nga një vend i "infektuar", siç është një shkollë. Ky është "ekspozimi". "Parandalimi ritual" nuk është larja. Një tjetër shembull është largimi nga shtëpia dhe kontrollimi i kyçit vetëm një herë (ekspozimi) pa u kthyer pas dhe ta kontrollojë dhe një herë (parandalimi ritual). Personi mësohet mjaft shpejt me situatat që prodhojnë ankth dhe zbulon se niveli i ankthit të tyre ka rënë në mënyrë të ndjeshme; atëherë personi mund të vazhdojë në prekjen e diçkaje më të "infektuar" ose të mos e kontrollojë kyçin fare - përsëri, pa kryer sjelljen rituale të larjes ose kontrollit.

Mjekimi

Barnat si trajtim, përfshijnë frenuesit selektivë të rikapjes së serotoninës (SSRI-të) siç janë paroksetina, sertralina, fluoksetina, escitaloprami dhe fluvoksamina si dhe antidepresivet triciklikë, në veçanti klomipramina. SSRI-të parandalojnë serotoninën e tepërt të pompohet përsëri në neuronin fillestar që e lëshoi atë. Në vend të saj, serotonina mund të lidhet më pas me receptorët e neuroneve të afërt dhe të dërgojë mesazhe kimike ose sinjale që mund të ndihmojnë në rregullimin e ankthit të tepërt dhe mendimeve obsesive. Në disa raste që i rezistojnë trajtimit, një kombinim i klomipraminës dhe i një SSRI-je, ka treguar të jetë efektiv edhe atëherë kur asnjë bar i vetëm nuk ka qenë i efektshëm.

Trajtimet alternative me barna

Inositoli nje sheqer qe gjendet ne forme natyrale, sugjerohet si trajtim për çrregullimin obsesiv-kompulsiv, sepse me sa duket modulon veprimet e serotoninës dhe prapëson desensibilizimin e receptorëve neurotransmetues.  Lulebalsami (Hypericum perforatum) pretendohet të jetë i dobishëm për shkak të cilësive frenuese (joselektive) të rikapjes së serotoninës, megjithëse një studim dyfish i verbër duke përdorur një skemë mjekimi me doza të ndryshueshme (600-1800 mg/ditë) nuk gjeti asnjë ndryshim midis lulebalsamit dhe një placeboje.

Edhe pamjaftueshmëria e ushqimit mund të kontribuojë në çrregullimin obsesiv-kompulsiv dhe në çrregullimet e tjera mendore. Plotësuesit e vitaminave dhe mineraleve mund të ndihmojnë në këto çrregullime dhe të ofrojnë ushqyes të nevojshëm për funksionimin e mirë mendor.

Psikokirurgjia

Për disa as mjekimi, grupet e mbështetjes dhe as trajtimet psikologjike nuk ndihmojnë në lehtësimin e simptomave obsesive-kompulsive. Si një zgjidhje të fundit, këto pacientë mund të zgjedhin t'i nënshtrohen psikokirurgjisë. Në këtë procedurë, bëhet një çarje kirurgjike në një zonë të trurit (korteksi cingular). Në një studim, 30% e pjesëmarrësve përfituan shumë nga kjo procedurë. Stimulimi i thellë i trurit dhe stimulimi i nervit endacak (lat. nervus vagus) janë opsione të mundshme kirurgjike, të cilat nuk kërkojnë shkatërrim të indit nervor.

Në Shtetet e Bashkuara, Administrata për Ushqimin dhe Barnat e miratoi stimulimin e thellë të trurit për trajtimin e çrregullimit obsesiv-kompulsiv, nën një përjashtim për pajisjet mjekësore për përdorim njerëzor, i cili kërkon që procedura të kryhet vetëm në një spital me kualifikime specialiste për këto trajtime.

Nga 1ypattmental-health.gr/sq/
Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.097 sekonda me 21 veprime.